LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Konferenca e Kryetarëve/ Bardhi: Të mblidhet Këshilli i Legjislacionit për shkarkimin e Peleshit. Kryetari i Kuvendit: Brenda javës

• Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve është zhvilluar me debate ditën e sotme. • Kjo për shkak se PD-ja ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Legjisclacionit për shkarkimin e Niko Peleshit si kryetar të Kuvendit. • Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Gazment Badhi ka deklaruar se thirrja e Këshillit të Legjisclacionit është një detyrim që duhet respektuar. • Në fjalën e tij Bardhi ka deklaruar se PD-ja ka sjell dhe një kërkesë për ripërsëritjen e seancës së 12 shtatorit. Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka deklaruar se Këshilli për Legjislacionin do mblidhet brenda javës për të marrë në shqyrtim kërkesën e PD për shkarkimin e tij nga detyra. • Ndërsa për seancën që kërkon opozita përsëritje, Peleshi tha se pritet të mblidhet Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën. • Nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se maxhoranca ia ka zvogëluar hapësirat Opozitës në jetën parlamentare.  Të njëjten kërkesë ka pasur dhe deputetja Ina Zhupa, e cila tha se nuk ka një seancë apo konferencë që maxhoranca ka respektuar rregulloren. • Ndërkohë që Fatmir Mediu ka theksuar se pjesa më e madhe e raportimeve janë formale dhe opozita nuk bën dot debat. • Ndërsa deputeti socialist Ulsi Manja ka deklaruar se tashmë do të ketë një kontroll periodik për institucionet që raportojnë në Kuvend. • Gjatë fjalës së tij, Manja u shpreh se deri më tani ata mjaftoheshin vetëm me një dëgjesë. 

5 artikuj për këtë temë.

9 MUAJ ME PARE

Debatet në Konferencën e Kryetarëve/ Peleshi: S'po tallemi, për mocionin tuaj do mblidhet Këshilli i Legjislscionit gjatë javës

Konferenca e Kryetarëve/ Bardhi: Të mblidhet Këshilli i

TIRANË- Debatet në Konferencën e Kryetarëve që po ndodhin në mbledhje janë zbardhur. Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka deklaruar se Këshilli për Legjislacionin do mblidhet brenda javës për të marrë në shqyrtim kërkesën e PD për shkarkimin e tij nga detyra. 

Ndërsa për seancën që kërkon opozita përsëritje, Peleshi tha se pritet të mblidhet Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën.

Peleshi: Mos përdorni më fjalën tallje apo ndonjë fjalë që nuk i shkon këtij formati. Ke dëgjuar që tallemi? Mbase kemi fjalore të ndryshme. S'çohet njeri këtu për të ardhur dhe për tu tallur me të tjerët. Z. Bardhi, ju dëgjova deri në fund. Së pari të mirëkuptojmë njëri-tjetrin. Do kemi shumë projektligje. Duhet të jemi të vetëdijshëm që puna do jetë e madhe.

Me kërkesën tonë janë sjellë projekligje të reja apo të mbartura që ne i kishim rikthyer aty. Duhet të ribëhen nga deputetët në fillim të legjislaturës. Përmendët rregulloren por mendoj se e citoni gabim. Z. Bardhi, unë prap nuk po them që ju po talleni edhe pse ju po qeshni.

Bardhi: Më fal.

Peleshi: Nuk jemi duke konsumuar shkelje të rregullores. Sa i përket mocionit për kryetarin e kuvendit, brenda javës mblidhet këshilli i legjislscionit. Për seancën qe doni përsëritje, ja kam kaluar Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën.

9 MUAJ ME PARE

Konferenca e Kryetareve/ Ulsi Manja: Do të ketë kontroll periodik për institucionet, më parë mjaftoheshim me një dëgjesë

Konferenca e Kryetarëve/ Bardhi: Të mblidhet Këshilli i
Konferenca e Kryetareve

TIRANË- Deputeti socialist Ulsi Manja ka deklaruar se tashmë do të ketë një kontroll periodik për institucionet që raportojnë në Kuvend. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Konferencës së Kryetareve, Manja u shpreh se deri më tani ata mjaftoheshin vetëm me një dëgjesë. 

"Kuvendi ka funksion ligjvënës dhe kontrollues. Nuk kemi debate për funksionon kontrollues. E mira e debatit është qe me sa konstatohet ka shqetësim se si ushtrohet ky funksion. Deri tani Kuvendi e ka përmbushur këtë funksion, por mesa duket në mënyre formale. S'ka më mirë se ta përmbushim këtë funksion. Janë përcaktuar shume qartë rolet e komisioneve.

Nuk dëgjova nga Balla qe komisionet përgjegjëse s'do bëjnë rolin kontrollues, por dëgjesa dhe mbledhje të përbashkëta. Institucionet sillnin raportet dhe ne mjaftoheshim me një dëgjesë por tani do ketë një kontroll periodik. Me këtë riformatim dhe komisione qe kemi ngritur, them se do arrijmë të realizojmë këtë funksion. Për dy propozimet e Tabakut, që kryeson komisionin për të drejtat e njeriut. Cdo komision ka pikëprerje me të drejtat e njeriut dhe të drejtën e informimit," tha Manja. 

9 MUAJ ME PARE

Debatet në Konferencën e Kryetarëve/ Zhupa: Mosmenaxhimi i mbetjeve lidhet me turizmin. Mediu: Opozita nuk bën dot debat

Konferenca e Kryetarëve/ Bardhi: Të mblidhet Këshilli i
Konferenca e Kryetareve

TIRANË- Konferenca e Kryetarëve është zhvilluar ditën e sotme me debate në lidhje me zvogëlimin e hapësirës së Opozitës në Kuvend. Deputetja demokrate Ina Zhupa ka deklaruar se nuk ka një seancë apo konferencë që maxhoranca ka respektuar rregulloren. 

"Dua ta nis me raportimin e institucioneve të pavarura. Dihet qe jemi shumë vonë me këtë proces për ti mbaruar brenda dhjetorit. Ky është një ngërç për shkak të mosvullnetit tuaj. Nëse doni të funksionojë sipas nenit të mbledhjeve të përbashkëta. Duhet një diskutim. Nuk ka ndodhur në ndonjë seamcë plenare apo konferencë qe ju të keni zbatuar rregulloren.

Së dyti: Ndarjan e institucioneve. Instituti i Krimeve të Komunizmit ka qenë tek komisiomi i ligjeve por nuk ka lidhje dhe e keni sjellë te ai i Edukimit dhe Informimit Publik sepse kishte lidhje me kulturën e përbashkët dhe kolektive.

Keni vendos ne projektprogram ligjin për mbetjet. E di që e keni problem opozitën. Komision për dhënie mendimi duhet të jetë dhe ai i turizmit. Mosmenaxhimi i mbetjeve lidhet dhe me turizmin. Nëse doni të rrini brenda rregullores, zbatojeni. Rregullorja përcakton qe komisioni përgjegjës është vendi ku raportohet. Nuk mund të na impononi ju qe të dalim jashtë rregullores," tha Zhupa.

Ndërkohë që Fatmir Mediu ka theksuar se pjesa më e madhe e raportimeve janë formale dhe opozita nuk bën dot debat.  

"Në interesin e të gjithëve dhe sidomos opozitës është ushtrimi i kontrollit. Pjesa më e madhe e raportimeve janë krejt formale. Ne s'bejmë as debat. Mënyra se si e keni bërë këtë proces, nuk kemi bërë debat thelbësor askund. Mendoj qe cdo element opozitar duhet të jetë i përfshirë në debat dhe kontrolle te institucioneve," tha Mediu.

9 MUAJ ME PARE

Zbardhen debatet nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve/ Gjekmarkaj: Opozitës ja keni zvogëluar hapësirat. Tabaku: Të përsëritet seanca e 12 shtatorit

Konferenca e Kryetarëve/ Bardhi: Të mblidhet Këshilli i
Konferenca e Kryetareve

TIRANË- Debatet nga mbledhja e Koferencës së Kryetarëve janë zbardhur. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se në fjalën e saj deputetja Jorida Tabaku ka kërkuar që të përsëritet seanca që kaloi pa debat.   

Ndërkohë që nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se maxhoranca ia ka zvogëluar hapësirat Opozitës në jetën parlamentare. 

Pjesë nga diskutimet:

Tabaku: Dy cështje kam. Shqetësimet qe ngriti Bardhi. Përsëritja e seancës që kaloi pa debat. Vendosini në rend dite kërkesat e PD.

Gjekmarkaj: Kuvendi e ka zgjedh një kryetar, por ne do mbajmë qendrimet tona. E kisha me dileme të flisja apo jo. Por qendrimi si shkrimtar i zotit Balla qe foli për arritje, transparence më bëri të flas. Opozitës ja keni zvogëluar hapësirat. Transparencë nuk ka se dje foli DASH.

9 MUAJ ME PARE

Konferenca e Kryetarëve, Bardhi: Të mblidhet Këshilli i Legjislacionit për shkarkimin e Peleshit

Konferenca e Kryetarëve/ Bardhi: Të mblidhet Këshilli i
Gazment Bardhi

TIRANË- Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve është zhvilluar me debate ditën e sotme. Kjo për shkak se PD-ja ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Legjisclacionit për shkarkimin e Niko Peleshit si kryetar të Kuvendit.

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Gazment Badhi ka deklaruar se thirrja e Këshillit të Legjisclacionit është një detyrim që duhet respektuar. Po ashtu Bardhi ka deklaruar se PD-ja ka sjell dhe një kërkesë për ripërsëritjen e seancës së 12 shtatorit. 

“Ju sjell ne vemendje se keni detyrim te therrisni Keshillin e Legjisclacionit per kerkesen e PD per shkarkimin e kryetarit te Kuvendit. Thirrja e Keshillit eshte detyrim qe ju duhet ta respektoni. Kemi sjell edhe nje kerkese per riperseritjen e seancës se 12 shtatorit. Kalimi pa debat, kemi arsyetuar se eshte ne shkelje te kushtetutes dhe rregullores. Ju duhet ta perfshini ate kerkese. Çështja e 3-te. Ne kemi dorezuar nje kerkese per Mocion me Debat mbi programin e qeverise per 4 vitet e ardhshme. Ne baze te rregullore do duhej qe ky mocion me debat te ishte perfshire ne kete mbledhje te Konferences se Kryetareve. Sot skadon dita e 3-te e fatit sic e parashikon rregullorja. Dhe deri tani ne nuk kemi njoftim per mbledhje tjeter”, tha Bardhi.

 

 

 

 

konferenca e kryetareve

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen