LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Krimi makabër në Kosovë! Familjarët e 35-vjeçares në gjendje të rëndë dhe të frikësuar, vrasësi mbetet në arrati

•Sot qytetarët e Prishtinës do të ngrihen në protestë. •Shkak për këtë revoltë është bërë ngjarja makabër e ndodhur pasditen e djeshme, në ambientet e maternitetit në QKUK, ku 35- vjeçarja Hamide Magashi (41 javëshe shtatzënë) u vra me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili. • Protesta do të mbahet sot rreth orës 16:00 në sheshin "Zahir Pajaziti", me moton “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare”. • Avokati Besnik Berisha ka deklaruar se, autori i ngjarjes makabër, Sokol Halili i cili është në kërkim nga autoritetet policore rrezikon burgim të përjetshëm. • Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, e ka publikuar një listë me emrat e grave të vrara nga burrat ndër vite në Kosovë. • Mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00 në Prishtinë, Sokol Halili qëlloi për vdekje me armë zjarri ish- bashkëshorten e tij shtatzënë Hamide Magashi para Maternitetit në Prishtinë.• 35-vjeçarja ishte në javët e fundit të shtatzënisë. • Ajo ishte paraqitur për kontroll pranë Maternitetit, por në oborr është konfliktuar me Halilin.• Ish-Bashkëshorti i saj e ka qëlluar atë disa here me armë, por dy plumba kanë qenë ata që i kanë marrë jetën asaj dhe fëmijës së kishte në bark.

15 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

“U martuan për 10 ditë”, kushëriri i viktimës: Edhe familjarët e Sokolit e dhunonin

Krimi makabër në Kosovë! Familjarët e 35-vjeçares
Vrasja e Hamide Magashit në Prishtinë

KOSOVË- Kushëriri i Hamide Magashit, e cila u vra një ditë më parë në Prishtinë nga ish-bashkëshorti u shpreh se martesa mes tyre është bërë në një kohë shumë të shkurtër. Në një lidhje telefonike në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ai u shpreh se arsyeja që Magashi u nda nga Halili ishte dhuna e tmerrshme që ajo përjetonte. 

 “Ne jemi kushërinj, divorcin e kanë bërë me rregulla, me ligj, ka ndodhur para 4 muajve, I thanë ke me e lind fëmijën dhe me ia dhënë, prej dhunës u ndanë, ishte i dhunshëm,  ka bërë denoncim në polici, ka pas urdhër mbrojtje. Unë jo, nuk kam pas kontakt me Sokolin, u martuan shumë shpejt, për një jave, 10 ditë shkoi të jetonte tek familja e tij. Nuk e di si janë takuar, por shpejt ka shku tek shtëpia e Sokolit. Edhe familjarët kanë ushtruar dhunë. Nuk ka mundur policia me vëzhgu. Ajo ka shku për të ble diçka të vetat, e ka përcjellë ai”, tha kushëriri i viktimës.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00 në Prishtinë. Sokol Halili qëlloi për vdekje me armë zjarri  ish- bashkëshorten e tij shtatzënë Hamide Magashi para Maternitetit në Prishtinë. 35-vjeçarja ishte në javët e fundit të shtatzënisë. Ajo ishte paraqitur për kontroll pranë Maternitetit, por në oborr është konfliktuar me Halilin. Ish-Bashkëshorti i saj e ka qëlluar atë disa here me armë, por dy plumba kanë qenë ata që i kanë marrë jetën asaj dhe fëmijës së kishte në bark. Halili dhe Magashi kishin më pak se një vit të martuar bashkë dhe po prisnin fëmijën e tyre të parë. Por martesa e tyre kishte probleme dhe Magashi kishte kërkuar divorcin.

2 MUAJ ME PARE

Ende asnjë gjurmë e tij, gjendet makina e Sokol Halilit që vrau ish-gruan e tij shtatzënë në Prishtinë

Krimi makabër në Kosovë! Familjarët e 35-vjeçares
Makina e Halilit

KOSOVË- Pak minuta më parë është gjendur makina në pronësi të Sokol Halilit, i cili ditën e djeshme vrau ish-gruan e tij në oborrin e maternitetit në Prishtinë.

Nacionale ka publikuar fotografitë e makinës në pronësi të Halilit e cila është gjetur në sheshin “Ahmet Shtimja” në fshatin Shtimë ku edhe banonte.

Babai i Sokolit, Halil Halili është marrë nga policia e Kosovës në vendin ku është gjetur dhe makina e djalit të tij për të vërtetuar dhe pronësinë e saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00 në Prishtinë. Sokol Halili qëlloi për vdekje me armë zjarri  ish- bashkëshorten e tij shtatzënë Hamide Magashi para Maternitetit në Prishtinë. 35-vjeçarja ishte në javët e fundit të shtatzënisë. Ajo ishte paraqitur për kontroll pranë Maternitetit, por në oborr është konfliktuar me Halilin. Ish-Bashkëshorti i saj e ka qëlluar atë disa here me armë, por dy plumba kanë qenë ata që i kanë marrë jetën asaj dhe fëmijës së kishte në bark. Halili dhe Magashi kishin më pak se një vit të martuar bashkë dhe po prisnin fëmijën e tyre të parë. Por martesa e tyre kishte probleme dhe Magashi kishte kërkuar divorcin.

 

2 MUAJ ME PARE

Vrasësi i 35-vjeçares në Prishtinë ende në arrati, flet babai: Hiç s'du me e pa, ma mirë me pasë dekë

Krimi makabër në Kosovë! Familjarët e 35-vjeçares
Halili

KOSOVË- Vrasësi i 35-vjeçares shtatzënë Hamide Magashi, në oborrin e maternitetit në Prishtinë, ndodhet ende në arrati ndërkohë që sot ka folur dhe babai i tij Halil Halili. Halili ka folur për gazetën Nacionale ku dhe ka thënë se nuk dëshiron që ta shohë për momentin të birin dhe shpreson që ai të kapet sa më shpejt.

“Jam i mërzitur, jam i nervozuar shumë. Shumë keq, shumë keq, shumë keq. E kam një mesazh, ishalla kurrë nuk ndodh kësi raste të rënda, të keqia, të liga, se jam shumë i mërzitur. Hiç nuk di sen për ta, ma mirë ai me pasë dekë me gjithë ta masi e ka vendos me bo ata, edhe ai me pasë metë qaty. Hiç s’du me pa, as mem marrë kohë, shumë keq ka bo, shumë keq, tash me gru s’po dijmë çka me bo." - theksoi ai.

Më tej ai ka thënë se nuk ka arritur që të bisedojë me djalin e tij edhe pse që pasi mësoi ngjarjen e ka telefonuar dhe i ka çuar mesazhe vazhdimisht.

“E kam thirrë çdo orë, çdo minutë, kam shkru mesazhe. Ai s’u kanë problematik kështu kurrë, as s’u dalë nëpër kafe kurrë, as s’u ardh mas vakti kurrë. As nji send s’ma ka kthy” – theksoi Halili.

Vrasja e gruas 35-vjeçe shtatzënë, dyshohet se ndodhi dje pranë klinikës së Gjinkelogjisë në Prishtinë rreth orës 18:00. Dorasi ndodhet ende në arrati, ndërsa i njëjti është emër i njohur për organet e rendit. E ndjera kishte urdhër-mbrojtjeje për 6 muaj, ndërsa i dyshuari kishte aktakuzë për kanosje. Policia kërkon ndihmë për arrestimin e Sokol Halilit./Express.

2 MUAJ ME PARE

Flet motra e 35-vjeçares së vrarë nga ish-bashkëshorti: Kishte frikë se do ja merrte fëmijën sa të lindte

Krimi makabër në Kosovë! Familjarët e 35-vjeçares
Magashi

KOSOVË- Gjashtë motrat e Hamide Magashit, e cila u vra të mërkurën para klinikës së Gjinekologjisë ku po priste ta sillte në jetë djalin e saj, po qëndrojnë me frikë në shtëpinë e prindërve të tyre në fshatin Llugaxhi të Lipjanit sepse thonë se ish-burri i Hamides, Sokol Halili, i cili ndodhet në arrati, i ka kërcënuar se do t’i gjuajë tri bomba në shtëpinë e tyre. Jetën e rëndë të të ndjerës, e ka rrëfyer për Gazetën Express motra e saj, Burbuqe Magashi.

 

Hamidja kishte qenë e martuar për rreth tre muaj. Por, 35-vjeçares jeta nuk i ofroi “muaj të mjaltit”, përkundrazi ajo ndryshoi totalisht pas martesës. Ish-burri dyshohet se e ndali nga puna ku punoi rreth 15 vite dhe e izoloi aq shumë saqë e ndjera kishte tentuar edhe vetëvrasjen.

Familja kërkon arrestimin e dorasit dhe burgim të përjetshëm për të.

Gruaja 35-vjeçare kishte për të sjellur në jetë sot fëmijën e saj të parë. Por, pak orë para se të bëhej nënë, ajo u vra nga ish-burri i saj i cili dyshohet se vazhdimisht kishte maltretuar. I dyshuari ndodhet në arrati dhe motrat e viktimës kanë frikë se ai do ta vras edhe motrën e vogël të tyre.

“Ishalla pshtojmë me mend. Motra me hangër dhe 35 vjet shumë e vështirë. Po kqyrim shteti çka bën tash. Mbrëmë s’kena guxu me flejt, policia janë kanë te dera, por nashta na vranë ai edhe motrën e vogël se u mbush në motrën e vogël, se motra e vogël e ka ndalë motrën Hamide në shtëpi. Se ai ka pas qef me mbajtë me dhunë motrën në shtëpi. Motra ka ndejt e martuar 3 muaj”, tha motra e së ndjerës për Gazetën Express.

Burbuqe Magashi deklaron se ish-burri i motrës së saj që u vra mbrëmë, i ka kërcënuar se do t’i gjuajë tri bomba në shtëpinë e tyre në Llugaxhi të Lipjanit.

“Ai u sillë nëpër sokak, edhe ne u frikësojshim se thojke ka me jua gjuajt 3 bomba dhe kom me ja çu shtëpinë nockout. Thojke Shukrinë me burrë kam me mbytë edhe djalin tem”.

“Ish-burri e ndali nga puna Hamide Magashin”

Burbuqe Magashi rrëfeu se motra e saj tashmë e ndjerë Hamidja ka qenë gjithmonë e mavijosur për shkak se ish-burri ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj saj. Madje thotë se i njëjti e ka ndalur edhe nga puna dhe të njëjtën e ka mbajtur të izoluar.

“Motra ka punu në komunën e Ferizajt, kur ka qenë e martuar e ka lënë me punu vetëm 1 muaj dhe ka shku u rrokë me ata të komunës dhe e ka ndalë prej punës. Maltretim të madh ka pas. Burri i saj u rrokë me zyrtarë të komunës dhe ja ka ndalë punën….Ka ardhe përmes me qykë të alltisë krejt pleh, këmbët i ka pas krejt vreda. Me krah, me krejt ka qenë pleh….Ajo qaq stres që ka pas 1 muaj s’ka mujt me marrë në kontroll vetën, rrike veç në heshtje. Por e kemi marrë i kemi folë, u përmirësu motra….I ka thanë kur të lindi, fëmijën ta dha. Ai e mbyti motrën dhe evladin e vetë”, rrëfehet Burbuqja për Gazetën Express.

Për shkak të maltretimit, Hamidja kishte tentuar ta mbyste vetën

Burbuqe Magashi rrëfeu se motra e saj e ndjerë kishte tentuar të kërcentë nga kati i dytë i shtëpisë së ish-burrit për shkak të dhunës dhe maltretimeve.

“Kjo u detyru me ra prej katit të dytë me mbytë vetën. Qaq që ka pas maltretim prej krejt familjes së tyre, e izoluar ka qenë, s’e kanë lanë me dalë në oborr. I kanë thënë derisa të lind 1 vit e gjysmë s’ki nevojë me shku te motrat në Llugaxhi… Ka nis me ra nga kati i dytë, qaq maltretim që i kanë bë sepse e kanë izolu. Në banjo kur ka shku, i ka shku prapa vjehrra e saj, e ka kqyrë mos e ka telefonin, mos po fol me neve në telefon”, u shpreh ajo.

Hamidën e vrau ish-burri teksa kishte dalë me një shoqe për të blerë bukë

Motra e Hamidës gjatë bisedës për Gazetën Express tha se 35-vjeçarja u vra kur kishte dalë nga dhoma e spitalit për të blerë bukë.

“Dje në mëngjes më ka thirrë më ka thënë motër nesër hy në operacion, i kam thënë ishalla veç me sukses. Ne kemi folë me të, edhe motra ka folë me të në orën 16:00, i ka thënë mirë jam mos hajdeni sonte por nesër. Na i kemi thanë ani. Kur i kam pa lajmet, kur e kanë qit lajmin që u mbyt 35-vjeçarja nga ish-bashkëshorti. Më ka shku mendja te motra jem dhe e kam ditë që motra jem është ajo. Ajo u shku me ble diçka, ai e ka ruajt dhe e ka zënë. I ka ardhë vjehrra e vetë, motra e vet në spital, pa dijeninë e policisë ja kanë pru teshat e fëmijës aty. Ata s’kanë pas të drejtë hiç me pa atë. E ka ruajt, kjo u kanë brenda më një shoqe kanë dalë me ble bukë, ajo shoqja u kanë e para tu ecë, kjo përmas, atë përmas e ka rrokë me 4-5 plumba mas kokës dhe e ka mbytë me armë shurdhuese”, rrëfehet ajo.

Hamidja i kishte thënë burrit se do t’ia dorëzonte porsa ta sillte në jetë

Tutje, Burbuqja thotë se Hamidja ka qajtë vazhdimisht se e ka ditë që fëmijën ka për t’ia dorëzuar ish-burrit.

“Motrën time Hamide Magashi e ka mbytë bashkëshorti i vet dje në spital. Ka qenë e martuar 3 muaj, ka pas dhunë në familje, jemi shku e kemi marrë krejt motrat. Ka thanë oj motër hajde merrnëm se pom rreh, me revolë po më mëshon në kokë. Ka thanë bëma zgjidhjen, thirrje një djalë të axhës të ma bën zgjidhjen. E kemi thirrë, na ka ba zgjidhjen, u shku e ka marrë e ka pru këtu, u kanë në mes të policisë dhe Entit Social, krejt këto sene i kanë pas policia. E ka mbajtë shtatzaninë te baba, ne kemi 7 motra nuk kemi prindër hiç, axha na ka vdekë. E kemi vetëm një djalë të axhës…Ka shku në spital, jemi shku e kemi kqyrë, pardje e kemi vizitu kemi nejt deri në orën katër, veç ka qajtë, u mërzitke. Thojke po e lindi fëmijën por nuk e shoh më, nuk e qes ne prehër. Na i thojshim hajt motra jonë se s’je vetëm ti, krejtve ju ndodhin këto sende.Kemi nejt me to, e kemi hyp në katin e dytë”, u shpreh ajo.

35-vjeçaren e larguan motrat nga ish-shtëpia e burrit, atë ditë policia ia kishte gjetur një revole atij

Burbuqja, motra e Hamides tha se motrën e larguan nga shtëpia e burrit sepse maltretohej vazhdimisht nga ai.

“E kanë marrë policia prej shtëpisë së babës kur e kemi ndalë motrën sepse është maltretu shumë, ka nejt burri në burg vetëm 24 orë. Jemi detyru me ndalë motrën.Ata janë dalë në serra në rastin e fundit, motra e ka thirrë motrën e vogël i ka thënë hajde merrnëm se se unë du me vdekë, bëma zgjidhjen. Krejt motrat e kemi marrë me djalin e axhës së babës, e kemi sjellë në shtëpi. Atë ditë kur e kanë arrestu policia, ja kanë gjetë revolën në veturë. Motra ka thënë se i kanë thënë vazhdimisht unë të vraj, ka thënë unë i kam pesë veta që Llugaxhinë e rrotullojë. Motra ka thënë nëna e tij e ka shti me ushtru dhunë ndaj saj”, u shpreh ajo.

Motra e Hamides tha se në momentin kur Hamidja ka pranu me u martu me Sokol Halilin “Zoti ia ka marrë mendët”.

“Një shoqe e saj e ka njoftu me këtë djalin. Por ne e kemi pa në fillim, por motrës ja mori Zoti mendët, nuk e di si e mori atë burrin”.

Për dorasin ajo kërkoi burgim të përjetshëm.

Vrasja e gruas 35-vjeçe shtatzënë, dyshohet se ndodhi dje pranë klinikës së Gjinkelogjisë në Prishtinë rreth orës 18:00. Dorasi ndodhet ende në arrati, ndërsa i njëjti është emër i njohur për organet e rendit. E ndjera kishte urdhër-mbrojtjeje për 6 muaj, ndërsa i dyshuari kishte aktakuzë për kanosje. Policia kërkon ndihmë për arrestimin e Sokol Halilit./Express.

2 MUAJ ME PARE

Vrasja e gruas shtatzënë nga ish-bashkëshorti, Kurti: Dhuna në familje në Kosovë është më e përhapur seç e mendojmë

Krimi makabër në Kosovë! Familjarët e 35-vjeçares
Kurti

KOSOVË- Kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar sërish pas vrasjes së 35 vjeçares shtatzënë dje në oborrin e QKUK-së.

Në një postim në Facebook, Kurti tha se dhuna në familje është më e përhapur sesa mendohet ndërkohë që u shfaq kritik për këtë dukuri duke theksuar se po kthehet në një gjë normale në shoqëri.

"Dhuna në familje në Kosovë është më e përhapur sesa që e paramendojmë dhe pranojmë çdonjëri prej nesh. Dhunë ndaj grave dhe dhunë ndaj fëmijëve gjithandej. Me lëndime të thella shpirtërore e të dukshme fizike. Pothuajse secili qytetar në Kosovë e din dhe njeh së paku një familje ku kishte apo ka dhunë. A e ka lajmëruar atë dhe sa është interesuar për të, është një çështje tjetër pastaj. Shumësia e dhunuesve nëpër familje e ka sjellur familjarizimin me dhunuesit në shoqëri."-shrkuan Kurti.

Për vdekjen e saj në një institucion shtetëror, Kurti u arsyetua se “Kosova i ka më pak se 10 mijë policë e më shumë se 300 mijë familje”.

“Kur vritet gruaja tashmë është bërë vonë. Zgjimi shoqëror edhe po ngjan vonë edhe po zgjat shkurt. Një a dy protesta të nesërmen, dhe: mirupafshim pas vrasjes së ardhshme. Gratë që vriten në familje janë ato që kanë rezistuar ndaj dhunës së burrit. Gratë që vriten janë gra që nuk kanë heshtur. Shoqëria jonë është përgjithësisht e heshtur për zërin e mbytur të atyre grave nga burrat vrasës. Gratë (dhe fëmijët e saj) po luftojnë brenda shtëpive të tyre private pa mbështetjen e nevojshme publike. Beteja për barazi gjinore nuk është çështje private”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti shtoi se qytetarët e Kosovës, e në veçanti shqiptarët të cilët e konsiderojnë veten patriotë, duhet ta ngrejnë zërin kundër burrave që ngrejnë dorë mbi gruan.

Postimi i plotë:

Marrëveshja xhentëllmene me dhunuesit familjarë
Kosova i ka më pak se 10 mijë policë e më shumë se 300 mijë familje.
Dhuna në familje në Kosovë është më e përhapur sesa që e paramendojmë dhe pranojmë çdonjëri prej nesh. Dhunë ndaj grave dhe dhunë ndaj fëmijëve gjithandej. Me lëndime të thella shpirtërore e të dukshme fizike. Pothuajse secili qytetar në Kosovë e din dhe njeh së paku një familje ku kishte apo ka dhunë. A e ka lajmëruar atë dhe sa është interesuar për të, është një çështje tjetër pastaj. Shumësia e dhunuesve nëpër familje e ka sjellur familjarizimin me dhunuesit në shoqëri.
Kur vritet gruaja tashmë është bërë vonë. Zgjimi shoqëror edhe po ngjan vonë edhe po zgjat shkurt. Një a dy protesta të nesërmen, dhe: mirupafshim pas vrasjes së ardhshme. Gratë që vriten në familje janë ato që kanë rezistuar ndaj dhunës së burrit. Gratë që vriten janë gra që nuk kanë heshtur. Shoqëria jonë është përgjithësisht e heshtur për zërin e mbytur të atyre grave nga burrat vrasës. Gratë (dhe fëmijët e saj) po luftojnë brenda shtëpive të tyre private pa mbështetjen e nevojshme publike. Beteja për barazi gjinore nuk është çështje private.
Duhet të heqim dorë nga paragjykimi patriarkal “nderi burrëror - gruaja shërbëtore”. Aktet e dhunës vijnë nga sjelljet dhunuese që vijnë nga kjo mendësi e ‘padhunshme’. Qytetarët e Kosovës, e në veçanti shqiptarët të cilët e konsiderojnë veten patriotë, duhet ta ngrejnë zërin kundër burrave që ngrejnë dorë mbi gruan.
Kosova i ka më pak se 10 mijë policë e më shumë se 300 mijë familje.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00 në Prishtinë. Sokol Halili qëlloi për vdekje me armë zjarri  ish- bashkëshorten e tij shtatzënë Hamide Magashi para Maternitetit në Prishtinë. 35-vjeçarja ishte në javët e fundit të shtatzënisë. Ajo ishte paraqitur për kontroll pranë Maternitetit, por në oborr është konfliktuar me Halilin. Ish-Bashkëshorti i saj e ka qëlluar atë disa here me armë, por dy plumba kanë qenë ata që i kanë marrë jetën asaj dhe fëmijës së kishte në bark. Halili dhe Magashi kishin më pak se një vit të martuar bashkë dhe po prisnin fëmijën e tyre të parë. Por martesa e tyre kishte probleme dhe Magashi kishte kërkuar divorcin

2 MUAJ ME PARE

Vrasja e Hamide Magashit, shoqja e dhomës: Ish-bashkëshorti erdhi një natë më parë dhe rrinte në oborr

Krimi makabër në Kosovë! Familjarët e 35-vjeçares
Halili dhe Magashi

KOSOVË- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e 35-vjeçares Hamide Magashi nga ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili para oborrit të maternitetit të Prishtinë.

Indeksonline ka kontaktuar me njërën nga gratë shtatzënë që kishte kontakt me të ndjerën ditëve të fundit gjatë qëndrimit të saj në spital.

Ajo në kushte anonimiteti ka thënë se ish-burri i Magashit, Sokol Halili edhe një natë më parë ka qenë te QKUK-ja dhe e ka ftuar disa herë që të dali në oborrin e gjinekologjisë për të kontaktuar me të.

“Më ka treguar që ka qenë e ndarë me burrë dhe ka patur probleme të vazhdueshme edhe gjatë shtatëzanisë ngase ai e ka kontaktuar vazhdimisht. Një natë para vrasjes e ka thirr tërë kohën që të dal jashtë në oborr, por që nuk pranonte të dilte. Më tregoi shkurt edhe se çfarë i tha ish-burrit. Më thonte se i shkroi se nuk ka çfarë kërkon nga ajo dhe se fëmija është i saj” ka thënë njëra nga shoqet e repartit të gjinekologjisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00 në Prishtinë. Sokol Halili qëlloi për vdekje me armë zjarri  ish- bashkëshorten e tij shtatzënë Hamide Magashi para Maternitetit në Prishtinë. 35-vjeçarja ishte në javët e fundit të shtatzënisë. Ajo ishte paraqitur për kontroll pranë Maternitetit, por në oborr është konfliktuar me Halilin. Ish-Bashkëshorti i saj e ka qëlluar atë disa here me armë, por dy plumba kanë qenë ata që i kanë marrë jetën asaj dhe fëmijës së kishte në bark. Halili dhe Magashi kishin më pak se një vit të martuar bashkë dhe po prisnin fëmijën e tyre të parë. Por martesa e tyre kishte probleme dhe Magashi kishte kërkuar divorcin./

2 MUAJ ME PARE

"Ngjarja mund të ishte parandaluar"/ Ministra e Drejtësisë për vrasjen e 35- vjeçares në Kosovë: Do të ketë shkarkime

Krimi makabër në Kosovë! Familjarët e 35-vjeçares
Albulena Haxhiu

KOSOVË- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas mbledhjes urgjente me ministrat, ku u diskutua për krimin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në martenitetin e QKUK-së ka paralajmëruar se do të ketë shkarkim të institucioneve të cilat kanë neglizhuar punën lidhur me këtë rast të rëndë. “Në momentin që do të verifikohet dështimi institucional, hallka që dështuar personi përgjegjës do të jap dorëheqje. Ju garantoj nëse shohim që ka dështu dikush do të ketë dorëheqje e shkarkim, por keni parasysh dorëheqje e shkarkimet janë kërkuar edhe në rastet e kaluara kur kanë dështuar prokuroria por asnjë dorëhejqe, asnjë shkarkim dhe këto raste, mosveprimet, neglizhenca po i inkurajon vrasësit, kriminelët”, tha ajo.

Ajo tha para gazetarëve se vrasja e 35- vjeçares Hamide Magashit nga iush-bashkëshorti i saj Sokol Halili mund të ishte parandaluar, pasi në korrik viktima kishte denoncuar në polici se ishte dhunuar fizikishit dhe psikologjikisht nga ish-basahkëshorti i saj.

Me urgjencë kemi mbledhur Grupin ndërministror. Sipas informacioneve nga policia viktima kishte raportuar në korrik për dhunë psiqike dhe fizike dhe prokuroria personin e dyshuar e kishte liruar në procedurë të rregullt. Papërgjegjësi institucionale dhe e prokurorit të rastit”, tha ajo.

Ajo tha se informacionet tjera nuk mund t’i ndajë për shkak të hetimeve.

Secili prej institucioneve janë të obliguara dhe kanë marr përgjegjësi të verifikojnë secilin veprim institucional prej momentit kur është raportuar dhuna prej viktimës”, tha ajo, ndërsa njoftoi se në takimin e grupit ndërministror nuk ishin të pranishëm as përfaqësuesi nga Prokuroria dhe Gjyqësori.

Ministrja e Drejtësisë bëri të ditur edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla do të kërkoj nga Inspektorati të verifikoj edhe veprimet e Policisë pasi viktima ka pasur urdhër mbrojtje./ Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

U vra mizorisht nga ish-bashkëshorti/ Shtëpia e Hamide Magashit rrethohet nga policia, familjarët në gjendje të rëndë

Krimi makabër në Kosovë! Familjarët e 35-vjeçares
foto ilustruese

KOSOVË- Shtëpia e familjes së Hmaide Magashit, 35- vjeçares që u vra mizorisht nga ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili, mbrëmjen e djeshme në martenitetin e QKUK-së, është rethuar sot nga patrulla e Policisë. Mësohet se familjarët ndodhen në gjendje të rëndë emocionale, për vrasjen makabër të vajzës së tyre e cila për pak ditë sillte në jetë fëmijën e saj. Autori vijon të jetë në arrati, ku po punohet nga autoritetet policore për arrestimin e tij. Çifti prej kohësh mësohet se kishin probleme dhe konflikte mes tyre, për këtë arsye 35- vjeçarja kishte kërkuar urdhër mbrotje nga policia, pasi ish-bashkëshorti i saj dyshohet se e dhunonte. 

Si ndodhi ngjarja?

Nisur nga ngjarja tronditëse, sot qytetarët e Prishtinës kanë organizuar nëj protestë me moton “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare” që do të mbahet rreth orës 16:00 në sheshin "Zahir Pajaziti". Mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00 në Prishtinë, Sokol Halili qëlloi për vdekje me armë zjarri  ish- bashkëshorten e tij shtatzënë Hamide Magashi para Maternitetit në Prishtinë. 35-vjeçarja ishte në javët e fundit të shtatzënisë. Ajo ishte paraqitur për kontroll pranë Maternitetit, por në oborr është konfliktuar me Halilin. Ish-bashkëshorti i saj e ka qëlluar atë disa here me armë, por dy plumba kanë qenë ata që i kanë marrë jetën asaj dhe fëmijës së kishte në bark. Halili dhe Magashi kishin më pak se një vit të martuar bashkë dhe po prisnin fëmijën e tyre të parë. Por martesa e tyre kishte probleme dhe Magashi kishte kërkuar divorcin./ Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Tronditet Kosova/ Vriten dy gra brenda 6 ditësh, njëra në gjumë tjetra në prag të lindjes së fëmijës

Krimi makabër në Kosovë! Familjarët e 35-vjeçares
vrasjet në Kosovë

KOSOVË- Në vetëm 6 ditë Kosova është tronditur nga dy krime në familje, ku dy gra janë vrarë në mënyrë mizore nga bashkëshortët e tyre. Të premten e 25 nëntorit, mësuesja e shkollës fillore së mesme të ulët ‘Dardania’ në kryeqytet, Sadije Godeni, 63-vjeçare, u vra në gjumë nga bashkëshorti i saj, Izet Godeni. Godeni e ka goditu me sëpatë duke i marrë jetën bashkëshortes së tij. Ndaj tij, Gjykata Themelore ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje e rëndë’.

Rasti makabër u përsërit edhe mbëmjen e djeshme, ku në oborrin e martenitetit në QKUK, Hamide Magashi 35- vjeç në ditët e fundit të shtatzënisë, u vra mizorisht me armë nga ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili, pasi një konflikti të momentit. Magashi ishte në javën e fundit të pritjes së ëmbël e cila u kthye në tragjedi. Ajo ishte paraqitur për kontroll pranë Maternitetit, por në oborr është konfliktuar me Halilin. Ish-Bashkëshorti i saj e ka qëlluar atë disa here me armë, por dy plumba kanë qenë ata që i kanë marrë jetën asaj dhe fëmijës së kishte në bark. Pas krimit Halili është larguar me makinën e tij Opel Astra me targa 05-450-BC.

Policia e ka shpallur në kërkim dhe po vijojnë kontrollet në disa zona të vendit, për të bërë të mundur kapjen e tij.  35- vjeçarja (41 javëshe shtatzënë) ishte nën trajtim të autoriteteve pasi në këtë rast ishte lëshuar një urdhër për mbrojtje. Ajo në korrik të këtij viti kishte raportuar në Polici një rast të dhunës në familje, ku personi për të cilin kishte raportuar ishte pikërisht ish-bashkëshorti i saj.

Fjalët e fundit që 35-vjeçarja shtatzënë Hamide Magashi ka thënë para se të vritej nga burri i saj në Kosovë janë bërë publike "Pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte’". Vrasja e saj ndodhi pikërisht në oborrin e Gjinekologjisë ku ka pasur edhe kalimtarë rasti.

Për ngjarjen e rëndë kanë reaguar edhe politikanët, duke nisur nga kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani e duke vazhduar te kryeopozitarët, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku si dhe Ramosh Haradinaj. 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka kërkuar dorëheqjen e Drejtorit të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti nëse konfirmohet se rasti ka qenë i lajmëruar në polici.

Unë mendoj që drejtori i Policisë  sonte duhet të jap dorëheqje. Si deputet po e them me plot përgjegjësi, nëse rasti ka qenë i lajmëruar në polici”, ka deklaruar Abazi në RTV Dukagjini.

Të dyja vrasjet ndodhën ndërsa në Kosovë po mbahet një fushatë 16 ditëshe kundër dhunës ndaj gruas me moton “as edhe një më shumë”. Policia e Kosovës tha se nga janari i këtij viti e deri në muajin tetor, janë shënuar dy mijë e 273 raste të dhunës në familje.

2 MUAJ ME PARE

Krimi makabër në Kosovë/ 'Vërshojnë' reagimet nga bluzat e bardha, kardiologu: Kemi dështuar si shtet, si shoqëri e si burra

Krimi makabër në Kosovë! Familjarët e 35-vjeçares
Vrasja e Hamide Magashit

KOSOVË- Krimi makabër në Kosovë, mbrëmjen e djeshme ku 35- vjeçarja Hamide Magashi e cila për pak do të sillte në jetë fëmijën e saj u vra nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Haili ka sjellë një sërë reagimesh si nga shoqëria civile edhe qytetarët. Por së fundmi edhe bluzat e bardha kanë reaguar në shenjë sensibilizimi për vrasjen e 35- vjeçares (41 javëshe shtatzënë), duke kërkuar dorëheqjen. 

Një kardiokirurg nga QKUK-ja Loeonard Bytyqi, ka thënë që shumë persona duhet të kërkojnë falje publike e të japin dorëheqjen, pasi sipas tij rasti i rëndë dëshmon se kanë dështuar si shtet, si shoqëri dhe si burra.

“Kena dështu komplet si shtet, si shoqni, si individ e si burra. Lshoni karriget, ikni prej atyne 2 grosh vota që keni me i marr mas 1 viti, e ndjera ishte nën urdhër mbrojtjeje. Mane n'mend, kena me u turpnue edhe n varr,””.

Nisur nga ngjarja tronditëse, sot qytetarët e Prishtinës kanë organizuar nëj protestë me moton “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare” që do të mbahet rreth orës 16:00 në sheshin "Zahir Pajaziti". Mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00 në Prishtinë, Sokol Halili qëlloi për vdekje me armë zjarri  ish- bashkëshorten e tij shtatzënë Hamide Magashi para Maternitetit në Prishtinë. 35-vjeçarja ishte në javët e fundit të shtatzënisë. Ajo ishte paraqitur për kontroll pranë Maternitetit, por në oborr është konfliktuar me Halilin. Ish-Bashkëshorti i saj e ka qëlluar atë disa here me armë, por dy plumba kanë qenë ata që i kanë marrë jetën asaj dhe fëmijës së kishte në bark. Halili dhe Magashi kishin më pak se një vit të martuar bashkë dhe po prisnin fëmijën e tyre të parë. Por martesa e tyre kishte probleme dhe Magashi kishte kërkuar divorcin./ Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Vrasja e Hamide Magashit në Kosovë, mblidhen ministrat e Kosovës: Një grua që duhej të mbrohej, ajo u shua

Krimi makabër në Kosovë! Familjarët e 35-vjeçares
Grupi ndërministror

KOSOVË- Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, njofton se do të ketë një mbledhje mes ministrave të vendit për të diskutuar krimin makabër të ndodhur mbërmjen e djehsme në hyrje të martenitetit të Prishtinës, ku 35- vjeçarja Hamide Magashi (41 javëshe shtatzënë) u qëllua për vdekje me armë nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili.

Këto krime të rënda na bëjnë të kuptojmë që femicidi është i përhapur në shoqërinë tonë. Rastet si ky na bëjnë të kuptojmë që pavarësisht veprimeve që kemi ndërmarrë, kemi edhe shumë punë për të bërë. Lufta me femicidin mund të jetë e vështirë por nuk guxojmë të humbim shpresat por të bashkohemi si institucione dhe si shoqëri për luftimin e femicidit që po merr jetët e grave. Nesër në orën 08 e 30, mblidhet grupi i ngushtë ndërministror me qëllim të raportimit për së afërmi me secilin veprim institucional”, tha Haxhiu.

Ajo ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave ndërsa kërkoi dënim maksimal për autorin.

Një grua dhe foshnja që priste ta sillte në jetë u vranë tek shkallët e repartit të gjinekologjisë. Krim i rëndë, vrasje e dyfishtë. Brenda 5 ditëve dy gra të vrara nga bashkëshortët. Gruaja që priste fëmijën të sillte në këtë botë, vritet nga burri i saj, në vendin ku lindin fëmijët e vendit tonë, ku gratë bëhen nëna, nga atje ku lindë një jetë e re. Me shpresën për një botë më të mirë. Një grua që duhej të mbrohej. Ajo u shua. U shua bashkë me fëmijën ende të pa lindur”, ka thënë Haxhiu.

Lidhur me rastin kanë reaguar krerët shtetëror e shoqëria civile./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Krimi makabër në Kosovë, deputetja e Kosovës publikon listën me gratë që janë vrarë nga burrat

Krimi makabër në Kosovë! Familjarët e 35-vjeçares
Blerta Deliu

KOSOVË-  Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, e ka publikuar një listë me emrat e grave të vrara nga burrat ndër vite në Kosovë.

Ky reagim i saj vjen pas ngjarjes makabër që u shënua mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ku në ambinetet e jashtme të martenitetit në QKUK u vra nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili 35- vjeçarja 41 javëshe shtatzënë, Hamide Magashi. 

Lista e publikuar nga Deliu-Kodra: 

Igballe Llalloshi- 2008

Xhyla Gashi- 2010

Diana Kastrati- Maj 2011

Antigona Morina- Korrik 2011

Donjeta Pajazitaj- Nëntor 2015

Zejnepe Berisha- Dhjetor 2015

Dafina Zhubi- Shkurt 2016

Flora Omuri- Korrik 2016

Sevdije Berisha- Nëntor 2017

Mervete G. (Gjermani)- Prill 2018

Emine Abazaj (Gjermani)- Maj 2018

Valbona Ndrecaj dhe vajza e saj- Gusht 2018

Hatije Dina- Qershor 2019

Armenda Aliaj- Gusht 2019

Sabile Mavrovqani- Korrik 2020

Makfire Zuka- Dhjetor 2020

Sebahate Morina Sopi- Mars 2021

Marigona Osmani- Gusht 2021

Lirie Qerimaj- Janar 2022

Besjana Rama (Zvicer)- Mars 2022

Shqiponja Isufi- 2022 (Zvicer)

Sanije Godanci- Nëntor 2022

Hamide Magashi- Nëntor 2022

2 MUAJ ME PARE

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë në QKUK, ish-bashkëshorti rrezikon burgim të përjetshëm

Krimi makabër në Kosovë! Familjarët e 35-vjeçares
Vrasja ne martenitetin e Prishtinës

KOSOVË- Sokol Halili, autor i vrasjes së ish-bashkëshortes së tij e cila ishte 41 javëshe shtatzënë, Hamide Magashi në oborrin e martenitetit në Prishtinë, rrezikon burgim të përjetshëm. Avokati Besnik Berisha ka deklaruar se, rasti makabër i vrasjes së 35- vjeçares shtazënë mund të shënojë për herë të parë dënimin me burgim të përjetshëm, në Kosovë. Megjithatë, tha Berisha, një dënim i tillë mund të evitohet vetëm nëse i dyshuari dorëzohet.

Kjo që ndodhi sonte në oborrin e SHSKUK, ku në rrethana akoma të panjohura ish bashkëshorti privoi nga jeta gruan shtatëzënë dhe u zhduk akoma pa gjurmë, do shënojë dënimin e parë në Kosovë me burgim të përjetshëm (të konfirmuar në secilën instancë). Ky dënim mund të mos ekzekutohet vetëm nëse dorasi i jep aktgjykimin vetes akoma pa u dënu nga gjykata. Kështu mendoj unë!”, tha ai.

Nisur nga ngjarja tronditëse, sot qytetarët e Prishtinës kanë organizuar nëj protestë me moton “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare” që do të mbahet rreth orës 16:00 në sheshin "Zahir Pajaziti". Mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00 në Prishtinë, Sokol Halili qëlloi për vdekje me armë zjarri  ish- bashkëshorten e tij shtatzënë Hamide Magashi para Maternitetit në Prishtinë. 35-vjeçarja ishte në javët e fundit të shtatzënisë. Ajo ishte paraqitur për kontroll pranë Maternitetit, por në oborr është konfliktuar me Halilin. Ish-Bashkëshorti i saj e ka qëlluar atë disa here me armë, por dy plumba kanë qenë ata që i kanë marrë jetën asaj dhe fëmijës së kishte në bark. Halili dhe Magashi kishin më pak se një vit të martuar bashkë dhe po prisnin fëmijën e tyre të parë. Por martesa e tyre kishte probleme dhe Magashi kishte kërkuar divorcin./ Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Vrasja e dyfishtë në Kosovë/ Qytetarët sot në protestë: Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare

Krimi makabër në Kosovë! Familjarët e 35-vjeçares
Protesta

KOSOVË- Ditën e sotme qytetarët e Prishtinës do ngrihen në protestë. Shkak për këtë revoltë është bërë ngjarja makabër e ndodhur pasditen e djeshme, në ambientet e maternitetit në QKUK, ku 35- vjeçarja Hamide Magashi (41 javëshe shtatzënë) u vra me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili. Protesta do të mbahet sot rreth orës 16:00 në sheshin "Zahir Pajaziti". Ajo është e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe YIHR dhe mban moton “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Përveç rastit të djeshëm, një tjetër rast tragjik ndodhi javën e kaluar po në Prishtinë, ku një grua u vra nga bashkëshorti i saj 70-vjeçar me sëpatë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00 në Prishtinë. Sokol Halili qëlloi për vdekje me armë zjarri  ish- bashkëshorten e tij shtatzënë Hamide Magashi para Maternitetit në Prishtinë. 35-vjeçarja ishte në javët e fundit të shtatzënisë. Ajo ishte paraqitur për kontroll pranë Maternitetit, por në oborr është konfliktuar me Halilin. Ish-Bashkëshorti i saj e ka qëlluar atë disa here me armë, por dy plumba kanë qenë ata që i kanë marrë jetën asaj dhe fëmijës së kishte në bark. Halili dhe Magashi kishin më pak se një vit të martuar bashkë dhe po prisnin fëmijën e tyre të parë. Por martesa e tyre kishte probleme dhe Magashi kishte kërkuar divorcin./ Dosja.al

burri vret gruan shtatzene hamide magashi sokol halili

Sondazh

Poll

Në kërkim për grabitje me armë, arrestohet në Tiranë me qëllim ekstradimi gjeorgjiani

Në kërkim për grabitje me armë, arrestohet në Tiranë me qëllim ekstradimi gjeorgjiani

Kontrolle në akset rrugore, arrestohen 21 drejtues mjetesh, pezullohen 78 leje drejtimi

VIDEO- Tentoi të vriste një person, arrestohet 31-vjeçari, Policia: Ka rrezikshmëri të lartë

'Lojëra fati'/ Kontrolle në Krujë, Tiranë e në Shkodër, arrestohen 3 persona

Pamjet nga operacioni 'Kutia e Pandorës', kokaina e ndarë në 1100 doza gati për shitje

Merr flakë banesa në Tiranë

Operacioni 'Fijet' në Durrës, shkon në 7 numri i kamerave të çmontuara

'Fijet'/ Hiqen 23 kamera të tjera në Korçë, Vlorë dhe Durrës, 13 nën hetim

Deputeti i PS kapet duke shtypur butonin “pro” edhe për kolegen e tij

VIDEO- Deputetët e PD-së i bien bilbilave në seancë

Nallbati: Na përjashtoni të gjithëve dhe vazhdoni! Jeni turpi i këtij vendi

"Jemi tek pazari i gjësë"/ Vasili ngre tonet në Kuvend, Nikolla i mbyll mikrofonin, deputeti:Turp

"Mos e fshini Ramën, po vrisni demokracinë"/ Bardhi kërkon llogari në Kuvend për dosjen McGonigal

Boçi kërkon Ramën: Autori i krimit të vijë këtu, ka korruptuar Parlamentin!

Operacioni 'Fijet'/ Zbulohen kamerat e sigurisë në lagjet e Dibrës, Shkodrës dhe Lezhës

Me armë zjarri e kokainë në makinë, arrestohen dy personat që lëviznin në ish-Bllok

Celibashi: U kap në veprintari politike. Përfaqësuesi: Sako e publikoi në profilin personal

Berisha rrezikon të mos regjistrohet në zgjedhje, Celibashi: KQZ njeh vetëm një PD

Harta e Re Gjyqësore, Llagami: Ky proces na mori 3 vite, ishim në një rrugë pa kthim

'Fijet' në Tiranë, çmontohen 155 kamera të tjera sigurie, 44 persona nën hetim

Sekuetrohen 9 mln lekë në Lushnje, arrestohet shitësi i kokainës, 10 konsumuesit nën hetim

Operacioni 'Fijet', hiqen 37 kamera sigurie në Elbasan

Kontrabandë celularësh, arrestohen 4 persona në Tiranë, sekuestrohen 763 telefona

Operacioni "Fijet", çmontohen 155 kamera sigurie në Tiranë, 37 persona nën hetim

Përfshihet nga flakët apartamenti në Vlorë, shkak dyshohet shkëndija elektrike

"Big Brother" vazhdon në Korçë/ Kapen nëntë kamera të vendosura nga grupet kriminale

Hiqej si punonjës i Forcave Speciale, arrestohet 40-vjeçari me armë në Tiranë

19 të arrestuar nga 'Rrugorja', drejtonin makinën në gjendje të dehur

"Saga Big Brother vazhdon"/ Çmontohen 20 kamera të vendosura në Fier dhe Lushnje

Skafi me turistë pëson avari, bllokohet në det, policia e nxjerr në breg, momenti i shpëtimit

Drift si i 'çmendur' në rrugët e Vlorës, gjobitet me 750 mijë lekë i riu në Vlorë, i hiqet patenta

35-vjeçari përplas të miturën me makinë dhe arratiset, momenti kur kalimtarët rrethojnë të voglën

'Big Brother' në Shqipëri, zbulohen 3 kamera sigurie në lagjet e Memaliajt dhe 1 në Burrel

Hiqen 39 kamera në Korçë dhe Pogradec

Dalin të tjera pamje nga zjarri në parking, zona e rrethuar me polici, banorët në panik

Dalin të tjera pamje nga zjarri në parkingun e kullës, zona e rrethuar me polici, banorët në panik

Zjarri nisi nga parkingu, dalin pamjet nga djegia e kullës 41-katëshe, zona e mbuluar nga tymi

Momenti i arrestimit të Xhevit Sinanit, vrau gruan e vëllain e tij në Gramsh

Vodhën 8 dyqane dhe banesa, në pranga 16-vjeçari, në kërkim shoku i tij

ME VIDEO- Zbulohen 47 kamera sigurie në Durrës, Shijak dhe Krujë

Nxirrnin inerte pa asnjë dokument, arrestohet administratori i një guroreje në Krujë

Aksioni në Vlorë, policia çmonton 16 kamera sigurie të vendosura nga grupet kriminale

"Meta e ka djalë halle", Kryemadhi flet për Dorian Duçkën: Sa ishte te ne qe në rregull

Me dosje në duar, Shkëlzen Berisha mbërrin në SPAK

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht

Rama: Drejtësia amerikane foli, unë jam ulur në Strasburg me njerëz non-grata

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht për marrëdhënien

Rama: Nezajn e njoha përmes agjentit të FBI-së. Duçka ka punuar pa pagesë për mua

Rama pranon takimet me ish-agjentin e FBI: Ndodhën! Po keqlexohen hetimet për të sfumuar 21 janarin

Dosja e FBI/ Rama: Drejtësia amerikane nuk flet për vrasje nga pakujdesia kur urdhrat i jep shteti!