Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
• SPAK ka goditur një grup kriminal të trafikut të emigrantëve të paligjshëm. • Operacioni i Prokurorisë së Posaçme është kryer në bashkëpunim me autoritetet e Spanjës, Italisë, Kosovës, SHBA-së dhe Shqipërisë. • Gjithsej janë lëshuar 30 urdhër-arreste, ndërsa në pranga kanë rënë 20 persona. • Po ashtu, janë kryer 51 kontrolle, ndërsa për 6 persona është caktuar masa "arrest shtëpie". • Sipas informacioneve i përfshirë në aktivitetin e grupit kriminal eshtë edhe një polic, tashmë i arrestuar. • Mësohet se disa prej personave për të cilët është lëshuar urdhër-arrest janë aktualisht në burgje, jashtë vendit. • Kjo bandë kriminale akuzohet se pajiste me pasaporta false emigrantët. • Pritet një reagim zyrtar nga SPAK apo Policia e Shtetit, për informacione të detajuara.
2 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja nga operacioni i SPAK për goditjen e një grupi kriminal të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm.
Operacioni i SPAK është kryer në bashkëpunim me autoritetet e Spanjës, Italisë, Kosovës, SHBA-së dhe Shqipërisë. Raportohet se gjithsej janë lëshuar 30 urdhër-arreste, ndërsa në pranga kanë rënë 20 persona. Po ashtu, janë kryer 51 kontrolle, ndërsa për 6 persona është caktuar masa "arrest shtëpie".
Sipas informacioneve i përfshirë në aktivitetin e grupit kriminal eshtë edhe një polic. Po ashtu mësohet se disa prej personave për të cilët është lëshuar urdhër-arrest janë aktualisht në burgje, jashtë vendit. Kjo bandë kriminale akuzohet se pajiste me pasaporta false emigrantët. Pritet një reagim zyrtar nga SPAK apo Policia e Shtetit, për informacione të detajuara.
TIRANË- Një operacion i SPAK ka goditur një grup kriminal në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore. Operacioni u organizua në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe autoritetet kosovare.
Sipas raportimeve, janë lëshuar 50 mandate kontrolli, ndërsa 20 persona janë arrestuar. Pritet një njoftim zyrtar nga SPAK apo Policia e Shtetit në lidhje me detajet e operacionit.