LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Incidenti në Dajç/ PS akuza Gjin Gjonit, Manja: Kërcënimi me armë i familjarëve dhe shtabit të kandidates tonë i patolerueshëm! Kandidati për deputet i PD-së: PS po tenton të blejë qytetarët në Lezhë

•Një incident ndodhi mbrëmjen e e kaluar në Dajç, ku anëtarë të PD-së ndoqën mjetin e babait të kandidates së PS-së Klotilda Ndreca, dhe kreut të degës së kësaj partie. •Gjithashtu Xhejson Seferaj, 27 vjeç dhe Ilirjan Gjoka, 40 vjeç, janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se kanë kërcënuar me armë familjarët e kandidates së Partisë Socialiste në Dajç, Klotilda Ndreca. •Të dy akuzohen për veprat penale “Kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. •Për ngjarjen janë publikuar edhe pamjet, ku duken disa makina që parkohen para lokalit të kandidates socialiste. •Siç shihet edhe në pamje sapo shohin makinat që parkohen, disa persona vrapojnë drejt tyre, por më pas videoja ndërpritet. •Kallëzimi fillimisht u bë nga kandidati socialist Ermal Paci, i cili u shpreh se njerëz të Partisë Demokratike po kërcënojnë me armë dhe pengmarrje familjen Ndreca. •Ndërkohë ditën e sotme ka reaguar edhe drejtuesi politik i PS në qarkun e Lezhës, njëherësh ministër i Drejtësisë Ulsi Manja. •Manja përmes një reagimi në rrjetin social facebook, ka akuzuar kandidatin e PD në këtë qark Gjin Gjoni për nxitje të një klime dhune në zonat e Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës. •Sipas tij, Gjoni duhet të mbajë përgjegjësi politike dhe ligjore për përshkallëzimin e situatës. •Sipas drejtuesit politik të qarkut të Lezhës, ky rast është tashmë në duart e SPAK dhe strukturave të drejtësisë së re. • Gjithashtu Manja ka paralajmëruar se nuk do të tolerohet asnjë përpjekje për zvarritjen apo manipulimin e procesit. • Po ashtu ai njofton se ka informuar edhe misionin OSBE-ODIHR për atë që po ndodh dhe angazhimin e PS për të zbatuar vetëm ligjin. • Ndërkohë kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni, akuzoi më herët PS se po përpiqen të ndryshojnë rezultatin në Lezhë. • Përmes një deklarate për shtyp ai bëri të ditur se informacione të përditshme vijnë nga qytetarët dhe zyrat elektorale që dëshmojnë për përfshirjen e strukturave të PS në tentativa për manipulim. • Gjithashtu Gjoni theksoi në konferencë me gazetarët se konflikti brenda listës së hapur të socialistëve ka shtuar përpjekjet për blerje votash. • Më tej ai tha se PD ka ngritur ekipe vullnetare për të mbrojtur votën.

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Kërcënimi i familjarëve e shtabit të kandidates tonë i patolerueshëm"/ Manja: Gjin Gjoni duhet të marrë përgjegjësinë politike dhe ligjore për klimën e dhunshme që po nxit!

Incidenti në Dajç/ PS akuza Gjin Gjonit, Manja: Kërcënimi
Ulsi Manja

TIRANË- Drejtuesi politik i PS në qarkun e Lezhës, njëherësh ministër i Drejtësisë Ulsi Manja, ka reaguar për incidentin në fshatin Dajç të Lezhës, mbrëmjen e së dielës. Manja përmes një reagimi në rrjetin social facebook, ka akuzuar kandidatin e PD në këtë qark Gjin Gjoni për nxitje të një klime dhune në zonat e Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës.

Sipas tij, Gjoni duhet të mbajë përgjegjësi politike dhe ligjore për përshkallëzimin e situatës. Sipas drejtuesit politik të qarkut të Lezhës,  ky rast është tashmë në duart e SPAK dhe strukturave të drejtësisë së re. Gjithashtu Manja ka paralajmëruar se nuk do të tolerohet asnjë përpjekje për zvarritjen apo manipulimin e procesit. Po ashtu ai njofton se ka informuar edhe misionin OSBE-ODIHR për atë që po ndodh dhe angazhimin e PS për të zbatuar vetëm ligjin. 

Postimi i Plotë:

Reagim për ngjarjen e rëndë në Dajç të Lezhës
Ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Dajç të Lezhës, ku u kërcënuan me armë babai, motra dhe gjithë shtabi elektoral i kandidates sonë për deputete, znj. Klotilda Ndreca, është një akt i patolerueshëm që shkon përtej çdo kufiri të konfliktit politik.
Kandidati Gjin Gjoni duhet të marrë përgjegjësinë politike dhe ligjore për klimën e dhunshme që po nxit në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë. Nëse dëshiron të shfaqet si trim, le t’i qëndrojë deri në fund kësaj strategjie të frikësimit dhe të mos bëjë “shokun e trimit”, duke manipuluar ngjarjen nga frika e ndëshkimit, por t’i dalë për zot trimnisë së tij e jo të fshihet pas gishtit!
Ngjarja ka prova filmike dhe audio që vërtetojnë qartë kërcënimet dhe dhunën dhe i ka në dispozicion hetimi. Koha kur Gjini ndërtonte vetë vendngjarjet me “çekiçin” e drejtësisë së vjetër ka marrë fund me Reformën në Drejtësi.
Reformën në drejtësi dhe SPAK-un i ngritëm pikërisht për raste si ky  që askush të mos fshihet më pas pushtetit apo lidhjeve politike, por të jetë i barabartë përpara ligjit. Ky rast është tashmë në duart e drejtësisë së re dhe nuk do të tolerohet asnjë përpjekje për ta zvarritur apo deformuar.
Gjin Gjoni dhe kushdo tjetër që mendon si ai do të mbajnë përgjegjësi të plotë për përshkallëzimin e klimës së tensionuar dhe për prishjen e atmosferës politike në qarkun e Lezhës.
Sot kam informuar zyrtarisht misionin e vëzhguesve afatgjatë të OSBE/ODIHR për ngjarjen në Dajç dhe, si drejtues politik i PS për qarkun Lezhë, u kam garantuar angazhimin tim personal dhe të partisë që përfaqësoj për një proces zgjedhor të ndershëm dhe të qetë.
Për ne socialistët, kjo që po ndodh këto ditë të fundit me PD-në lokale dhe atë në qendër, është një film i vjetër që e kemi parë në 10 fushata me radhë. Fundin e dimë – jo vetëm ne, por çdo shqiptar. Dhe kështu do ndodhë edhe më 11 maj, mbajeni mend:
• Në takimet përmbyllëse do të shpallin fitoren dhe do të këndojnë himnin,
• Në mëngjes do fillojnë të varin veshët,
• Në drekë do zvarritin numërimin me justifikime banale,
• Në darkë do thonë: “Na i vodhën prapë!”
Me të njëjtin regjisor nuk mund të ketë një film ndryshe! Më 11 maj, ne do t’i mundim për herë të dhjetë PD+ASHM & Co!
Ftoj të gjithë mbështetësit e PS të mos bien pre e provokimeve dhe tensioneve të qëllimshme. Ne do të fitojmë me qytetari, me projekt dhe me angazhim – jo me armë dhe kërcënime.
Ne distancohemi qartësisht nga çdo akt dhune apo veprim antiligjor që cënon zgjedhjet e lira dhe kërkojmë nga institucionet kompetente të hetojnë çdo shkelje të ligjit zgjedhor, pa asnjë përjashtim!

1 VITE ME PARE

“PS po tenton të blejë qytetarët në Lezhë"/ Gjin Gjoni: Ka shpërthyer “lufta” mes kandidatëve në listë të hapur! PD ka ngritur ekipe vullnetare për mbrojtjen e votës

Incidenti në Dajç/ PS akuza Gjin Gjonit, Manja: Kërcënimi
Gjin Gjoni

TIRANË- Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni, ka theksuar se PD do të jetë pa dyshim fituese edhe në zgjedhjet e ardhshme. Gjoni duke folur në një konferencë për mediat akuzoi PS po përpiqen të ndryshojnë rezultatin në Lezhë.

Ai bëri të ditur se informacione të përditshme vijnë nga qytetarët dhe zyrat elektorale që dëshmojnë për përfshirjen e strukturave të PS në tentativa për manipulim. Gjithashtu Gjoni theksoi në konferencë me gazetarët se konflikti brenda listës së hapur të socialistëve ka shtuar përpjekjet për blerje votash. Më tej ai tha se PD ka ngritur ekipe vullnetare për të mbrojtur votën.

Deklarata e Gjin Gjonit:

Partia Demokratike është parti fituese, padyshim që do jetë fituese edhe në zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht kushteve që kryetari i Partisë Socialiste u ka vënë drejtuesve të qarkut Lezhë për të ndryshuar këtë rezultat dhe si duket të janë në panik dhe padyshim që kërkojnë të zbatojnë me korrektësi porositë dhe urdhrat e padronit dhe deklaratat e dhëna sot, janë deklarata të pabaza, unë padyshim që kam kam përmend emra konkret dhe jam konkret në ato që kam përmend.

Informacioni i ardhur është informacion që vjen çdo ditë nga qytetarë të ndryshëm, na japin informacion për njerëz të caktuar, për emra të caktuar.

Njerëz të cilët janë të lidhur me pushtetin qendror dhe me pushtetin lokal, padyshim që tani janë njerëz që punojnë në institucione të Bashkisë së Lezhës dhe në institucione qendrore që i përkasin qarkut të Lezhës, dhe nga krahu tjetër këto informacione vijnë edhe nga zyrat e tyre elektorale për shkak të konfliktit që ka shpërthyer midis kandidatëve të ndryshëm brenda listës së hapur të Partisë Socialiste, sepse secili prej tyre kërkon të ketë njëlloj superioriteti ndaj një kandidati tjetër.

Ne kemi shumë informacione dhe për takime që janë bërë se cilin prej kandidatëve do mbështesin edhe cilin jo të strukturave të PS dhe për të pasur një avantazh janë turrur si hijena në lidhje me blerjen e qytetarëve të Lezhës, pa dyshim për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve.

Ne i kemi në vëzhgim total secilin prej tyre, ne kemi ngritur ekipet vullnetare për mbrojtjen e votës. Ta harrojnë që Lezha do ngelet një dele e zezë në hartën e zgjedhjeve në Shqipëri, si në zgjedhjet e përgjithshme ashtu edhe lokale.

1 VITE ME PARE

"Do iu ndjekim këmba-këmbës'/ Gjin Gjoni publikon denoncimin: SPAK të hetojë kriminelët elektoralë të PS (VIDEO)

Incidenti në Dajç/ PS akuza Gjin Gjonit, Manja: Kërcënimi
Gjin Gjoni

LEZHË- Kandidati i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni ka nxjerr me emra personat që sipas tij po tentojnë të intimidojnë qytetarët për votën e tyre. Me anë të një postimi në Facebook, Gjoni la listuar me emra dhe postet që mbajnë, disa zyrtarë të PS-së në administratën e Lezhës, duke i quajtur ata kriminelë elektoralë. Gjoni ka bërë thirrje që SPAK të veprojë kundër tyre për të shmangur përplasjet dhe tensionet që mund të lindin gjatë rrugës. 

Postimi i Plotë:

Denoncim publik: Kriminelët elektoral janë aktivizuar – Drejtësia të veprojë me urgjence! Me afrimin e datës së zgjedhjeve, po shfaqen gjithnjë e më hapur elementë që po përpiqen të deformojnë vullnetin e qytetarëve përmes blerjes së votës. I bëj thirrje publike SPAK dhe organeve të drejtësisë të veprojnë menjëherë ndaj këtyre personave, për të shmangur përplasjet dhe tensionet që mund të lindin. Ne nuk do të lejojmë që demokracia të nëpërkëmbet – kushdo që do tentojë të prekë votën e lirë do të na ketë përballë! Njerez nga vetë Partia Socialiste me informojnë se këta janë disa prej emrave që janë pjesë e përpjekjeve për blerje votash dhe intimidim të qytetareve:
• Denis Pervathi – Drejtor i Tatimeve në Bashkinë Lezhë po vepron në Kolsh
• Eraldo Smaçi – Drejtor i IVMT në Bashkinë Lezhë po vepron në Zejmen
• Paulin Gjergji – Drejtor i Emergjencave në Bashkinë Lezhë po vepron në Balldre
• Rigels Nicaj – Zyrtar i Partisë Socialiste po vepron në Ishull-Lezhë
• Fred Pervathi – Shofer ambulance po vepron në Manati
• Agim Prendi – Zyrtar i PS po vepron në Zejmen
• Emirjan Lazri – Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor po vepron në Dajç
Këta individë dhe të tjerë që do ti denoncojmë me zë dhe figure më ditet në vijim duhet të hetohen pa vonesë dhe të vihen para drejtësisë, pasi ne jemi të vendosur që vullneti i qytetareve të mos tjetersohet siç ka ndodhur në zgjedhjet e shkuara

Ndërkohë që në një postim më tej, Gjoni ka nxjerr pamje duke lëvizur me makinë dhe ka paralajmëruar se grupet për mbrojtjen e votës kanë dalë në terren. 

 

gjin gjoni

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës