Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
• Reshjet e para të dëborës kanë nisur në qarkun e Elbasanit teksa raportohet se nga këto reshje është zbardhur Parku Kombëtar i Shebenikut.• Në këtë Parku Kombëtar raportohet gjithashtu se reshjet e dëborës vijojnë të bien. • Një pjesë e vendit është përfshirë nga temperaturat në rënie dhe nga reshjet e shiut ditët e fundit teksa në zonat malore kanë nisur të bie dëbora e parë. • Ulja e temperaturave ka bërë që reshjet e borës të përfshijnë edhe veriun e vendit.• Lidhur me këtë situatë Agjencia e Mbrojtjes Civile njofton se nuk janë regjistruar problematika. • Konkretisht, në aksin Bogë-Theth raportohet se ka reshje dëbore, por qarkullimi vijon pa probleme. • Gjithashtu në ketë aks rrugor kërkohet qe automjetet të qarkullojnë me goma dimërore. • Nga ana tjetër probleme me energjinë eklektike raportohen në bashkinë e Vaut të Dejës.
3 artikuj për këtë temë.
PUKË- Veriu i vendit është zbardhur i gjithi pothuajse, pasi që prej ditës së djeshme janë regjistruar edhe reshjet e para të dëborës. Mëngjesin e sotëm edhe zona e Pukës, është mbuluar nga dëbora.
Intensiteti i reshjeve të dëborës ka pësuar rënie, por ulja e temperaturave mund të sjellë praninë e ngricave. Ndërkohë sa i përket qarkullimit, aktualisht vijon pa probleme. Në segmentin rrugor Fushë Arrëz -Iballë trashësia e borës arriti në 7 cm, ndërkohë që rruga vijon të jetë ende e kalueshme.
Policia e Qarkullimi Rrugor njofton se aktualisht nuk ka problematika në qarkullim, teksa apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të mos lëvizin drejt veriut të vendit pa mjetet dimërore.
THETH- Ulja e temperaturave ka bërë që reshjet e borës të përfshijnë edhe veriun e vendit. Lidhur me këtë situatë Agjencia e Mbrojtjes Civile njofton se nuk janë regjistruar problematika.
Konkretisht, në aksin Bogë-Theth raportohet se ka reshje dëbore, por qarkullimi vijon pa probleme. Gjithashtu në ketë aks rrugor kërkohet qe automjetet të qarkullojnë me goma dimërore. Nga ana tjetër probleme me energjinë eklektike raportohen në bashkinë e Vaut të Dejës.
ELBASAN- Kanë nisur reshjet e para të dëborës edhe në qarkun e Elbasanit teksa raportohet se nga këto reshje është zbardhur Parku Kombëtar i Shebenikut.
Në këtë Parku Kombëtar raportohet gjithashtu se reshjet e dëborës vijojnë të bien. Një pjesë e vendit është përfshirë nga temperaturat në rënie dhe nga reshjet e shiut ditët e fundit teksa në zonat malore ka nisur të bie dëbora e parë.