LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Gjyqi në Hagë/ Prokuroria le në paraburgim dy ish-krerët e UÇK-së, Selimi kërkon shkarkimin e avokatit, dëshmitari i pestë fillon dëshminë

•Seancat gjyqësore për ish-krerët e UÇK-së në Hagë janë në zhvillim. •Në kohën kur prej dy javësh në Hagë ka filluar gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rexhep Selimi ka kërkuar që avokati i tij David Young të mos e përfaqësoj më atë. Selimi ka kërkuar që përfaqësues i tij të jetë avokati Geoffrey Roberts. •Ndërkohë prokuroria ka vendosur të mbajë në paraburgim Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, duke përdorur si argumenta deklaratat e analistit Rron Gjinovci të bëra në emisionin Konfront në televizionin KTV. •Organi i akuzës i ka cituar deklaratat e analistit, ku ai shprehet se ka marrë kërcënime kur ftet për UÇK-në në seancën gjyqësore si argumente të forta për të mbajtur dy ish-krerët në paraburgim. • Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë janë zhvilluar seancat e dëshmitarëve me dyer të mbyllura.•Sot ka filluar të dëgjohet dëshmitari i pestë në gjykimin kundër Pjetër Shalës. Dëshmitari i pestë është ish-ushtar i UÇK-së dhe ka folur për rolin e tij gjatë kohës që ishte ushtar, duke treguar me detaje si ishin të ndara rolet e tyre dhe funksionin e çdo godine të shtabit të logjistikës. •Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti. Ai akuzohet për krime kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” në 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999.•Gjyqi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së filloi më 4 prill pas më shumë se dy vjetësh. •Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. •Ata po akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me akuza për krime kundër njerëzimit, si përndjekje, burgosje, akte ç’njerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, si dhe me 4 pika për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Kosova në Hagë/ Gykimi i Pjetër Shalës, fillon dëshminë ish-ushtari i UÇK-së

Gjyqi në Hagë/ Prokuroria le në paraburgim dy ish-krerët e
Pjetër Shala

HAGË- Në gjykatën e Hagës ka filluar dëgjimi i dëshmitarit të pestë i prokurorisë në gjykimin kundër Pjetër Shalës. Dëshmitari, ish-ushtar i UÇK-së përmes video-lidhjes ka folur për rolin e tij gjatë kohës që ka qenë ushtar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë pyetjeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, dëshmitari ka thënë se ka qenë ushtar i thjeshtë dhe ka bërë roje në shtabin e logjistikës në Kukës. Pjetër Shala po e ndjek këtë seancë nga qendra e paraburgimit, përmes video-lidhjes, shkruan Kosovapress.

Gjatë dëshmisë së tij në gjykimin kundër Pjetër Shalës, është paraqitur një skicë e shtabit të logjistikës, e cila nuk është shfaqur për publikun. ZPS ka kërkuar tre orë kohë për të intervistuar këtë dëshmitar. Në skicën e shfaqur lidhur me dhomat e fjetjes, dëshmitari tregoi se ushtarët flinin në katin e dytë, të gjithë në një dhomë, rreth 25-30 persona, kurse në katin e parë oficerët të cilët sipas tij, kishin dhoma të ndara të vogla.

Ai përmes fotografisë identifikoi edhe dritaret e zyrës së Sali Saramantit si dhe më pas magazinën apo depon (me numrin 2) si dhe ndërtesën ku sipas dëshmitarit mbaheshin njerëzit për 2-3 orë për tu marr në pyetje (me numrin 1). Për këtë, dëshmitari tha se ishin persona që dyshoheshin se i ka dërguar Serbia për informacione, të cilët tha se UÇK i merrnin në pyetje dhe i lëshonin.

Sipas prokurorisë “Krimet për të cilat akuzohet z.Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Shala po qëndron në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021.

3 VITE ME PARE

Gjyqi në Hagë/ Rexhep Selimi kërkon shkarkimin e avokatit të tij

Gjyqi në Hagë/ Prokuroria le në paraburgim dy ish-krerët e
Rexhep Selimi

HAGË- Në Hagë po mbahet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, por në kohën e zhvillimit të seancave Rexhep Selimi ka kërkuar që avokati i tij David Young të mos e përfaqësoj më atë. Selimi ka kërkuar të ndërpresë kontratën më të dhe njoftoi që Young të zëvendësohet nga avokati Geoffrey Roberts.

Në vendimin e dhënë nga gjykata speciale në Hagë thuhet se njëkohësisht edhe Young ka paraqitur një kërkesë për t’u tërhequr si avokat i emëruar për Rexhep Selimin.

“Në bazë të rregullit 26(1) të Rregullave1 dhe nenit 16(1) të Direktivës për avokatin, sekretari kërkon miratimin e Trupit Gjykues për ndërprerjen e parakohshme të shërbimeve të z. David Young (‘MrYoung’) si avokat i z. Rexhep Selimi. (‘Zoti Selimi’). Më 25 prill 2023, Zyra e Mbrojtjes mori një letër nga z. Selimi ku kërkonte që z. Young të tërhiqej si avokat i emëruar nga ai, dhe që është caktuar si avokat zëvendësues Geoffrey Roberts. Selimi përfshiu një përshkrim të shkurtër të motivimit të kërkesës së tij. Zyra e Mbrojtjes gjithashtu mori nga z. Selimi një formular të nënshkruar dhe datë kërkese për takim, si dhe një autorizim për z. Roberts. Në të njëjtën ditë, z. Young paraqiti një kërkesë përkatëse për t’u tërhequr si avokat i emëruar për z. Selimi bazuar në arsye të mira, dhe duke përshkruar arsyet për këtë”, -thuhet në vendimin e Speciales.

Gjyqi ndaj ish-krerë të UÇK-së, nisi më 3 prill pas më shumë se 2 vjet nga konfirmimi i aktakuzës. Për tre ditë palët mbajtën deklaratat e tyre hyrëse për rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.

Pretendohet se këto krime u kryen nga anëtarë të UÇK-së kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime. Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi kanë përgjegjësi penale individuale për krime që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë dhe ishin pjesë e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave që dyshoheshin se ishin kundër UÇK-së.

3 VITE ME PARE

“Marr mesazhe kërcënuese kur flas për UÇK-në”/ Prokuroria në Hagë përdor deklaratat e analistit: Le në paraburgim Selimin dhe Veselin

Gjyqi në Hagë/ Prokuroria le në paraburgim dy ish-krerët e
Rron Gjinovci, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi

HAGË- Deklaratat e analistit Rron Gjinovci të bëra në emisionin Konfront në televizionin KTV po përdoren nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë si një nga argumentet pse duhet t’u vazhdohet paraburgimi Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, të cilët 

“Teksa po flas për UÇK-në po marr mesazhe kërcënuese, fyese në llogaritë e mia në rrjetet sociale. Nuk është se jam frikësuar ndonjëherë, por kjo tregon se ka një terror mbi popullin e Kosovës për këtë çështje”,-tha Gjinovci në emision.

Deklaratat e tij janë cituar dhe përkthyer në 14 faqe nga prokuroria e cila thotë duke iu referuar Gjinovcit: “i ftuari vazhdoi të tregojë reagimet ndaj një videoje që ai kishte postuar së fundmi në internet, e cila kishte marrë mbi 1400 komente, shumica e të cilave ishin negative, dhe shumë prej të cilave e etiketonin atë me termat e mësipërm, disa shkuan deri aty sa e kërcënonin fizikisht”.

Gjyqi në Hagë/ Prokuroria le në paraburgim dy ish-krerët e

Këto deklarata janë përdorur nga organi i akuzës si argumenta për vazhdimin e lënies në paraburgim të Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. 

Gjyqi ndaj ish-krerë të UÇK-së, nisi më 3 prill pas më shumë se 2 vjet nga konfirmimi i aktakuzës. Për tre ditë palët mbajtën deklaratat e tyre hyrëse për rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Më pas kanë vazhduar seanacat për dëgjimin e dëshmitarëve, të cilat janë zhvilluar me dyer të mbylluar. Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

kosova ne hage

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion