LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Konventa Ndërkombëtare e Turizmit, Rama: Shqipëria s’është e mafias dhe krimit! Mos u besoni mediave, gjysma e fondeve të 14 majit do të shkojë për mbjellje fidanësh

• Kryeministri Edi Rama ka folur për prespektivën e Shqipërisë për turizmin. Rama u shpreh se Shqipëria e krimit, e drogës e prostitucionit dhe e papastërtisë është lënë pas me kohën, ndërkohë që shtoi se këto të këqija mbahen gjallë vetëm nga njerëzit dashakeqës. • Ai është zotuar që gjysmën e fondeve që do të marrë Partia Socialiste për zgjedhjet lokale të 14 majit, do t'i investojë në mbjellje fidanësh. • Kryeministri Edi Rama është kthyer pas në kohë dhe ka treguar se si i është refuzuar viza për të hyrë në Britaninë e Madhe, në kohën kur ishte pjesë e Bashkimit Evropian. I pranishëm në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit, Rama tha se ai ka shkruar për këtë gjë në The Guardian. • E njëjta gazetë, sipas tij, ka bërë dhe një artikull që e ka cilësuar Tiranën si parajsë të pastrimit të parave, por pa u bazuar në fakte. • Zurab Pololikashvili, Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit është shprehur se Shqipëria duhet të ecë përpara në fushën e turizmit. Pololikashvili tha se për këtë gjë duhet forca e të rinjve. Zëvendëspresidenti Ekzekutiv i Komisionit Europian, Frans Timmermans tha se vendi ynë nuk duhet të synojë industrinë e luksit.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Konventa e Turizmit, Sekretari Pololikashvili: Duhen të rinj që të ecim përpara. ZV.Presidenti i KE: S’do jeni industri luksoze, por do tërhiqni marka të reja

Konventa Ndërkombëtare e Turizmit, Rama: Shqipëria
Zurab Pololikashvili dhe Frans Timmermans

TIRANË- Zurab Pololikashvili, Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit është shprehur se Shqipëria duhet të ecë përpara në fushën e turizmit. I pranishëm në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit që u mbajt në Pallatin e Kongreseve, Pololikashvili tha se për këtë gjë duhet forca e të rinjve. Zëvendëspresidenti Ekzekutiv i Komisionit Europian, Frans Timmermans tha se vendi ynë nuk duhet të synojë industrinë e luksit. 

Pjesë nga fjala e tyre: 

Zurab Pololikashvili, Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit: Një forum investimesh në Tiranë, për të vijuar me këto takime të rëndësishme investimesh, do vijë në kohën e duhur dhe raport i miqësisë sonë dhe partneritetit. Bashkëpunimi është kyc për të zhvilluar turizmin, Shqipëria do të rritet në përmasa dhe ndikim, pa njerëzit e duhur nuk mund të realizojmë planet tona, përparësi është edukimi, roli i të rinjve në turizëm, mbetemi të gatshëm të kontribuojmë për vitin Europian të aftësive, presim të punojmë me ju për turizmin.

Zëvendëspresidenti Ekzekutiv i Komisionit Europian, Frans Timmermans: Shqipëria në një të ardhme të afër do të bëhet anëtare e BE. Puna ime kryesore është ta vendos Evropën në drejtimin e të bëhet neutral në 2030. Kemi pasur shumë programe. Duhet të punojmë mjaft ngushtë me partnerët në mbarë botën për të arritur sukses. Vendi ku jemi sot ka disa nga plazhet më të mira. Keni mundësi të bëni zgjedhje të reja. Keni disa prej maleve më të bukura që keni parë ndonjëherë. Shqipëria e ka këtë mundësi dhe inkurajoj autoritetet shqiptare t’i zhvillojnë. Keni shumë për të ofruar. Ndoshta s’do jeni luksoze se ka vende që ndërtojnë industri luksoze, por mund të jeni vendi më i ndërgjegjshëm ndaj turizmit, mund të tërhiqni markë të re turistësh. Kjo është një mundësi për Shqipërinë. Të ulim gjurmën e karbonit. 17% shkaktohet nga udhëtimi. Të punojmë me industrinë ajrore. Duhet të kemi një ide më modulare. Mund të bëjmë diçka me trenat nëse fusim trenat e natës, ndoshta të përdorim biçikletat. Çfarë nuk duhet bërë është të thuash që s’duhet të udhëtoni se ndikon në klimë, por duhet të udhëtoni në mënyrë të ndërgjegjshme. Ndërgjegjësimi vjen edhe për të tjerët, kjo është dhurata që kemi, jo thjesht të rrimë. Kjo është ajo dhuratë që duhet ta përdorim në mënyrë të mençur. Turizmi është demokratizuar. Shqipëria mund të na tregojë markat e turizmit dhe Komisioni Europian do të punojë me kënaqësi me ju.

3 VITE ME PARE

Rama kthehet pas në kohë: Në vitet ’90 mu refuzua viza britanike, shkrova në The Guardian për këtë gjë, e njëjta gazetë botoi një artikull të rremë për Tiranën

Konventa Ndërkombëtare e Turizmit, Rama: Shqipëria
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është kthyer pas në kohë dhe ka treguar se si i është refuzuar viza për të hyrë në Britaninë e Madhe, në kohën kur ishte pjesë e Bashkimit Evropian. I pranishëm në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit, Rama tha se ai ka shkruar për këtë gjë në The Guardian. E njëjta gazetë, sipas tij, ka bërë dhe një artikull që e ka cilësuar Tiranën si parajsë të pastrimit të parave, por pa u bazuar në fakte. 

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Tani do t’ju tregoj hitorinë e dytë. “Kontakti im i parë me median e lirë ndodhi në fillim të viteve 90. Unë isha jashtë dhe aplikova për një vizë britanike. Mu refuzua. Miku që më ftoi ishte shumë i zemëruar dhe më tha pse nuk shkruan një artikull për “The Guradian”? Ou, i thashë. Ai kishte njohje, lidhje e të gjitha, nejse unë shkruajta për përvojën e mosmarrjes së vizës britanike. Në atë kohë Britania ishte pjesë e Bashkimit Europiane. E dërgoj, në darkë u ktheva shomë vonë në shtëpi dhe atëherë nuk kishte celular. Kisha një sekretari telefonike dhe një grua më tha që “po ju marrim nga The Guardian dhe duam të flasim me ju. Ka të bëjë me artikullin që na keni dërguar. Së pari duam të vendosim një titull dhe së dyti, për diçka që keni shkruar brenda lajmit. Ajo propozoi një titull që është shumë në rregull dhe kishte diçka për ta ndryshuar në artikull, i thashë pse doni që unë të miratoja këto gjëra, ajo kuptoi që unë isha ai barbari që sapo kisha marrë lirinë dhe më tha kjo është bota demokratike. Disa muaj më pas marr nga e njëjta gazetë, një artikull të gjatë për Tiranën që duhej botuar e duhej cilësuar si parajsa e pastrimit të parav, nuk e di me sa pasaktësi dhe informacion të rremë. Më kërkuan me mirësjellje nëse kryeministri donte të thoshte një fjali për ta. Zyra ime u tha jemi gati të flasim se ka shumë pasaktësi dhe dërguam një listë të tërë faktesh, me referenca dhe përgjigja ishte shumë interesante, por do jetë për një kohë tjetër sepse artikulli duhet botuar në orën 12:00 dhe kjo pjesë u botua në gazetë pa asnjë kontroll faktesh dhe pa asnjë të drejtë përgjigjeje.

3 VITE ME PARE

Rama: Gjysma e parave të fushatës së zgjedhjeve lokale do të shkojë për mbjellje fidanësh

Konventa Ndërkombëtare e Turizmit, Rama: Shqipëria
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është zotuar që gjysmën e fondeve që do të marrë Partia Socialiste për zgjedhjet lokale të 14 majit, do t'i investojë në mbjellje fidanësh. I pranishëm në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit, Rama tha se dy javët e para të fushatës janë në periudhën që është afati i fundit që mund të mbillen fidanë. Ndërsa dy javët e tjera tha se PS-ja do t'i shfrytëzojë për takime e mbledhje në lidhje me zgjedhjet.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Duke qenë se jemi para zgjedhjeve, do të marrim një vendim pasi gjysma e fushatës sonë përkon me periudhën e fundit të mbjelljeve të fidanëve. Fushata fillon në 14 prill dhe mbaron në 14 maj, por deri në fund të prillit është koha e fundit për të mbjellë fidanë, ndaj paratë e fushatës për regji e podiume, mitingje, mikrofona e ndotje akustike do t’i vë në dispozicion të blerjes dhe mbjelljes së fidanëve, pastaj dy javët e fundit do të bëjmë atë që kemi bërë gjithmonë. Mbase do ta marrin edhe vendet e Europës këtë model.

3 VITE ME PARE

Rama në Konventën e Turizmit: Shqipërinë e mafias, drogës, prostitutave e plehrave e kemi lënë në të shkuarën! S'jemi në ditët më të mira në atdheun e BBC-së

Konventa Ndërkombëtare e Turizmit, Rama: Shqipëria
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për prespektivën e Shqipërisë për turizmin. Gjatë fjalës së tij, në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit që po mbahet në Pallatin e Kongreseve, Rama u shpreh se Shqipëria e krimit, e drogës e prostitucionit dhe e papastërtisë është lënë pas me kohën, ndërkohë që shtoi se këto të këqija mbahen gjallë vetëm nga njerëzit dashakeqës. Më pas, Rama ka kujtuar një vizitë të një diplomati italian në Shqipëri, i cili sipas tij ishte befasuar me realitetin në Shqipëri, krahasuar me gjithçka që kishte dëgjuar për vendin tonë. Rama, në mbyllje të fjalës së tij, ka falenderuar dhe median britanike BBC për reportazhet që ka bërë për të nxjerrë në pah bukuritë e vendit tonë. 

"Si gjithmonë, duhet të mbaj fjalimin më të gjatë, kshtu që bekuar qofshin këmbët e atyre që rrinë në këmbë. Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, kështu shkruan kodi i shqiptarëve, i pari ligj i shkruar këtu e 5 shekuj më parë. Përsa kohë Zoti na vjen në derë përmes atij që shfaqet në pragun e shtëpisë, ky i fundit është zot shtëpie për sa kohë qëndron mes nesh. Ndaj, të dashur të ardhur nga 38 vende të botës, ndjehuni zotër në shtëpinë tonë, shijoni sa të mundeni dallimin e skajshëm mes stereotipit të Shqipërisë në mediat tuaja dhe perceptimit të vetë shqisave tuaja për vendin krejt tjetër ku keni ardhur sot. Ju siguroj që ky që shikoni është i vërteti, ndërsa vendi i krimit, i mafias, i drogës, prostitutave, hajdutëve, plehrave, lypse apo të atyrë që flenë rrugë është ai që kemi lënë pas në të shkuarën, por është pjesërisht në retorikën e atyrë dashakeqësve që e mabjnë gjallë përmes gojës dhe penës së tyre. Do të ndaj tre episode. Disa kohë më parë, një VIP nga BE, zbriti në Tiranë. Isha në makinë dhe marr një mesazh nga drejtuesi i sallës së pritjes për VIP-at.

'Më merr urgjentisht', shkruhej në mesazh, thashë ka rënë ndonjë zjarr, ndonjë bombë, ndryshe pse duhej të më merrte, s'kishte ndodhur kurrë. E marr dhe më thotë, më duhet udhëzim, kemi një VIP që nuk dëshiron të hyjë në Tiranë, ka ardhur me një delegacon me dhjetëra njerëz por nuk dëshiron të hyjë sepse nuk ndihet i sigurtë dhe kërkon automjeteve të blinduara dhe roje të armatosur. Pyeta se cili ishte statusi dhe normalisht ishte pjesë e atij grupi që shoqërohet nga Garda. Janë këtu më thotë, por nuk i merr seriozisht këta me pistoleta, kërkon pushkë. I thashë, ok, i thoni zotërisë që nuk e ofrojmë këtë shërbim dhe mund të kthehet. Të nesërmen në mëngjes ky zotëri erdhi në zyrën time dhe gjëja e parë që më thotë ishte se më detyrohej një ndjesë. 'Kam udhëtuar në shumë vende, jam qytetar i botës, nuk jam gjendur asnjëherë në një hendek midis asaj që thonë se është Shqipëria dhe asaj që është në të vërtetë.'

Nuk dua t'ju jap shumë informacione por është një italian katolik. Dhe më tha gjithashtu, 'eca në Tiranë dhe nuk pashë asnjë grua të mbuluar'. Nuk ka, i thashë, ke disa, por nuk janë gratë e mbuluara. Pastaj shtoi 'tek Ministria e Brendshme flisnin anglisht'. I thashë, dëgjo, do e lëmë këtu, shko në vendin tënd dhe tregoju qytetarëve atje se çfarë bëhet këtu. Do ta bëj, më tha. E bëri, dhe i thashë ambasadorit t'i kujtojë që më detyrohet një ndjesë, pasi e tha, por nuk e mbajti fjalën. Vini kufjet, kemi vend shumëgjuhësor. Sa shumë kemi lënë ne nga e shkuara jonë mbrapa, këtë mund ta dëshmojë një i ftuar special, nënkryetari i Komisionit Evropian, që për herë të fundit ka ardhur në Shqipëri 10 vite më parë. Sot i thashë, kur erdhë për herë të parë i kishim të dy flokët e zeza. Uroj ta shijoni ndryshimin e bërë në Tiranë që nga ardhja juaj për herë të fundit. Një tjetër dëshmitare e pranishme, e dallimit marramendës e Shqipërisë, është udhëtarja e mirënjohur e BBC-së që meriton mirënjohjet më të ngrohta për paraqitjen fantastike që i bëri këtij vendi në programin 'Thesaret e botës'. Dhe kur them meriton falenderimet e popullit shqiptar, e them pasi shqiptarët nuk janë në ditët më të mira në atdheun e BBC-së. Të vërtetat e vendit tonë mund të çlirohen nga retë e zeza të dizinformimit apo keqinformimit, duke rritur audiencat e këtyre programeve ose përmes turizmit," tha Rama.

edi rama konventa nderkombetare e turizmit

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës