LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Gërdeci"/ Bumçi: Faksi është i falsifikuar! Shkëlzen Berisha s'paraqitet në seancë: SPAK nuk më ka thirrur

• Ditën e sotme në GJKKO është mbajtur seanca e radhës ndaj ish-ministrit, Fatmir Mediu për çështjen e Gërdecit. • Gjatë seancës ka dëshmuar ish-Ministri Fatmir Mediu, si dhe ish-Ministri Aldo Bumçi. • Mediu deklaroi për mediat se do të jetë në SPAK sa herë që ta thërrasin, pasi interesi i tij është që t'i dalë e vërteta kësaj historie. •Ish- ministri i drejtësisë Aldo Bumçi deklaroi se faksi për "Shkëlzen Berishën" ishte fals pasi në të nuk është shkrimi i tij. •Bumçi tha se nuk ka nisur kurrë një faks për Shkëlzen Berishën. •Gjithashtu, Alma Zili, ish-sekretarja e Bumçit, ka deklaruar se nuk ka qenë në punë kur është dërguar faksi me mbishkrimin ‘Për Shkëlzen Berishën’, nga Ministria e Drejtësisë tek ajo e Mbrojtjes. • Në seancë ka dëshmuar edhe ish-këshilltari ligjor i ministrit Mediu, Plarent Rruka, ku ka deklaruar se e ka takuar vetëm njëherë Patrick Henryn, presidentin e kompanisë amerikane, që bënte çaktivizimin e municionit. • Ndërkohë në seancën e sotme pritej të dëshmonte edhe Shkëlzen Berisha, por nuk u paraqit. •Sipas SPAK, ai nuk banon në adresën e deklaruar.• Pas përfundimit të seancës, ka reaguar edhe vetë Shkëlzen Berisha, i cili thotë se nuk ka marrë asnjë ftesë për të dëshmuar. • Djali i kreut të PD-së, akuzon SPAK se pretendimet e tyre janë në interes politik dhe mediatik të Edi Ramës.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Ish-këshilltari ligjor i Mediut: Patrick Henryn, presidentin e kompanisë amerikane që bënte çaktivizimin e municionit e kam takuar vetëm njëherë

"Gërdeci"/ Bumçi: Faksi është i falsifikuar!
fatmir mediu

TIRANË- Ditën e sotme në seancën e mbajtur në GJKKO për Gërdecin ka dëshmuar edhe ish-këshilltari ligjor i ministrit Mediu, Plarent Rruka.

Ai ka deklaruar se e ka takuar vetëm njëherë Patrick Henryn, presidentin e kompanisë amerikane SAC, e cila kishte lidhur kishte lidhur një kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes, për çaktivizimin e municionit të kalibrit të rëndë, të predhave të artilerisë në Gërdec.

Sipas dëshmisë, takimi ka ndodhur në zyrën e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes, ku është prezantimi i mundësive demontuese.

“Raportet e ministrit me ushtarakët ishin korrekte dhe me respekt që rridhte natyrshëm. Urdhrat e ministrit dilnin në përputhje me VKM 138. Demontimi ishte një prioritet si kusht për tu anëtarësuar në NATO. Procesi ishte urdhëruar të bëhej në mbikëqyrje ushtarake. Kompania SAC e cila do të bënte demontimin kishte praktikë edhe në Amerikë, ndaj prezumohej e licencuar atje. Patric Henry e kam takuar vetëm në prezantimin e mundësive demontuese në zyrën e sekretarit të pergjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes”, ka dëshmuar ai.

2 VITE ME PARE

"Gërdeci"/ 'Nuk banon në adresën e deklaruar', Shkëlzen Berisha i përgjigjet SPAK: Pretendimet bien poshtë

"Gërdeci"/ Bumçi: Faksi është i falsifikuar!
shkelzen berisha

TIRANË- Shkëlzen Berisha ishte thirrur ditën e sotme për të dëshmuar në gjyqin ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu për çështjen “Gërdeci”. Por pavarësisht thirrjes, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha nuk u paraqitu në GJKKO. Sipas SPAK, ai nuk banon në adresën e deklaruar.

Pas SPAK, ka reaguar edhe vetë Shkëlzen Berisha, i cili thotë se nuk kam marrë asnjë ftesë për të dëshmuar. Ai akuzon SPAK se pretendimet e tyre janë në interes politik dhe mediatik të Edi Ramës. 

REAGIMI I PLOTË: 

Ne lidhje me disa raportime mediatike per “mos paraqitjen” time si deshmitar ne gjykate, me duhet te sqaroj se ne asnje adrese timen fizike apo elektronike nuk ka mberritur asnje ftese per t’u paraqitur per te deshmuar!
Pretendimet e SPAK, qe jane qartaz ne funksion te qellimeve politike e mediatike te Edi Rames, bien poshte, si nga njoftimet e meparshme qe jane ekzekutuar me sukses, ashtu dhe nga fakti qe personalisht ne deshmine e dhene para SPAK kam depozituar adresen e SAKTE si dhe nr e telefonit! Mbetem i hapur per t’u paraqitur konform ligjit me te marre ftesen!

2 VITE ME PARE

"Gërdeci"/ Bumçi: Shkëlzen Berishën e kam takuar vetëm për çështje elektorale, faksi është fals

"Gërdeci"/ Bumçi: Faksi është i falsifikuar!
aldo bumci

TIRANË- Ish-ministri i drejtësisë, Aldo Bumçi ka dëshmuar ditën e sotme për herë të parë në GJKKO lidhur me çështjen e Gërdecit. 

Siç raportohet se ka deklaruar brenda ambienteve të gjykatës, Bumçi tha për gazetarët se faksi për "Shkëlzen Berishën" është fals pasi nuk është shkrimi i tij. Ish-ministri tha se nuk ka nisur kurrë një faks për Shkëlzen Berishën.

“Në shkurt të 2017 doli një projekt-vendim i Këshillit të Ministrave për çështjen e trajtimit të armëve dhe municioneve. Nuk mbaj mend çdo vendim pasi kanë kaluar shumë kohë. Më kujtohet më shumë jam interesuar pasi ndodhi ngjarja. Propozimi i parë i Ministrisë së Mbrojtjes kishte një sërë vërejtjesh nga Ministria e Drejtësisë. Në këto rrethana vendimi i parë nuk kalon në mbledhjen e qeverisë. Vendoset të ngrihet një grup pune teknik me ekspert të pavarur. Qëndrimet e vërejtjet ky grup i reflektoi. Nuk mund t’ju them detaje, gjithçka është e protokolluar mund ti gjeni dhe lexoni. Nuk mbaj mend nëse personalisht kam mbajtur ose jo qëndrim personalisht në mbledhjen e qeverisë por rëndësi ka që ministria e Drejtësisë i kishte paraqitur vërejtjet dhe Këshilli i Ministrave i kishte njohur. Kam qenë i angazhuar në fushatë në kalimin e aktit të projektvendimit të dytë për ngritjen e fabrikës dhe as nuk e kam firmosur. Por nuk dal mbi qëndrimin që për këtë çështje ka marrë institucioni i Ministrisë së Drejtësisë. Asnjë takim me askënd nuk kam kryer lidhur me këtë çështje. Shkresa që përmendni është e protokolluar, ndonjëherë niseshin dhe me fax për efekt shpejtësie përveç postës, imja ishte vetëm ajo e protokolluar dhe e nisur me postë, faxi nisej mbase bga drejtoritë. Ajo për të cilën flitet, ishte e treta, pse duhej të kishte një fax të tretë me shënimin në krye të saj, kur kishte dy të tjera me të njëjtën përmbajtje!? Nuk ka asnjë shkresë të nisur nga unë për “z. Shkëlzen Berisha”. Asnjë fax, asnjëherë për asnjë rast nuk kam nisur. E kam mësuar nga mediat edhe faxin që e kishte nisur drejtoria përkatëse për efekt shpejtësie në përgjigje e procedura. Kur e kam mësuar, kam qenë larguar si ministër i drejtësisë.”-tha ai.

I pyetur nga gazetarët për marrëdhënien e tij me Shkëlzen Berishën, Bumçi pranoi njohjen po tha se ka diskutuar vetëm për fushatë elektorale.

“Sa i takon marrëdhënies me Shkëlzen Berishën, patjetër që njihemi, mund të them se nuk ka qenë diçka miqësore por politike. Mund të ketë ardhur dy herë në zyrën time dhe ka qenë periudhë fushate elektorale. Diskutimet me të kanë qenë vetëm të këtij formati, politike e fushate. Berisha nuk punonte në Ministrinë e Mbrojtjes, ç’duhej emri i tij në shkresë. Kam bërë kallëzim penal që në 2008 për këtë çështje, ai nuk është shkrimi im, ende nuk di çka bërë Prokuroria e Tiranës me hetimet. Kallëzimin e kam bërë për dëshmi të rremë dhe falsifikim. Emrin e përfolur të Shkëlzen Medanit, nuk e njoh, kam mësuar se dikush me emër të tillë punonte në atë kohë në Ministrinë e Mbrojtjes”, deklaroi ai. 

Gjithashtu, Alma Zili, ish-sekretarja e ish-ministrit të Drejtësisë, ka deklaruar se nuk ka qenë në punë kur është dërguar faksi me mbishkrimin ‘Për shkëlzen Berishën’, nga Ministria e Drejtësisë tek ajo e Mbrojtjes.

“Ministria kishte një aparat faksi, i cili përdorej për të përcjellë fakse, në rast se kishte. Nuk kujtoj të jetë shënuar emri i Shkëlzenit në bllokun e shënimeve, ku mbanim shënim orare të takimeve të ndryshme. Kur është dërguar faksi nga Ministria e Drejtësisë drejt Ministrisë së Mbrojtes, unë nuk kam qenë fizikisht në punë. Dokumentin për faksin e kam parë përmes mediave. Ne thjesht na kërkohej të nisnim një faks drejt një institucioni të caktuar. Asnjëherë nuk më është kërkuar të komunikoj me Fatmir Mediun.”-deklaroi Zili.

2 VITE ME PARE

Çështja Gërdeci, Mediu shkon në SPAK: Të dalë e vërteta e këtij procesi. Avokati: Në ditën e shpërthimit nuk pati asnjë lloj saldimi

"Gërdeci"/ Bumçi: Faksi është i falsifikuar!
Fatmir Mediu

TIRANË- GJKKO ka shytrë seancën për çështjen Gërdeci. Gjatë seancës së sotme ka dëshmuar ish-Ministri Fatmir Mediu, si dhe ish-Ministri Aldo Bumçi. Sot duhej që të dëshmonte dhe djali i kryedemokratit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, por SPAK i kishte vënë tjetër adresë GJKKO-së për të. Kështu Shkëlzen Berisha nuk u paraqitë për të dhënë dëshminë e tij. Ndërkohë që në përfundim të seancës, Mediu ka deklaruar se do të jetë në SPAK sa herë që ta thërrasin, pasi interesi i tij është që t'i dalë e vërteta kësaj historie.   

"Dua të dalë e vërtetë rreth këtij procesi. U provua se Fatmir Mediu ka vepruar në respekt të ligjit të detyrimeve të NATO e BE. Po ashtu ka patur marrëdhënie korrekte me të gjithë strukturat. Nuk ka patur asnjë reklamim te ministri i mbrojtjes për gërdecin. Sot vrua në dijeni një dokument të policisë ushatarake. Qëndrimi im ka qenë i prerë duhej të procedoheshin penalisht të gjithë ata që kanë shkelur ligjor. Sot ka nevojë, ky demontim ishte domosdoshmëri detyrim ligjor, sepse ishte cështje sigurie për rajonin. Kërksa ishte e vlerësuar sipas procedurave. Vendi i demonetimit, nuk ka asnjë praktikë në ministrinë e mbrojtjes. Në ministri ka një gjë, cdo urdhër obligon strukturat të dalin me urdhrat dhe raportimet përkatëse. Kjo është është e shkruar në ligj e rregullore. Kam bërë detyren time në përputhshmëri me të gjitha këto akte," tha Mediu.

Në përfundim të seancës së sotme, avokati i Fatmir Mediu tha se nga dëshmitë e deri më tanishme ndaj ish-ministrit, ka në ndryshim kilometrik.

“Ata që janë pyetur për ne kanë ndryshuar gur kilomentrik. Ajo çka prezumohet në aktin e ekspertimit. I biri i të ndjerit ka thënë se nuk ka një karrocë të salduar atë ditë pasi do ta kishte vënë re nga oborri i banesës së tij. Ka momente të rëndësishme të ushtarakëve të lartë veçanërisht sa u takon subjekteve që unë përfaqësoj gjatë kohës që Mediu ka qenë në detyrën e ministrit”, tha avokati.

 

 

ceshtja gerdeci fatmir mediu

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen