LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Gara për zgjedhjen e drejtorit/ Këshilli i RTSH-së jep llogari në Komisionin e Medias! Zhupa: Procesi i zgjedhjes duhet të zbatojë rregullat! Bungo: Në atë insitucion mungon transparenca

•Komisioni i Medias ka mbajtur sot një seancë dëgjimore në lidhje me procesin e zgjedhjes së drejtorit të RTSH-së. • Kryetarja e Komisionit Ina Zhupa ka deklaruar në nisje të mbledhjes se Këshilli Drejtues i RTSH-së nuk është i pavarur nga Kuvendi dhe duhet që t'i përgjigjet ligjit. • Zhupa thekson se procesi i zgjedhjes së drejtorit duhet të zbatojë plotësisht rregullat dhe të zgjidhet dikush që i shërben më mirë platformës së RTSH-së. • Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo, ka deklaruar se në institucion mungon transparenca. • Bungo ka theksuar se thotë se kryetari i këshillit drejtues të RTSH nuk ka asnjë fuqi të veprojë edhe kundër paligjshmërive. • Bungo më tej solli rastin e kandidates Aurora Polo, duke thënë se u fut në garë edhe pse nuk plotësonte kriterin kryesor, dhe po në të njëjtat kushte paligjshmërie ishte zgjedhur edhe zv.drejtoreshë. • Pas debateve që shoqëruan mbledhjen, Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSh dhe përfaqësuesit e këtij këshilli pranuan se gabuan që lejuan votimin nga Vietnami por se vota e tij nuk ka ndikuar në rezultat. •Bungo u shpreh se nuk duhej të kishte lejuar që të votonte një anëtar të këshillit nga Vietnami. • Ndërkohë Genci Përmeti tha se duhej të kishin një asistencë juridike. •Bungo tha më tej se ai nuk ka asnjë në dorë për RTSH-në edhe pse është kryetar këshilli. • Bungo ka lexuar një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke thënë se ish-drejtues i RTSH, Enkelejd Joti është detyruar të kthyej 375 mln lekë në arkën e RTSH. • Gjatë fjalës së tij, anëtari i këshillit drejtues të RTSH-së, Edmond Tullumani tha se ishte pro një kandidati që ishte brenda kolektivit të RTSH. Kandidatët e tillë ishin Aurora Polo dhe Jetmir Shpuza. • Ndërkohë Zhupa iu drejtua duke i thënë se nuk mund të deklarojë votën e tij.

7 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Seanca për drejtorin e RTSH-së te "Media"/ Tullumani: Mendova të votoja një kandidat që ishte brenda kolektivit që i njeh problemet! Zhupa: Nuk mund të deklaroni votën

Gara për zgjedhjen e drejtorit/ Këshilli i RTSH-së jep llogari
pamje nga seanca

TIRANË- Komisioni i Medias ka mbajtur sot një seancë dëgjimore në lidhje me procesin e zgjedhjes së drejtorit të RTSH-së.

Gjatë fjalës së tij, anëtari i këshillit drejtues të RTSH-së, Edmond Tullumani tha se ishte pro një kandidati që ishte brenda kolektivit të RTSH. Kandidatët e tillë ishin Aurora Polo dhe Jetmir Shpuza. 

Pas fjalës së tij Zhupa iu drejtua duke i thënë se nuk mund të deklarojë votën e tij. 

Diskutimi: 

Tullumani: Kurrë nuk kam gjetur qetësi për shkak të përplasjes të legjislativit me ekzekutivin. Po mirë gjithë këta drejtorë që vinim aty ishin të këqinj. Kam qenë objektiv si në rastin konkret. Mendova se këtë rast do të ishte një që e duan punonjësit. Nuk do të ishte një drejtor që do të ziheshim prapë. Nuk do të ishte drejtor që ta quanin hajdut. Mendova të isha preferencial për atë që është brenda kolektivit të RTSh, që të njohë hallet e problemet e të ishte pakontestuar.

Zhupa: Nuk mund të deklaroni votën. Sapo e bëtë. Thatë që keni preferencë të përzgjidhni zonjën Polo.

Tullumani: Jo nuk e kam me atë. Ka dhe një kandidat tjetër. 

1 VITE ME PARE

Gara për drejtorin e RTSH/ Mevlan Shanaj votoi nga Vietnami! Bungo pranon gabimin: Nuk e dija por nuk ishte rasti i parë

Gara për zgjedhjen e drejtorit/ Këshilli i RTSH-së jep llogari
Komisioni i Medias

TIRANË- Debate kanë ndodhur ditën e sotme në mbledhjen e Komisionit të Medias. Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSh dhe përfaqësuesit e këtij këshilli pranuan se gabuan që lejuan votimin nga Vietnami por se vota e tij nuk ka ndikuar në rezultat. Bungo u shpreh se nuk duhej të kishte lejuar që të votonte një anëtar të këshillit nga Vietnami. 

“Aurora Polo ka mbaruar për inxhinieri e nuk ka punuar asnjë ditë në media. Është në konflikt interesi të hapur. Ajo e di mirë. Ajo vijon të japë urdhra e të emërojë njerëz në punë. Unë nuk duhej të kisha lejuar që të votonte një anëtar të këshillit nga Vietnami. Nuk e kam ditur por nuk dua të justifikoj fajin. Nga ana juridike nuk keni çfarë më bëni se nuk ka ndikuar në rezultatet. Nuk ka ndikuar vetëm Vietnami.  Kjo nuk ishte hera e parë që u bë” tha Leka Bungo.

Ndërkohë Genci Përmeti tha se duhej të kishin një asistencë juridike.

"Kryetari bëri një vetëfshikullim për një anëtar që votoi nga jashtë. Nuk është se nuk u pyet. por na u tha që ishte e ligjshme. Ndoshta ne kemi gabuar. Duhej ta kishim kontestuar, por thembra e Akilit duhej të ishte asistencë juridike. Këshilli e ka diskutuar dhe jemi të gatshëm ta diskutojmë këtë argument. Jemi të gatshëm ta diskutojmë këtë argument," tha ai. 

Leka Bungo:  Janë 3 votime. E nuk mund të fshihet pas votës së fshehtë.

Ilir Keko: Nuk mund të pranoj që kam votuar në kundërshtim me ligjin, aq më tepër me bindje. Vazhdoj ti qëndroj mendimit që kam bërë dhe kam votuar duke menduar për më të mirën e atij institucioni. Kam votuar ndershmërit. Nuk mendoj se kemi shkelur ligjin.

Zhupa: Vota e fshehtë e nga Vietnami e zotit Shanaj është votë e fshehtë?

Ilir Keko: Nuk është rasti i parë. Në të kaluarën profesor Shezair Rrokaj ka votuar për postin e kreut të këshillit drejtues me zarf.

Zhupa: nuk është e njëjta gjë

Ilri Keko: Kërkesa për të votuar Shanaj ka qenë e kryetarit. Ka kontaktuar sekretarja me të. 
Është votë e fshehtë. se nuk e dinin anëtarët

Zhupa: Nuk ishte votë e fshehtë, e dinte sekretarja. 

Ilir Keko: Procesi në gjykimin tim për zgjedhjen e drejtorit nuk e pranoj që është në kundërshtim me ligjin. Nuk e diskutoj fare.

1 VITE ME PARE

‘Unë kam vetëm çelësat e kashtës’, Bungo: Enkelejd Joti është i detyruar të kthej 375 mln lekë në arkën e RTSH

Gara për zgjedhjen e drejtorit/ Këshilli i RTSH-së jep llogari
Leka Bungo

TIRANË- Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së Leka Bungo ka deklaruar se ai nuk ka asnjë në dorë për RTSH-në edhe pse është kryetar këshilli. Gjatë fjalës në Komisionin për Mediat, Bungo ka lexuar një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke thënë se ish-drejtues i RTSH, Enkelejd Joti është detyruar të kthyej 375 mln lekë në arkën e RTSH. 

"Unë kam kërkuar nga këshilli drejtues dhe ata e kanë miratuar kërkesën time që të delegojmë të drejtën për të marr informacion nga administrata kryetarit të këshillit drejtues dhe unë këtë punë jam munduar që ta bëjë rregullisht, por asnjëherë s’kam marr një përgjigje të saktë dhe transparente me të 3 drejtorët. Mua më është thënë që t’i i dashur kryetar nuk mund të kërkosh informacion nga departamentet e tjera, ndërkohë që është e specifikuar që kryetari të marr informacion nga të gjitha departamentet, e kam me shkrim. Më është thënë nëse doni informacion do t’i drejtoheni drejtorit të përgjithshëm. 

Dhe unë i jam drejtuar Enkelejd Jotit në shtyp, në mbledhje dhe në këtë sallë, ku kam thënë po nëse unë do të kem mendimin që t’ju pyes zoti drejtor a keni vjedhur ndonjë lekë këtë muaj, ju do të më përgjigjeni mua?. Kjo është mënyra e komunikimit tuaj me këshillin drejtues? Ka precedentë dhe më i freskët është ai para 10 ditësh, ku drejtori Enkelejd Joti është i detyruar të kthejë me emër dhe me mbiemër 375 mln lekë në arkën e RTSH dhe ky është përfundimi i KLSH, s’është i imi. Unë edhe pse jam kryetar vetëm çelësat e kashtës kam", tha ai.

1 VITE ME PARE

Debati për drejtorin e RTSH/ Ilir Keko: Për mua procesi është i ligjshëm. Leka Bungo: Kjo është shkelje e ligjit

Gara për zgjedhjen e drejtorit/ Këshilli i RTSH-së jep llogari
Komisioni i Medias

TIRANË- Një debat mes Leka Bungos dhe Ilir Kekos është zhvilluar ditën e sotme në mbledhjen e Komisionit të Medias. Gjatë seancës dëgjimore anëtarët e këshillit janë përplasur me njëri-tjetrin në sy të deputetëve duke akuzuar për shkelje apo klientelizëm njëri-tjetrin.

Bungo në fjalën e tij ka deklaruar se në institucion mungon transparenca. Ndërkohë që Keko ka deklaruar në Komisionin e Medias, se Bungo nuk donte të votohej hapja e garës për drejtorin e ri të RTSH-së. Sipas tij. Bungo vepronte sipas dëshirës së tij dhe për këtë arsye kanë ndodhur dhe sherret në mbledhje.

Pjesë nga debati:

Keko: Në parim për procesin, unë e di që jam në rregull. Nuk mund të pranoj që procesi, që kur ka filluar, është në kundërshtim me ligjin. Dhe as nuk diskutohet fare.

Bungo: Po ligjin ti e njeh, që duhet të ketë minimalisht 5 vjet në media. Është e ligjshme vota jote për Aurora Polon.

Keko: Lexojeni ligjin siç është i saktë dhe mos e interpretoni ligjin si doni ju. Po të jetë për procesin, ne kemi kërkuar që në muajin shtator, që kur iku Alfred Peza, për hapjen e procesit. Kryetari nuk ka pranuar për hapjen e procesit. ‘Atë e di unë’- ka thënë. Duke vënë vetë. Në dhjetor, pas presionit tuaj (komisionit të medias) u kërkua të hapej. Dhe e dini ju sesi është kërkuar të hapet? Duke filluar mbledhjen kryetari në datën 2 dhjetor dhe duke thënë; deklaroj të hapur garën për drejtorin e përgjithshëm. Pa votim, sepse nuk e donte votimin. Për këtë është bërë sherri në atë mbledhje dhe u votua, sepse nuk ka sesi të dilet me një vendim pa u votuar. Në mbledhjen tjetër u bë po e njëjta situatë dhe po të njëjtën gjë kërkonte kryetari që në fillim. Kryetari është për të hapur dhe mbyllur mbledhjet, nuk është për të mbajtur një orientim të mbledhjes. Ne nuk jemi firmëtarë nga mbrapa. Në dhjetor kemi mbajtur një qëndrim duke thënë se nuk ka kohë fizike për ta zgjidhur drejtorin e përgjithshëm sepse përpara kemi festivalin, programin e vitit të ri. Dhe që të zgjidhet drejtori duhet 4 ose 5 seanca mbledhjesh. Për mua procesi është i ligjshëm në gjykimin tim. Por jam i bindur se për kryetarin procesi do të vazhdojë të jetë i paligjshëm përsa kohë nuk rezulton ashtu si do ai.

Bungo: Si nuk ka paligjshmëri? Aurora Polo nuk ka asnjë lidhje me kriteret, fare, fare. Pavarësisht se edhe shpallja e garës që e zgjati kryetarin, për mua janë humor.

1 VITE ME PARE

Gara për zgjedhjen e drejtorit të RTSH/ Bungo: Në atë institucion mungon transparenca, zv. drejtoresha u zgjodh në kundërshtim me ligjin

Gara për zgjedhjen e drejtorit/ Këshilli i RTSH-së jep llogari
Leka Bungo

TIRANË- Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së ka deklaruar se në institucion mungon transparenca. Gjatë fjalës në Komisionin për Mediat, Bungo ka theksuar se thotë se kryetari i këshillit drejtues të RTSH nuk ka asnjë fuqi të veprojë edhe kundër paligjshmërive. Bungo më tej solli rastin e kandidates Aurora Polo, duke thënë se u fut në garë edhe pse nuk plotësonte kriterin kryesor, dhe po në të njëjtat kushte paligjshmërie ishte zgjedhur edhe zv.drejtoreshë.

"Në atë institucion mungon transparenca. Zv drejtoresha u zgjodh në kundërshtim me ligjin. Unë dhe kur konstatoj shkelje nuk kam të drejtë të veproj. Unë si kryetar këshilli kur kam munguar në mbledhje më janë vërsulur dhe më kapin më thonë pse kam munguar, kur unë e kam thënë që nuk pajtohem me vendimin tuaj dhe do ta hedh këtë çështje në gjyq dhe deri sa kjo të sqarohet unë nuk marr pjesë në mbledhje. I kam çuar letër KLSH, kryeministrit dhe kryetares së Kuvendit duke trajtuar këto probleme dhe ndoshta për efekt kohe s’kam marr përgjigje, edhe në mbledhjen e fundit kemi diskutuar ku mendoj se ka shkelje, unë ka kam kërkuar të diskutohen vlerat e kandidatëve para se të votohen", tha Bungo. 

1 VITE ME PARE

Këshilli i RTSH-së jep llogari në Komisionin e Medias/ PS dhe PD në një qëndrim: Kupa me paligjshmëri është mbushur

Gara për zgjedhjen e drejtorit/ Këshilli i RTSH-së jep llogari
Komisioni i Medias

TIRANË- Kryetarja e Komisionit për Mediat, Ina Zhupa theksoi se Këshilli Drejtues i RTSH-së u mbush me procesin e fundit të garës për zgjedhjen e drejtorit të RTSH. Gjatë mbledhjes së Komisionit për Median, Zhupa theksoi se procesi i zgjedhjes së drejtorit duhet të zbatojë plotësisht rregullat dhe të zgjidhet dikush që i shërben më mirë platformës së RTSH-së.

“Ju vazon me paligjshmëri e keni mbushur por kjo ishte pika që e derdhi. Ju keni bërë dhe kur zgjodhët Alfred Pezën duke votuar për të skualifikuar një kandidat që i kishte të gjithë kriteret, si Ëngjëll Musai. Gjithë kohën kam qenë koherente” tha Zhupa.

Ndërkohë që të njejtën qëndrim ka mbajtur dhe deputetja e PS-së Evis Kushi, e cila ka theksuar se ka shumë raste që drejt tyre kanë mbërritur kritika dhe denoncime në lidhje me këtë proces. 

“Vazhdimisht na kanë ardhur kritika, denoncime. Ne nuk duam tju paragjykojmë por na informoni çfarë ndodhi. Nuk është rrufe në qiell të hapur por në mënyrë të vazhdueshme por ne nuk kemi dashur të ndërhyjmë. Por kam një pyetje të parë.  A ka një procedurë të miratuar nga ju për mënyrën si përzgjidhet drejtori i përgjithshëm i RTSH-së' tha Kushi.

1 VITE ME PARE

Këshilli i RTSH-së jep llogari në Komisionin e Medias/ Zhupa: Procesi i zgjedhjes së drejtorit duhet të zbatojë rregullat

Gara për zgjedhjen e drejtorit/ Këshilli i RTSH-së jep llogari
Ina Zhupa

TIRANË- Komisioni i Medias po mban një seancë në lidhje me procesin e zgjedhjes së drejtorit të RTSH-së. Kryetarja e Komisionit Ina Zhupa ka deklaruar në nisje të mbledhjes së Këshilli Drejtues i RTSH-së nuk është i pavarur nga Kuvendi dhe duhet që t'i përgjigjet ligjit. Po ashtu Zhupa thekson se procesi i zgjedhjes së drejtorit duhet të zbatojë plotësisht rregullat dhe të zgjidhet dikush që i shërben më mirë platformës së RTSH-së.

"Nuk jeni të pavarur nga ligji dhe Kuvendi. Jeni të zgjedhur nga Kuvendi dhe ndaj tij jepni llogari. Procesi i zgjedhjes së drejtorit duhet të zbatojë rregullat dhe i shërben më mirë platformës së RTSH-së. E dini se deri më tani Komisioni nuk ju ka ndërhyrë në zgjedhje, por kriteret duhet të jenë të barabarta. Kriteret ose janë ose nuk janë”,  tha Zhupa.

rtsh komisioni i medias gara per drejtor te rtsh

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë