LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

INCIDENTET/ Digjet makina e kandidatit të PS, kërcënohet kreu i Njësisë Buz, pazare për shitjen e votës në Tiranë, Kim: Partitë të marrin masa

•Me afrimin e datës së zgjedhjeve, duket se janë shtuar dhe incidentet elektorale në vendin tonë. •Dy persona janë vënë nën hetim në Memaliaj, për shkak se kanë kanosur administratorin e njësisë administrative Buz që të mos merrte pjesë në zgjedhje. • Në Tiranë është arrestuar Kristo Agalliu, si dhe u referuan materialet në Prokurori për Agron Durajn, pasi janë filmuar duke blerë vota. • Ndërsa kandidatit të Partisë Socialiste për bashkinë e Hasit, Beqir Mulaj, i është djegur automjeti brenda garazhit. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive politike. •Në Fier, është arrestuar një grua pasi dyshohet për blerje votash në favor të kandidatit të Enkelejd Alibeajt për Bashkinë e Mallakastrës, Agron Kapllanaj. •Ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë Yuri Kim ka reaguar lidhur me rastet e shit-blerjes së votës të raportuara së fundmi në media vetëm 4 ditë para zgjedhjeve lokale. Kryediplomatja amerikane theksoi se autoritetet duhet të bëjnë punën e të marrin masa ndaj atyre që janë të përfshirë në këtë aktivitet që dënohet me ligj.

9 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Një grua u shoqërua pas dyshimeve se blinte vota për të, Kapllanaj: Sajesë, mallakastriotët nuk blihen as shiten

INCIDENTET/ Digjet makina e kandidatit të PS, kërcënohet kreu i
Agron Kapllanaj

TIRANË- Agron Kapllanaj ka reaguar pas shoqërimit të një gruaje në Fier, e cila dyshohet se ishte duke blerë vota për të. Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, Kapllanaj thotë se mallakastriotët nuk blihen, e se ngjarja ishte e sajuar. 

“Mallakastriotët as nuk blihen, e as nuk shiten. Mallakastriotët janë qytetarë të punës e me vlera. Asnjë sajesë e shpërndarë në media, asnjë lajm i fabrikuar, nuk e ndal ndryshimin në Mallakastër. Unë kam punuar e do të punoj me shpirt për këtë qytet e për çdo qytetar mallakastriot. Përbuz çdo akt që ofendon qytetarët, të cilët unë po kërkoj t’i përfaqësoj, ashtu sikurse përbuz gjithkënd që tenton të bëjë pis karakterin tim. Ndryshimi është afër. Më 14 Maj, bashkë do ta rikthejmë Bashkinë te qytetarët"

3 VITE ME PARE

Mbështetësit e 'Partisë së Lirisë' u filmuan duke blerë vota, Meta: Lojë e Bledi Çuçit! Nuk kanë lidhje me shtabin tonë

INCIDENTET/ Digjet makina e kandidatit të PS, kërcënohet kreu i
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Meta u shpreh videoja ku shihen përkrahësit e tij duke blerë vota, është një lojë e insklenuar nga Bledi Çuçi. Në një dalje për mediat, Meta u shpreh se e gjitha kjo është një histori e sajuar nga Çuçi, që sipas tij ka frikë nga rezultati i zgjedhjeve të '14 Majit'.

"Kjo është një lojë e Bledi Çuçit, nuk kanë lidhje me shtabin tonë. Tani do ketë lajme të tilla, të gjithë ndërkombëtarët e dinë se kush po përdor burimet shtetërore. Janë inskenime të mjera të Cuçit'

Një 52-vjeçar nga Tirana është arrestuar dhe një 61-vjeçar është nën hetim pasi po komunikonin me njëri-tjetrin për shit-blerje votash për një subjekt politik. Policia bazuar në pamjet filmike të postuara në portale, në të cilat shfaqet Kristo Agalliu, që komunikon për shit-blerje votash me Agron Durajn, ka organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Premtuesi”./Dosja.al

3 VITE ME PARE

'MERRNI MASA'/ 4 ditë para zgjedhjeve, Yuri Kim: Ka raportime për blerje votash

INCIDENTET/ Digjet makina e kandidatit të PS, kërcënohet kreu i
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka reaguar lidhur me rastet e shitblerjes së votës të raportuara së fundmi. E pyetur nga gazetarët, kryediplomatja amerikane theksoi se partitë politike, në emër të së cilave po blihen vota, duhet të ndërmarrin masa. 

“Të gjithë që kanë të drejtë për të votuar, duhet të votojnë, kemi parë raportime për blerje dhe shitje votash dhe shpresojmë që autoritet do të bëjnë detyrën e tyre, nëse disa po thonë se po blen vota për një parti politike, ndaj kësaj partie politike duhen ndërmarrë veprime”, tha Kim./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Memaliaj/ Kërcënuan administratorin e njësisë që të mos votonte në zgjedhje, dy persona nën hetim

INCIDENTET/ Digjet makina e kandidatit të PS, kërcënohet kreu i
foto ilustruese

MEMALIAJ- Një tjetër incident me zgjedhjet është hetuar nga ana e policisë. Një person është kanosur nga dy të tjerë që të mos votojë në 14 maj. Falë kallëzimit të bërë nga personi me inicialet F. I., me detyrë administrator i njësisë administrative Buz, Memaliaj, janë shoqëruar në polici dy persona të moshës 44 dhe 60-vjeç. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit K. Z., 44-vjeç dhe Y. H., 60-vjeç, banues në Memaliaj. Burime zyrtare të policisë njoftojnë se ata kanë kanosur me fjalë, për mospjesëmarrje në zgjedhje të administratorit të njësisë administrative Buz, Memaliaj.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi F. I., se ishte kanosur nga 2 shtetas, për mospjesëmarrje në zgjedhje, menjëherë kanë kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasit e dyshuar, si dhe kanë vënë në dijeni prokurorin e gatshëm.

Në përfundim të veprimeve të para proceduarale, të kryera në drejtimin e Prokurorisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit K. Z., 44 vjeç dhe Y. H., 60 vjeç, banues në Memaliaj, pasi në fshatin Buz, Memaliaj, kanë kanosur me fjalë, për mospjesëmarrjen në zgjedhje, shtetasin F. I., me detyrë administrator i njësisë administrative Buz, Memaliaj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

3 VITE ME PARE

'Hajde, pazari i fundit'/ Biseda për shit-blerje votash në Tiranë, publikohet video: 100 mijë lekë është turp!

 

INCIDENTET/ Digjet makina e kandidatit të PS, kërcënohet kreu i
Kristo Agalliu

 

TIRANË- Ky është momenti kur Kristo Agalliu, komunikon për shit-blerje votash me Agron Durajn, ka organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Premtuesi”. 52-vjeçari nga Tirana është arrestuar dhe 61-vjeçari Duraj, është nën hetim pasi po komunikonin me njëri-tjetrin për shit-blerje votash për një subjekt politik.

“100 mijë lekë është turp. Hajde t’ja marrim kot, por turp 100 mijë lekë. Po mirë t’i dy vota ke, unë kam katër vota. Po mirë unë kam makinë vetë, ç’e dua makinën e tij unë! Po të më hedhë karburantin ai… Thoji kështu, më dëgjo, i thuaj 100 mijë lekë dhe 50 mijë lekë naftë, hajde pazari i fundit”, ishte kjo biseda e Kristo Agalliut me Agron Durajt përmes telefonit.

3 VITE ME PARE

"15 mijë lekë dhe naftë"/ 4 ditë para zgjedhjeve, nis SHIT-BLERJA e votës, 1 në pranga, 1 nën hetim në Tiranë

INCIDENTET/ Digjet makina e kandidatit të PS, kërcënohet kreu i
Foto ilustruese

TIRANË- Kur kanë mbetur edhe 4 ditë nga dita e zgjedhjeve, rastet e shit-blerjeve po bëhen publike. Kështu, në kuadër të operacionit policor të koduar “Premtuesi” u arrestua Kristo Agalliu, si dhe u referuan materialet në Prokurori për Agron Durajn.

Ky i fundit po bisedonte me koordinatorin e LSI në Kucovë dhe i thoshte  se do të sillte votues nga Kuçova drejt Tiranës kundrejt 150 mijë lekëve të vjetra për 4 vota, nga të cilat 50 mijë lekë do të përdoreshin për naftë.

NJOFTIMI I POLICISË:Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar "Premtuesi". Arrestohet në flagrancë një shtetas, si dhe procedohet penalisht një tjetër, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, komunikonin për shit-blerje votash për një subjekt politik. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e çdo paligjshmërie, bazuar në pamjet filmike të postuara në portale, në të cilat shfaqet një shtetas që komunikon për shit-blerje votash, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Premtuesi". Si rezultat, u bë arrestimi i shtetasit K. A., 52 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 61 vjeç, banues në Tiranë. Këta shtetas janë shfaqur në një video, duke komunikuar me njëri-tjetrin, për shit-blerje votash për një subjekt politik. Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.

Ky nuk është rasti i vetëm i shit-blerjes së votave në vend. Një ditë më parë, një grua në Mallakastër u denoncua se po blinte vota në favor të kandidatit të grupimit Basha-Alibeaj, Agron Kapllanaj. Denoncimi ka detyruar blutë të kërkojnë për Dashuri Divintari, mbi të cilën është ushtuar një kontroll i imtësishëm.

Divintari më pas u ndalua nga policia për shitblerje votash, në favor të Kapllanajt. Shit-blerja e votës dënohet me ligji, ndaj edhe në këto ditë të fundit të fushatës janë shtuar shumë rastet e tilla./Dosja.al

3 VITE ME PARE

NDODH në FUSHATË- Kandidatit të PS për kryetar Bashkie në Has i digjet makina brenda në garazh (FOTO)

INCIDENTET/ Digjet makina e kandidatit të PS, kërcënohet kreu i
Beqir Mulaj

KUKËS- Kandidatit të Partisë Socialiste për bashkinë e Hasit, Beqir Mulaj, i është djegur automjeti brenda garazhit. 

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa makina e cila është shkrumbuar totalisht ka qenë brenda garazhit.

INCIDENTET/ Digjet makina e kandidatit të PS, kërcënohet kreu i

Ende nuk dihen arsyet se përse mund t’i jetë vënë flaka kandidatit socialist për Hasin, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e ngjarjes. Grupi hetimor po vëzhgon kamerat e sigurisë për të bërë të zbardhur dinamikën e ngjarjes, si edhe për të identifikuar autorin/ët.

Paraprakisht dyshohet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme. Ky incident vjen vetëm pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve më 14 maj.

3 VITE ME PARE

"Votat nuk janë kokrra misri!"/ Boçi: Në Elbasan ka banda

INCIDENTET/ Digjet makina e kandidatit të PS, kërcënohet kreu i
Luçiano Boçi

TIRANË- Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi thotë se dy bandat kryesore në Elbasan janë qeveria dhe Bashkia e drejtuar nga Gledian Llatja. Në fjalën e tij gjatë emisionit "Ora e Betiti", Boçi tha se opozita ëshë përballë një bande të strukturuar që mban të veshur kostumin e shtetit. 

"Në Elbasan ka banda. Banda kryesore është ajo e qeverisë dhe banda tjetër që është vazhdim i saj është banda e bashkisë. Drejtorët shkelin ligjin zgjedhor, organizohen në forma të tilla për të stimuluar rrëmbimin e votës, për ta kërkuar me metoda parapolitike atëherë jemi para një bande të strukturuar por që ka kostumin e shtetit. Janë grabites votash, fondesh, grabitës të së ardhmes që nuk përdorin maska por karriget e pushtetit për ti marrë. Është bërë normalitet që dikush që punon në shtet do të bëjë vota, dikush që është drejtor do bëjë vota, dikush që është mësues do të bëjë vota. Votat nuk janë kokrra misri por shprehje besimi ndaj politikave të caktuara që duhet të ndikojnë në ndryshimin dhe përmirësimin e jetës,"-tha Luçiano Boçi.

3 VITE ME PARE

Dyshohet se po blinte vota në favor të kandidatit Agron Kapllanaj, shoqërohet nga Policia një grua

INCIDENTET/ Digjet makina e kandidatit të PS, kërcënohet kreu i
Foto ilustruese

FIER- Policia e Fierit ka shoqëruar një person në Fier pasi dyshohet për blerje votash në favor të kandidatit të Enkelejd A Alibeajt për Bashkinë e Mallakastrës, Agron Kapllanaj.

Sipas 'TopChannel', denoncimi për blerje votash është bërë në rrjetet sociale, ndërkohë Policia e Shtetit ka shoqëruar në Komisariatin e FIerit, një grua me inicialet D.D.

Pas shoqërimit në komisariat dhe sekuestrimit të celularit, nuk ka pasur asgjë të dyshimtë. Megjithatë lidhur me rastin, Policia e Fierit nuk ka ende një njoftim zyrtar.

fushata 2023 shit-blerje votash

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete