Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
•Një shtetas me origjinë nga Irani u arratis nga kampi i muxhahedinëve në Manëz, në shenjë revolte. •Iraniani ishte larguar nga kampi dhe kishte shkuar në një shoqatë që kanë anëtarët e MEK, që ndodhet afër komisariatit nr.4 në Tiranë. •Drejtuesit e kampit kanë tentuar rikthimin e tij me forcë në kamp por janë ndaluar nga Antiterrori në Tiranë. •Në deklaratën e tij në polici iraniani ka thënë se arsyeja e largimit, ishte sepse nuk binte dakord me rregullat e vendosura brenda kampit.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ditën e djeshme një shtetas me origjinë nga Irani është arratisur nga kampi i muxhahedinëve në Manëz. Mësohet se iraniani ishte larguar nga kampi dhe kishte shkuar në një shoqatë që kanë anëtarët e MEK, që ndodhet afër komisariatit nr.4 në Tiranë.
Drejtuesit e kampit kanë shkuar për ta marrë, por iraniani nuk ka pranuar që të kthehet dhe aty situata ka agravuar deri në përplasje fizike, ku është dashur ndërhyrja e Antiterrorit.
Pasi është marrë në pyetje nga policia e komisariatit nr.4 ai ka deklaruar se arsyeja e largimit, ishte sepse nuk binte dakord me rregullat e vendosura brenda kampit. “Në shenjë revolte u largova nga kampi dhe nuk dua të qëndroj më aty”, mësohet të ketë thënë iraniani, raporton “Ballkanweb”.
Ndërkohë, nga hetimet e Antiterrorit, ka dyshime se anëtari në fjalë ka pasur konflikte të vazhdueshme me drejtuesit e "MEK"për jetesën dhe rregullat brenda kampit.
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti mes një banori të MEK dhe kampit të muxhahedinëve, që solli edhe largimin e tij nga ASHRAF3.
Mësohet se iraniani ishte larguar nga kampi dhe kishte shkuar në një shoqatë që kanë anëtarët e MEK, që ndodhet afër komisariatit nr.4 në Tiranë.
Pasi drejtuesit e kampit kanë shkuar për ta marrë, iraniani nuk ka pranuar që të kthehet dhe aty situata ka agravuar deri në përplasje fizike pasi kanë tentuar që ta marrin me forcë. Iraniani është marrë nga komisariati nr.4 në kryeqytet dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe arsyeve që e kanë shtyrë të ndërmarrë një veprim të tillë
TIRANË- Një banor është arratisur nga kampi i Muxhahedinëve MEK. 'Balkanweb' raporton se ky person (ende i paidentifikuar) ka shprehur revoltën dhe është arratisur, duke ardhur në kryeqytet.
Pas largimit të tij, ka pasur edhe tentativa të marrjes dhe rikthimit me dhunë të këtij fundit në kamp, mirëpo nuk rezultuan me sukses.
Iraniani është marrë nga komisariati nr.4 në kryeqytet dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe arsyeve që e kanë shtyrë të ndërmarrë një veprim të tillë./Dosja.al