LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kontenieri me banane ishte hapur, mungojnë 49 arka! Dyshohet se kishin kokainë, 20 të arrestuar në Durrës

• Mungesa e disa arkave në një kontenier me banane në portin e Durrësit ka sjellë arrestimin e 20 personave. • Mes tyre janë 16 punonjës sigurie në portin e Durrësit. • Zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore” pasi një kontenier i ngarkuar me banane u gjet i hapur dhe mungonin disa arka. • Konteineri me banane në Portin e Durrësit është konstatuar pasi ishte ngarkuar në kamion për t'u transportuar. • Deri më tani dyshohet se mungojnë 49 arka. •Dyshohet se kanë qenë të mbushura me kokainë, por ende nuk është e vërtetuar. • Kamerat e sigurisë në port janë hapur, e po ashtu po merren në pyetje të 20 të arrestuarit. •Deri më tani, të pyetur nga hetuesit, pretendojnë se nuk kanë asnjë dijeni për heqje arkash me banane në konteiner. •Ngarkesa vinte nga Amerika Latina, nga ku së fundmi kanë ardhur shumë ngarkesa me kokainë. • Kontejneri i kapur ditën e sotme ishte në pronësi të kompainsë “Zico Sh.p.k” të biznesmenit Trifon Murataj.

5 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

Kontejneri me banane bëri tre ndalesa para se të vinte në Durrës, për 8 ditë askush s'u paraqit ta marrte

Kontenieri me banane ishte hapur, mungojnë 49 arka! Dyshohet se kishin
Pamje nga Durrësit

DURRËS- Kontejneri me banane që kishte ardhur nga Ekuadori për llogari të “Bana King” në Portin e Durrësit rezulton të ketë bërë tre ndalesa para se të mbërrinte në Portin e Durrësit. Ai ka ndaluar në Kolumbi e më pas në Spanjë dhe Itali derisa në fund ka ardhur në vendin tonë, por nuk ishte vendosur në zonën e riskut, atje ku duhen dërguar të gjithë kontejnerët që vijnë nga Amerika Latine.

Dyshimet e para për ngarkesën kanë nisur, pasi deri më tani askush nuk është paraqitur për 8 ditë me radhë që ta tërhiqte kontejnerin e mbushur me banane. Por në momentin kur ka mbërritur punonjësi i kompanisë, policia ka vënë re se kontejneri ishte i hapur dhe se brenda tij mungon 50 arka me banane.

Në pranga janë vënë 20 persona, prej të cilëve 18 janë punonjës të sigurisë portuale dhe dy të tjerë përfaqësues të kompanisë mes tyre punëtori dhe shoferi që do tërhiqte ngarkesën. Shoferi i mjetit ka mohuar kategorisht se ka pasur dijeni lidhur për ngarkesën që kishte brenda në kontejner dhe se ai kishte për detyrë vetëm të bënte transportin në destinacion. Deri më tani dyshohet se tek pakot e marra kishin kokainë, por asgjë nuk është konfirmuar. 

4 VITE ME PARE

Kontejnerit i mungojnë 49 arka, zbulohet kompania që i përkiste, pronari jeton në SHBA

Kontenieri me banane ishte hapur, mungojnë 49 arka! Dyshohet se kishin
Porti i Durresit

DURRËS- Emri i kompanisë që posedon kontejnerin me banane që u bllokua mëngjesin e sotëm në Durrës është “Zico Sh.p.k”. Ora News shkruan se kjo kompani është e biznesmenit Trifon Murataj, i cili qëndron në SHBA por që biznesi i frutave ekzotikë kryhet në Shqipëri.

Gjithashtu bëhet me dije se kontejneri me banane “Bana King”, ka mbëritur nga Ekuadori në portin e Durrësit në datën 8 Korrik të këtij viti por që ditën e djeshme është konstatuar se kontejnerit i mungonin plumbçet e sigurisë. Ende nuk dihet nëse kontejnerit i janë hequr plumbçet në Durrës apo në ndonjë port tjetër. Brenda kontejnerit mungojnë 49 kuti me banane, në të cilat dyshohet se ka pasur kokainë.

4 VITE ME PARE

Dyshimet për drogë, arrestohen 20 punonjës të portit të Durrësit, çfarë gjeti policia në kontenier

Kontenieri me banane ishte hapur, mungojnë 49 arka! Dyshohet se kishin

DURRËS- Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar pas dyshimeve se një kontenier bananesh ishte gjendur i hapur dhe me mungesë tëdisa arkave të banave para se të kalonte skanerin dhe kontrollin e policisë. Në njoftimin e saj policia informon se ka vënë në pranga 20 punonjës të Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit si të akuzuar për shpërdorim detyre. Policia ka konstatuar se pasi është hapur kontenieri, është vënë re se siperfaqja e tij ka qenë e ngarkuar me arka me banane, dhe se në kontenier mungonin arka me banane. Të arrestuarit janë: -Jurgen Gjeçi, 26 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit; - Armand Murataj, 21 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit. -Gentian Halili, 49 vjeç, banues në Durrës, me detyrë operator i firmës ‘Marinier’ që operon në Portin e Durresit; -Azgan Zeka, 29 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, ne Portin e Durresit; -Skender Plaku, 52 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit; – Adi Qevanaj, 31 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjesi i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit; - Kastriot Ducka, 49 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjësi i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit; - Mentor Dyrmishi, 47 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit; -Klaudio Lala, 34 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit; -Shpëtim Hajdini, 58 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit; -Andrea Xhavara, 54 vjeç, banues në Durrës, me detyre punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit; -Adem Brasha, 40 vjeç, banues në Durrës, me detyre punonjesi i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit; -Veis Kuci, 32 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit; -Rajd Bleta, 27 vjeç, banues në Durrës, me detyrë operator i një firme, që operon ne Portin e Durresit; -Ali Bajrami, 54 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit; Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’, shtetasit: -Gjergji Doraci, 39 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit; -Shefqet Elezi, 57 vjeç, banues në Shijak, Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit; -Profit Tola, 31 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit. U arrestuan në flagrancë per veprat penale ‘Kontrabanda me mallra te tjera’ dhe ‘Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore’ në bashkepunim: -Altin Muhametaj, 46 vjeç, banues në Durrës, punëtor në kompaninë që priste ngarkesën me banane; -Nazmi Allgjata, 46 vjeç, banues në Durrës, shofer në kompaninë që priste ngarkesën me banane.

Njoftimi i Policisë:

Durrës

Kontrolle intensive per parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Task Forca permanente e përbashkët, e përbërë  nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe nga Aurotitetet Doganore të Portit, konstaton një kontenier të paplumbosur të ngarkuar me banane.

Arrestohen në flagrancë 20 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve dhe të Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik Financiar, në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, arrestuan në flagrancë për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore” kryer në bashkëpunim, shtetasit:

– J. Gj., 26 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;

– A. M., 21 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit.

– G. H., 49 vjeç, banues në Durrës, me detyrë operator i firmës “Marinier” që operon në Portin e Durresit;

– A. Z., 29 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, ne Portin e Durresit;

– S. P., 52 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;

– A. Q.,  31 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjesi i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;

– K. D., 49 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjësi i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;

– M. D., 47 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;

– K. L., 34 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;

– Sh. H., 58 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;

– A. Xh., 54 vjeç, banues në Durrës, me detyre punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;

– A. B., 40 vjeç, banues në Durrës, me detyre punonjesi i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;

– V. K., 32 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;

– R. B., 27 vjeç, banues në Durrës, me detyrë operator i një firme, që operon ne Portin e Durresit;

– A. B., 54 vjeç, banues në Durrës,  me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;

Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit:

– Gj. D., 39 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;

– Sh. E., 57 vjeç, banues në Shijak, Durrës,  me detyrë punonjës i Forcës së Siguriseëë Portuale, në Portin e Durresit;

– P. T., 31 vjeç, banues  në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit.

Po në vijim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë per veprat penale “Kontrabanda me mallra te tjera” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore” në bashkepunim, shtetasit:

– A. M.,  46 vjeç, banues në Durrës,  punëtor në  kompaninë që priste ngarkesën me banane;

– N. A., 46 vjeç, banues në Durrës, shofer në  kompaninë që priste ngarkesën me banane.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrolleve të kryera nga Task Forca permanente e përbashkët e përbërë  nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe nga Aurotitetet Doganore të Portit, në Portin e Durrësit eshte konstatuar një kontenier i paplumbosur me plumbçe.

Pasi është hapur ky kontenier, është vënë re se siperfaqja e tij ka qenë e ngarkuar me arka me banane, dhe se në kontenier mungonin arka me banane.

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me ato të Departametit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, po vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentnin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të persnave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Materialet e para hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

4 VITE ME PARE

Gjendet i hapur kontenieri me banane, shoqërohen 30 persona nga policia në portin e Durrësit

Kontenieri me banane ishte hapur, mungojnë 49 arka! Dyshohet se kishin
Porti i Durresit

DURRËS- Policia e portit të Durrësit ka shoqëruar në komisariat rreth 30 persona, punonjës të sigurisë në port si dhe punonjës terminali.

Shoqërimi është bërë për shkak të një kontenieri bananesh, pasi pas disa kontrolleve rezultoi i hapur dhe në të mungonin disa arka bananesh.

Sipas të dhënave paraprake, hapja e kontenierit është bërë para se të kalonte skanerin dhe kontrollin e policisë, për këtë arsye gjatë mbrëmjes janë bërë shoqvrimet përkatëse për të marrë në pyetje personat e përfshirë.

Dyshimet e para të policisë janë se në kntenier mund të ketë patur llëndë narkotike e cila është hequr para se të kalonte kontrollin policor.

Përpos marrjes në pyewtje të punonjësve policia është duke analizuar dhe pamjet filmike nga kamerat e sigurisë së portit për të parë nëse është ndëryhrë më kontenier.

4 VITE ME PARE

Bllokohet një anije nga policia në Qerret, dyshohet se ka drogë

Kontenieri me banane ishte hapur, mungojnë 49 arka! Dyshohet se kishin
Foto Ilustruese

QERRET- Një anije është bllokuar nga policia në det. Mësohet se anija është bllokuar në Qerret, ndërkohë që dyshohet se brenda saj ka lëndë narkotike.

Anija nuk ka mundur që të ankorohet në port ende, pasi po bëhet kontrolli nga policia kufitare.

zhdukja e bananeve nga anija porti i durresit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet