LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tym i "zi" nga Apeli, Berisha pa vulë për PD, çështja do të rigjykohet në shkallë të parë

• Pas 7 orësh, Gjykata e Apelit dha vendimin për çështjen e vulës së Partisë Demokratike. •Sipas vendimit, Apeli ka vendosur të rikthejë në gjykatën e Shkallës së Parë çështjen për rigjykim por me një trupë tjetër gjykuese. •Në këtë formë, Apeli ka vendosur të pranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt, duke zhbërë vendimin e Agron Zhukrit. •Duke zhbërë këtë vendim, Lulzim Basha vijon të figurojë si kryetar i Partisë Demokratike. •Përfaqësuesi i grupit të Alibeajt, Indrit Sefa deklaroi se PD do të vazhdojë të drejtohet nga organet legjitime të saj, e se të hënën do regjistrohet në KQZ. • Që prej nisjes së seancës, PD kërkoi përmes Ivi Kasos që gjykata mos ta merrte parasysh ankimimin e Alibeajt, pasi PD nuk e njeh si palë. • Por kjo kërkesë nuk u pranua nga Dhoma e Këshillimit. Në një vendim të ndërmjetëm, gjykata vendosi të vazhdojë gjykimin në themel me të dyja palët, dhe deklaroi se për kërkesën e Kasos do të shprehet në fund.  • Vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri i dha vulën e selinë blu kryedemokratit Sali Berisha. • Një ditë më parë, Berisha u shpreh se ka besim, ndërsa deputeti Enkelejd Alibeaj ka thënë më herët se do të pranojë çdo vendim të gjykatës.

36 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Gjyqi për vulën e PD-së, VOA: Apeli riktheu çështjen për rigjykim. Kompromisi mes dy grupeve i pamundur

Tym i "zi" nga Apeli, Berisha pa vulë për PD,
Foto ilustruese

Në Shqipëri, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm vendoi sot të kthejë për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së parë, çështjen që lidhet me konfliktin e brendshëm në Partinë Demokratike për drejtimin e kësaj force politike. Me këtë vendim, juridikisht, strukturat drejtuese të PD-së janë ato të zgjedhura në kohën kur kjo forcë politike drejtohej nga Basha, i cili në mars të vitit të kaluar dha dorëheqjen.

Kryetar i komanduar në atë kohë u caktua nënkryetari Enkelejd Alibeaj, i cili tani konsiderohet si përfaqësues i ligjshëm i PD, dhe ka të drejtën që brenda ditës së hënë të rregjistrojë këtë forcë politike në Komisionin Qendror të zgjedhjeve, për garën e pushtetit vendor më 14 maj. Ish-kryeministri Sali Berisha, reagoi me tone të ashpra, pak pas shpalljes së vendimit. Ai foli për një akt, që sipas tij “synon, likuidimin e opozitës shqiptare dhe pluralizmit politik në Shqipëri”.

Në mars të vitit të kaluar, Gjykata e Tiranës, njohu si të ligjshëm Kuvendin e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, e po ashtu dhe vendimet e dala nga ky Kuvend, i cili shkarkoi të gjitha strukturat dhe figurat drejtuese të partisë së udhëhequr deri në atë kohë nga Lulzim Basha. Po atë ditë, Berisha dhe mbështetësit e tij morën kontrollin e selisë së partisë, pasi kishin dështuar më 8 janar të 2022, kur udhëhoqën një sulm të dhunshëm ndaj godinës, ku qëndronte Basha e përkrahësit e tij.

Vendimi i Gjykatës së Tiranë, u ankimua menjëherë nga Alibeaj, dhe vetëm sot pas gati një viti, çështja u mor në shqyrtim. Përfaqësuesit e Berisha kërkuan nga gjykata e Apelit, mospranimin e ankimit per shkak se sipas tyre Alibeaj nuk legjitimohet për një akt të tillë, ose në alternativë, të pushojë ankimimin si të pabazuar në ligj dhe prova.

Nga ana e tyre përfaqësuesit e Alibeaj kërkuan prishjen e vendimit të Gjykatës së Tiranës, dhe pushimin e çështjes ose në alternativë prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim.

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, i cili ishte në sallën e gjyqit, deklaroi menjëherë pas vendimit se sipas tij bëhej fjalë për “një vendim për përjashtimin e opozitës nga zgjedhjet, nuk ka asnjë interpretim tjetër. Eshtë një vendim, i cili haptazi ka thyer çdo rregull që deri më sot ka vendosur jo vetëm legjislatori por dhe jurisprudenca, duke pranuar ankimin e një pale e cila nuk përbën as minorancë në PD, por i ka shërbyer gjatë gjithë kësaj kohe vetëm një qëllimi, përpjekjes së Edi Ramës që të mos ketë përballë opozitën e vërtetë”.

Pas tij nga selia e Partisë Berisha po ashtu tha se “tre gjykatës në një proces të pashembullt kundër pluralizmit lexuan vendimin e përgatitur kohë më parë në zyrën e Edi Ramës”. Duke akuzuar trupën gjykuese, Berisha u shpreh se grupimi tjetër e kishte pranuar në sallë se nuk kishte qenë palë në proces. “Çdo gjykatës me integritetin minimal, kur pala tjetër deklaronte se nuk ishte palë në këtë proces, mbyllte procesin dhe nuk vazhdonte më tutje, por ata kishin në sirtar vendimin e shkruar në zyrën e Edi Ramës për të ndëshkuar opozitën politike”, u shreh ai.

Berisha iu drejtua më pas me një thirrje “anëtarëve dhe simpatizantë të PD-së të ngrihen në lartësinë e tyre të misionit historik, misionit të shpëtimi të pluralizmit, demokracisë, të shoqërisë shqiptare dhe Shqipërisë. Çdo shqiptar, sot më shumë se kurrë pret nga guximi ynë, qëndrimi ynë realizimin e këtij misioni”, deklaroi ai duke njoftuar se në ditët e ardhshme do të mblidhen forumet e partisë dhe “mbi bazën e këtij qëndrimi armiqësor, asgjësues të shpallur nga narkoshteti dhe Edi Rama, do të marrë të gjitha vendimet e duhura për të vazhduar misionin e saj në mënyrën më të fuqishme”.

Por përveç reagimit, Berisha do të duhet të mendojë se si do të mund të angazhohet në zgjedhjet e 14 majit. Mundësi e gjetjes së një kompromisi me grupimin e Alibeaj duket e pamundur. Ndërsa variant i përdorur në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit të vitit të kaluar, kur kandidatët e tij garuan nën siglën e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” i rregjistruar nga LSI-PDK, mund të ishte sërish një zgjidhje.

Ish presidenti Ilir Meta, i cili drejton Partnë e Lirisë (ish LSI) reagoi në linjë me Berisha.

“Akti i paralajmëruar i Edi Ramës përmes gjykatës së kapur nuk e ndryshon dot fatin e tij”, shkroi ai në Facebook, duke shtuar se “Edi Rama ky frikacak i tmerruar nga zgjedhjet do ta ketë opozitën fitimtare përballë tij në 14 maj shumë më të motivuar dhe shumë më të organizuar se kurrë më parë”.

Nga ana e tij, Alibeaj foli për “një ogur të mirë për demokratët, që prej më shumë se 1 viti po kalojnë një periudhë të vështirë”. Ai lëshoi sinjale pajtimi kur në postimin e tij në Facebook u shpreh se “kjo është dita kur të gjithë ne, demokratët duhet të jemi më të bashkuar se kurrë për tu përballur me regjimin e Edi Ramës dhe të lëmë mënjanë grindjet dhe mosmarrveshjet mes nesh të shkaktuara nga mentaliteti i vjetëruar i politikës shqiptare. Ftojmë të gjithë demokratët që të lenë mënjanë pakënaqësitë dhe të jemi bashkë në përballjen e 14 Majit. Me kandidatët më të mirë që nuk vendosin interesin personal të askujt mbi interesin e demokratëve”, shkroi ai.

Ashtu si Berisha, që ka përzgjedhur me kohë kandidatët e tij përmes një gare brenda partisë, edhe Alibeaj ka prezantuar shumë nga kandidatët për kryetar bashkie. Por ai do të duhet të zgjidhë ndërkohë dhe një problem juridik. Basha rezulton të jetë ende kryetar i Partisë Demokratike, duke qenë se dorëheqja e tij nuk u formalizuar në gjykatë. Dhe me gjasë do të duhet të jetë ai që të firmosë dhe kërkesën për rregjistrim në zgjedhjet vendore. Firma e kryetarit të Partisë është e domosdoshme veçanërisht në rregjistrimin e listës së kandidatëve. Përfaqësuesi ligjor i Alibeaj, tha pas vendimit të Apelit se do t’i drejtohen menjëherë gjykatës, për të rregjistruar dorëheqjen e Basha si kryetar i Partisë.

3 VITE ME PARE

Vendim i Gjykatës së Apelit, Berisha mbledh nesër Kryesinë, me datë 5 Këshillin Kombëtar

Tym i "zi" nga Apeli, Berisha pa vulë për PD,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të mbledhë nesër në orën 12:00 Kryesinë e PD-së. Por, ndërkohë të dielën në orën 17:00 për të njëjtën çështje do të mbledhë Këshillin Kombëtar për të diskutuar vendimin e marrë sot nga Apeli.

Sot, Gjykata e Apelit vendoi sot të kthejë për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së parë, çështjen që lidhet me konfliktin për drejtimin e Partisë Demokratike. Pas vendimit, ish-kryeministri Sali Berisha, reagoi me tone të ashpra, duke paralajmëruar dhe masa.

3 VITE ME PARE

Vula e PD i ngeli Bashës e Alibeajt, Berisha planifikon lëvizjen e radhës, mbledhje me dyer të mbyllura në selinë e PD

Tym i "zi" nga Apeli, Berisha pa vulë për PD,
Foto ilustruese

TIRANË- Pas deklaratës urgjente për shtyp pas marrjes së vendimit të Gjykatës së Apelit për vulën e PD-së, duket se kryedemokrati Sali Berisha nuk e ka mbyllur me kaq reagimin e tij. Pas deklaratës që mbajti menjëherë pas vendimit të Apelit për vulën e PD, Sali Berisha është rikthyer në zyrën e tij, ku edhe po zhvillon një mbledhje me dyer të mbyllura me disa deputetë dhe me kreun e Këshillit Kombëtar, Edi Paloka.

Me shumë gjasa do të vendoset lidhur me aksionin opozitar që do të ndërmarrë opozita, i cili u lajmërua sot edhe nga Berisha, por pa shumë detaje. Sot, Gjykata e Apelit ka vendosur rrëzimin e vendimit të Agron Zhukrit dhe kthimin e çështjes për shqyrtim në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese. Vendimi i Apelit është marrë unanimisht nga të tre gjyqarët, duke e kthyer çështjen për rigjykim në shkallën e parë.

3 VITE ME PARE

Vendimi i Apelit për vulën e PD, Belind Këlliçi: U dëshmua që Edi Rama dhe Erion Veliaj po lëvizin çdo gur, kanë frikë nga zgjedhjet

Tym i "zi" nga Apeli, Berisha pa vulë për PD,
Belind Këlliçi

TIRANË- Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit që të kthejë për rigjykim çështjen e vulës dhe logos së Partisë Demokratike. Me anë të një reagimi në rrjetet e tij sociale, Këlliçi tha se vendimi i Apelit nuk ishte i marrë nga 3 gjyqtarët, por nga politika. Duke përmendur konkretisht kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

"Sot u dëshmua që Edi Rama dhe Erion Veliaj po lëvizin çdo gur, çdo instrument që kanë në dorë, për të mos lejuar zgjedhje të lira dhe garë të ndershme. Ata kanë frikë nga ju, nga vota e lirë. Vendimi i sotëm tregon se pala tjetër është e dëshpëruar përderisa i duhet që të përdorë marifete të pista për të manipuluar zgjedhjet. Sot u dha një goditje ndaj pluralizmit. Ata kanë frikë nga vullneti i qytetarëve, sepse Veliaj ka lënë pas dore banorët e Tiranës. Kudo që shkoj në qytetin tim, njerëzit janë të bindur se ka ardhur koha për ndryshim. E dënoj me forcë këtë akt të shëmtuar. Gjithashtu garantoj demokratët dhe qytetarët që kjo pengesë e re nuk do të na ndalojë dot në betejën tonë për votën, për lirinë e zgjedhjes, për kthimin e Bashkisë së Tiranës në shinat e ligjshmërisë dhe në funksion të interesit publik. Nuk ka pushtet, regjim, nuk ka dhunë e para, që të mund të ndalë vullnetin e qytetarëve dhe banorëve të Tiranës, për ndryshim. Një forcë politike nuk e bën vula. Atë e bën fryma, shpirti dhe njerëzit. Prandaj unë sot jam më i motivuar se kurrë, bashkë me ju më i fortë dhe i vendosur, për t’ia rikthyer Tiranën qytetarëve të saj,"-shkruan Belind Këlliçi.

Sot, Gjykata e Apelit ka vendosur rrëzimin e vendimit të Agron Zhukrit dhe kthimin e çështjes për shqyrtim në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese. Vendimi i Apelit është marrë unanimisht nga të tre gjyqarët, duke e kthyer çështjen për rigjykim në shkallën e parë. Pas marrjes së vendimit, Berisha paralajmëroi se do të ketë lëvizje. 

3 VITE ME PARE

Vendimi i Apelit për vulën e PD! Alibeaj: Të bëhemi bashkë në përballjen e 14 majit, të lëmë pas grindjet

Tym i "zi" nga Apeli, Berisha pa vulë për PD,
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Ai e quan vendimin një ogur të mirë për demokratët, që sipas tij, kanë kaluar 1 vit të vështirë. Deputeti shton se demokratët duhet të jemi më të bashkuar se kurrë për t'u përballur me regjimin e Edi Ramës. Alibeaj fton të gjithë demokratët që të lenë mënjanë pakënaqësitë dhe të jenë bashkë në përballjen e 14 Majit. 

REAGIMI I ALIBEAJT:

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit vjen si një ogur i mirë për demokratët, që prej më shumë se 1 viti po kalojnë një periudhë të vështirë. Kjo është dita kur të gjithë ne, demokratët duhet të jemi më të bashkuar se kurrë për tu përballur me regjimin e Edi Ramës dhe të lëmë mënjanë grindjet dhe mosmarrveshjet mes nesh të shkaktuara nga mentaliteti i vjetëruar i politikës shqiptare.

Ftojmë të gjithë demokratët që të lenë mënjanë pakënaqësitë dhe të jemi bashkë në përballjen e 14 Majit. Me kandidatët më të mirë që nuk vendosin interesin personal të askujt mbi interesin e demokratëve.
Nuk është ditë triumfi për askënd. Është ditë reflektimi i thellë, për ato që kemi kaluar dhe për te perballuar të ardhmen, që nuk është e thjeshtë, por as e pamundur. Për tu dhënë shqiptarëve #ditë më të mira'

3 VITE ME PARE

Vendimi i Apelit për vulën e PD, Meta: Akt i paralajmëruar!

Tym i "zi" nga Apeli, Berisha pa vulë për PD,
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i 'Partisë së Lirisë', Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, për vulën e Partisë Demokratike. Në një postim të bërë në rrjetin social 'Facebook', Meta shprehet se ky vendim ishte i paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama. Sipas Metës, Rama do ta ketë opozitën fitimtare përballë tij, në zgjedhjet e 14 Majit.

POSTIMI:

Akti i paralajmëruar i Edi Ramës përmes gjykatës së kapur nuk e ndryshon dot fatin e tij. Edi Rama ky frikacak i tmerruar nga zgjedhjet do ta ketë opozitën fitimtare përballë tij në 14 maj shumë më të motivuar dhe shumë më të organizuar se kurrë më parë. Fitorja nuk ndalet!

Sot, Apeli e ktheu sërish për gjykim çështjen për vulën dhe siglën e PD-së. Përfaqësuesi ligjor i palës së Alibeajt u shpreh se është pranuar kërkesa për rigjykim në shkallën e parë duke pranuar kështu ankimin e Enkelejd Alibeajt. Apeli ka hedhur poshtë vendimin e marrë më herët nga gjyqtari Zhukri, i cili njihte Kuvendin e Berishës më 11 dhjetorit./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Vendimi i Apelit! Alibeaj merr hapin e radhës, thërret Kryesinë e Partisë Demokratike

Tym i "zi" nga Apeli, Berisha pa vulë për PD,
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj pritet të thërrasë mbledhje të Kryesisë së Partisë Demokratike për të diskutuar për hapat që do të ndjekë Partia Demokratike që ai përfaqëson. 'Oranews' raporton se mbledhja e Alibeajt pritet të nisë në orët në vijim. Gjatë mbledhjes, ai do shpalosë një platformë për bashkimin e demokratëve dhe bashkëpunimin për zgjedhjet e 14 prillit.

Sot, Apeli e ktheu sërish për gjykim çështjen për vulën dhe siglën e PD-së. Përfaqësuesi ligjor i palës së Alibeajt u shpreh se është pranuar kërkesa për rigjykim në shkallën e parë duke pranuar kështu ankimin e Enkelejd Alibeajt. Apeli ka hedhur poshtë vendimin e marrë më herët nga gjyqtari Zhukri, i cili njihte kuvendin e Berishës më 11 dhjetorit./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Çfarë paralajmëroi? Berisha: Do marrim të gjitha vendimet e duhura!

Tym i "zi" nga Apeli, Berisha pa vulë për PD,
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se në ditët në vijim do të ketë lëvizje pas vendimit të Apelit për vulën e Partisë Demokratike, ndaj dhe sot nga PD njoftoi se diçka do ndodhë. Në një konferencë për shtyp pas vendimit, Berisha tha se ka besim se ashtu si kapërcyen të gjitha kurthet në të shkuarën, do të kapërcejnë çdo pengesë dhe vështirësi nga Edi Rama.

"Në procesin e sotëm dua të informoj shqiptarët se ata të cilët kishin kërkuar zyrtarisht të shpalleshin palë, i thanë gjykatës se nuk kemi qenë palë në proces, por gjykatësit lexuan vendimin e shkruar në zyrën e Edi Ramës dhe anuluan tre ditë, tre ditë pasi e mbajtën 9 muaj, anuluan tre ditë para skadimit të afatit të regjistrimit në zgjedhje, një vendim legjitim, vetëm e vetëm se ishte urdhëruar nga Edi Rama. Çdo gjykatës me integritetin minimal, kur pala tjetër deklaronte se nuk ishte palë në këtë proces, mbyllte procesin dhe nuk vazhdonte më tutje, por ata kishin në sirtar vendimin e shkruar në zyrën e Edi Ramës për të ndëshkuar opozitën politike. Ky vendim vjen në një kohë kur opozita është e angazhuar në një revolucion demokratik, paqësor, me të cilin ajo është e betuar të përmbysë monizmin e Edi Ramës, është e betuar të ju rikthejë shqiptarëve votën e lirë. Në këtë kontekst unë i bëj thirrje anëtarëve dhe simpatizantë të PD-së të ngrihen në lartësinë e tyre të misionit historik, misionit të shpëtimi të pluralizmit, demokracisë, të shoqërisë shqiptare dhe Shqipërisë. Çdo shqiptar sot në shumë se kurrë pret nga guximi ynë, qëndrimi ynë realizimin e këtij misioni.Unë kam besim të madh, se siç kapërcyem në mënyrën më legjitime, më të vendosur të gjitha kurthet, përpjekjet për asgjësimin tonë, ne do të kapërcejmë çdo pengesë dhe vështirësi. Opozita është mision i lartë moral. Të mendosh, të diktosh me tre gjykatës të cilët i gjen dhe urdhëron të lexojnë një vendim të parapërgatitur në zyrat e tua, mban të gjithë përgjegjësinë dhe dëshmon se je njëlloj si baba yt biologjik, daja yt biologjik, një xhelat i të vërtetave, normave demokratike, lirisë, dhe meriton çdo ndëshkim. PD-ja është sot një parti më e fuqishme se kurrë, ajo do të mbledhë këto ditë forumet e saj dhe mbi bazën e këtij qëndrimi armiqësor, asgjësues të shpallur nga narkoshteti dhe Edi Rama, do të marrë të gjitha vendimet e duhura për të vazhduar misionin e saj në mënyrën më të fuqishme,"-tha Berisha.

3 VITE ME PARE

Vula e PD, Berisha: Vendimi u shkruan në zyrën e Edi Rama. Demokratët do mbrojnë pluralizmin

Tym i "zi" nga Apeli, Berisha pa vulë për PD,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar me një deklaratë për shtyp në selinë e PD pas vendimit të Gjykatës së Apelit për rrëzimin e shkallës së parë. Në fjalën e tij, në një deklaratë për shtyp, Berisha është shprehur se vendimi u mor në zyrën e kryeministrit Edi Rama. E më pas, sipas tij, u lexua nga 3 gjyqtarët e Apelit.

"Të dashur demokrate e demokratë, mbështetës të PD-së, qytetare dhe qytetarë shqiptarë. Sot në darkë Edi Rama, komunikoi vendimin e tij me të cilin ka një synim, likuidimin e opozitës shqiptare dhe pluralizmit politik në Shqipëri. Sot tre gjykatës në një proces të pashembullt kundër pluralizmit lexuan vendimin e përgatitur kohë më parë në zyrën e Edi Ramës, të paralajmëruar kohë më parë ambasadorëve të caktuar, të akredituar në Tiranë të paralajmëruar në parlamentin shqiptar. Sot gjithashtu jemi në një orë, kohë prove të vërtetë dhe unë kam besimin më të madh se demokratët shqiptarë janë të vendosur të mbrojnë me çdo kusht dhe çmim pluralizmin në Shqipëri dhe PD-në. Vazhdimi i skenarit të filluar me tradhtarin e kombit Amerikane McGongial, të kaluar në një seri etapash sot konkludoi me një vendim të pashembullt në Europë dhe botë. Dua të informoj shqiptarët se ata të cilët kërkuan të shpalleshin palë i thanë gjykatës se nuk kanë qenë palë në proces. Por ata lexuan vendimin e shkruar në zyrën e Edi Ramës. Anuluan 3 ditë para skadimit të afatit për regjistrimin në zgjedhje, një vendim legjitim,"-tha Berisha.

3 VITE ME PARE

Vendimi i Apelit për vulën e PD-së/ Manjani: Na rroftë reforma, se drejtësia ka marrë fund

Tym i "zi" nga Apeli, Berisha pa vulë për PD,
Ylli Manjani

TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani pas vendimit të Gjykatës së Apelit për vulën e PD-së e cila vendosi që të rikthejë në Shkallën e Parë vendimin e dhënë nga gjykatësi Zhukri dhe për të pranuar palën e Alibeajt, si palë në gjykim. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social 'Facebook', Manjani shkruan se gjykata vendosi siç qeveria shqiptare kishte paravendosur, ndërsa shtoi se me këtë vendim drejtësia vërtetoi se ka marrë fund. 

POSTIMI I PLOTË- 

"Pra gjykata e pavarur vendosi siç qeveria shqiptare kishte paravendosur. Këtë vendim ministrja e jashtme ia kishte njoftuar Serbisë që para 10 ditëve. Shumë vetë më thonin "s'është e vërtetë"... Por, ja ku është fakti! Tani të na rrojë refoma, se drejtësia ka marrë fund. Sot është legalizuar një precedent që përmbys rregjimin juridik dhe godet shumë rëndë sistemin demokratik. E kuptoni apo jo! Kanë vendosur të ndalojnë opozitën më të madhe të konkurrojë në zgjedhje. E zëvendësojnë atë me vendim gjykate dhe me një grusht mercenarësh që mbajnë peng një vulë pa asnjë votë apo strukturë partie!!! Natën e mirë e të fala edhe palaçove që përfaqësojnë Amerikën!", shkruan ai. 

Sot, Apeli e ktheu sërish për gjykim çështjen për vulën dhe siglën e PD-së. Përfaqësuesi ligjor i palës së Alibeajt u shpreh se është pranuar kërkesa për rigjykim në shkallën e parë duke pranuar kështu ankimin e Enkelejd Alibeajt. Apeli ka hedhur poshtë vendimin e marrë më herët nga gjyqtari Zhukri, i cili njihte kuvendin e Berishës më 11 dhjetorit./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Berisha futet në sallë, pritet me thirrje: Veç një kryetar ka PD-ja

Tym i "zi" nga Apeli, Berisha pa vulë për PD,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë menjëherë në një konferencë për media nga selia e PD, pasi Gjykata e Apelit mori vendimin për vulën. Në momentin që u fut në sallë, Berisha u prit me ovacioni dhe me thirrje: Veç një kryetar ka PD!

3 VITE ME PARE

SHPJEGIMI: Ç'po ndodh me PD? Vula nuk i kthehet Berishës, Apeli kalon çështjen për rigjykim. Si do futen në zgjedhje?

Tym i "zi" nga Apeli, Berisha pa vulë për PD,
Foto ilustruese

TIRANË- 4 prill 2022, 3 ditë pasi u njoh me argumentet e plota të gjyqtarit Agron Zhukri, që më 25 mars i dorëzoi Partinë Demokratike Sali Berishës dhe Komisionit të Rithemelimit, Enkelejd Alibeaj ankimoi vendimin për regjistrimin e statutit logos dhe vulës së re, të miratuara nga grupi i Berishës në Kuvendin Kombëtar 11 dhjetor.

Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë i dha të drejtë Sali Berishës të udhëhiqte Partinë Demokratike, bazuar në ndryshimet statutore të Kuvendit të 11 Dhjetorit.

10 vendime të Kuvendit Kombëtar të PD, që u miratua nga Zhukri

-Miratimi i Statutit të ri të Partisë
-Shkarkim i Nënkryetarëve, të Sekretarit të Përgjithshëm dhe funksionarëve të tjerë të PD
-Organet qendrore të partisë, përveç Kuvendit Kombëtar, ndalohet të ushtrojnë kompetencat deri më 22 mars 2022
-Pavlefshmëri konstituimit të Kryesisë së PD, rrjedhimisht konsiderim nul të Kryesisë
-Pavlefshmëri të vendimit të Kryesisë së partisë për të thirrur Kuvendin më 18 dhjetor
-Anulimin e thirrjes publike dhe të njoftimit të degëve të PDSH për mbajtjen e Kuvendit të 18 dhjetorit
-Ngritja e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë me përbërje me 29 anëtarë
-Komisioni i Rithemelimit të PD, përgjegjës për organizimin dhe fillimin e proceseve referendare e zgjedhore në PD
-Thirrjen e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më 22 mars 2022
-Votimin për shkarkimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha! Thirrjen e referendumit ratifikues të shkarkimit të Bashës më 18 dhjetor 2021

Në ankimin e bërë, Alibeaj kërkon prishjen e këtij vendimi, duke e rikthyer çështjen për gjykim nga një tjetër trupë gjykuese ose pushimin e saj. Sot, gati 12 muaj pas marrjes së vendimit, Gjykata e Apelit ka marrë vendimin për vulën e Partisë Demokratike. Togat e zeza të Apelit të Administrativës, kanë vendosur që që çështja të kthehet për rigjykim në Shkallën e Parë, por me një trupë tjetër që nuk ka në përbërje gjyqtarin Agron Zhukri. Kështu që rrjedhimisht dhe ligjërisht, Lulzim Basha është ende kryetar i opozitës së vendit, ndërsa Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha pengohet për të dytën herë të marrë pjesë në zgjedhje me logon dhe vulën e saj zyrtare.

Herën e parë, në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, PD e Berishës garoi me ndihmën e aleatëve të Partisë së Lirisë duke dalë me koalicion, por për 14 majin nuk do ta kenë këtë fat, pasi PL është regjistruar tashmë dhe është gati për zgjedhje. 

Gjyqi nisi paraditen e kësaj të premteje rreth orës 11:00 dhe ka zgjatur deri në orën 19.00 të mbrëmjes, ndërsa për disa orë paraleleshit me përballjen ligjore, opozita po mbante një protestë me në krye Berishën. Ndërkohë që jashtë në rrugët e Tiranës protestohej, si argument, gjatë mbrojtjeve respektive, në seancë, përfaqësuesit ligjorë të Berishës i kërkuan trupit gjykues të mos e njohë Enkelejd Alibeajn si palë në proces dhe të lërë në fuqi vendimin e 25 Marsit. Pra; të njohin vendimin e shkallës së parë dhe të gjyqtarit Agron Zhukri. Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Alibeajt kërkoi prishjen e vendimit të parë dhe rikthimin e çështjes në themel.

Tani duket se e gtjitha nis nga pika zero, kur 'tik-toku' i fundit po troket për regjistrimin në zgjedhje. Për këto të fundit, Indrit Sefa thga se do regjistrohen menjëherë të hënën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa Rezart Kthupi, shtoi se dorëheqjen e Bashës e dorëzojmë të hënën, kështu që ligjërisht Enkelejd Alibeaj e mban postin e kryetarit të përkohshëm të PD-së. Tani pa Partinë e Lirisë që është e regjistruar, PD e Berishës ka dy rrugë; ose garimin nën logon e partisë së Ilir Metës; osë bashkimin e forcave me Alibeajn dhe mbështetësit.

3 VITE ME PARE

Apeli vendosi për VULËN e PD, ja reagimet në sallë. Përfaqësuesit e Alibeajt ikin për të folur me mediat, Bylykbashi në telefon, kujt ia dha lajmin?

Tym i "zi" nga Apeli, Berisha pa vulë për PD,
Pamje nga gjyqi

TIRANË- Togat e zeza lexuan vendimin që iu desh disa orë për të marrë lidhur me partinë që do të drejtojë selinë blu. Panorama TV ka siguruar video brenda sallës ku është dhënë vendimi për vulën e Partisë Demokratike. Menjëherë pas leximit të vendimit nga togat e zeza, të parët që largohen nga salla janë përfaqësuesit ligjorë të grupit të Enkelejd Alibeajt.

Njëri pas tjetrit dolën me radhë për të dhënë prononcime për mediat.

Ndërkohë që brenda në sallë ishte ende deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, që përfaqësonte Sali Berishën, shihet duke folur në telefon. Ndoshta personi i parë që i ka dhënë lajmin është vetë kryedemokrati Sali Berisha.

3 VITE ME PARE

ME VIDEO- Momenti kur jepet vendimi në Gjykatën e Apelit për vulën e PD-së

Tym i "zi" nga Apeli, Berisha pa vulë për PD,
Seanca

TIRANË- 'Dosja.al' ka siguruar momentin kur trupa gjykuese e Apelit lexoi vendimin për vulën e Partisë Demokratike. Gjykata vendosi që të rikthejë në Shkallën e Parë vendimin e dhënë nga gjykatësi Zhukri dhe për të pranuar palën e Alibeajt, si palë në gjykim.


Sot, Apeli e ktheu sërish për gjykim çështjen për vulën dhe siglën e PD-së. Përfaqësuesi ligjor i palës së Alibeajt u shpreh se është pranuar kërkesa për rigjykim në shkallën e parë duke pranuar kështu ankimin e Enkelejd Alibeajt. Apeli ka hedhur poshtë vendimin e marrë më herët nga gjyqtari Zhukri, i cili njihte kuvendin e Berishës më 11 dhjetorit./Dosja.al

3 VITE ME PARE

"Ditë e zezë për drejtësinë"/ Vendimi i Apelit për vulën e PD, Bylykbashi: Sot u vra pluralizimi

Tym i "zi" nga Apeli, Berisha pa vulë për PD,
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Pas vendimit të Gjykatës për vulën e PD, për rikthim të çështjes Shkallën e Parë, ka reaguar përfaqësuesi i grupimit të Sali Berishës, Oerd Bylykbashi. Për mediat, ai u shpreh se ky vendim është marrë nën presionin e Edi Ramës, i cili sipas tij kërkon që të përjashtojë opozitën nga zgjedhjet.

'Nuk ka asnjë lloj ekuivoku, ky vendim i sotëm i marrë haptazi nën presionin e Edi Ramës, i paralajmëruar që disa ditë më përpara nga ministrja e Edi Ramës, me një presion që ka vazhduar gjatë gjithë kësaj kohe, e ishte edhe sot në sallë, presioni mbi gjykatën, është vendim për përjashtimin e opozitës nga zgjedhjet. Nuk ka asnjë kuptim tjetër. Është një vendim që haptazi ka thyer çdo rregull që deri më sot, ka vendosur jo vetëm legjislatori, por edhe jurisprudenca, duke pranuar ankimin e një pale nuk përbën as minorancë në PD, por i ka shërbyer gjatë gjithë kësaj kohe vetëm një qëllimi; përpjekjen e Edi Ramës që të mos ketë përballë një opozitë të vërtetë. PD-ja ka qenë fare e qartë, ka ngritur një proces i cili në mënyrë të jashtëzakonshme prej më shumë se 1 vit ka treguar qartë vullnetin e opozitës për të mos qenë palë me Edi Ramën, sot gjykata zhbëri me këtë vendim nën presion, 11 dhjetorin atë kuvend të jashtëzakonshëm të PD-së, të gjithë përpjekjen më shume se 1 vjeçare që anëtarët me votë në mënyrë të përsëritur kanë demonstruar se kush është vullneti i demokratëve dhe opozitës dhe me këtë vendim sot, vendim që shënon një ditë të zezë për drejtësinë dhe politikën shqiptare ka vendosur një precedent, 32 vite pas themelimit të pluralizmit me vendim gjykate, u vra pluralizmi.'- tha Bylykbashi. 

I pyetur sesi do rregjistrohet PD në zgjedhje, deputeti tha se hapat e mëtejshëm do të ndërmerren nga organet e zgjedhura nga partia. 

Pyetja: Si do të regjistroheni në zgjedhje? A do ta zbatojë z. Berisha vendimin e gjykatës për të lënë, menjëherë sikurse e obligon, zyrën e PD dhe të lirojë selinë.

Bylykbashi: Unë bëra komentin në lidhje me këtë vendim. Çdo hap tjetër do të merret nga instancat, organet kolegjiale të zgjedhura të PD, jo ato që ka emëruar kryeministri, apo që i intereson kujtdo tjetër, që nuk përfaqësojnë PD, por përfaqësojnë një logo që e ka përzgjedhur Edi Rama. Do të marrin vendim organet e PD-së dhe sigurisht populli opozitar ishte sot në shesh dhe ajo që ne kemi anonçuar në lidhje me përpjekjen tonë për të çuar demokracinë përpara. Vendimet e PD-së do ti marrin organet e saj. Ajo që dua të theksojmë ne sot, kjo ishte një ditë e zezë për pluralizmin dhe demokracinë shqiptare. Gjykata sot provoi se ka rëndë përfundimisht dhe totalisht nën thundrën e Edi Ramës.

3 VITE ME PARE

Përfaqësuesi i grupit 'Alibeaj', Kthupi: Ç'vendosi Gjykata? Shkurt; vendimi 'Zhukri' nuk ekziston më!

Tym i "zi" nga Apeli, Berisha pa vulë për PD,
Rezart Kthupi

TIRANË- Një nga përfaqësuesit ligjor të grupimit të Alibeajt, Rezart Kthupi në fjalën e tij për mediat jashtë godinës së Gjykatës së Apelit ka deklaruar se vendimi i marrë në Gjykatës së Shkallës së Parë nga gjyqtari Agron Zhukri nuk ekziston më dhe se çështja është rikthyer në Shkallën e Parë për rigjykim.

“Vendimi i gjyqtarit është nul do rikthehemi për rigjykim. Vendimi Zhukri nuk ekziston më. Organet legjitime të PD janë ato që përcaktohen nga Statuti. Kryetari i PD është ushtruesi i detyrës, Enkelejd Alibeaj”, tha ai.

Sot, Apeli e ktheu sërish për gjykim çështjen për vulën dhe siglën e PD-së. Përfaqësuesi ligjor i palës së Alibeajt u shpreh se është pranuar kërkesa për rigjykim në shkallën e parë duke pranuar kështu ankimin e Enkelejd Alibeajt. Apeli ka hedhur poshtë vendimin e marrë më herët nga gjyqtari Zhukri, i cili njihte kuvendin e Berishës më 11 dhjetorit./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Përfundon gjyqi, Indrit Sefa: Të hënën regjistrohemi në KQZ

Tym i "zi" nga Apeli, Berisha pa vulë për PD,
Indrit Sefa

TIRANË-Përfaqësuesi ligjor i grupit të Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa ka folur pas përfundimit të gjyqit për vulën e PD. Ai u shpreh se gjykata ka vendosur të rikthejë gjykimin në shkallë të parë me një trupë të re gjykuese. Sefa deklaroi se ditën e hënë do të regjistrohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 14 Majit.

"Duhet t'ju falenderoj për prezencën tuaj për këtë seancë maratonë, jam mirënjohës. Gjykata vendosi rikthimin në shkallën e parë, me një trupë tjetër gjyqësore. Ky ishte vendimi që u mor sot. PD vazhdon të drejtohet nga organet legjitime të saj. Do të regjistrohemi të hënën në KQZ. Nuk ka gjyqtar që të marrë të njëjtin vendim si zoti Zhukri. PD ka organe legjitime që do të vazhdojnë drejtimin e partisë. Nuk është çështje drejtimi, vulash. Legjitimiteti u vërtetua sot. Ka organet e veta PD që marrin vendimet për këtë punë. PD ka një seli dhe është ajo zyrtarja. Edhe njëherë, PD ka një seli dhe organet ligjitime. Mos më kërkoni të shpreh, nëse nuk e kuptoni, unë nuk mund të flas personalisht për veprime kolegjiale. Kodi Zgjedhor është i qartë, na e lini ne juristëve në dorë se e zgjidhim ne. Ne nuk i dimë afatet e gjykatës. Nuk flas as për fitore, as për gjysëm-fitore. PD e ndihmojnë që të gjitha pjesët e saj të jenë për demokratët. Vendimet e gjykatave janë vendime të zbatueshme."

Pyetja: Si do i merrni vendimet nga KQZ?

Sefa: Mos u shqetësoni për teknikalitete të tilla. Të jeni të qetë. Më bëni ca pyetje, doni të merrni vesh për vendimin, apo për zyra e vula. Faleminderit. 

3 VITE ME PARE

Apeli vendos: Pranohet kërkesa e Alibeajt, vula e sigla e PD-së kthehet në shkallë të parë

Tym i "zi" nga Apeli, Berisha pa vulë për PD,
Partia Demokratike

TIRANË- Apeli i Gjykatës së Tiranës e ka kthyer sërish për gjykim çështjen për vulën dhe siglën e PD-së ditën e sotme. Përfaqësuesi ligjor i palës së Alibeajt u shpreh se është pranuar kërkesa për rigjykim në shkallën e parë duke pranuar kështu ankimin e Enkelejd Alibeajt.

Apeli ka hedhur poshtë vendimin e marrë më herët nga gjyqtari Zhukri, i cili njihte kuvendin e Berishës më 11 dhjetorit./Dosja.al

3 VITE ME PARE

'Gjykata është kot'/ Demokratët presin vendimin e Apelit, 21-vjeçarja: Një kryetar njeh historia e PD, Sali Berishën!

Tym i "zi" nga Apeli, Berisha pa vulë për PD,
Demokratja

TIRANË- Ditën e sotme Gjykata e Apelit do të marrë vendimin përfundimtar se kujt do t’i takojë vula dhe logoja e Partisë Demokratike, grupimit të Sali Berishës apo të Enkelejd Alibeajt. Vendimin e presin me pasurim e ankth jo vetëm politikanët demokratë të të dyja grupimeve, por edhe simpatizantët e thjeshtë.

Njëra prej të rejave që po pret vendimin në kafenenë e PD-së, deklaroi se ishte në mbështetje të Berishës dhe sipas saj, vetëm një kryetar ka njohur në histori Partia Demokratike.

“Jemi në mbështetje të Partisë Demokratike dhe rithemeluesit historik, që është zoti Sali Berisha. Vetëm një kryetar ka njohur në histori Partia Demokratike dhe atë do vazhdojmë të njohim. Jemi në mbështetje të Partisë Demokratike dhe liderit historik të Partisë Demokratike”, theksoi vajza për 'Euronews'.

"Kush e zotëron elektoratin sot për sot, Sali Berisha."- tha 21-vjeçarja, anëtare e Forumit të PD-së. 

"Presim vendimin e gjykatës. Ky është një vendim që është Rama dhe Alibasha dhe demokratët në krahun tjetër. Mendoj se gjykata do flasë në favor të realitetit. 100% e demokratëve janë pro Berishës"- tha një tjetër demokrat. 

"Vendimin e ka dhënë populli, gjykata është kot. Populli e ka dhënë me 11 dhjetor. Nëse vendoset kundër Berishës, do bëjmë protesta derisa ta çojmë figurën e PD-së në vend."-tha një tjetër. 

Gjykata e Apelit është tërhequr për vendim. Ajo do të vendosë mbi ankimimin e Alibeajt ku kërkohet rrëzimi i vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e kuvendit të 11 dhjetorit si legjitim. 3 janë skenarët e sotëm që priten nga kjo gjykatë, në një kohë kur shtyrja e dhënies së vendimit do të vështirësonte regjistrimin e PD pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kur kanë ngelur vetëm 3 ditë nga afati. E para që Apeli të lërë në fuqi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, e dyta, që vendimi i Zhukrit të zhbëhet dhe të pranohet ankimi i Alibeajt dhe opsioni i tretë që çështja të kthehet sërish për gjykim në Themel./Dosja.al

3 VITE ME PARE

ME FOTO- Gjyqi për vulën e PD-së, përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane s'lëvizin nga salla, të ulur në fund presin vendimin...

Tym i "zi" nga Apeli, Berisha pa vulë për PD,
Përfaqësuesit e PD

TIRANË- Togat e zeza janë tërhequr për të marrë një vendim lidhur me vulën e Partisë Demokratike, por në sallë po pritet gjithçka me ankth. Në sallë nuk janë vetëm palët e prekura, por nga karriget e tyre nuk lëvizin asnjë centimetër as përfaqësuesit e ambasadës amerikane.

Tym i "zi" nga Apeli, Berisha pa vulë për PD,
Përfaqësuesit e PD

Edhe në kohën e pushimit, ata gjithashtu dolën jashtë sallës, ndërsa u kujdesën që të mos kapeshin në asnjë moment duke komunikuar me asnjë palë, edhe pse ishin në të njëjtin oborr. Mesa duket ata nuk dalin nga salla e Gjykatës së Apelit deri sa të jetë një vendim për vulën e PD-së.

3 VITE ME PARE

Demokratët në ankth! Presin me padurim brenda kafesë së PD vendimin e Apelit, simpatizantët 'të gozhduar' para televizorit

Tym i "zi" nga Apeli, Berisha pa vulë për PD,
Kafja

TIRANË- Demokratët janë në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit, për vulën dhe logon. Vendimin e presin me ankth edhe simpatizantët e partisë. Një pjesë e tyre janë mbledhur në kafen që ndodhet në oborrin e PD-së dhe po presin vendimin e gjykatës. Vëmendja e tyre është tek kjo çështje, e nuk lënë një moment pa ndjekur në televizion.

Aktualisht, trupa gjykuese është tërhequr në Dhomën e Këshillimit për të marrë një vendim. Përfaqësuesi ligjor i grupimit të Enkelekd Alibeaj ka kërkuar pushimin e vendimit të Shkallës së Parë, ose kthimin në Shkallën e Parë. Ndërsa, përfaqësuesi ligjor i grupimit të Sali Berishës, Ivi Kaso deklaroi se pala ka paraqitur ankimimim, nuk legjitimohet për të bërë ankim.

3 VITE ME PARE

“Pa pluralizëm nuk ka demokraci”/ Togat e zeza ende po diskutojnë, çfarë po ndodh jashtë dyerve të Gjykatës. Palët të ndara në oborr

Tym i "zi" nga Apeli, Berisha pa vulë për PD,
Pamje nga Gjykata

TIRANË- Pritet vendim i Gjykatës së Apelit të Tiranës për vulën e Partisë Demokratike. Por ndërkohë që trupa gjykuese është tërhequr për të marrë vendimin, palët po presin jashtë dyerve vendimin, pranë por të ndarë nga njëri-tjetri.

Në fotot e shkrepura jashtë dyerve të gjykatës, shihet një pankartë e vendosur në derën e saj ku shkruhet: Pa pluralizëm nuk ka demokraci. Ndërsa brenda oborrit, përfaqësuesit ligjore të Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa me ndihmësit e tij, ndërsa turje është Ivi Kaso dhe Oerd Bylykbashi. 

3 VITE ME PARE

Vula e PD, përfundon seanca, togat e zeza tërhiqen për të marrë vendimin (KËRKESAT e PALËVE)

Tym i "zi" nga Apeli, Berisha pa vulë për PD,

TIRANË- Gjykata e Apelit të Tiranës do të japë sot verdiktin e saj mbi vulën e Partisë Demokratike, nëse do të qëndrojë në duart e Enkelejd Alibeajt apo do t’i kalojë kryedemokratit Sali Berisha. Palët kanë dhënë argumentet e tyre të fundit, ndërsa trupa gjykuese është tërhequr për të marrë vendimin. 

Grupi i Alibeajt përfaqësohet në seancë nga avokati Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi, ndërsa përfaqësues nga kryetarit të PD-së Berisha, është Ivi Kaso, i cili shoqërohet nga Oerd Bylykbashi dhe Ledina Mandia. Në fjalën e tij para togave të zeza, Oerd Bylykbashi pretendon se argumentet e Alibeajt nuk qëndrojnë sepse nuk ka tagrin për të qenë ankimues në këtë proces, ndaj dhe kërkesa e tij konsiderohet si 'nul', ligjërisht. Ndërsa e ka mbyllur me kërkesën për të lënë në fuqi vendimin e marrë në shkallën e parë.

Kaso nga ana tjetër është shprehur se: Nuk duhet që të legjitimohet në ankim pala tjetër, ndërsa avokati i grupit të Alibejt, Indrit Sefa kërkon, prishjen e vendimit të shkallës së parë pushimin e gjykimit ose kthimin për gjykim në shkallën e parë.

Pra, palët përfundimisht kërkojnë:

Indrit Sefa: Prishjen e vendimit dhe pushim, ose prishjen e vendimit dhe kthim për rigjykim.

Ivi Kaso: Pala që ka paraqitur ankim nuk legjitimohet të paraqesë ankim. Trupi gjykues duhet të vendosë rrëzimin e ankimit si të pabazuar në ligj dhe prova. Nëse do certifikohej precedenti, që gjykata të bëhej arbitër mes organeve brenda një partie, do të ishte ogur i keq për partitë politike.

Megjithatë pritet vendimi.

3 VITE ME PARE

Çështja e vulës së PD, rifillon seanca në Gjykatën e Apelit

Tym i "zi" nga Apeli, Berisha pa vulë për PD,
Gjykata

TIRANË-Ka rinisur në Gjykatën e Apelit, çështja për vulën e Partisë Demokratike. Pas 20 minutash pushim, në sallë janë futur përfaqësues të PD-së dhe anëtarët e trupës gjykuese. 

Gjykata do të vendosë mbi ankimimin e Alibeajt ku kërkohet rrëzimi i vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e kuvendit të 11 dhjetorit si legjitim. 3 janë skenarët e sotëm që priten nga kjo gjykatë, në një kohë kur shtyrja e dhënies së vendimit do të vështirësonte regjistrimin e PD pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kur kanë ngelur vetëm 3 ditë nga afati. E para që Apeli të lërë në fuqi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, e dyta, që vendimi i Zhukrit të zhbëhet dhe të pranohet ankimi i Alibeajt dhe opsioni i tretë që çështja të kthehet sërish për gjykim në Themel./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Vendimi i ndërmjetëm, Gjykata vendos të shprehet në fund për kërkesën e PD për mosnjohjen e Alibeajt si palë

Tym i "zi" nga Apeli, Berisha pa vulë për PD,
Foto ilustruese

TIRANE- Trupi gjykues i gjykatës së Apelit vendosi të mos shprehet në lidhje me kërkesën e përfaqësuesit të PD, Ivi Kaso për legjitimin e ankimimit të grupit Alibeaj. Dosja mësoi se gjykata vendosi të mos shprehet për kërkesat e palëve në këtë moment, por në fund. Tashmë vazhdon gjykimi në themel me të dyja palët.

“Vlerësohet se nisur nga fakti i parashtrimeve, gjykata do të shprehet pasi të ezaurojë procedurat”, tha gjykata. 

Kërkesa e Kasos kishte si objekt mospranimin e grupit Alibeaj si palë, çka do të sillte automatikisht rrëzimin e padisë dhe mbylljen e gjyqit, por kjo nuk ndodhi. Nëse kërkesa do të pranohej nga Dhoma e Këshillimit, atëherë do të ngelej në fuqi vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri, por tashmë gjyqi vazhdon dhe në lojë janë dy skenarët e tjerë. I pari, që gjykata të lejë në fuqi vendimin e Agron Zhukrit dhe i dyti që të pranohet ankimimi i Alibeajt duke rrëzuar kështu vendimin e Zhukrit. /Dosja.al

3 VITE ME PARE

Gjyqi për vulën e PD, Gjykata tërhiqet për vendim të ndërmjetëm

Tym i "zi" nga Apeli, Berisha pa vulë për PD,
Foto nga gjyqi

Gjykata tërhiqet për vendim të ndërmjetëm. Trupi gjykues pritet të shprehet për kërkesën paraprake të bërë nga Ivi Kaso për moslegjitimimin e grupit Alibeaj. 

3 VITE ME PARE

Si po mbrohet PD në gjykatë? Argumenti i Kasos: Të rrëzohet padia, nuk ka legjitimitet Alibeaj

Tym i "zi" nga Apeli, Berisha pa vulë për PD,
Pamje nga gjyqi

TIRANE- Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso ka argumentuar sot në gjykatën e apelit se grupi i Alibeajt nuk ka legjitimitet. Kaso tha në sallë se "Të mos legjitimohet grupimi i Enkelejd Alibejat dhe të rrëzohet kërkesë padia"./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Prania e zyrtarëve amerikanë në gjyqin për vulën, Boçi: Veprime diplomatike

Tym i "zi" nga Apeli, Berisha pa vulë për PD,
Luciano Boci, nenkryetar i PD

TIRANE-Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi tha se prania e zyrtarëve të ambasadës amerikane në gjyqin për vulën në PD është shenjë e një klime diplomatike. Boçi tha se çështja ështëe një shfaqje, që nuk duhet të ekzistonte, pasi nuk ka palë. 

“Si arsyetoj?! Nuk kam ndonjë opinion. Këto janë veprime të karakterit kuazidiplomatik, që vendosen nga vetë ambasada se si do të realizohen dhe si do të performohen. Në bindjen time sot nuk kemi një seancë gjyqësore sepse ne kemi dhënë argumentet, ka një vendim të Gjykatës së Faktit për regjistrimin e ndryshimeve statusore nga Kuvendi i PD-së, i thirrur nga anëtarët e Kuvendit dhe ato regjistrime, ato vendime, vendimi i Gjykatës së Shkallës së parë tashmë duhet të ishte bërë dhe KQZ duhet të kishte vepruar me regjistrimin e ndryshimeve dhe të logos së PD-së dhe të regjistrimit të PD-së si subjekt zgjedhor. Pjesa e kësaj shfaqjeje në emrin 'vendim apeli' për mua është e kotë.

Ka një iniciativë të ndërkombëtarëve dhe një investim të tyre për të kryer reformën në drejtësi dhe vëmendja e tyre në raste të tilla është për të marrë 'feedback' e asaj ç’kanë investuar, por ai rezultati duket qartë. Unë e thashë shumë qartë. Përderisa nuk duhej të ishte një çështje e tillë në Apel, çështja është e dështuar që në fillimet e saj dhe dyshimet për rezultatet e kësaj reformës krahas vendimeve të tjera, unë them se transmetohen nëpërmjet kësaj seance në Apel, që e përsëris, nuk duhet të ekzistonte, nuk ka palë dhe nuk ka një çështje për t’u dërguar në Apel!", tha Boçi i pyetur nga gazetarët para selisë. 

Gjykata do të vendosë mbi ankimimin e Alibeajt ku kërkohet rrëzimi i vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e kuvendit të 11 dhjetorit si legjitim. 3 janë skenarët e sotëm që priten nga kjo gjykatë, në një kohë kur shtyrja e dhënies së vendimit do të vështirësonte regjistrimin e PD pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kur kanë ngelur vetëm 3 ditë nga afati. E para që Apeli të lërë në fuqi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, e dyta, që vendimi i Zhukrit të zhbëhet dhe të pranohet ankimi i Alibeajt dhe opsioni i tretë që çështja të kthehet sërish për gjykim në Themel./Dosja.al

3 VITE ME PARE

FOTOT/ Me valixhe në duar e duke tymosur cigare, ç'ndodh në oborrin e Gjykatës së Apelit, 'ethet' e vulës

Tym i "zi" nga Apeli, Berisha pa vulë për PD,
Gjykata e Apelit

TIRANË- Dosja.al ju sjell foto nga oborri i Gjykatës së Apelit, aty ku pritet të merret vendimi për vulën e Partisë Demokratike. Në oborr shihen përfaqësuesit e dy grupeve të PD-së dhe ato të ambasadës amerikane në Tiranë. Ata mbajnë dosje e valixhe në duar, por nuk mungon dhe tymosja e cigares. 

Seanca ka nisur. Gjykata do të vendosë mbi ankimimin e Alibeajt ku kërkohet rrëzimi i vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e kuvendit të 11 dhjetorit si legjitim. 3 janë skenarët e sotëm që priten nga kjo gjykatë, në një kohë kur shtyrja e dhënies së vendimit do të vështirësonte regjistrimin e PD pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kur kanë ngelur vetëm 3 ditë nga afati. E para që Apeli të lërë në fuqi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, e dyta, që vendimi i Zhukrit të zhbëhet dhe të pranohet ankimi i Alibeajt dhe opsioni i tretë që çështja të kthehet sërish për gjykim në Themel.

3 VITE ME PARE

Gjyqi i vulës, Kaso: Alibeaj nuk u konfirmua asnjëherë në detyrë

Tym i "zi" nga Apeli, Berisha pa vulë për PD,
Pamje nga gjyqi

TIRANE- Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në sallën e gjyqit për vulën, Ivi Kaso, tha se gjykata nuk duhet ta pranojë ankimimin e bërë nga grupi ALibeaj, pasi vetë Alibeaj nuk ka qenë asnjëherë kryetar i PD. Sipas tij, ai u komandua nga Gazment Bardhi në kohën kur ishte kryetar, por ky i fundit nuk ka efekt ligjor pasi është shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit 2021, për të cilin gjyqtari Agron Zhukri dha ligjshmëri.

Ivi Kaso: Enkelejd Alibeaj nuk është konfirmuar asnjëherë në detyrë. Pasi nuk është mbledhur Këshilli Kombëtar i Partisë Demokatike për ta zgjedhur atë kryetar. Alibeaj është komanduar me detyrë përmes një deklarate nga sekretari i përgjithshëm i cili është shkarkuar nga kuvendi i 11 dhjetorit./Dosja.al

3 VITE ME PARE

FOTO-GALERI/ Në pritje të vendimit, të rinjtë lënë mesazhe tek dyert e Apelit: Pa pluralizëm nuk ka demokraci

Tym i "zi" nga Apeli, Berisha pa vulë për PD,
Pankartat tek Gjykata e Apelit

TIRANË- Demokratë e të rinj kanë vendosur mesazhe protestë në dyert e Gjykatës së Apelit ku pritet të merret vendimi për vulën e Partisë Demokratike.

“Pa pluralizëm nuk ka demokraci”, “Në demokraci, opozitën e zgjedh populli, jo gjykata”, shkruhet në disa prej pankartave.

Seanca ka nisur. Gjykata do të vendosë mbi ankimimin e Alibeajt ku kërkohet rrëzimi i vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e kuvendit të 11 dhjetorit si legjitim. 3 janë skenarët e sotëm që priten nga kjo gjykatë, në një kohë kur shtyrja e dhënies së vendimit do të vështirësonte regjistrimin e PD pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kur kanë ngelur vetëm 3 ditë nga afati. E para që Apeli të lërë në fuqi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, e dyta, që vendimi i Zhukrit të zhbëhet dhe të pranohet ankimi i Alibeajt dhe opsioni i tretë që çështja të kthehet sërish për gjykim në Themel.

3 VITE ME PARE

DEBATET NË SALLË/ Çfarë po kërkojnë palët? Kaso: Të mos pranohet padia. Sefa: Rithemelimi nuk ka legjitimitet për këtë çështje

Tym i "zi" nga Apeli, Berisha pa vulë për PD,
Pamje nga seanca

TIRANE- Debate që në nisje të seancës për vulën në Partinë Demokratike. Burime i thanë Dosja, se Ivi Kaso, përfaqësues i Partisë Demokratike ka kërkuar mbështetjen edhe nga Oerd Bylykbashi dhe Ledina Mandija. Ndërsa Indrit Sefa, përfaqësues i grupit Alibeaj kërkoi që Gjykata të mos marrë parasysh kërkesat e bëra nga Kaso, pasi sipas tij, Komisioni i Rithemelimit nuk ka ligjshmëri për të bërë përfaqësim në gjykatë. 

Debatet në sallë: 

Ivi Kaso: Gjykata të mos e pranojë padinë sepse gjykata është vënë në lëvizje nga një palë që nuk është pjesë e procesit. Gjykata të konstatojë mospranimin e ankimit, pasi gjykata është investuar nga një palë që nuk legjitimohet. Sipas nesh vendimi gjyqësor që e ka lejuar ankuesin është marrë në kundërshtim të ligjit.

Indrit Sefa: Ky nuk është momenti për të bërë këto kërkesa, pasi nuk jemi në këtë faze proceduriale. Gjykata duhet ti shqyrtojë të gjitha elementët në tërësinë e saj. Komisioni i Rithemelimit nuk ka autoritet juridike dhe duhet të ketë prokurë të Posaçme. Që në momentin e parë që i është drejtuar gjykatës. Edhe Shkalla e Parë ka gabuar kur është legjitimuar Ivi Kaso për të paraqitur padinë në Shkallën e Parë. Ka një konfondim, a ka legjitimitet Komisioni i Rithemelimit.

Ivi Kaso: Nuk duhet të ishte pranuar ankimi i deputetit Enkelejd Alibej duke qenë se personi që ka paraqitur ankimin nuk ishte palë në proces. Enkelejd Alibeaj nuk është konfirmuar asnjëherë në detyrë. Pasi nuk është mbledhur Këshilli Kombëtar i Partisë Demokatike për ta zgjedhur atë kryetare. Alibeaj është komanduar me detyrë përmes një deklarate nga sekretari i përgjithshëm i cili është shkarkuar nga kuvendi i 11 dhjetorit./Dosja.al

3 VITE ME PARE

VIDEO LIVE nga salla e gjyqit për "vulën"/ Me të qeshura dhe dyshim, nis përballja e PD-Alibeaj

Tym i "zi" nga Apeli, Berisha pa vulë për PD,
Oerd Bylykbashi

TIRANE- Dosja sjell pamjet e para nga seanca gjyqësore vendimtare që është duke u zhvilluar brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë. Nga momenti në moment pritet shpallja e vendimit se kujt do ti përkasë vula ligjore në PD. Në pamje, shihen përfaqësuesit e PD me buzën në gaz. Çfarë do të ndodhë?

Trupa gjykuese përbëhet nga Elona Mihali kryesuese dhe Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja, anëtarë.

Në gjykatën e Apelit pritet të jepet vendimi sot për përkatësinë e vulës në Partinë Demokratike. Gjykata do të vendosë mbi ankimimin e Alibeajt ku kërkohet rrëzimi i vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e kuvendit të 11 dhjetorit si legjitim. 3 janë skenarët e sotëm që priten nga kjo gjykatë, në një kohë kur shtyrja e dhënies së vendimit do të vështirësonte regjistrimin e PD pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kur kanë ngelur vetëm 3 ditë nga afati. Mundësitë janë 3; e para që Apeli të lejë në fuqi, vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, vendimi i Zhukrit të zhbëhet dhe të pranohet ankimi i Alibeajt dhe opsioni i tretë që çështja të kthehet sërish për gjykim në Themel./Dosja.al

3 VITE ME PARE

‘Surpriza’ në gjyqin për vulën e PD, mbërrijnë në Apel përfaqësueset e ambasadës amerikane

Tym i "zi" nga Apeli, Berisha pa vulë për PD,
Përfaqësueset e ambasadës së SHBA-ve

TIRANË- Ambasada Amerikane është bërë gjithashtu pjesë e gjyqit të Partisë Demokratike. Dy persona, njëra prej tyre përkthyesja zyrtare e ambasadës, ndërsa tjetrës nuk i dihet ende roli, janë fotografuar në oborrin e Gjykatës së Apelit.

Brenda në sallë janë futur përfaqësuesit ligjorë të dy grupime brenda PD-së dhe trupa gjykuese, ndërkohë që është raportuar se në Gjykatën e Apelit janë vendosur dhe masa të shumta sigurie.

Gjykata e Apelit pritet të japë vendimin përfundimtar për vulën e Partisë Demokratike. Seanca ka nisur në orën 11:00. Vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri që i dha vulën e selinë blu kryedemokratit Sali Berisha do të shqyrtohet nga trupi gjykues i përbërë nga Relatore Gjyqtare Elona Mihali, anëtar Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja. Ky vendim do të përcaktojë dhe grupin e PD-së që do të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit. 

3 VITE ME PARE

Gjyqi për vulën e PD, Rudina Hajdari para Apelit: Pakica nuk mund të na imponohet, kryetarin e zgjedh populli jo gjykata

Tym i "zi" nga Apeli, Berisha pa vulë për PD,
Rudina Hajdari

TIRANE- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari në një deklaratë përpara hyrjes në Gjykatën e Apelit ku do të jepet vendimi për përkatësinë e vulës në Partinë Demokratike tha se ajo që është duke ndodhur është e paprecedentë. Hajdari tha se kryetarin e opozitës e zgjedh populli dhe jo gjykata. 

“Ajo që po ndodh është e paprecedentë. I kujtoj gjykatës , shoqërisë që ky është një problem që na përket të gjithë. Gjykata nuk mund të mohojë të drejtën. PD nuk mund të trajtohet si pronë private, s’mund të vendoset nga një trup gjykues nëse kjo i përket zoti Berisha apo jo. E inkurajoj gjykatën që ta shoh këtë vendim. Po e them dhe si nënë, jam e shqetësuar. jam këtu për t’i kujtuar gjykatës, se gjithë procesi është falsitet. PD nuk mund të trajtohet si pronë private. Do e inkurajoja gjykatën që mos të harrojë drejtësinë, dhe të prevalojë shumicën. Shumica është vullneti përmes votës. E vendosin anëtarët e PD të ardhmen e kësaj partie. PD është aset publik i shqiptarëve, është opozitë në këtë vend. Parimi po thuhet, dhe dua t’ua rikujtoj gjykatës. Jam këtu si gardiane e këtij parimi, pasi jam e bija e Azem Hajdarit, që dha jetën për këto parime. Ndaj i bëj thirrje gjykatës që të kenë parasysh që partitë dhe kryetarët e tyre zgjidhen si proces i votës së lirë dhe jo përmes gjyqeve”, tha Rudina Hajdari.

Por çfarë po ndodh sot? Në gjykatën e Apelit pritet të jepet vendimi sot për përkatësinë e vulës në Partinë Demokratike. Gjykata do të vendosë  mbi ankimimin e Alibeajt ku kërkohet rrëzimi i vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e kuvendit të 11 dhjetorit si legjitim. 3 janë skenarët e sotëm që priten nga kjo gjykatë, në një kohë kur shtyrja e dhënies së vendimit do të vështirësonte regjistrimin e PD pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kur kanë ngelur vetëm 3 ditë nga afati. Mundësitë janë 3; e para që Apeli të lejë në fuqi, vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, vendimi i Zhukrit të zhbëhet dhe të pranohet ankimi i Alibeajt dhe opsioni i tretë që çështja të kthehet sërish për gjykim në Themel./Dosja.al 

3 VITE ME PARE

Momentet e pritjes! "Blindohet" Gjykata e Apelit, mbërrijnë 3 gjyqtarët dhe përfaqësuesi i Alibeajt, Indrit Sefa

Tym i "zi" nga Apeli, Berisha pa vulë për PD,
Foto ilustruese

TIRANE- Gjykata e Apelit pritet të japë vendimin për vulën e Partisë Demokratike në orën 11:00. Deri më tani në ambientet e Gjykatës së Apelit janë paraqitur 3 gjyqtarët e caktuar për të dhënë vendimin për këtë çështje dhe përfaqësuesi i grupit Alibeaj, Indrit Sefa. Jashtë gjykatës ka prani të shtuar të forcave të sigurisë që janë duke monitoruar situatën për të parandaluar çdo konflikt të mundshëm.

Por çfarë po ndodh sot? Në gjykatën e Apelit pritet të jepet vendimi sot për përkatësinë e vulës në Partinë Demokratike. Gjykata do të vendosë  mbi ankimimin e Alibeajt ku kërkohet rrëzimi i vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e kuvendit të 11 dhjetorit si legjitim. 3 janë skenarët e sotëm që priten nga kjo gjykatë, në një kohë kur shtyrja e dhënies së vendimit do të vështirësonte regjistrimin e PD pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kur kanë ngelur vetëm 3 ditë nga afati. Mundësitë janë 3; e para që Apeli të lejë në fuqi, vendimin e gjyqtarit Agron Zhugri, vendimi i Zhugrit të zhbëhet dhe të pranohet ankimi i Alibeajt dhe opsioni i tretë që çështja të kthehet sërish për gjykim në Themel./Dosja.al 

pd ne gjyq sali berisha enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!