LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Gërdeci"/ GJKKO shtyn për në 17 korrik seancën ndaj ish-ministrit! Mediu: Procesi është kthyer në situatë absurdi, të bëhet aktekspertim i ri

• Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion është shtyrë për në 17 korrik seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu lidhur me çështjen "Gërdeci". • Shkaku i shtyrjes së seancës ishte kërkesa e ekspertëve të thirrrur për të dëshmuar, të cilët kërkuan më shumë kohë që të njihen me aktin financiar. • Pesë ekspertët e thirrur sot për të dëshmuar ishin Bexhet Zeqiri që është financier kontabël, aktualisht auditues pranë KLSH, Ymer Stafa-ekonomist, Rasim Metallari- financier, punonjës në Universitetin e Mjekësisë, auditues i brendshëm, Latif Çela- financier i lartë, auditues më Ministrinë e Financave si edhe Mond Hoxha- punonjës në sektor privat. • Pas debateve dhe diskutimeve të zhvilluara gjykata vendosi të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor dhe të shtyjë seancën në një datë tjetër për t’i dhënë mundësi palëve dhe ekspertëve. • Në sallën e gjyqit ka pasur edhe debate mes avokatit të Mediut, Ardian Visha për marrjen në pyetje të ekspertit me gjyqtaren Irena Gjoka. • Visha është shprehur se nuk e ndalojnë dot për procedurën, që t'i drejtojë pyetje ekspertit të thirrur në gjyq.• Në një moment debati është zhvilluar edhe mes prokurorit të SPAK, Arben Kraja dhe avokatit Ardian Visha. • Ky i fundit i kërkoi prokurorit që të mos bëjë ngritje provokuese. • Gjithashtu edhe ish-ministri Mediu iu ka drejtuar pyetje ekspertëve të sipërpërmendur: Në vlerësim të aktit të ekspertimit kam disa pyetje. A mund të na thoni se cilat janë përgjegjësitë ekonomiko financiare të ministrit? Cili është dëmi ekonomik nga urdhrat e Ministrit? Dua të di çfarë dëmi ekonomik ka bërë ministri sipas ekspertëve? • Pas pyetjeve nga ish-ministri ka ndërhyrë prokurori Klodian Braho, i cili ka thënë se pyetjet duhet të jetë me specifike, që edhe ekspertët mos konfuzohen. • Ish-ministri, Mediu po hetohet për çështjen "Gërdeci", tragjedi e cila ndodhi në 15 mars të vitit 2008, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. • Mediu po gjykohet për dy akuza, atë të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”. • Ish-ministri ka mohuar akuzat ndaj tij, duke u shprehur se gjatë detyrës ka zbatuar gjithnjë ligjin.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Çfarë ndodhi në sallën e gjyqit? Avokati i Mediut u përjashtua pas përplasjes me avokatin e viktimave të Gërdecit, Visha: Gjykata na ndalonte të bënim pyetje

"Gërdeci"/ GJKKO shtyn për në 17 korrik seancën
ardian visha, dorian matlia

TIRANË- Në seancën e zhvilluar sot në GJKKO ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu lidhur me çështjen "Gërdeci", nuk kanë munguar edhe debatet dhe përplasjet. 

Avokati i ish-ministrit Mediu, Ardian Visha, është përplasur verbalisht me avokatin e viktimave të tragjedisë së Gërdecit, Dorian Matlia. Pas debatit, gjyqtarja Irena Gjoka ka urdhëruar daljen nga salla të avokatit Ardian Visha. 

Pjesë nga debati

Matlia: Ne nuk kemi pyetje për këtë pjesë, është pjesa me distante për interesat tona. Gjykata duhet të orientoje me mirë palët, mos të këtë përplasje.

Visha: Leksion është ky? Ça është ky muhabet ? Ky na jep leksion ne se si gjykohet?

Matlia: Ruaj qetësinë. Kemi dëgjuar 4 orë e lagu se lagu.

Visha: Nuk ka të drejte ai të sugjerojë si bëhet procesi. Nuk kam dëshire të dëgjoj.

Gjoka: Urdhërohet Ardian Visha te dale nga salla.

Pas daljes nga gjykata avokati Ardian Visha 

Avokati i ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, Ardian Visha, tha se akt-ekspertizat kanë një sërë shkeljesh. Sipas tij se në 80 përqind të pyetjeve të bërë nga pala mbrojtëse, gjykata ndërhynte, që të mos bëheshin këto pyetje. Vishaj u shpreh për gazetarët se ndryshe ndodhte me Prokurorinë, pasi sa herë që organi i akuzës pyeste, gjykata menjëherë përgjigjej.

"Mbi aktet dhe ekspertizat ne kemi pyetje, sesi ekspertët janë emëruar, e na na intereson se cili ekspert ka shkruar këtë pjesë të aktit dhe duam të shprehim kritikat tona për aktet, pasi ka një sërë shkeljesh. Në pyetjet tona, gjykata ndërhynte për t’i ndaluar. Ndërsa, sa herë që ndërhynte Prokuroria, gjykata dëgjonte. Standardi i dyfishtë i drejtësisë është padyshim për revoltë, sepse nuk ndihmon të vërtetën e gjësë. Të paktën ajo që është e drejtë e jona, të realizohet.", tha avokati.

1 VITE ME PARE

"Gërdeci"/ GJKKO shtyn seancën, Mediu: Procesi është kthyer në situatë absurdi, nuk ka interes për të vërtetën

"Gërdeci"/ GJKKO shtyn për në 17 korrik seancën
fatmir mediu

TIRANË- Ish-ministri Fatmir Mediu ka folur për mediat pas daljes nga gjykata. Mediu u shpreh se e gjithë procesi gjyqësor ndaj tij është kthyer në situatë asbsurdi. 

Ish-ministri e cilësoi procesin si inkuizitor ku tha se gjëta po merren të mirëqena pa u përballur me faktet e shkruara për lidhjet dhe përgjegjësitë e ministrit me dëmin ekonomik. Mediu tha gjithashtu se ka kërkuar të bëhet një akt ekspertimi i ri meqë ka kaluar shumë kohë.

Mediu: Ato që ngrihen si pretendime shkojnë deri në absurditet. Na u tha që duhet të paraqesim pyetjet nesër me shkrim. Porcesi e kërkon që ne të bëjme debat me dëshmitarët e thirrur dhe ekspertët. Ky tashmë nuk është një debat por një proces inkuizitor, i cili synon t'i marrë gjërat si të mirëqena, pa pyetur pa bërë debatin gjyqësor dhe kështu me radhë. Pra për tu vendosur përballë disa fakteve të shkruara që nuk kanë asnjë lidhje me përgjegjësinë e ministrit. E gjitha kjo është një situatë absurdi dhe në këtë situatë absurdi duhet bërë kujdes edhe nga gjykata dhe prokurorët që ne të fitojmë kohën e nevojshme që të kemi proces korrek dhe jo proces sa për të kaluar radhën. Është pa sens e gjithë kjo. Le të bëhet një akt eskpertimi i ri meqenëse ka kaluar kohë. Një aktekspertimi që të vërtetojë përgjegjësitë që ka ministri në dëmin ekonomik që është shkaktuar.

Shkaku i shtyrjes së seancës për në 17 korrik, ora 09:00, ishte kërkesa e ekspertëve të thirrrur për të dëshmuar, të cilët kërkuan më shumë kohë që të njihen me aktin financiar.  Pesë ekspertët e thirrur sot për të dëshmuar ishin Bexhet Zeqiri që është financier kontabël, aktualisht auditues pranë KLSH, Ymer Stafa-ekonomist, Rasim Metallari- financier, punonjës në Universitetin e Mjekësisë, auditues i brendshëm, Latif Çela- financier i lartë, auditues më Ministrinë e Financave si edhe Mond Hoxha- punonjës në sektor privat. Pas debateve dhe diskutimeve të zhvilluara gjykata vendosi të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor dhe të shtyjë seancën në një datë tjetër për t’i dhënë mundësi palëve dhe ekspertëve. 

1 VITE ME PARE

"Gërdeci" /Shtyhet seanca ndaj Mediut, ekspertët kërkojnë kohë të njihen me aktin financiar

"Gërdeci"/ GJKKO shtyn për në 17 korrik seancën
fatmir mediu

TIRANË- Gjykata e Poisaçme ka vendosur shtyrjen e seancë ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu lidhur me çështjen "Gërdeci". Shkaku i shtyrjes së seancës ishte kërkesa e ekspertëve të thirrrur për të dëshmuar, të cilët kërkuan më shumë kohë që të njihen me aktin financiar.

Pesë ekspertët e thirrur sot për të dëshmuar ishin Bexhet Zeqiri që është financier kontabël, aktualisht auditues pranë KLSH, Ymer Stafa-ekonomist, Rasim Metallari- financier, punonjës në Universitetin e Mjekësisë, auditues i brendshëm, Latif Çela- financier i lartë, auditues më Ministrinë e Financave  si edhe Mond Hoxha- punonjës në sektor privat.

Pas debateve dhe diskutimeve të zhvilluara gjykata vendosi të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor dhe të shtyjë seancën në një datë tjetër për t’i dhënë mundësi palëve dhe ekspertëve.

“Gjykata çmon se për shkak se akti i ekspertimit është voluminoz dhe fakti që është përpiluar nga 5 ekspertë si dhe kohen e gjatë që ka kaluar që ne 2008, u lë kohën ekspertëve që të konsultohen për shënimet dhe dokumentet e tjera. Gjykata vendosi që të procedojë me depozitimin e pyetjeve me shkrim nga palët dhe pastaj me paraqitjen e tyre po me shkrim pas konduktimit, ne kushtet kur kemi të bëjmë me grup ekspertësh, pasi përgjigja kërkon një konsultim të përbashkët me grupin e ekspertëve. Sa më sipër, gjykata vendosi qe të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor dhe të shtyjë seancën në një datë tjetër për t’i dhënë mundësi palëve dhe ekspertëve. Ftohen palët të paraqesin pyetjet me shkrim”, thuhet në vendimin e gjykatës.

1 VITE ME PARE

Seanca për Gërdecin në GJKKO, Mediu pyet ekspertët e thirrur për të dëshmuar: Cili është dëmi ekonomik nga urdhrat e Ministrit?

"Gërdeci"/ GJKKO shtyn për në 17 korrik seancën
fatmir mediu

TIRANË- Në seancë gjyqësore që po zhvillohet në GJKKO janë thirrur edhe 5 ekspertë që do t'i përgjigjen pyetjeve të avokatë mbrojtës të ish-ministrit lidhur me aktekspertimin ekonomiko financiar.

Në sallën e gjyqit edhe Mediu iu ka drejtuar pyetje ekspertëve të sipërpërmendur.

“Në vlerësim të aktit të ekspertimit kam disa pyetje. A mund të na thoni se cilat janë përgjegjësitë ekonomiko financiare të ministrit? Cili është dëmi ekonomik nga urdhrat e Ministrit? Dua të di çfarë dëmi ekonomik ka bërë ministri sipas ekspertëve?”, kanë qenë pyetjet e Mediut për ekspertët. 

Pas kësaj pyetjeje ka ndërhyrë prokurori Klodian Braho: Kjo pyetje duhet të jetë me specifike, që edhe ekspertët mos konfuzohen.

“E kemi të vështirë të përgjigjemi për një material që ka më shumë se 500 faqe. Ne duam të na jepet mundësia të kemi kohë për të dhënë përgjigje”, janë shprehur ekspertët.

Pesë ekspertët e thirrur janë Bexhet Zeqiri që është financier kontabël, aktualisht auditues pranë KLSH, Ymer Stafa-ekonomist, Rasim Metallari- financier, punonjës në Universitetin e Mjekësisë, auditues i brendshëm, Latif Çela- financier i lartë, auditues më Ministrinë e Financave  si edhe Mond Hoxha- punonjës në sektor privat.

1 VITE ME PARE

Seanca në GJKKO ndaj Mediut/ Debate mes avokatit të ish-ministrit dhe gjyqtares! Visha: Nuk më ndaloni dot të pyes ekspertin për procedurë

"Gërdeci"/ GJKKO shtyn për në 17 korrik seancën
ardian visha, irena gjoka

TIRANË- Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion po zhvillohet seanca gjyqësore në ngarkim të ish-ministrit Fatmir Mediu për çështjen "Gërdeci". 

Sipas raportimeve, në sallën e gjyqit ka pasur debate mes avokatit të Mediut, Ardian Visha për marrjen në pyetje të ekspertit me gjyqtaren Irena Gjoka. Visha është shprehur se nuk e ndalojnë dot për procedurën, që t'i drejtojë pyetje ekspertit të thirrur në gjyq.

Në një moment debati është zhvilluar edhe mes prokurorit të SPAK, Arben Kraja dhe avokatit Ardian Visha. Ky i fundit i kërkoi që të mos bëjë ngritje provokuese.

DEBATI I PLOTË NË SEANCË GJYQËSORE: 

Avokati Ardian Visha: Ne kemi një ndarje në pyetjet tona. Keni ndonjë titull akademik në profesionin qe keni?

Eksperti; Jo nuk kemi.

Visha: Çfarë akti keni, si jeni certifikuar?

Eksperti: Në vitin 2008 jam certifikuar.

Visha: Si jeni përzgjedhur si ekspert nga prokuroria në vitin 2008? Kush jua komunikoi qe jeni ekspert i çështjes?

Eksperti: Nuk jam ekspert i licensuar.

Visha: Kush ju njoftoi që do jeni ekspert për këtë çështje?

Irena Gjoka-ekspertit- Nuk do përgjigjesh.

Visha: Nuk më ndaloni dot për procedurën, për te pyetur se kush e përzgjodhi.

Debat mes Vishës dhe Arben Krajës: Ti mos bëj ngritje provokuese fare.

Visha: Jeni ekspert i licencuar?

Eksperti: Jo.

Irena Gjoka: I tërhiqet vëmendje Ardian Vishës, ka shkelur kodin e etikes.

Visha: Po prokurori?

Gjoka: Ulu, dhe njëherë fole do dalësh jashtë.

Visha: Me gjithë dashurën e madhe për ju dhe respektin, nuk ju lejoj. Të mos lejohet eksperti të japë përgjigjen, ju nuk ju lejohet. Nuk kam dëshirë te punoj kështu.

Visha: Mos lejoni të ndërhyrje prokuroria, nuk kemi ndërhyrë kurrë ne. Kush ju ka thënë qe do jeni ekspert në këtë çështje?

Gjoka: Nuk pranohet pyetja.

Visha: Ku punonit ju në kohën kur u caktuat ekspert?

Eksperti: në ministrinë e financave.

Visha: SA kohë keni punuar për te bëre aktin?

EKsperti: Nuk e mbaj mend, disa muaj.

Visha: Sa herë jeni mbledhur gjatë kësaj periudhe:

Gjoka: Nuk pranohet pyetja.

Ejsperti:  Nuk mbaj mend, kanë kaluar 17 vjet.

Visha: Ka mundësi të mos ndërhyrje asnjë njeri? Kush e ka shkuar aktin?

Eksperti: Të gjithë bashkë.

Visha: Si e ndaji punën?

Eksperti: Te gjithë bashkë.

Visha: Kush e ka shkuar?

Eksperti; të pestë bashkë.

Visha: Për pjesën ushtarake çfarë keni shkruar ju?

Eksperti- Unë nuk merrem me pjesën ushtarake.

Visha: Mbi materialet që ju ka vënë në dispozion prokuroria, çfarë volumi kishte materiali?

Gjoka: Nuk pranohet pyetja. Bëj kujdes me pyetjet që bën.

Visha: A mund ti bëni ju pyetjet? Ne të rrejmë kot. Ku i lexonit materialet, në çfarë ambienti, në çfarë selie?

Gjoka: Nuk pranohet pyetja.

1 VITE ME PARE

"Gërdeci"/ Nis në GJKKO seanca ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu, pesë ekspertë në sallën e gjyqit (EMRAT)

"Gërdeci"/ GJKKO shtyn për në 17 korrik seancën
fatmir mediu

TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu. Të pranishëm në sallë janë vetë i pandehuri bashkë me dy avokatët e tii, Henrik Ligori dhe Ardian Visha.

Gjithashtu 5 ekspertët Bexhed Zeqiri, Ymer Stafa, Rasim Metallari, Latif  Cela, Mondi Hoxha që kanë përcaktuar dëmin ekonomik të shkaktuar nga shpërthimi i 15 marsit 2008, familjarët e Erison Durdës dhe avokati mbrojtës Dorian Matlia. Po ashtu dhe dy prokurorët e çështjes Klodian Braho dhe Arben Kraja.

Ish-ministri, Mediu po hetohet për çështjen "Gërdeci", tragjedi e cila ndodhi në 15 mars të vitit 2008, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. Mediu po gjykohet për dy akuza, atë të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”.  Ish-ministri ka mohuar akuzat ndaj tij, duke u shprehur se gjatë detyrës ka zbatuar gjithnjë ligjin.

gjkko fatmir mediu gerdeci ardian visha irena gjoka

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje