LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Komisioni i Venecias shqyrtoi sot mandatin e Xhaçkës/ PD: Zyra e Spiropalit prodhon "fake news"! Kuvendi: Opinioni do të jetë konfidencial në zbatim të detyrimeve

• Komisioni i Venecias ka shqyrtuar sot çështjen e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka me kërkesë të Kryepaslamentares Elisa Spiropali. • Pas lajmit se në opinion që pritet të zbardhet në fillim të javës së ardhshme, konstatohet se Parlamenti dhe deputetët nuk mund të detyrohen të votojnë në një mënyrë të caktuar, ka reaguar grupi parlamentar i Partisë Demokratike. • PD thotë se lajmi i shpërndarë është fake news dhe i prodhuar nga Zyra e Kyetares së Kuvendit, që i paraqitet opinionit publik si qëndrim i Komisionit të Venecias apo burim special e konfidencial nga Komisioni i Venecias. • Po ashtu PD shton se mbajtja e fshehtë e draft opinionit të Komisionit të Venecias që është miratuar sot, apo përjashtimi i opozitës nga ky proces, ka patur si qëllim pikërisht dezinformimim e opinionit publik përmes prodhimit të lajmeve të pavërteta të sajuara nga Kryetarja e Kuvendit dhe me fjali të nxjerra jashtë kontekstit të opinionit të Komisionit të Venecias. • Gjithashtu Kuvendi ka reagur pas shqyrtimit të bërë sot nga Komisioni i Venecias lidhur me kërkesën që kishte të bënte me mandatin e deputetes Olta Xhaçka. • Në njoftimin e Kuvendit thuhet se ky opinion do të botohet nga Komisioni i Venecias, sipas rregullave dhe procedurave të aplikueshme prej tij. • Po ashtu Kuvendi shton se deri në datën e publikimit, Kryetarja e Kuvendit, në cilësinë e kërkueses së këtij opinioni, do të vijojë të respektojë ruajtjen e konfidencialitetit të dokumentit në fjalë, siç ka bërë deri më sot, në zbatim të detyrimeve që përcaktohen në rregullat e punës së Komisionit të Venecias.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Opinioni i Komisionit të Venecias për mandatin e Xhaçkës/ Kuvendi: Do të jetë konfidencial në zbatim të detyrimeve që përcaktohen në rregulla

Komisioni i Venecias shqyrtoi sot mandatin e Xhaçkës/ PD: Zyra e
Kuvendi

TIRANA- Kuvendi ka reagur pas shqyrtimit të bërë sot nga Komisioni i Venecias lidhur me kërkesën që kishte të bënte me mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Në njoftimin e Kuvendit thuhet se ky opinion do të botohet nga Komisioni i Venecias, sipas rregullave dhe procedurave të aplikueshme prej tij.

Po ashtu Kuvendi shton se deri në datën e publikimit, Kryetarja e Kuvendit, në cilësinë e kërkueses së këtij opinioni, do të vijojë të respektojë ruajtjen e konfidencialitetit të dokumentit në fjalë, siç ka bërë deri më sot, në zbatim të detyrimeve që përcaktohen në rregullat e punës së Komisionit të Venecias.

Njoftim:

Opinioni i kërkuar nga Kryetarja e Kuvendit, me shkresën nr. 3457, datë 13.09.2024, është miratuar nga Komisioni i Venecias, në mbledhjen e mbajtur sot më datë 6 Dhjetor, në Venecia, Itali.

Ky Opinion do të botohet nga Komisioni i Venecias, sipas rregullave dhe procedurave të aplikueshme prej tij.

Deri në datën e publikimit, Kryetarja e Kuvendit, në cilësinë e kërkueses së këtij opinioni, do të vijojë të respektojë ruajtjen e konfidencialitetit të dokumentit në fjalë, siç ka bërë deri më sot, në zbatim të detyrimeve që përcaktohen në rregullat e punës së Komisionit të Venecias.

Zyra e Shtypit e Kuvendit

1 VITE ME PARE

"Qëndrimi i Komisionit të Venecias, fake news!" PD: Mbajtja e fshehtë e draft opinionit synon dezinformimim e opinionit publik

Komisioni i Venecias shqyrtoi sot mandatin e Xhaçkës/ PD: Zyra e
Selia e PD

TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka raguar pas lajmit se Komisioni i Venecias ka shqyrtuar kërkesën lidhur me interpretimin e Kushtetutës sa i përket mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka dhe ka shprehur opinionin se Parlamenti dhe deputetët nuk mund të detyrohen të votojnë në një mënyrë të caktuar.

PD thotë se lajmi i shpërndarë është fake news dhe i prodhuar nga Zyra e Kyetares së Kuvendit, që i paraqitet opinionit publik si qëndrim i Komisionit të Venecias apo burim special e konfidencial nga Komisioni i Venecias. Po ashtu PD shton se mbajtja e fshehtë e draft opinionit të Komisionit të Venecias që është miratuar sot, apo përjashtimi i opozitës nga ky proces, ka patur si qëllim pikërisht dezinformimim e opinionit publik përmes prodhimit të lajmeve të pavërteta të sajuara nga Kryetarja e Kuvendit dhe me fjali të nxjerra jashtë kontekstit të opinionit të Komisionit të Venecias.

PD thotë se Grupi Parlamentar i saj dënon me forcë sjelljen dezinformuese të Kryetarës së Kuvendit që synon të krijojë konfuzion në opinionin publik, vetëm me qëllim që të mbrojë pandëshkueshmërinë e deputetes strategjike Olta Xhaçka, si dhe të fsheh faktin se për herë të parë në 34 vite Kuvendi ka refuzuar të zbatojë dy vendime të Gjykatës Kushtetuese.

REAGIM I GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE:

Sot në disa media, është shpërndarë një fake news i prodhuar nga Zyra e Kyetares së Kuvendit, që i paraqitet opinionit publik si qëndrim i Komisionit të Venecias apo burim special e konfidencial nga Komisioni i Venecias.

Mbajtja të fshehtë e draft opinionit të Komisionit të Venecias që është miratuar sot, apo përjashtimi i opozitës nga ky proces, ka patur si qëllim pikërisht dezinformimim e opinionit publik përmes prodhimit të lajmeve të pavërteta të sajuara nga Kryetarja e Kuvendit dhe me fjali të nxjerra jashtë kontekstit të opinionit të Komisionit të Venecias.

Padyshim kur ka trajtuar parimin e mandatit jo detyrues, jo Komisioni i Venecias, por edhe vetë Gjykata jonë Kushtetuese, sqaron që deputetet si rregull janë të lirë të votojnë sipas vullnetit të tyre, por ky rregull sigurisht që nuk ka lidhje me çështjen në fjalë, siç Gjykata Kushtetuese ka sqaruar.

Grupi Parlamentar i PD i bën thirrje mediave që të tregohen të matura në informimin e publikut dhe të presin publikimin e opinionit të Komisionit të Venecias apo ti referohen vetëm burimeve zyrtare apo serioze për informim mbi këtë çështje, duke refuzuar çdo fake news që konsideron Elisa Spiropalin si Komisioni i Venecias.

Grupi Parlamentar i PD dënon me forcë sjelljen dezinformuese të Kryetarës së Kuvendit që synon të krijojë konfuzion në opinionin publik, vetëm me qëllim që të mbrojë pandëshkueshmërinë e bashkëpunëtores së Edi Ramës, deputetes strategjike Olta Xhaçka, si dhe të fsheh faktin se për herë të parë në 34 vite Kuvendi ka refuzuar të zbatojë dy vendime të Gjykatës Kushtetuese.

1 VITE ME PARE

Mandati i Xhaçkës/ Komisioni i Venecias: Deputetët nuk mund të detyrohen si duhet të votojnë

Komisioni i Venecias shqyrtoi sot mandatin e Xhaçkës/ PD: Zyra e
Olta Xhaçka

VENECIA- Komisioni i Venecias ka shqyrtuar sot kërkesën e dërguar nga Kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali, lidhur me interpretimin e Kushtetutës sa i përket mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka. Sipas Top Channel, bëhet me dije se në vendimin që pritet të zbardhet në fillim të javës së ardhshme, konstatohet se Parlamenti dhe deputetët nuk mund të detyrohen të votojnë në një mënyrë të caktuar.

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali iu drejtua Komisionit të Venecias me një letër për të marrë opinion nëse Gjykata Kushtetuese mund të imponojë një deputet se si duhet të votojë. Opinioni nga Komisioni i Venecias kërkohet për të qartësuar sjelljen me rastet që do të pasojnë, për të shmangur një tjetër përplasje mes dy institucioneve më të larta të shtetit shqiptar, Gjykatës Kushtetuese dhe Kuvendit. 

Gjykata Kushtetuese ishte e qartë në qëndrimin e saj se çështja duhet të shqyrtohet prej saj, por mazhornaca ka vendosur t’i qëndrojë deri në fund mbrojtjes së deputetes socialiste. Në dy votime të mëparshme PS nuk ka pranuar të dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Olta Xhaçka akuzohet se ka shkelur Kushtetutën pasi ka votuar në kohën që ishte ministre për t’i dhënë pasuri publike bashkëshortit të saj Artan Gaçi i cili ka marrë statusin “investitor strategjik”. Opozita e kërkoi papajtueshmërinë dhe mbarimin e mandatit të deputetes Xhaçka dy vjet më parë, kur e quajti konflikt interesi faktin që kompania e bashkëshortit të saj, ish-deputetit Artan Gaçi, mori statusin e investitorit strategjik për të ndërtuar një hotel turistik në jug të vendit.

1 VITE ME PARE

Komisioni i Venecias shqyron sot mandatin e Olta Xhaçkës

Komisioni i Venecias shqyrtoi sot mandatin e Xhaçkës/ PD: Zyra e
Olta Xhaçka

VENECIA- Komisioni i Venecias shqyrton ditën e sotme mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka. Mësohet se në seancën e sotme plenare të Komisionit Evropian për Demokraci Nëpërmjet Ligjit, do të shqyrtohet kërkesa e Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali nëse Gjykata Kushtetuese mund të imponojë një deputet se si duhet të votojë. Mandati i deputetes Xhaçka është në rendin e parë të Komisionit të Venecias.

Spiropali iu drejtua Komisionit të Venecias një letër për të marrë opinion nëse Gjykata Kushtetuese mund të imponojë një deputet se si duhet të votojë. Opinioni nga Komisioni i Venecias kërkohet për të qartësuar sjelljen me rastet që do të pasojnë, për të shmangur një tjetër përplasje mes dy institucioneve më të larta të shtetit shqiptar, Gjykatës Kushtetuese dhe Kuvendit. 

Gjykata Kushtetuese ishte e qartë në qëndrimin e saj se çështja duhet të shqyrtohet prej saj, por mazhornaca ka vendosur t’i qëndrojë deri në fund mbrojtjes së deputetes socialiste. Në dy votime të mëparshme PS nuk ka pranuar të dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Olta Xhaçka akuzohet se ka shkelur Kushtetutën pasi ka votuar në kohën që ishte ministre për t’i dhënë pasuri publike bashkëshortit të saj Artan Gaçi i cili ka marrë statusin “investitor strategjik”. Opozita e kërkoi papajtueshmërinë dhe mbarimin e mandatit të deputetes Xhaçka dy vjet më parë, kur e quajti konflikt interesi faktin që kompania e bashkëshortit të saj, ish deputetit Artan Gaçi, mori statusin e investitorit strategjik për të ndërtuar një hotel turistik në jug të vendit.

mandati i olta xhackes

Sondazh

Poll

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet