LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Laboratori i sofistikuar për përpunimin e kokainës në fshatin Qerekë!" Operacioni antidrogë/ SPAK: 10 të arrestuar, mes tyre 3 nga Amerika Latine, sekuestrohet 6.1 kg lëndë narkotike

• Një operacion antidrogë është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Tiranë në zonën rezidenciale Kodra e Diellit 2 teksa u raportua se Forcat Operacionale rrethuan zonën dhe ndaluan disa persona.• Dyshimet janë se të ndaluarit kanë bashkëpunuar edhe me grupe të huaja kriminale ndërsa në këtë aksion, i kanë ardhur në ndihmë policisë shqiptare edhe organe ligj-zbatuese ndërkombëtare.• Disa shtëpi janë kontrolluar teksa dyshohet gjithashtu se grupi kriminal i ndërronte vazhdimisht banesat, kjo për të shmangur rënien në sy dhe humbur gjurmët. • Prokuroria e Posaçme ka dalë me një deklaratë zyrtare duke dhënë detaje për operacionin antidrogë ku zbulua një laborator kokaine dhe ranë në pranga 10 persona, mes tyre 3 të huaj nga Amerika Latine. • SPAK bën me dije se hetimi ka çuar në zbulimin dhe sekuestrimin e një laboratori të sofistikuar për përpunimin e kokainës, i vendosur në fshatin Qerekë, në Fushë-Krujë.•  Po ashtu, sipas SPAK janë identifikuar ambiente ndihmëse në Tiranë dhe Durrës. • Në njoftim thuhet se janë sekuestruar gjithashtu sasi të konsiderueshme materiali të papërpunuara ku dyshohet se është përzier dhe fshehur lëndë narkotike, sasi kokaine, përzierës kimikë, objekte të specializuara për fshehjen e drogës, pajisje laboratorike, shuma parash dhe mjete transporti të përdorura për veprimtarinë kriminale. • SPAK shton se provat e sekuestruara përfshijnë: material të papërpunuar prej 48 tonësh (rreth 850 lëkurë gjedhi) ku dyshohet se fshihet lëndë narkotike, të importuara nga Amerika Latine në shtator dhe nëntor 2024; 6.1 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë; 36,270 euro, 357,046 lekë të reja dhe 57 milionë peso kolumbiane (afërsisht 12, 200 euro); 89.5 kg përzierës të ngurtë dhe 50 kg solucion të lëngshëm për përgatitjen e kokainës; pajisje për ngritjen e laboratorëve, si presa, axheton, epruveta qelqi, preparate kimike, mikrovalë, qese paketimi, dhe llampa nxehtësie; 22 telefona celularë, 2 laptopë, 7 karta banke dhe 17 karta SIM;3 automjete të markave të ndryshme dhe dokumente të tjera të rëndësishme.•  Prokuroria e Posaçme shton se nga të dhënat hetimore, rezulton se ky grup vepron si një rrjet ndërkombëtar kriminal, duke bashkëpunuar me organizata kriminale në Amerikën Latine për të trafikuar kokainën drejt Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian.•  Në vend, ata përdornin një laborator dhe ambiente ndihmese për ekstraktimin e drogës nga “lëkurë gjedhi të kriposur”, përpunimin e saj përpara se ajo të trafikohej në tregjet e destinuara.• Struktura e grupit përfshinte persona nga disa qytete të vendit, role të mirë përcaktuara, duke përfshirë financues, transportues, përpunues, dhe shpërndarës. • Sipas SPAK, ky rrjet shfaqte një bashkëpunim efikas mes ekspertëve të huaj me përvojë elementëve lokalë të mirë-organizuar, duke krijuar një mekanizëm funksional dhe shumëdimensional të aktivitetit kriminal.

8 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

REL: Shqipëria godet rrjetin e trafikimit që fshihte kokainën në lëkurë bagëtish! Arrestohen 7 shqiptarë dhe tre latino-amerikanë

 

"Laboratori i sofistikuar për përpunimin e kokainës në
Foto ilustruese

 

TIRANË- Pas një viti hetimesh, Prokuroria e Posaçme në Shqipëri (SPAK), ka goditur një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të kokainës nga Amerikës Latine që shpërndahej në tregun evropian. Shtatë shtetas shqiptarë dhe tre latino-amerikan nga Kolumbia dhe Venezuela janë arrestuar.

Gjithashtu, gjatë këtij aksioni është sekuestruar një laborator i sofistikuar për përpunimin e kokainës, në një fshat të Fushë Krujës, afër aeroportit të Rinasit, por edhe portit të Durrësit. Autoritetet shqiptare kanë zbuluar edhe dy ambiente ndihmëse të laboratorit, njëri në Tiranë dhe tjetri në Durrës.

Në njoftimin e SPAK-ut theksohet se u sekuestrua material i papërpunuar prej 48 tonësh (rreth 850 lëkurë gjedhi) ku dyshohet se fshihej lëndë narkotike, të importuara nga Amerika Latine në shtator dhe nëntor.

Gjithashtu është sekuestruar rreth 6 kilogramë kokainë si një sasi e konsiderueshme parash, euro, lekë dhe peso kolumbiane. Policia shqiptare ka gjetur edhe 89.5 kilogramë përzierës të ngurtë dhe 50 kilogramë solucion të lëngshëm për përgatitjen e kokainës.

"Një nga aspektet më të veçanta të këtij rrjeti ishte përfshirja e ekspertëve nga Amerika Latine. Kolumbianët dhe venezuelasit, të njohur për ekspertizën e tyre të thelluar në trajtimin dhe përpunimin e kokainës, ishin ‘ekspertët’ që garantonin suksesin teknik të operacionit. Aftësia e tyre për të ekstraktuar kokainën nga materiale organike, si ‘lëkurat e bagëtive’ e kthente drogën e papërpunuar në një produkt të gatshëm, të cilësisë së lartë, për tregun shqiptar dhe atë evropian", thuhet në njoftimin e SPAK-ut.

Prokuroria thotë se laboratori i ngritur në Qerekë të Fushë Krujës dhe ambientet ndihmëse në Tiranë dhe Durrës, ishin vendosur në pika strategjike të infrastrukturës kombëtare.

"Pranë aeroportit më të madh të vendit, dhe portit të Durrësit, këto zona vështirësonin monitorimin nga ajri prej agjencive ligjzbatuese, dhe nga ana tjetër lehtësonin transportin e shpejtë të drogës dhe përzierësve kimikë, duke siguruar një qasje të shpejtë në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare", thotë SPAK-u.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, e konsideron këtë operacion si një moment kyç në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri. Ai theksoi se suksesi i këtij hetimi ka treguar se bashkëpunimi ndërkombëtar dhe ekspertiza e brendshme janë çelësi për rezultate konkrete.

Kjo nuk është hera e parë që në Shqipëri arrestohen shtetas nga Amerika Latine, të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge. Në 2015 u arrestuan dy shtetas kolumbianë në operacionin "XIbraka" në Elbasan, ku u zbulua një sasi prej rreth 100 kilogramësh kokainë. Dhe në atë kohë u ndoq thuajse e njëjta teknikë, kokaina hynte në Shqipëri e tretur në rroba dhe më pas shtetasit e huaj e ndanin dhe e përpunonin./REL

1 VITE ME PARE

FOTO/ I arrestuar më herët për vrasjen e Festim Lemjas, kush është 43-vjeçari Baki Huqi që u vendos në pranga nga operacioni antidrogë i SPAK

"Laboratori i sofistikuar për përpunimin e kokainës në
Baki Huqi

TIRANË- Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar një operacion antidroge në Tiranë dhe Fushë Kurjë ndërsa në pranga kanë rënë 10 persona. Mes të arrestiar shtatë janë shqiptarë ndërsa ata janë pjesë e grupit të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine. Droga më pas vinte e përpunohej në Shqipëri dhe tregohej në vendet e Bashkimit Europian. 

Njëri prej të arrestuarve është edhe 43-vjeçari, Baki Huqi. Ai rezulton të jetë arrestuar dhe dënuar më herët për 2 vrasje të kryera, njëra në vitin 1997 dhe tjetra në 2013-ën. Huqi ka qenë i dyshuar për vrasjen e Ardian Xhixhabesit dhe plagosjen e vëllait të tij, Përparim Xhixhabesi, në një sallë bingo në qytetin e Durrësit, pas një grindje që ka nisur për një tavolinë.  Ndërkohë, në vitin 2013, Huqi, bashkë me dy persona të tjerë, vranë në fshatin Radë të Durrësit, Festim Lemjas në një lokal me muzikë, në sherrin e nisur për një balerinë të lokalit. 57-vjeçari nga Xhafzotaj i Durrësit, rezulton të ishte dënuar edhe para vitit 2013.

SPAK ka bërë me dije se hetimi ka çuar në zbulimin dhe sekuestrimin e një laboratori të sofistikuar për përpunimin e kokainës, i vendosur në fshatin Qerekë, në Fushë-Krujë. Po ashtu, sipas SPAK janë identifikuar ambiente ndihmëse në Tiranë dhe Durrës. Në njoftim thuhet se janë sekuestruar gjithashtu sasi të konsiderueshme materiali të papërpunuara ku dyshohet se është përzier dhe fshehur lëndë narkotike, sasi kokaine, përzierës kimikë, objekte të specializuara për fshehjen e drogës, pajisje laboratorike, shuma parash dhe mjete transporti të përdorura për veprimtarinë kriminale.


SPAK shton se provat e sekuestruara përfshijnë: material të papërpunuar prej 48 tonësh (rreth 850 lëkurë gjedhi) ku dyshohet se fshihet lëndë narkotike, të importuara nga Amerika Latine në shtator dhe nëntor 2024; 6.1 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë; 36,270 euro, 357,046 lekë të reja dhe 57 milionë peso kolumbiane (afërsisht 12, 200 euro); 89.5 kg përzierës të ngurtë dhe 50 kg solucion të lëngshëm për përgatitjen e kokainës; pajisje për ngritjen e laboratorëve, si presa, axheton, epruveta qelqi, preparate kimike, mikrovalë, qese paketimi, dhe llampa nxehtësie; 22 telefona celularë, 2 laptopë, 7 karta banke dhe 17 karta SIM;3 automjete të markave të ndryshme dhe dokumente të tjera të rëndësishme.

Prokuroria e Posaçme theksoi se nga të dhënat hetimore, rezulton se ky grup vepron si një rrjet ndërkombëtar kriminal, duke bashkëpunuar me organizata kriminale në Amerikën Latine për të trafikuar kokainën drejt Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian. Në vend, ata përdornin një laborator dhe ambiente ndihmese për ekstraktimin e drogës nga “lëkurë gjedhi të kriposur”, përpunimin e saj përpara se ajo të trafikohej në tregjet e destinuara.

1 VITE ME PARE

Operacioni antidrogë me 10 të arrestuar/ Reagon Dumani: Dëshmi e qartë se SPAK është i përkushtuar për të goditur rrjetet kriminale që kërcënojnë sigurinë dhe drejtësinë!

"Laboratori i sofistikuar për përpunimin e kokainës në
Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani ka reaguar në lidhje me operacionin antidrogë të zhvilluar mbrëmjen e djeshme te Kodra e Diellit 2 si dhe në Qerekë të Fushë Krujës. Gjithashtu gjatë këtij operacioni u bë i munudur zbulimi i laboratorit të drogës në Qerekë ku përpunohej kokaina e importuar nga Amerika Latine e fshehur në lëkurat e kafshëve. Dumani në reagimin e tij e ka cilësuar këtë operacion si një moment kyç në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri.

Sipas tij ky hetim është dëshmi e qartë se SPAK është i përkushtuar për të ndjekur dhe goditur rrjetet kriminale që kërcënojnë sigurinë dhe drejtësinë në vendin tonë.

“Ky hetim është dëshmi e qartë se SPAK është i përkushtuar për të ndjekur dhe goditur rrjetet kriminale që kërcënojnë sigurinë dhe drejtësinë në vendin tonë. Suksesi i deritanishëm i këtij procedimi penal tregon se bashkëpunimi ndërkombëtar dhe ekspertiza e brendshme janë çelësi për rezultate konkrete”, u shpreh ai.

Ndërsa, prokurori i çështjes, Adnan Xholi, theksoi rëndësinë e përdorimit të mjeteve të posaçme të hetimit në zbardhjen e këtij rrjeti. Ai shtoi se goditja e këtij rrjeti është një sinjal i fortë për të gjithë ata që mendojnë se mund të operojnë të pandëshkuar.

“Ky hetim na ka treguar një model të ri dhe kompleks të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku ekspertiza e huaj kombinohet me elementët lokalë për të ngritur një sistem të integruar kriminal. Goditja e këtij rrjeti është një sinjal i fortë për të gjithë ata që mendojnë se mund të operojnë të pandëshkuar”, u shpreh ai.


Njoftimi i plotë i SPAK:

Prokuroria e Posaçme njofton se në kuadër të procedimit penal nr. 141/1 të vitit 2023  ka zbardhur një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të lëndës narkotike të llojit “kokainë” nga vendet e Amerikës Latine, e kontaminuar dhe më pas e përpunuar dhe trafikuar në Shqipëri dhe në  tregun evropian.

 Ky hetim deri tani ka çuar në arrestimin e shtatë shtetasve shqiptarë dhe tre shtetasve nga Amerika Latine si dhe në zbulimin dhe sekuestrimin e një laboratori të sofistikuar për përpunimin e kokainës, i vendosur në fshatin Qerekë, Fushë Krujë. Po ashtu, janë identifikuar ambiente ndihmëse në Tiranë dhe Durrës. Janë sekuestruar gjithashtu sasi të konsiderueshme materiali të papërpunuara ku dyshohet se është përzier dhe fshehur lëndë narkotike, sasi kokaine, përzierës kimikë, objekte të specializuara për fshehjen e drogës, pajisje laboratorike, shuma parash dhe mjete transporti të përdorura për veprimtarinë kriminale.

Ky hetim intensiv, i zhvilluar për më shumë se një vit, është udhëhequr tërësisht nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme dhe hetuesit e BKH-së, të cilët kanë përdorur një gamë të gjerë të teknikave  të posaçme të hetimit. Bashkëpunimi i ngushtë me agjencitë ligjzbatuese vendase dhe të huaja ka qenë kyç për avancimin e këtij operacioni të rëndësishëm kundër trafikut  ndërkombëtar të drogës.

Të arrestuarit janë:

Shtetas shqiptar:

G.S., 42 vjeç, banues në Tiranë
K.B., 40 vjeç, banues në Tiranë
A.Ç., 37 vjeç, banues në Tiranë
E.S., 25 vjeç, banues në Krujë
A.Z., 37 vjeç, banues në Tiranë
I.A.,  51 vjeç, banues në Shkodër
B.H.,  57 vjeç, banues në Durrës


Shtetas të huaj:

H.L.N., 41 vjeç, shtetas kolumbian
J.R.V., 35 vjeç, shtetas venezuelian
S.A.S., 42 vjeç, shtetas venezuelian
Provat e sekuestruara përfshijnë:

Material të papërpunuar prej 48 tonësh (rreth 850 lëkurë gjedhi) ku dyshohet se fshihet lëndë narkotike, të importuara nga Amerika Latine në shtator dhe nëntor 2024;
6.1 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë;
36,270 euro, 357,046 lekë të reja dhe 57 milionë peso kolumbiane (afërsisht 12, 200 euro);
89.5 kg përzierës të ngurtë dhe 50 kg solucion të lëngshëm për përgatitjen e kokainës;
Pajisje për ngritjen e laboratorëve, si presa, axheton, epruveta qelqi, preparate kimike, mikrovalë, qese paketimi, dhe llampa nxehtësie;
22 telefona celularë, 2 laptopë, 7 karta banke dhe 17 karta SIM;
3 automjete të markave të ndryshme dhe dokumente të tjera të rëndësishme.
Tipologjia e grupit kriminal

Nga të dhënat hetimore, rezulton se ky grup vepron si një rrjet ndërkombëtar kriminal, duke bashkëpunuar me organizata kriminale në Amerikën Latine për të trafikuar kokainën drejt Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian. Në vend, ata përdornin një laborator dhe ambiente ndihmese për ekstraktimin e drogës nga “lëkurë gjedhi të kriposur”, përpunimin e saj përpara se ajo të trafikohej në tregjet e destinuara. Struktura e grupit përfshinte shtetas nga disa qytete të vendit, role të mirë përcaktuara, duke përfshirë financues, transportues, përpunues, dhe shpërndarës.

Ky rrjet shfaqte një bashkëpunim efikas mes ekspertëve të huaj me përvojë dhe elementëve lokalë të mirë-organizuar, duke krijuar një mekanizëm funksional dhe shumëdimensional të aktivitetit kriminal.

Një nga aspektet më të veçanta të këtij rrjeti ishte përfshirja e ekspertëve nga Amerika Latine. Kolumbianët dhe venezuelianët, të njohur për ekspertizën e tyre të thelluar në trajtimin dhe përpunimin e kokainës, ishin “ekspertët” që garantonin suksesin teknik të operacionit. Aftësia e tyre për të ekstraktuar kokainën nga materiale organike, si “lëkurat e bagëtive” e kthente drogën e papërpunuar në një produkt të gatshëm, të cilësisë së lartë, për tregun shqiptar dhe atë evropian. Ky bashkëpunim tregon jo vetëm përmasën ndërkombëtare të grupit, por edhe synimet e tij për të operuar në nivele të larta të organizimit dhe përdorimin e teknologjisë së avancuar në përpunimin e drogës.

Laboratori i ngritur në Qerekë të Fushë Krujës dhe ambientet ndihmëse në Tiranë dhe Durrës, ishin vendosur në pika strategjike të infrastrukturës kombëtare. Pranë aeroportit më të madh të vendit, dhe portit të Durrësit, këto zona vështirësonin monitorimin nga ajri prej agjencive ligjzbatuese, dhe nga ana tjetër lehtësonin transportin e shpejtë të drogës dhe përzierësve kimike, duke siguruar një qasje të shpejtë në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Përzgjedhja e këtyre lokacioneve tregon qartazi një planifikim të kujdesshëm, ku distanca e afërt me nyjet kryesore të logjistikës kombëtare ishte një faktor kyç për funksionimin pa ndërprerje të këtij rrjeti kriminal.

Rrjeti operonte në mënyrë të sinkronizuar, me çdo hallkë të përcaktuar në mënyrë të detajuar. Ekspertët e huaj përqendroheshin në proceset teknike të përpunimit, duke shfrytëzuar aftësitë e tyre për të ngritur laboratorë të përpunimit të drogës. Ndërkohë, financuesit shqiptarë siguronin investimet, pajisjet dhe përbërësit kimikë. Transportuesit dhe përpunuesit lokalë luanin rolin e tyre për të siguruar lëvizjen e sigurt të drogës dhe pajisjeve, ndërsa shpërndarësit kishin detyrën për ta futur drogën në tregjet e destinuara.

Shuma e madhe e parave e vënë në dispozicion të financimit të këtij aktiviteti, pajisjet teknologjike dhe mjetet e përpunimit të drogës tregojnë për nivelin e lartë të organizimit dhe burimeve financiare të këtij grupi kriminal.

Në analizën e brendshme të deritanishme të këtij hetimi, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, e konsideron atë si një moment kyç në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri:

“Ky hetim është dëshmi e qartë se SPAK është i përkushtuar për të ndjekur dhe goditur rrjetet kriminale që kërcënojnë sigurinë dhe drejtësinë në vendin tonë. Suksesi i deritanishëm i këtij procedimi penal tregon se bashkëpunimi ndërkombëtar dhe ekspertiza e brendshme janë çelësi për rezultate konkrete.”

Ndërkohë, prokurori i çështjes, Adnan Xholi, theksoi rëndësinë e përdorimit të mjeteve të posaçme të hetimit në zbardhjen e këtij rrjeti:

“Ky hetim na ka treguar një model të ri dhe kompleks të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku ekspertiza e huaj kombinohet me elementët lokalë për të ngritur një sistem të integruar kriminal. Goditja e këtij rrjeti është një sinjal i fortë për të gjithë ata që mendojnë se mund të operojnë të pandëshkuar.”

Një falënderim i veçantë shkon për partnerët tanë vendas dhe të huaj, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm  Durrës dhe Drejtorinë e Policisë së Shtetit për profesionalizmin e treguar gjatë fazës së arrestimit në flagrancë, sekuestrimin e provave materiale dhe produkteve të aktivitetit kriminal.  

1 VITE ME PARE

"Laboratori i sofistikuar për përpunimin e kokainës në fshatin Qerekë!" Operacioni antidrogë në Tiranë dhe Durrës, SPAK: 10 të arrestuar, mes tyre 3 nga Amerika Latine

"Laboratori i sofistikuar për përpunimin e kokainës në
Foto ilustruese

TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka dalë me një deklaratë zyrtare duke dhënë detaje për operacionin antidrogë ku zbulua një laborator kokaine dhe ranë në pranga 10 persona, mes tyre 3 të huaj nga Amerika Latine. SPAK bën me dije se hetimi ka çuar në zbulimin dhe sekuestrimin e një laboratori të sofistikuar për përpunimin e kokainës, i vendosur në fshatin Qerekë, në Fushë-Krujë. Po ashtu, sipas SPAK janë identifikuar ambiente ndihmëse në Tiranë dhe Durrës.

Në njoftim thuhet se janë sekuestruar gjithashtu sasi të konsiderueshme materiali të papërpunuara ku dyshohet se është përzier dhe fshehur lëndë narkotike, sasi kokaine, përzierës kimikë, objekte të specializuara për fshehjen e drogës, pajisje laboratorike, shuma parash dhe mjete transporti të përdorura për veprimtarinë kriminale.

SPAK shton se provat e sekuestruara përfshijnë: material të papërpunuar prej 48 tonësh (rreth 850 lëkurë gjedhi) ku dyshohet se fshihet lëndë narkotike, të importuara nga Amerika Latine në shtator dhe nëntor 2024; 6.1 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë; 36,270 euro, 357,046 lekë të reja dhe 57 milionë peso kolumbiane (afërsisht 12, 200 euro); 89.5 kg përzierës të ngurtë dhe 50 kg solucion të lëngshëm për përgatitjen e kokainës; pajisje për ngritjen e laboratorëve, si presa, axheton, epruveta qelqi, preparate kimike, mikrovalë, qese paketimi, dhe llampa nxehtësie; 22 telefona celularë, 2 laptopë, 7 karta banke dhe 17 karta SIM;3 automjete të markave të ndryshme dhe dokumente të tjera të rëndësishme.

Prokuroria e Posaçme shton se nga të dhënat hetimore, rezulton se ky grup vepron si një rrjet ndërkombëtar kriminal, duke bashkëpunuar me organizata kriminale në Amerikën Latine për të trafikuar kokainën drejt Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian. Në vend, ata përdornin një laborator dhe ambiente ndihmese për ekstraktimin e drogës nga “lëkurë gjedhi të kriposur”, përpunimin e saj përpara se ajo të trafikohej në tregjet e destinuara.

Struktura e grupit përfshinte persona nga disa qytete të vendit, role të mirë përcaktuara, duke përfshirë financues, transportues, përpunues, dhe shpërndarës. Sipas SPAK, ky rrjet shfaqte një bashkëpunim efikas mes ekspertëve të huaj me përvojë elementëve lokalë të mirë-organizuar, duke krijuar një mekanizëm funksional dhe shumëdimensional të aktivitetit kriminal. 

Njoftimi i Prokurorisë së Posaçme:

Prokuroria e Posaçme njofton se në kuadër të procedimit penal nr. 141/1 të vitit 2023  ka zbardhur një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të lëndës narkotike të llojit “kokainë” nga vendet e Amerikës Latine, e kontaminuar dhe më pas e përpunuar dhe trafikuar në Shqipëri dhe në  tregun evropian.

Ky hetim deri tani ka çuar në arrestimin e shtatë shtetasve shqiptarë dhe tre shtetasve nga Amerika Latine si dhe në zbulimin dhe sekuestrimin e një laboratori të sofistikuar për përpunimin e kokainës, i vendosur në fshatin Qerekë, Fushë Krujë. Po ashtu, janë identifikuar ambiente ndihmëse në Tiranë dhe Durrës. Janë sekuestruar gjithashtu sasi të konsiderueshme materiali të papërpunuara ku dyshohet se është përzier dhe fshehur lëndë narkotike, sasi kokaine, përzierës kimikë, objekte të specializuara për fshehjen e drogës, pajisje laboratorike, shuma parash dhe mjete transporti të përdorura për veprimtarinë kriminale.

Ky hetim intensiv, i zhvilluar për më shumë se një vit, është udhëhequr tërësisht nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme dhe hetuesit e BKH-së, të cilët kanë përdorur një gamë të gjerë të teknikave  të posaçme të hetimit. Bashkëpunimi i ngushtë me agjencitë ligjzbatuese vendase dhe të huaja ka qenë kyç për avancimin e këtij operacioni të rëndësishëm kundër trafikut  ndërkombëtar të drogës.

Të arrestuarit janë:

Shtetas shqiptar:

G.S., 42 vjeç, banues në Tiranë
K.B., 40 vjeç, banues në Tiranë
A.Ç., 37 vjeç, banues në Tiranë
E.S., 25 vjeç, banues në Krujë
A.Z., 37 vjeç, banues në Tiranë
I.A.,  51 vjeç, banues në Shkodër
B.H.,  57 vjeç, banues në Durrës

Shtetas të huaj:

H.L.N., 41 vjeç, shtetas kolumbian
J.R.V., 35 vjeç, shtetas venezuelian
S.A.S., 42 vjeç, shtetas venezuelian

Provat e sekuestruara përfshijnë:

Material të papërpunuar prej 48 tonësh (rreth 850 lëkurë gjedhi) ku dyshohet se fshihet lëndë narkotike, të importuara nga Amerika Latine në shtator dhe nëntor 2024;

6.1 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë;

36,270 euro, 357,046 lekë të reja dhe 57 milionë peso kolumbiane (afërsisht 12, 200 euro);

89.5 kg përzierës të ngurtë dhe 50 kg solucion të lëngshëm për përgatitjen e kokainës;

Pajisje për ngritjen e laboratorëve, si presa, axheton, epruveta qelqi, preparate kimike, mikrovalë, qese paketimi, dhe llampa nxehtësie;

22 telefona celularë, 2 laptopë, 7 karta banke dhe 17 karta SIM;

3 automjete të markave të ndryshme dhe dokumente të tjera të rëndësishme.

Tipologjia e grupit kriminal

Nga të dhënat hetimore, rezulton se ky grup vepron si një rrjet ndërkombëtar kriminal, duke bashkëpunuar me organizata kriminale në Amerikën Latine për të trafikuar kokainën drejt Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian. Në vend, ata përdornin një laborator dhe ambiente ndihmese për ekstraktimin e drogës nga “lëkurë gjedhi të kriposur”, përpunimin e saj përpara se ajo të trafikohej në tregjet e destinuara. Struktura e grupit përfshinte shtetas nga disa qytete të vendit, role të mirë përcaktuara, duke përfshirë financues, transportues, përpunues, dhe shpërndarës.

Ky rrjet shfaqte një bashkëpunim efikas mes ekspertëve të huaj me përvojë dhe elementëve lokalë të mirë-organizuar, duke krijuar një mekanizëm funksional dhe shumëdimensional të aktivitetit kriminal.

Një nga aspektet më të veçanta të këtij rrjeti ishte përfshirja e ekspertëve nga Amerika Latine. Kolumbianët dhe venezuelianët, të njohur për ekspertizën e tyre të thelluar në trajtimin dhe përpunimin e kokainës, ishin “ekspertët” që garantonin suksesin teknik të operacionit. Aftësia e tyre për të ekstraktuar kokainën nga materiale organike, si “lëkurat e bagëtive” e kthente drogën e papërpunuar në një produkt të gatshëm, të cilësisë së lartë, për tregun shqiptar dhe atë evropian. Ky bashkëpunim tregon jo vetëm përmasën ndërkombëtare të grupit, por edhe synimet e tij për të operuar në nivele të larta të organizimit dhe përdorimin e teknologjisë së avancuar në përpunimin e drogës.

Laboratori i ngritur në Qerekë të Fushë Krujës dhe ambientet ndihmëse në Tiranë dhe Durrës, ishin vendosur në pika strategjike të infrastrukturës kombëtare. Pranë aeroportit më të madh të vendit, dhe portit të Durrësit, këto zona vështirësonin monitorimin nga ajri prej agjencive ligjzbatuese, dhe nga ana tjetër lehtësonin transportin e shpejtë të drogës dhe përzierësve kimike, duke siguruar një qasje të shpejtë në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Përzgjedhja e këtyre lokacioneve tregon qartazi një planifikim të kujdesshëm, ku distanca e afërt me nyjet kryesore të logjistikës kombëtare ishte një faktor kyç për funksionimin pa ndërprerje të këtij rrjeti kriminal.

Rrjeti operonte në mënyrë të sinkronizuar, me çdo hallkë të përcaktuar në mënyrë të detajuar. Ekspertët e huaj përqendroheshin në proceset teknike të përpunimit, duke shfrytëzuar aftësitë e tyre për të ngritur laboratorë të përpunimit të drogës. Ndërkohë, financuesit shqiptarë siguronin investimet, pajisjet dhe përbërësit kimikë. Transportuesit dhe përpunuesit lokalë luanin rolin e tyre për të siguruar lëvizjen e sigurt të drogës dhe pajisjeve, ndërsa shpërndarësit kishin detyrën për ta futur drogën në tregjet e destinuara.

Shuma e madhe e parave e vënë në dispozicion të financimit të këtij aktiviteti, pajisjet teknologjike dhe mjetet e përpunimit të drogës tregojnë për nivelin e lartë të organizimit dhe burimeve financiare të këtij grupi kriminal.

Në analizën e brendshme të deritanishme të këtij hetimi, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, e konsideron atë si një moment kyç në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri:

“Ky hetim është dëshmi e qartë se SPAK është i përkushtuar për të ndjekur dhe goditur rrjetet kriminale që kërcënojnë sigurinë dhe drejtësinë në vendin tonë. Suksesi i deritanishëm i këtij procedimi penal tregon se bashkëpunimi ndërkombëtar dhe ekspertiza e brendshme janë çelësi për rezultate konkrete.”

Ndërkohë, prokurori i çështjes, Adnan Xholi, theksoi rëndësinë e përdorimit të mjeteve të posaçme të hetimit në zbardhjen e këtij rrjeti:

“Ky hetim na ka treguar një model të ri dhe kompleks të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku ekspertiza e huaj kombinohet me elementët lokalë për të ngritur një sistem të integruar kriminal. Goditja e këtij rrjeti është një sinjal i fortë për të gjithë ata që mendojnë se mund të operojnë të pandëshkuar.”

Një falënderim i veçantë shkon për partnerët tanë vendas dhe të huaj, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm  Durrës dhe Drejtorinë e Policisë së Shtetit për profesionalizmin e treguar gjatë fazës së arrestimit në flagrancë, sekuestrimin e provave materiale dhe produkteve të aktivitetit kriminal.  

"Laboratori i sofistikuar për përpunimin e kokainës në
Foto nga operacioni
1 VITE ME PARE

Operacioni antidrogë, raportohet për mbi 8 persona të arrestuar në Tiranë dhe rrethe

"Laboratori i sofistikuar për përpunimin e kokainës në
Foto nga operacioni

TIRANA- Mbi 8 persona raportohet se janë të arrestuar nga operacioni antidrogë në Tiranë dhe disa rrethe. Ndërkohë në kryeqytet është zbuluar një laborator droge për të cilin është përshtatur një banesë si vend që do përpunohej lënda kokainë. Në Qerekë janë gjetur pajisje materiale që përpunojnë drogën e kokainës.

Gjithsesi ende nuk janë dhënë detaje zyrtare lidhur me këtë operacion. Por nga ana tjetër, bëhet me dije se ky operacion vijon edhe në qytete të tjera, si në Durrës dhe Kavajë për shkak se grupi përdorte zona të ndryshme dhe objekte të ndryshme duke e zhvendosur vendin ku përpunohej kokaina.

1 VITE ME PARE

EMRI/ "Kokaina sillej nga vendet e Amerikës Latine!" Aksioni antidrogë, zbulohet identiteti i njërit prej anëtarëve të grupit kriminal

"Laboratori i sofistikuar për përpunimin e kokainës në
Foto nga operacioni

TIRANA- Vijojnë të zbardhen të tjera detaje lidhur me operacionin antidrogë të nisur pasditen e djeshme në Tiranë dhe disa zona të tjera në vend. Mediat raportojnë se kokaina sillej nga vendet e Amerikës Latine, një linjë e njohur për grupe të tjera kriminale.

Ndërkohë në kryeqytet është zbuluar një laborator droge për të cilin është përshtatur një banesë si vend që do përpunohej lënda kokainë. Në Qerekë janë gjetur pajisje materiale që përpunojnë drogën e kokainës.

Gjithsesi ende nuk janë dhënë detaje zyrtare nga ku raportohet se janë arrestuar disa persona. Por nga ana tjetër, bëhet me dije se operacioni vijon edhe në qytete të tjera, si në Durrës dhe Kavajë për shkak se grupi përdorte zona të ndryshme dhe objekte të ndryshme duke e zhvendosur vendin ku përpunohej kokaina.

Sipas Top Channel, njëri prej anëtarëve të grupit kriminal është Aldi Zonja, teksa raportohet gjithashtu se ndaj personave të tjerë gjykata ka aprovuar kërkesën e masave të SPAK për urdhër ndalimi. 

1 VITE ME PARE

Detaje nga operacioni antidrogë në Tiranë/ Ekspertë të huaj për përzierjen e kokainës, grupi vepronte prej disa kohësh në vendin tonë

"Laboratori i sofistikuar për përpunimin e kokainës në
operacioni antidrogë në "Kodra e Diellit 2"

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga operacioni antidrogë i SPAK në bashkëpunim me forcat operacionale dhe agjentë spanjollë, i zhvilluar mbrëmjen e djeshme te “Kodra e Diellit” dhe në fshatin Qerekë të Niklës.

Teksa më herët u raportua se u arrestuan 5 persona, njëri prej tyre nga Venezuela, sipas gazetares Klodiana Lala, është arrestuar pronari i banesës ku u zbulua laboratori i drogës në Qerekë të Fushë Krujës.

Burime nga SPAK për gazetaren thanë se shtetasit e huaj ishin ekspertë në ndarjen e kokainës, ndërsa ka dyshime se grupi kriminal operonte prej kohësh në vendin tonë. Sasia e gjetur e drogës ende nuk është përcaktuar pasi është e papërpunuar. Ndërsa në laborator raportohet se kishin arritur të përpunonin vetëm 2 kg kokainë.

Në mesnatë, operacioni i u fokusua sërish te “Kodra e Diellit 2”, pasi ka dyshime për të tjerë laboratorë kokaine në vilat luksoze që dominojnë këtë lagje.

Operacioni i djeshëm zhvillua në disa zona si Kavajë, Shkozet, Vorë, Kamëz, Qerek dhe Tiranë te Kodra e Diellit.

Ndërkohë një punishte droge gjithashtu u zbulua në fshatin Qerekë të Fushë Krujës. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar disa kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe përzierës.

1 VITE ME PARE

"Grupi kriminal i ndërronte vazhdimisht banesat!" SPAK dhe agjentët spanjollë rrethuan zonën “Kodrën e Diellit 2”, dyshimet për vila të tjera të kthyera në laboratorë droge

"Laboratori i sofistikuar për përpunimin e kokainës në
Foto nga operacioni

TIRANA- Një operacion antidrogë është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Tiranë në zonën rezidenciale Kodra e Diellit 2 teksa u raportua se Forcat Operacionale rrethuan zonën dhe ndaluan disa persona. Dyshimet janë se të ndaluarit kanë bashkëpunuar edhe me grupe të huaja kriminale ndërsa në këtë aksion, i kanë ardhur në ndihmë policisë shqiptare edhe organe ligj-zbatuese ndërkombëtare. 

Disa shtëpi janë kontrolluar teksa dyshohet gjithashtu se grupi kriminal i ndërronte vazhdimisht banesat, kjo për të shmangur rënien në sy dhe humbur gjurmët. "Shënjestra" ishte një grup kriminal i shpërndarjes së lëndëve narkotike, konkretisht kokainë, ndërsa u zbulua dhe një laborator droge.

Sipas të dhënave të policisë bëhet fjalë për sasi të mëdha kokaine që ka trafikuar grupi. Kontrolle janë zhvilluar edhe në Qerekë të Fushë Krujës si dhe në Kavajë, Shkozet, Vorë dhe Kamëz. Momentalisht raportohet se numri i të arrestuarve deri më tani është 5 persona, njëri prej të cilëve nga Venezuela.

 

operacioni antidroge

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet