LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Fshat shqiptar"/ Investigimi i Report në Rai3: Ahmetaj denoncon lidhjet e Ramës me krimin, zbulohen bizneset e ministrit të Melonit në Shqipëri

• Mbrëmjen e djeshme është transmetuar puntata e radhës e reportazhit për Shqipërinë nga emisioni investigativ “Report” në RAI 3, me titull "Fshat shqiptar". • Në emisionin e djeshëm, gazetari i Rai3 Giorgio Mottola ka zhvilluar dy intervista, me kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendësministrin Arben Ahmetaj. • Ky i fundit sipas gazetarit, ndodhet në Zvicër pas mandatit të arrestit ndërkombëtar. • Ish-numri 2 i qeverisë, Arben Ahmetaj është shprehur se ka qenë i vetmi që ka ngritur në mbledhjen e qeverisë problemin e kanabizimit të vendit, por sipas tij, Edi Rama iu përgjigj se kjo po ndihmonte ekonominë e vendit. • Akuza të forta ka ngritur edhe për kryeministrin dhe lidhjet që Ahmetaj pretendon se Rama ka me krimin e organizuar, ndërsa ka thënë se koordinatori i tij është Ergys Ajazi. • Rai 3 thotë se Ergys Agasi është një biznesmen nga Durrësi, djali i një ish-deputeti socialist, përveç të tjerash pronar i një kompanie që prodhon cigare dhe që merret me logjistikë. • Nuk ka qenë kurrë i dënuar apo i hetuar për lidhje me mafian shqiptare, por shpesh mediat kanë folur për lidhje të tij me anëtarë të grupeve kriminale si për shembull narkotrafikantin Xhevdet Troplini. • Report ka publikuar edhe bizneset që ministri italian Adolfo Urso ka në Shqipëri, që sipas tyre janë mundësuar nga Rama. • Adolfo Urso deri 10 ditë para se të betohej si ministër, ishte pronari Italian World Services, së bashku me djalin e tij Pietro, një kompani aktive në sektorin e konsulencës institucionale dhe lotimin për bizneset, duke arritur rezultate të shkëlqyera. • Shoqërimi i bizneseve italiane mbi të gjitha jashtë vendit është misioni kryesor i Italian World Services e familjes Urso. • Ky biznes operon në vende të ndryshme dhe nga 2015 edhe në Ballkan dhe në Shqipëri, përmendet në reportazh. • Gjithashtu, në emision është trajtuar edhe lidhja e ish-kryeminisrit italian Massimo D'Alema me qeverinë e Edi Ramës dhe Shqipërinë. • Report ka zbuluar se përveç DL&M Advisor në Itali, i hapur në vitin 2019, D'Alema ka shtrirë interesat e tij në botën e konsulencës edhe në Shqipëri: në fakt, ai ka krijuar një kompani të quajtur A&I në Tiranë, e cila ofron konsulencë për kompanitë që duan të ndërkombëtarizohen. • Ndërkohë, sipas Ahmetajt, Massimo D’Alema bën lobim në favor të shoqërive që merren me kriptovaluta, një informacion ky që duke mos patur akses në dokumentet e bilancit dhe klientëve të biznesit të tij në Shqipëri, mbetet i vështirë për tu verifikuar. • Report ka ndërthurur me investigimin edhe intervistën me vetë kryeministrin Edi Rama, i cili është pyetur nga gazetari Mottola për temat më "delikate", nga akuzat e Ahmetajt për lidhjet e tij me krimin deri te "kullat e ngritura në Tiranë me para të pista".

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Investigimi i "Report" në Rai 3: Me çfarë merret kompania lobuese e Massimo D'Alemës në Shqipëri

"Fshat shqiptar"/ Investigimi i Report në Rai3: Ahmetaj denoncon
massimo d'alema

ITALI- Marrëdhënia e ngushtë e D'Alemës me Shqipërinë daton që nga koha e luftës në Kosovë, kur kryeministri i atëhershëm mbështeti bombardimet e NATO-s kundër Serbisë. Me kalimin e viteve ai ka intensifikuar gjithnjë e më shumë udhëtimet e tij në Tiranë dhe marrëdhëniet e tij me qeverinë e Edi Ramës. Këto marrëdhënie kanë bërë të mundur që ai të jetë biznesmen jo vetëm në shtëpi (Itali).

Report ka zbuluar se përveç DL&M Advisor në Itali, i hapur në vitin 2019, D'Alema ka shtrirë interesat e tij në botën e konsulencës edhe në Shqipëri: në fakt, ai ka krijuar një kompani të quajtur A&I në Tiranë, e cila ofron konsulencë për kompanitë që duan të ndërkombëtarizohen.

Gazetari: Rama ka raporte shumë të ngushta me Massimo D’Alema

Ahmetaj: Massimo D’Alema nuk është politikan, por biznesmen.

Gazetari: Çfarë lloj biznesi bën?

Në fakt Massimo D’Alema ka një shoqëri lobimi në Itali ‘DL&M Advisor’ hapur në 2019 dhe në dy vitet e fundit ka faturuar thuajse 2 milionë euro, por në bilancet e këtij biznesi nuk ka asnjë referim për interesa të mundshme të ish-kryeministrit italian në Shqipëri.

Rama: Nuk kam folur kurrë për biznes me Massimo D’Alemën gjithmonë kemi folur për politikë dhe për Shqipërinë, pastaj ai është një njeri i lirë mund të bëjë çfarë të dojë.

Duke konsultuar regjistrat e Dhomës se Tregtisë se Shqipërisë, zbulojmë që vitin e shkuar, Massimo D’Alema ka themeluar në Tiranë një shoqëri që ka selinë pikërisht këtu (në Tiranë- Teatri i Operas dhe Baletit) në një godinë të periudhës së pushtimit fashist në Shqipëri ku ka zyrat edhe Instituti Italian i Kulturës.

Kompania shqiptare e D’Alemës quhet A&I. Ish-kryeministri është pronar i vetëm dhe si objekt social ka konsulencën institucionale të bizneseve që duan të ndërkombëtarizohen. Pra konsulencë dhe lobim, por nga dokumenti nuk marrim informacione të tjera e për këtë nuk na mbetet gjë tjetër përveçse ti drejtohemi pronarit të biznesit.

E takojmë në Sallonin e Librit, në Torino ku bën një prezantim hyrës rreth Karl Marksit gjatë prezantimit të librit të Luciano Camfora mbi filozofin gjerman.

Gazetari: Mirëmbrëma jam Giorgio Mottola nga Report, nuk di nëse kujtoheni për mua. Doja t’ju pyes se çfarë do të mendonte Marksi për aktivitetin e lobimit në favor të kapitalizmit financiar?

D’Alema: Nuk kam asgjë për të thënë!

Gazetari: A mund t’ju pyes pse keni themeluar një kompani lobimi në Shqipëri vitin e kaluar? A&I? A mund të ma jepni një përgjigje?

D’Alema: Ky nuk është as vendi as momenti. Nëse dëshironi më nisni pyetjet dhe do ju dërgoj përgjigjet.

Një pistë mbi të cilën ne të punojmë na e ofron ish zv/kryeministri shqiptar Arben Ahmetaj:

Ahmetaj: Thënë mes meje e tej nuk dua të flas për D’Alemën sepse për mua ai është i madh. Biznesi i tij janë kriptovalutat.

Ahmetaj: Bën lobistin për kompani kriptovalutash.

Pra, sipas Ahmetaj, Massimo D’Alema bën lobim në favor të shoqërive që merren me kriptovaluta, një informacion ky që duke mos patur akses në dokumentet e bilancit dhe klientëve të biznesit të tij në Shqipëri, mbetet i vështirë për tu verifikuar. Kështu detyrohemi të rikthehemi tek D’Alema.  

Gazetari: A është e vërtetë që merreni me kriptovaluta në Shqipëri? Kështu na kanë thënë. Në fakt për biznese që merren me kriptovaluta? Me jepni një përgjigje, po ju kërkoj një ballafaqim lidhur me disa informacione që kam.

D’Alema: Përgjigja është jo!

Gazetari: Po si ka mundësi që keni themeluar këtë shoqëri konsulence në Shqipëri? Pse pikërisht në Shqipëri?

D’Alema: Ky nuk është as vendi as momenti. Nëse dëshironi më nisni pyetjet dhe do ju dërgoj përgjigjet.  

(Gazetari largohet nga truprojat)

Marrë nga Syri.net

2 VITE ME PARE

VIDEO/ "Report" në Rai3 zbulon edhe bizneset në Shqipëri të ministrit të Melonit, të mundësuara nga Rama

"Fshat shqiptar"/ Investigimi i Report në Rai3: Ahmetaj denoncon
edi rama dhe adolfo urso

TIRANË- Shqipëria e Edi Ramës është një tokë e mundësive të mëdha për sipërmarrësit që duan të bëjnë biznes. Këtu (në Shqipëri) do të kishte ushtruar aktivitetin e tij lobues edhe Ministri i Biznesit ‘Made in Italy’, Adolfo Urso. Adolfo Urso deri 10 ditë para se të betohej si ministër, ishte pronari Italian World Services, së bashku me djalin e tij Pietro, një kompani aktive në sektorin e konsulencës institucionale dhe lotimin për bizneset, duke arritur rezultate të shkëlqyera.

Në vitin 2015, siç kishte zbuluar në atë kohë ‘Report’, ministri aktual në fakt po kryente konsulencë për llogari të kompanive të Francesco Becchetti, nipi sipërmarrësit dhe menaxherit të landfillit Manlio Cerroni, ish-pronar i televizionit shqiptar Agon Channel.

Sot Becchetti heq dorë nga miqësia e së shkuarës: Ministri Urso e ka braktisur duke zgjedhur krahun e kryeministrit Rama në luftën gjyqësore ku qeveria shqiptare i detyrohet Becchettit 120 milionë euro.

Përveç D’Alemës, edhe një figurë e rëndësishme e së djathtës italiane, para disa vitesh ka zbarkuar në Tiranë për të bërë biznes. Në 2015, ministri aktual zhvillonte shërbime konsulence për hesap të bizneseve të Francesco Becchettit, pronari i kanalit televiziv shqiptar ‘Agon Channel’

Gazetari: Adolfo Urso ka qënë konsulenti juaj?

Becchetti: Po, ka qenë konsulenti për ndërkombëtarizimin të grupit tim të biznesit

Pas asaj që i ndodhi, Francesco Becchetti shprehet se ka humbur jo vetëm mbështetjen profesionale, por edhe miqësinë e Adolfo Urso që në atë periudhë duket se ka vendosur një raport kordial dhe miqësor me kryeministrin shqiptar.

Gazetari: Ju përcjell të falat e Francesco Becchettit. Thotë se e keni braktisur për të qëndruar në krah të më të fortit që është Edi Rama

Ministri Urso: Unë jam gjithmonë nga ana e Italisë.

Deri 3 ditë para betimin si ministër, Adolfo Urso ishte pronari i Italian World Services, kaluar më pas tërësisht të birit Pietro, shoqëri aktive në sektorin e konsulencës institucionale dhe të lobimit, i cili, sipas asaj qe rrëfen i interesuari direkt, në momentin kur kishte më shumë nevojë e ka braktisur Becchetin.

Becchetti: Unë i kam bërë vetes disa pyetje dhe i kam dhënë përgjigje

Gazetari: Çfarë përgjigjesh?

Becchetti: Nëse vlerësoni interesat që kanë luajtur, bizneset që janë shoqëruar te Rama...

Shoqërimi i bizneseve italiane mbi të gjitha jashtë vendit është misioni kryesor i Italian Ëorld Services e familjes Urso. Ky biznes operon në vende të ndryshme dhe nga 2015 edhe në Ballkan dhe në Shqipëri.

Gazetari: Italian Word Services, shoqëria e lobimit, ka klientë në  Shqipëri?

Ministri Urso: Unë nuk bëj pjesë në këtë shoqëri, pyesni djalin tim.

Gazetari telefonon Pietro Urson, djalin e ministrit: Jam Giorgio Mottola, babai juaj më tha t’ju kontaktoj ju dhe doja t’ju pyes nëse kompania juaj ka klientë në Shqipëri?

Pietro Urso: Do të flas me avokatin tim më përpara.

Marrë nga Syri.net

2 VITE ME PARE

Investigimi i Report në Rai3/ "Kapot e mafias i takon në zyrë, i kam parë", Ahmetaj: Ergys Agasi personi që mban lidhjet e Ramës me bosët e krimit

"Fshat shqiptar"/ Investigimi i Report në Rai3: Ahmetaj denoncon
arben ahmetaj, ergys ajazi

ITALI- Mbrëmjen e djeshme është transmetuar puntata e radhës e reportazhit për Shqipërinë nga emisioni investigativ “Report” në RAI 3. Gazetari Giorgio Mottola arriti të intervistonte ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj i cili sipas tij ndodhet në Zvicër pas mandatit të arrestit ndërkombëtar, për të cilin thotë se ka qenë pjesë e rrethit shumë të ngushtë të kryeministrit Edi Rama.

“Në vitin 2013, në qeverisjen e tij të parë ishte në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. Në mandatin e dytë të Ramës ai u bë ministër i financave dhe u gradua zëvendëskryeministër në të tretën. Në “Report”, ish-krahu i djathtë denoncon marrëdhëniet e supozuara mes kreut të qeverisë shqiptare dhe anëtarëve të krimit të organizuar” – thuhet në reportazhin e RAI3.

Ish-numri 2 i qeverisë, Arben Ahmetaj thotë se ka qenë i vetmi që ka ngritur në mbledhjen e qeverisë problemin e kanabizimit të vendit, por sipas tij, Edi Rama iu përgjigj se kjo po ndihmonte ekonominë e vendit.

“Unë isha i vetmi që ngrita këtë në një mbledhje qeverie. Si ka mundësi që kanabisi po përhapet dhe qeveria nuk bën asgjë? Çfarë më tha Rama? Sipas tij plantacionet i kishin dhënë një shtysë ekonomisë së vendit. Unë iu përgjigja se si mund të ndodhë kjo? Kolumbia duhet të jetë shteti më i pasur në botë meqë eksporton miliona tonelata me kokainë. Në fakt gjenden keq. Si do të mundet Shqipëria të bëjë ekonomi në këtë mënyrë?” – shprehet ai gjatë një rregjistrimi të fshehtë të bërë nga “Report”.

Akuza të forta ka ngritur edhe kryeministrin dhe lidhjet që Ahmetaj pretendon se Rama ka me krimin e organizuar. Ish-ministri shprehet se grupet kriminale përmes ndërtimit pastrojnë paratë e tyre në Shqipëri.

“Grupet kriminale marrin tenderë nëpërmjet përfaqësuesve të tyre. Është e ditur kjo në Shqipëri. Ndërtojnë, pastrojnë paratë e tyre ndërtim në Shqipëri. Praktikisht shesin drogë në të gjithë Europën dhe pastaj i kalojnë në Shqipëri. Ka në fakt një koordinim mes organizatave mafioze. Ata nuk vriten me njëri – tjetrin. Kjo sepse Edi Rama iu ka kërkuar të mos i hapin telashe. A është Rama i lidhur me këto grupe kriminale? Nuk është vetëm i lidhur, por po të jap emrin e koordinatorit, Ergys Agasi. Është një tip që jeton në Durrës, pranë klanit të Durrësit. Tani është bërë për llogari të Ramës, koordinator i të gjithë grupeve” – thotë Ahmetaj.

Rai 3 thotë se Ergys Agasi është një biznesmen nga Durrësi, djali i një ish-deputeti socialist, përveç të tjerash pronar i një kompanie që prodhon cigare dhe që merret me logjistikë. Nuk ka qenë kurrë i dënuar apo i hetuar për lidhje me mafian shqiptare, por shpesh mediat kanë folur për lidhje të tij me anëtarë të grupeve kriminale si për shembull narkotrafikantin Xhevdet Troplini.

“Agasi bën koordinatorin dhe pastaj ai i përdor për zgjedhjet. Ku i takon Rama? I takon edhe në zyrën e tij, në zyrën e mbledhjeve që ka në selinë e qeverisë. Unë nuk kam marrë pjesë sepse nuk kam pranuar kurrë të përfshihem. I kam parë pothuajse të gjithë. Personazhe nga Dibra, Durrësi, Elbasani… Po. Kapo të mafias” – thotë Ahmetaj në rrëfimin për RAI3.

Pjesa e dytë e emisionit "Report" të Rai 3, ishte e ndërthurur edhe me intervistën e kryeministrit Edi Rama për televizionin italian Rai3. Intervista erdhi pas pjesës së parë të transmetuar më 22 prill, reportazh të cilin Rama në reagimet e tij e cilësoi si "të neveritshëm". Para gazetarit Giorgio Mottola, Rama ka folur për marrëveshjen e nënshkruar me homologen e tij italiane për pritjen e emigrantëve, deklaratat e Ahmetajt, lajmet mbi vëllain e tij dhe lidhjen me "Xibrakën" dhe ndërtimin e financimin e kullave në kryeqytet. 

Ahmetaj është shprehur në reportazhin e "Report" se kishte parë që kryeministri ka takuar figura drejtuese të krimit në zyrën e tij. Rama i mohoi këto akuza dhe tha se i takon atij që akuzon të nxjerrë prova dhe jo atij që akuzohet. Ai u pyet edhe për çështjen "Becchetti" dhe për pagesën 130 milionë euro që shteti shqiptar duhet t'i paguajë Francesco Becchettit. Në përgjigjen e tij, Rama e cilësoi atë si "një kriminel, i dënuar me 17 vjet burg në bazë të ligjit shqiptar për afera të pista, pastrim parash, etj". Ndërsa për pagesën e milionave euro, Rama tha se janë akoma në proces gjyqësor dhe se historia ende nuk është mbyllur. Kullat e ngritura në Tiranë dhe nga kush financohet ndërtimi i tyre, ishte një ndër pyetjet që iu ndërtuan kryeministrit.  Rama u shpreh se numri i kullave që janë ngritur në kryeqytet është vetëm fillimi, ku shtoi se brenda 5 viteve do të ketë edhe më shumë. Ai ka folur edhe për marrëdhënien e tij me Massimo D'Alema-n.  Teksa gazetari tha se D'Alema ka ngritur shoqëri lobimi në Shqipëri, Rama pretendoi se nuk ka biseduar asnjeherë për tregti me të. Më tej shtoi se ai është i lirë të bëjë çfarë të dojë.  Kreu i qeverisë e ka konsideruar "të neveritshme" përfshirjen e vëllait të tij, Olsi Ramës në emisionin investigativ "Report". Ndërsa gazetari i rikujtoi hapjen e hetimeve për dosjen e "Xibrakës" për të cilën Olsi dyshohet se ka lidhje, Rama tha se i vëllai ka nfritur padi për shpifje dhe se çështja i duhet lënë në dorë drejtësisë.

report ne rai 3 edi rama giorgio mottola arben ahmetaj

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës