Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
• Gjykata e Posaçme kundër krimit dhe Korrupsionit ka mbyllur çështjen për aferën e inceneratorit të Elbasanit. • GJKKO ka shpallur fajtor Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, duke i dënuar me nga 10 vite burgm por më gjykim të shkurtuar do të vuajnë vetëm 6.8 vite burg. • Ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka është dënuar me 8.6 vite burg, por do të vuaj vetëm 5.8 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar. • Ish-deputeti socialist Alqi Bllako është shpallur i pafajshëm dhe liruar nga akuzat. • Stela Gugallja është dënuar me 7 vite burg por nga gjykimi i shkurtuar do të vuaj vetëm 4.8 vite burg.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë dëmimet për aferën e inceneratorit të Elbasanit. Mësohet se GJKKO ka dënuar me 7 vite burg Stela Gugalljen, por nga gjykimi i shkurtuar përfiton 2.2 vite ulje dënimi.
Pëllumb Abeshi është dënuar me 4 vite heqje lirie nga GJKKO, por do të vuaj vetëm 2.8 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar. Nga ana tjetër Bardhyl Cabei është dënuar me 2 vite burg.
Vendimet:
Stela Gugallja 4.8 vite burg
Pellumb Abeshi 2.8 vite burg
Bardhyl Cabiri 2 vjet burg
Jonida Zeqo 2.8 vite burg
Serafin Papa 1.4 burg
TIRANË- Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë shpallur fajtori nga Gjykata e Posaçme për inceneratorin e Elbasanit. Mësohet se GJKKO ka vendosur që Mirel Mërtiri të dënohet me 10 vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar, ai përfiton ulje prej 3.2 vitesh burg.
Po ashtu dhe Klodian Zoto është dënuar me 10 vite burg nga GJKKO, por me gjykimin e shkurtuar, nga dënimi i Zotos janë ulur 3.2 vite burg. Si Zoto ashtu dhe Mërtiri ndodhen në kërkim nga drejtësia shqiptare.
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Posaçme për inceneratorin e Elbasanit. GJKKO ka vendosur që Bllako të lirohet nga akuzat.
TIRANË- Ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka është dënuar me 5 vite e 8 muaj burg nga Gjykata e Posaçme për aferën e inceneratorit të Elbasanit. Mësohet se GJKKO e ka marrë vendimin pasditen e sotme.
Ndërkohë që pasuritë që i janë sekuestruar nga GJKKO, Kokës i janë lënë të lira. Përveç aksioneve në kantinën e pijeve, të cilat do të vazhdojnë të jenë nën sekuestro.