LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Komisioni i Ekonomisë, Ibrahimaj: 6.1 mld lekë për paketën e dytë antikrizë. Ndryshon buxheti

• Komisioni i parë i Ekonomisë për sesionin e vjeshtës, nisi me rishikimin e buxhetit 2022. • Kërkesa u bë nga ministrja e Ekonimisë, Delina Ibrahimaj, e cila njoftoi se 6.1 mld lekë do të përdoren për paketën e dytë anti-krizë. • Ministrja Ibrahimaj shtoi se pritshmëritë për të ardhurat janë rritur dhe janë ulur ato për deficitin buxhetor. • Rritja ekonomike për vitin 2022 pritet të jetë më shumë se 3.2%, sipas ministres përgjegjëse për Ekonominë. • Ish-ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj tregoi se shpenzimet korrente dhe kapitale pritet të reduktohen me 5.1 mld lekë për t'u rialokuar në vende të tjera, dhe shpenzimet vendore me 58 mln lekë. • Do të rriten me 13 miliardë lekë shpenzimet, më së shumti për të përballuar rritjen e çmimeve. • Parashikohen masa për të ndihmuar familjet përballë çmimeve, janë parashikuar fonde për kontratat publike. • Reduktohet deficiti buxhetor me 17 miliardë lekë, duke e ulur në nivelin e 84 miliardë lekë. • Deficiti do të jetë sa 4.2% e PBB-së nga 4.5% që ishte. • Borxhi publik do të jetë 70.1% e PBB-së, por parashikimet janë pjesë e rishikimeve.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VD-Kriza/ Braçe: Çmimi i energjisë duhet të ndryshojë, ata me vila me 50 ndriçuesë s'mund të paguajnë sa 1 pensionist

Komisioni i Ekonomisë, Ibrahimaj: 6.1 mld lekë për paketën e
Erion Braçe, deputet

TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe deklaroi sot nga Komisioni i Ekonomisë dhe Financave se qeveria duhet të ketë prioritet garantimin e energjisë elektrike këtë dimër për qytetarët. Braçe tha se qeveria duhet të bëjë një plan kursimi ndërsa theksoi se pensionistët sot vuajnë. Ai foli edhe për rritjen e çmimit të energjisë. 

"E para dua të përsëris disa shqetësime, energjia do të jetë fusha kryesore e qeverisë, por ka një detyrim qeveria që të garantoj energjinë për qytetarët. Themelore të llogaritet çdo qindarkë, kostoja deri në fund të vitit dhe e domosdoshme duhet një plan kursimi. Kemi bërë shumë mir që kemi paguar pokush e do energjinë për luks duhet ta paguajë ndryshe nga pensionistët. Imagjinoni një çift që marrin 22-23 mijë lekë të dy pension. Imagjinoni ata që jetojnë me ndihmë ekonomike, këta njerëz i kanë sytë nga kjo paketa. Unë dhe ti nuk harxhojmë kurrë 800 kiloëat, i shohim faturat. Shqetësimi im është për ata që nuk kanë mundësi të paguajnë. Shoh periferinë me vila, kujt i duhen 50 ndriçuesë brenda një vile, këtë nuk e kuptoj. Vetëm nëse i kanë mbushur vilat me para dhe i duhen që ti ruajnë. Të paktën, sektori i shërbimeve duhet tu garantojmë energjinë elektrike. A po mbrohen këta? Po, po mbrohen."-tha Braçe. 

3 VITE ME PARE

Ekonomia rishikon Buxhetin 2022/ Rriten shpenzimet, shtyhet me 3 muaj ndihma për familjet në nevojë dhe pensionistët

Komisioni i Ekonomisë, Ibrahimaj: 6.1 mld lekë për paketën e
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Rishikimi i Buxhetit është tema kryesore që ka nisur të diskutohet në seancën e parë legjislative në Komisionin e Ekonomisë. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri prezantimin e ndryshimeve të parashikuara, ku përfshihet rritja e shpenzimeve ndërsa ka edhe një paketë tëe dytë sociale që ka në fokus pensionistët dhe kategoritë në nevojë. Më konkretisht, parashikohet një shtyrje me 3 muaj e ndihmës prej 3 mijë lekë për pensionistët dhe familjet në nevojë. 6.1 miliardë lekë do të hyjnë në buxhet për paketën, ndërsa Ibrahimaj theksoi se frika e qeverisë është ulja e konsumit. 

“Ky akt normativ i përgjigjet krizës së energjisë dhe të çmimeve. Fokusi është akomodimi i mbështetjes për kategoritë. Synimi është shtrirja në kohë e paketës për të përballuar rritjen e çmimeve. Janë 6.1 miliardë lekë që do të përdoren për paketën. Ndërkohë kemi rritur pritshmëritë për të ardhurat dhe kemi ulur pritshmëritë për deficitin buxhetor. Rritja ekonomike për vitin 2022 do të jetë më shumë se 3.2%. Parashikimet tona për fundin e vitit 2022, por edhe për 2023 flasin për reduktim të rritjes ekonomike, të ndikuar më së shumti nga frika e uljes së konsumit e ndikuar prej çmimeve. Por deri më tani masat e ndërmarra kanë qenë si mburojë për të mos ulur konsumin. Një nga kostot më të mëdha për këtë vit është rritja e çmimit të energjisë elektrike,  dhe ka një buxhet të jashtëzakonshëm prej 28 miliardë lekësh por që ka impakt tek familjet që të mos ulin konsumin”, tha ministrja.

Por çfarë parashikohet? Ministrja tha se do të ketë një rritje me 13 miliard lekë të shpenzimeve, ndërsa shtoi se defiçiti do të jetë 4.2% e PBB. 

“Do të rriten me 13 miliardë lekë shpenzimet, më së shumti për të përballuar rritjen e çmimeve. Parashikohen masa për të ndihmuar familjet përballë çmimeve, janë parashikuar fonde për kontratat publike. Reduktohet deficiti buxhetor me 17 miliardë lekë, duke e ulur në nivelin e 84 miliardë lekë. deficiti do të jetë sa 4.2% e PBB-së nga 4.5% që ishte. Limiti i huamarrjes është 33 miliardë lekë dhe jo 50 miliardë. Borxhi publik do të jetë 70.1% e PBB-së, por parashikimet janë pjesë e rishikimeve."shtoi ajo.

3 VITE ME PARE

VD-Buxheti 2022/ Braçe: çmimet janë të papërballueshme, bujqit kanë 2 muaj pa naftë falas, kur nis paketa?

Komisioni i Ekonomisë, Ibrahimaj: 6.1 mld lekë për paketën e
Erion Brace dhe Delina Ibrahimaj

TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe kërkoi një ndërhyrje emergjente nga shteti për paketën anti-krizë pasi sipas tij, shumë familje janë pa ndihmë. Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ekonomisë, ku është duke u diskutuar rishikimi ik buxhetit, Braçe tha se mbështetja sociale është e pakët. 

"Jeni të sigurt për këto 30 miliardë lekë të ardhura plus që do të realizohen deri në fund të vitit? Nga cilat zëra do të vijnë? Po shikoj të dhënat e korrikut, dhe disa zëra një me minus në raport me planin mbi 1 miliardë lekë minus. Vijnë muajit më të vështirë tani pasi nuk ka më turizëm njerëzit fillojnë e kursejnë, jeni të sigurt për këtë parashikim? Sa ishte deficiti buxhetor në fund të muajit korrik? Ju thoni se do të vijoni mbështetjen e sociale me 6.1 miliardë lekë, kjo zgjatja kur fillon se qershori, korriku dhe gushti ikën dhe bëhet fjalë për grupet më vunerabël që janë goditur më fort se çdo kush tjetër nga këto çmime. Me të ardhurat e tyre rritja e çmimeve ka dhënë një goditje të papërballueshme për të ardhurat e tyre. Kur do të fillojë zgjatja e paketës, dhe çfarë do të marrin a mund ta dimë, do jetë e njëjta paketë apo do jetë diçka ndryshe?"-tha Braçe.

Deputeti vuri theksin tek fermerët që prej dy muajsh nuk marrin naftë falas. 

"Bujqit kanë 2 muaj që nuk marrin naftë falas ndërsa punët janë tani, nëse s’ka tani harrojeni pranverën e verën e vitit tjetër nëse nuk ka ndihmë tani. Në tabelat e rritjes ekonomike bujqësia vazhdon të jetë ndryshe nga vitet e tjera. Dhe së fundmi, si e parashikoni ju inflacionin në muajit në vijim, dhe ça impakti do të ketë jo vetëm tek familjet por edhe në prodhim sepse ne përveç ndërtimit ne nuk kemi ndërhyrë asgjëkund", shtoi ai. 

erion brace buxheti 2022 delina ibrahimaj komisioni i ekonomise

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet