“Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë”/ Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal 17...
Raporti i KE: Ndikimi politik në media mbetet problem në Shqipëri 17 Korrik, 19:45 “Vijon ndë...
•Sot është mbledhur Sekretariati i Etikës për përjashtimin e deputetëve të opozitës të cilët ndezën tymuese dhe flakë në seancën e 20 nentorit ku ishte planifikuar të diskutohej pr/buxheti 2024. •Seanca e 20 nentorit u mbyll për 5 minuta pasi pr/buxheti kaloi me parim me 73 votat e PS. •Partia Socialiste, përmes një kërkese kërkon përjashtimin e 6 deputetëve të Rithemelimit, pas kaosit që shkaktuan në seancën plenare. •PS kërkon përjashtimin e PS kërkon përjashtimin e Flamur Nokës, Bledion Nallbatit, Gazment Bardhit, Albana Vokshit, Sorina Kotit dhe Flamur Hoxhës. •Në kërkesë, thuhet se Bardhi ka qëlluar me karrige njërin nga gardistët, i cili u dëmtua rëndë në dorë, ndërsa Flamur Noka bllokoi foltoren me karrige, ndezi dy flakadanë. •Sa i takon Bledion Nallbaiti, në kërkesën e PS thuhet se kërkojnë përjashtimin pasi ndezi flakadanë, të cilët i mori nga çantat e Sorina Kotit dhe Albana Vokshit. • Por Sekretariati i Etikës në mbledhjen e sotme vendosi që të përjashtonin me 10 ditë deputetët Flamur Noka, Bledion Nallbati, Gazment Bardhi dhe Flamur Hoxha.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Komisioni i Etikës ka përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi 4 deputetë të Partisë Demokratike. Mësohet se Komisioni i Etikës ka vendosur që deputetët Flamur Noka, Gazment Bardhi, Bledjon Nallbati dhe Flamur Hoxha të përjashtohen me 10 ditë. Ndërkohë që për deputetet Sorina Koti dhe Albana Vokshi nuk është dhënë asnjë masë sigurie.
Partia socialiste kërkon përjashtimin nga seanca të deputetëve të opozitës, ndërkohë që përfaqësuesit e huaj kërkojnë dialog. Një ditë më parë, Ambasada e SHBA-së, Britanike dhe ajo gjermane kërkuan dialog konstruktiv mes përfaqësuesve të zgjedhur me qëllim që parlamenti të plotësojë rolin e tij thelbësor kushtetues. Edhe misioni i BE-së në Shqipëri, në një deklaratë të bërë publike ditën e sotme, kërkon dialog konstruktiv mes palëve.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka reaguar pas njoftimit se mbledhja e Komisionit të Etikës sot në orën 15:00 do të zhvillohet online.
Duke kthyer përgjigje në e-mail, shprehet se kjo që ndodh është si në kohën e komunizmit, ai ka kërkuar që mbledhja të bëhet fizikisht.
Ai gjithashtu tha se deputetët që janë në listën e PS dhe që kërkohet të përjashtohen, duhet të jenë në mbledhje dhe të japin versionin e tyre lidhur me atë që ndodhi seancën e shkuar në Kuvend.
“Po pak turp nuk keni. Prap me online. Si anëtar i komisionit kërkoj që mbledhja të zhvillohet fizikisht. Kërkoj të njoftohen deputetët që kërkoni si parti komuniste të përjashtoni të japin versionin e tyre të ngjarjeve. Na i keni bërë këto kërkesa si përshkrimi i sigurimit të shtetit në kohët”, shkruan Korreshin në email.
TIRANË- Është zbardhur shkresa e nënshkruar nga disa deputetë të Partisë Socialiste, të cilët kërkojnë që komisioni i Etikës të marrë masë ndaj 6 deputetëve të Partisë Demokratike. Në kërkesë drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla për marrjen e masave disiplinore për 5 deputetë të opozitës, thuhet se ishte ligjvënësi i PD-së, Bledjon Nallbati i cili nxorri nga çanta e koleges së tij, Albana Vokshi një kuti, e cila sapo e ndezi mori menjëherë flakë.
Në kërkesë thuhet se Flamur Noka mori karriget të cilat ishin vendosur si barrikadë në një nga hyrjet e sallës plenare dhe i vendosi mbi foltore duke e bllokuar atë. Sipas tyre, Noka ka mbajtur dy flakadanë duke i drejtuar ato drejt Drejtueses se Seancës, Kryeministrit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave.
PS thekson se: Situata agravoi edhe më shumë në momentin kur deputeti Bledjon Nallbati nxjerr nga çanta e deputetes Albana Vokshi një kuti të cilën sapo e ndezi mori menjëherë flakë, gjithashtu i ndihmuar edhe nga deputeti Flamur Hoxha këtë kuti e vendosi në tavolinën përpara, duke dëmtuar pajisjen elektronike të votimit dhe rrezikuar që flakët të përhapeshin në sallë.
KËRKESA:
E nderuar zonja Kryetare e Kuvendit. Përsëritja e situatave të vazhdueshme të bllokimit të seancave plenare nga deputetë të opozitës është e pa tolerueshme. Kaosi i krijuar nga deputetë të caktuar të opozitës në seancën plenare të datës 20.11.2023. seancë dedikuar diskutimeve dhe votimit në parim të Buxhetit 2024 dhe Paketës Fiskale, pengoi zhvillimin normal të kësaj seance të rëndësishme duke mos lejuar të mbanin fjalën deputetët e Grupit Parlamentar: të Partisë Socialiste të cilët ishin regjistruar për të diskutuar. Ky skenar i përsëritur për të disatën herë nga deputetë të opozitës është në kundërshtim flagrant me Rregulloren e Kuvendit dhe Kodit e sjelljes Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.
Deputetë të opozitës që në nisje të seancës plenare bllokuan foltoren duke vendosur si barrikadë para saj karriget e deputetëve. Deputeti Gazment Bardhi mori karriget e deputetëve dhe i vendosi mbi foltore duke e bllokuar atë. Deputeti Bardhi konfliktohet me punonjësit e sigurisë në sallën plenare dhe në një moment ai hedh një karrige në drejtim të tyre duke dëmtuar rëndë njërin prej gardistëve në dorë.
Deputeti Flamur Noka gjithashtu mori karriget të cilat ishin vendosur si barrikadë në një nga hyrjet e sallës plenare dhe i vendosi mbi foltore duke e bllokuar atë. Deputeti Noka mban dy flakadanë duke i drejtuar ato drejt Drejtueses se Seancës. Kryeministrit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave. Në mbyllje te seancës deputeti Flamur Noka hedh një flakadan të ndezur drejt Kryeministrit. Situata agravoi edhe më shumë në momentin kur deputeti Bledjon Nallbati nxjerr nga çanta e deputetes Albana Vokshi një kuti të cilën sapo e ndezi mori menjëherë flakë, gjithashtu i ndihmuar edhe nga deputeti Flamur Hoxha këtë kuti e vendosi në tavolinën përpara, duke dëmtuar pajisjen elektronike të votimit dhe rrezikuar që flakët të përhapeshin në sallë. Kjo situatë shkaktoi panik dhe tek vetë deputetët e opozitës.
Nisur nga këto situata të krijuara në seancën plenare 15 datës 20.11.2023, në mbështetje të nenit 63. pika 1 gërma d), dhe nenit 65/1 të Rregullores Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të nenit 3. gërma da) dhe ë), nenin 8 pika 2 göra h) dhe nenin 33 të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, paraqesim kërkesën si më poshtë:
-Marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledjon Nallbati, Sorina Koti, Albana Vokshi dhe Flamur Hoxha sipes Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
– Mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat Vetimet dhe Etikëa për vlerësimin e masës disiplinore.
TIRANË- Ditën e sotme do mblidhet Sekretariati i Etikës për përjashtimin e deputetëve të opozitës të cilët ndezën tymuese dhe flakë në seancën ku ishte planifikuar të diskutohej pr/buxheti 2024. Partia Socialiste do të kërkojë përjashtimin e 4 deputetëve të PD-së: Flamur Noka, Gazment Bardhi, Ramadan Lika dhe Bledion Nallbati.
Partia socialiste kërkon përjashtimin nga seanca të deputetëve të opozitës, ndërkohë që përfaqësuesit e huaj kërkojnë dialog. Një ditë më parë, Ambasada e SHBA-së, Britanike dhe ajo gjermane kërkuan dialog konstruktiv mes përfaqësuesve të zgjedhur me qëllim që parlamenti të plotësojë rolin e tij thelbësor kushtetues.
Edhe misioni i BE-së në Shqipëri, në një deklaratë të bërë publike ditën e sotme, kërkon dialog konstruktiv mes palëve.
Kjo kërkesë e socialistëve vjen pas seancës së të hënës. Ajo që ishte parashikuar të zgjaste maratonë, ku do të flitej për buxhetin zgjati vetëm 5 minuta. Mazhoranca socialiste votoi në parim projektligjin për buxhetin 2024, ndërsa opozita bllokoi sërish punimet./Dosja.al