LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Konferenca e Sigurisë në Mynih/ Kurti, bisedime për planin franko-gjerman! Blinken takon Vuçiç: Diskutime për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

• Zhvillime të reja nga Konferenca vjetore e Sigurisë në Mynih, e cila ka nisur dje më 17 shkurt dhe do të zgjasë deri më 19 shkurt. • Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka do të zhvillojë takime me liderë shtetërorë dhe përfaqësues institucionesh, pjesëmarrës në këtë konferencë. • Zëdhënësi i kryeministrisë njofton se synohet të zhvillohen bisedime për zbatimin e shpejtë të marrëveshjes. • Nga ana tjetër dje zyra e shtypit në Berlin deklaroi se është e nevojshme vendosja e një baze të re dhe të qëndrueshme në raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe se propozimi evropian për një “Marrëveshje Themelore” bazuar në nismën frnako gjermane e ofron një gjë të tillë. •  Paralalesiht presidenti serb Aleksëndër Vuçiç ka zhvilluar takim me Sekretarin Amerikan të shtetit Antony Blinken, mës të cilëve fokusi i bisedimeve ishte përmirësimi i marrëdhënieve mes dy vendeve Kosovë-Serbi. • Shefja e Bashkimit Evropian Ursula von der Leyen deklaroi në Konferencën e Sigurisë në Mynih se aleatët duhet të dyfishojnë mbështetjen ushtarake për Ukrainën, ndërsa ajo lufton kundër forcave ruse. • Edhe kryeministri britanik Rishi Sunak pritet t'u bëjë thirrje liderëve botërorë të shtunën të dyfishojnë mbështetjen ushtarake për Ukrainën. • Në një fjalim që do të mbahet në Konferencën e Sigurisë në Mynih, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar do të bëjë një apel për aleatët që t'i ofrojnë kombit aftësi të avancuara, të standardeve të NATO-s, që u nevojiten për të ardhmen.  • Zëvendëspresidentja e SHBA-ve, Kamala Harris tha se qeveria amerikane ka deklaruar zyrtarisht se Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit gjatë luftës së saj në Ukrainë. • Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin ka deklaruar se Finlanda dhe Suedia dëshirojnë  të anëtarësohen në NATO njëkohësisht. Nga ana tjetër një kryediplomat kinez ka kritikuar reagimin e SHBA-së ndaj balonave të dyshuara kineze duke e quajtur veprim 'absurd dhe histerik' nga ana e administratës së Biden. Ai shtoi se është një përpjekje për të shkëputur vëmendjen nga problemi i brendshëm

15 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

'Mora një qortim'/ Vuçiç zbardh detajet nga takimi me Borrell-in në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Konferenca e Sigurisë në Mynih/ Kurti, bisedime për planin
Joseph Borrell

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është takuar këtë të shtunë në Mynih, me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell në kuadër të Konferencës për Sigurinë. Vuçiç është shprehur se gjatë takimit, është biseduar për vazhdimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, shkruan Euronews Serbia.

Ndër të tjera, Vuçiç ripërsëriti qëndrimin se Serbia është kundër vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë dhe shtoi se për këtë, ka marrë një “qortim” nga Borrell.

Një bisedë e hapur me Joseph Borrell në përgatitjen për vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës. Serbia është kundër vendosjes së sanksioneve kundër Federatës Ruse. Bisedimet do të vazhdojnë së shpejti”, shkroi presidenti serb në rrjetet sociale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Gjithashtu, Vuçiç nënvizoi se në Mynih është takuar edhe me liderë të tjerë evropiane, ku temë diskutimi, ka qenë normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

3 VITE ME PARE

Kurti bisedon me kancelarin gjerman për propozimin europian

Konferenca e Sigurisë në Mynih/ Kurti, bisedime për planin
Albin Kurti dhe Olaf Scholz

MYNIH- Për propozimin europian për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë u fol në takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, në Mynih të Gjermanisë, ku po mbahet një konferencë për sigurinë.

Kështu thuhet në njoftimin e qeverisë së Kosoëvs të 18 shkurtit, ku u bë e ditur se në këtë takim ishin prezent edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gër​valla, ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Catherine Colonna.

Vitin e kaluar, Kosovës dhe Serbisë iu dorëzua propozimi evropian, apo siç njihet edhe si propozimi franko-gjerman.

Palët kanë konfirmuar se e pranojnë këtë dokument, por ai nuk është bërë publik. Megjithatë, në një draft që e ka parë Radio Evropa e Lirë, aty nuk përmendet në mënyrë specifike njohja, por parashihen të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim i integritetit territorial, paprekshmëri e kufijve, njohje e simboleve shtetërore dhe një aranzhim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë. Gjithashtu në takim u diskutua edhe për përgatitjet për takimin e radhës në Bruksel, thuhet në njoftim.

“Duke i falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin e drejtpërdrejtë të Gjermanisë dhe Francës, Kryeministri Kurti tha se Republika e Kosovës, si vend pro-evropian dhe pro-amerikan, mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog teksa dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në BE dhe NATO,”- thuhet në njoftim.

Kosova dhe Serbia janë nën trysninë e komunitetit ndërkombëtar për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, nga frika se Rusia mund t’i shfrytëzojë tensionet mes tyre për të nxitur destabilizim në Ballkan, në përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga agresioni i saj në Ukrainë.

Aktualisht, palët kanë në tryezë një propozim të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, për të cilin SHBA-ja ka shprehur mbështetje. Bartësit e dialogut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet të takohen në Bruksel më 27 shkurt, për herë të parë që nga nëntori i vitit të kaluar./ REL

3 VITE ME PARE

Konferenca e Sigurisë në Mynih/ Kina: Do të propozojmë një plan paqeje për Ukrainën

Konferenca e Sigurisë në Mynih/ Kurti, bisedime për planin
ëang Yi

GJERMANI- Këshilltari kryesor i politikës së jashtme të presidentit kinez Xi Jinping ka deklaruar sot në Konferencën e Sigurisë në Mynih se Pekini është gati të paraqesë propozimin e tij të paqes për Ukrainën. 

"Kjo luftë nuk mund të vazhdojë", tha Wang Yi, këshilltari kryesor i politikës së jashtme të presidentit kinez Xi Jinping .

Wang shtoi se integriteti territorial dhe sovraniteti i të gjitha vendeve do të respektohet në propozimin e Kinës. 

"Ne sigurisht që mund të vazhdojmë të thërrasim qëndrimet tona në konferenca ndërkombëtare si kjo, por unë sugjeroj që gjithashtu të fillojmë të mendojmë me qetësi, veçanërisht për miqtë e mi në Evropë. Ne duhet të mendojmë se çfarë përpjekjesh mund të bëjmë për t'i dhënë fund kësaj lufte",  tha ai.

Shumë udhëheqës të Bashkimit Evropian në Mynih mbeten të kujdesshëm ndaj synimeve të Pekinit, pasi ëang u bëri thirrje vendeve evropiane të ndryshojnë qasjen e tyre ndaj luftës. Zëvendëspresidentja e SHBA-së  Kamala Harris  tha të shtunën se SHBA-të ishin të shqetësuara nga mbështetja e vazhdueshme e Kinës për Rusinë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Kina ka refuzuar vazhdimisht të dënojë agresionin rus në Ukrainë. Në fund të vitit 2022, presidenti rus Vladimir Putin i tha homologut të tij kinez Xi Jinping se partneriteti i tyre ishte më i rëndësishëm se kurrë përballë presionit "të paprecedentë” nga Perëndimi. Xi i bëri jehonë mesazhit të unitetit të Putinit, duke thënë se të dy vendet duhet të forcojnë koordinimin strategjik dhe të injektojnë më shumë stabilitet në botë. Në shtator 2022, Putin pranoi se Pekini kishte pyetje dhe shqetësime mbi pushtimin, në atë që dukej të ishte një pranim i fshehtë i pikëpamjeve të ndryshme për luftën. Kryediplomati kinez do të vizitojë gjithashtu Rusinë këtë muaj, sipas ministrisë së saj të jashtme, në vizitën e parë në vend nga një zyrtar kinez në atë rol që nga fillimi i luftës.

3 VITE ME PARE

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s në Mynih: Jepini Ukrainës atë që i nevojitet për të fituar

Konferenca e Sigurisë në Mynih/ Kurti, bisedime për planin

GJERMANI- Duke folur në Konferencën e Sigurisë së Mynihut të shtunën, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi se, një vit që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia, Presidenti Putin nuk po planifikon paqen, por më shumë luftë. Sekretari i Përgjithshëm tha se Ukraina ka nevojë për mbështetje për të fituar luftën.

"Ne duhet t'i japim Ukrainës atë që i nevojitet për të fituar dhe për të mbizotëruar si një komb sovran dhe i pavarur në Evropë", tha Stoltenberg. 

Sekretari i Përgjithshëm argumentoi se edhe nëse lufta përfundon nesër, mjedisi ynë i sigurisë ka ndryshuar për një afat të gjatë. Ai tha se Kremlini dëshiron një Evropë ndryshe, ku Rusia kontrollon fqinjët.

 “Ne e dimë gjithashtu se Pekini po vëzhgon nga afër, për të parë çmimin që paguan Rusia, ose shpërblimin që merr për agresionin e saj”, tha Stoltenberg, duke theksuar se lufta në Ukrainë tregon se siguria është globale, sesa rajonale, dhe mbrojtja.

Sekretari i Përgjithshëm theksoi gjithashtu rëndësinë e qëndrueshmërisë. 

"Jo shumë kohë më parë, shumë argumentuan se importimi i gazit rus ishte thjesht një çështje ekonomike," tha ai, duke shtuar se "ne nuk duhet të bëjmë të njëjtat gabime me Kinën dhe regjimet e tjera autoritare", shtoi Stoltenberg. 

Në fund, Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg theksoi se, mësimi më i rëndësishëm nga lufta në Ukrainë është se Amerika e Veriut dhe Evropa duhet të qëndrojnë së bashku, duke theksuar se pa NATO, nuk ka siguri në Evropë. Stoltenberg po fliste në një panel të skenës kryesore në Konferencën e Sigurisë në Mynih 2023, së bashku me Presidentin e Finlandës, Sauli Niinistö, Presidenten e Moldavisë, Maia Sandu dhe kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen.

3 VITE ME PARE

Shtohen përpjekjet për marrëveshje, Kurti me Scholz e Ministren e Macron flasin për takimin me Vuçiç në Bruksel

Konferenca e Sigurisë në Mynih/ Kurti, bisedime për planin
Kurti dhe Scholz

GJERMANI- Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti bashkë me kryediplomaten Donika Gërvalla kanë takuar sot në Mynih kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe shefen e diplomacisë franceze, Catherine Colonna. Sic njofton kryeministria në këtë takim është biseduar për raportet Kosovë-Serbi dhe për përgatitjet që po bëhen për takimin e radhës në Bruksel.

Gjithashtu edhe për propozimin franko-gjerman të cilin Qeveria e Kosovës thotë se tashmë e ka pranuar si bazë të mirë për diskutime të mëtejme  dhe kornizë solide për të ecur përpara.

“Duke i falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin e drejtpërdrejtë të Gjermanisë dhe Francës, Kryeministri Kurti tha se Republika e Kosovës, si vend pro-evropian dhe pro-amerikan, mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog teksa dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në BE dhe NATO”, thuhet në njofitm.

Kryeministri Kurti e ka njoftuar Kancelarin Scholz dhe ministren Colonna se Qeveria e Republikës së Kosovës së fundmi ka miratuar tri marrëveshjet e nënshkruara me 3 nëntor në Berlin, që së shpejti do të ratifikohen edhe në Kuvendin e Kosovës.

