Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
• Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi mbrëmjen e sotme Turqinë perëndimore, sipas një njoftimi nga autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive në vend, AFAD. • AFAD tha se tërmeti ndodhi në provincën Balikesir, pranë qytetit më të madh të Turqisë, Stambollit. • Gjithashtu tërmeti u ndje në ishujt e Egjeut Lindor, si Samos dhe Mytilene dhe në Izmir. • Po ashtu raportohet për dëme të konsiderueshme materiale. • Ndërkohë Kryetari i bashkisë së Balıkesir, Sındırgı Sak, deklaroi se 10 ndërtesa në këtë zonë janë shembur dhe se për momentin nuk mund të merren informacione nga disa zona. • Ai deklaroi gjithashtu se disa persona janë shpëtuar, ndërsa kërkimi për disa të tjerë vazhdojnë. • Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë që ndodhi në orën 19:53 në lagjen Sındırgı të Balıkesirit u regjistrua nga kamerat e sigurisë. • Pamjet filmike tregonin momentet kur produktet binin nga raftet dhe qytetarët iknin të panikosur për shkak të lëkundjeve të forta. • Ministri i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike, Murat Kurum, deklaroi se ekipet po kryenin punë për vlerësimin e dëmeve në terren pas tërmetit me magnitudë 6.1 në rrethin Sındırgı të Balıkesirit. • Kurum gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të mos hyjnë në ndërtesat e dëmtuara gjatë kësaj periudhe.
3 artikuj për këtë temë.
TURQI- Ambasada e Kosovës në Ankara ka njoftuar se gjatë mbrëmjes të së dielës rrethi i qytetit Balikeshir është goditur nga një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter. Në njoftimin e lëshuar nga kjo ambasadë është bërë thirrje për qytetarët e Kosovës që ndodhen në zonat e prekura të tregojnë kujdes maksimal, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe në rast nevoje të kontaktojnë menjëherë përmes kanaleve të komunikimit.
“Sot, më datë 10 gusht 2025, në orën 19:53 sipas kohës lokale, në rrethin Sindırgı të qytetit Balıkesir ka ndodhur një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter. Lëkundjet janë ndjerë gjithashtu në qytetet Manisa, Izmir, Uşak dhe Bursa. Aktualisht, autoritetet kompetente po vazhdojnë inspektimet dhe vlerësimet në terren. U bëjmë thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që ndodhen në zonat e prekura të tregojnë kujdes maksimal, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe, në rast nevoje, të kontaktojnë menjëherë përmes kanaleve të komunikimit”, thuhet në njoftim.
TURQI- Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë goditi Turqinë mbrëmjen e sotme, ku si pasojë e lëkundjeve disa ndërtesa u shembën. Ndërkohë Ekipet e Emergjencave dhe Menaxhimit të Fatkeqësive po vijojnë punën për shpëtimin e jetëve njerëzore, të cilët mbetën në rrënoja. Tërmet me magnitudë 6.1, me epiqendër në rrethin Sındırgı të provincës Balıkesir, goditi në orën 7:53 të mbrëmjes, ndërsa lëkundjet u ndjenë edhe në Stamboll dhe Izmir.
Sipas mediave turke disa persona janë shpëtuar nga rrënojat. Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë që ndodhi në orën 19:53 në lagjen Sındırgı të Balıkesirit u regjistrua nga kamerat e sigurisë. Pamjet filmike tregonin momentet kur produktet binin nga raftet dhe qytetarët iknin të panikosur për shkak të lëkundjeve të forta.
Ministri i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike, Murat Kurum, deklaroi se ekipet po kryenin punë për vlerësimin e dëmeve në terren pas tërmetit me magnitudë 6.1 në rrethin Sındırgı të Balıkesirit. Kurum u bëri thirrje qytetarëve të mos hyjnë në ndërtesat e dëmtuara gjatë kësaj periudhe.
"Ne jemi në gatishmëri me të gjitha njësitë tona dhe po vlerësojmë çdo raport që marrim. Po monitorojmë zhvillimet dhe u urojmë të gjithë qytetarëve shërim të shpejtë”, thuhet në reagimin e ministrit.
TURQI- Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi mbrëmjen e sotme Turqinë perëndimore, sipas një njoftimi nga autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive në vend, AFAD. AFAD tha se tërmeti ndodhi në provincën Balikesir, pranë qytetit më të madh të Turqisë, Stambollit, por nuk pati raportime të menjëhershme për viktima.
Gjithashtu tërmeti u ndje në ishujt e Egjeut Lindor, si Samos dhe Mytilene. Po ashtu raportohet për dëme të konsiderueshme materiale. Disa minuta më vonë, pati një lëkundje pasuese me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter dhe një tjetër me magnitudë 4.1.
???? #UPDATE — Footage shows collapsed structures in Golcuk village, Sindirgi district of Balikesir, following 6.1-magnitude quake pic.twitter.com/qNaVNOvgM7
— Türkiye Today (@turkiyetodaycom) August 10, 2025
Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, në një postim në X, tha: "Një tërmet me magnitudë 6.1 ndodhi në Sidirgi, Balikesir. Të gjitha ekipet e AFAD dhe agjencive përkatëse filluan menjëherë hetimet në vend në lidhje me tërmetin, i cili u ndje në Stamboll dhe provincat përreth."
Ndërkohë Kryetari i bashkisë së Balıkesir, Sındırgı Sak, deklaroi se 10 ndërtesa në këtë zonë janë shembur dhe se për momentin nuk mund të merren informacione nga disa zona. Ai deklaroi gjithashtu se katër persona janë shpëtuar, ndërsa kërkimi për dy të tjerë vazhdon.
Balıkesir Sındırgı Hükümet Binası yanında enkazdan yaralı kurtarma anı#deprem #hissettik #balikesir #sındırgı
— Musa Kayrak (@musakayrak) August 10, 2025
pic.twitter.com/UtdmKQy3J8