Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
• Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar sot ankimimet e Partisë Demokratike për zgjedhjet në qarkun e Dibrës, Beratit dhe Shkodrës. • PD kishte kërkuar që rezultati dhe procesi zgjedhor në këto qarqe të shpallet i pavlefshëm. • Gjithashtu PD ka kërkuar që zgjedhjet në këto qarqe të përsëriten. • Nga zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Beratit, PD arriti të sigurojë vetëm 2 mandate ndërsa Partia Socialiste 5 mandate. • Në qarkun e Dibrës, Partia Demokratike ka fituar 2 mandate , ndërsa Partia Socialiste ka fituar 3 mandate. • Në qarkun e Shkodrës, PD ka fituar 5 mandate, PS 4 mandate dhe PSD ka fituar dy mandate. • Më 26 qershor, Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë edhe ankimimin e Partisë Demokratike për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Vlorës.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimimin e Partisë Demokratike për rezultatin zgjedhor në qarkun e Shkodrës. Më herët u rrëzuan dhe ankimimet për qarkun e Dibrës dhe Beratit.
PD kishte kërkuar që zgjedhjet në qarkun e Shkodrës të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten duke pretenduar se janë bërë manipulime.
Nga zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Shkodrës, PD ka fituar 5 mandate, PS 4 mandate dhe PSD ka fituar dy mandate. Më 26 qershor, Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë edhe ankimimin e Partisë Demokratike për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Vlorës.
TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimimin e Partisë Demokratike edhe për qarkun e Dibrës. Pak më herët u vendos të rrëzohet edhe ankimimi për qarkun e Beratit.
PD kërkoi që rezultati dhe procesi zgjedhor në qarkun e Dibrës të shpallen të pavlefshëm dhe të përsëriten zgjedhjet. Nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Demokratike ka fituar 2 mandate , ndërsa Partia Socialiste ka fituar 3 mandate.
Po ditën e sotme pritet të shqyrtohet edhe ankimimi për qarkun e Shkodrës. Më 26 qershor, Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë edhe ankimimin e Partisë Demokratike për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Vlorës.
TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimimin e Partisë Demokratike për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Beratit. Po ditën e sotme pritet të shqyrtohet edhe ankimimi për qarkun e Dibrës dhe Shkodrës.
PD kërkoi rrëzimin e tabelës përfundimtare përmbledhëse të rezultatit zgjedhor në këtë qark, duke argumentuar se procesi ka qenë i manipuluar dhe i ndikuar në mënyrë të jashtëligjshme nga pushteti.
PD ka deklaruar se procesi zgjedhor në Berat është zhvilluar në kushte të pabarabarta, të dominuara nga përdorimi i burimeve publike dhe presioni mbi votuesit, duke u kthyer, sipas saj, në një farsë që deformoi vullnetin e qytetarëve.
Më 26 qershor, Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë edhe ankimimin e Partisë Demokratike për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Vlorës.