3 VITE ME PARE

Osmani takoi presidenten e Sllovenisë në Mynih, bisedime për dialogun Kosovë-Serbi

Konferenca e Sigurisë në Mynih/ Kurti, bisedime për planin
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidenten e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar me të cilën ka biseduar për dialogun Kosovë-Serbi. Sipas një njoftimit për media, Osmani takimin e parë bilateral me homologen e saj sllovene e zhvilloi gjatë Konferencës për Siguri i cili po mbahet ne Mynih. Në njoftim thuhet se dy presidentet biseduan edhe për situatën gjeopolitike në Evropë, përfshirë luftën në Ukrainë dhe veprimet destabilizuese të Rusisë.

Në takimin e parë bilateral me presidenten Pirc Musar, Presidentja Osmani e ka përgëzuar për marrjen e detyrës të së pares së shtetit slloven, ndërsa ka shprehur përkushtimin e plotë për të punuar ngushtë në vazhdimin e bashkëpunimit strategjik me Slloveninë edhe gjatë mandatit të saj. Në takim u diskutua në lidhje me situatën gjeopolitike në Evropë, përfshirë luftën në Ukrainë dhe veprimet destabilizuese të Rusisë të cilat kanë tendencë edhe destabilizimin e rajonit përmes satelitit të Rusisë në Ballkanin Perëndimor. U diskutua edhe për zhvillimet e fundit në Dialog, si dhe zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në Kosovë dhe rajon”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera, në njoftim bëhet e ditur se presidentja Pirc Musar e informoi Presidenten Osmani mbi prioritetet e saj presidenciale në politikën e jashtme, përfshirë vazhdimin e Samitit Bërdo-Brione. Në takim u rikonfirmua  përkushtimi për të vazhduar thellimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë me Republikën e Kosovës.

3 VITE ME PARE

Ministrat e Jashtëm të Ukrainës dhe G7 takohen sot në Mynih, bisedime për mbështetjen ndaj Ukrainës

Konferenca e Sigurisë në Mynih/ Kurti, bisedime për planin
Ministri i Jashtëm i G7

GJERMANI- Ministrat e Jashtëm të Grupit të Shtatë vendeve të industrializuara u takuan në Gjermani në Konferencën vjetore të Sigurisë në Mynih, për të riafirmuar mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Ukrainën përpara përvjetorit të parë që nga fillimi i pushtimit rus.

Me të gjithë anëtarët e G7-s të bashkuar, ne shpresojmë të tregojmë unitetin tonë të palëkundur” pasi po kalon një vit që kur Rusia nisi pushtimin e saj, sipas Ministrisë së Jashtme japoneze.

Siç raportojnë mediat e huaja, Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian gjithashtu pritet të rinovojnë vendosmërinë e tyre për të vazhduar vendosjen e sanksioneve “të fuqishme” kundër Rusisë për të presionuar Moskën për t'i dhënë fund luftës,

Ministri i Jashtëm japonez Yoshimasa Hayashi ka thënë se do të ftojë homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba, në takim. Pas bisedimeve, pritet të dalë një deklaratë.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, më 24 shkurt të vitit të kaluar, anëtarët e G7, së bashku me vende të tjera me të njëjtin mendim, kanë vendosur një sërë sanksionesh ekonomike ndaj Rusisë, si ngrirja e aseteve që i përkasin presidentit Vladimir Putin dhe bankës qendrore të Rusisë, revokimin e statusit tregtar të vendit "komb më i favorizuar" dhe ndalimin e eksportit të produkteve me teknologji të fundit.

Diplomatët e lartë të G7-s ka të ngjarë të diskutojnë gjithashtu Kinën në mes të shqetësimeve për aktivitetet e sigurta ushtarake të Pekinit në rajonin Indo-Paqësor dhe programet raketore dhe bërthamore të Koresë së Veriut, sipas zyrtarëve. Tensionet SHBA-Kinë janë rritur pasi një balonë spiune kineze fluturoi mbi Shtetet e Bashkuara përpara se të rrëzohej nga ushtria. Pekini ka thënë se balona është përdorur për kërkime meteorologjike dhe ka devijuar larg kursit të synuar.

Kina, nga ana tjetër, argumentoi se balonat amerikane kanë fluturuar ilegalisht mbi hapësirën e saj ajrore më shumë se 10 herë gjatë vitit të kaluar. Gjatë qëndrimit të tij dy-ditor në Gjermani nga e premtja, Hayashi planifikon të zhvillojë bisedime të shkurtra me ëang Yi, zyrtari më i lartë i politikës së jashtme të Kinës, sipas burimeve të qeverisë japoneze.

Hayashi gjithashtu ka të ngjarë të takohet veçmas me homologen e tij të Koresë së Jugut, Park Jin, me axhendën e caktuar për të përfshirë bisedimet mbi çështjen e punës gjatë kohës së luftës, e cila ka tensionuar lidhjet dypalëshe.

 

3 VITE ME PARE

Konferenca vjetore e Mynih/ Kamala Harris: SHBA ka vërtetuar zyrtarisht se Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit

Konferenca e Sigurisë në Mynih/ Kurti, bisedime për planin
Kamala Harris

SHBA- Qeveria amerikane ka deklaruar zyrtarisht se Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit gjatë luftës së saj në Ukrainë.

"Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar zyrtarisht se Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit. Dhe unë u them të gjithë atyre që kanë kryer këto krime dhe eprorëve të tyre që janë bashkëpunëtorë në ato krime, ju do të mbani përgjegjësi," tha Harris gjatë një fjalimi të profilit të lartë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Harris shpalosi disa nga ato që mund të përdoreshin si prova të krimeve të supozuara të Rusisë kundër njerëzimit. Ajo përshkroi raste të veçanta që kanë shtuar klipet e lajmeve dhe raportet zyrtare nga Kombet e Bashkuara, shkruan CNN.

"Së pari, që nga ditët e fillimit të kësaj lufte të paprovokuar, ne kemi parë forcat ruse të përfshihen në mizori të tmerrshme dhe krime lufte. Forcat ruse kanë ndjekur një sulm të gjerë dhe sistematik kundër një popullsie civile – akte të tmerrshme vrasjesh, torturash, përdhunimesh dhe dëbimi. Vrasje të stilit të ekzekutimit, rrahje dhe goditje elektrike. Autoritetet ruse kanë deportuar me forcë qindra mijëra njerëz, nga Ukraina në Rusi, duke përfshirë fëmijë. Ata i kanë ndarë mizorisht fëmijët nga familjet e tyre," tha zëvendëspresidenti.

Harris përmendi prova të sulmeve pa dallim që synonin qëllimisht civilët, duke përfshirë bombardimin e një materniteti që vrau një nënë shtatzënë dhe një teatri në Mariupol ku u vranë qindra. Zëvendëspresidenti foli për imazhet e tmerrshme nga Bucha që tregonin burra dhe gra të qëlluar dhe lënë të kalbet në rrugë dhe raportet nga Kombet e Bashkuara të një vajze katër vjeçare që u sulmua seksualisht nga një ushtar rus.

"Barbare dhe çnjerëzore," tha Harris.

Siç ishte kur qeveria amerikane deklaroi se Rusia kreu krime lufte marsin e kaluar, mbetet ende për t'u parë nëse do të ketë ndonjë përgjegjësi për ata që akuzohen për kryerjen e krimeve të supozuara dhe nëse vetë presidenti rus Vladimir Putin do të detyrohet të mbajë ndonjë përgjegjësi. Megjithatë, Harris u zotua se SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë procesin gjyqësor.

Presidenti Joe Biden dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken kanë thënë se ishte mendimi i tyre personal se krimet e luftës kanë ndodhur dhe Biden ka shkuar aq larg sa thotë se mizoritë në duart e trupave të Moskës kualifikohen si "gjenocid". Vendimi për të shpallur gjetjet zyrtare vjen disa ditë para përvjetorit të pushtimit rus të Ukrainës. Harris është në Gjermani si pjesë e përpjekjeve intensive të administratës Biden për të treguar përkushtimin ndaj sovranitetit të Ukrainës dhe unitetit midis aleatëve perëndimorë, të cilët kanë ofruar miliarda ndihmë, fonde dhe armë për të luftuar agresionin e Rusisë. Presidenti Biden është planifikuar të vizitojë Poloninë të hënën.

3 VITE ME PARE

Konferenca e Sigurisë në Mynih/ Von Der Leyen: Aleatët duhet të dyfishojnë mbështetjen ushtarke ndaj Ukrainës! Rusia duhet të dështojë

Konferenca e Sigurisë në Mynih/ Kurti, bisedime për planin
Von der Leyen

GJERMANI-  Shefja e Bashkimit Evropian Ursula von der Leyen deklaroi në Konferencën e Sigurisë në Mynih se aleatët duhet të dyfishojnë mbështetjen ushtarake për Ukrainën, ndërsa ajo lufton kundër forcave ruse.

"Ne duhet të dyfishojmë dhe duhet të vazhdojmë mbështetjen me të vërtetë masive që është e nevojshme (në mënyrë) që këto plane imperialiste të (Presidentit Vladimir) Putin të dështojnë plotësisht," tha ajo në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Edhe kryeministri britanik Rishi Sunak pritet t'u bëjë thirrje liderëve botërorë të shtunën të dyfishojnë mbështetjen ushtarake për Ukrainën. Në një fjalim që do të mbahet në Konferencën e Sigurisë në Mynih, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar do të bëjë një apel për aleatët që t'i ofrojnë kombit aftësi të avancuara, të standardeve të NATO-s, që u nevojiten për të ardhmen.

3 VITE ME PARE

Konferenca e Sigurisë në Mynih/ Sunak pritet t'u kërkojë aleatëve të dyfishojnë mbështetjen ushtarake për Ukrainën

Konferenca e Sigurisë në Mynih/ Kurti, bisedime për planin
Rishi Sunak dhe Volodymyr Zelenskyy

BRITANI-  Kryeministri britanik Rishi Sunak pritet t'u bëjë thirrje liderëve botërorë të shtunën të dyfishojnë mbështetjen ushtarake për Ukrainën. Në një fjalim që do të mbahet në Konferencën e Sigurisë në Mynih, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar do të bëjë një apel për aleatët që t'i ofrojnë kombit aftësi të avancuara, të standardeve të NATO-s, që u nevojiten për të ardhmen, shkruan CNN.

"Ne duhet të tregojmë se do të qëndrojmë pranë tyre, të gatshëm dhe të aftë për t'i ndihmuar ata të mbrojnë vendin e tyre përsëri dhe përsëri. Kur Putini filloi këtë luftë, ai luajti kumar se vendosmëria jonë do të lëkundet. Edhe tani ai vë bast se do të humbasim nervat tona," thuhet në një kopje të fjalimit të Sunak.

Sunak do të përsërisë gjithashtu nevojën për të mbrojtur sigurinë e Evropës si dhe rendin global.

Ajo që është në rrezik në këtë luftë është edhe më e madhe se siguria dhe sovraniteti i një kombi. Ka të bëjë me sigurinë dhe sovranitetin e çdo kombi. Për shkak se pushtimi i Rusisë, krimet e saj të neveritshme të luftës dhe retorika e papërgjegjshme bërthamore janë simptoma të një kërcënimi më të gjerë ndaj gjithçkaje që ne besojmë”, thuhet në fjalim.

Nënpresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, u është bashkuar liderëve botërorë në Konferencën e Sigurisë në Mynih në Gjermani, ku lufta në Ukrainë është në krye të agjendës. Konferenca vjen pak përpara përvjetorit të pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.

3 VITE ME PARE

Kryeministra finlandeze: Finlanda dëshiron të anëtarësohet në NATO në të njëjtën kohë me Suedinë

 
Konferenca e Sigurisë në Mynih/ Kurti, bisedime për planin
Sanna Marin

FINLANDË- Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin ka deklaruar sot në Konferencën vjetore të Sigurisë në Mynih se nuk ka asnjë ndryshim në dëshirën e Finlandës dhe Suedisë për t'u anëtarësuar në NATO njëkohësisht.

Ne kemi dërguar një mesazh shumë të qartë: ne duam të bashkohemi së bashku me Suedinë. Në të njëjtën kohë, nuk është vetëm sepse jemi fqinjë të mirë dhe partnerë të mirë. Ka të bëjë gjithashtu me çështje shumë konkrete”, i tha Marin prezantueses ndërkombëtare të CNN, Christiane Amanpour, ndërsa merrte pjesë në një panel në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Planifikimi i sigurisë së NATO-s në të gjithë veriun është në interesin tonë, por është gjithashtu në interes të NATO-s që Finlanda dhe Suedia të bashkohen njëkohësisht.

Dhe ne i kemi dërguar një sinjal shumë të qartë dhe një mesazh shumë të qartë Turqisë dhe gjithashtu Hungarisë, e cila ende nuk e ka ratifikuar, se ne duam të hyjmë së bashku në NATO, dhe kjo është në interesin e të gjithëve”, shtoi ajo.

Të martën, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sugjeroi se Finlanda dhe Suedia mund të bashkohen veçmas.

Pra, pyetja kryesore nuk është nëse Finlanda dhe Suedia janë ratifikuar së bashku. Çështja kryesore është që të dy të ratifikohen si anëtarë të plotë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.

Suedia dhe Finlanda po mbështeten te Turqia për të mbështetur ofertën e saj për anëtarësim në NATO, në dritën e luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Tensionet midis Suedisë dhe Turqisë janë rritur megjithatë kohët e fundit, me Ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu që thuhet se akuzoi qeverinë  suedeze  se ishte bashkëpunëtore në djegien e Kuranit në një protestë në  Stokholm muajin e kaluar. Turqia ka thënë më parë se Suedia duhet të marrë një qëndrim më të qartë kundër atyre që i sheh si terroristë, kryesisht militantë kurdë dhe një grupi që fajëson për një përpjekje për grusht shteti të vitit 2016, përpara se Ankaraja të miratojë ofertën e saj për t'u anëtarësuar në NATO.

3 VITE ME PARE

'Histerike dhe absurde'/ Diplomati kinez sulmon SHBA-në për rrëzimin e balonës së dyshuar spiune

Konferenca e Sigurisë në Mynih/ Kurti, bisedime për planin
Balona Kineze

KINË- Duke reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara që gjuajtën balonën e dyshuar spiune kineze, një kryediplomat nga Pekini kritikoi administratën e Biden se ishte 'histerike dhe absurde' dhe shtoi se është një përpjekje për të shkëputur vëmendjen nga problemi i brendshëm, shkruajnë mediat e huaja. 

"Ka shumë balona nga shumë vende në qiell. A doni të rrëzoni secilën prej tyre?. Ne i bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara të mos bëjnë gjëra të tilla absurde thjesht për të larguar vëmendjen nga problemet e tyre të brendshme. Kjo sjellje pothuajse histerike tregon se injoranca dhe paragjykimi që SHBA-ja ka ndaj Kinës ka arritur një nivel qesharak," Wang Yi tha të shtunën në Konferencën e Sigurisë në Mynih. 

Një balonë e dyshuar kineze e mbikëqyrjes, të cilën Pekini mohon se ishte një anije spiune qeveritare, kaloi një javë duke fluturuar mbi Shtetet e Bashkuara dhe Kanada përpara se të rrëzohej në brigjet e Atlantikut në fillim të këtij muaji me urdhër të presidentit amerikan Joe Biden. Wang përforcoi qëndrimin e Pekinit se balona ishte për përdorim civil dhe kritikoi SHBA-në për injorimin e fakteve themelore.

 

3 VITE ME PARE

Dialogu me Kosovën, Blinken: Diskutime produktive me Vuçiç

Konferenca e Sigurisë në Mynih/ Kurti, bisedime për planin
Antony Blinken

GJERMANI- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se ka pasur “diskutime produktive” me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Mynih të Gjermanisë, ku po mbahet një konferencë për sigurinë.

“Biseduam për rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve [të Serbisë] me Kosovën dhe për atë se sa e vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme të Serbisë për Ukrainën”, shkroi Blinken në Twitter.

“Ne e ndajmë dëshirën e Serbisë për një të ardhme me Bashkimin Evropian”, shtoi ai.

Vuçiç, i cili po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, shkroi në profilin e tij në Instagram se në takim me Blinkenin, përveç se u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, u konfirmua edhe “përmirësimi e marrëdhënieve” mes vendeve të tyre.

Kosova dhe Serbia janë nën trysninë e komunitetit ndërkombëtar për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, nga frika se Rusia mund t’i shfrytëzojë tensionet mes tyre për të nxitur destabilizim në Ballkan, në përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga agresioni i saj në Ukrainë.

Aktualisht, palët kanë në tryezë një propozim të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, për të cilin SHBA-ja ka shprehur mbështetje. Bartësit e dialogut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të takohen në Bruksel më 27 shkurt, për herë të parë që nga nëntori i vitit të kaluar.

Marrë nga REL

3 VITE ME PARE

Kurti në Konferencën e Sigurisë në Mynih, gjermanët paralajmëruan bisedime për planin franko-gjerman

Konferenca e Sigurisë në Mynih/ Kurti, bisedime për planin
Albin Kurti

GJERMANI- Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar mbrëmë për në Mynih të Gjermanisë, për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë që mbahet atje. Sipas njoftimit të ZKM’së, Kurti do të zhvillojë takime me liderë shtetërorë dhe përfaqësues institucionesh, pjesëmarrës në këtë konferencë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sonte për në Mynih të Gjermanisë, ku do të merr pjesë në Konferencën e Sigurisë. Kryeministri Kurti do të zhvillojë takime me liderë shtetërorë dhe përfaqësues institucionesh, pjesëmarrës në këtë konferencë”, thuhet në njoftim.

Në një përgjigje me shkrim nga zyra për media e Qeverisë gjermane kanë thënë për Gazetën Express se duke parë reagimet e fundit lidhur me propozimin franko-gjerman, Berlini zyrtar mezi pret që në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih të bëhen diskutime për ta çuar përpara propozimin franko-gjerman.

“Duke pasur parasysh reagimet e fundit ndaj këtij propozimi, ne presim me padurim diskutimet në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Mynihut për ta çuar përpara këtë iniciativë”, ka thënë për Gazetën Express një zëdhënës i Qeverisë së Gjermanisë.

Ky zëdhënës tutje ka thënë se synimi është që të zhvillohen bisedime për zbatimin e shpejtë të marrëveshjes.

Në këtë përgjigje për Gazetën Express ky zëdhënës ka thënë se përshkallëzimi në veri të Kosovës gjatë muajve të fundit ka treguar se ”Ekziston nevoja urgjente për ndryshim të dinamikës ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”.

Berlini zyrtar shprehet se është e nevojshme vendosja e një baze të re dhe të qëndrueshme në raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe se propozimi evropian për një “Marrëveshje Themelore” bazuar në nismën frnako gjermane e ofron një gjë të tillë.

“Nevojitet një bazë e re e qëndrueshme për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Propozimi evropian për një “Marrëveshje Themelore”, bazuar në një iniciativë franko-gjermane, e ofron këtë bazë”, ka përfunduar ky zëdhënës i Qeverisë Federale të Gjermanisë për Gazetën Express.

Konferenca e Sigurisë në Mynih ka nisur dje më 17 shkurt dhe do të zgjasë deri më 19 shkurt.

3 VITE ME PARE

Blinken takon Vuçiç: Diskutuam rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Konferenca e Sigurisë në Mynih/ Kurti, bisedime për planin
Antony Blinken dhe Aleksandër Vuçiç

MYNIH- Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka zhvilluar një takim me presidentimn serb Aleksandër Vuçiç të cilët ndodhen në Mynih ku kanë marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë. Blinken ka ndarë një foto me presidentin Vuçiç dhe kanë folur mbi rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

“Pata një bisedë produktive me presidentin serb Vuçiç. Diskutuam rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën dhe përçova vlerësimin tonë për mbështetjen e vazhdueshme të Serbisë për Ukrainën. Ne ndajmë dëshirën e Serbisë për një të ardhme me BE-në,”- shkruan Blinken.

POSTIMI I BLINKEN: 

Konferenca e Sigurisë në Mynih/ Kurti, bisedime për planin

konferenca e sigurisë në mynih

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci