LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kuvendi/ Miratohen komisionet 'Antikorrupsion' dhe 'Dezinformim', Bardhi: Si e zgjodhi krimi i organizuar kryetaren e SHISH

• Kuvendi ka miratuar në seancën e sotme plenare Komisionet e Posaçme për “Antikorrupsionin” me 73 vota pro, 7 kundër dhe 1 abstenim. • Kuvendi ka miratuar dhe Komisionin për “Dezinformimin” me 73 vota pro dhe 7 kundër dhe asnjë abstenim. • Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka depozituar në Kuvend ndryshimet e bëra në grupin e PD. • Ai ka shkarkuar nga të gjitha funksionet që kishin në grupin parlamentar të gjithë deputetet që i përkasin PD-së së vulës. • Po ashtu ai ka shkarkuar nënkryetarët që deri tani kanë qenë në detyrë, po ashtu ka kërkuar edhe rikthimin e Sali Berishës në grupin parlamentar. • Kryeparlamentarja nuk pranoi kërkesat e Bardhit, ndërsa pas kësaj deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit. • Nikolla vendosi përjashtimin e Flamur Nokës nga seanca, sipas saj për shkak të gjuhës së përdorur. • Përplasjet dhe debatet kanë çuar tre herë në ndërprerjen e seancës plenare. • Bardhi tha se Nikolla, në arsyetimin e rrëzimit të mocionit për debat për investigimin e Rai3, është shprehur se lufta ndaj krimit nuk është është çështje për debat në Kuvend. • Më tej Bardhi tha se kryeministri Edi Rama ka caktuar si përfaqësues, Ergys Agasin për ruajtur lidhjet e tij me krimin e organizuar. • Ai tha në Kuvend se ish-deputetët e PS, Rrahman Rraja dhe Arben Ndoka, ditën votonin ligje dhe natën porosisnin vrasje. • Deputeti Flamur Noka ndonëse u përjashtua nga Nikolla, ka vijuar me qëndrimin brenda në sallën e Kuvendit. • Ai i mori mikrofonin deputeti socialist, Nasip Naços, teksa ky i fundit po mbante fjalën, për pikën e rendit të ditës. • Pas kësaj, Nikolla paralajmëroi Nokën që të ikë nga salla, në të kundërt Sekretariati i Kuvendit do të merrte të tjera masa. • Në fund të seancës plenare Kuvendi ka miratuar me 86 vota pro dhe 1 abstenim Ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit.

13 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Zhupa në Kuvend: Jeni qeveri gjobëvënëse ndaj bizneseve dhe bashkëpunuese ndaj trafikantëve

Kuvendi/ Miratohen komisionet 'Antikorrupsion' dhe
ina zhupa

TIRANË- Deputetja demokrate, Ina Zhupa ka akuzuar vëmendjen e Lindita Nikollës që po thyen në mënyrë të vazhdueshme rregulloren duke konsideruar që nuk janë detyra të qeverisë lufta ndaj krimit të organizuar, garantimi i lirisë së profesionistëve të medias.

Zhupa denoncoi në Kuvend një sërë gjobash që po i vendosen hoteleve në Sarandë nga një task forcë e ngritur mbi bazën e aktit normativ nr 8, 28-12-2023 për menaxhimin e ujrave të ndotura

“Unë jam deputete e Sarandës dhe me përgjegjësi të plotë ju them se jeni duke berë një krim ndaj bizneseve të hotelerisë. Me aktin nr 8, me sebebin e ujrave të ndotura keni vendosur ju, se çlloj impant duhet marrin, se ku duhet ta marrin, keni vendosur gjoba të majme duke i trajtuar edhe si titull ekzekutiv për të cilat vetëm në gjykatë mund të ankimohen. Keto janë disa nga gjobat e hoteleve të Sarandës, nga 15 milion e deri në 30 milion lek, dhe jo se i hedhin ujrat e ndotura në det, përkundrazi kanë krijuar gropa septike, kanë krijuar metoda të ligjshme që ishin deri dje. Por nga sot, dje, ju ndërroni sistemin dhe bizneset do duhet të paguajnë sistemin e ri për oligarkun që keni zgjedh ju të bëj këto impante. A e dini se ka biznese që kanë aplikuar në e-albania dhe ka 6 muaj nuk i vjen përgjigje?! Jeni qeveri gjobëvënëse, keni prioritet gjoba dhe nuk keni prioritet të bashkëpunoni me biznese. Keto janë akte që i bëni për të mbushur arkat e shtetit në kurriz të biznesit dhe ti mbushni me to xhepat tuaja dhe të klientëve tuaj.”, tha Zhupa.

1 VITE ME PARE

"Nuk kuptohet kush është PS", Manja i përgjigjet Gjekmarkajt: Ktheni gishtin nga vetja që t'ju besojnë shqiptarët

Kuvendi/ Miratohen komisionet 'Antikorrupsion' dhe
uli manja

TIRANË- Pas fjalës së deputetit Agron Gjekmarkaj, në përgjigje të tij ka folur ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. Gjekmarkaj iu drejtua mazhorancës dukeju thënë se nuk po kuptohet qartë se kush është PS, parti politike apo parti e miqve të EncroChat-it. Manja i tha Gjekmarkajt se PS është aset kombëtar dhe se do të jetë partia që votohet më së shumti nga shqiptarët. 

"Ne zoti Gjekmarkaj jemi Partia Socialiste e Shqipërisë, që është aset kombëtar dhe do jetë partia e shqiptarëve për shumë kohë. Jemi partia e 10 milionë turistëve për vitin 2023 dhe kemi shndërruar Shqipërinë në destinacion për turizmin. Ne jemi partia që iu presim në tapetin elektoral më 2025 ju dhe këdo tjetër.", tha ai. 

Ministri iu bëri thirrje demokratëve, që të drejtojnë gishtin nga vetja, nëse duan që të jenë të besueshëm për shqiptarët.

"Shqipërinë e qeveris PS me kryeministër legjitim Edi Ramën, zgjedhur me votë të lirë dhe ju presim në zgjedhje. Ju jeni në të drejtën legjitime të thoni thashetheme, por shqiptarët nuk ju besojnë, sepse nuk keni kthyer gishtin nga vetja. Flamur, ktheje gishtin nga bluza. PS është partia e 850 mijë zemrave të shqiptarëve dhe më 2025 do ju mundim më thellë se më 2021.", u shpreh Manja.

1 VITE ME PARE

"Hapini rrugë qeverisë teknike", Gjekmarkaj i drejtohet mazhorancës: Jeni partia e gjuhës politike apo ajo e miqve të EncroChat-it?

Kuvendi/ Miratohen komisionet 'Antikorrupsion' dhe
agron gjekmarkaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka mbajtur fjalë e tij në Kuvend. Gjekmarkaj i është drejtuar mazhorancës duke i pyetur nëse ëjanë partia e gjuhës politike apo gjuha e miqve të EncroChatit. 

Deputeti bëri thirrje t'i hapet rrugë qeverisë teknike, ndërsa tha se kjo është qeveria e mafias që sipas tij shtrëngon qeverinë politike. Ai shtoi se kryeministri Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për deklaratat e ish-nr.2 të qeverisë Arben Ahmetajt. 

"Unë besoj se PS është aset kombëtar, edhe pse jeni kundërshtarët e mi, por jam një individ përball zërave publikë që kërkojnë që e gjithë trupa politike të hetohet me lidhje me krimin e organizuar. Ata pyesin kush jeni ju, PS që duhet të ishte socialiste me shqiptarët, apo organizatë e lidhur me banditët, partia që matet me kundërshtarët, apo ajo që pret agimit të fitores pas natës së errët me kërcënime.

Jeni partia e gjuhës politike apo e ajo e miqve të enkrochatit. Dridheni ditën të flini natën, partia që djeg plehrat, apo inceneratori që djeg paratë. Jetojmë në një moment ku gjithsecili bën një sakrificë, dikush bindet, disa dorëzohen, të tjerë pranojnë kërcënimin. Sot është dita e ftesës, tjetra do jetë disa e pendesës, e vetmja që ka hequr dorë nga sakrifica është partia Socialiste. Më e lehta, të ikë të hapë rrugë qeverisë teknike.

Kjo është qeveria e mafias që shtrëngon qeverinë politike. Populli ka mbi krye dy qeveri, derivati i njëra tjetrës. Kjo është rrëshqitje historike, një populli ndaluar të zgjedhë, zgjedhë të ikë. Opozitës i tunden prangat, krimit i serviret në tabaka çdo gjë. Nuk kam pasur respekt për Arben Ahmetajn, nuk kam pasur as tani, por ndoshta falë disa cilësive u bë nr. dy i qeverisë së Ramës. Për çdo deklaratë të tij, Rama ka detyrimin të marrë përgjegjësi”- tha Gjekmarkaj.

1 VITE ME PARE

Tensionet në Kuvend/ Noka i merr mikrofonin Nasip Naços: Jeni parlament i narkoshtetit! Nikolla e paralajmëron për masa të tjera

Kuvendi/ Miratohen komisionet 'Antikorrupsion' dhe
flamur noka

TIRANË- Vijojnë tensionet në seancën plenare të ditës së sotme. Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka u përjashtua më herët nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, por vijon të jetë në sallë.

Ai i mori mikrofonin deputeti socialist, Nasip Naços, teksa ky i fundit po mbante fjalën, për pikën e rendit të ditës. 

"Nasip lere fjalën. Jeni parlament i narkoshtetit", tha Noka.

Nikolla ka paralajmëruar Nokën që të ikë nga salla, në të kundërt Sekretariati i Kuvendit do të marrë të tjera masa.

Noka: Je përfaqësuese e turpit.

Nikolla: Turpi jeni ju. Unë përfaqësoj familjen time. Nuk më intimidoni dot, s’më kërcënoni dot!

1 VITE ME PARE

Tensione brenda dhe jashtë Kuvendit/ PS rrëzon mocionin për debat, opozita bllokon foltoren, ndërpritet për herë të tretë seanca

Kuvendi/ Miratohen komisionet 'Antikorrupsion' dhe
kuvendi

TIRANË- Mazhoranca votoi kundër mocionit me debat të kërkuar nga Gazment Bardhi për investigimin e Rai 3 për Shqipërinë. Pas përfundimit të votimit, deputetët e PD-së janë ngritur nga tavolinat e tyre dhe kanë bllokuar sërish foltoren. 

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nga ana tjetër ndërpreu për herë të tretë seancën plenare.

1 VITE ME PARE

Bardhi: Ndoka dhe Rraja ditën votonin ligje, natën porosisnin vrasje

Kuvendi/ Miratohen komisionet 'Antikorrupsion' dhe
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha në Kuvend se ish-deputetët e PS, Rrahman Rraja dhe Arben Ndoka, ditën votonin ligje dhe natën porosisnin vrasje.

Bardhi u shpreh se në qytetet si Shkodër, Elbasan dhe Durrës, komandojnë bandat dhe jo deputetët e PS të zgjedhur për qarkun. Ai iu drejtua deputetëve të PS, duke iu thënë se e njohin këtë realitet, por zgjedhin të mos reagojnë dhe të heshtin. 

BardhiNa keni sjellë këtu vrasës. E kuptoni ku e keni çuar ju shtetin? Nga njëra anë deputetë, zonja të nderuara të të dy krahëve, që kishin në krah vrasës, trafikantë prostitutash, trafikantë droge dhe ne nuk duhet të diskutojmë për këto? A ishte Arben Ndoka këtu, e kishit ju kolegë, ulej me ju në mbledhje grupi, seancë plenare, ditën votonte ligje, natën porosiste vrasje. Ne, RAI3, BILD e shpiku? Jo, nuk e shpikën këtra. A ishte Rrahman Rraja që ditën votonte ligje, natën porosiste vrasje? Ne e thamë këtë, RAI3, BILD-i e tha? Jo, janë realitete. Sa më shpejt ta pranoni, sa më shpejt të bëhemi bashkë. Ka edhe nga krahu këtej që janë të ndershëm që e duan Shqipërinë, si të mos luftojmë ne krimin e organizuar, përfshirjen e tij në institucione, pyesni në zonat tuaja për tenderat, pyeteni ju apo krimi i organizuar. Ku janë deputetët e Shkodrës? Vendosin ata se kush do punësohet apo Bajrat? Në Durrës kush vendos deputetët apo bandat? Bandat. Në Elbasan e dini kush vendos? Ju i dini por nuk reagoni.

 

1 VITE ME PARE

"Si e zgjodhi krimi i organizuar kryetaren e SHISH"/ Bardhi: Rama ka caktuar përfaqësues Ergys Agasin për të ruajtur marrëdhëniet e tij me mafian

Kuvendi/ Miratohen komisionet 'Antikorrupsion' dhe
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se Shërbimi Informativ i Shtetit është duke i shërbyer krimit të organizuar me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës së mbajtur fjalën në Kuvend, Bardhi ka akuzuar kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën se ka shkelur Kushtetutën.

Bardhi tha se Nikolla, në arsyetimin e rrëzimit të mocionit për debat për investigimin e Rai3, është shprehur se lufta ndaj krimit nuk është është çështje për debat në Kuvend. Më tej Bardhi tha se kryeministri Edi Rama ka caktuar si përfaqësues, Ergys Agasin për ruajtur lidhjet e tij me krimin e organizuar. 

Bardhi: Kryetarja e Kuvendit në rrëzimin e mocionit me debat, thotë se lufta ndaj krimit të organizuar është çështje që nuk bën pjesë në veprimtarinë e Këshillit të Ministrave. Më thotë se ke shkelur etikën dhe ke cënuar figurën e kryeministrit. Por kërkesa jonë nuk kërkoi debat me kryeministrin. Edi Rama ka caktuar një përfaqësues për të mbajtur marrëdhëniet mes tij dhe krimit të organizuar. Ergys Agasi kordinator i Edi Ramës me krimin. Ju deputetët e PS përshpërisni në kafet e Kuvendit si Arben Ahmetaj.Ergys Agasi është koordinatori i posaçëm i Ramës me krimin e organizuar e nisi ta testonte në Durrës, e çoi në Shkodër, Elbasan, Vlorë dhe të gjithë Shqipërinë dhe pasi krijoi gjithë lidhjet me krimin e organizuar e di çfarë bëri Edi Rama njeriun e Ergys Agasit e emëroi drejtuesin e SHISH dhe kjo sot është një organizatë që i shërben krimit të organizuar, që në vend të fuqizojë me informacione parandaluese SPAK-un tenton të marrë informacione brenda SPAK-ut, që të furnizojë me informacione krimin e organizuar.

1 VITE ME PARE

Përplasjet në Kuvend/ Seanca ndërpritet sërish 5 minuta, Nikolla- Nokës: Po më kërcënon? Të të vij zor (VIDEO)

Kuvendi/ Miratohen komisionet 'Antikorrupsion' dhe
kuvendi

TIRANË- Është ndërprerë sërish për 5 minuta seanca plenare, për shkak të debateve të ashpra mes deputetëve të opozitës dhe kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës. 

Kjo e fundit vendosi pak më herët përjashtimin e deputeti Flamur Noka nga seanca, sipas saj për shkak të gjuhës së përdorur.  Ndërsa ministrja Elisa Spiropali fliste, Noka reagonte nga vendi, ndërsa deputetet e opozitës i binin tavolinave.

“Po më kërcënon? Të të vij zor. Turp të kesh. Je dhe burrë malësor ti, turp të kesh. Të të vij zor nga vetja”, i drejtohet Nikolla Nokës.

 

1 VITE ME PARE

Opozita bllokon foltoren, Noka-Nikollës: Je përfaqësuese dinjitoze e narkoshtetit! Kryeparlamentarja e përjashton nga seanca (VIDEO)

Kuvendi/ Miratohen komisionet 'Antikorrupsion' dhe
kuvendi

TIRANË- Deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, ndërsa debate të ashpra janë zhvilluar mes kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës dhe deputetit Flamur Noka.

Ky fundit e ka cilësuar Nikollës si përfaqësuese dinjitoze e narkoshtetit. Kryeparlamentarja vendosi përjashtimin nga seanca të deputetit. 

DEBATI: 

Noka: Sesi funksion grupi parlamentar e vendos ky grup. Sesi funksionon narkoshteti atë e vendos kreu i narkoshtetit dhe ju jeni një sejmen në hije. Sec bëhet me narkoshtetin e qani dhe e vajtoni ju, por aty jashtë janë shqiptarët. Në keni bërë faqe të zezë për Evropën.

Nikolla: Kjo nuk është procedurë

Noka: Zonjë mos ke konsumuar kohën. Prandaj para se të fillojnë diskutimet merr në konsideratë që ka paraqitur kryetari i grupit. Kushtetuta e parashikon si një deputet bëhet anëtar i një grupi parlamentar. Në narkoregjim ju mund të keni rregulla të tjera dhe kushtetutë tjetër. Ai ka thënë se vetëm Zahon e mbron. Ti po shkel ligjet e këtij vendi. Ti përveçse je përfaqësuese dinjitoze e narkoshtetit, je edhe fytyra e turpit e këtij parlamenti dhe do hysh në histori si e tillë. Respekto rregullat. Berishën askush nuk e ndalon dot të jetë deputet i PD.

 

1 VITE ME PARE

Debatet në Kuvend/ Bardhi ndryshime në Grupin Parlamentar të PD-së, kërkon rikthimin e Berishës, Nikolla refuzon kërkesën

Kuvendi/ Miratohen komisionet 'Antikorrupsion' dhe

gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka depozituar në Kuvend ndryshimet e bëra në grupin e PD.  Bardhi ka shkarkuar nga të gjitha funksionet që kishin në grupin parlamentar të gjithë deputetet që i përkasin PD-së së vulës. Po ashtu ai ka shkarkuar nënkryetarët që deri tani kanë qenë në detyrë, po ashtu ka kërkuar edhe rikthimin e Sali Berishës në grupin parlamentar.

“Kemi njoftim nga grupi parlamentar i PD. Në kryesinë e grupit parlamentar janë bërë ndryshime. Nënkryetar Ervin Salianji, nënkryetare Albana Vokshi, sekretar Ina Zhupa”, lexoi Nikolla.

Kjo e fundit nuk pranoi kërkesën për të futur Berishën në Grupin e PD-së, dhe po ashtu vendosi rrëzimin e kërkesës së Gazment Bardhit për mocion me debat për investigimin e RAI 3 për Shqipërinë. Vendimet e Nikollës kanë shkaktuar përplasje dhe debate me tone të larta mes deputetëve të opozitës dhe kryeparlamentares. 

1 VITE ME PARE

Tensione në Kuvend, deputetët e opozitës në këmbë te foltorja, Nikolla ndërpret seancën

Kuvendi/ Miratohen komisionet 'Antikorrupsion' dhe
kuvendi

TIRANË- Seanca e sotme plenare ka nisur me tensione dhe tone të larta mes deputetëve të opozitës dhe kryeparlamentares, Lindita Nikolla. 

Deputeti Flamur Noka dhe deputetët e tjerë të opozitës janë mbledhur te foltorja, ndërsa punonjësit e Gardës janë rreshtuar para tyre. Pas debateve, Nikolla ka lajmëruar ndërprerjen e seancës për 5 minuta. 

Shkak i debateve është rrëzimi i kërkesës së Gazment Bardhit për mocion lidhur me investigimin e Rai3 dhe mospranimi i kërkesës për të futur liderin e opozitës, Sali Berishën në Grupin e PD-së!

1 VITE ME PARE

Protesta e opozitës sot, deputetet e PS futen herët në Kuvend, shmangin përballjen me protestuesit

Kuvendi/ Miratohen komisionet 'Antikorrupsion' dhe
Kuvendi

TIRANA- Teksa nga momenti në moment pritet të nisë protesta e opozitës, e paralajmëruar më herët, deputetët e Partisë Socialiste kanë hyrë në parlament më herët. Mësohet se pas godinës së Kuvendit janë vendosur edhe dy autobote me ujë.

Nga ana tjetër, mësohet po ashtu se drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, ndodhet në terren. Protesta e opozitës lidhet me publikimet e bëra nga emisioni Report në Rai 3.

1 VITE ME PARE

Xhafaj kryetar i “Antikorrupsionit”, Braçe kreu i “Dezinformimit”, pritet sot ngritja e 2 komisioneve në Kuvend

Kuvendi/ Miratohen komisionet 'Antikorrupsion' dhe
Kuvendi

TIRANA- Gjatë ditës së sotme, në parlament pritet që të ngrihen dy Komisione, ai për Antikorrupsionin dhe Dezinformimin. Në krye të Komisionit për Antikorrupsionin pritet të jetë kryetar Fatmir Xhafaj, ndërsa kryetar i Komisionit për Dezinformimin pritet të jetë Erion Braçe.

Mësohet se sa i takon Komisionit Antikorrupsion, emrat e deputetëve të opozitës janë aty për shkak të pozicionit që kanë në Komisionet Parlamentare dhe bëhen automatikisht anëtarë.

PROJEKTVENDIM


Nr. __/2024

PËR MIRATIMIN E PËRBËRJES SË KOMISIONIT TË POSAÇËM  TË KUVENDIT, NGRITUR  ME VENDIMIN NR. 50/2024, PËR THELLIMIN E REFORMAVE PËR MIRËQEVERISJEN, SUNDIMIN E LIGJIT DHE ANTIKORRUPSIONIN

PËR SHQIPËRINË 2030 NË BASHKIMIN EVROPIAN

Në mbështetje të neneve 7, 77, pika 1, 78 dhe 80, pika 3, të Kushtetutës, neneve 24, 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, përcaktimeve në pikën IV të vendimit nr. 50/2024 të Kuvendit, si dhe me propozimin e kryetarëve të grupeve parlamentare,

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

Përbërja e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian është si më poshtë:

Fatmir Xhafaj kryetar                            (PS)
Klotida Bushka anëtare                          (PS)
Eduard Shalsi       anëtar                        (PS)
Etilda Gjonaj          anëtare                    (PS)
Evis Kushi         anëtare                         (PS)
Toni Gogu       anëtar                             (PS)
Jorida Tabaku anëtare                           (PD)
Dhurata Tyli      anëtare                         (PD)
Sorina Kote      anëtare                         (PD)
Flutura Açka anëtare                              (PD)
anëtar                                                  (PD)
Milva Ekonomi anëtare zëvendësues         (PS)
Erion Braçe anëtar zëvendësues              (PS)
anëtar zëvendësues                               (PD)
anëtar zëvendësues                              (PD)

Nënkryetar i Komisionit do të jetë njëri nga anëtarët përfaqësues të pakicës parlamentare.
III.  Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E T A R E                                                                                             Lindita NIKOLLA

PROJEKTVENDIM

Nr.___ /2024

PËR MIRATIMIN E PËRBËRJES SË KOMISIONIT TË POSAÇËM TË KUVENDIT, NGRITUR ME VENDIMIN NR. 40/2024,  “PËR TË KOORDINUAR DHE MBIKËQYRUR TË GJITHA VEPRIMET INSTITUCIONALE PËR TË LUFTUAR DEZINFORMIMIN DHE FORMAT E TJERA TË MBIKËQYRJES SË HUAJ

NË PROCESET DEMOKRATIKË TË VENDIT”

Në mbështetje të neneve 77, pika 1, e 78, pika 1, të Kushtetutës dhe të neneve 24 e 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit,  me propozimin e kryetarëve të grupeve parlamentare,

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

Përbërja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të mbikëqyrjes së huaj në proceset demokratikë të vendit” është si më poshtë:
Erjon Braçe                kryetar                       (PS)
Etilda Gjonaj           sekretare                      (PS)
Bledar Çuçi                 anëtar                      (PS)
Pandeli Majko                anëtar                  (PS)
Mimi Kodheli                anëtare                 (PS)
Enslemvera Zake      anëtare                    (PS)
     anëtar/e                                            (PD)
                    anëtar/e                            (PD)
     anëtar/e                                           (PD)
Mesila Doda                 anëtare                   (Demokraci dhe Integrim)
Fatmir Mediu     anëtar                               (Aleanca për Ndryshim)
Bardhyl Kollçaku anëtar zëvendësues           (PS)
Alban Xhelili      anëtar zëvendësues            (PS)
anëtar zëvendësues                (PD)
anëtar zëvendësues                (PD)
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.                          K R Y E T A R E                                                                                                    Lindita NIKOLLA

seance plenare 6 qershor 2024

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër