LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Atentati Ibrahimi-Preçi/ Zbardhen emrat e të dyshuarve, mes tyre miku i Ramazan Rrajës, familjarët: S’dimë ku ndodhen (PIKËNISJA)

• Afro pesë muaj pas krimit që i mori jetën Klisman Preçit dhe la të plagosur Ylli Ibrahimin, hetuesit kanë në dorë vetëm emra të dyshuarsh. Emri i parë është ai i Roan Brahimit (Sidorel Prendi). Policia ka ushtruar kontroll në banesën e tij, ku gjeti vetëm babain, Gjovalin Prendi, i cili tha se nuk kishte asnjë dijeni se ku ndodhej djali i tij dhe se ata ishin rreth krushqie me Ylli Ibrahimin. • Krahas banesës së Brahimit, policia ushtroi kontrolle edhe në disa banesat e Izmir Selit, në fshatin Zhejë të Kurbinit, të Ervis Kuqit në qytetin e Milotit në Kurbin, si edhe në banesën e Alfred Rakaj, në Patok. Edhe në këto banesa nuk u gjet asnjëri prej të dyshuarve, por vetëm të afërm, të cilët nuk kishin dijeni se ku ishin familjarët e tyre. • Shkak për përplasjen mendohet të jetë bërë mosshlyerja e disa borxheve bixhozi. Sipas “Në Shënjestër”, Ylli Ibrahimi e ka çuar Roan Brahimin në një nga bazat ku ishin Ervis Martinaj dhe njerëzit e tij, ku i riu është dhunuar në mënyrë barbare. Me daljen e tij gjallë nga aty, ai thuhet se ka paralajmëruar Ylli Ibrahimin me fjalë: Nuk ta fal kurrë atë që më ke bërë! • Roan Brahimi është shpallur në kërkim për terrorin që shkaktuan në një lokal në Zejmen të Lezhës ku u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Si autorë të së njëjtës ngjarje, janë shpallur në kërkim edhe miku i tij i ngushtë, nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi. Roan Brahimi dyshohet të ketë gisht dhe në masakrën e 17 korrikut, ku mbetën të vrarë: Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata. • Si ndodhi atentati? Klisman Preçi dhe Ylli Ibrahimi po lëviznin me një mjet të blinduar, por 108 plumba blindshpues arritën që u futen brenda mjetit. 28-vjeçari Preçi u qëllua i pari, në momentin që ka zbritur nga makina. Pas tij, Ylli Brahimi ka hapur derën dhe ka tentuar të dalë nga mjeti në të cilin ishte si pasagjer, por përballë të shtënave pa ndërprerje që kanë zgjatur afro 3 minuta, ai ka hyrë sërish në makinë për t’u mbrojtur nga plumbat. Preçi humbi jetën ndërsa Ibrahimi mbijetoi. Para prokurorëve, Ibrahimi nuk ka dhënë asnjë detaj nga ngjajra e ndodhur

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Roan Brahimi/ Shoku i Ramazan Rrajës që dyshohet si autor i atentatit ndaj Brilant Martinajt e Ylli Ibrahimit

Atentati Ibrahimi-Preçi/ Zbardhen emrat e të dyshuarve, mes tyre
Ylli Ibrahimi, Ervis Martinaj dhe Brilant Martinaj

TIRANË- Ervis Martinaj i njohur si mbreti i lojërave të fatit në Shqipëri, vijon të mbetet i zhdukur dhe fati i tij ende mbetet mister. Emisioni “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala mbrëmjen e sotme është ndalur pikërisht tek ky rast… Çfarë ndodhi me personazhin e njohur të botës së krimit? U arratis, apo e rrëmbyen dhe e vranë?

Dokumentari- Pjesa e Parë

Asgjë e njohur rreth fatit të tij. Edhe pse kanë kaluar mëse 5 muaj, nga zhdukja e pandriçuar e atij që deri dje njihej si ‘Mbreti i Bixhozit’, Ervis Martinaj vazhdon të jetë i humbur. Enigmat vazhdojnë, ndërsa familja këmbëngul se ai është rrëmbyer dhe vrarë, dhe se pas krimit makabër qëndrojnë njerëz të politikës. Ndonëse kryeministri i la afat, drejtorit të përgjithshëm të policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, për fatin e Martinajt, nuk ka ende një përgjigje. Ndërsa Rrumbullaku që zëvendësoi Gledis Nanon, përsërit refreniin se hetimet për rastin janë në rrugë të mbarë….

Por, ndërsa babai i 4 fëmijëve u zhduk pa gjurmë në gusht të këtij viti, teksa ishte në kërkim ndërkombëtar, grupet rivale kishin kohë që kishin nisur fushatën për spastrimin e ushtarëve të tij. Duke zgjedhur kohë pas kohe të kafshonin fort, pjesë nga trupi i copëtuar i grupit të atij që dikur cilësohej si i paprekshmi i botës së krimit. Ku ende pa e marrë veten nga humbja e rëndë që pësoi me ekzekutimin e kushëririt të tij Brilant Martinaj dhe miqve të tij, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha, ngjarje kjo, e ndodhur më 17 korrik 2022, në mbikalimin e Fushë-Krujës, Ervis Martinaj, mori brenda pak javësh një tjetër goditje asfiksuese. Që tregoi farë qartë se kundërshtarët tashmë ishin gjithmonë e më shumë një hap përpara grupit të tij kriminal. Që edhe pa këtë goditje, dukej të ishte mjaftueshëm i dobësuar përballë rivalëve. Të cilët duke parë krahët e pambrojtur të Ervis Martinaj, kishin filluar ta sulmonin atë në pikat e tij më nevralgjike. Një sulm i tillë do të ishte edhe ai i fundit para se Ervis Martinaj të zhdukej. Sulmi me armë ndaj atij që njihej edhe si truri i nëndheshëm financiar i Martinaj.

Ylli Brahja, që mbante edhe mbiemrin Brahimi. Apo njohur ndryshe si krahu i djathtë i bosit të lojrave të fatit, të zhdukur tashmë që prej 10 gushtit 2022.  Një personazh, herë në hije, herë në dukje, që zhdukej dhe shfaqej rishtas në ngjarje të ndryshme kriminale. Që më herët kishte qenë i skeduar në çështje droge dhe i përfshirë në lojëra fati. Por që edhe këtë herë do t’i shpëtonte paq një tjetër atentati të rëndë ndaj tij. Fat që nuk do ta kishte shoqëruesi i tij, i riu Klisman Preçi. Skenë krimi, që u zhvillua mbrëmjen e 22 korrikut 2022, pikërisht në hyrjen kryesore të banesës së Ylli Brahjas. Aty, ku ai do të mendonte se do të ishte më sigurtë se askund tjetër. Por që autorët e kishin zgjedhur banesën e tij në qendër të Milotit, si vendin më të përshtatshëm për t’i dhënë goditjen e radhës me qëllim eleminimin e tij.

Plumba të panumërt të derdhur ndaj makinës së tij të blinduar, që nuk mundi t’i shpëtonte jetën mikut të tij, i cili ishte ngjitur në makinë me mikun e Martinajt, vetëm 10 metra larg nga vendi ku u qëllua. I cili, edhe pse u dërgua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërroi jetë gjatë rrugës. Ndërsa Ylli Brahja, mori plagë të rënda, por mundi ti shpëtojë edhe këtë herë atentatit të radhës ndaj tij. Pas një kurimi të gjatë në spitalin e Traumës.

Policia e Kurbinit

“Më datë 22 korrik 2022, rreth orës 20.50 është njoftuar salla operative e Komisariatit të policisë Kurbin, se në qytetin e Milotit, është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka viktima. Gjatë rrugës është komunikuar me oficerin e policisë, A.P, i cili ka pohuar se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri pranë banesës së Ylli Brahjas, pranë ‘Postës Shqiptare’ në Milot. Sapo është mbërritur, nga ana jonë në vendin e ngjarjes, në sheshin e pallatit pranë banesës së shtetasit Ylli Brahja është konstatuar një mjet Fuoristradë Toyota “Land Chrysler” ngjyrë e zezë, e dëmtuar me armë zjarri. Pas komunikimit me punonjësin e policisë, u mësua se në automjetin Fuoristradë Toyota kanë qenë dy persona, Klisman Preçi dhe Ylli Brahja. Të dy këta persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri dhe janë dërguar në spital me makinë private, ku Ylli Brahja është dërguar fillimisht në spitalin rajonal të Lezhës dhe më pas në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërsa Klisman Preçi është trasportuar në drejtim të spitalit të Traumës, ku ka mbërritur pa shenja jete”.

Grupi i hetimit konstatoi në vendngjarje, një automjet të blinduar, tip Fuoristradë Toyota ‘Land  Chrysler’, ngjyrë të zezë me targë SK1447 BA. Automjet ku viheshin re dëmtime të shumta si pasojë e shpimit nga plumbat, kryesisht në pjesën e pasme të tij, si edhe në xhamin e parmë të krahut të majtë të shoferit. Xham i cili ishte plotësisht i dëmtuar nga predhat e armëve të zjarrit. Çka tregonte se automjeti ishte qëlluar nga pas dhe objektivi ishte eleminimi i Ylli Brahjas.

Dosja Hetimore

Në momentin e kqyrjes, automjeti u rezultua i ndezur. Ndërsa të dy dyert e krahët të majtë u fiksuan gjysmë të hapura. 

Nga dera e shoferit u konstatuan gjurmë këmbësh, me një gjatësi prej 20 metra, që mbaronin në asfaltin e shëtitores.

Që përkonin me ato të Ylli Brahimit, që ishte larguar me vrap për ti shpëtuar plumbave.

Po kështu në vendin e ngjarjes u gjetën dhe u fiksuan si prova materiale 108 gëzhoja, model 56 kalibër 7.62.
Vetëm një orë nga ndodhja e krimit, grupi hetues u njoftua nga policia, se jo shumë larg vendit të ngjarjes kishin gjetur një makinë të djegur. Makinë ku pas verifikimit u gjetën edhe dy armë, që mendoheshin se ishin përdorur në krim.

Dosja Hetimore

Në orën 21.30 u mor njoftim nga salla operative Kurbin se në vendin e quajtur fshati Gramzë, rrethi Krujë, po digjej një automjet dhe mund të kishte lidhje me ngjarjen e ndodhur në afërsi të postës së Milotit.

Nga kqyrja, automjeti i djegur plotësisht, rezultoi të ishte i markës Audi A7.

Ku brenda tij u konstatuan dy armë zjarri kallashnikov, me nga dy karikatorë secili.

Të nesërmen e ngjarjes, me datë 23 Korrik 2022, u bë kqyrja me detaje, me ndriçim natyral i dy mjeteve, konkretisht:

Mjeti Toyota “Land Chrysler” ngjyrë e zezë me targa SK1447BA e blinduar.

Ku gjatë kqyrjes u konstatuan në brendësi të automjetit 4 predha të tjera si ato të armëve të zjarrit  si dhe 68 dëmtime predhash të shkaktuara nga arma e zjarrit me drejtim nga mbrapa para dhe nga ana e majtë në të djathtë të këtij mjeti. Gjatë kqyrjes së automjetit Audi A7, për shkak të djegies së tij plotësisht, nuk u bë i mundur identifikimi i numrit të shasisë.
Personi i parë që e transportoi Ylli Brahjan fillimisht drejt Spitalit të Lezhës, ishte Edison Lleshi. Banor i Milotit, i cili rrëfeu për grupin hetues, edhe këtë moment.

Edison Lleshi: Në kohën kur u qëllua me armë ndaj Klisman Preçit dhe Ylli Brahjas (Brahimit) unë kam qenë në Laç dhe isha duke udhëtuar në drejtim të qytetit të Milotit me makinën time tip AUDI A4. Kur kam arritur në Milot, pashë se në rrugën kryesore të qytetit ishin grumbulluar shumë njerëz dhe dallova se në rrugë ishte i shtrirë Ylli Brahja, që ne e njohim si Ylli Brahimi. Ishte i gjakosur dhe mezi fliste. Njerëzit që ishin aty më thanë çoje në spital se është në gjendje të rëndë. Unë bashkë me njerëzit që ishin aty e kemi vendosur në makinën time dhe jam nisur në drejtim të spitalit Lezhë ku e morën mjekët.

3 VITE ME PARE

Jo vetëm Roan Brahimi/ Kush janë të dyshuarit e tjerë për atentatin ndaj Ylli Ibrahimit, në banesa u gjetën vetëm familjarë: S’dimë ku janë

Atentati Ibrahimi-Preçi/ Zbardhen emrat e të dyshuarve, mes tyre
Klisman Preçi dhe Ylli Ibrahimi

TIRANË- Roan Brahimi nuk është i vetmi që dyshohet se ka gisht në atentatin ndaj Ylli Ibrahimit, ngjarje e ndodhur më 22 korrik, ku mbeti i vdekur Klisman Preçi. “Në Shënjestër” raportoi se krahas banesës së tij, policia ushtroi kontrolle edhe në disa banesa të tjera. Më konkretisht në ato të Izmir Selit, në fshatin Zhejë të Kurbinit, të Ervis Kuqit në qytetin e Milotit në Kurbin, si edhe në banesën e Alfred Rakaj, në Patok.

Në këto banesa nuk u gjet asnjëri prej të dyshuarve, por vetëm të afërm, të cilët nuk kishin dijeni se ku ishin familjarët e tyre që kërkohen nga policia.

Si ndodhi atentati?

Klisman Preçi dhe Ylli Ibrahimi po lëviznin me një mjet të blinduar, por 108 plumba blindshpues arritën që u futen brenda mjetit. 28-vjeçari Preçi u qëllua i pari, në momentin që ka zbritur nga makina. Pas tij, Ylli Brahimi ka hapur derën dhe ka tentuar të dalë nga mjeti në të cilin ishte si pasagjer, por përballë të shtënave pa ndërprerje që kanë zgjatur afro 3 minuta, ai ka hyrë sërish në makinë për t’u mbrojtur nga plumbat. Preçi humbi jetën ndërsa Ibrahimi mbijetoi. Para prokurorëve, Ibrahimi nuk ka dhënë asnjë detaj nga ngjajra e ndodhur.

3 VITE ME PARE

“S’ta fal kurrë”/ Si nisi konflikti? Ylli Ibrahimi e çoi Roanin në bazat e Ervis Martinajt, të riun e dhunuan në mënyrë barbare për borxhe bixhozi

Atentati Ibrahimi-Preçi/ Zbardhen emrat e të dyshuarve, mes tyre
Ervis Martinaj dhe Ylli Ibrahimi

TIRANË- Mosshlyerja e disa borxheve bixhozi dyshohet se janë bërë shkaku i një përplasjeje mes të riu Roan Brahimi dhe personit të cilit ai dyshohet se i bëri atentat në Milot, Ylli Ibrahimi. Sipas “Në Shënjestër”, ka dokumente sekretë të policisë, ku thuhet se gjithçka lindi pas një konflikti që Roan Brahimi kishte me Ylli Ibrahimin. Ku ky i fundit, mendohet se e ka çuar Roan Brahimin në një nga bazat ku ishin Ervis Martinaj dhe njerëzit e tij të besuar. Bazë që ndodhet në afërsi të Fushë Kuqes, ku mendohet se Roan Brahimi është dhunuar në mënyrë barbare.

E gjitha kjo, për borxhet që lidheshin me lojërat e fatit. Me daljen e tij gjallë nga aty, ai thuhet se ka paralajmëruar Ylli Ibrahimin me fjalë: Nuk ta fal kurrë atë që më ke bërë!

Roan Brahimi është shpallur në kërkim për terrorin që shkaktuan në një lokal në Zejmen të Lezhës ku u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Si autorë të së njëjtës ngjarje, janë shpallur në kërkim edhe nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi. 

Atij i është kontrolluar banesa pas atentatit ndaj Ibrahimit, ku mbeti i vdekur Klisman Preçi, por aty është gjetur vetëm i ati, Gjovalin Prendi. Ky i fundit ka mohuar të jetë në dijeni të konflikteve dhe është shprehur se me Ylli Ibrahimin ishin rreth krushqie.

Si ndodhi atentati?

Klisman Preçi dhe Ylli Ibrahimi po lëviznin me një mjet të blinduar, por 108 plumba blindshpues arritën që u futen brenda mjetit. 28-vjeçari Preçi u qëllua i pari, në momentin që ka zbritur nga makina. Pas tij, Ylli Brahimi ka hapur derën dhe ka tentuar të dalë nga mjeti në të cilin ishte si pasagjer, por përballë të shtënave pa ndërprerje që kanë zgjatur afro 3 minuta, ai ka hyrë sërish në makinë për t’u mbrojtur nga plumbat. Preçi humbi jetën ndërsa Ibrahimi mbijetoi. Para prokurorëve, Ibrahimi nuk ka dhënë asnjë detaj nga ngjajra e ndodhur.

3 VITE ME PARE

I biri dyshohet për atentatin ndaj Ylli Ibrahimit, Gjovalin Prendi: E kemi rreth krushqie, shkojmë shumë mirë, djalin s’e kam parë prej një viti

Atentati Ibrahimi-Preçi/ Zbardhen emrat e të dyshuarve, mes tyre
Ylli Ibrahimi

TIRANË- Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimi (Sidorel Prendi) ka mohuar që djali i tij të ketë lidhje me atentatin ndaj Ylli Ibrahimit ku mbeti i vrarë Klisman Preçi. Në Shënjestër la publikuar sot dëshminë e tij para grupit htimor, i cili e ka marrë në pyetje në momentin që ka ushtruar kontroll në banesë për gjetjen e të riut. Gjovalin Prendi thotë se ata ishin rreth krushqie me Ylli Ibrahimin (Brahja), pasi nusja e djalit të tij, e kishte njeri të afërt.

“Nuk kam asnjë dijeni për ngjarjen e rëndë. Gjithçka e mësova nga televizori. Klisman Preçin nuk e njoh fare. Kurse Ylli Brahimin e njoh pasi kam lidhje miqësore. Kjo, pasi nusja e djalit tim, Roan Brahimi (Sidorel Prendi) është kushërirë e afërt e Ylli Brahimit. Me sa di unë, babain e nuses së djalit tim, Ylli e ka djalë xhaxhai.  Djali im Roan Brahimi ndodhet jashtë shtetit. Se në cilin shtet nuk e di, pasi nuk kam asnjë komunikim me të prej kohësh, prej më tepër se një vit. Nuk i kam as numër telefoni dhe asnjë adresë në rrjetet sociale. Nuk kam asnjë dijeni që djali im të ketë pasur apo ka konflikte me Ylli Brahimin dhe njerëzit e tij. Marrëdhëniet e mia me miqtë janë normale dhe korrekte. Ashtu kanë qenë gjithmonë dhe do të jenë. Lidhur me ngjarjen e ndodhur dua të them se më ka ardhur shumë keq, pasi i kam miq shtëpie,”- thotë Prendi.

Si ndodhi atentati?

Klisman Preçi dhe Ylli Ibrahimi po lëviznin me një mjet të blinduar, por 108 plumba blindshpues arritën që u futen brenda mjetit. 28-vjeçari Preçi u qëllua i pari, në momentin që ka zbritur nga makina. Pas tij, Ylli Brahimi ka hapur derën dhe ka tentuar të dalë nga mjeti në të cilin ishte si pasagjer, por përballë të shtënave pa ndërprerje që kanë zgjatur afro 3 minuta, ai ka hyrë sërish në makinë për t’u mbrojtur nga plumbat. Preçi humbi jetën ndërsa Ibrahimi mbijetoi. Para prokurorëve, Ibrahimi nuk ka dhënë asnjë detaj nga ngjajra e ndodhur.

3 VITE ME PARE

Atentati ndaj Ylli Ibrahimit/ Del në skenë emri i Roan Brahimi, shoku i nipit të deputetit të PS që terrorizoi lokalin në Lezhë

Atentati Ibrahimi-Preçi/ Zbardhen emrat e të dyshuarve, mes tyre
Ramazan Rraja dhe lokali ku shkaktuan terror

TIRANË- Roan Brahimi është një nga personat që dyshohet se ka pasur gisht në antetatin ndaj Ylli Ibrahimit, ku vdiq Klisman Preçi. “Në Shënjestër” bën me dije se policia ka ushtruar kontroll në banesën e Brahimit alias Sidorel Prendi, në fshatin Pllanë të Lezhës. Në banesë, policia gjeti vetëm babain e tij, Gjovalin Prendi, i cili tha se nuk kishte asnjë dijeni se ku ndodhej djali i tij, të paktën prej një viti.

Roan Brahimi është shpallur në kërkim për terrorin që shkaktuan në një lokal në Zejmen të Lezhës ku u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Si autorë të së njëjtës ngjarje, janë shpallur në kërkim edhe nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi. 

Si ndodhi atentati?

Klisman Preçi dhe Ylli Ibrahimi po lëviznin me një mjet të blinduar, por 108 plumba blindshpues arritën që u futen brenda mjetit. 28-vjeçari Preçi u qëllua i pari, në momentin që ka zbritur nga makina. Pas tij, Ylli Brahimi ka hapur derën dhe ka tentuar të dalë nga mjeti në të cilin ishte si pasagjer, por përballë të shtënave pa ndërprerje që kanë zgjatur afro 3 minuta, ai ka hyrë sërish në makinë për t’u mbrojtur nga plumbat. Preçi humbi jetën ndërsa Ibrahimi mbijetoi. Para prokurorëve, Ibrahimi nuk ka dhënë asnjë detaj nga ngjajra e ndodhur.

3 VITE ME PARE

Transportoi Ylli Ibrahimin në spital pas atentatit, flet për herë të parë banori: Ishte i gjakosur dhe mezi fliste, e pashë në rrugë

Atentati Ibrahimi-Preçi/ Zbardhen emrat e të dyshuarve, mes tyre
Ylli Ibrahimi

TIRANË- Personi i parë që e transportoi Ylli Ibrahimin drejt Spitalit të Lezhës, pasi iu bë atentat, ishte Edison Lleshi. Ai është një banor i Milotit dhe në dëshminë e publikuar në "Në shënjestër", tregon se e kishte parë Ibrahimin të gjakosur në rrugë që mezi fliste. Ndaj, ai shtoi se e kishte marrë dhe e kishte dërguar në spital.

"Në kohën kur u qëllua me armë ndaj Klisman Preçit dhe Ylli Brahjas (Ibrahimit) unë kam qenë në Laç dhe isha duke udhëtuar në drejtim të qytetit të Milotit me makinën time tip AUDI A4. Kur kam arritur në Milot, pashë se në rrugën kryesore të qytetit ishin grumbulluar shumë njerëz dhe dallova se në rrugë ishte i shtrirë Ylli Brahja, që ne e njohim si Ylli Brahimi. Ishte i gjakosur dhe mezi fliste. Njerëzit që ishin aty më thanë çoje në spital se është në gjendje të rëndë. Unë bashkë me njerëzit që ishin aty e kemi vendosur në makinën time dhe jam nisur në drejtim të spitalit Lezhë ku e morën mjekët,"- tha Lleshi. 

Si ndodhi atentati?

Klisman Preçi dhe Ylli Ibrahimi po lëviznin me një mjet të blinduar, por 108 plumba blindshpues arritën që u futen brenda mjetit. 28-vjeçari Preçi u qëllua i pari, në momentin që ka zbritur nga makina. Pas tij, Ylli Brahimi ka hapur derën dhe ka tentuar të dalë nga mjeti në të cilin ishte si pasagjer, por përballë të shtënave pa ndërprerje që kanë zgjatur afro 3 minuta, ai ka hyrë sërish në makinë për t’u mbrojtur nga plumbat. Preçi humbi jetën ndërsa Ibrahimi mbijetoi. Para prokurorëve, Ibrahimi nuk ka dhënë asnjë detaj nga ngjajra e ndodhur.

roan brahimi ramazan rraja ylli ibrahimi klisman preci ervis martinaj

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër