LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

PS braktis mbledhjen e Komisionit për TIMS/ Debate për listën e dëshmitarëve, Salianji: Do të kthehen me një këmbë

• Ka përfunduar mbledhja e Komisionit Hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS. • Mlbedhja nisi dhe u shoqërua me debate mes mazhorancës dhe opozitës për listat e personave që do të thirren për të dëshmuar në komision, ku përfshihen edhe kryeministri edhe ministra. • Kryetari i komisionit, Ervin Salianji tha se lista është emëruar me shumicë votash dhe se socialistët kanë si synim të pengojnë hetimet. • Ai i bëri thirrje anëtarëve të mazhorancës të mos mbrojnë kriminelët që kanë ndërhyrë në sistemin e TIMS. • Pas pushimit disa minutësh që kërkuan, anëtarët e PS-së kanë braktisur mbledhjen e Komisionit Hetimor. • Sipas tyre arsyeja që nuk u kthyen më në mbledhje ishte "miratimi i njëanshëm i listës së dëshmitarëve që do të thirren në kuadër të hetimeve të komisionit". • Pas rinisjes së mbledhjes, Salianji tha se socialistët "ikën si djalli i temjanit" nga frika se inistitucionet do të japin llogari. Ai tha se kërkesat për informacion drejtuar institucioneve do të depozitohen ashtu sic janë, ndërsa me ironi u shpreh PS do të kthehet në komisionin "me një këmbë siç ka ndodhur herët e tjera".

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

PS braktis mbledhjen pas pushimit/ "Ikën si djalli i temjanit", Salianji: Do të kthehen me një këmbë, institucionet do të japin llogarinë një më një

PS braktis mbledhjen e Komisionit për TIMS/ Debate për listën e
mbledhja e komisionit

TIRANË- Pas pushimit disa minutësh që kërkuan, anëtarët e Partisë Socialiste kanë braktisur mbledhjen e Komisionit Hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS. 

Sipas tyre arsyeja që nuk u kthyen më në mbledhje ishte "miratimi i njëanshëm i listës së dëshmitarëve që do të thirren në kuadër të hetimeve të komisionit". 

Pas rinisjes së mbledhjes, Salianji tha se socialistët "ikën si djalli i temjanit" nga frika se inistitucionet do të japin llogari. Ai tha se kërkesat për informacion drejtuar institucioneve do të depozitohen ashtu sic janë, ndërsa me ironi u shpreh PS do të kthehet në komisionin "me një këmbë siç ka ndodhur herët e tjera".

"Ikën si djalli temjanit nga frika se institucionet do të jepnin llogari. Llogarinë do ta japni një më një sepse ajo vendimmarrje është marrë nga ky komision me vendim të ndërmjetëm. Kërkesat apo ankesat apo qaravitjet që kemi qenë në tulat, kishim temperaturë, kishim sëmurë gjyshen, nuk e kishim mendjen, bëmë ironi nuk hyjnë në punë. Me këtë metodë kanë shkatërruar Shqipërinë. Kërkesat për informacion drejtuar institucioneve do të depozitohen ashtu sic janë. PS nëse do të bllokojë punën e komisionit hetimor, e dinim që këtë variant do bëjnë, kam përshtypjen që do kthehen me një këmbë, sic ka ndodhur edhe herët e tjera. Hyjnë me mendtë e tyre dhe dalin me mendtë e të tjerëve nga telefonatat. Nuk kërkojnë të diskutojnë në publik, por në vende të tjera. Është e dukshme se kush ka gjera për të fshehur.", tha Salianji. 

2 VITE ME PARE

Komisioni Hetimor për TIMS/ Dogjani: Drejtori që duhej të ruante të dhënat hyri në sistem me dy persona, njëri i dënuar për drogë dhe prostitucion

PS braktis mbledhjen e Komisionit për TIMS/ Debate për listën e
asllan dogjani

TIRANË- Në mbledhjen e Komisionit Hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS, deputeti i PD-së, Asllan Dogjani tha se kreu i Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit, Ervin Muça shkoi në zyrat e sistemit TIMS bashkë me dy persona të jashtëm për të marrë të dhënat. Sipas Dogjanit, njëri prej tyre ishte i dënuar në Itali për trafik droge dhe prostitucion. 

“Më datë 2 gusht, te porta kryesore kanë hyrë Besian Tanuzi dhe Klodian Mazari që në mbledhjen e kaluar thashë është dënuar në Itali për prostitucion dhe trafik droge, me detyrë përgjegjës sektori pranë AKSHI. Dhe një vajzë, Marjana Shehu që nuk është punonjëse e Sistemit TIMS. Pra drejtori ka shkuar me dy persona. Ky që është ngarkuar për të ruajtur, ka marrë një të dënuar për trafik droge dhe prostitucioni”, tha midis të tjerash Dogjani.

2 VITE ME PARE

Ndërpritet Komisioni për TIMS, Gogu: Të miratojmë çdo kërkesë të ekspertëve për informacion

PS braktis mbledhjen e Komisionit për TIMS/ Debate për listën e
komisioni hetimor

TIRANË- Në mbledhjen e Komisionit Hetimor për të dhënat e TIMS, nënkryetari Toni Gogu propozoi në emër të anëtarëve të mazhorancës të miratohen kërkesat e ekspertëve për informacion. Pas propozimit Gogu kërkoi një pushim të shkurtër të mbledhjes.

"Votojmë sot çdo kërkesë për marrje informacioni. Por ju lutem mos sillni kulturën e asgjësimit të votës. Ne kërkojmë që të votojmë. Veprimtaria jonë duhet të mos ketë asnjë ves ligjor. Ekspertët mbledhin informacion dhe i propozojnë komisionit një plan hetimor. Nuk mund të ketë vendime të njëanshme. Të miratojmë çdo kërkesë për informacion", deklaroi Gogu.

 

2 VITE ME PARE

Lista e dëshmitarëve shkakton debate te Komisioni për TIMS, Salianji: PS ka si qëllim të pengojë hetimet e çdo krimi

PS braktis mbledhjen e Komisionit për TIMS/ Debate për listën e
komisioni per tims

TIRANË- Ka nisur dhe vijuar me debat mbledhja e Komisionit Hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS. Debati ka nisur për listat e personave që do të thirren për të dëshmuar në komision, ku përfshihen edhe kryeministri edhe ministra. 

Kryetari i komisionit, Ervin Salianji tha se lista është emëruar me shumicë votash dhe se socialistët kanë si synim të pengojnë hetimet.

“Sa herë dilni nga mbledhja kur vini në mbledhje vini me mend të tjera. Ja keni shembull komisionin tjetër se si e bllokoni. PS ka si qëllim të pengojë hetimet e çdo krimi, doni t’i bëni barrikadë dhe mbrojtje ndaj ligjit për të gjithë kriminelët që kanë hyrë në atë sistem. Jeni të shqetësuar në mos ky komision e nxjerr se ku kanë shkuar të dhënat, nëse kanë shkuar për grupet kriminale apo janë fshirë të dhëna nga sistemit TIMS. Nëse doni ta bllokoni, jeni në të drejtën tuaj. Por të bllokoni kërkesën për informacion, unë besoj që cilido që ka guxim ta bëjë këtë, do të shkojë në dyert e drejtësisë siç ka ndodhur me çdo abuzues.

Mos të bëjmë lojëra sikur ju jeni të shqetësuar. Cilën emër doni të hiqni nga kërkesa për informacion. Cilën pyetje doni të hiqni? Çfarë ka për t’u shqetësuar? Që urdhrat e emërimit të personave që janë dënuar për falsifikim? Që persona nuk kanë bërë asnjë ditë në Akademinë e Policisë janë emëruar? Kërkesa për informacion janë. Nuk po i kërkohet jeta askujt. Ju vini dhe bëni politikë gjithë kohës. Ne e kemi shkatërruar Shqipërinë dhe e kemi sjell në këtë derexhe. Nëse doni që të kemi dakordësi po”, theksoi ai.

2 VITE ME PARE

Komisioni Hetimor/ Debat mes Salianjit dhe Gogut: Është e vërtetuar se ka ndërhyrje në sistemin TIMS

PS braktis mbledhjen e Komisionit për TIMS/ Debate për listën e
ervin salianji

TIRANË- Po zhvillohet seanca e radhës e Komiosionit Hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS. Nënkryetari i Komisionit, Tonin Gogu ka kërkuar që mbledhja e sotme të jetë vazhdimi i mbledhjes së kaluar.

Ndërkohë kryetari i këtij komisioni, Ervin Salianji u shpreh se tashmë është e vërtetuar se ka ndërhyrje në sistemin TIMS. Sipas tij kolegët socialiste nuk mund të ndryshojnë mendim për të zhbërë vendimmarrjen e mbledhjes së kaluar.

DEBATI:

Toni Gogu: Grupi i ynë në këtë komision vlerëson që në rendin e ditës konsiderohet vazhdimi i mbledhjes së kaluar. Mungon miratimi i procesverbalit. Seanca që nisëm të premte nuk ka përfunduar dhe në këtë kuptim do të donim që të shqyrtohet kërkesa jonë që kemi bërë në atë pjesë të mbledhjes ku kërkuam riformuluam e pikës së dytë të rendit të ditës që ishte paraqitje e kërkesave nga ekspertet dhe jo miratimi i saj. Sepse ligji pavarësisht dëshirave tona thotë qartë që ekspertet paraqesin kërkesat e tyre. Meqe ekspertet atë ditë morën detyrën ne duhet ti linim kohë.

Ervin Salianji: Tani është e vërtetuar ka ndërhyrje në sistemin TIMS, ai sistem përmban të dhëna sensitive, skeda kriminale, të dhëna biometrike, të dhëna policore dhe ndërhyn në privatësinë e qytetarëve të Shqipërisë, por edhe qytetarëve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri

Ne nuk mund të luajmë kungulleshka ku kolegë të mazhorancës vijnë dhe thonë unë kam ndryshuar qëndrim nga qëndrimi i mëparshëm. Nuk mund të zhbëhet vendimmarrja e mbledhjes së kaluar.Qartësisht është hedhur në votim, kërkesa për informacion që kanë përgatitur ekspertet janë hedhur në votim.

Unë mendoj që kemi detyrimin kushtetues që të jemi në krah të të gjithë institucioneve që zbatojnë ligjin dhe jo të bëhemi barrikadë për të mbrojtur persona me precedent penale, të pretenduar. Por ne nuk mund të bëjmë hetime nëse nuk kemi informacione. Nuk mund të bëjmë hetim parlamentar nëse kolege për arsye politike kërkojnë të bllokojnë punën për kërkesa për informacion.

Ky komision ka pasur një vendimmarrje që është e dokumentuar dhe  nga kamerat dhe votimi ka qenë me vullnet edhe të anëtarëve socialiste. 6 kanë qenë kundër dhe 7 pro kërkesave për informacion të paraqitur nga dy ekspertë të këtij komisioni që i kemi miratuar bashkërisht.

komisioni hetimor per tims ervin salianji tonin gogu

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës