LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua/ Kryepeshkopi Anastas Janullatos i nënshtrohet një operacioni, spitali grek: 48 orët e ardhshme kritike!

• Kryepeshkopi Anastas Janullatos i është nënshtruar një operacioni urgjent pasditen e sotme, pas përkeqësimit së gjendjes së tij shëndetësore. • Operacioni i Janullatos përfundoi pak para orës 18:30 të pasdites dhe tani kryepeshkoi do të qëndrojë në Repartin e Mjekimit Intensiv. • Sipas "Protothema", iu nënshtrua menjëherë operacionit në Spitalin e Athinës "Evangjelismos" për shkak të hemorragjisë në stomak. •  96-vjeçari kishte shfaqur një përkeqësim të shpejtë të shëndetit të tij dhe orët e fundit  ishte intubuar dhe transferuar në Repartin e Kujdesit Intensiv. • Spitali është shprehur se 48 orët e ardhshme konsiderohen kritike për kryepeshkopin. • Primatët e Kishave Ortodokse më këto ditë të vështira për shëndetin e Kryepeshkopit i kanë dërguar atij letra ndërsa luten për shërimin e tij. • Patriarku Ekumenik Tërëshenjtëria e tij, Vartholome në letrën e tij drejtuar kryepeshkopit shkruan se lutet për një shërim të shpejtë dhe të plotë të Janullatos. • Edhe Patriarku i Jeruzalemit Theofil në letrën e tij ndër të tjera shkruan për shërim të shpejtë dhe rikthimin e kryepeshkopit për të vazhduar me forcë të patundur shërbesën e shenjtë kryepriftërore për të mirën e Kishës Ortodokse në Shqipëri dhe të të gjithë ortodoksëve. • Janullatos u transportua me avion nga Shqipëria mesditën e së premtes, 3 janar dhe u shtrua në spitalin “Evangelismos” ndodhet në gjendje kritike për jetën. • Shëndeti i Kryepeshkopit është përkeqësuar mbrëmjen e së shtunës, 4 janar ndërsa ekipi mjekësor i spitalit, i drejtuar nga profesoresha e Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou, vijon monitorimin e tij.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

FOTO/ Gjendja kritike shëndetësore e kryepeshkopit Anastas, besimtarët mblidhen për lutje në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë

Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua/ Kryepeshkopi
pamje nga kisha e ungjillezimit

TIRANË- Komuniteti Orthodoks në Tiranë ka kryer lutje mbrëmjen e sotme në Kishën e Ungjillëzimit në Tiranë për Hierarkun e tyre, Kryepeshkopin Anastas Janullatos, gjendja shëndetësore e të cilit paraqitet kritike. Të pranishëm në lutje janë dhjetëra besimtarë të të gjitha moshave, si edhe të gjithë klerikët e Tiranës. Lutjet filluan në orën 21:00 të mbrëmjes dhe do vijojnë deri në orët e para të mëngjesit të ditës së nesërme. Këtë të premte ceremoni lutjesh janë mbajtur në shumë kisha Ortodokse në mbarë vendin.

Kryepeshkopi iu nënshtrua sot një operacioni në Spitalin e Athinës "Evangjelismos" për shkak të hemorragjisë në stomak. 96-vjeçari kishte shfaqur një përkeqësim të shpejtë të shëndetit të tij dhe orët e fundit ishte intubuar dhe transferuar në Repartin e Kujdesit Intensiv. Kryepeshkopi ndodhet në spitalin grek që prej të premtes së kaluar, kur u transferua në Athinë nga Tirana me një avion të Forcave Ajrore. Prej datës 30 dhjetor ai ishte i shtruar në një klinikë në Tiranë, ndërsa diagnoza fillestare ishte një virus sezonal.

Megjithatë, duke pasur parasysh shëndetin dhe moshën e tij, virusi u shndërrua në një infeksion dhe ai gjithashtu pati hemorragji. Më pas, u pa e nevojshme transferimi i tij në Athinë, ku ka qenë i shtruar gjatë periudhës së Covid-it dhe mjekët e Evangjelismos, të drejtuar nga profesoresha Anastasia Kotanidou, e dinë shumë mirë historinë e tij mjekësore. Gjendja e tij shëndetësore u stabilizua pas transferimit në Athinë ditët e para, por më pas u përkeqësua. Orët e fundit, gjendja e Janullatos konsiderohet kritike.

1 VITE ME PARE

Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin

Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua/ Kryepeshkopi
Anastas Janullatos

ATHINË- Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga, vizitoi sot për herë të tretë, Kryepeshkopin Anastas Janullatos, i cili është i shtruar prej një jave në spitalin "Ungjillëzimi" në Athinë. Kreypeshkopi iu nënshtrua një operacioni delikat ditën e sotme për gjakderdhje gastrike dhe tashmë është i intubuar në reanimacion. Spitali është shprehur se 48 orët e ardhshme konsiderohen kritike për kryepeshkopin pas operacionit. 

Kryepeshkopi ndodhet në spitalin grek që prej të premtes së kaluar, kur u transferua në Athinë nga Tirana me një avion të Forcave Ajrore. Prej datës 30 dhjetor ai ishte i shtruar në një klinikë në Tiranë, ndërsa diagnoza fillestare ishte një virus sezonal.

Megjithatë, duke pasur parasysh shëndetin dhe moshën e tij, virusi u shndërrua në një infeksion dhe ai gjithashtu pati hemorragji. Më pas, u pa e nevojshme transferimi i tij në Athinë, ku ka qenë i shtruar gjatë periudhës së Covid-it dhe mjekët e Evangjelismos, të drejtuar nga profesoresha Anastasia Kotanidou, e dinë shumë mirë historinë e tij mjekësore.

Gjendja e tij shëndetësore u stabilizua pas transferimit në Athinë ditët e para, por më pas u përkeqësua. Orët e fundit, gjendja e Janullatos konsiderohet kritike.

1 VITE ME PARE

Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Anastas Janullatos pas operacionit, spitali grek: 48 orët e ardhshme konsiderohen kritike

Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua/ Kryepeshkopi
Anastas Janullatos

ATHINË- Spitali “Evangelismos” ka reaguar për ecurinë e shëndetit të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos. Në njoftim thuhet se Kryepeshkopi, Anastas Janullatos, iu nënshtrua një operacioni urgjent në sistemin gastrointestinal. Gjithashtu në njoftim thuhet se 48 orët e ardhshme pas operacionit  konsiderohen kritike për Kryepeshkopin. 

“Fortlumturia e tij Kryepeshkopi i Shqipërisë Z. Anastasios iu nënshtrua një operacioni urgjent për të trajtuar një episod hemorragjik dhe u transferua sërish i intubuar në ICU. 48 orët e ardhshme konsiderohen kritike”, thuhet në njoftim. 

Kryepeshkopi ndodhet në spitalin grek që prej të premtes së kaluar, kur u transferua në Athinë nga Tirana me një avion të Forcave Ajrore. Prej datës 30 dhjetor ai ishte i shtruar në një klinikë në Tiranë, ndërsa diagnoza fillestare ishte një virus sezonal.

Megjithatë, duke pasur parasysh shëndetin dhe moshën e tij, virusi u shndërrua në një infeksion dhe ai gjithashtu pati hemorragji. Më pas, u pa e nevojshme transferimi i tij në Athinë, ku ka qenë i shtruar gjatë periudhës së Covid-it dhe mjekët e Evangjelismos, të drejtuar nga profesoresha Anastasia Kotanidou, e dinë shumë mirë historinë e tij mjekësore.

Gjendja e tij shëndetësore u stabilizua pas transferimit në Athinë ditët e para, por më pas u përkeqësua. Orët e fundit, gjendja e Janullatos konsiderohet kritike.

1 VITE ME PARE

Primatët e Kishave Ortodokse të botës luten për shëndetin e kryepeshkopit Anastas Janullatos

Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua/ Kryepeshkopi
Primatët e Kishave Orthodhokse

ATHINË- Primatët e Kishave Ortodokse të botës po luten për shëndetin e Fortlumturisë së Tij Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Primatët e Kishave Ortodokse më këto ditë të vështira për shëndetin e Kryepeshkopit i kanë dërguar atij letra ndërsa luten për shërimin e tij.

Patriarku Ekumenik Tërëshenjtëria e tij, Vartholome në letrën e tij drejtuar kryepeshkopit shkruan se lutet për një shërim të shpejtë dhe të plotë të Janullatos. Edhe Patriarku i Jeruzalemit Theofil në letrën e tij ndër të tjera shkruan për shërim të shpejtë dhe rikthimin e kryepeshkopit për të vazhduar, me forcë të patundur, shërbesën e shenjtë kryepriftërore për të mirën e Kishës Ortodokse në Shqipëri dhe të të gjithë ortodoksëve.

Janullatos u transportua me avion nga Shqipëria mesditën e së premtes, 3 janar dhe u shtrua në spitalin “Evangelismos” ndodhet në gjendje kritike për jetën. Shëndeti i Kryepeshkopit është përkeqësuar mbrëmjen e së shtunës, 4 janar ndërsa ekipi mjekësor i spitalit, i drejtuar nga profesoresha e Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou, vijon monitorimin e tij.

Para shtrimit në spital në "Evangelismos", 95-vjeçari, i cili ka një histori të komplikuar mjekësore, kishte shfaqur simptoma të virusit. Ai u shtrua fillimisht në një spital në Tiranë. Megjithatë, mjekët raportuan se pas përkeqësimit të shëndetit të tij, u vendos transferimi i tij në Greqi për të marrë kujdesin e specializuar mjekësor. 

Njoftimi i plotë:

Primatët e Kishave Orthodhokse të botës luten nxehtësisht për shëndetin e Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit Anastas. Në këto ditë të vështira për shëndetin e Kryepiskopit Anastas, Primatët e Kishave Orthodhokse në mbarë botën, Episkopë, klerikë, besimtarë të shumtë kanë dërguar letra ku luten nxehtësisht për shëndetin e Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit Anastas.

Patriarku Ekumenik Tërëshenjtëria e Tij z. Vartholome në letrën e Tij drejtuar Kryepiskopit Anastas ndër të tjera shkruan:


"Në këto rrethana, Ju përshëndesim vëllazërisht dhe lutemi për një shërim të shpejtë dhe të plotë, që të mund të vazhdoni me veprat tuaja të dashura për Perëndinë, duke lavdëruar dhe falënderuar Atë që "i shëron të gjitha sëmundjet tona" (Psalmi 102:3). Duke Ju përqafuar, fort i dashur dhe i shtrenjtë Fortlumturi, me puthje vëllazërore, mbetemi me dashuri dhe respekt të veçantë në Krishtin".
8 janar 2025


Më Krishtin, vëlla i dashur i Fortlumturisë tuaj të respektuar,
Vartholomeu i Konstantinopojës

Edhe Patriarku i Jeruzalemit z. Theofil në letrën e Tij ndër të tjera shkruan:
"Prandaj, i lutemi Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht, që u lind në shpellë dhe u vendos në grazhd, t’Ju japë shërim të shpejtë dhe rikthimin e plotë të shëndetit për të vazhduar, me forcë të patundur, shërbesën Tuaj të shenjtë kryepriftërore, baritore dhe misionare, të vlefshme dhe të dashur nga Perëndia, për të mirën e Kishës Orthodhokse në Shqipëri dhe të të gjithë orthodhoksëve të bekuar.
Ju përqafojmë me puthje të shenjtë nga Shpella Perëndipritëse dhe e Shenjtë".
Në Qytetin e Shenjtë të Jerusalemit, më 22 dhjetor 2024
Më Krishtin, vëlla i dashur i Fortlumturisë tuaj të Perëndimbrojtur,
† Theofili III
Patriarku i Jerusalemit

Edhe Patriarkët e Rumanisë dhe Bullgarisë dërguan letra ku luten për shërimin e Kryepiskopit Anastas.

Patriarku i Kishës së Rumanisë z. Daniel shkruan:
"Fortlumturi, vëlla dhe bashkëmeshëtar, Në këto momente sprove, i drejtojmë mendimet tona te ju Fortlumturi dhe i lutemi Zotit tonë Jisu Krisht, Mjekut të shpirtrave dhe trupave tona, që të ndihmojë mjekët t’ju lehtësojnë dhimbjen dhe t’ju rikthejnë shëndetin.


Kisha Orthodhokse Rumune lutet së bashku me klerin dhe besimtarët e Kishës vëllazërore Orthodhokse të Shqipërisë për shërimin e plotë të Fortlumturisë suaj".
Me dashuri vëllazërore në Zotin Jisu Krisht,
† DANIELI

Patriarku i Kishës Orthodhokse Rumune.

 

Në të kremten e Shën Joan Pagëzorit 7 Janar 2025 Patriarku i Bullgarisë z. Daniel lutet për shëndetin e Fortlumturisë së Tij z. Anastas me fjalët:


"Lutemi nxehtësisht para Zotit për shërimin tuaj të shpejtë me hirin e Tij hyjnor, i cili «në dobësi përmbushet» (2 Kor. 12, 9). Perëndia i gjithëmëshirshëm, përmes ndërmjetimeve të Nënës së Tij të papërlyer, Ju dhuroftë shëndet të patundur dhe forcë, që të kapërceni me sukses këtë provë dhe të vazhdoni t'i shërbeni Kishës së shenjtë edhe në të ardhmen, si shembull për të gjithë ne, ashtu si keni bërë deri tani". Duke kërkuar bekimet e shenjta të lutjeve Tuaja, mbetemi me dashuri të sinqertë në Krishtin, vëlla dhe bashkëmeshues,


† Danieli
Patriarku i Bullgarisë.

Lutje të shumta për Kryepiskopin Anastas janë bërë gjatë këtyre ditëve nga shumë Hierarkë, priftërinj, besimtarë nga e gjithë bota orthodhokse dhe jo vetëm.

1 VITE ME PARE

Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, Kryepeshkopi Anastas Janullatos i nënshtrohet operacionit

Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua/ Kryepeshkopi
kryepeshkopi

GREQI- Kryepeshkopi Anastas Janullatos i është nënshtruar një operacioni urgjent paditen e sotme, pas përkeqësimit së gjendjes së tij shëndetësore. 

Sipas "Protothema", iu nënshtrua menjëherë operacionit në Spitalin e Athinës "Evangjelismos" për shkak të hemorragjisë në stomak. 96-vjeçari kishte shfaqur një përkeqësim të shpejtë të shëndetit të tij dhe orët e fundit ishte intubuar dhe transferuar në Repartin e Kujdesit Intensiv. 

Kryepeshkopi ndodhet në spitalin grek që prej të premtes së kaluar, kur u transferua në Athinë nga Tirana me një avion të Forcave Ajrore. Prej datës 30 dhjetor ai ishte i shtruar në një klinikë në Tiranë, ndërsa diagnoza fillestare ishte një virus sezonal.

Megjithatë, duke pasur parasysh shëndetin dhe moshën e tij, virusi u shndërrua në një infeksion dhe ai gjithashtu pati hemorragji. Më pas, u pa e nevojshme transferimi i tij në Athinë, ku ka qenë i shtruar gjatë periudhës së Covid-it dhe mjekët e Evangjelismos, të drejtuar nga profesoresha Anastasia Kotanidou, e dinë shumë mirë historinë e tij mjekësore. Gjendja e tij shëndetësore u stabilizua pas transferimit në Athinë ditët e para, por më pas u përkeqësua. Orët e fundit, gjendja e Janullatos konsiderohet kritike.

1 VITE ME PARE

Prej 3 janarit në spital në Athinë, Kisha Ortodokse: Përkeqësohet gjendja e kryepeshkopit Anastas

Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua/ Kryepeshkopi
Kryepeshkopi Anastas

ATHINA- Gjendja e Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas është përkeqësuar sipas një njoftimi të dhënë nga Kisha Orthodhokse e Shqipërisë. Mësohet se gjendja e Fortlumturisë së tij është përkeqësuar në mënyrë të menjëhershme, sipas edhe njoftimit të spitalit Ungjillëzimi në Athinë, ku Kryepeshkopi është shtruar që në datën 3 janar. Gjithashtu bëhet me dije se Kryepeshkopi është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar.

Njoftimi:

Athinë, 10.01.2025
Tema: Përditësim i gjendjes shëndetësore të Fortlumturisë së Tij, Kryepishkopit të Shqipërisë, z. Anastas Gjendja shëndetësore e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë, z. Anastas, ka pësuar një përkeqësim të menjëhershëm dhe ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar. Nga administrata e spitalit.

anastas janullatos

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet