LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Komisioni hetimor për Shëndetësinë, debate mes palëve, Vokshi: Do merret në pyetje kryeministri Rama

• Sot po mbahet mbledhja e Komisionit hetimor për Sterilizimin dhe check up-in në Shëndetësi. • Në krye të këtij Komisioni është deputetja demokrate Albana Vokshi. • Në fjalën e saj, Vokshi theksoi se koncensioni në shëndetësi nuk është vetëm shpërdorim detyre, por edhe korrupsion në të gjitha nivelet e qeverisë. • Gjatë mbledhjes, Vokshi ka listuar arsyet se përse është krijuar komisioni. • Ndërkohë që nënkryetari Plarent Ndreca i ka kërkuar që mos mbaj konferencë dhe të vazhdojnë mbledhjen. • Teksa Vokshi po deklaronte se vlera e dy koncesioneve te shëndetësia i kalon 200 mln euro, Ndreca theksoi se kryetarja po paragjykonte veprimtarinë. • Nga ana tjetër, Kryetjarja Vokshi ka deklaruar se ky komision ka vetëm një kryetar dhe është vetëm ajo që e drejton atë. • Ndërsa nënkryetari Plarent Ndreca i ka ndërprerë fjalën duke deklaruar se nuk kanë shkuar atje për të dëgjuar atë të flasi. • Deputeti opozitar Saimir Korreshi ka deklaruar se anëtarët e mazhorancës po sillen si opozita me aksionin opozitar.

9 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Komisioni për Shëndetësinë, Vokshi: Do merren në pyetje kryeministri Rama dhe Ministrja Albana Koçiu

Komisioni hetimor për Shëndetësinë, debate mes palëve,
Albana Vokshi

TIRANË- Kryetarja Albana Vokshi në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë ka renditur sot emrat që do të thirren për tu marrë në pyetje. Gjatë mbledhjes, Vokshi theksoi se do të merren në pyetje kryeministri Edi Rama, ish-ministri Ilir Beqaj si dhe Ministrja Albana Koçiun. Po ashtu Vokshi shtoi se të gjithë dëshmitarët duhet që të merren në pyetje para datës 10 qershor.

“Do të thirren që të merren në pyetje kryeministri Edi Rama, ish-ministri Ilir Beqaj etj. Dëshmitarët duhet të merren në pyetje përpara datës 10 qershor. Duhet të zgjedhim edhe ekspertët ligjorë, që të mbledhin të dhëna, i propozojnë deputetëve të Komisionit edhe pika të ndryshme për planin e hetimit. Këto do i lëmë për një ditë tjetër. Ligji parashikon që të merren edhe ekspertë të përkohshëm të shëndetësisë, të IT etj. Do të shqyrtohen kandidatura ekspertësh në ditët në vijim”, u shpreh Vokshi.

LISTA

1-Edi Rama
2-Ilir Beqaj
3-Ogerta Manastriliu
4-Shkëqlim Cani
5-Anila Denaj
6-Albana Kociu
7-Klodjan Rjepaj
8-Geraldina Prodani
9-Ortaket dhe administratorët e të dy koncesionarëve
10-Nisma Thurje; Endri Shabani, Pano Soko, Artan Koni
11-Drejtuesit e qendrave spitalore universitare që nga nisja e zbatimit të dy komisioneve
12- Drejtorët e Fondit të Sigurimit të detyrueshem që nga firmosja e kontratave deri në zbatimin
13-Kryetarët dhe anëtarët e komisioneve për dhënien e koncesioneve
14-Anëtarët e KPP që kanë trajtuar ankimimet
15-Drejtuesit e Agjencisë së Prokurimit Publik
16-Avokatura e Shtetit
17-Çdo person që ka dijeni rreth objektit të hetimit dhe që rezulton i përfshirë nga shqyrtimi i dokumentacionit zyrtar

2 VITE ME PARE

Klevis Xhoxhi zgjidhet sekretar i Komisionit Hetimor të Sterilizimit dhe Check-Up në Shëndetësi

Komisioni hetimor për Shëndetësinë, debate mes palëve,
Komisioni

TIRANË- Komisioni hetimor i Sterilizimit dhe Check-Up në Shëndetësi ka zgjedhur sot sekretarin e tij. Gjatë mbledhjes anëtarët e komisionit vendosën që sektretari i komisionit të zgjidhet Klevis Xhoxhi.

Mbledhja e Komisionit hetimor për sterilizimin dhe koncensionin në shëndetësi ka nisur paraditen e sotme. Në krye të këtij Komisioni është deputetja demokrate Albana Vokshi, e cila deklaroi dhe të hapur mbledhjen e komisionit. 

2 VITE ME PARE

Komisioni për Sterilizimin/ Zhupa: Ndreca jeni në konflikt interesi. Deputeti i kthehet: Jam profesionalisht më i aftë se ty

Komisioni hetimor për Shëndetësinë, debate mes palëve,
Komisioni

TIRANË- Debatet në komisionin e sterilizimit po vazhdojnë mes deputetes Ina Zhupa dhe deputetit Plarent Ndreca. Zhupa ka theksuar se Ndreca ndodhet në konflikt interesi pasi ka qenë avokat i një prej personave të përfshirë në aferë. Ndërkohë që Ndreca i është kthyer duke thënë se është profesionalisht më i aftë se ajo për të kuptuar situatën. Këtu ka ndërhyrë kryetarja Albana Vokshi, e cila e ka paralajmëruar për heqje të fjalës. 

Pjesë nga Debati:

Ina Zhupa: Çështjet e shëndetësisë janë sensitive. Ndreca ju pranuat që ishit avokat i një prej personave të përfshirë në aferë, pra jeni në konflikt interesi. Le t’i drejtohemi SPAK dhe të pyesim nëse Ndreca ka qenë ndonjeherë avokat. PS ka mjaftueshëm resurs për të qenë nënkryetar të komisionit nëse Ndreca është në konflikt interesi.

Plarent Ndreca: Nuk e kuptoj insistimin për emrin dhe prezencën time. Nuk di ku e keni merakun, por duhet ta marri mendja që profesionalisht jam më i aftë se ty për të kuptuar situatën. Vetëm nga ty nuk pres këshilla.

Vokshi: Nuk ju lejoj me këtë fjalë?

Ndreca: Si në çfarë mënyrë?

Vokshi: Do ju heq fjalën!

Ndreca: Ti nuk e kupton fare se çfarë është fjala etike.

2 VITE ME PARE

Komisioni për shëndetësinë, deputeti socialist: Ka arsye të qëndrueshme

Komisioni hetimor për Shëndetësinë, debate mes palëve,
Petro Koci

TIRANË- Deputeti socialist Petro Koçi ka deklaruar se komisioni për sterilizimin dhe koncensionet në shëndetësi ka arsye të qendrueshme për tu mbajtur. Gjatë fjalës së tij, Koçi ka deklaruar se komisionet janë njollë e zezë e parlamentarizmit. Po ashtu ka theksuar se ky komision duhet të jetë i mbarë  dhe jo të ketë kacafytje mes palëve.

“Është një nga komisionet hetimore me arsye të qëndrueshme. Fillimi i punimeve të këtij komisioni, nuk është i mbarë. Është përsëritje e një historie. Komisionet janë njollë e zezë e parlamentarizmit dhe këtu janë thirrur skifterët e palëve. Këtu duhet të gjykohet urtësia e gjykimit. Ndaj roli i moderatorit është i rëndësishëm. Në rastin që Kuvendi ju ka zgjedhur juve si kryetare, duhet të ishte diçka e mbarë. Ndaj mos të kemi të njëjtën histori. Kacafytje në gjithë procesin dhe procedurat e këtij komisioni. Etika dhe rregullsia në këtë komision, varet nga ai që drejton. Do ju ftoja që të ishit në përputhje me mandatin e këtij komisioni. Duhet të kërkojmë të vërtetën për çështje të rëndësishme. Paracaktimi sjell zhvillime të mbrapshta,” tha ai.

2 VITE ME PARE

Komisioni për Shëndetësinë, ironizon Korreshi: Keni marrë eksperiencë nga aksionet tona, marrim tenxhere e kusi e t’i biem

Komisioni hetimor për Shëndetësinë, debate mes palëve,
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka ironizuar debatin në nisjen e Komisionit për sterilizimin dhe koncensionet në shëndetësi. Korreshi ka theksuar se bëhet fjalë për një aferë prej 200 milion eurosh, ndërkohë që ka theksuar se kanë marrë eksperiencë nga aksionet e tyre opozitare. 

"Keni marrë pak eksperiencë nga aksionet tona. Na mallëngjyet. Po flasim për 200 mln euro. Për 1200 euro keni lënë mamografinë e Lushnjes. Ose do e kthejmë nga e mbara këtë punë ose të marrin tenxhere e kusi e të nisim t’i biem," tha Korreshi.

2 VITE ME PARE

Vijojnë debatet në Komisionin për Shëndetësinë, Vokshi: Kryetarja jam unë. Ndreca: Nuk kemi ardhur të dëgjojmë ty

Komisioni hetimor për Shëndetësinë, debate mes palëve,
Albana Vokshi

TIRANË- Komisioni për shëndetësinë po vijon me debatet në lidhje me nisjen dhe mbarëvajtjen e këtij komisionit. Kryetjarja Albana Vokshi ka deklaruar se ky komision ka vetëm një kryetar dhe është vetëm ajo që e drejton atë. Ndërsa nënkryetari Plarent Ndreca i ka ndërprerë fjalën duke deklaruar se nuk kanë shkuar atje për të dëgjuar atë të flasi.  

Pjesë nga Debati:

Vokshi: Për sa kohë sa jam unë do e drejtoj unë këtë komision. Ka një kryetar. Nuk kemi dy bashkëkryetarë, përndryshe do të ishin dy. Do të ishit dhe ju këtu për të drejtuar. Drejtohet nga kryetari. Kur unë mos të jem, do të jeni ju zoti Ndreca. Kjo është nisur mbi bazën e raporteve dhe akuzave. Qetësohu se kemi katër muaj.

Ndreca: Nuk kemi ardhur për të të dëgjuar ty.

Vokshi: Jemi ne që e kemi denoncuar. Jemi bazuar në një sërë raportesh. Nëse ju kanë urdhëruar të vini të bëni zhurmuesin….Bëni detyrën e deputetit

2 VITE ME PARE

Komisioni për shëndetësinë nis me debate, Vokshi: Situata është e rënduar. Ndreca: Mos mbani konferencë

Komisioni hetimor për Shëndetësinë, debate mes palëve,
Komisioni

TIRANË- Komisioni për shëndetësinë ka nisur me debate ditën e sotme. Gjatë mbledhjes kryetarja Albana Vokshi ka listuar arsyet se përse është krijuar komisioni. Ndërkohë që nënkryetari Plarent Ndreca i ka kërkuar që mos mbaj konferencë dhe të vazhdojnë mbledhjen. Teksa Vokshi po deklaronte se vlera e dy koncesioneve te shëndetësia i kalon 200 mln euro, Ndreca theksoi se kryetarja po paragjykonte veprimtarinë.

Pjesë nga debati:

Vokshi: Ky komision nuk është kërkuar për interesin e deputetëve të opozitës, por ky komision shihet si një mjet për të nxjerrë në pah situatën ku ndodhet sektori i shëndetësisë. Situata nga denoncimet që na vijnë është e rënduar, me mungesa në barna, kura, pa mundësi për të bërë analiza apo ndërhyrje. Shqiptarët nuk marrin shërbim falas, nuk marrin shërbimin publik. Koncesionet që në do shqyrtojmë në këtë koncesion arrijnë vlerën 200 mln euro, për sterilizimin dhe check up.

Ndreca: Konsultohemi pastaj parashtroni kërkesën. Mos mbani konference, të ikim ne dhe vazhdo konferencën

Vokshi: Nëse doni ta nisin kështu mbledhjen…Të lutem se nuk ua kam dhënë fjalën. Po shpjegoj për publikun cfarë është ky komision. Qetësohni

Ndreca: Nuk shqetësohem fare

Vokshi: Mos më ndërhy! Unë po informoj publikun, pastaj do kaloj te rendi i ditës. Vlera e dy koncesioneve kalon 200 mln euro. Si nga check up dhe sterilizimi, nga gjithë qytetarët, ekspertët është dëshmuar se kanë qenë të panevojshme dhe abuzuese. Është korrupsion në nivelet më të larta të qeverisë. Uroj të mos bëheni mburojë e këtij korrupsioni dhe të përdorini kartonët tuaj kundër interesit publik.

Ndreca: Referuar deklaratave del e qartë që ju keni paragjykuar veprimtarinë, nëse ju vijoni më tutje të konkludoni pa filluar puna e komisionit, keni fyer parim kushtetues mos paragjykimin e një çështje që është arsyeja përse ne jemi ngritur për te hetuar. Nëse vijojmë me deklarata partiake ndërkohë që ne jemi këtu për të kryer një proces të rregull ligjor, e kemi nisur me këmbë jo të ndarë. Ju lutem respektoni parimet kushtetuese.

2 VITE ME PARE

Nis komisioni hetimor për sterilizimin dhe koncensionin në shëndetësi, Vokshi: Korrupsion në të gjitha nivelet e qeverisë

Komisioni hetimor për Shëndetësinë, debate mes palëve,
Albana Vokshi

TIRANË- Mbledhja e Komisionit hetimor për sterilizimin dhe koncensionin në shëndetësi ka nisur paraditen e sotme. Në krye të këtij Komisioni është deputetja demokrate Albana Vokshi, e cila deklaroi dhe të hapur mbledhjen e komisionit. Vokshi në fjalën e saj theksoi se koncensioni në shëndetësi nuk është vetëm shpërdorim detyre por edhe korrupsion në të gjitha nivelet e qeverisë.  

“Nuk është vetëm shpërdorim detyre, por është korrupsion në të gjitha nivelet e qeverisë. Nuk duhet të bëhemi mburojë për këtë proces. Me 200 milionë euro mund të ishin bërë spitale të reja, qendra shëndetësore dhe të ishin rritur pagat e mjekëve dhe infermierëve. Si pikë e parë e rendit të ditës është konstituimi i këtij komisioni. E deklaroj hapjen e këtij komisioni, përbërja e tij komisioni është miratuar,” tha Vokshi.

2 VITE ME PARE

Hetimi i koncesionit të sterilizimit dhe Check-Up, mblidhet sot komisioni hetimor

Komisioni hetimor për Shëndetësinë, debate mes palëve,
Foto ilustruese

TIRANË-Deputetja Albana Vokshi që drejton komisionin e sterilizimit dhe atë të Check-Up, tha se mbledhja e parë e komisionit do të zhvillohet sot në orën 11:00 në Kryesinë e Kuvendit.

Pas miratimit në Seancën Plenare të Kuvendit, datë 21.03.2021, bazuar në ligjin “Për Organizimi dhe Funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, mbledhja e parë e “Komisionit Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi” do të zhvillohet ditën e hënë, datë 25 mars 2024, ora 11.00 në Kryesinë e Kuvendit”, thuhet në njoftimi.

Pas marrëveshjes midis mazhorancës dhe opozitës për ngritjen e komisioneve parlamentare dhe që u miratuan me shumicë votash seancën e mbrëmjes së shkuar të Parlamentit, demokratët nuk kanë humbur kohë duke njoftuar mbledhjen e komisionit.

komisionit hetimor për sterilizimin

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës