LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Gjyqi për "Plumbin e Artë"/ Seanca ndërpritet pas tensioneve mes avokates së Altin Ndocit dhe prokurorëve, GJKKO do të njihet me dëshmitë e Erjon Alibejt në 2022

• Seanca e procesit gjyqësor "Plumbi i Artë" është shoqëruar sot me tensione dhe debate të forta. • Avokatja e Altin Ndocit, Elda Zotaj ka braktisur seancën pasi kërkoi përjashtimin e kryesueses së trupit gjykues, Engjëllushe Tahiraj. • Zotaj akuzoi Tahirajn se merr vendime pa u konsultuar me anëtarët e tjerë të trupës dhe merr parasysh vetëm kërkesat e organit të akuzës. • Si pasojë u vendos ndërprerja e seancës gjyqësore. • Lidhur me këtë, prokurori i SPAK, Behar Dibra, kërkoi që avokatja Zotaj të zëvendësohet, pasi sipas tij kërkesat e saj janë të pabazuara dhe po shkaktojnë ndërprerje të përsëritura të seancave. • Prokurorja Doloreza Musabelli e cilësoi gjithashtu kërkesën e Zotajt si të pabazuar ligjërisht dhe kërkoi që të caktohet masa maksimale ndaj avokates, si dhe që Dhoma e Avokatëve të njoftohet për rastin. • Ajo kërkoi gjithashtu ndërprerjen e seancave për shkak të mungesës së mbrojtjes ligjore për të pandehurin Altin Ndoci. • Në përfundim, Gjykata e Posaçme vendosi zëvendësimin e avokates Elda Zotaj me avokaten Pranvera Doci. • Ndërkohë më herët, pas disa diskutimeve Gjykata e Posaçme ka urdhëruar Prokurorinë që t’i vendosë në dispozicion deklarimet e Erjon Alibej gjatë vitit 2022. • Avokati Sokol Hazizaj i kërkoi gjykatës që në momentin kur të pyetet Alibej, të largohet Nuredini nga seanca. • Kjo kërkesë gjeti kundërshti nga Prokuroria dhe nga vetë Dumani. Gjykata vendosi që gjatë dëshmise se Erjon Alibej, Dumani mund të qëndrojë.

2 artikuj për këtë temë.

11 MUAJ ME PARE

Tensione në gjyqin për "Plumbin e Artë"/ Përplasje mes avokates së Altin Ndocit dhe prokurorëve, ndërpritet seanca

Gjyqi për "Plumbin e Artë"/ Seanca ndërpritet pas
nuredin dumani

TIRANË- Seanca e procesit gjyqësor "Plumbi i Artë" është shoqëruar sot me tensione. Avokatja e Altin Ndocit, Elda Zotaj ka braktisur seancën pasi kërkoi përjashtimin e kryesueses së trupit gjykues, Engjëllushe Tahiraj.

Zotaj akuzoi Tahirajn se merr vendime pa u konsultuar me anëtarët e tjerë të trupës dhe merr parasysh vetëm kërkesat e organit të akuzës. Si pasojë u vendos ndërprerja e seancës gjyqësore.

Lidhur me këtë, prokurori i SPAK, Behar Dibra, kërkoi që avokatja Zotaj të zëvendësohet, pasi sipas tij kërkesat e saj janë të pabazuara dhe po shkaktojnë ndërprerje të përsëritura të seancave.

“Duhet të merret një vendim për të zëvendësuar avokaten, qoftë kryesisht. Kjo është bërë shkak për ndërprerjen e seancës për herë të disatë,” deklaroi Dibra.

Prokurorja Doloreza Musabelli e cilësoi gjithashtu kërkesën e Zotajt si të pabazuar ligjërisht dhe kërkoi që të caktohet masa maksimale ndaj avokates, si dhe që Dhoma e Avokatëve të njoftohet për rastin. Ajo kërkoi gjithashtu ndërprerjen e seancave për shkak të mungesës së mbrojtjes ligjore për të pandehurin Altin Ndoci. Në përfundim, Gjykata e Posaçme vendosi zëvendësimin e avokates Elda Zotaj me avokaten Pranvera Doci. 

Prokuroria e Posaçme po vijon procesin për dosjen e bujshme, ku ka disa të pandehur. Nuredin Dumani është në cilësinë e të penduarit, si bashkëpunëtor i SPAK, duke zbardhur të paktën 12 vrasje dhe dhjetëra krime të tjera në një dekadë, si dhe porositë që merrte për ekzekutime, me pagesa deri në 200 mijë euro. Erjon Alibej gjithashtu është bashkëpunëtor i drejtësisë.

11 MUAJ ME PARE

Dosja "Plumbi i artë", GJKKO urdhëron Prokurorinë që të dorëzojë dëshmitë e Erjon Alibejt gjatë vitit 2022

Gjyqi për "Plumbin e Artë"/ Seanca ndërpritet pas
Foto

TIRANË- Seanca e sotme në GJKKO për procesin e dosjes "Plumbi i artë" u shoqërua me një debat të fortë sa i takon marrjes së 6 akteve hetimore, që kanë të bëjnë me dëshmi të Erjon Alibejt para prokurorëve. Për këtë dosje janë bashkëpuntorë të drejtësisë janë Nuredin Dumani, Erjon Alibej dhe Skerdi Tase. Gjatë fjalës së saj në seancë prokurorja Doloreza Musabelliu u shpreh se nuk mund të vihet në diskutim statursi i bashkëpunëtorit.

“Këto janë provat që kemi sjellë në gjykatë. Sa i takon marrëveshjes ne e kemi në dosje. Nuk mund të vihet në diskutim statusi i bashkëpunëtorit. Më 29 Qershor 2023 është lidhur marrëveshja. Vetë organi që ia heq statusin është vetëm organi i akuzës," u shpreh ajo.

Nga ana tjetër avokati Aldo Shkëmbi e kundërshtoi duke i thënë se kërkesa e tyre kishte bazë ligjore. Prokurori Behar Dibra vuri në dukje se kërkesat e palës mbrojtëse ishin të përsëritura dhe duhet të përqëndroheshin te seanca.

“Këto janë kërkesa të përsëritura. Kur morëm në pyetje Erjon Alibej nuk u parashtrua kërkesa. Pyetjet duhet të bëhen mbi ato se çfarë ka thënë në senacë”, u shpreh përfaqësuesi i SPAK.

Pas diskutimeve Gjykata e Posaçme ka urdhëruar Prokurorinë që t’i vendosë në dispozicion deklarimet e Erjon Alibej gjatë vitit 2022. Avokati Sokol Hazizaj i kërkoi gjykatës që në momentin kur të pyetet Alibej, të largohet Nuredini nga seanca. Kjo kërkesë gjeti kundërshti nga Prokuroria dhe nga vetë Dumani. Gjykata vendosi që gjatë dëshmise se Erjon Alibej, Dumani mund të qëndrojë.

plumbi i arte gjkko erjon alibej spak

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje