LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Gjyqi Veliaj ndaj Prokurorit Dado/ Veliaj: U emërua në mënyrë të paligjshme, sot arreston njerëz

• Sot në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, është zhvilluar seanca e parë gjyqësore mbi kërkesëpadinë e Veliajt për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të Dekretit të Presidentit për emërimin e Ols Dado në detyrën e prokurorit të Republikës së Shqipërisë. • Në këtë seancë, vetë Prokurori Ols Dado nuk ka qenë i pranishëm, por është përfaqësuar nga avokati Erarbër Madhi. • Ndërsa Kryebashkiaku Veliaj dhe avokati i tij, Plarent Ndreca kanë qenë të pranishëm në sallë. • Ndërkohë, Presidenca është përfaqësuar nga Sara Bërdëllima, ndërkohë që nuk është paraqitur avokatura e shtetit. • Pala paditëse kërkoi që të vijojë gjykimin pa prani të avokaturës së shtetit dhe kjo u pranua nga Gjykata.• Gjatë fjalës së tij, Veliaj theksoi se nuk kërkon mëshirë dhe se fokusi i tij është te puna e bërë në drejtimin e Bashkisë së Tiranës. • Veliaj vuri në pikëpyetje edhe mënyrën se si është ndjekur çështja ndaj tij, duke deklaruar se është kallëzuar nga një person anonim. • Ai shtoi se gjatë procesit ka konstatuar shkelje procedurale, duke përmendur vonesën në regjistrimin e procedimit. • Në padinë e dorëzuar nga kryebashkiaku Veliaj më 23 janar, pretendohet se emërimi i Dados nga noter në prokuror është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit nga presidenti i kohës Bamir Topi, Dado nuk plotësonte kriteret ligjore sepse nuk kishte kryer shkollën e Magjistraturës. • Element ky që u nënvizua edhe nga vetë Veliaj në seancë, duke thënë se Dado nuk e kreu Shkollën e Magjistraturës por nga ana tjetër arreston njerëz edhe pse hetimet ndaj tij nisën nga kallëzimi i një personi që nuk ekziston. • Ndërkohë, pala mbrojtëse e Dados kërkoi mospranimin e padisë, duke argumentuar se nuk ndikon në ndjekjen penale dhe se në çështje është i përfshirë edhe një prokuror tjetër (Altin Dumani). • Seanca e radhës është shtyrë për në datën 8 maj në orën 14:00.

5 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Gjykata Adminstrative shtyn seancën ndaj kërkesës së Veliajt/ Seanca e radhës do të mbahet më 8 maj

Gjyqi Veliaj ndaj Prokurorit Dado/ Veliaj: U emërua në
Veliaj Dado

TIRANË- Gjykata Administrative ka vendosur të shtyjë shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili kundërshton emërimin e prokurorit Ols Dado.

Bëhet me dije se, seanca e radhës është caktuar për më 8 maj, në orën 14:00.

Gjykata njoftoi se, shtyrja është e nevojshme për rregullimin e ndërgjyqësisë, duke paralajmëruar se në të kundërt do të vendoset pushimi i çështjes./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

“Nuk vij këtu për mëshirë”/ Veliaj në gjyqin ndaj Dados: Jam i vetmi njeri i arrestuar nga dikush që nuk ekziston

Gjyqi Veliaj ndaj Prokurorit Dado/ Veliaj: U emërua në
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj ka nisur të flasë në seancën në themel që po mbahet në Gjykatën Administrative në gjyqin ndaj emërimit si prokuror të Olsi Dados. Në fjalën e tij para gjykatës, Veliaj theksoi se nuk kërkon mëshirë dhe se fokusi i tij është te puna e bërë në drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

Veliaj vuri në pikëpyetje edhe mënyrën se si është ndjekur çështja ndaj tij, duke deklaruar se është kallëzuar nga një person anonim. Ai shtoi se gjatë procesit ka konstatuar shkelje procedurale, duke përmendur vonesën në regjistrimin e procedimit. 

”Nuk jam këtu për mëshire, as për dramën e familjes time, se çfarë i ka shkaktuar ai familjes time. Jam këtu për të treguar çfarë i shkaktoi kjo Bashki e Tiranës, kur shikoj njerëz që s’kanë mbaruar magjistraturën dhe arrestojnë njerëz. Jam i vetmi njeri që jam arrestuar nga dikush që nuk ekziston. Nesti Angoni nuk ekziston. Unë jam kallëzuar për inceneratorët. Dje fitova gjyqin për shpifje, me italianin. Kam frikë se e gjitha kjo është një intrigë.

Ku ka dëmtuar Erjon Veliaj në punën e vet? Ajo që më ngacmoi të bëja këtë padi, është i vetmi rast që afati 2-javor për të regjistruar një procedim nuk është regjistruar pas 7 muajsh, kur afati ishte 15 ditor. Kërcej shumë gjëra në këtë proces, ky është një sikaroi që ka marrë këtë gjë në dorë, kjo s’ka lidhje me SPAK apo me reformën në drejtësi. 7 muaj regjistrim procedimi dhe më pas 1 vit tjetër regjistrimi i emrit tim. Më është bërë një veting i jetës sime. Më është hequr jeta kur kam qenë tek Mjaft në 2004”, tha Veliaj./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Gjyqi Veliaj ndaj Prokurorit Dado/ Mbrojtja e Veliajt: Ky prokuror ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta mbi kryebashkiakun, duke i hequr të drejtën e lirisë

Gjyqi Veliaj ndaj Prokurorit Dado/ Veliaj: U emërua në

TIRANË-  Në gjykatën Administrative po zhvillohet seanca ndaj prokurorit Ols Dado i cili mësohet se nuk është i pranishëm vetë ai por ka sjell avokat Erarbër Madhi.

Ndërkohë, në sallë janë Kryebashkiaku Veliaj dhe avokati i tij, Plarent Ndreca, ndërsa Presidenca përfaqësohet nga Sara Bërdëllima, ndërkohë që nuk është paraqitur avokatura e shtetit.

Pala paditëse kërkoi që të vijojë gjykimin pa prani të avokaturës së shtetit dhe kjo u pranua nga Gjykata.

Avokati Plarent Ndreca: Kërkojmë konstatimin të pavlefshëm të dekretit të presidentit të vitit 2008, nuk ka probleme kompetence, apo juridiksionale, se po flasim për një dekret presidenti që është një akt individual, që lidhjet me marrëdhënien e punës së prokurorit të Republikës, në këtë rast duhet të zgjidhet.

Kriteret e ligjit janë që ai duhet të ketë shkollën e magjistraturës, por ka një hapësirë kur ligji e lejon që të ketë ushtruar detyrën e prokurorit dhe gjyqtarit më parë, të ketë punuar si pedagog për 3 vite ose të ketë punuar si këshilltar ligjor. Nga provat që kemi mbledhur, nuk na rezulton ky fakt. Për këto arsye, ne mendojmë që kjo gjykatë është kompetente për të zgjidhur këtë mosmarrëveshje.

Ky prokuror ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta mbi Erion Veliaj, duke i hequr të drejtën e lirisë. Pyetja thelbësore është: A është Ols Dado prokuror i Republikës së Shqipërisë? Kjo është një sfidë edhe për ju, i nderuar gjyqtar.

Sa i takon afateve të ankimit, referuar edhe praktikës së Gjykatës së Lartë, ky rast është specifik. Ne kemi kërkuar të konstatohet i pavlefshëm mandati i Ols Dado, po ashtu kemi kërkuar pavlefshmëri absolute edhe nga KLP, por ata kanë marrë një vendim pa vendim. Nëse konstatohet sot që një prokuror në vitin 2000 është dënuar me vendim të formës së prerë, KLP nuk qenka kompetente për t’i ndërprerë mandatin.
Po flasim për një akt absolutisht të pavlefshëm; në këtë rast mund ta kërkojë çdo institucion, meqë KLP-ja nuk ka marrë këtë vendim. Ne kërkojmë pavlefshmëri absolute të këtij akti. Kjo gjykatë ka tagrin për ta konstatuar këtë akt., u shpreh ai./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

VIDEOLAJM/ Kryebashkiaku mbërrin në Gjykatën Administrative për gjyqin me Prokurorin Olsi Dado

Gjyqi Veliaj ndaj Prokurorit Dado/ Veliaj: U emërua në

TIRANË- Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka mbërritur në Gjykatën Administrative. Nga pamjet ai shihet me pranga në duar teksa del nga një furgon policie, të cilin e ka marrë nga paraburgimi i Durrësit.


Mësohet se, Veliaj do të përballet sot me prokurorin Ols Dado dhe gjykatësin e çështjes. Gjykata Administrative do të shqyrtojë ditën e sotme kërkesën e bërë nga kryebashkiaku Veliaj për shpalljen të pavlefshëm të emërimit prokuror të Olsi Dados./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Gjykata Administrative shqyrton sot padinë e Veliaj kundër emërimit të Ols Dados, kryebashkiaku i pranishëm në seancë

Gjyqi Veliaj ndaj Prokurorit Dado/ Veliaj: U emërua në

TIRANË-Sot në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, do zhvillohet seanca e parë gjyqësore mbi kërkesëpadinë e Veliajt për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 5936, datë 17.11.2008, për emërimin e Ols Dado në detyrën e prokurorit të Republikës së Shqipërisë.

Mbrojtja e Veliajt njofton se, sipas kërkesëpadisë, emërimi është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin nr. 8737/2001, pasi subjekti i emëruar nuk plotësonte as kriteret e përgjithshme dhe as ato të posaçme të përcaktuara nga ligji për ushtrimin e funksionit të prokurorit.

Për rrjedhojë, akti konsiderohet juridikisht i paekzistent dhe i paaftë për të prodhuar pasoja të vlefshme. Padia argumenton se të gjitha veprimet e ndërmarra nga një subjekt i emëruar në kundërshtim me ligjin janë të ekspozuara ndaj pavlefshmërisë, përfshirë edhe ato që kanë prodhuar pasoja të drejtpërdrejta mbi lirinë personale dhe funksionimin e institucioneve publike, në këtë rast edhe të Bashkisë së Tiranës.

Njoftimi nga mbrojtja e Veliajt:

"Ditën e nesërme është konfirmuar prania personale e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, ku do të zhvillohet seanca e parë gjyqësore mbi kërkesëpadinë e tij për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 5936, datë 17.11.2008, për emërimin e z. Ols Dado në detyrën e prokurorit të Republikës së Shqipërisë.

Padia ngre një çështje thelbësore për funksionimin e shtetit të së drejtës:

a mund të ushtrohet pushteti penal nga një subjekt që nuk i ka përmbushur kurrë kushtet ligjore për të qenë prokuror?

Sipas kërkesëpadisë, emërimi është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin nr. 8737/2001, pasi subjekti i emëruar nuk plotësonte as kriteret e përgjithshme dhe as ato të posaçme të përcaktuara nga ligji për ushtrimin e funksionit të prokurorit. Për rrjedhojë, akti konsiderohet nul ab initio (që nga fillimi), pra juridikisht i paekzistent dhe i paaftë për të prodhuar pasoja të vlefshme.

Në një rast të fundit në Shtetet e Bashkuara, një gjykatë federale konstatoi se prokurorja Lindsey Halligan, e emëruar në kundërshtim me ligjin, nuk kishte autoritet për të ushtruar funksionet e prokurorit, duke çuar në rrëzimin e aktakuzës së ngritur prej saj dhe më pas edhe në largimin e saj nga detyra.

Kjo çështje nuk ka të bëjë vetëm me një emërim individual. Ajo prek një parim themelor: ligjshmërinë e burimit të pushtetit publik.

Nëse një funksion kaq i rëndësishëm si ai i prokurorit mund të ushtrohet jashtë kritereve ligjore, atëherë vihet në kërcënim të drejtpërdrejtë vetë shteti i së drejtës dhe garantimi i të drejtave themelore të qytetarëve.

Padia argumenton se të gjitha veprimet e ndërmarra nga një subjekt i emëruar në kundërshtim me ligjin janë të ekspozuara ndaj pavlefshmërisë, përfshirë edhe ato që kanë prodhuar pasoja të drejtpërdrejta mbi lirinë personale dhe funksionimin e institucioneve publike, në këtë rast edhe të Bashkisë së Tiranës.

Në këtë kuadër, gjykata është thirrur të shprehet mbi një çështje që tejkalon natyrën individuale dhe lidhet drejtpërdrejt me standardet kushtetuese të ushtrimit të pushtetit të akuzës në Republikën e Shqipërisë.

Ky proces përbën një moment të rëndësishëm për të përcaktuar nëse ligji është i barabartë për të gjithë, përfshirë edhe prokurorët, dhe nëse ai është një kriter real për ushtrimin e funksioneve publike, apo një formalitet që mund të anashkalohet në mënyrë selektive."/Dosja.al

erion veliaj ols dado

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje