LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Harta e re gjyqësore/ Shtyhen rreth 800 seanca, Haxhia: Qeveria do reflektojë

TIRANË- Sot është shënuar edhe dita e parë e bojkotit në Gjykata. Në të gjithë vendin ka nisur bojkoti i Dhomës së Avokatisë për të gjitha shkallët e gjyqësorit deri ditën e premte, 17 qershor. Në kundërshti të hartës së re gjyqësore, në kundërshtim të hartës së re gjyqësore. Për të shprehur kundërshtinë e tyre, avokatët kanë vendosur të mungojnë në seancat gjyqësore, përveç atyre ku jepen masat e sigurisë për personat që kanë marrë në mbrojtje ligjore. Kreu i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, Maksim Haxhia u shpreh bojkoti po funksionon në të gjitha gjykatat në rang vendi, ndërsa shtoi se dërgimi i çështjes në Gjykatë Kushtetuese nuk është vendosur, pasi ka bindjen se qeveria do të reflektojë në kërkesat e tyre. Kështu që në të gjihë vendin janë shtyrë rreth 800 seanca. Ndërsa përveç avokatëve, pakënaqësinë për hartën e re e kanë shprehur dhe qytetarët që e cilësojnë si të padobishme ndarjen e re, duke vënë theksin tek elementi kohë. Mirëpo, ndryshe e mendojnë Avokatët e Dhomës Penale, të cilët me në krye Saimir Vishajn ka bërë me dije se nuk do të marrin pjesë në bojkot me pretendimin se kjo është një gjendje e përkohshme, që do të zgjidhet me reformën në drejtësi. Po ashtu, edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u kërkoi avokatëve që të reflektojnë lidhur me vendimin e tyre për të bojkotuar seancat gjyqësore për hartën e re gjyqësore, sepse ishte situatë e përkohëshme. Kryedemokrati Sali Berisha është i vetmi nga opozita që ka reaguar duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se do të kontrollojë gjyqësorin me ndarjen e re. Ndërkohë që të tjerët, përfshirë edhe ambasadorët e huaj, mbështetës të hartës, nuk kanë bërë asnjë reagim. Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Nga gjashtë gjykata administrative të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë. Ky ishte përfundimisht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend, ndërsa i vetmi ndryshim nga propozimi i kaluar është shtimi i një gjykate të shkallës së parë në Sarandë që me propozimin e kaluar ishte hequr. KLGJ ka miratuar draftin i cili tashmë pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë i Prokurorisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Financave. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

11 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Paralizohet puna në Gjykatën e Durrësit, DHAD: Po kthehemi në vitin 1995, ka ngarkesë të madhe

Harta e re gjyqësore/ Shtyhen rreth 800 seanca, Haxhia: Qeveria do
Gjykata Durres

DURRËS- Veprimtaria në gjykatën e shkallës së parë dhe të dytë në Durrës është paralizuar. Shkak për këtë është bërë bojkoti i 244 avokatëve të Durrësit, të cilët kundërshtojnë hartën e re gjyqësore.

Dhoma e Avokatisë Durrës ka reaguar ndaj hartës së re gjyqësore, duke u shprehur se nuk merr parasysh situatën dhe pasojat e saj te grupet e interesit, duke shkaktuar kosto të larta dhe vonesa të shumta kohore në gjykimin e çështjeve gjyqësore. 

“KLGJ vendosi të miratojë hartën e re gjyqësore vetëm me një ndryshim që lidhet me gjykatën Sarandë. Asnjë propozim i yni nuk është marrë parasysh dhe në rrjetin tonë ky ndryshim është lidhur si një ndryshim që ka lidhje me komunitetin grek se me atë shqiptar të avokatëve. Apeli i Durrësit duhet të qëndrojë dhe gjykata të jetë aktive”- ka deklaruar Kryetari i DHAD, Lorval Petani.

Avokatët deklarojnë se greva do të përshkallëzohet pasi nga harta e re gjyqësore preken në rradhë të parë qytetarët dhe bizneset e shumta, ndërkohë që Durrësi është një rreth me shumë konflikte.

“Kjo grevë do të përshkallëzohet nëse kërkesat tona nuk do të merren parasysh. Gjykata e Apelit mbulon 7 rrethe dhe duhet të funksionojë. Ka një ngarkesë të madhe dhe duhej të ishte e fundit për t’u shkrirë. Do të kthehemi në vitin 1995″ – tha Shiponja Meta.

Dhoma e Avokatisë ka nisur bojkotin e seancave gjyqësore për të gjitha shkallët e gjyqësorit deri ditën e premte, 17 qershor. Shkak është bërë Harta e re gjyqësore. Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia kërkon nga Këshilli i Lartë Gjyqësor që të ketë një gjykatë apeli në Shkodër, një në Durrës ose Elbasan dhe një në Fier ose Vlorë. Bojkoti ka nisur nga të gjithë avokatët në vend. është paralajmëruar se nëse do të ketë kundërshtime nga ana e tyre, rrezikojnë heqjen e liçensës. Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Nga gjashtë gjykata administrative të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

3 VITE ME PARE

Harta gjyqësore/ Çështjet gjyqësore mbeten pezull, avokatët protestojnë nga ‘Lezha në Sarandë’

Harta e re gjyqësore/ Shtyhen rreth 800 seanca, Haxhia: Qeveria do
Avokatet

TIRANË- Vendimit të Dhomës Kombëtare të Avokatëve për bojkotimin e seancave gjygjësore i janë bashkuar avokatë të disa qyteteve në vend. Që nga ora 08:00 të mëngjesit të kësaj të marte, avokatët e Korçës, Lushnjës, Beratit, Gjirokastër e Përmet, Sarandë, Vlorë dhe Lezhë kanë bojkotuar të gjitha seancat gjyqësore, përveç masave të sigurisë. Bojkoti i lajmëruar i avokatëve ka shkaktuar paralizim të drejtësisë. 

Kreu i dhomën së avokatisë Vlorë, Durim Barjamaj ka theksuar se harta e re gjyqësore krijon probleme ndërsa është nisur sot me bojkot katër ditor ndërsa në vijim mund të shkohet edhe në bojkot të masave të sigurisë ç’ka fut në kolaps shtetin. Në Vlorë janë pezulluar 60 seanca në gjykatën e Faktit, 40 apeli, 24 gjykata administrative Vlorë.

Dhoma e Avokatisë ka nisur bojkotin e seancave gjyqësore për të gjitha shkallët e gjyqësorit deri ditën e premte, 17 qershor. Shkak është bërë Harta e re gjyqësore. Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia kërkon nga Këshilli i Lartë Gjyqësor që të ketë një gjykatë apeli në Shkodër, një në Durrës ose Elbasan dhe një në Fier ose Vlorë. Bojkoti ka nisur nga të gjithë avokatët në vend. është paralajmëruar se nëse do të ketë kundërshtime nga ana e tyre, rrezikojnë heqjen e liçensës. Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Nga gjashtë gjykata administrative të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

3 VITE ME PARE

Harta e re gjyqësore, Berisha: Rama ka dy qëllime

Harta e re gjyqësore/ Shtyhen rreth 800 seanca, Haxhia: Qeveria do
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një reagim për grevën 4 ditore që nisi këtë të martë nga avokatët kundër hartës së re gjyqësore, e cilëson këtë të fundit antikushtetuese e antiligjore. Me anë të një postimi të bërë në rrjetet e tij sociale, Berisha shkruan se me hartën e re, Rama ka dy qëllime kryesore.

“Me hartën antikushtetuese Rama ka dy qëllime kryesore: • Të vendosë nën kontroll të plotë vendimet e gjykatave dhe të maskojë falimentimin e sistemit gjyqësor nga pseudoreforma e këtij sistemi. • Duke i dhënë mbështetje të plotë grevës të avokatëve të vendit në mbrojtje të të drejtave themelore të qytetarëve shqiptare, u bëj thirrje të gjithë profesioneve të tjera të lidhura me proceset gjyqësore, të hidhen në grevë dhe të kërkojnë anulimin e menjëhershëm të saj,”-shkruan Berisha në postimin e tij.

Reagimi i kreut te PD, z. Sali Berisha per Harten Gjyqesore:

Berisha: Sot greva 4 ditore e avokateve te vendit kunder Hartes se Gjykatave. Te dashur miq, sot te gjithe avokatet e vendit nisen greven kater ditore kunder hartes se re antikushtetuese, antiligjore, te sistemit te gjykatave qe dhunon rende parimet e procesit te rregullt gjyqesor per qytetaret shqiptar. Kjo harte ne menyre arbitare mbyll 9 gjykata fakti, 4 gjykata apeli administrative dhe 5 gjykata apeli. Ajo me shpenzimet shtese qe u krijon qytetareve, udhetime, hotele etj, e bene te paperballueshem procesin gjyqesor per shtresat ne nevoje.

Me harten antikushtetuese Rama ka dy qellime kryesore: • Te vendose nen kontroll te plote vendimet e gjykatave dhe te maskoje falimentimin e sistemit gjyqesor nga pseudoreforma e ketij sistemi. • Duke i dhene mbeshtetje te plote greves te avokateve te vendit ne mbrojtje te te drejtave themelore te qytetareve shqiptare, u bej thirrje te gjithe profesioneve te tjera te lidhura me proceset gjyqesore, te hidhen ne greve dhe te kerkojne anullimin e menjehershem te saj. sb

Dhoma e Avokatisë ka nisur bojkotin e seancave gjyqësore për të gjitha shkallët e gjyqësorit deri ditën e premte, 17 qershor. Shkak është bërë Harta e re gjyqësore. Bojkoti ka nisur nga të gjithë avokatët në vend. Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Nga gjashtë gjykata administrative të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë.

3 VITE ME PARE

Harta e re gjyqësore/ Avokatët në Lushnje varin togat e zeza në kangjellat e gjykatës

Harta e re gjyqësore/ Shtyhen rreth 800 seanca, Haxhia: Qeveria do
Togat e zeza

LUSHNJE- Dhoma e avokatisë në Lushnje ka bojkotuar seancat gjyqësore. Në protestën e sotme, ata kanë varur në kangjellat e gjykatës së shkallës së parë Lushnje, togat e zeza. Ata ka bërë thirrje edhe shoqërisë civile të protestojë kundër hartës së re gjyqësore. 

Kreu i dhomës së avokatëve Lushnje, Kozma Jano kërkoi mbështetjen e qytetarëve.

Dhoma e Avokatisë ka nisur bojkotin e seancave gjyqësore për të gjitha shkallët e gjyqësorit deri ditën e premte, 17 qershor. Shkak është bërë Harta e re gjyqësore. Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia kërkon nga Këshilli i Lartë Gjyqësor që të ketë një gjykatë apeli në Shkodër, një në Durrës ose Elbasan dhe një në Fier ose Vlorë. Bojkoti ka nisur nga të gjithë avokatët në vend. është paralajmëruar se nëse do të ketë kundërshtime nga ana e tyre, rrezikojnë heqjen e liçensës. Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Nga gjashtë gjykata administrative të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

3 VITE ME PARE

Kundërshtojnë shkrirjen e dy gjykatave në Gjirokastër, avokatët në Sarandë: Sjell rritje kostosh

Harta e re gjyqësore/ Shtyhen rreth 800 seanca, Haxhia: Qeveria do
Avokatet

SARANDË- Avokatët nw Sarandë iu janw bashkuar bojkotit tw seancave gjyqwsore. Në draftin e miratuar nga KLGJ Gjykata e Sarandës do të vazhdojë funksionimin normal, por avokatët e Sarandës kundërshtojnë shkrirjen e Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Administrative në Gjirokastër.

"Shkrirja e këtyre gjykatave dhe zhvendosja drejt Tiranës dhe Lushnjës do të sjellë edhe rritjen e kostove për qytetarët", u shpreh Merdan Lazaj, përfaqësues i Dhomës së Avokatisë Sarandë

Dhoma e Avokatisë ka nisur bojkotin e seancave gjyqësore për të gjitha shkallët e gjyqësorit deri ditën e premte, 17 qershor. Shkak është bërë Harta e re gjyqësore. Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia kërkon nga Këshilli i Lartë Gjyqësor që të ketë një gjykatë apeli në Shkodër, një në Durrës ose Elbasan dhe një në Fier ose Vlorë. Bojkoti ka nisur nga të gjithë avokatët në vend. është paralajmëruar se nëse do të ketë kundërshtime nga ana e tyre, rrezikojnë heqjen e liçensës. Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Nga gjashtë gjykata administrative të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

3 VITE ME PARE

Pezullohen seancat gjyqësore edhe në Gjirokastër e Përmet, avokati: Nuk do heqim dorë

Harta e re gjyqësore/ Shtyhen rreth 800 seanca, Haxhia: Qeveria do
Avokati ne Gjirokaster

GJIROKASTËR- Bojkotit të seancave gjyqësore iu janë bashkuar edhe avokatët e Gjirokastrës dhe Përmetit. Për mediat, ata janë shprehur se nuk do të shkojnë në punë deri ditën e premte. Sipas përfaqësuesit të Dhomës së Avokatisë në Gjirokastër Tahir Novi, bojkoti do të vazhdojë pafundësisht derisa të përmbushen kërkesat e avokatëve për të mos hequr nga Gjirokastra Gjykatën e Apelit.

Dhoma e Avokatisë ka nisur bojkotin e seancave gjyqësore për të gjitha shkallët e gjyqësorit deri ditën e premte, 17 qershor. Shkak është bërë Harta e re gjyqësore. Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia kërkon nga Këshilli i Lartë Gjyqësor që të ketë një gjykatë apeli në Shkodër, një në Durrës ose Elbasan dhe një në Fier ose Vlorë. Bojkoti ka nisur nga të gjithë avokatët në vend. është paralajmëruar se nëse do të ketë kundërshtime nga ana e tyre, rrezikojnë heqjen e liçensës. Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Nga gjashtë gjykata administrative të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

3 VITE ME PARE

Harta e re gjyqësore, Maks Haxhia: Bojkotojmë! Kallashin s'e marrim dot se jemi juristë

 

Harta e re gjyqësore/ Shtyhen rreth 800 seanca, Haxhia: Qeveria do
Mask Haxhia

 

TIRANË- Kreu i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, Maks Haxhia ka folur për bojkotin e nisur në të gjitha gjykatat në rang vendi si kundërshtim me reformën dhe hartën e re gjyqësore të vendosur nga KLGJ. Në një intervistë për gazetarin e Report Tv, ka bërë me dije se bojkoti po funksionon, ndërsa ngre shqetësimin se me zvogëlimin e numrit të gjykatave do të rritet vetëgjyqësia.

"Të gjithë anëtarët e dhomës të Avokatisë janë këtu, ne ishim të bindur për këtë, po thjesht bëmë një inspektim dhe nuk ka asnjë avokat në Gjykatat. Mund të rritet vetëgjyqësia me eleminimin e gjykatave. Çështjet që janë me afat dhe masat e sigurie nuk do jenë objekt i bojkotit,"- tha Haxhia.

Një përgjigje ka pasur edhe për ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja i cili tha se janë reflektuar kërkesat e avokatëve, duke theksuar se nuk janë kundër qeverisë, por vendimit të marrë. Ndërsa shtoi se ka bindjen se qeveria do të reflektojë.

"Duheshin minimumi 3 Apele, për 1 është e papërballueshme. Kallashët nuk i marrim dot kundër vendimit se jemi juristë, por kemi bindje të plotë që qeveria do i marrë në konsideratë se janë në ë mirën e qeverisë dhe politikës", u shpreh avokati.

Në fund, ai ka bërë me dije se deri më tani nuk është menduar për të shkuar deri në Gjykatën Kushtetuese.

Dhoma e Avokatisë ka nisur bojkotin e seancave gjyqësore për të gjitha shkallët e gjyqësorit deri ditën e premte, 17 qershor. Shkak është bërë Harta e re gjyqësore. Bojkoti ka nisur nga të gjithë avokatët në vend. Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Nga gjashtë gjykata administrative të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë.

3 VITE ME PARE

Nis greva e avokatëve, Lena: Nëse s'ka reflektim deri të premten, dalim me vendim tjetër

Harta e re gjyqësore/ Shtyhen rreth 800 seanca, Haxhia: Qeveria do
Arben Lena

TIRANË- Ditën e sotme ka nisur greva tre ditëshe e Dhomës së Avokatisë. Arben Lena, kryetari i dhomës së avokatisë në Korçë u shpreh për mediat se nëse nuk do të ketë reflektim nga ana e Ministrisë do të dalin të premten me një vendim tjetër. 

“Ky vendim bie ndesh me aksesin në drejtuesi për gjithë popullsinë. Theksojmë vendosmërinë e avokatëve të Korçës. Nëse s’ka reflektim deri të premten komiteti drejtues do dalë me vendim tjetër. Të gjithë avokatët janë në unison me njëri tjetrin,” – u shpreh Lena.

Kryetari i Dhomës së Avokatisë Maksim Haxhia deklaroi se për 4 ditë me radhë, duke nisur nga e marta, avokatët do të bojkotojnë në rang vendi çdo seancë gjyqësore me përjashtim të atyre të masave të sigurisë. 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin.

3 VITE ME PARE

Harta e re gjyqësore/ Greva e avokatëve, Manja: Bojkotimi i gjyqeve nuk i shërben askujt

Harta e re gjyqësore/ Shtyhen rreth 800 seanca, Haxhia: Qeveria do
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kërkon reflektim nga ana e Dhomës së Avokatisë, e cila ka marrë vendimin për bojkot të seancave gjyqësore për shkak të hartës së re gjyqësore. Manja deklaron se janë marrë në konsideratë disa nga sygjerimet e avokatëve e se pret reflektim nga ana e tyre për të vazhduar normalisht punën. 

“Avokatët janë grup interesi i rëndësishëm që garantojnë mbarëvajtjen e procesit të rregullt ligjor në zinxhirin e sistemit të drejtësisë dhe si të tillë janë konsultuar me draftin e hartës gjyqësore gjatë fazës së konsultimit publik. Janë marrë në konsideratë disa sugjerime me vlerë që kanë ardhur edhe nga avokatia, të cilat janë reflektuar në draft, por riorganizimi gjyqësor është përgjegjësi e Këshillit të Lartë Gjyqësor si qeveri e gjyqësorit dhe e Ministrisë së Drejtësisë. Harta e re gjyqësore, referuar standardeve evropiane, zbatimit të ligjeve të reja të Reformës në Drejtësi dhe gjendjes së sistemit të drejtësisë, krijon balancën e duhur mes aksesit të qytetarëve te drejtësia dhe efiçencës së sistemit gjyqësor. Ajo që ne presim nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe çdo avokat është që të kontribuojnë në zbatimin e hartës së re gjyqësore pasi ajo të miratohet në Qeveri dhe të hyjë në fuqi. Bojkotimi i seancave gjyqësore nuk është zgjidhja e duhur dhe nuk i shërben askujt, as sistemit të drejtësisë, as avokatëve dhe aq më pak interesave të qytetarëve që mbrohen prej tyre. Si njerëz të ligjit, unë besoj se avokatët do të reflektojnë në vendimin e tyre pasi zbatimi i ligjit është emëruesi i përbashkët i yni dhe që i shërben drejtësisë dhe interesit publik”, deklaroi Manja për ATSH.

Nga nesër avokatët do të futen në grevë. Kreu i dhomës së avokatisë, Maks Haxhia deklaroi se avokatët do të bojkotojnë seancat gjyqësore për katër ditë, pasi kundërshtojnë hartën e re gjyqësore, që sipas tij është fyese për to.

Me hartën e re gjyqësore, reformën më të thellë të reduktimit të gjykatave e pësojnë gjykatat e apelit të juridiksionit të përgjithshëm që mbyllen të gjitha dhe mblidhen të gjitha në një gjykatë apelit me seli në Tiranë. Shkrihen 4 gjykata Administrative dhe ngelen vetëm dy, një në Lushnje dhe një në Tiranë. Gjykata të Shkallës së Parë mbeten vetëm 13. Si pasojë e rishpërndarjes shkrihen gjykatat e Tropojës, Pukës, Matit, Kurbinit, Kavajës, Krujës, Lushnjes, Pogradecit, Përmetit. Përpara se të miratohet me Vendim të Këshillit të Ministrave ky vendim i KLGJ, pritet ti kalohet  KLP-së, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Financave

 

3 VITE ME PARE

VD-Harta e re e gjyqësorit, Berisha: 110 dosje stok, qytetarët privohen nga shërbimi gjyqësor

Harta e re gjyqësore/ Shtyhen rreth 800 seanca, Haxhia: Qeveria do
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi për hartën e re gjyqësore, duke u shprehur se mbyllja e 18 gjykatave në shkallë vendi i mohon qytetarëve të kenë akses në sistemin e Drejtësisë. Në një konferencë urgjente nga selia e Partisë Demokratike, Berisha tha se e gjithë skema e re është një praktikë 100% e dështuar pasi u eksperimentua në 1999. Po ashtu, ndër të tjera kryedemokrati tha se me hartën e re gjyqësore ndëshkohen banorët e 10 qyteteve të vendit që duhet të udhëtojnë qindra kilomentra rrugë për të shkuar në gjykatën tjetër.

 

FJALA E BERISHËS:

Harta e re e gjyqsorit e Edi Ramës është një ndëshkim i ri për qytetarët, një rrënim i të drejtës së qytetarëve shqiptarë për një proces të rregullt gjyqësor. Pas përgjysmimit të gjykatësve dhe prokurorëve me pseudoreformën e sistemit të drejtësisë dhe vettingun “gjah shtrigash”, vendosjen e saj në kontroll të plotë të ekzekutivit, krijimit të një stoku prej 110 mijë dosjeve gjyqësore dhe mohimit de facto të të drejtës së shqiptarëve për një proces të drejtë gjyqësor, Edi Rama urdhëroi me një akt të papërgjegjshëm dhe të mirëfilltë politik, KLGJ-në e partisë, të mbyllë 18 gjykata në shkallë vendi.

Kështu, me hartën gjyqësore të Edi Ramës mbyllën: 1. 9 gjykata të shkallës së parë dhe mohohet faktikisht aksesi i qytetarëve të 9 qyteteve në sistemin e drejtësisë. Mbyllet gjykata e Tropojës, Pukës, Matit, Kurbinit, Kavajës, Krujës, Lushnjës, Pogradecit dhe Përmetit. 2. Mbyllen 4 gjykata administrative dhe ngelet vetëm një gjykatë në Tiranë dhe një në Lushnje. 3. Mbyllen 5 gjykata të apelit dhe ngelet vetëm Apeli i Tiranës.

Praktikë kjo, 100% e dështuar, pasi u eksperimentua në vitin 1999 nga qeveria e PS-së. Me këtë vendim gjobiten e ndëshkohen banorët e dhjetë qyteteve të vendit të cilët  duhet të udhëtojnë disa prej tyre edhe qindra kilometra rrugë për të shkuar në gjykatën e rrethit tjetër, gjobiten qytetarët e të gjitha qarqeve të vendit përveç Tiranës, të cilët për të apeluar vendimin e gjykatës së faktit duhet të bëjnë në shumë raste edhe mbi 300 km rrugë për të ardhur në Tiranë, duke rritur kështu shumë shpenzimet e udhëtimit, hoteleve për këta qytetarë si dhe duke shpenzuar kohën e tyre.

Por deri diku duke u mohuar de facto për vështirësimin e mundësive edhe aksesin në sistemin e drejtësisë!

Miratimi i hartës së re gjyqësore është në shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të tij, të cilat mbrohen me Kushtetutë. Mbyllja e shumë prej Gjykatave, cënon dhe kufizon rëndë aksesin në drejtësi të individit si dhe procesin e realizimit të mbrojtjes në çështjet penale, civile dhe administrative.

Bën që Gjykatat në numër të konsiderueshëm të mbeten të paaksesueshme për qytetarët. Vendimi i KLGJ-së, prek jo vetëm dhunon interesat direkte të publikut por edhe të grupeve të interesit që lidhen direkt me Sistemin e Drejtësisë dhe me publikun. Grupe të tilla si:

1.    Avokatët.
2.    Ekspertët kontabël.
3.    Ekspertët psikologë.
4.    Ekspertët vlerësues.
5.    Noterët.
6.    Ndërmjetësit.

Harta e re e gjyqësorit vjen në kundërshtim flagrant me kërkesat e drejta të Rezolutës më të fundit të Parlamentit Europian, për Shqipërinë, e cila në nenin e saj 37 kërkon që: “Harta e gjyqësorit duhet të marrë në konsideratë mendimet e grupeve të interesit dhe kushtet social-ekonomike të grupeve vulnerabile dhe të përmirësojë cilësinë në gjykata dhe procesin e duhur ligjor”.

Në të vërtetë, harta e re hedh poshtë pikë për pikë kërkesat e kësaj Rezolute të Parlamentit Europian. Kështu, opinioni i grupeve të interesit, avokatëve, noterëve, kontabilistëve dhe grupeve të tjera, jo vetëm që nuk është përfillur, por është hedhur poshtë me cinizë2m pasi këto grupe kanë kundërshtuar në mënyrën më të prerë këtë hartë në të gjitha rastet e pakta që ato janë pyetur.

Harta, me shkrirjen e 18 gjykata, dëmton rëndë grupet vulnerabile, të cilave për shkak të shpenzimeve shtesë, do ta kenë të pamundur t’i drejtohen gjykatave për një proces gjyqësor me kosto të përballueshme, në të cilin të jenë të barabartë para ligjit me qytetarët e tjerë.

Harta pra, jo vetëm që nuk lehtëson, por pengon dhe vështirëson aksesin në sistemin e drejtësisë dhe rrit shumë kostot e këtij aksesi. Së bashku me stokun e 110 mijë dosjeve, ajo privon qytetarët shqiptarë nga një proces i rregullt gjyqësor. Ajo ndëshkon rëndë pakicat e romëve, egjiptianëve, invalidët, dhe të gjithë ata qytetarë shqiptarë që jetojnë me ndihmë ekonomike.

Në këtë kontekst, Partia Demokratike dënon këtë projekt dhe kërkon anullimin e tij të menjëhershëm, si një projekt që ndëshkon dhjetëra, mijëra qytetarë, qindra e  mijëra avokatë dhe ekspertë të fushave të ndryshme dhe mbi të gjitha, ky projekt përqëndron  vendimmarrjen në sistemin e drejtësisë në duart e 2-3 personave të kryesuar nga i famshmi Sokol Sadushi.

3 VITE ME PARE

VD-Harta e re gjyqësore/ Kreu i Dhomës së Avokatisë: Bojkot për 4 ditë seancave

Harta e re gjyqësore/ Shtyhen rreth 800 seanca, Haxhia: Qeveria do
Maks Haxhia

TIRANË- Nga nesër avokatët do të futen në grevë. Kreu i dhomës së avokatisë, Maks Haxhia deklaroi se avokatët do të bojkotojnë seancat gjyqësore për katër ditë, pasi kundërshtojnë hartën e re gjyqësore, që sipas tij është fyese për to. Për mediat, Haxhia deklaroi se nëse ka ndonjë avokat që bie në kundërshtim me grevën e tyre, do të merren masa deri në heqjen e liçencës.

'Në këto kushte komiteti i dhomës avokatisë së Shqipërisë vlerësoi këtë situatë, konstatuam se nuk është bërë asnjë ndryshim. E ndjej veten të fyer se është në realitet se tryezat janë në farsë, u tha se është marrë mendimi i aktorëve të drejtësisë. Ne bojktojmë të gjitha proceset në të gjitha nivelet e gjykimit, që në Gjykatën e Lartë. Synojmë të sensibilizojmë të gjithë shtetasit, duhet ta kenë të qartë të gjithë se duhet ndërgjegjësim se interesat e tyre nuk po përfaqëson interesat e tyre, kjo hartë cënon aksesin e individëve dhe rrit kosot e shpenzimet. Nuk është marrë asnjë propozim i joni. Shpresojmë që kjo grevë të jetë një këmbanë për ministrinë e Drejtësisë. Të gjithë janë pajtuar me ne, nëse ka ndonjë që nuk është dakord do të ndiqet penalisht e do t'i hiqet liçensa.'- deklaroi Haxhia.

Po ashtu bojkot do të bëjnë edhe avokatët e Fierit. Kreu i Dhomës së Avokatisë në Fier, Ermal Hamataj në një deklaratë për mediat është shprehur se nga sot në të gjithë Shqipërinë janë 3000 avokatë që do bojkotojnë  seancat gjyqësore si tentativa e fundit për t’i “ndryshuar mendjen” KLGJ-së për “Harta e re gjyqësore”.

Me hartën e re gjyqësore, reformën më të thellë të reduktimit të gjykatave e pësojnë gjykatat e apelit të juridiksionit të përgjithshëm që mbyllen të gjitha dhe mblidhen të gjitha në një gjykatë apelit me seli në Tiranë. Shkrihen 4 gjykata Administrative dhe ngelen vetëm dy, një në Lushnje dhe një në Tiranë. Gjykata të Shkallës së Parë mbeten vetëm 13. Si pasojë e rishpërndarjes shkrihen gjykatat e Tropojës, Pukës, Matit, Kurbinit, Kavajës, Krujës, Lushnjes, Pogradecit, Përmetit. Përpara se të miratohet me Vendim të Këshillit të Ministrave ky vendim i KLGJ, pritet ti kalohet  KLP-së, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Financave

harta e re e gjyqesorit ulsi manja

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën