LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Sulmi kibernetik ishte i egër"/ Rama: Beqaj nuk akuzohet për korrupsion, për Belerin do presim vendimin e gjykatës (Asnjë fjalë për Inceneratorin)

• Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se Ilir Beqaj është larguar nga detyra, sapo mori vesh për akuzën që rëndon mbi të. • Rama në konferencën me gazetarët, deklaroi se Beqaj akuzohet për shpërdorim detyre dhe jo për korrupsion, ndërkohë që në akuzan e SPAK përmendet akuza korrupsion aktiv dhe pasiv për Beqajn dhe punonjësit e tij. • Teksa u pyet për aferën e inceneratorit, Rama refuzoi që të përgjigjej, duke e lënë atë si çështje të drejtësisë. • Për çështjen Beleri, Rama theksoi se do të pritet vendimi i formës së prerë dhe se nuk doi të caktohet njëri në krye të Bashkisë Himarë. • Kryeministri Rama ka rihapur sërish nismën 'Ballkani i Hapur', duke thënë se Shqipëria është pjesë ende e saj. • Për aferën McGonigal, Rama u shpreh se nuk ishte i shqetësuar që SPAK do ta merrte nën hetim. • Ndërsa për kryedemokratin Sali Berisha, Rama tha se nuk merret me persona të shpallur non grata nga SHBA-ja.

14 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

A vazhdon Ballkani i Hapur? Rama: Ne jemi pjesë, nuk hapet dhe mbyllet nga unë

"Sulmi kibernetik ishte i egër"/ Rama: Beqaj nuk akuzohet
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk është tërhequr nga nisma Ballkani i Hapur dhe se kjo nismë nuk është mbyllur. Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama thotë se kjo nsimë e ka kryer misionin e saj, por Shqipëria vazhdon të jetë pjesë. Po ashtu Rama tha se pak javë më parë në Beograd u mbajt paniri i verës, ku morën pjesë edhe prodhues shqiptarë.

Pjesë nga Intervista:

A jeni tërhequr nga Ballkani i Hapur?

Rama: Nuk hapet dhe nuk mbyllet me një çelës dhe person nga njëra palë. Nuk kam thënë që kam mbyllur Ballkanin e hapur se është edhe si shprehje qesharake. Kam thënë diçka tjetër, që është thënë në një kontekst të caktuar. Kam thënë që e ka kriter misionin, por që nisma në vetvete është një nismë si të tjerat, që nuk hapet dhe mbyllet nga unë. Nëse panairi i verave në Beograd është produkt i asaj nisme u zhvillua para pak javësh dhe morën pjesë prodhues nga Shqipëria dhe gjithë Europa dhe disa morën medalje ari në panair.

Po Shqipëria është pjesë?

Rama: Është Shqipëria, se shqipja është shumë e pastër.

2 VITE ME PARE

'U mbyll viti me opozitë të dobët'/ Rama: Basha është në gjumë, por edhe po të zgjohet s'presim ndonjë të re

"Sulmi kibernetik ishte i egër"/ Rama: Beqaj nuk akuzohet
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se nuk është përgjegjësia e tij për performancën e dobët të opozitës përgjatë vitit 2023. Ai gjithashtu u shpreh se nuk është detyra dhe as përgjegjësia e tij të bëjë një opozitë të fortë. Me ironi, kryeministri Edi Rama tha se Lulzim Basha është duke fjetur gjumë, por edhe nëse zgjohet shqiptarët nuk presim asgjë të re prej tij në aspektin e forcimit të opozitës.

“Që t’ju them që nëse do merrja përsipër t’i bëja opozitën vetes time dhe qeverisë, do isha më i zoti se këta, mund ta bëja. U mbyll viti me një opozitë të dobët, por më vjen keq, sepse nuk hyn në detyrën time që të ndërtojë një opozitë të fortë. Më vjen shumë keq. Se ku është Basha…. Mund t’ju them se tani që me siguri është duke fjetur, por edhe po të zgjohet, nuk besoj se mund të presim ndonjë gjë të re. Të tjerët janë ata që janë”, tha ai.

2 VITE ME PARE

Sulmet kibernetike, Rama: AKSHI ska lidhje, sulmi ishte i egër, por dëmi i madh u evitua

"Sulmi kibernetik ishte i egër"/ Rama: Beqaj nuk akuzohet
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se AKSHI nuk ka lidhje me infrastrukturën që hoston Parlamentin. Rama në konferencën me gazetarët, ka deklaruar se sulmi ndaj Kuvendit ka qenë i egër, por dëmi i madh është evituar. Po ashtu ai ka theksuar se qeveria do të çoj në Kuvend, ligjin për sigurinë kibernetike. 

“Për cfarë duhet të komunikoj me AKSHI-n e keni bërë si një fjalë që e përdorni sa herë ndodh dicka me teknologjinë. AKSHI jo vetëm nuk ka asnjë lidhje, por asnjë infrastrukturë që hostohet, është në zonën që mbulon AKSHI nuk është prekur, sulmi mbi infrastrukturën që mbulon AKSHI është kthyer pas. Parlamenti ka një hostim të vetin, ashtu sikundër edhe disa institucione. Qeveria ka vendosur të cojë në kuvend ligjin, për sigurinë kibernetike. Të gjitha institucionet përfshi edhe gjykatat, që janë jashtë cdo lloj orbite do futen nën një ombrellë, që është garancia kryesore për t’u mbrojtur nga sulmet kibernetike. Është një infrastrukturë që po ngrihet dhe është e gatshme të hostojë të gjitha. Trashëguam një Bathore dixhitale, tani jemi shumë më të avancuar dhe na duhet të konsolidojmë gjithë infrastrukturën, edhe sektori privat të marrë masa që janë masa që do imponohen nga ligji për sigurinë kibernetike. Do detyrojë të gjitha kompanitë t’i nënshtrohen disa rregullave dhe të financojnë për mbrojtjen kibernetike sic bën gjithë bota. Sulmi ka qenë i egër, por është evituar dëmi i madh. Por duhet të mësohemi, të gjitha vendet sulmohen, ndodhin hatara, deri tani të mos qahemi” u shpreh Rama.

2 VITE ME PARE

Çështja McGonigal, Rama: SPAK të hetojë, nuk jam i shqetësuar

"Sulmi kibernetik ishte i egër"/ Rama: Beqaj nuk akuzohet
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk është i shqetësuar që SPAK do të hetojë çështjen McGonigal. Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama ka deklaruar se kjo është një çështje e hetuar në SHBA.   

“Pse duhet të jem i shqetësuar unë për rastin McGonigal, kur ajo çështje është hetuar në SHBA. S’ka asnjë lidhje me ato që thuhen këtu. SPAK të hetojë, s’ka asnjë problem”, tha ai.

2 VITE ME PARE

'Nuk ka hajdut dy metra të gjatë'/ Rama: Beqaj nuk akuzohet për korrupsion (Dokumenti që e përgënjeshtron)

"Sulmi kibernetik ishte i egër"/ Rama: Beqaj nuk akuzohet
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri, Edi Rama në daljen e fundvitit para gazetarëve u pyet edhe për Ilir Beqjan, i cili është marrë nën hetim për koncesionin e sterilizimit. Gazetari Osman Stafi i kujtoi se më parë ai ka thënë se nuk ka 'hajdut dy metra të gjatë', ndërsa kreu i qeverisë duke e cilësuar të pavend pyetjen e tij tha se nuk e mohon këtë që ka thënë por e përcakton Gjykata nëse është hajdut apo jo. 

"Ndonëse Ilir Beqja po hetohet nga SPAK, kjo nuk e rrëzon thënien time se nuk ekziston hajdut dy metra i gjatë. Por duke ju komplimentura për pyetjen e gjetur duhet tu kujtoj se ish ministri i shëndetësisë nuk është çertifikuar si hajdut, këtë mund ta bëjë vetëm vendimi i formës së prerë nga gjykata. Ai thjeshtë po hetohet prandaj pyetja ështe e pavend", tha Rama. 

Por deklarata e Ramës bie ndesh me dosjen hetimore që Dosja.al, ka siguruar ekskluzivisht. Kjo pasi në dosjen hetimore, Beqaj akuzohet për tre vepra penale, mes të cilëve është dhe korrupsion aktiv dhe korrupsion pasiv. 

Akuzat e ngritura nga SPAK

Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike. Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike. Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim.

"Sulmi kibernetik ishte i egër"/ Rama: Beqaj nuk akuzohet
Dokumenti
2 VITE ME PARE

21 Janari? Rama: Basha pjesë e zinxhirit komandues, fajtorët të dënohen

"Sulmi kibernetik ishte i egër"/ Rama: Beqaj nuk akuzohet
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ka drejtësi pa u dënuar fajtorët e vërtetë të 21 janarit. në një konferencë për mediat, Rama theksoi se si zhinxhiri komandues është po aq fajtor sa personat që kryen vrasjet. Rama theksoi se 21 janari është krim shtetëror dhe se aty ka një zinxhir krimesh. Rama po ashtu tha se Lulzim Basha është pjesë e zinxhirit komandues për 21 Janarin.

“Sa i përket 21 janarit, e përsëris pa u gjykuar 21 janari dhe dënuar fajtorët e vërtetë, drejtësia në Shqipëri do të jetë e gjymtuar moralisht dhe pa fuqinë që duhet të ketë një sistem i drejtë drejtësie. Pastaj, nën pyetjen lidhur me Bashën nuk e kuptova. Ka qenë ministër i Brendshëm, është pjesë e zinxhirit komandues por unë nuk bëj as prokurorin dhe as gjykatësin, thjesht them atë që kemi thënë që ditën e parë, prej tanimë në mos gabohem prej 12 vitesh, që 21 Janari është krim shtetëror. Dhe vendimi i gjykatës së Strasburgut është i qartë dhe është vendosur e zeza mbi të bardhë nga dora e gjykatësve me reputacion në BE fiks gjërat që me fjalë të tjera I kemi thënë dhe stër përsëritur. Aty ka një zinxhir krimesh, jo vetëm vrasja. Dhe janë të përcaktuara në vendimin e gjykatës së Strasburgut, kështu që nëse drejtësia e re nuk merr përsipër 21 janarin, të tjerat do të jenë si kafet e Nexhmie Hoxhën", tha Rama.

2 VITE ME PARE

Akuzat ndaj Ilir Beqajt, Rama: Ikur nga detyra, nuk menaxhonte fonde të BE-së

"Sulmi kibernetik ishte i egër"/ Rama: Beqaj nuk akuzohet
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka delaruar se në momentin që Ilir Beqaj u vendos nën akuzë, është larguar nga detyra. Në konferencën e fundit me gazetarët për këtë vitm Rama theksoi se Beqaj ishte Koordinator i ndihmës në një institucion që nuk menaxhonte fonde të BE-së. Rama theksoi se zyra që drejtonte Beqaj është urë komunikimi me donatorët e huaj, por që fondet nuk kalonin nëpërmjet kësaj zyre. 

“Duke filluar nga fundi, Ilir Beqja në sekondën u vu nën nji akuzë , iku nga detyra. Të jemi të qartë. Ilir Beqja në sekondën që u vu në akuzë dha dorëheqjen. U hap menjëherë procesi për zëvendësimin dhe nuk është kryenegociator, ishte Koordinator i ndihmës në një institucion që për ta bërë të qartë nuk menaxhon fonde as të BE dhe as të një donatori, është një zyrë koordimi në funksionon të qeveriusë shqiptare dhe një urë komunikimi me donatorët  për proceset e akordimit të fondeve të huaja, të cilat nuk kalojnë fare nga kjo zyrë. Kjo pastaj është çështje e Drejtësisë, jo e Qeverisë” tha Rama.

2 VITE ME PARE

Tensionet në Kuvend, Rama: Pala tjetër është në konfuzion total, herë ndahet e herë bashkohet

"Sulmi kibernetik ishte i egër"/ Rama: Beqaj nuk akuzohet
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar tensionet e muajve të fundit në Kuvend. Rama në konferencën me gazetarët, ka deklaruar se pala e opozitës është në konfuzion total. Po ashtu ai ka theksuar se janë në një betehë të verbër kundër drejtësisë. Rama shtoi se opozita është në një proces shpërbërjeje që nuk ka më kthim mbrapa. 

“Pala tjetër që është në konfuzion total dhe në një betejë të verbër kundër drejtësisë. Në rast se palës tjetër do t’i hapen sytë, atëherë mund të presim për një hapësirë për komunikim normal. Kur them pala tjetër, aty është në federatë palësh që ndahet e bashkohet, ndahet e bashkohet dhe është pjesë e konfuzionit. Për mua nuk ka asnjë surprizë, është një proces shpërbërjeje që nuk kthehet pas duke bërë ngjitje artificiale copash, të cilat nuk i lidh asgjë tjetër përveç interesit për karrige të individëve që përbëjnë ato copa. Nuk ka asnjë vizion, asnjë qëllim afat mesëm, asnjë lloj lidershipi, është një shpartallim që do të vazhdojë sipas meje”, tha Rama.

2 VITE ME PARE

Rama: Nuk përcaktohet me ligj atributi për të vendosur një komisar në krye të bashkisë, për Belerin do presim vendimin e formës së prerë

"Sulmi kibernetik ishte i egër"/ Rama: Beqaj nuk akuzohet
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se për kryetarin e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, duhet që gjykata të japë vendimin e formës së prerë. Gjatë konferencës me gazetarët, Rama theksoi se nuk përcaktohet me ligj atributi për të vendosur një komisar në krye të bashkisë. Po ashtu ai theksoi se shumë shpejt do të ketë një datë për mbledhjen e konferencës ndërqeveritare për anëtaresimin në BE. 

"Sa i përket konferencës ndërqeveritare, ne jemi në proces dhe është çështje e formalizimit të një date për mbledhjen. Nga ana tjetër, ka një proces që njihet dhe lidhet me një çështje për të cilin kam folur dhe nuk kam asgjë për të shtuar. Gjykata ka dhënë një vendim ka konfirmuar atë që kemi thënë që në ditën një, që ne nuk kemi pasur asnjë kompetencë që të mundësojmë betimin si kryebashkiak i njeriut të kapur në flagrancë dhe të akuzuar për blerje votash. Por, vendimi është i gjykatës i shkallës së parë duhet të presim vendimin e formës së prerë dhe pastaj do të shikojmë se si do të operojmë në kuptimin e atij vendimi. Sepse është hera e parë, nuk ka një precedent dhe natyrisht që qeveria ka sipas ligjit, atributin për të vendosur një komisar në krye të një bashkie por në ligj nuk është i përcaktuar ky rast dhe do të na duhet të lexojmë vendimin e formës së prerë dhe më pas të veprojmë mbi bazën e këtij koncepti ose se si do të na orientojë vendimi i formës së prerë. Mua nuk më emocionojnë fare datat e konferencave dhe proceset formale burokratike në procesin e integrimit sepse thelbi është se çfarë bëjmë ne. Arsyeja pse ne arritëm të shkëlqejmë në atë proces, është se ishim shumë të përgatitur. Dhe gjithë ekipi dinte se çfarë duhet të bënte. Momentin kur do të fillojmë formalisht me grupkapitullin, do të jemi shumë përpara sepse duhet të jemi gati," tha Rama.

2 VITE ME PARE

'Më të keqin nuk e njoh'/ Sipas Ramës, ky është njeriu i vitit 2023

"Sulmi kibernetik ishte i egër"/ Rama: Beqaj nuk akuzohet
Edi Rama

TIRANË-  Kryeministri Edi Rama ka dhënë vlerësimin e tij për njeriun e vitit 2023, që sipas tij është trajneri Silvinio, që arriti të kualifikojë kombëtaren në EURO 2024.

"Njeriu i vitit është Silvinio, dhe është fat dhe privilegj që të jesh në këtë detyrë dhe ta kesh kombëtaren të shkoj në evropian. Njeriu më i keq i vitit nuk e njoh", tha ai.  

2 VITE ME PARE

GJKKO e la në arrest shtëpie, Rama për Berishën: Nuk merrem me dike që është shpallur non grata

"Sulmi kibernetik ishte i egër"/ Rama: Beqaj nuk akuzohet
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e GJKKO për të lënë në masën e sigurisë arrest shtëpie, kryedemokratin Sali Berisha. Rama në një konferencë për mediat, ka deklaruar se ai nuk merret me dike që është shpallur non grata nga SHBA-ja. 

"S’kam asnjë koment nuk merrem me dikë që është shpallur non grata nga SHBA e kam thënë qysh në krye të herës. Ëndrrat e mia janë shumë më të mëdha sesa të lidhura me persona të zaptuar. Nuk shoh në ëndërr sesi dënohen njerëz. Nuk kemi asnjë arsye që të mendojmë për këtë ne kemi shumë punë për të bërë Shqipëria nuk ka shumë kohë për humbur ne jemi mazhoranca dhe jemi e vetmja forcë që mund ta çojë këtë vend para. Për 1001 arsye zgjedhjet e ardhshme do të konfirmojnë këtë mazhorancë," tha Rama.

Po ashtu Rama ka theksuar se arrestimi i një pjesëtari në një partie nuk është kurrë fitorja e një partie kundërshtare. 

“Kurrë nuk është fitorja e një partie arrestimi i dikujt të cilësdo parti. Kjo është në parim. Partitë fitojnë zgjedhje për të çuar para vendin dhe partitë nuk janë organizata luftarake që funksionojnë për të eliminuar kundërshtarët në një mënyrë apo një tjetër. Nuk e shoh si një fitore të PS-së apo edhe si një fitore të Erionit apo Taulantit që kanë bërë një pasion që uroj ta kishin të gjithë në detyrën e tyre. Kjo është diçka që nuk ka lidhje fare me dëshirën, objektivin, nevojën për të parë si fitore faktin që cilido qoftë vihet nën trysninë dhe pastaj nën masat e drejtësisë,” tha Rama.

2 VITE ME PARE

Katet pa leje/ Rama: Do iu dalë nga ‘hundët’ çdo përpjekje, duhet ta kenë të gjithë parasysh këtë

"Sulmi kibernetik ishte i egër"/ Rama: Beqaj nuk akuzohet
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndërtuesit për katet pa leje ditën e sotme. Gjatë konferencës për gazetarët, Rama ka deklaruar se kush bën një metër katror shtesë do ta paguaj sa 'frëngu pulën'. Po ashtu ai ka theksuar se çdo përpjekje për të përfituar atë që nuk i takon, çdo ndërtuesi do i dalë nga hundët.

"Sot, pash ecurinë e procesit të konfiskimeve të pallateve shtesave të paligjshme për të cilat u bë një zhurmë e shoqëruar edhe me hamendësime e shpifje, më vjen mirë t’ju them se ka nisur arkëtimi i parave në arkën e shtetit nga procesi i ndëshkimit të ndërtuesve që kanë kapërcyer katet pa leje. 3.5 mln euro deri tani janë arkëtuar nga 5 objekte, janë 4 të tjera që pritet të vijojnë pagesat presim 10.5 milionë euro në arkën e shtetit. Do paguajnë si frëngu pulën cdo metër katror pa leje, janë 15 objekte në proces do vijohet me masat e tjera që parashikon ligji për konfiskimin. Falë këtij veprimi agresiv, shohim një disiplinim jashtëzaknisht të mirëpritur të punimeve të ndërtimit dhe nuk konstatohen më shkelje të kësaj natyre. Të gjithë duhet ta kenë të qartë kush bën një metër katror shtesë do e paguaje sa frëngu pulën edhe do i dalë nga hundët cdo përpjekje për të përfituar atë që nuk i takon," tha Rama.

2 VITE ME PARE

Rama: Në qershor do të ketë rritje page për mjekët, arsimtarët dhe punonjësit e policisë

"Sulmi kibernetik ishte i egër"/ Rama: Beqaj nuk akuzohet
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në qershor do të ketë rritje page për disa profesione që u është premtuar rritja. Gjatë konferencës për mediat, Rama theksoi se rritje page do të përfitojnë punonjësit e policisë, arsimtarët si dhe mjekët.

"Paga minimale këtë vit u rrit në vlerën e 40 mijë lekëve që praktikisht përkon falë forcimit të monedhës vendase si asnjëherë më parë me 400 euro. Po ashtu kanë filluar të gjitha programet e mbështetjes dhe kompensimeve, qoftë për rritjen e kontributeve qoftë edhe për pensionet që kanë arritur një rritje me vlerë 9 për qind. Në qershorin e vitit të ardhshm do të kenë rritjen e parashikuar në buxhetin e vitit 2024. Punonjësit e policisë, arsimtaret dhe mjekët do të kenë rritje”, tha ai.

2 VITE ME PARE

Konferenca e fundvitit me gazetarët, Rama: Vit i mirë për Shqipërinë, rritja ekonomike 3.7%

"Sulmi kibernetik ishte i egër"/ Rama: Beqaj nuk akuzohet
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar vitin 2013 si një vit i mirë për Shqipërinë. Gjatë konferencës së fundit me gazetarët për këtë vit, Rama ka theksuar se rritja ekonomike për Shqipërinë gjatë këtij viti ishte 3.7%. Po ashtu një vit i mirë e ka konsideruar edhe në aspektin e sigurisë, edhe pse këtë vit Shqipëria ka pre e sulmeve kibernetike, ku kanë publikuar çdo të dhënë për shqiptarët. 

“Në këtë konferencë, mund të them se ndihem më mirë se në asnjë vit të mëparshëm si rezultat i gjithë ecurisë së vitit që po mbyllim, i cili ka qenë më i mirë për Shqipërinë në çdo aspekt, në aspektin ekonomik, gjithmonë këtu duke pasur parasysh paranteza në raport me vitet e shkuara. Viti më i mirë në aspektin e sigurisë, në aspektin e shërbimeve publike, të investimeve publike dhe të huaja, në aspektin e pozicionit ndërkombëtar të Shqipërisë. Faktikisht, ky vit, duhet të mbyllet me një rritje ekonomike që e tejkalon ndjeshëm çdo parashikim të bërë qoftë nga qeveria apo institucionet financiare ndërkombëtare. Besojmë se shifra përfundimtare do të jetë afër 4 për qindëshit, 3.7 apo 3.8 për qind”, tha Rama.

ilir beqaj edirama

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion