LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shpërthime me koktejl molotov/ Qytetarët protestë para bashkisë së Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Veliajt

• Ditën e sotme qytetarët u mblodhën para bashkisë së Tiranës në protestën e radhës të thirrur nga opozita dhe "Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit". • Qytetarët u mblodhën ditën e sotme në protestë në orën 11:00 ndërsa kërkuan largimin nga detyra të kryebashkiakut Erjon Veliaj. • Protesta e sotme ashtu si protestat e kaluara u shoqërua me disa incidente ndërsa qytetarët kanë hedhur bomba molotov drejt bashkisë. • Gjatë protestës këshilltarët e opozitës dhe qytetarëve tentuan disa herë për tu futur brenda objektit të bashkisë ndërsa më pas shkulen edhe gardhin metalik. • Ashtu si javën e kaluar një tjetër incident u regjistrua në radhët e policisë ku një efektivi i ra të fikët dhe më pas u transportua me ambulancë për të marrë ndihmë mjekësore. • Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës të opozitës ku i bëri thirrje drejtuesve të Prokurorisë së Posaçme që ata sot kanë mbi shpatulla burgosjen pa asnjë fakt, pa asnjë akuzë të liderit të opozitës, Sali Berisha. • Këlliçi i bëri thirrje prokurorit Prençi që të rrëzojë Dumanin, ose të çojë para drejtësisë Veliajn pasi nuk ka një rrugë të mesme. • I pranishëm në protestë ishte edhe sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi i cili u shpreh se qytetarët protestojnë para Bashkisë së Tiranës vuajnë çdo ditë në kurrizin e tyre pasojat e keqqeverisjes. •Ai më tej shtoi se nuk do ta lënë Veliajn të bëjë gjumin e qetë deri ditën që do të japë llogari për të gjitha krimet që i ka bërë qytetarëve të Tiranës. • Tubimi i radhës իshtë njoftuar se do të mbahet javën e ardhshme të martën në orën 11:00.

13 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

FOTO/ Pas protestës ekspertët e policisë rrethojnë bashkinë, trajtojnë vendngjarjen si skenë krimi

Shpërthime me koktejl molotov/ Qytetarët protestë para
Ekspertët e policisë

TIRANË- Ditën e sotme është mbajtur protesta e radhës e opozitës para bashkisë së Tiranës. Ashtu si edhe në protestat e tjera qytetarët kanë hedhur fruta dhe bomba molotov në drejtim të bashksië. Pas shpërndarjes së protestuesve para bashkisë së Tiranës ka zbarkuar eksepertët e policisë. Ata kanë rrethuar vendin me shirit si të jetë skenë krimi. Ekspertë e policisë janë parë duke mbledhin prova tek vendi ku u mbajt protesta duke e trajtuar si vend ku ka ndodhur krim.

Qytetarët u mblodhën ditën e sotme në protestë në orën 11:00 ndërsa kërkuan largimin nga detyra të kryebashkiakut Erjon Veliaj. Protesta e sotme ashtu si protestat e kaluara u shoqërua me disa incidente ndëra qytetarët kanë hedhur bomba molotov drejt bashkisë. Këshilltarët e opozitës dhe qytetarëve tentuan disa herë për tu futur brenda objektit të bashkisë ndërsa më pas shkulen edhe gardhin metalik.  Ashtu si javën e kaluar një tjetër incident u regjistrua në radhët e policisë ku një efektivi i ra të fikët dhe më pas u transportua me ambulancë për të marrë ndihmë mjekësore.  Mësohet se tubimi i radhës do të mbahet javën e ardhshme tq martën në orën 11:00.

2 VITE ME PARE

Përfundon protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës, qytetarët pritet të mblidhen të martën tjetër

Shpërthime me koktejl molotov/ Qytetarët protestë para
Qytetarët duke u larguar

TIRANË- Ka përfunduar protesta e radhës e opozitës para bashkisë së Tiranës. Mësohet se tubimi i radhës do të mbahet javën e ardhshme tq martën në orën 11:00. Qytetarët u mblodhën ditën e sotme në protestë në orën 11:00 ndërsa kërkuan largimin nga detyra të kryebashkiakut Erjon Veliaj.

Protesta e sotme ashtu si protestat e kaluara u shoqërua me disa incidente ndëra qytetarët kanë hedhur bomba molotov drejt bashkisë. Këshilltarët e opozitës dhe qytetarëve tentuan disa herë për tu futur brenda objektit të bashkisë ndërsa më pas shkulen edhe gardhin metalik.  Ashtu si javën e kaluar një tjetër incident u regjistrua në radhët e policisë ku një efektivi i ra të fikët dhe më pas u transportua me ambulancë për të marrë ndihmë mjekësore.

 

2 VITE ME PARE

Protesta para bashkisë së Tiranës/ Balliu:Pushteti po përdor policinë kundër qytetarëve që të ruajnë milionat e tyre

Shpërthime me koktejl molotov/ Qytetarët protestë para
Balliu

TIRANË- Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën para bashkisë së Tiranës. Balliu gjatë fjalës së tij u shpreh se policia sot më shumë se kurrë duhej të ishte në krah të qytetarëve.

Ai më tej shtoi se pushteti po përdor policinë kundër qytetarëve që të ruajnë milionat e tyre. Ai i bri thirrje policisë duke thënë se gjithë ky zell që tregohet kundër qytetarëve duhet të tregohej ndaj hajdutëve.

"Policia sot më shumë se kurrë duhej të ishte në krah të qytetarëve. Hajdutin e keni prapa jush. Këta këtu janë si ju. Ata të cilët po bëjnë foto, nuk ka nevojë të bëjnë foto, ne vijmë këtu deri sa të fitojë kjo kauzë.

Se nuk fshihet kush do që të vijë ketu, por fshihen ata që rrinë pas asaj dere, sepse u vjen turp, u vjen zor sepse kanë bërë krim dhe nuk dalin dot në shesh përballë qytetarëve dhe ju sjellin ju këtu që ju bën 500 euro kapelja dhe keni 450 euro rroga.

Ndërkohë ju kërkojnë që të përplaseni me qytetarët që këtë ta ruajnë milionat e eurove të veta. Po sikur gjithë ky zell që tregon ky shtet ndaj qytetarëve, të tregohej ndaj krimit. Po sikur gjithë ky zell që tregohet kundër qytetarëve të tregohej ndaj hajdutëve.

Apo të ishim ne kriminelë në parlament, trafikantë në parlament, ne bashki, trafikantë në qeveri. Jo. Por ju detyrojnë të merreni gjithë ditën me qytetarët që të bëjnë qejf kriminelët, të bëjnë qejf banditët...." tha Balliu.

2 VITE ME PARE

Protesta e opozitës, Këlliçi thirrje prokurorit Prençi: O do të rrëzosh Dumanin, o do të çosh para drejtësisë Veliajn! Rrugë të mesme nuk ka

Shpërthime me koktejl molotov/ Qytetarët protestë para
Belind Këlliçi

TIRANË-Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës të opozitës. Këlliçi gjatë fjalës së tij në protestë u shpreh se ata janë mbledhur për të ngritur zërin kundër hajdutit më të madh që ka prodhuar ndonjëherë ky Tirana që e ka një emër dhe quhet Erion Veliaj.

Ai më tej në fjalën e tij i bëri thirrje drejtuesve të Prokurorisë së Posaçme ku u shpreh se ata sot kanë mbi shpatulla burgosjen pa asnjë fakt, pa asnjë akuzë të liderit të opozitës, Sali Berisha. Këlliçi i bëri thirrje prokurorit Prençi që të rrëzojë Dumanin, ose të çojë para drejtësisë Veliajn. 

“Përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju që në protestën e gjashtë keni ardhur sërish sot për të ngritur zërin kundër hajdutit më të madh që ka prodhuar ndonjëherë ky vend dhe ky qytet që e ka një emër dhe quhet Erion Veliaj, kundër një hajduti që sot njihet nga të gjithë shqiptarët si kreu i bandës 5D dhe pronari faktik i inceneratorit të Tiranës!

Ai do të mbahet mend si i vetmi kryetar i bashkisë që ngriti Policinë e Shtetit për të mbrojtur veten, një hajdut që do të shënohet në kujtimet të te zeza të shqiptarëve si një bandit, si një hajdut që vodhi qytetarët, vodhi votën me shtabin e tij elektoral të 14 Majit, që tashmë gjysmën e ka të burgosur dhe gjysmën tjetër do ta ketë shumë shpejt në burg.

I bëj një thirrje të drejtpërdrejtë, drejtuesve të Prokurorisë së Posaçme. Sot keni damkën e madhe mbi kurriz, mbi shpatulla, të burgosjes pa asnjë fakt, pa asnjë akuzë, pa asnjë provë, të liderit të opozitës të një vendi anëtar të NATO-s. Profesor Dr. Sali Berisha, sot në ditën e 127, ndodhet në arrest shtëpie.

Ndërkohë , drejtuesi i kësaj strukture, në materialin që ka çuar në Kuvend në korrik të vitit të kaluar, për heqjen e imunitetit të ish-Zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj, e ka përmendur 11 herë nominalisht shtetasin Erion Veliaj në dosjen e inceneratorit të Tiranës.

Dhe çfarë ndodh?! Pesë muaj më vonë, prokurori tjetër që mbulon çështjen e Tiranës, Dritan Prençi, e fshin nga dosja emrin e Erion Veliajt.

Dritan Prençi, ke vetëm dy rrugë: o do të amnistosh Erion Veliajn, duke rrëzuar automatikisht drejtuesin e SPAK-ut Altin Dumanin,  ose do të mundohesh t’i shpëtosh fytyrën këtij institucioni duke zbatuar ligjin dhe duke e çuar para drejtësisë, Erion Veliajn. Rrugë të mesme nuk ka!” tha ai.

2 VITE ME PARE

Protestuesit shkulin gardhin metalik të vendosur para bashkisë së Tiranës, tentojnë të çajnë kordonin policor (FOTO)

Shpërthime me koktejl molotov/ Qytetarët protestë para
foto nga protesta

TIRANË- Qytetarët kanë shkulur një pjesë të gardhit metalik të ngulur me vida në tokë para bashkisë së Tiranës. Pasi kanë hequr gardhin, protestuesit kanë tentuar të çajnë edhe kordonin policor. 

Ndërkohë ka pasur një përplasje edhe mes këshilltarëve bashkiakë të opozitës, pasi nuk iu është lejuar sërish hyrja në bashki edhe pse sot është ditë pune.

2 VITE ME PARE

Protesta para bashkisë/ Blushi: Nuk do ta lëmë Veliajn të bëjë gjumin e qetë deri sa të japë llogari për të gjitha krimet

Shpërthime me koktejl molotov/ Qytetarët protestë para
Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka marrë pjesë ditën e sotmë në protestën e opozitës para bashkise së Tiranës. Blushi gjatë fjalës së tij u shpreh se qytetarët protestojnë para Bashkisë së Tiranës vuajnë çdo ditë në kurrizin e tyre pasojat e keqqeverisjes që është kthyer në model dhe simbol të korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjithë Europën.

Ai më tej shtoi se nuk do ta lënë Veliajn të bëjë gjumin e qetë deri ditën që do të japë llogari një më një për të gjitha krimet që i ka bërë qytetarëve të Tiranës si dhe për të gjitha krimet që i ka bërë Tiranës.

"Prej kohësh jemi këtu sepse jemi njerëz të lirë, ndryshe nga çfarë mendon ky mendon ky derri i bashkisë që i detyron këta qytetarë ti thonë dajë këtij mafiozi krimineli këtij kryehajduti i cili prej kohësh duhet të ishte prapa hekurave. Protestojmë sot në emër të mijëra e mijëra qytetarëve të cilët çdo ditë vuajnë në kurrizin e tyre pasojat e keqqeverisjes që është kthyer në model dhe simbol të korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjithë Europën.

Jemi këtu për të çliruar Bashkinë e Tiranës nga kthetrat e krimit të organizuar nga mafia e inceneratorëve e cila thotë që nuk djeg vetëm paratë tuaja por edhe të ardhmen e këtij qyteti. Nuk do ta lëmë Erion Veliajn ta bëjë gjumin e qetë deri ditën që do të japë llogari një më një për të gjitha krimet që i ka bërë qytetarëve të Tiranës për të gjitha krimet që i ka bërë Tiranës dhe deri ditën kur ai t’ju kthejë qytetarëve të kryeqytetit edhe qindarkën e fundit që iu ka vjedhur qytetarëve," tha ai.

2 VITE ME PARE

Përshkallëzohet situata në protestë, hidhet molotov në hyrje të bashkisë së Tiranës

Shpërthime me koktejl molotov/ Qytetarët protestë para
protesta

TIRANË- Është përshkallëzuar situata në protestën që po zhvillohet para bashkisë së Tiranës. Protestuesit kanë hedhur molotov në drejtim të godinës së bashkisë. 

Efektivët e policisë kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit menjëherë. Shpërthimet e molotovit kanë ndodhur teksa po mbante fjalën e tij anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi. 

Njëkohësisht me Këlliçin, policia u bëri thirrje me megafon qytetarëve të ndalin hedhjen e molotovit. 

2 VITE ME PARE

FOTO/ Protesta para bashkisë së Tiranës, humb ndjenjat efektivi i policisë

Shpërthime me koktejl molotov/ Qytetarët protestë para
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Ditën e sotme është duke u mbajtur protesta e radhës e opozitës. Ndërkohë është regjistruar incidenti i parë në këtë protestë ku një efektiv i policisë ka humbur ndjenjat.

Nga pamjet e ndara duket efektivi i cili humb ndjenjat ndërsa kolegët e tjerë e rrethojnë dhe i japin ndihmë. Efektivi është larguar nga kordoni policor nga kolegët e tij e më tej është larguar nga ambulanca.

Shpërthime me koktejl molotov/ Qytetarët protestë para

 

2 VITE ME PARE

Protesta e opozitës/ Teliti: Rama para disa javësh i jepte mbështetje Veliajt, sot u distancua!

Shpërthime me koktejl molotov/ Qytetarët protestë para
Teliti

TIRANË- Nënkryetari i këshillit bashkiak të Tiranës, Dorina Teliti ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës të opozitës para Bashkisë Tiranë. Teliti gjatë fjalës së tij u shpreh se falë qëndresës së opozitës u arrit që kryeministri Edi Rama të mos e mbrojë me kryebashkiakun Erion Veliaj. Më tej ai shtoi se tha gjithçka do të arrihet dhe se ata janë më të dejtën dhe me të vërtetën. 

“Rama, ai që para disa javesh i jepte mbështetje Veliajt, sot u distancua. Foli për hajdutë, abuzues me ligjin, drejtorë e kryebashkiakë, sot, kjo u arrit falë qëndresës dhe protestës tuaj. Ne jemi me të drejtën e të vërtetën”, tha Teliti.

2 VITE ME PARE

Protesta para bashkisë së Tiranës/ Aktorja Juli Emiri: Nuk mjafton të dënohet vetëm Veliaj! Duhet të ikin të gjithë, të dënohen të gjithë

Shpërthime me koktejl molotov/ Qytetarët protestë para
Aktivistja

TIRANË- Ashtu siç ishte njoftuar qytetarët kanë dalë ditën e sotme në protestën e radhës e kundër korrupsionit. Në nisje të protestës aktivistja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe aktorja, Juli Emiri u shpreh se Veliaj pa dyshim që duhet dënuar por sipas saj kjo nuk mjafton pasi mund të vijë një pasardhës tjetër si ai.

Ajo më tej shtoi se Rama ka ndërruar ministra shumë dhe i bën shpesh këto qarkullimet nga një vend në tjetrin. Sipas saj pasi ikën një vjen një tjetër pas atij që është më keq se ai i pari.

“Erion Veliaj pa dyshim që duhet dënuar, është një kokë, nuk është gjë e vogël, por nuk mjafton që të dënohet Erion Veliaj dhe të vijë një pasardhës tjetër njësoj si Erion Veliaj, sepse Rama ka ndërruar ministra shumë, i bën shpesh këto qarkullimet nga një vend në tjetrin; ka ikur Lleshi që u harrua e vjen një tjetër pas atij që është më keq se ai... Nuk është ky ndryshimi. Që të ndryshojë diçka në mënyrë thelbësore, këta duhet të ikin të gjithë, të dënohen të gjithë.

Nuk mund të dënohet vetëm Erion Veliaj se bëhet një kokë turku kështu që t’i hidhet turmës, që ta gënjejë turmën dhe ja: “u vendos drejtësia”!!! Jo jo, drejtësia është rrugë e gjatë, shumë më e madhe dhe me thellë se kaq,” tha Emiri.  

2 VITE ME PARE

Protesta e opozitës/ Aktori Mehdi Malkaj: Nuk kemi kohë për rrotacion! Të ngrihet populli nga gjumi

Shpërthime me koktejl molotov/ Qytetarët protestë para
Mehdi Malkja

TIRANË- Qytetarët janë mbledhur ditën e sotme në protestën e radhës tëq opozitës para bashkisë së Tiranës. Në këte protestë ka marrë pjesë edhe aktori Mehdi Malkja.

Aktori gjatë fjalës së tij u shpreh se nuk ka kohë për rrotacion, por duhet të përmbyset kjo qeveri. Ai më tej shtoi se kjo duhet të ndodhë edhe nëse do të dhunohen nga policia.

“Nuk kemi kohë për rrotacion. Duhet të ngrihet populli. Ngrijeni pak popullin nga gjumi, nuk bëhet ndryshe. Është fjala për përmbysje. Do na rrahin ata? Le të na rrahin. Unë kam vetëm një problem, nuk më ngjiten kockat më. Unë e dua Shqipërinë, e dua këtë flamur, në emër të këtij flamuri kanë rënë të gjithë heronjtë e vërtetë”, tha ai

2 VITE ME PARE

Protesta para bashkisë së Tiranës/ Argita Malltezi u bashkohet qytetarëve, mban veshur bluzën me mesazhin: Lironi liderin e opozitës!

Shpërthime me koktejl molotov/ Qytetarët protestë para
Argita Malltezi

TIRANË- Ditën e sotme po mbahet protesta e radhës e opozitës para bashkisë së Tiranës. Në këte protestë ka marrë pjes edhe vajza e kreut të PD-së, Argita Malltezi. Malltezi edhe ditën e sotme është fotografuar e veshur me një bluzë në mbrojte të Berishës ku kërkon lirimin e tij.

"Lironi liderin e opozitës", shkruhet në bluzë.

Qytetarët janë mbledhur edhe ditën e sotme ndërsa kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj pas skandaleve të shumta korruptive.

2 VITE ME PARE

Sot protesta para bashkisë/ Policia publikon planin e masave, rrugët që do të bllokohen

Shpërthime me koktejl molotov/ Qytetarët protestë para
protesta e kaluar

TIRANË- Ditën e sotme do të mbahet protesta e radhës e thirrur nga opozita dhe "Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit" para bashkisë së Tiranës. Ndërkohë Policia e Shtetit ka publikuar edhe planin e masave të marra në kuadër të protestës.

Sipas njoftimit prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye policia sugjeron që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Policia e Shtetit bën me dije se, ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga "Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit", ditën e sotme, 7 maj 2024, ora 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës.

Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, sot, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore.

Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t'u distancuar nga çdo akt dhune.

Protesta e fundit e zhvilluar para bashkisë u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë. Kulmi i tensioneve u shënua pas tentativave të shpeshta të këshilltarëvë e opozitës dhe qytetarëve për tu futur brenda objektit të bashkisë. Ata gjithashtu arritën të shkulnin gardhin metalik i cili ishte instaluar me vida në tokë. Protestuesit gjithashtu qëlluan me gurë efektivët e policisë të cilët iu kundërpërgjigjen me gazlotsjellës. Një tjetër incident i cili u regjistrua në protestën e javës së kaluar ishte kur një efektiv policie humbi ndjenjat dhe u mor nga ambulanca. 

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj për aferën e Inceneratorit të Tiranës si dhe të dosjes 5D. Ata kërkojnë që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar për vjedhjen e tenderave të Bashkisë Tiranë.

proteste para bashkise se tiranes 7 maj 2024

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës