LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

E zhdukur prej një jave, gjendet e vdekur 22-vjeçarja shqiptare në Itali/ I dashuri filipinas e goditi me thikë dhe trupin e futi brenda në valixhe, përdori telefonin e saj për të shkëmbyer mesazhe...

• Trupi i Ilaria Sulës, studentes 22-vjeçare me origjinë shqiptare e cila rezulton e zhdukur që prej 25 marsit në zonën Furio Camillo të Romës, u gjet mëngjesin e sotëm në një valixhe të mbyllur të hedhur në një luginë. • Kanë qenë disa persona të cilët po kalonin në zonën pyjore në Poli, në brendësi të kryeqytetit, të cilët e kanë pikasur dhe kanë lajmëruar policinë. • Më pas autoritetet italiane kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. • Sipas hetimeve fillestare, e reja kishte pasur së fundmi një lidhje me një shtetas filipinas, i cili u identifikua dhe u arrestua me akuzën e vrasjes me dashje dhe fshehjes së kufomës. • Gjithashtu analiza e tabulateve të telefonit dhe celularëve ka ndihmuar për ta inkuadruar, pasi vrasësi dyshohet se ka përdorur telefonin e viktimës për të postuar në profilin e Ilarias në rrjetet sociale. • Përveç familjes së saj, të cilët kishin ngritur alarmin në rrjetet sociale të martën, për ta gjetur atë ishin mobilizuar edhe miq dhe kolegë duke publikuar fotografi të shumta të së resë. • Por hetimi mori një kthesë dramatike gjatë natës kur hetuesit mbërritën në banesën e të dashurit të saj me origjinë filipanas. • Nga hetimet u bë e ditur se 23-vjeçari e ka vrarë 22-vjeçaren shqiptare duke e goditur me thikë dhe më trupin  eka futur në një valixhe të cilën e hodhi në pyll. Gjithashtu i dashuri i saj pasi u arrestrua ka rrëfyer vrasjen gjatë marrjes në pyetje. • Sipas raporteve fillestare, djali dyshohet se e goditi Ilaria-n disa herë me thikë në apartamentin në Via Homs, përpara se ta mbyllte në një valixhe dhe të përpiqej të zhdukte trupin. Ndaj tij rëndojnë akuzat e vrasjes me dashje dhe fshehje të kufomës. • I riu me origjinë filipinese, për të zhdukur gjurmë, vazhdoi që të përdorte celularin e studentes, duke iu përgjigjur mesazheve dhe duke postuar në rrjete sociale edhe pas vdekjes së të resë. • Sula kishte dalë mbrëmjen e 25 marsit, pa u përshëndetur me shokët e dhomës dhe nuk u ishte përgjigjur mesazheve të tyre në WhatsApp. •  Vëllai i Ilaria Sulës tha se nuk  ekanë kuptuar se përse 23-vjeçari e vrau motrën e tij.•  Ndërsa një dentist thotë se 23-vjeçari ishte i qetë, i buzëqeshur dhe i sjellshëm. Dentisti shprehet se e njihte të riun prej disa kohësh. 

10 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Vrasja e Ilaria Sulës/ Studentë të Universitetit "La Sapienza" mbajnë homazhe për 22-vjeçaren, me lot në sy kërkojnë drejtësi: Një botë më e mirë është e mundur! (VIDEO)

E zhdukur prej një jave, gjendet e vdekur 22-vjeçarja shqiptare
Homazhet

ITALI- Vrasja me thikë në Itali e 22-vjeçares shqiptare, Iliria Sula nga i dashuri i saj filipinas ka tronditur vendin dhe personat që njihnin të renë që humbi jetën tragjikisht. Shumë të rinj dhe të reja të Universitetit "La Sapienza" janë grumbulluar pasditen e sotme teksa kanë kryer homazhe për shqiptaren.

Qindra prej tyre, të përlotur dhe në heshtje, protestuan në oborret e universitetit. Fillimisht ata zhvilluan homazhe, duke vendosur lule poshtë fotos së 22-vjeçares së ndjerë, më pas filluan duke tundur disa çelëse në duar, si thirrje në formë simbolike drejtuar shtetit për të vënë drejtësi.

“E vërteta dhe drejtësia për Ilarian, një botë më e mirë është e mundur: le të organizohemi", kishin shkruar studentët italianë në një çarçaf të madh.

22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, e cila ishte raportuar e zhdukur prej 25 marsit në Romë, u gjet e vrarë në një zonë të pyllëzuar në Poli. Trupi i saj ishte futur në një valixhe që u gjet e hedhur në humnerë. Në vendngjarje shkuan hetuesit e skuadrës kriminale së bashku me zjarrfikësit për të marrë trupin e së resë.

Sipas verifikimeve të para, e reja kishte pasur së fundmi një lidhje me një 23-vjeçar filipinas Mark Samson, i cili është arrestuar nga autoritetet dhe ka pranuar edhe vrasjen. Ilaria studionte Statistikë në universitetin “La Sapienza”. Përveç familjarëve të saj, të cilët kishin ngritur alarmin në rrjetet sociale të martën, edhe shoqe e kolegë ishin mobilizuar për ta gjetur duke publikuar fotografi të shumta të saj.

Ish i dashuri u arrestua dhe rrëfeu vrasjen gjatë një marrjeje të gjatë në pyetje. Sipas raporteve fillestare, djali dyshohet se e goditi Ilaria-n disa herë me thikë në apartamentin në Via Homs, përpara se ta mbyllte në një valixhe dhe të përpiqej të zhdukte trupin. Ndaj tij rëndojnë akuzat e vrasjes me dashje dhe fshehje të kufomës. Nuk dihet nëse ka qenë ai që ka treguar vendndodhjen ku e kishte fshehur kufomën. I riu me origjinë filipinese, për të zhdukur gjurmë, vazhdoi që të përdorte celularin e studentes, duke iu përgjigjur mesazheve dhe duke postuar në rrjete sociale edhe pas vdekjes së të resë. Sula kishte dalë mbrëmjen e 25 marsit, pa u përshëndetur me shokët e dhomës dhe nuk u ishte përgjigjur mesazheve të tyre në ëhatsApp.

 
1 VITE ME PARE

"Mark Samson ishte person i sjellshëm", flet dentisti që jetonte pranë banesës ku u vra Ilaria Sula: E njihja 22-vjeçaren, ishte si kukull! Ajo që ndodhi është absurde

E zhdukur prej një jave, gjendet e vdekur 22-vjeçarja shqiptare
Mark Samson dhe Ilaria Sula

ITALI- Vrasja e 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula në Itali ka tornditur vendin si dhe personat që e njihnin atë. Një dentist i cili jeton pranë banesës ku u vra shqiptarja dhe që e njihte viktimën është shprehur se 22-vjeçarja dhe autorin ishin një çift i afërt. Ai e ka përshkruar autorin, Mark Samson si një person të qetë dhe të sjellëshm. Sipas tij ai e ka takuar të hënën e kaluar të riun jashtë zyrës së tij dhe ishte shumë i qetë. 

“Ajo dukej si kukull. Një çift i lidhur ngushtë. Ai, Marku, ishte i mirë, i qetë, i qeshur, i sjellshëm. E pashë të hënën e kaluar jashtë zyrës sime. Ai ishte i qetë si kurrë më parë. E kam njohur edhe vajzën, e kam vizituar shumë herë, e fundit para disa muajsh. Ajo që ndodhi është absurde,” u shpreh doktor Giovanni Spanò.

Ai theksoi se autori jetonte me prindërit e tij dhe vajza e frekuentonte këtë shtëpi prej vitesh. Sipas tij kishte kohë që nuk e kishte parë atë në këtë banesë.

“Për vite të tëra, të gjithë qytetarët filipinas kanë jetuar në atë ndërtesë, ata janë shumë të qetë dhe të integruar në mënyrë perfekte me lagjen. Ajo që ndodhi është e tmerrshme” përfundon dentisti, i cili ka pasur si paciente Ilarian.

1 VITE ME PARE

Vrasja e 22-vjeçares shqiptare në Romë/ Babai i viktimës: E takuam në komisariat të dashurin e saj dhe më përqafoi! Ja si e kuptova se në telefon s’po përgjigjej ajo

E zhdukur prej një jave, gjendet e vdekur 22-vjeçarja shqiptare
ilaria sula

ITALI- Trupi i 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula, studente në Itali, e cila ishte raportuar e zhdukur që nga 25 marsi është gjetur sot në një valixhe të hedhur në një luginë.

Autori i dyshuar kryesor i vrasjes është i dashuri i saj filipinez Mark Samson. Ky i fundit dyshohet se vrasjen e ka kryer në banesën e tij në sy të prindërve. Ndërkohë lidhur me ngjarjen e rëndë ka folur Flamur Sula, babai i të ndjerës.

Ai tregon se të shtunën kishin bërë denoncimin për zhdukjen e vajzës, ndërsa të dielën kishte takuar në komisariat të dashurin e saj. Sipas babait të viktimës ai duket ai i kishte thënë se i vinte dhe dukej i shqetësuar për zhdukjen e saj. 

“Hera e fundit që kemi dëgjuar Ilarian ishte të martën dhe na tha se do të kthehej në shtëpi të shtunën" – tregon ai në një intervistë në programin "Chi l'ha Visto?" që do të transmetohet sonte në orën 21:20 në Rai Tre.

"Ajo jeton me shoqet në Romë, ku ndjek universitetin. Ajo ishte telefonata e fundit, pastaj kemi marrë mesazhe nga telefoni i saj. Ishte sikur të ishte vajza ime që shkruante: 'Ciao, babi, mos u shqetëso. Jam mirë. Jam larguar me një djalë dhe një vajzë. Do të kthehem në Terni pas një muaji’”.

Më tej, Flamur Sula vazhdon: “Shkruante ‘mos u shqetëso, jam mirë’. Kjo gjë na ngriti dyshime. Nëse do të kishte qenë vërtet vajza ime, do të më kishte telefonuar. Të shtunën shkuam të bënim denoncimin për zhdukjen e saj. Më pas, të dielën, në komisariat takuam Mark Samsonin, të dashurin e vajzës sime. Nuk e dinim që ishin ndarë. Ai na tha se i vinte shumë keq, se ishte i shqetësuar për zhdukjen e saj. Duket i qetë, madje më përqafoi”.

1 VITE ME PARE

Vrasja e Ilaria Sulës/ Ish i dashuri rrëfen se në momentin e ngjarjes prindërit e tij ishin në banesë, Universiteti La Sapienza: Një krim brutal, na la pa fjalë!

E zhdukur prej një jave, gjendet e vdekur 22-vjeçarja shqiptare
Mark Samson dhe Ilaria Sula

ITALI- Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e 22-vjeçares shqiptare në Itali, Ilaria Sula. Ngjarja e rëndë u regjistrua në banesën e ish të dashurit të saj filipinas, Mark Samson në Via Homs.

23-vjeçari ka pranuar se në momentin e ngjarjes, prindërit e tij ndodheshin në apartamentin dhe se ata u larguan në orët e mëngjesit. Aktualisht, nuk është e qartë nëse ata kanë qenë në dijeni të asaj që ndodhi apo nëse kanë pasur ndonjë rol në krim. Ata do të dëshmojnë përpara hetuesve, por sipas ligjit italian nuk mund të akuzohen për ndihmë ndaj një krimineli.

Universiteti i Romës La Sapienza, ka shprehur ngushëllime për 22-vjeçaren shqiptare Ilaria Sula, e cila u gjet e vrarë në një zonë të pyllëzuar në Poli në Itali, pasi u vra me thikë nga i dashuri i saj Mark Samson. Përmes një postimi në rrjetet sociale, universiteti e ka cilësuar vrasjen e saj si një krim të tmerrshëm. Ata më tej kanë kërkuar që të mbahen homazhe sot në orën 18:30 duke dërguar lule në ndërtesën e Statisitikave ku studionte shqiptarja.

"Fatkeqësisht, Ilaria u gjet e pajetë: një krim i tmerrshëm dhe brutal që na lë pa fjalë dhe me zemra të thyera. Në këtë moment dhimbjeje, ne jemi me familjen e studentes sonë, të dashurve të saj më të afërt dhe të gjithë komunitetit studentor të Sapienzës, i cili ditët e fundit u bashkua në një kërkim të dëshpëruar për të. Më 2 prill, të mërkurën, në orën 18:30, për të kujtuar Laria Sula, kushdo mund të sjellë një lule në Ndërtesën e Statistikave," thuhet në postimin e universitetit. 

E zhdukur prej një jave, gjendet e vdekur 22-vjeçarja shqiptare

22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, e cila ishte raportuar e zhdukur prej 25 marsit në Romë, u gjet e vrarë në një zonë të pyllëzuar në Poli. Trupi i saj ishte futur në një valixhe që u gjet e hedhur në humnerë. Në vendngjarje shkuan hetuesit e skuadrës kriminale së bashku me zjarrfikësit për të marrë trupin e së resë.

Sipas verifikimeve të para, e reja kishte pasur së fundmi një lidhje me një 23-vjeçar filipinas Mark Samson, i cili është arrestuar nga autoritetet dhe ka pranuar edhe vrasjen. Ilaria studionte Statistikë në universitetin “La Sapienza”. Përveç familjarëve të saj, të cilët kishin ngritur alarmin në rrjetet sociale të martën, edhe shoqe e kolegë ishin mobilizuar për ta gjetur duke publikuar fotografi të shumta të saj.

Ish i dashuri u arrestua dhe rrëfeu vrasjen gjatë një marrjeje të gjatë në pyetje. Sipas raporteve fillestare, djali dyshohet se e goditi Ilaria-n disa herë me thikë në apartamentin në Via Homs, përpara se ta mbyllte në një valixhe dhe të përpiqej të zhdukte trupin. Ndaj tij rëndojnë akuzat e vrasjes me dashje dhe fshehje të kufomës. Nuk dihet nëse ka qenë ai që ka treguar vendndodhjen ku e kishte fshehur kufomën. I riu me origjinë filipinese, për të zhdukur gjurmë, vazhdoi që të përdorte celularin e studentes, duke iu përgjigjur mesazheve dhe duke postuar në rrjete sociale edhe pas vdekjes së të resë. Sula kishte dalë mbrëmjen e 25 marsit, pa u përshëndetur me shokët e dhomës dhe nuk u ishte përgjigjur mesazheve të tyre në ëhatsApp.

1 VITE ME PARE

"Nuk pranoi ndarjen!" Ish-i dashuri rrëfen vrasjen e 22-vjeçares shqiptare në Itali: Trupin e futa në makinë, telefonin ia hodha në një pusetë

E zhdukur prej një jave, gjendet e vdekur 22-vjeçarja shqiptare
Viktima dhe autori

ITALIA- 23-vjeçari filipinez Mark Samson ka rrëfyer vrasjen e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula në Itali. Samson ka rrëfyer se e ka vrarë shqiptaren në banesën e tij, më pas e mbylli në një valixhe për t'i fshehur trupin. Prokuroria sqaroi se trupi nuk ishte prerë në copa dhe se Samsoni ndihmoi hetuesit të gjenin valixhen. 

Celularin ia hodhi në një pusetë, ndërsa trupin e ngarkoi në makinë dhe e hodhi në humnerë. Sipas mediave italiane, motivi është se Samson nuk e pranoi dot fundin e marrëdhënies së tyre. 

“E hodha telefonin e saj në një pusetë në Romë, trupin e ngarkova në makinën time dhe e çova në Poli", ka rrëfyer ai.

1 VITE ME PARE

Goditjet me thikë dhe mesazhet e rreme në WhatsApp/ Nëna e shqiptares së masakruar në Itali: Kuptova që SMS-të nuk i dërgonte vajza, por i dashuri i saj

E zhdukur prej një jave, gjendet e vdekur 22-vjeçarja shqiptare
Ilaria Sula

ITALI- Gëzime Sula e ëma e Ilaria Sulës, e cila u gjet sot e vrarë në itali ka dhënë detaje për ngjarjen tragjike. E ëma e 22-vjeçares shprehet se e ka kuptuar që diçka nuk po shkonte mirë. Ajo gjithashtu shprehet se pasi ka komunikuar me miqtë e të bijës ka vendosur menjëherë që denoncojë në polici. 

“Menjëherë e kuptova që diçka nuk shkonte. Komunikonim me videocall dhe nuk dërgonte mesazhe. Më pas fola me miqtë e saj që jetonin me të dhe së bashku me bashkëshortin vendosëm të denoncojmë menjëherë zhdukjen e saj. Hetimet çuan menjëherë te djali me të cilin Ilaria ka pasur një lidhjenë të kaluarën, por ne dimë pak për të”, deklaroi nëna e viktimës, Gëzime Sula, e cila nxitoi për në Romë së bashku me të shoqin dhe djalin pasi mori vesh lajmin për gjetjen e trupit të 22-vjeçares.

1 VITE ME PARE

FOTO/ Vrau shqiptaren dhe trupin e saj e fshehu në një valixhe, ja kush është ish-i dashuri i 22-vjeçares Ilaria Sula

E zhdukur prej një jave, gjendet e vdekur 22-vjeçarja shqiptare
Mark Samson

ITALIA- Pesoni në foton e mësipërme është Mark Samson ish-i dashuri i 22-vjeçares së vrarë Ilaria Sula. E reja shqiptare u raportua si e zhdukur prej 25 marsit në Romë, ndërsa sipas mediave vendase është gjetur e vrarë në një zonë të pyllëzuar në Poli të Italisë.

Samson ka pranuar vrasjen. I riu me origjinë filipinese, për të zhdukur gjurmë, vazhdoi që të përdorte celularin e studentes, duke iu përgjigjur mesazheve dhe duke postuar në rrjete sociale edhe pas vdekjes së të resë.

Nga ana tjetër, Sula kishte dalë mbrëmjen e 25 marsit, pa u përshëndetur me shoqet e dhomës dhe nuk u ishte përgjigjur mesazheve të tyre në WhatsApp.

1 VITE ME PARE

Vrasja e 22-vjeçares shqiptare në Itali/ Ish i dashuri pranon krimin, pasi e goditi me thikë e futi në valixhe dhe e hodhi në pyll!

E zhdukur prej një jave, gjendet e vdekur 22-vjeçarja shqiptare
foto ilustruese

ITALI- 22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, e cila ishte raportuar e zhdukur prej 25 marsit në Romë, është gjetur e vrarë në një zonë të pyllëzuar në Poli. Trupi i saj ishte futur në një valixhe që u gjet e hedhur në humnerë. Në vendngjarje shkuan hetuesit e skuadrës kriminale së bashku me zjarrfikësit për të marrë trupin e së resë. Sipas verifikimeve të para, e reja kishte pasur së fundmi një lidhje me një 23-vjeçar filipinas Mark Samson, i cili është arrestuar nga autoritetet dhe ka pranuar edhe vrasjen. Ilaria studionte Statistikë në universitetin “La Sapienza”. Përveç familjarëve të saj, të cilët kishin ngritur alarmin në rrjetet sociale të martën, edhe shoqe e kolegë ishin mobilizuar për ta gjetur duke publikuar fotografi të shumta të saj.

Arrestohet ish i dashuri 

Ish i dashuri u arrestua dhe rrëfeu vrasjen gjatë një marrjeje të gjatë në pyetje. Sipas raporteve fillestare, djali dyshohet se e goditi Ilaria-n disa herë me thikë në apartamentin në Via Homs, përpara se ta mbyllte në një valixhe dhe të përpiqej të zhdukte trupin. Ndaj tij rëndojnë akuzat e vrasjes me dashje dhe fshehje të kufomës. Nuk dihet nëse ka qenë ai që ka treguar vendndodhjen ku e kishte fshehur kufomën. I riu me origjinë filipinese, për të zhdukur gjurmë, vazhdoi që të përdorte celularin e studentes, duke iu përgjigjur mesazheve dhe duke postuar në rrjete sociale edhe pas vdekjes së të resë. Sula kishte dalë mbrëmjen e 25 marsit, pa u përshëndetur me shokët e dhomës dhe nuk u ishte përgjigjur mesazheve të tyre në WhatsApp.

Vëllai i Ilaria Sulës: "Pse e bëri?"

Vëllai i Ilaria Sulës tha se nuk  ekanë kuptuar se përse 23-vjeçari e vrau motrën e tij. 

"Nuk mund ta shpjegojmë. Pse e bëri? Nuk e kuptojmë pse e bëri, vetëm ai e di. Kam folur me motrën herën e fundit dy javë më parë, sepse ajo erdhi të na vizitojë në Terni. Ajo ishte e qetë dhe nuk më thoshte për problemet. Pastaj vetëm mesazhe.  të dashurin e saj e njihja, ishin një vit bashkë por u ndanë”,  thotë Leon, vëllai i vogël i Ilaria Sulës, i cili ka mbërritur në Romë me disa të afërm.

Ekspertiza shkencore në banesën e ish-të dashurit

Hetimet morën një kthesë dramatike gjatë natës, kur policia shkoi në apartamentin e të riut filipinez në rrugën Homs, në lagjen Africano, ku kreu një kontroll. Mbrëmjen e zhdukjes, Ilaria kishte dalë nga shtëpia me nxitim për të takuar dikë. Prindërit e saj, të cilët jetojnë në Terni, thanë se ajo nuk kishte marrë asgjë me vete, madje as sendet personale, ndërsa telefoni i saj kishte qëndruar i ndezur për njëfarë kohe dhe dikush madje kishte kthyer përgjigje në disa mesazhe. Nuk është e qartë nëse ishte vërtet ajo. Më pas, asnjë gjurmë nga e reja shqiptare.

Ilaria ishte studente në 'La Sapienza'

Ilaria ishte studente në Universitetin La Sapienza të Romës dhe ndante një apartament në distriktin universitar të San Lorenzos me katër studente. Shoqet e dhomës kanë deklaruar se ajo ishte larguar rreth orës 21:30 më 25 mars dhe se nuk kishin vënë re asnjë të dyshimtë në sjelljen e saj. Megjithatë, ajo kishte shkëmbyer disa mesazhe në Whatsapp me ta. Sipas raportimeve, dyshohet se këto mesazhe i ka kthyer autori pasi ka kryer vrasjen. Më pas, duke filluar nga e shtuna e datës 29 mars, ajo nuk i përgjigjej askujt, kështu që shokët e saj të dhomës e njoftuan familjen e saj dhe shkuan të denonconin në polici.

“Ajo u largua nga shtëpia në orën 21:30 të së martës, më 25 mars, pa thënë lamtumirë. Ajo nuk i tha askujt se ku po shkonte. Ne nuk pamë asgjë të çuditshme. Por që atëherë, ne nuk e kemi parë apo dëgjuar nga ajo," tha shqet e saj. 

Ndërsa një dentist thotë se 23-vjeçari ishte i qetë, i buzëqeshur dhe i sjellshëm. Dentisti shprehet se e njihte të riun prej disa kohësh. 

"E pashë të hënën e kaluar jashtë zyrës sime. Ai ishte i qetë si kurrë më parë. E kam njohur edhe vajzën e kam vizituar para disa muajsh. Ajo që ndodhi është absurde. Ai jeton këtu me prindërit e tij, por vajza ka frekuentuar këtë shtëpi prej vitesh, tani ka kohë që nuk e kam parë . Jam i shokuar," Kështu thotë doktor Giovanni Spanò, dentist në klinikën Infinity Dental, një qendër dentare që ndodhet pikërisht pranë banesës ku u vra Ilaria. 

"Për vite të tëra, të gjithë qytetarët filipinas kanë jetuar në atë ndërtesë, ata janë shumë të qetë dhe të integruar në mënyrë perfekte me lagjen. Ajo që ndodhi është e tmerrshme, por ne nuk e dimë se kush jeton në apartamentin në katin e parë," Kështu thanë disa banorë që u mblodhën para ndërtesës ku ndodhi krimi. 

“Ata nuk kanë shkaktuar kurrë ndonjë problem, ditët e fundit nuk mendojmë se kemi parë ndonjë vajzë të largohet nga ajo ndërtesë. Por kush mund të thotë?," thekson dikush tjetër./Corriere della Sera/

1 VITE ME PARE

DINAMIKA/ Fundi tragjik i 22-vjeçares shqiptare, i dashuri filipinas e goditi me thikë dhe trupin e futi brenda në valixhe, përdori telefonin e saj për të shkëmbyer mesazhe...

E zhdukur prej një jave, gjendet e vdekur 22-vjeçarja shqiptare
Ilaria Sulës

ITALI- Trupi i Ilaria Sulës, studentes 22-vjeçare me origjinë shqiptare e cila rezulton e zhdukur që prej 25 marsit në zonën Furio Camillo të Romës, u gjet mëngjesin e sotëm në një valixhe të mbyllur të hedhur në një luginë. Kanë qenë disa persona të cilët po kalonin në zonën pyjore në Poli, në brendësi të kryeqytetit, të cilët e kanë pikasur dhe kanë lajmëruar policinë. Më pas autoritetet italiane kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. 

Sipas hetimeve fillestare, e reja kishte pasur së fundmi një lidhje me një shtetas filipinas, i cili u identifikua dhe u arrestua me akuzën e vrasjes me dashje dhe fshehjes së kufomës. Gjithashtu analiza e tabulateve të telefonit dhe celularëve ka ndihmuar për ta inkuadruar, pasi vrasësi dyshohet se ka përdorur telefonin e viktimës për të postuar në profilin e Ilarias në rrjetet sociale.

Përveç familjes së saj, të cilët kishin ngritur alarmin në rrjetet sociale të martën, për ta gjetur atë ishin mobilizuar edhe miq dhe kolegë duke publikuar fotografi të shumta të së resë. Por hetimi mori një kthesë dramatike gjatë natës kur hetuesit mbërritën në banesën e të dashurit të saj me origjinë filipanas. Nga hetimet u bë e ditur se 23-vjeçari e ka vrarë 22-vjeçaren shqiptare duke e goditur me thikë dhe më trupin  eka futur në një valixhe të cilën e hodhi në pyll. 

Sipas hetimeve paraprake të policisë, e reja shqiptare u godit me thikë për vdekje. Në mbrëmjen e zhdukjes së saj, Ilaria me sa duket ishte larguar nga shtëpia me nxitim për të takuar dikë. Prindërit e saj, të cilët jetojnë në Terni, raportuan se ajo nuk kishte marrë asgjë me vete, madje as make up, ndërsa se celulari i saj ishte i ndezur deri në një pikë dhe se dikush madje i ishte përgjigjur mesazheve të tyre. Është e paqartë nëse ishte vërtet Ilaria që ka shkëmbyer mesazhet.

1 VITE ME PARE

E zhdukur prej një jave, gjendet e vdekur 22-vjeçarja shqiptare në Itali, trupi i futur në valixhe ishte hedhur në pyll, në pranga i dashuri i saj

E zhdukur prej një jave, gjendet e vdekur 22-vjeçarja shqiptare
Ilaria Sula

ITALI- Ilaria Sula, 22-vjeçarja shqiptare e cila u zhduk më 25 mars në Romë, është gjetur e vdekur. Mediat vendase bëjnë të ditur se trupi i pajetë i 22-vjeçares u gjet në një zonë të pyllëzuar brenda një valixheje. Ilaria Sula u zhduk më 25 mars në zonën Furio Camillo ku jetonte në një apartament që ndante me disa shoqe.

Fillimisht u raportua se studentja u largua pas ndarjes me të dashurin, me origjinë filipinase. Gjithashtu bëhet e ditur se i dashuri i saj është identifikuar dhe arrestuar nga policia italiane. Prindërit dhe shoqet, të cilët nuk mundën të kontaktonin me 22-vjeçare, denoncuan rastin menjëherë në polici. Gjithashtu autoritet italiane dyshojnë se e reja është vrarë.

ilaria sula

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!