LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Hagë/ Vijon gjykimi ndaj Pjetër Shalës, vazhdon dëgjimi i dëshmitarit të 6-të, DETAJET: Miqtë tanë janë rrahur me shufër gome në fabrikën e metalit në Kukës

•Në Gjykatën Speciale në Hagë ka vazhduar sot gjykimi ndaj Pjetër Shalës, ish-pjestar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. •Shala ka marrë pjesë në seancë virtualisht teksa sot ka përfunduar deklaratën dëshmitari i 5-të dhe ka nisur, deklaratën dëshmitari i 6-të (me kodin 10). •I pyetur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) nëse kishte qenë dëshmitar i keqtrajtimit në dhomën ku kishte qenë i ndaluar, ai u përgjigj me ‘‘po’’. •Ai tha se nuk ka mundur të identifikojë personin i cili ka kryer keqtrajtimet. Dëshmitari tha se në momentin kur mbërriti në dhomën e izolimit, ishin edhe rreth 7-8 persona të tjerë. •Po ashtu, dëshmitari tha se para derës së dhomës kishte roje dhe se ata nuk ishin të lirë të hynin e të dilnin nga ajo dhomë, por duhej t'i thoshin rojës për këtë. •Ai tha se përveçse për të marr ujë dhe për të shkuar në tualet, ata nuk kishin të drejtë të dilnin jashtë, përveç që përmendi faktin se vëllezërit romë detyroheshin të dilnin për të pastruar oborrin.• Ai gjithashtu tregoi se e kishin marr në pyetje vetëm një herë, ndërsa kur dëshmitari me kodin 11 filloi të përmendte personat e tjerë se kush ishte marr në pyetje, DHSK vendosi që kjo të ketë përmbajtje të redaktuar dhe më pas është kaluar në seancë private. •Ndërkaq më herët, dëshmitari përmes një fotografie (jo publike) ka identifikuar hyrjen e ndërtesës në të cilën është mbajtur i ndalur dhe ka vizatuar një rreth në të. •Seanca e sotme është zhvilluar në sesion privat pa praninë e mediave. •Shala u arrestua më 16 mars 2021 në Belgjikë dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 15 prill 2021. Më 19 prill 2021, Shala pati paraqitjen e tij të parë para gjykatësit të procedurës paraprake dhe u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. •Shala akuzohet për krime të kryera përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Gjykimi ndaj Pjetër Shalës në Hagë/ Dëshmitari: Janë rrahur me shufra gome në fabrikën e metalit në Kukës ku mbaheshin të mbyllur

Hagë/ Vijon gjykimi ndaj Pjetër Shalës, vazhdon dëgjimi i
Pjetër Shala

HAGË- Dëshmitari i gjashtë me radhë (me kodin 10) në gjykimin e Pjetër Shalës në Gjykatën Speciale, i pyetur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) nëse kishte qenë dëshmitar i keqtrajtimit në dhomën ku kishte qenë i ndaluar, ai u përgjigj me ‘‘po’’.

‘‘Vëllezërit romë i kanë rrahur me shufra gome dhe mu personalisht vetëm njëherë më kanë rrah”, tha ai.

Ai tha se nuk ka mundur të identifikojë personin i cili ka kryer keqtrajtimet. 

‘‘Nuk kom mujt me kqyr, kam qenë i kthyer ka zidi (muri), ashtu që s’e kemi pa kush ka qenë edhe kush s’ka qenë’’, tha tutje ai.

Dëshmitari tha se në momentin kur mbërriti në dhomën e izolimit, ishin edhe rreth 7-8 persona të tjerë.

Për pyetje të tjera lidhur me persona të tjerë, prokurori special Filippo De Minicis ka kërkuar të kalohet në seancë private. Po ashtu, dëshmitari tha se para derës së dhomës kishte roje dhe se ata nuk ishin të lirë të hynin e të dilnin nga ajo dhomë, por duhej t'i thoshin rojës për këtë.

Ai tha se përveç për të marr ujë dhe për të shkuar në tualet, ata nuk kishin të drejtë të dilnin jashtë, përveç që përmendi faktin se vëllezërit romë detyroheshin të dilnin për të pastruar oborrin.

Ai gjithashtu tregoi se e kishin marr në pyetje vetëm një herë, kurse kur dëshmitari me kodin 11 filloi të përmendte personat e tjerë se kush ishte marr në pyetje, DhSK vendosi që kjo të ketë përmbajtje të redaktuar dhe më pas është kaluar në seancë private. Ndërkaq më herët, dëshmitari përmes një fotografie (jo publike) ka identifikuar hyrjen e ndërtesës në të cilën është mbajtur i ndalur dhe ka vizatuar një rreth në të. 

3 VITE ME PARE

Hagë/ Gjykimi ndaj Pjetër Shalës, përfundon dëgjimi i dëshmitarit të pestë

Hagë/ Vijon gjykimi ndaj Pjetër Shalës, vazhdon dëgjimi i
Pjetër Shala

HAGË- Ka përfunduar dëgjimi i dëshmitarit të pestë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në gjykimin kundër Pjetër Shalës. Seanca me kundërpyetjet e ekipit mbrojtës të Shalës ka vijuar në pjesë të madhe e mbyllur për publikun, shkruan Kosovapress. Gjatë seancës avokatja e Pjetër Shalës ka pyetur dëshmitarin se kush ishte përgjegjës për magazinën në fabrikën e metaleve në Kukës, që ai ka përmendur dje gjatë dëshmisë së tij.

Trupi gjykues ka kërkuar sqarime nga dëshmitari i mbrojtur në lidhje me ndërtesën me numër 1, në afërsi të shtabit të logjistikës në Kukës. Ai ka thënë se nuk ka parë persona me duar të lidhura, ndërkohë që kryetarja e trupit gjykues ka kujtuar deklaratën e tij të dhënë për prokurorinë. Gjithashtu dëshmitari i mbrojtur është pyetur se si vinin personat të cilët dyshoheshin se ishin bashkëpunëtor të Serbisë.

Në pyetjet e gjykatëses për prejardhjen etnike të këtyre personave që i sillnin në “ndërtesën numër 1”, dëshmitari tha se ishin të të gjitha vendeve të Kosovës. Ndërkaq, kryetarja e trupit gjykues tha se ai kishte thënë se kishte edhe romë, për çka e ka konfirmuar edhe dëshmitari i mbrojtur.

Në dëshminë e tij të djeshme, dëshmitari i pestë ka thënë se ishte ushtar i thjeshtë dhe kishte bërë roje në shtabin e logjistikës në Kukës. Prokuroria i ka shfaqur skicën, ku kishte përmendur edhe “ndërtesën 1”, që sipas tij, mbaheshin e merreshin në pyetje personat e dyshuar që kishin lidhje me Serbinë.

Seanca në Hagë po vazhdon me dëgjimin e dëshmitarit të gjashtë të ZPS-së, i cili mban numrin 11.

3 VITE ME PARE

Gjyqi në Hagë/ Pjetër Shala ndjek sërish virutalisht gjykimin ndaj tij, seanca vazhdon të jetë private

Hagë/ Vijon gjykimi ndaj Pjetër Shalës, vazhdon dëgjimi i
Pjetër Shala

HAGË- Në Gjykatën Speciale në Hagë po vazhdon sot gjykimi ndaj Pjetër Shalës, ish-pjestar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Edhe në seancën e sotme, Shala po merr pjesë virtualisht teksa dëshmon dëshmitari i pestë, i cili po merret në pyetje nga ekipi mbrojtës. Seanca po mbahet e mbyllur për publikun.

Ndërkohë në ditën e parë të dëshmisë së dëshmitarit të pestë, ish-ushtari i UÇK-së teksa ka treguar se si fundksiononte shtabi i logjistikës në Kukës ka pretenduar se Pjetër Shala ‘hynte e dilte pa pyetur askënd’.

Shala u arrestua më 16 mars 2021 në Belgjikë dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 15 prill 2021. Më 19 prill 2021, Shala pati paraqitjen e tij të parë para gjykatësit të procedurës paraprake dhe u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Shala akuzohet për krime të kryera përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

kosova ne hage

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet