LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

SKANDALI me tenderat e AKSHI-t! Përfundon procesi për masat në GJKKO ndaj 6 personave, Mirlinda Karçanaj dhe zv.shefja mbeten në 'arrest shtëpie'

• Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, dhe zëvendësdrejtoresha Hava Delibashi u paraqitën sot në (GJKKO) për shqyrtimin e masave të sigurisë, në kuadër të hetimeve për abuzime me tendera.• Gjykata vendosi që Karçanaj dhe Delibashi të qëndrojnë nën masën “Arrest Shtëpie”. • Ndërkohë, biznesmenët Andis Papa, Gëzim Hoxha dhe Rogers Rryta mbeten nën masën e ndalimit për të dalë jashtë vendit. • Masa e pezullimit nga detyra dhe ndalimi për të dalë jashtë vendit u vendos për zv.drejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili. • Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka lëshuar gjithsej 8 masa sigurie lidhur me dyshime për abuzime me tendera të AKSHI-t. • Ndërkohë, biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, të cilët dyshohet se kanë përfituar dhjetëra tendera të paracaktuar, janë shpallur në kërkim dhe për ta është lëshuar masa “Arrest me burg”, pasi nuk u gjetën gjatë kontrolleve të para në mëngjes.

4 artikuj për këtë temë.

7 MUAJ ME PARE

SKANDALI me tenderat e AKSHI-t! Përfundon procesi për masat në GJKKO ndaj 6 personave, Mirlinda Karçanaj dhe zv.shefja mbeten në 'arrest shtëpie'

SKANDALI me tenderat e AKSHI-t! Përfundon procesi për masat në

TIRANA- Gjykata e Posaçme ka vendosur që drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, dhe zv.shefja e institucionit, Hava Delibashi, të qëndrojnë nën masën e sigurisë “Arrest Shtëpie”. Po ashtu, për biznesmenët Andis Papa, Gëzim Hoxha dhe Rogers Rryta, Gjykata konfirmoi masën e ndalimit për të dalë jashtë vendit. Të gjitha masat e tjera të vendosura më parë nga Gjykata e Apelit mbeten në fuqi.

Disa ditë më parë, Karçanaj ishte paraqitur në SPAK në kuadër të hetimeve për dyshime mbi abuzime me tenderat e zhvilluar nga AKSHI. Prokuroria e Posaçme ka zbuluar se, në bashkëpunim me një grup biznesmenësh, kriteret e tenderave përshtateshin në mënyrë që fitues të ishin kompanitë e paracaktuara, ndërsa një pjesë e grupit dyshohet se ka pastruar miliona euro.

Sipas SPAK, biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, të cilët kanë fituar dhjetëra tendera nga AKSHI, janë shpallur në kërkim dhe për ta është lëshuar masa “Arrest me burg”, pasi nuk u gjetën gjatë kontrolleve të para në mëngjes.

Në hetim është përfshirë edhe zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Erion Ismaili, ndaj të cilit është vendosur masa pezullim nga detyra dhe ndalim i daljes jashtë vendit.

Hetimet e SPAK përfshijnë 12 procedura tenderuese të dyshuara si të paracaktuara, kryesisht për mirëmbajtjen e serverave të institucioneve shtetërore. Hetuesit kanë marrë deklarime nga rreth 25 zyrtarë të AKSHI-t, duke përfshirë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Abuzimi me tenderat e AKSH-it, Nëndrejtori i policisë Erjon Ismaili mbërrin në GJKKO

SKANDALI me tenderat e AKSHI-t! Përfundon procesi për masat në
Erion Ismaili

TIRANË- Zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erion Ismaili është paraqitur në GJKKO për masën e rivlerësimit. Ismaili u pezullua nga detyra pas aksionit te zhvilluar te AKSH-it. Ndaj zyrtarit te policisë, gjykata ka vendosur “pezullim nga detyra” dhe “ndalim për të dalë jashtë vendit”.


SPAK prej një viti po heton procedurën e 12 tenderëve në Agjencinë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, ku dyshohet se janë kryer shkelje gjatë tenderimit./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Abuzimi me tenderat e AKSH-it, Hava Delibashi paraqitet në GJKKO për masën e sigurisë

 

SKANDALI me tenderat e AKSHI-t! Përfundon procesi për masat në
Hava Delibashi

TIRANË- Drejtoresha e AKSH- it Mirlinda Karçanaj dhe zëvendës drejtoresha Hava Delibashi janë paraqitur pak më parë në Prokurorinë e Posaçme. Karçanaj dhe Delibashi ndodhen nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpie”. Siç shihet edhe në pamje, Delibashi ka 'kyçur' gojën para mediave, duke mos dhënë asnjë deklaratë. 


Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 8 masa sigurie në lidhje me dyshime për abuzime me tenderat e AKSHI. “Arrest me burg” është firmosur për Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin. Ndërkohë “Pezullim nga detyra” dhe “Ndalim për të dalë jashtë vendit” është lëshuar për Erion Ismailin. Andis Papa, Gëzim Hoxha, Rogers Rryta janë personat ndaj të cilëve është vendosur masa e sigurisë “Ndalim për të dalë jashtë vendit”./Dosja.al

 

7 MUAJ ME PARE

VIDEO/ E shoqëruar me Polici, Mirilinda Kërçanaj paraqitet në GJKKO për masën e sigurisë

SKANDALI me tenderat e AKSHI-t! Përfundon procesi për masat në

TIRANË- Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj në masë sigurie 'arrest shtëpie' është paraqitur sot në GJKKO sot. E shoqëruar me makinë policie, Kërçanaj ka shkuar në GJKKO bashkë me avokatin e saj. Ndërkohë e pyetur nga gazetarët, Kërçanaj ka refuzuar që të flasë, ndërsa avokati i saj ka deklaruar se nuk kanë asnjë koment. 

"Nuk kemi asnjë koment në këto momente," tha avokati.


Hetimet e SPAK për tenderat e AKSH-it

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Karçanaj, Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj. Për drejtoreshën e AKSHI-it, Mirlinda Kërçanaj, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për Ergys Agasi dhe biznesmenin Ermal Beqiri janë caktuar masat e sigurisë “arrest me burg”.

Më datë 16 dhjetor, dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit, zbarkuan në ambientet në pronësi te biznesmenit Agasi. Bëhet fjalë për kontrollin e 4 vendeve, banesave në Durrës e Tiranë, si dhe bizneset që zotërohen Ergys Agasi.

Po ashtu është dhënë masë pezullimi nga detyra dhe për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili. SPAK gjithsej ka vendosur në masë sigurie 8 persona që janë Ergys Agasi, Ermal Beqiraj, Mirilinda Karçanaj, Hava Delibashi, Erion Ismaili, Andis Papa, G.H dhe Rogers Rryta.

Akuzat kryesore të SPAK janë grup i strukturuar kriminal, shkelje e barazisë në tendera si dhe heqje e paligjshme e lirisë. Prokuroria e posaçme prej gati një viti po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje. Ndërkohë personat e përmendur më sipër, por dhe zyrtarë të tjerë, për të cilët është dhënë masa, por që ende nuk dihen emrat e tyre, akuzohen për shkelje barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj u paraqit më 3 dhjetor në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të një hetimi për abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton. Ndërsa në banesa dhe zyrat e biznesit të Ergys Agasit janë kontrolluar me urdhër të SPAK në muajin qershor. /Dosja.al

mirilinda kërçanaj erion ismailaj hava delibashi

Sondazh

Poll

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet