LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Grabitet pika e këmbimit valutor në qendrën tregtare/ Arrestohet autori pas disa orësh! Momenti kur 42-vjeçari kërcënon punonjësen me armë dhe ia mbath me 300 mijë lekë (PAMJET+ EMRI)

• Një pikë e këmbimit valutor është grabitur në një qendër tregtare në kryeqytet ditën e sotme. • Bëhet me dije se 42-vjeçari i identifikuar si Luan Maçi, ka hyrë brenda në exchange në zonën e “5 majit” në Tiranë dhe ka kërcënuar me pistoletë punonjësenm duke i marrë 300 mijë lekë. • Pas identifikimit, disa orë pas grabitjes, blutë kanë arritur të arrestojnë autorin dhe i kanë sekuestruar armën e zjarrit, një pjesë të shumës së parave të grabitur dhe veshjet që kishte në momentin e grabitjes. • Nga pamjet e publikuara, Maçi ishte me kapuç në kokë, doreza plastike blu në duar dhe i veshur me tuta të errëta. • Siç shihet edhe në pamje, 42-vjeçari, sapo futet në dyqan, nis të godasë me shkelma ndarjen prej xhami ku ndodhej shitësja dhe më pas nxjerr pistoletën dhe i kërkon paratë. • Nga frika, punonjësja i jep kartëmonedhat duke i kaluar nëpërmjet hapësirës së vogël në banak. • Gjatë këtij momenti, autori përpiqet t’i marrë të gjitha, por disa prej tyre i bien në dysheme dhe ulet t'i mbledhë me të dyja duart. • Gjithashtu mësohet se në momentin e grabitjes autori ka qenë me mjekër, ndërsa në tentativë për të fshehur identitetin ai ka shkuar në banesë dhe e ka hequr atë.

8 artikuj për këtë temë.

4 MUAJ ME PARE

Detaje nga grabitja me armë në Tiranë/ 42-vjeçari hoqi mjekrën pasi shkoi në banesë për të fshehur identitetin

Grabitet pika e këmbimit valutor në qendrën tregtare/ Arrestohet
Foto ilustruse

TIRANË-  Autori i grabitjes e cila ndodhi ditën e sotme në pikën e këmbimit valutor në Tiranë është identifikuar si Luan Maçi. Në lidhje me këtë ngjarje janë zbuluar detaje të reja. Mësohet se para se të kryente grabitjen Maçi ka pasur mjekër. Pasi ka kryer grabitjen ai ka shkuar drejt banesë së tij, për ta hequr atë, pasi në këtë mënyrë do të fshihte identitetin e tij të vërtetë.

42 vjeçari hyri në pikën e këmbimit valutor brenda një qendre tregtare me kapuç në kokë, doreza plastike blu në duar dhe i veshur me tuta të errëta. Sapo hyri në biznes, ai nisi të godasë me shkelma ndarjen prej xhami ku ndodhej shitësja. Më pas ai ka nxjerrë pistoletën dhe i ka kërkuar asaj paratë.

Punonjësja, e frikësuar, i ka dhënë kartëmonedhat duke i kaluar nëpërmjet hapësirës së vogël në banak. Sipas policisë autori ka vjedhur rreth 3 milionë lekë. Gjithashu, ai ka tentuar të shkelmojë derën pas së cilës ndodhej punonjësja, por nuk ka arritur, ndërsa më pas ka marrë paratë me nxitim dhe është larguar./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Grabiti 3 mln lekë nën kërcënimin e armës/ Del FOTOJA e autorit të vjedhjes në pikën e këmbimit valutor në Tiranë

Grabitet pika e këmbimit valutor në qendrën tregtare/ Arrestohet
Luan Maçi

TIRANË- Personi që shihni në foto është Luan Maçi, autori, i cili grabitit 3 mln lekë nën kërcënimin e armës në pikën e këmbimit valutor në Tiranë. 42 vjeçari hyri të enjten në këtë pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare me kapuç në kokë, doreza plastike blu në duar dhe i veshur me tuta të errëta.

Siç u pa në pamje, Maçi sapo u fut në dyqan, nisi të godasë me shkelma ndarjen prej xhami ku ndodhej shitësja dhe më pas nxjerr pistoletën dhe i kërkon paratë. Punonjësja, e frikësuar, i jep kartëmonedhat duke i kaluar nëpërmjet hapësirës së vogël në banak./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Grabitja me armë zjarri në Tiranë! Momentet kur autori mbledh lekët që i bien në tokë, vendos pistoletën në banak

Grabitet pika e këmbimit valutor në qendrën tregtare/ Arrestohet

TIRANË- Policia ka publikuar pamje të reja nga grabitja e ndodhur sot në Tiranë, në një dyqan shkëmbimi valutor, brenda në ambientet e qendrës tregtare “Concord”. Në pamje shihet autori, Luan Maci, i cili pasi kërcënon me armë pistoletë punonjëset e pikës, nis të mbledhë paratë me dorë.

Gjatë grabitjes, autori lë armën në banakun e biznesit dhe nis t’i mbledhë paratë me të dyja duart. Sipas policisë autori ka vjedhur rreth 3 milionë lekë duke kërcënuar punonjësen me një armë zjarri, siç duket edhe në pamjet e publikuara. Gjithashu, ai ka tentuar të shkelmojë derën pas së cilës ndodhej punonjësja, por nuk ka arritur, ndërsa më pas ka marrë paratë me nxitim dhe është larguar.


Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Itinerari”. Vodhi rreth 3 milionë lekë, në një dyqan këmbimi valutor, në një qendër tregtare, duke kanosur punonjësen, me armë zjarri pistoletë, identifikohet, lokalizohet dhe arrestohet 42-vjeçari. 42-vjeçari, me precedent penal për të njëjtën veprimtari kriminale. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, një pjesë e shumës së parave të vjedhura dhe veshja e përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje, në rrugën “5 Maji”, kanë organizuar në drejtimin e Prokurorisë, punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit:

-L. M., 42 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet se duke kanosur punonjësen, me arme zjarri pistoletë, ka vjedhur rreth 3 milionë lekë, në një dyqan këmbimi valutor, brenda një qendre tregtare, në rrugën “5 Maji”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

EMRI/ Grabitja e armatosur në qendrën “Concord”, arrestohet autori

Grabitet pika e këmbimit valutor në qendrën tregtare/ Arrestohet
Foto ilustruse

TIRANË- Autori i cili grabiti ditën e sotme exchange-in në qendrën “Concord”, është arrestuar nga policia. Ai ka kryer vjedhjen e pikës së këmbimit valutor në qendrën tregtare në zonën e 5 Majit në Tiranë. Autori i ngjarjes është Luan Maçi, 42 vjeç. 

Përmes kërcënimit me armë zjarri, ai ka arritur të marrë 1.2 milionë lekë të vjetra. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 në një qendër tregtare rrugën "5 Maji". Policia po heton më shumë mbi rastin./Dosja.al 

4 MUAJ ME PARE

Dalin PAMJET nga grabitja e Exchange në qendrën tregtare/ Autori i maskuar me kapuç dhe kokën ulur, punonjësja i jep lekët...

Grabitet pika e këmbimit valutor në qendrën tregtare/ Arrestohet

TIRANË- Janë publikuar pamjet Pamjet nga grabitja e Exchange në qendrën tregtare te “Concord” në kryeqytet. Siç shihet edhe në pamje, autori është i veshur me të zeza dhe në kokë mban një kapuç, për t’i shpëtuar kamerave të sigurisë, në mënyrë që të mos identifikohet.

Ai gjithashtu mban kokën thuajse ulur dhe pret që punonjësja e pikës së këmbimit valutor t’i japë parë. Nga të dhënat paraprake thuhet se grabitësi ka marrë 1.2 mln lekë të vjetra, ndërkohë pas grabitjes, ai u arratis me një motor./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Grabitja te “5 Maji"/ Zbulohet shuma e parave që arriti të marrë autori

Grabitet pika e këmbimit valutor në qendrën tregtare/ Arrestohet

TIRANË- Autori ende i paidentifikuar, ka kryer vjedhjen e pikës së këmbimit valutor në qendrën tregtare në zonën e 5 Majit në Tiranë, dhe ka arritur të marrë 1.2 milionë lekë të vjetra.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 në një qendër tregtare rrugën "5 Maji". Shërbimet e Policisë  po vijojnë kontrollet në zonë me qëllim kapjen e autorit./Dosja.al

 

 

4 MUAJ ME PARE

Grabitja e pikës së këmbimit valutor/ Policia: Autori ende i paidentifikuar

Grabitet pika e këmbimit valutor në qendrën tregtare/ Arrestohet

TIRANË- Uniformat blu kanë reaguar lidhur me grabitjen e pikës së këmbimit valutor, mëngjesin e sotëm në rrugën 5 Maji, Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar, autori ende i paidentifikuar ka vjedhur një shumë parash nën kërcënimin e armës, tip pistoletë. 

Uniformat blu bëjnë me dije se menjëherë pas njoftimit, shërbimet kanë arritur në vendngjarje. Ndërkohë që mësohet se janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore përreth për kapjen e autorit.

Tiranë/Informacion paraprak

"Rreth orës 09:10, në rrugën “5 Maji”, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri (pistoletë), ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore përreth.  Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe po vijojnë kontrollet me qëllim kapjen e autorit. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit."/Dosja.al

 

4 MUAJ ME PARE

Grabitet me armë zjarri një pikë këmbimi valutor brenda qendres tregtare në Tiranë

Grabitet pika e këmbimit valutor në qendrën tregtare/ Arrestohet

TIRANË- Është grabitur një pikë e këmbimit valutor në një qendër tregtare në zonën e 5 Majit në kryeqytet. Sipas informacioneve paraprake mësohet se, një person ka hyrë brenda pikës dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ka arritur të largohet me një shumë parash.


Uniformat blu kanë mbërritur në vendgjarje, ndërsa ende nuk është konfirmuar shuma që ka marrë. Ndërkohë pritet njoftimi zyrtar i policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Dosja.al

 

 luan maçi

Sondazh

Poll

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?