LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

“Uji dhe mbetjet do trajtohen në nivel kombëtar”/ Rama: Lirimi i hapësirave publike do të jetë Rilindja Urbane 2.0

• Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme në një takim deputetët e qarkut dhe drejtorët e bashkisë së Tiranës. • Rama e nisi fjalën e tij lidhur me aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në fshatin e Thethit. • Rama tha se policia ka nisur hetimet për të zbuluar se kush është "mbrapa pushtimit kriminal të zemrës së Thethit". • Kreu i qeverisë tha se subjektet e prishura në Theth janë të gjitha të ndërtuara për qëllim fitimi, ndërsa shtoi se janë goditur gjithsej 40 të tilla. • Ai komentoi dhe deklaratën e Famullitarit të Shkodrës për aksionin e shembjeve të ndërtimeve pa leje në Theth, ku tha se ishte habi se si një njeri i Zotit ishte bërë pjesë e kësaj çështje, ndërsa theksoi se qeveria nuk ka prerë në besë asnjë banor të Thethit. • Sipas tij, qeveria kishte premtuar vetëm legalizimin e shtëpive të vjetra dhe pronave të gjyshërve. • Ai tha se ky proces, ashtu si ishte premtuar u mbyll me rreth 300 legalizime. • Rama foli edhe në lidhje me komentet që janë përhapur së fundmi se prishja e subjekteve ka ndodhur pasi do të ndërtohen resorte. • Ai i ka hedhur poshtë këto pretendime ndërsa i ka cilësuar këto teori për të ardhur keq. • Kreu i qeverisë deklaroi se Tirana është zona më e nxehtë në gjithë vendin për zaptimin e hapësirave publike, ku shtoi se çdo lagje ka zaptuesin e saj. • Rama tha se 60 arkitektë të ndarë në 8 grupe do të projektojnë pikat se ku do të bëhen prishjet dhe do të lirohen hapësirat publike. • Këtë proces, kryeministri e ka cilësuar se do të jetë "Rilindja Urbane 2.0". • Ai tha se ky proces do të vijojë deri sa të konstatohet se nuk ka më tendenca të kundërta lidhur me hapësirat publike. • Siguria ushqimore ishte një tjetër temë e trajtuar nga kryeministri, ku tha se ky sektor është pika më e dobët, në negociatat për anëtarësim në BE. • Ai tha se duhet ecur para me sigurinë ushqimore, ndërsa shtoi se pezullimi i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ishte vetëm hapi i parë. • Më tej ai ka bërë me dije se nga sot ka nisur dhe procesi i kontrollit të konfiskimit të qumështit dhe bulmetit pa faturë. • Rama shtoi se të gjithë produktet e tregtuar pa faturë do të sekuestrohen. • Ky, sipas kreut të qeverisë është vetëm fillimi i një kontrolli të rreptë për sigurinë ushqimore. • Rama ka deklaruar ditën e sotme se do të krijohet ndërmarrja e shpërndarjes së ujit të pijshëm. • Ai u shpreh se si për ujin e pijshëm ashtu dhe për trajtimin e mbetjeve duhet kaluar në nivel kombëtar dhe duhet krijuar sinergji me korporata ndërkombëtare. • Gjithashtu kryeministri ka bërë me dije se po punon së bashku me Ministrinë e Energjisë për një sistem të ri të furnizmit të naftës. • Rama u shpreh se ky sistem i ri është një mundësi ku shteti do të jetë "protagonist" në realizimin e kontratave. • Sipas tij ky sistem do të sjellë kontroll mbi çmimin dhe gjithë sistemin e qarkullimit të naftës. • Ai njoftoi edhe nevojën e vendosjes së një sistemi të ri për trajtimin e mbetjeve dhe të shërbimit të shpërndarjes me ujë.

13 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

Pjesa e takimit me dyer të mbyllura/ Rama: T'i hiqet licenca çdo zyre avokatie dhe noterie që ofron me pagesë shërbimet e "e-Albania"

“Uji dhe mbetjet do trajtohen në nivel kombëtar”/ Rama:
edi rama

TIRANË- Takimi i kryeministrit Edi Rama me deputetët e qarkut Tiranë, drejtorët e bashkisë së kryeqytetit dhe drejtuesit politikë të 12 qarqeve të vendit, ka vijuar me dyer të mbyllura. 

Sipas raportimeve në këtë pjesë të takimit, Rama ka urdhëruar që t'i hiqet licenca çdo zyre avokatie dhe noterie që ofron me pagesë shërbimet e platformës "e-Albania", duke theksuar se ky shërbim duhet të ofrohet falas nga bashkitë.

Po ashtu ai iu ka kërkuar drejtuesve politik të qarqeve që së bashku me dy deputetë të ngrenë grupe pune për të rifreskuar burimet njerëzore në të gjitha bashkitë e vendit.

10 MUAJ ME PARE

A do të ketë zgjedhje të parakohshme në bashkinë e Tiranës? Rama në takimin me dyer të mbyllura: Nuk i dihet nëse...

“Uji dhe mbetjet do trajtohen në nivel kombëtar”/ Rama:
takimi

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në takimin me dyer të mbyllura me nënkryetarët e bashkisë Tiranë, drejtuesit politik të qarqeve, drejtorët e bashkisë Tiranë dhe të gjithë kandidatët e qarkut Tiranë, ka folur shkurtimisht lidhur me mundësinë për zgjedhje të parakohshme në bashki.

Sipas gazetarit Muhamed Veliu raporton se Rama është shprehur se: "Nuk i dihet nëse do kemi zgjedhje të parakohshme në Tiranë tani apo pas dy vitesh”.

Raportohet më tej se në mbledhje, Rama iu ka kërkuar drejtuesve politik së bashku me dy deputetë të ngrenë grupe pune për të rifreskuar burimet njerëzore në të gjitha bashkitë e vendit.

“Ky proces për Bashkinë Tiranë do të zhvillohet në një moment tjetër”, raportohet se është shprehur Rama.

 

 

10 MUAJ ME PARE

"Jemi duke punuar për një sistem të ri të furnizmit të naftës", Rama: Do sjellë kontroll mbi çmimin dhe gjithë sistemin e qarkullimit të saj!

“Uji dhe mbetjet do trajtohen në nivel kombëtar”/ Rama:
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimim deputetët e qarkut dhe drejtorët e bashkisë së Tiranës ka bërë me dije se po punon së bashku me Ministrinë e Energjisë për një sistem të ri të furnizmit të naftës. Rama u shpreh se ky sistem i ri është një mundësi ku shteti do të jetë "protagonist" në realizimin e kontratave. 

Sipas tij ky sistem do të sjellë kontroll mbi çmimin dhe gjithë sistemin e qarkullimit të naftës. Ai njoftoi edhe nevojën e vendosjes së një sistemi të ri për trajtimin e mbetjeve dhe të shërbimit të shpërndarjes me ujë.

"Qoftë për ujin dhe trajtimin e mbetjeve do të duhet të kalojmë në nivel kombëtar dhe duhet të krijojmë sinergji me koorporata ndërkombëtare. Kjo do të na ndihmojë për shumë arsye për furnizimin me ujë, investimet, transparencën në të gjitha këto procese. Kemi në sistemin e trajtimit të mbetjeve një hartë që duhet të konsolidohet dhe duhet të bëhet një sistem në nivel kombëtar.

Jemi duke punuar me ministrinë e energjisë për një sistem të ri të furnizmit të naftës, është një mundësi për të kaluar edhe te furnizimi i naftës me një komponent të ri të shtetit si protagonist në realizimin e kontratave. Kjo do sjellë kontroll mbi çmimin dhe gjithë sistemin e qarkullimit të naftës," tha ai.

10 MUAJ ME PARE

"Do të krijojmë një ndërmarrje të shpërndarjes së ujit", Rama: Duhet të kalojmë në nivel kombëtar për trajtimin e mbetjeve

“Uji dhe mbetjet do trajtohen në nivel kombëtar”/ Rama:
edi rama

TIRANË-Kryemistri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se do të krijohet ndërmarrja e shpërndarjes së ujit të pijshëm. Ai tha se duhet krijuar një korporatë për të adresuar të gjitha problemet e fragmentarizimit të burimeve dhe menaxhimit. 

Rama u shpreh se si për ujin e pijshëm ashtu dhe për trajtimin e mbetjeve duhet kaluar në nivel kombëtar dhe duhet krijuar sinergji me korporata ndërkombëtare.

"Jemi të sigurt që duhet të kalojmë në një fazë tjetër dhe duhet të krijojmë operatorin e shpërndarjes së ujit. Na duhet një ndërmarrje e shpërndarjes së ujit dhe një koorporatë e re që të adresojë të gjitha problemet e fragmentarizimit të burimeve dhe menaxhimit që pas 30 e ca vitesh është e kot të na sjellë rezultate të dëshiruara dhe pse ka përmirësime por janë të pamjaftueshme. Qoftë për ujin dhe trajtimin e mbetjeve do të duhet të kalojmë në nivel kombëtar dhe duhet të krijojmë sinergji me koorporata ndërkombëtare. Kjo do të na ndihmojë për shumë arsye për furnizimin me ujë, investimet, transparencën në të gjitha këto procese. Kemi në sistemin e trajtimit të mbetjeve një hartë që duhet të konsolidohet dhe duhet të bëhet një sistem në nivel kombëtar.", tha Rama. 

10 MUAJ ME PARE

"Duhet të ecim para me sigurinë ushqimore, pezullimi i AKU ishte hapi i parë", Rama: Sot ka filluar procesi i kontrollit të konfiskimit të qumështit dhe bulmetit pa faturë

“Uji dhe mbetjet do trajtohen në nivel kombëtar”/ Rama:
edi rama

TIRANË- Siguria ushqimore ishte një tjetër temë e trajtuar nga kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm. Rama tha se ky sektor është pika më e dobët, në negociatat për anëtarësim në BE. Ai tha se duhet ecur para me sigurinë ushqimore, ndërsa shtoi se pezullimi i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ishte vetëm hapi i parë. 

Më tej ai ka bërë me dije se nga sot ka nisur dhe procesi i kontrollit të konfiskimit të qumështit dhe bulmetit pa faturë. Rama shtoi se të gjithë produktet e tregtuar pa faturë do të sekuestrohen. Ky, sipas kreut të qeverisë është vetëm fillimi i një kontrolli të rreptë për sigurinë ushqimore. 

"Për furnizimin e të gjithë sistemit, qoftë atij publik, qoftë privat me barna dhe përsëri me shtetin si palë. Ka ardhur koha të kalojmë në një rol të ri të shtetit në ekonomi. Të prodhojmë sukses. Kemi ndryshuar qasjen ndaj pronës. Kemi vendosur shtetin në rolin e pronarit që nuk lëshon prona, por merr pjesën e vet. Siguria ushqimore, edhe këtu na duhet të hedhim hapa përpara, është pika më e dobët, në negociatat për anëtarësim. Me pezullimin e AKU, kemi hedhur vetëm hapin e parë. Nga sot, ka filluar procesi i kontrollit të konfiskimit të qumështit dhe bulmetit pa faturë. Pra, pasiguri ushqimore. Qumësht dhe bulmet i freskët pa faturë, mish i freskët pa faturë, do sekuestrohet. Ky është fillimi i një kontrolli të rreptë për sigurinë ushqimore. Do jetë punë që nuk do jetë aq e vështirë sa disa vite më parë, sepse baza është e vendosur. 99 përqind e qytetarëve, nuk ndërtojnë pa leje, ata që ndërtojnë nuk janë populli, as të skretë, por shkelës të vetëdijshëm të ligjit. Kjo epokë duhet të konsiderohet e mbyllur.", tha Rama. 

10 MUAJ ME PARE

"Historia ndërto sot që të legalizosh nesër, nuk do ecë më," Rama: Sot do bëhet një konfiskim pallati në qytetin e Vlorës! Nuk do të ketë asnjë tolerancë

“Uji dhe mbetjet do trajtohen në nivel kombëtar”/ Rama:
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama teksa fliste për aksionin e prishjes së subjekteve në Theth u shpreh se nuk do të ketë asnjë tolerancë e asnjë dialog në këtë proces. Rama bëri me dije se ditën e sotme do të bëhet një konfiskim pallati në qytetin e Vlorës pasi është pa leje. 

Ai theksoi se historia ndërto sot që të legalizosh nesër, nuk do të fuksionojë më. Sipas tij çdo ngrehinë e ngritur në dëm të zonave të mbrojtura, do të rrafshohet.

"Sot do bëhet një konfiskim pallati në qytetin e Vlorës që është në shkelje të ndërtimit. Ky proces synon të bashkojë dy gjëra, nuk kemi asnjë minutë për të humbur se kemi marrë përsipër të hymë në BE. Ta harrojë kushdo qoftë. Historia ndërto sot që të legalizosh nesër, nuk do ecë më. Çdo ngrehinë e ngritur në dëm të zonave të mbrojtura, do të rrafshohet.

Nuk do ketë asnjë tolerancë e asnjë dialog në këtë proces. Të gjithë skuadrat që morën 83 mandate të jenë në anën e shumicës dërrmuese të njerëzve të cilët pengohen çdo ditë nga ata që me guxim të tepërt dhe mbylljes së syve kanë pushtuar hapësirat publike," tha ai.

10 MUAJ ME PARE

"83 mandatet do t'i vëmë në shërbim të qytetarëve", Rama: Do të bëjmë një reformë për lirimin e hapësirave publike dhe për ujin e pijshëm

“Uji dhe mbetjet do trajtohen në nivel kombëtar”/ Rama:
takimi

TIRANË- Në takimin me deputetët e qarkut dhe drejtorët e bashkisë së Tiranës, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të bëhet një reformë për lirimin dhe për furnizimin me ujin e pijshëm, për të cilin do të bëhet dhe një akt normativ. 

Rama u shpreh se 83 mandatet e fituara më 11 maj do të vihen në shërbim të qytetarëve dhe rrugës së së Shqipërisë për në Bashkimin Europian. Lidhur me problematikat në bashkinë e Tiranë, ai tha se janë grupet e punës për të ndihmuar bashkinë më një reformë të brendshmë organizative dhe reformë të shërbimeve.

"Për lirimin e hapësirave publike do të bëjmë një reformë dhe për ujin e pijshëm që do kalojë më pas do të duhet të bëjmë dhe akt normativ. Ato 83 vota do ti vëmë në shërbim të qytetarëve që duan të kalojnë te Shqipëria, anëtare e BE. Po bëjmë gjënë e duhur dhe do të vazhdojmë ta bëjmë. Ata që ishin në skuadrën e 11 majit janë pjesë e skuadrës që do të çojnë Shqipërinë në BE. Kemi lënë një tjetër detyrë për të adresuar disa problematika në bashkinë e Tiranës. Kemi ngritur grupet e punës për të ndihmuar bashkinë më një reformë të brendshmë organizative dhe reformë të shërbimeve.", tha Rama.

10 MUAJ ME PARE

"Të gjitha teoritë janë për të ardhur keq," Rama: Në Theth nuk do të ndërtohen resorte turistike! Në ekrane nuk shfaqen banorët

“Uji dhe mbetjet do trajtohen në nivel kombëtar”/ Rama:
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takim me deputetët e qarkut dhe drejtorët e bashkisë së Tiranës ka komentuar aksionin e prishjes së ndërtimeve në Theth. Rama foli edhe në lidhje me komentet që janë përhapur së fundmi se prishja e subjekteve ka ndodhur pasi do të ndërtohen resorte. Ai i ka hedhur poshtë këto pretendime ndërsa i ka cilësuar këto teori për të ardhur keq.

Rama më tej theksoi se personat që kanë dalë nëpër media duke u ankuar për prishjen e subjekteve nuk përfaqesojnë banorët dhe Thethin. Sipas tij ata janë një grusht njerëzish që nuk janë lidhje me këtë histori.

"Aty nuk bëhet fjalë për të lejuar ndërtime dhe për të ngritur resorte turistike. Të gjitha teoritë janë për të ardhur keq. Thethi dhe banorët e tij nuk janë ata që shfaqen në ekran, por janë një grusht njerëzish që nuk janë lidhje me këtë histori.

Do ti mbështesim të gjithë njerëzit që kanë prona në male dhe tu drejtohen institucioneve përkatëse për të marrë leje. Teoria pse në sezon, nuk kemi për të pritur, aq më tepër që po bëhet në të gjithë Shqipërinë, në zonën e bregdetit. Në bregdet ka pasur goditje dhe prishje të ndërtimeve të ashtuquajturve oligarkë, ka pasur edhe gjoba të rënda për shkelje të ndërtimeve," tha ai.

10 MUAJ ME PARE

"Tirana është zona më e nxehtë...", Rama: Lirimi i hapësirave publike do të jetë Rilindja Urbane 2.0 në të gjitha qytetet e mëdha

“Uji dhe mbetjet do trajtohen në nivel kombëtar”/ Rama:
edi rama

TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama tha se Tirana është zona më e nxehtë në gjithë vendin për zaptimin ehapësirave publike, ku shtoi se çdo lagje ka zaptuesin e saj. Rama tha se 60 arkitektë të ndarë në 8 grupe do të projektojnë pikat se ku do të bëhen prishjet dhe do të lirohen hapësirat publike. 

Këtë proces, kryeministri e ka cilësuar se do të jetë "Rilindja Urbane 2.0". Ai tha se ky proces do të vijojë deri sa të konstatohet se nuk ka më tëndenca të kundërta lidhur me hapësirat publike. 

"Tirana është zona më e nxehtë për zaptimin e hapësirave publike dhe nuk ka lagje që mos të ketë zaptuesin e vet. Ka filluar të bëhet punë e mirë por ka nevojë të vazhdohet në të gjithë territorin. Kemi ngritur një grup prej 60 arkitektësh lokalë, të ndarë në 8 grupe për projektimin e ripërtëritjes së pikave se ku do të bëhen prishjet dhe do të lirohen hapësirat.

Do të jetë Rilindja Urbane 2.0 në Tiranë dhe në qytetet e mëdha. Shkodra, Lezha që cuditërisht ose jo shumë kanë më pak problematika se në Lezhë drejton policia, pastaj Durrësi, Vlora e Fieri, Elbasani, Korça është po ashtu edhe pse nuk drejton policia me më pak problematika të kësaj natyre ndërkohë që në vijën bregdetare, duhet të ketë një presion të rritur ndaj të gjithë atyre që ndërtojnë dhe tentativave për të ndërtuar pa leje. Do të jetë jo e lehtë, por e pandalshme, konstante dhe do të vazhdojë deri kur të konstatojmë që nuk ka më tendenca të kundërta. Është gjithmonë e më pak, por prapë është shumë. Nuk mund të krahasohet me vite më parë nga pikëpamja e kaosit që krijohet por është tepër dhe duhet vënë kufiri përfundimisht gjithë kësaj veprimtarie abuzive në të gjithë territorin. Të vihet kufiri edhe me një aspekt tjetër. Nuk ka pronë private rreth e përqark një pallati të ri. Leja e ndërtimit jepet për këtë ndërtim mbi një territor dhe prandaj ligji ka koeficientin e shfrytëzimit. Kur ti ke ndërtuar, e gjithë pjesa rreth është e jotja sa është e gjithë banorëve të tjerë.", tha Rama.

10 MUAJ ME PARE

"Një njeri i Zotit kishte hyrë në këtë histori...", Rama: Nuk kemi prerë askënd në besë, kemi premtuar vetëm legalizimin e pronës së gjyshërve

“Uji dhe mbetjet do trajtohen në nivel kombëtar”/ Rama:
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm në kryeqytet komentoi dhe deklaratën e Famullitarit të Shkodrës për aksionin e shembjeve të ndërtimeve pa leje në Theth. Rama tha se ishte habi se si një njeri i Zotit ishtë bërë pjesë e kësaj çështje, ndërsa theksoi se qeveria nuk ka prerë në besë asnjë banor të Thethit. 

Sipas tij, qeveria kishte premtuar vetëm legalizimin e shtëpive të vjetra dhe pronave të gjyshërve. Ai tha se ky proces, ashtu si ishte premtuar u mbyll me rreth 300 legalizime. 

"U habita se si një njeri i Zotit kishte hyrë në këtë histori duke folur për joshje e rrena dhe prerje në besë. Në nuk kemi prerë në besë askënd. Ne kemi premtuar legalizimin e të gjithë shtëpive të vjetra në Theth dhe e kemi përmbyll atë proces më rreth 300 legalizime. Pra premtimi ynë ishte do legalizojmë pronën e gjyshërve. Nuk i thamë kujt na jepni votën dhe ndërtoni pa leje. Të gjitha këto ndërtime të prishura janë të bëra në muajt e fundit.", tha Rama.

10 MUAJ ME PARE

"Nuk kemi thënë, na jepni votën që të ndërtoni pa leje", Rama: Janë ndërtime të bërë muajt e fundit!

“Uji dhe mbetjet do trajtohen në nivel kombëtar”/ Rama:
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takim me deputetët e qarkut dhe drejtorët e bashkisë së Tiranës ka komentuar aksionin e prishjes së ndërtimeve në Theth. Rama u shpreh se gjatë këtij aksioni janë goditur 40 subjekte. 

Ai theksoi se në lidhje me këto ndërtime ka patur denoncime të shumta ndërsa prokuroria nuk ka kryer asnjë hetim. Rama gjithashtu foli në lidhje komentet që ai u ka bërë thirrje shqiptarëve që të investojnë në pronat e tyre teksa theksoi se premtimi i tij ka qenë legalizimi i pronave të gjyshërve. 

Sipas tij ata nuk u "dakordësuan" që duke e votuar mund të ndërtojnë pa leje. Ai më tej theksoi se subjektet e goditura janë ndërtime të reja të përfunduar së fundmi.

"Në Theth janë goditur 40 subjekte, kanë pasur më shumë se 1 ngrehinë. Policia e Shtetit ka një numër të konsiderueshëm denoncimesh dhe prokuroria nuk ka bërë asnjë hetim. Ne kemi shkuar në Theth së bashku me kryetarin e bashkisë dhe me agjencinë e Kadastrës, që kur shkuam dhe premtuam legalizimin e të gjithë shtëpive të vjetra në Theth, ne e kemi përmbyllur atë proces, me rreth 300 legalizime, kanë pronën e tyre në zonë e Thethit. Premtimi ynë ka qenë, do legalizojmë pronën e gjyshërve. Ne nuk kemi thënë, na jepni votën që të ndërtoni pa leje. Janë ndërtime të bërë muajt e fundit", tha ai.

10 MUAJ ME PARE

"Janë goditur 40 subjekte", Rama: Policia po heton se kush është pas pushtimit kriminal të zemrës së Thethit

“Uji dhe mbetjet do trajtohen në nivel kombëtar”/ Rama:
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme në një takim deputetët e qarkut dhe drejtorët e bashkisë së Tiranës. Rama e nisi fjalën e tij lidhur me aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në fshatin e Thethit. 

Rama tha se personat të cilëve iu janë prishur objektet, nuk janë njerëz të shkretë. Ai u shpreh se policia ka nisur hetimet për të zbuluar se kush është "mbrapa pushtimit kriminal të zemrës së Thethit". Kreu i qeverisë tha se subjektet e prishura në Theth janë të gjitha të ndërtuara për qëllim fitimi, ndërsa shtoi se janë goditur gjithsej 40 të tilla.

Rama: Ka një teori për të ardhur keq lidhur me kush e ka fajin. Duket sikur një pjesë e atyre që komentojnë përpiqen tja lënë fajin strukturave të shtetit. Nga një anë kemi njerëz që kanë heq bukën e gojës për të ndërtuar këto banesa dhe nga ana tjetër kemi shtetin që i ka lejuar. Këtu nuk bëhet fjalë për njerëz të shkretë. 

Në rastin flagrant që u bë shkak për nisjen e këtij procesi kemi dhe individë që nuk kanë dalë para përgjegjësisë. Policia ka nisur hetim se kush është mbrapa pushtimit kriminal të zemrës së Thethit. Bëhet fjalë për ndërtime për qëllim fitimi, jo për të futur kokën. Edhe strukturat natyrish kanë përgjegjësinë e tyre. Mbetet për tu parë ca përgjegjësie do marrë KLP për zonjën Gjeli. Në Theth janë goditur 40 subjekte. Policia e Shtetit ka një numër të konsiderueshëm denoncimesh të bëra në Prokurori.

10 MUAJ ME PARE

Rama mbledh sot deputetët e qarkut dhe drejtorët e bashkisë së Tiranës, çfarë pritet nga takimi

“Uji dhe mbetjet do trajtohen në nivel kombëtar”/ Rama:
rama dhe mazniku ne mbledhjet e meparshme

TIRANË- Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takim me drejtorët e bashkisë dhe deputët e qarkut të Tiranës. Ky takim do të jetë i njëjtë me takimet e zhvilluara para disa ditëve dhe është planifikuar të mbahet në orën 08:30 në ambientet e një hoteli në qendër të Tiranës.

Në këtë takim deputetët aktual dhe ato të zgjedhur dhe drejtorët e bashkisë do të raportojnë mbi problematikat e evidentuara gjatë daljeve të tyre në terren.

Çfarë ndodhi në takimin e 4 korrikut në selinë rozë?

Fokusi i diskutimeve në këtë takim ka qenë evidentimi i problematikave që hasin qytetarët e qarkut të Tiranës. Rama është shprehur se deputetët duhet të zbresin në terren për evidentimin e problematikave dhe të kontaktojnë më qytetarët, si dhe janë ngritur disa grupe pune për fushat të ndryshme si hapësirat publike, shërbimet, parkimi, lejet e ndërtimit.

Kryeministri ka kërkuar që brenda dy javësh të krijohet një raport për tu depozituar më pas në Bashki. Raportohet po ashtu se Rama ka angazhuar dhe ministrat e kabinetit për bashkinë e kryeqyteti. Ministri Petrit Malaj dhe Delina Ibrahimaj janë caktuar të mbikëqyrin financat, ministri Blendi Gonxhe do të ndjekë transportin dhe trafikun, ndërsa Ogerta Manastirliu dhe Anuela Ristani do të merren me hapësira publike.

edi rama siguria ushqimore trajtimi i mbetjeve uji i pijshem

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë