LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Po na vrasin, duhet reagim"/ Opozita dhe qytetarët e Shkodrës marshim për atentatin mafioz me 3 viktima, Bardhi: Ky qytet nuk mund t'i nënshtrohet krimit

• Ka përfunduar protesta në formë marshimi për atentatin në Shkodër, ku humbën jetën, Hamza Lici, Arlind Bushati dhe Flutura Basha. • Në protestë kanë marrë pjesë qytetarë të Shkodrës dhe disa nga deputetët e Partisë Demokratike. • Kjo e fundit organizoi dhe mbajtjen e protestës. • Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në deklaratën e tij për mediat, tha se Shkodra nuk mund t'i nënshtrohet krimit. • Ai u shpreh se krimi i organizuar ka marrë pushtet për shkak të lidhjeve të forta me politikën, ndërsa tha se ngjarja e rëndë ishte e paralajmëruar nga kallëzimi i njërit prej viktimave. • Qytetarët mbajnë edhe një banderolë me shkrimin në gjuhë dialektore "Qytetnimi asht ma i fortë se krimi, po na vrasin duhet reagim". • Protesta nisi para bashkisë, ndërsa më pas vijoi marshimi në pedonalen e qytetit. • Atentati ndodhi pasditen e 30 tetorit, në fshatin Dobraç, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëlluar me breshëri kallashnikovi mbi të. • Viktimat janë Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili ndërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor. • Ndërkohë, ky i fundit, identifikuar si Bashkim Basha është plagosuri rëndë. • Në makinën e viktimave shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. •Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha.

10 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Marshimi për masakrën me tre viktima/ Metaliaj thirrje qytetarëve të Shkodrës: Duhet të rrëzojmë krimin

"Po na vrasin, duhet reagim"/ Opozita dhe qytetarët e
Lindita Metaliaj

SHKODËR- Deputetja e Partisë Demorkatike, Lindita Metaliaj, u shpreh se fatkeqësisht Shkodra si djep i artit e i kulturës sot është është me kokën poshtë për situatën ku ndodhet vendi. Metaliaj në fjalën e saj në marshimin në qytetin e Shkodrës tha se Rama tashmë është bërë një me krimin, me bandat e organizuara kriminale për të manipuluar zgjedhjet.

"Duam të sensibilizojmë edhe qytetarët që të na bashkohen në këtë marshim për situatën e rëndë ku ndodhet rendi e siguria publike në vend. Mos të harrojmë që Shkodra është veriu i Shqipërisë, është djepi i demokracisë, i arti, i kulturës i humorit dhe i këngës, por sot fatkeqësisht është me kokën poshtë për situatën ku ndodhet vendi.

Ndaj ne jemi këtu për të sensibilizuar qytetarët duke ju thënë të mos nënshtrohen, të qëndrojnë me kokën lart dhe nuk mund të mposhtet Shkodra nga krimi apo regjimi diktatorial i Ramës. Tashmë Rama është bërë një me krimin, me bandat e organizuara kriminale për të manipuluar zgjedhjet. Ndaj ne do e vijojmë betejën tonë, kjo është vetëm një pjesë saj e cila do vazhdojë, do jemi me qytetarët në mbrojtje të tyre si misionarë. O sot e o kurrë është momenti që mos të nënshtohemi dhe i ftoj gjithë qytetarët të na bashkohen", tha Metaliaj.

1 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ "Shkodra e qytetrimit nuk mund të lihet në dorë të krimit", qytetarët vendosin pankarta në muret e bashkisë, marshojnë në pedonale

"Po na vrasin, duhet reagim"/ Opozita dhe qytetarët e
pamje nga marshimi

SHKODËR- Qyetarët e Shkodrës kanë nisur marshimin për atentatin me 3 viktima të 30 tetorit në fshatin Dobraç. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur para bashkisë dhe më pas ka vazhduar në pedonalen e qytetit. Ata vendosën pankarta me shkrime të ndryshme në muret e bashkisë, ndërsa marshimi vijoi me banderolën me mesazhin "Qytetnimi asht ma i fortë se krimi, po na vrasin duhet reagim".

Nuk kanë munguar edhe thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Becit. Në nga pankartat ishte dhe fotoja e këtij të fundit me shkrimin "Kryebashkiak i krimit". Në marshimin e thirrur nga opozita, janë të pranishëm edhe disa nga deputetët e Partisë Demokratike. 

Atentati i 30 tetorit në Shkodër:

Gjithçka ndodhi pasditen e 30 tetorit në fshatin Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëllua me breshëri kallashnikovi mbi të. Viktimat janë Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili ndërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor. Ndërkohë, ky i fundit, identifikuar si Bashkim Basha është plagosur rëndë. Në makinën e viktimave shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha.

1 VITE ME PARE

"Të rinjtë ikin se këtu nuk ka siguri"/ Mesazhi i qytetarit: Shkodra ishte qyteti i biçikletave, sot nuk dalin as me makina të blinduara

"Po na vrasin, duhet reagim"/ Opozita dhe qytetarët e
qytetari

SHKODËR- Ka nisur protesta në formë marshimi për atentatin me tre viktima në Shkodër. Të pranishëm janë qytetarë të Shkodrës edhe disa nga deputetët e Partisë Demokratike. Një qytetarë i Shkodrës u shpreh se të rinjtë kanë frikë të dalin në protestë.

Ai theksoi se Shkodra ka qenë djepi i kulturës dhe qyteti i biçikletave, por tani kanë frikë të dalin edhe me makina të blinduara. Gjithashtu qytetari u shpreh se të rinjtë ikin se këtu nuk ka siguri dhe nuk ka shpresë.

“Të rinjtë nga Shkodra nuk ikin për një jetë më të mirë, sikundër thuhet, nuk ikin për të qëndruar në rradhë për të marrë ushqimin me gavetë, ikin se këtu nuk ka siguri, nuk ka shpresë”, thekson ai.

1 VITE ME PARE

"Krimi në shërbim të Ramës"/ Spaho: Në masakrën e Shkodrës, humbën jetën qytetarë të pafajshëm

"Po na vrasin, duhet reagim"/ Opozita dhe qytetarët e
Edmond Sapho

SHKODËR- Deputeti demokrat, Edmond Sapho tha se nga krimi i organizuar, po humbin jetën dhe njerëz të pafajshëm. Sipas Spahos, ngjarjet e fundit tregojnë qartë lidhjet e Ramës me krimin e organizuar, për të mbajtur pushtetin e tij politik. Spaho gjithashtu tha se tregues është dhe lista e Durrësit, ku katër deputet të kësaj liste, janë individ të lidhur më krimin e organizuar

"Do jetë një marshim proteste, pasi ju e dini ngjarjen në Shkodër, ku humbën jetën 3 persona, por ajo që është dhe më e papranueshme është fakti që qytetar të pafajshëm të cilët shkonin në punën e tyre, humbën jetën nga krimi i organizuar. Tregon qartë lidhjen e Ramës me krimin e organizuar për të mbajtur pushtetin e tij politik. Tregues është dhe lista e Durrësit, ku katër deputet të kësaj liste, janë individ të lidhur më krimin e organizuar," tha Spaho. 

1 VITE ME PARE

Noka: Shkodra dhe gjithë Shqipëria janë kthyer në djep të krimit të organizuar dhe shkaktari i vetëm është Rama

"Po na vrasin, duhet reagim"/ Opozita dhe qytetarët e
Flamur Noka

SHKODËR- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, tha se protesta e sotme është kundër krimit me fytyrë shtetërore. Noka duke folur nga Shkodra u shpreh se nuk mundet Shqipëria, që ka hapur kapitujt e negociatave dhe është anëtare e NATO-s, të jetë vendi i krimit të organizuar dhe djepi i mafies. Nuka gjithashtu tha se  policia nuk ka kohë të merret me ligjin, por ka dalë nga binarët e ligjit pasi është një narkopolici.

"Shkodra sot është djepi i krimit të organizuar dhe shkaktari i vetëm është Edi Rama dhe rilindja. Prandaj jemi këtu për të sensibilizuar qytetarët e Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë kundër këtij krimi. Nuk mundet Shqipëria, që ka hapur kapitujt e negociatave dhe është anëtare e NATO-s, të jetë vendi i krimit të organizuar, djepi i mafies. Shqipëria duhet të jetë një Shqipëri tjetër, një Shqipëri normale. Prandaj jemi këtu, për t’i thënë stop. Plani është marshim, protestë marshim kundër krimit politik, kundër krimit me fytyrë shtetërore.

Policia nuk ka kohë të merret me ligjin, ka dalë nga binarët e ligjit pasi është një narkopolici. Në momentin që policia ka në fokus luftën kundër opozitës, kjo është domethënëse. Policia është njësh me krimin, sikundër i gjithë regjimi është nën kthetrat e krimit. Mesazhi është për qytetarët të ngrihen kundër narkoregjimit, kundër krimit me pushtet, kundër këtij regjimi që po përpiqet të rrënojë Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë. Shqiptarët nuk mund të pranojnë një krim që është nën kthetrat e krimit," tha Noka. 

1 VITE ME PARE

Marshimi për masakrën me tre viktima, Boçi: Sot sundon krim-politika, ka mbështetjen e policisë

"Po na vrasin, duhet reagim"/ Opozita dhe qytetarët e
Luçiano Boçi

SHKODË- Drejtuesi politik i qarkut të PD-së në Shkodër, Luçiano Boçi është shprehur se sot në vend sundon krim-politika, duke theksuar se ka mbështetjen e policisë. Boçiu shpreh se marshimi nuk bëhet vetëm për Shkodrën, ku ndodhi masakra me tre viktima, por për të gjithë vendin. Gjithashtu Boçi theksoi se atentati mafioz kishte si tentativë mposhtjen e qytetit të Shkodrës.

“Sot sundon krim-politika, ka bekimin e Ramës, mbështetjen e policisë së shtetit. Krimi mbron interesat e veta financiare bashkë me politikën, korr votat dhe kur i prishin interesat bën edhe shumë vrasje. E shoh si vënie fuqi për të mposhtur Shkodrën. Ky marshim nuk organizohet vetëm për Shkodrën por për të gjithë Shqipërinë, Nuk ka kohë më për të heshtur, por për mosbindje. Do e vazhdojmë aksionin tonë në mënyra e forma të ndryshme. Është realitet që duhet ndryshuar, e ndryshon politika e opozita, që duhet të përcjellë shpresë. Ngjarja nuk erdhi si rrufe në qiell të hapur, ka vite që investohet”, tha Boçi.

1 VITE ME PARE

Nis marshimi për atentatin në Shkodër, Bardhi: Ky qytet nuk mund t'i nënshtrohet krimit

"Po na vrasin, duhet reagim"/ Opozita dhe qytetarët e
gazment bardhi

SHKODËR- Ka nisur protesta në formë marshimi për atentatin me 3 viktima në Shkodër. Të pranishëm janë qytetarë të Shkodrës edhe disa nga deputetët e Partisë Demokratike. 

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në deklaratën e tij për mediat, tha se Shkodra nuk mund t'i nënshtrohet krimit. Ai u shpreh se krimi i organizuar ka marrë pushtet për shkak të lidhjeve të forta me politikën, ndërsa tha se ngjarja e rëndë ishte e paralajmëruar nga kallëzimi i njërit prej viktimave. 

“Jemi këtu si qytetarë për të shprehur mosdakordësinë tonë për pushtetin që krimi i organizuar ka marrë në Shkodër me shumicë dhe kudo në të gjithë Shqipërinë. Ishte ngjarje e paralajmëruar, ishte ngjarje e rëndë, krijon frikë dhe terror për qytetarët, pa shfrytëzuar fatkeqësinë familjare të secilës prej viktimave. U shpreh ngushëllimet. Pushteti që krimi i organizuar ka marrë në Shkodër për shkak të lidhjeve të forta me politikën dhe qeverisjen, është një fenomen që duhet të kundërshtohet. Një nga viktimat kishte denoncuar një atentat të dështuar në qendër të Shkodrës dhe policia s’ka marrë masë, nëse do të kishte bërë policia detyrën ngjarja do të ishte parandaluar”, tha Gazment Bardhi.

 

1 VITE ME PARE

Marshim-protestë në Shkodër/ Dogjani: E dhimbshme të protestosh për një masakër, grupet kriminale në vend kanë mbështetjen e policisë

"Po na vrasin, duhet reagim"/ Opozita dhe qytetarët e
Asllan Dogjani

SHKODËR- Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani, ishte i pari që e hapi fjalën në protestën e organizuar nga Partia Demokratike në qytetin e Shkodrës, pas ngjarjes kriminale të ndodhur pak ditë më parë ku tre persona humbën jetën. 

Dogjani u shpreh se është e dhimbshme që sot bashkë me qytetarët e Shkodrës po vijmë këtu për të protestuar lidhur me atë që ndodhi dy ditë më parë ku u vranë dy të rinj dhe një nënë që ishte kalimtare duke lënë 3 fëmijë të saj në mëshirë të fatit.

Gjithashtu ai tha se në këtë gjendje që ka përfunduar rendi e siguria ndikojnë shumë faktorë, po në radhë të parë ka të bëjë me faktin që grupet kriminale nuk mund të kryejnë këto vepra nëse nuk kanë mbështetjen e policisë.

"Të them të drejtën unë kam punuar në Shkodër dhe është e dhimbshme që sot bashkë me qytetarët e Shkodrës po vijmë këtu për të protestuar lidhur me atë që ndodhi dy ditë më parë ku u vranë dy të rinj dhe një nënë që ishte kalimtare duke lënë 3 fëmijë të saj në mëshirë të fatit. Shkodra është një qytet i mrekullueshëm çdo cpe ka historinë e saj me një popullaritet të mrekullueshëm që e duan rendin e sigurinë publike.

Sot duhet të vinim për ta vizituar këtë qytet të mrekullueshëm, dhe jo të mblidheshim për këtë kauz ku në mes të ditës dy të rinj dhe një nënë e cila po shkonte për të punuar arat la pas tre fëmijë. Në këtë gjendje që ka përfunduar rendi e siguria ndikojnë shumë faktorë, po në radhë të parë ka të bëjë me faktin që grupet kriminale nuk mund të kryejnë këto vepra nëse nuk kanë mbështetjen e policisë.

Fakti që në mes të ditës lëvizin të armatosur të qëllojnë me automatik do thotë se ata nuk mund ta kryejnë këtë vepër pa mbështetje. Grupet kriminale nuk janë vetëm në polici, por po drejtojnë qeverinë. Në dosjen ‘Metamofoza’ kemi parë se si drejtues policie flisnin me grupet kriminale dhe kjo do të thotë se vendi e Shkodra janë katandisur si mos më keq"," tha Dogjani.

1 VITE ME PARE

Marshim-protestë në Shkodër, nis grumbullimi i qytetarëve, të pranishëm edhe disa deputetë të opozitës

"Po na vrasin, duhet reagim"/ Opozita dhe qytetarët e
pamje nga vendngjarja

SHKODËR- Ditën e sotme në Shkodër po mbahet një marshim-protestë pas atentatit mafioz të ndodhur pak ditë më parë ku 3 persona humbën jetën, mes të cilëve edhe një grua. Gjithashtu janë mbledhur mbështetës të opozitës dhe qytetarë para bashkisë së Shkodrës në atë që u quajt si marshim-solidariteti kundër kriminalitetit.

Po ashtu protestës i janë bashkuar deputetët e Partisë Demokratike si Dhurata Çuli, Edmond Spaho, Ramadan Lika, Lindita Metaliaj. Shkak për protestën e sotme është krimi i organizuar dhe masakra e ditëve të fundit, e cila i morri jetën edhe gruas së pafajshme. Ndërkohë bashkëshorti ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Atentati i 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës:

Gjithçka ndodhi pasditen e së mërkurës në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, të paktën një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëllua me breshëri kallashnikovi mbi të. Viktimat janë Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili nërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor. Ndërkohë, ky i fundit, identifikuar si Bashkim Basha është plagosuri rëndë. Në makinën e viktimava shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha.

1 VITE ME PARE

Atentati mafioz me 3 viktima, opozita proteston sot në Shkodër

"Po na vrasin, duhet reagim"/ Opozita dhe qytetarët e
pamje nga atentati

SHKODËR- Mesditën e sotme në Shkodër, Partia Demokratike ka organizuar një protestë për atentatin e 30 tetorit ku humbën jetë 3 persona dhe një është ende në gjendje të rëndë në spital. Protesta është planifikuar të nisë në orën 12:00, ndërsa PD ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe Policinë e Shtetit se janë përgjegjës të masakrës që sipas tyre ishte e paraljmëruar. 

“Nesër mbarë qytetarët e Shkodrës, qytetarë nga mbarë Shqipëria, demokrate e demokratë, opozitare e opozitarë, marshojnë në Shkodër në një akt solidariteti, guximi dhe shpirti të pamposhtur të Shkodërloces, qytetit Rozafë, që ka qëndruar dhe qëndron i pamposhtur ndaj çdo pushtimi, ndaj çdo rrebeshi. Masakra e Shkodrës, ishte një masakër e paralajmëruar, ishte një masakër e licensuar nga Edi Rama, narkopolicia dhe narkodrejtësia e këtij sistemi. U bëj thirrje, që nesër të gjithë të rinjve, të gjithë të rejave të këtij vendi, marshoni në Shkodër sepse marshoni për dinjitetin tuaj, marshoni për sigurinë tuaj, për të ardhmen tuaj, për vendin tuaj. Ftoj çdo qytetar nesër të marshojë në Shkodër, sepse Flutura Basha mund të ishte secili prej nesh, secili nga të dashurit tanë, secili nga fëmijët tanë”, u shpreh Berisha mbrëmjen e djeshme.

Atentati i 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës:

Gjithçka ndodhi pasditen e së mërkurës në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, të paktën një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëllua me breshëri kallashnikovi mbi të. Viktimat janë Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili nërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor. Ndërkohë, ky i fundit, identifikuar si Bashkim Basha është plagosuri rëndë. Në makinën e viktimava shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha.

proteste per atentatin ne shkoder gazment bardhi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje