LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Forumi i sigurisë në Bratislavë/ Rama: Ushtria serbe ka 0 fuqi në kufi me Kosovën. Kurti: Të largohen huliganët serb

•Forumi në Bratislavë të Sllovakisë, kishte si temë në panelin e diskutimit Ballkanin “Rrugët e Hapura: Ballkanasit sërish në biznes”.•Temë kryesore e bisedës ishte edhe tensionet në veri të Kosovës. •Kryeministri Edi Rama dhe ai i Kosovës Albin Kurti ishin të pranishëm. • Rama komentoi mobilizimin e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën, duke shtuar se dërgimi i ushtrisë në kufi me Kosovën ka zero fuqi. •Kreu i Qeverisë shqiptare foli edhe për fondet që rajoni i Ballkanit Perëndimor merr nga Bashkimi Europian të cilat sipas tij janë 11 herë më të vogla sesa ato që jepen nga BE për vendet e Evropës Juglindore. •Nga ana tjetër, kryeministri Albin Kurti tha se është i shqetësuar lidhur me kritikat e SHBA për situatën e tensioneve në veri të Kosovës, por shtoi se po punon për të gjetur një zgjidhje. •Ai tha se nuk ka asnjë shkelje nga ana e Policisë, lidhur me zhvillimet e fundit në komunat në veri të Kosovës. •Samiti i “Globsec” u diskutua një ditë më parë se mund të ishte një vendtakim mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç, i ndërmjetësuar nga BE për të ulur tensionet, por lideri serb refuzoi pjesëmarrjen.

18 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Rama batuta në Bratislava me Kovaçevksin: Na thanë do hyni në BE kur ishim me flokë, ja ku jemi sot qerosë

Forumi i sigurisë në Bratislavë/ Rama: Ushtria serbe ka 0 fuqi
Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski

BRATISLAVË- Kryeministri Edi Rama ka bërë batuta me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski gjatë mbledhjes në panelin e diskutimit mbi rajonin në Bratislavë. Teksa mbante fjalën e tij mbi vonesat e anëtarësimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Rama iu drejtua homologut të tij nga Maqedonia e Veriut, duke i thënë së në fillim të procesit në Selanik, të dy ishin me flokë e ndërsa sot qerosë.

“Në Selanik Dimitari i kishte të gjithë flokët, aty u tha që do të ishim në Bashkimin Evropian përpara se mua të më binin flokët dhe ja ku jemi. Dy burra qerosë sepse ne besuam në këto gjëra. Çfarë kemi nevojë është të jemi realistë, të vërtetë, të drejtpërdrejtë dhe kur e them këtë mendoj sa të drejtpërdrejtë mund të jenë holandezët kur kanë zgjedhje e kur duan të presësh sa të përfundojnë zgjedhjet e tyre. Ja që kështu është, na duhet të përballemi me realitetin ndërkohë që komuniteti politik evropian është i jashtëzakonshëm”, ka thënë Rama.

3 VITE ME PARE

FOTOT- Rama takon Macron në Bratislavë

Forumi i sigurisë në Bratislavë/ Rama: Ushtria serbe ka 0 fuqi
Edi Rama dhe Emmanuel Macron

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bratislavë, ku nuk kanë munguar takimet dypalëshe me liderët e BE-së, një ndër ta ishte dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Lajmin e takimit e ka bërë me dije vetë kryeministri Edi Rama. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, Rama tha se diskutimet janë ndaluar në diskutime mbi projektet e përbashkëta mes dy vendeve, por edhe sfida madhore si lufta në Ukrainë dhe tensionet midis Kosovës e Serbisë.

"Bratislavë, Sllovaki - Me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron, në një takim shumë miqësor, ku u prekën me thellësi temat e rajonit tonë në sfondin e konfliktit në Ukrainë, marrëdhënia e Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe nevoja për një qasje të re politiko-ekonomike, si edhe marrëdhëniet bilaterale Francë-Shqipëri,"-shkruan Edi Rama.

POSTIMI I PLOTË:

3 VITE ME PARE

Forumi i Sigurisë në Bratislavë/ Von der Leyen për protestat në Kosovë: Situata është shqetësuese! Të merren masa

Forumi i sigurisë në Bratislavë/ Rama: Ushtria serbe ka 0 fuqi
Ursula von der Leyen

SLLOVAKI- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka marrë pjesë në konfrencën e sigurisë GLOBSEC 2023 në Bratislavë. Gjatë fjalës së saj, Von der Leyen ka komentuar zhvillimet në veri të Kosovës. Ajo tha se situata është shqetësuese, ndërsa bëri thirrje për qetësi. 

 “Ne shtrimë edhe në Ballkanin Perëndimor, të njëjtat masa solidariteti që kemi marrë brenda bashkimit tonë. Ne kemi mbështetur familjet vulnerabël ndaj kostove të larta të energjisë. Ne po ndërtojmë infrastrukturë të re për të reduktuar varësinë e Ballkanit Perëndimor nga karburantet fosile ruse. Dhe ky bashkëpunim praktik ka ecur paralelisht me progresin në rrugën drejt BE-së. Tensionet e fundit (në Kosovë) janë sigurisht shqetësuese. I bëj thirrje të gjitha palëve që të largohen nga konfrontimi dhe të marrin masa për të rivendosur qetësinë”, tha Von der Leyen duke folur gjatë konferencës së sigurisë GLOBSEC në Bratislavë. 

Dita e 3-të e protestave në veri të Kosovës

Një numër i madh qytetarësh serbë janë mbledhur prej mëngjesit të kësaj të mërkure për të protestuar në katër komunat në veri të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Krahasuar me një ditë më parë, numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë. Ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba. Ngjarja është në zhvillim./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Tensionet në veri/ Macron 'mbron' Serbinë: Kosova të mbajë përgjegjësi për trazirat

Forumi i sigurisë në Bratislavë/ Rama: Ushtria serbe ka 0 fuqi
Emmanuel Macron

SLLOVAKI- Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka qenë sot i pranishëm në Forumin e Sigurisë Globsec 2023 në Bratislavë. Gjatë një konference të mbajtur në Bratislavë ai komentoi edhe zhvillimet në veri të Kosovës, ku tha se kjo e fundit duhet të mbajë përgjegjësi për trazirat dhe rritjen e tensioneve mes palëve. 

"Autoritetet e Kosovës të mbajnë përgjegjësi për trazirat, të cilat janë rritur ndjeshëm në veri, prej se kryetarët e rinj shqiptarë kanë marrë detyrën në komunat me shumicë serbe", tha ai. 

Sot është dita e 3-të e protestave në veri të Kosovës

Një numër i madh qytetarësh serbë janë mbledhur prej mëngjesit të kësaj të mërkure për të protestuar në katër komunat në veri të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Krahasuar me një ditë më parë, numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë. Ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba. Ngjarja është në zhvillim./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Zgjidhje për tensionet në veri? A do ketë takim mes tij dhe Vuçiç, Kurti e ka një përgjigje

Forumi i sigurisë në Bratislavë/ Rama: Ushtria serbe ka 0 fuqi
Albin Kurti

SLLOVAKI- Kryeministri Albin Kurti është i gatshëm që të takohet me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. Gjatë forumit të sigurisë në Bratislavë, Kurti tha se është gati të takohet pasi i pëlqen marrëveshja që sipas tij ka të bërë me menaxhimin e komunitetit serb.

“Jam shumë gati sepse më pëlqen marrëveshja, njohja de facto, përfshirë edhe vetëmenaxhimin për komunitetin serb, të cilin do ta respektojë, sepse dua t’i mbrojë të gjithë serbët sepse jam edhe kryeministër i tyre” ka thënë Kurti në Bratisllavë.

Po punojmë shumë për të gjetur rrugëdalje nga kjo situatë dhe mendoj se rruga për të dalë nga kjo situatë nuk duhet të jetë një rrugë me kthesa por një hekurudhë që do të thotë na duhen dy korsi, e para të dalim nga kjo krizë në veri që nënkupton sundim të ligjit, bandat ose duhet të shkojnë në Serbi ose në burg në Kosovë dhe pastaj të ulet prania policore në objektet e komunave dhe më pas të ndodhë normalizimi i situatës. Drejtimi i dytë implementimi i shpejtë dhe pa vonesa i marrëveshjs që e kami arritur” ka theksuar ai.

Kurti ka përsëritur se është i gatshëm të bisedojë me komunitetin serb por ka thënë se “nuk mund ta kompensojë Presidentin Vuçiç për humbjen që Serbia si shtet i ka pësuar pë shkak të krimeve të Millosheviçit”

Sot është dita e 3-të e protestave në veri të Kosovës

Një numër i madh qytetarësh serbë janë mbledhur prej mëngjesit të kësaj të mërkure për të protestuar në katër komunat në veri të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Krahasuar me një ditë më parë, numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë. Ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba. Ngjarja është në zhvillim./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Kurti: Pezullimi i Kosovës nga “Defender Europe” është fatkeqësi

Forumi i sigurisë në Bratislavë/ Rama: Ushtria serbe ka 0 fuqi
Albin Kurti

SLLOVAKI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se pezullimi i Kosovës nga stërvitjet ushtarake “Defender Europe” është një fatkeqësi.

“Më lejoni të theksoj se SHBA-ja është mike, partnere e aleate e pazëvendësueshme për sigurinë dhe mbrojtjen tonë, për demokracinë dhe zhvillimin tonë”, tha Kurti.

SHBA-ja, përjashtoi Kosovën nga pjesëmarrja në “Defender Europe”, një stërvitje ushtarake e udhëhequr nga Amerika në Evropë – me arsyetimin se Kosova i injoroi këshillat e saj për të shmangur rritjen e tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.

Sot është dita e 3-të e protestave në veri të Kosovës

Një numër i madh qytetarësh serbë janë mbledhur prej mëngjesit të kësaj të mërkure për të protestuar në katër komunat në veri të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Krahasuar me një ditë më parë, numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë. Ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba. Ngjarja është në zhvillim./Dosja.al

3 VITE ME PARE

'Ndëshkimi' nga SHBA për tensionet në veri/ Kurti: Jam i shqetësuar për liberalizimin e vizave

Forumi i sigurisë në Bratislavë/ Rama: Ushtria serbe ka 0 fuqi
Albin Kurti

SLLOVAKI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shprehu shqetësimin lidhur me kritikat e SHBA për situatën e tensioneve në veri të Kosovës, gjatë forumit të Sigurisë të mbajtur në Bratislav. Ai tha se po punon për të gjetur një zgjidhje. 

"Së pari pyet nëse je i frikësuar. Jam i frikësuar gjatë gjithë kohës. Ne po punojmë të gjejmë një zgjidhje dhe nuk duhet të jetë një rrugë e gjatë por duhet të jetë një rrugë treni që do ketë shteti ligjor,  reduktimi i policie në bashkitë, dhe zbatim të traktatit që kemi rënë dakord. Sot po kthehemi në sindromën e marrëveshjeve që nuk zbatohen. Kam bërë një listë të gjatë sesi Beogradi ka shkelur këtë listë. Në këtë rrugë treni na duhet dialog intensiv", tha ai.

Sot është dita e 3-të e protestave në veri të Kosovës

Një numër i madh qytetarësh serbë janë mbledhur prej mëngjesit të kësaj të mërkure për të protestuar në katër komunat në veri të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Krahasuar me një ditë më parë, numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë. Ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba. Ngjarja është në zhvillim./Dosja.al

3 VITE ME PARE

'Nuk kanë bërë asnjë shkelje'/ Kurti në Bradislavë: Policia jonë po bën punë profesionale

Forumi i sigurisë në Bratislavë/ Rama: Ushtria serbe ka 0 fuqi
Albin Kurti

SLLOVAKI- Kryeministri Albin Kurti ka mbrojtur veprimet e Policisë së Kosovës gjatë protestës së ditës së martë e cila përshkallëzoi në dhunë ndaj ushtrisë së KFOR. Ai tha se nuk ka asnjë shkelje nga ana e Policisë, lidhur me zhvillimet e fundit në komunat në veri të Kosovës. 

“Policia jonë po bën punë profesionale, janë të trajnuar, i dinë të drejtat e njeriut dhe nuk ka shkelje nga ana e Policisë sonë”, tha Kurti nga Bratislava. 

Sot është dita e 3-të e protestave në veri të Kosovës

Një numër i madh qytetarësh serbë janë mbledhur prej mëngjesit të kësaj të mërkure për të protestuar në katër komunat në veri të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Krahasuar me një ditë më parë, numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë. Ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba. Ngjarja është në zhvillim./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Forumi i Sigurisë në Bratislavë/ Kurti për protestat në veri: Zgjidhja është si një rrugë me dy shirita! Në fillim të largohen huliganët

Forumi i sigurisë në Bratislavë/ Rama: Ushtria serbe ka 0 fuqi
Albin Kurti

SLLOVAKI- Kryeministri Albin Kurti në Forumin e Sigurisë Globsec 2023 tha se zgjidhjen e tensioneve në veri e sheh në një “rrugë të drejtë me dy shirita”. Sipas tij, fillimisht duhet të tërhiqen huliganët nga rrugët para komunave e më pas të nisë largimi i forcave të policisë, e cila do të pasojë me normalizimin e situatës dhe implementimin e marrëveshjes së Brukselit. 

“Po punojmë shumë të gjejmë rrugëdaljen. S’duhet të jetë rrugë e lakuar, por me dy vija. E para, të dilet nga kriza me sundim të ligjit, huliganët në Serbi ose në burg në Kosovë, e më pas ulja e numrit të policisë dhe normalizim të situatës dhe implementim i shpejtë, i plotë, pa shtyrje e pa kushte i marrëveshjes së Brukselit”, tha Kurti në Forumin e Bratislavës. 

Sot është dita e 3-të e protestave në veri të Kosovës

Një numër i madh qytetarësh serbë janë mbledhur prej mëngjesit të kësaj të mërkure për të protestuar në katër komunat në veri të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Krahasuar me një ditë më parë, numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë. Ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba. Ngjarja është në zhvillim./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Tensionet në veri të Kosovës/ Kurti në Bratislavë: Ndërkombëtarët i njohën vetë zgjedhjet! Kryetarët e kanë vendin në komunat e tyre

Forumi i sigurisë në Bratislavë/ Rama: Ushtria serbe ka 0 fuqi
Albin Kurti

SLLOVAKI- Në Formonin e Sigurisë Globsec 2023, kryeministri Albin Kurti ka folur rreth tensioneve të fundit që po zhvillohen në veri të Kosovës. Kurti tha se bashkësia ndërkombëtare i ka njohur zgjedhjet dhe rezultatet në veri të Kosovës, dhe kryetarët e zgjedhur me 23 prill duhet të hynë në zyrat e tyre në komunën përkatëse. 

Por këtë gjë nuk e kanë lejuar qytetarët serbët të cilët kanë përshkallëzuar situatën e protestave duke ushtruar dhunë ndaj ushtarëve të KFOR dhe Policisë së Kosovës. Kurti tha se nëse këta kryetarë nuk shkojnë në objektet komunale, atëherë ku duhet të qëndrojë ata. 

"Nëse tani do t'i urdhëroja kryetarët të kalonin në zyra të tjera, do t'i binte sikur po angazhohem në krijmin e strukturave paralele ndaj strukturave paralele. Unë nuk mund të ulem në zyrë si kryeministër dhe t'iu them kryetarëve në veri: ju nuk duhet të qëndroni në objektet e komunës. Unë e di se mund të qëndrojnë shumë më shkurt sesa që është mandati i tyre, ata janë teknikë, administrativë", tha Kurti, duke iu referuar strukturave paralele serbe që veprojnë në veri të Kosovës që nga paslufta.

I pyetur se a ekziston një dialogë mes Kosovës dhe Serbisë, Kurti theksojë se Brukseli është vendi ku e zhvillojnë dialogun Kosova dhe Serbia.

“Nuk më pëlqejnë ato marrëdhëniet bilaterale fqinjësore pa vlera evropiane, në aspirojmë që të hymë në BE”, ka thënë Kurti.

Gjatë fjalimit të tij para të pranishmëve, Kurti ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje por se mbetet vetëm zbatimi i saj. 

Sot është dita e 3-të e protestave në veri të Kosovës

Një numër i madh qytetarësh serbë janë mbledhur prej mëngjesit të kësaj të mërkure për të protestuar në katër komunat në veri të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Krahasuar me një ditë më parë, numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë. Ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba. Ngjarja është në zhvillim./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Takimi me Borrell dhe Lajçak/ Kurti në Bratislavë: Nuk mund të bie dakord me turma që brohorasin 'vrite, vrite' ndaj ushtarëve të KFOR

Forumi i sigurisë në Bratislavë/ Rama: Ushtria serbe ka 0 fuqi
Albin Kurti

SLLOVAKI-  Pas takimit me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme të Sigurisë, Josep Borrell dhe me emisarin për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kryeministri Albin Kurti deklaroi për mediat se kryetarët e komunave serbe duhet të nisin nga puna dhe se nuk mund të ketë dakordësi me turma që kërcënojnë ushtarët. 

“Por kur këta kryetarë u desh të shkonin në zyre në ndërtesat komunale, serbët filluan të organizojnë protesta të dhunshme dhe sulmuan policinë tonë dhe ushtarët e KFOR-it. Në çdo komunë në Kosovë kemi disa policë, dhe kjo është normale. Përderisa jashtë janë grupe të dhunshme që kërëcënojnë me sulme dhe vendosin simbole nacionaliste “Z” duke treguar admirimin për Putinin dhe ushtrinë ruse dhe agresionin në Ukrainë, është e nevojshme ti kemi njësitë speciale të Policisë së Kosovës në ndërtesat komunale”, tha Kurti.

Sot është dita e 3-të e protestave në veri të Kosovës

Një numër i madh qytetarësh serbë janë mbledhur prej mëngjesit të kësaj të mërkure për të protestuar në katër komunat në veri të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Krahasuar me një ditë më parë, numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë. Ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba. Ngjarja është në zhvillim./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Der Leyen: Plan i ri rritjeje për Ballkanin Perëndimor

Forumi i sigurisë në Bratislavë/ Rama: Ushtria serbe ka 0 fuqi
Ursula von der Leyen

SLLOVAKI- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shpallur "një plan të ri rritjeje për Ballkanin Perëndimor". "Ne duam t'u ofrojmë paraprakisht popullatës së Ballkanit Perëndimor disa nga avantazhet e anëtarësimit në BE", shpjegoi ajo.

Për të parashikuar përfitimet e anëtarësimit në BE në Ballkanin Perëndimor, "duhen përmbushur paraprakisht edhe disa kërkesa të anëtarësimit", nënvizoi më tej von der Leyen, raporton ANSA.

Presidentja e Komisionit Evropian renditi më pas reformat "themelore për besimin e investitorëve", krijimin e "një sistemi gjyqësor të pavarur dhe efektiv" ose faktin e "garantimit të prokurimit publik standard dhe rritjen e luftës kundër korrupsionit". 

"Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka një potencial të madh diversifikimi nga lëndët djegëse fosile të Rusisë", vuri në dukje ajo: pavarësia e energjisë nga Rusia dhe përafrimi më i afërt me Bashkimin Evropian për të përshpejtuar pranimin". 

Plani i paraqitur nga von der Leyen do të bazohet në "katër shtylla". "Afrimi i Ballkanit Perëndimor me tregun e vetëm të BE-së", "integrimi ekonomik rajonal", "përshpejtimi i reformave themelore" dhe në fund "rritja e fondeve të para-anëtarësimit". “Ballkani Perëndimor mund të bëhet pjesë e tregut tonë të vetëm dixhital në fusha të tilla si tregtia elektronike ose siguria kibernetike", shpjegoi von der Leyen.

"Ne mund të lehtësojmë tregtinë tonë në mallra dhe pagesa. Dua që tregu ynë i vetëm të jetë një motor ndryshimi, jo vetëm për vendet që tashmë i janë bashkuar familjes evropiane, por edhe për ato që janë në rrugë të mbarë”.

3 VITE ME PARE

Rama “shuplakë” BE-së: Pa Turqinë do kishim më shumë vdekje gjatë COVID-19

Forumi i sigurisë në Bratislavë/ Rama: Ushtria serbe ka 0 fuqi
Edi Rama

SLLOVAKI- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në forumin “GLOBSEC 2023” që po mbahet në Bratislavë dhe ndër të tjera foli për hendekun që ekziston mes vendeve anëtare të BE dhe atyre të Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi sërish mënyrën e shpërndarjes së vaksinave, të cilën e cilësoi si të tmerrshme. Më tej, ai shtoi se nëse nuk do të kishte qenë presidenti i Turqisë, Erdogan në Shqipëri do të kishte pasur më shumë vdekje.

"Momenti më befasues i hendekut mes fjalimeve rutinë dhe asaj çfarë ndodhte ishte kur goditi pandemia. Kur të gjithë ne u izoluam tërësisht. Dhe pamë vendet e BE që nxitonin të ruanin veten brenda mureve të kufijve të tyre. Dhe kur erdhën vaksinat, bënë një shpërndarje të tyre skartoi tërësisht faktin që kishte 6 vende të rrethuar nga kufijtë e BE kishin po aq nevojë.

Ajo çfarë ndodhi ishte që ne si shqiptar, vrapuam të Turqia, Serbia te Kina dhe Rusia, Maqedonia te të gjitha me radhë, për të gjetur ndihmë për të shpëtuar jetët. Nëse nuk do të kishte qenë për presidentin e Turqisë Erdogan, Shqipëria do të ishte përballur me shumë më tepër vdekje. Ndërkohë që BE kujdesej vetëm për veten e vet dhe u deshën shumë kohë që ata t’i kthenin sytë nga ne dhe pastaj situata ishte mirë se na dhanë shumë vaksina. Kjo ishte një marrëzi, por ishte realiteti."- tha Rama. 

3 VITE ME PARE

Nis takimi i Kurtit me Borrell dhe Lajçak në Bratislavë

Forumi i sigurisë në Bratislavë/ Rama: Ushtria serbe ka 0 fuqi
Josep Borrel dhe Albin Kurti

SLLOVAKI- Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell në Bratislavë. Në këtë takim po merr pjesë edhe emisari për dialogun Kosovë-serbi, Miroslav Lajçak. 

Qëndrimi i Kurtit në Bratislavë do të jetë njëditor ku do të marrë pjesë edhe në ditën e fundit të Konferencës për Siguri Globale në Bratislavë-Globsec.

Kryeziu nuk dha detaje se për çfarë do të diskutohet në takimin me ndërmjetësit për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, por mendohet se në fokus do të jetë situata në veri të Kosovës dhe protestat e serbëve. Kryeziu tha se Kurti pas përfundimit të takimeve do të kthehet në Kosovë.

3 VITE ME PARE

'Kokat nxehen'/ Tensionet s'kanë fund në veri, Rama në Sllovaki: Kosova dhe Serbia kanë probleme në verë, ndoshta ngaqë s'kanë det

Forumi i sigurisë në Bratislavë/ Rama: Ushtria serbe ka 0 fuqi
Edi Rama

SLLOVAKI- Kryeministri Edi Rama deklaroi nga forumi i Sigurisë në Bratislavë se Kosova dhe Serbia kanë pasur gjithmonë përplasje para fillimit të verës. Duke shtuar 'kokat nxehen', Rama shtoi se mbase dy vendet janë në konflikt pikërisht para verës pasi nuk kanë det. Më tej, ai tha se mes dy vendeve në thelb është një marrëveshje që duhet përmbyllur, ajo e njohjes reciproke.

Keni të drejtë, po ngadalëson apo përshpejton është gjë tjetër. Për fat të keq para se të vij vera kemi probleme në pjesën veriore të Kosovës, mbase nuk kanë det dhe kokat nxehen. Ku ishim 10 vjet më parë, ishim në një gjendje shumë më të vështirë. Sot BP ësht në pozitën më të mirë, edhe mes Kosovës dhe Serbisë, janë vetëm hapa larg përmbushjes së marrëveshjes historike. Kjo shkon kundër inercisë së tyre për të luftuar për të jetuar. Ky konflikt aty ka një arsye që në këndvështrimin tim mund të ish-shmangur plotësisht. Nuk është tregues i problemeve konkrete, këta kryeratë të zgjedhur, thelb është që ka një marrëveshje që duhet përmbyllur, njohja reciproke. Ka një hezitim për të arritur këtë marrëveshje.”- tha kryeministri Rama për situatën në veri të Kosovës.

3 VITE ME PARE

Tensionet në veri/ Vuçiç 'mobilizoi' ushtrinë, Rama: Shfaqje e pabesueshme, ushtria serbe në kufi të Kosovës ka ZERO fuqi

Forumi i sigurisë në Bratislavë/ Rama: Ushtria serbe ka 0 fuqi
Edi Rama

SLLOVAKI-Kryeministri Edi Rama mendon se ushtria serbe s'ka fuqi në kufi të Kosovës. Teksa ishte i ftuar në forumin në Bratislavë, kreu i Qeverisë e quajti atë që po ndodh një shfaqje. 

'Kjo është shfaqja më e pabesueshme e politikës së brendshme. Se ushtria serbe në kufi të Kosovës ka fuqi 0. Cfarë mund të bëjë, asgjë? Ka të bëjë vetëm me politikën e brendshme'

Kujtojmë se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që në ditën e parë të tensioneve në veri të Kosovës, bëri një lajmërim të rëndësishëm, duke thënë se e gjithë ushtria do mobilizohet në kufi. Ai u bëri thirrje që qytetarët serb të mos konfliktohen me NATO-n, por nga ana tjetër ai tha se në rast se shqiptarët qëllojnë, gjërat do të  jenë ndryshe dhe për këtë është lajmëruar edhe NATO.

“52 serbë që kërkuan ndihmë në Mitrovicën e Kosovës janë lënduar. Tre prej tyre u plagosën rëndë. Katër serbë janë arrestuar, ne jemi duke negociuar për t’i liruar.  U plagosën 41 pjesëtarë të KFOR-it, kryesisht nga Italia dhe Hungaria, të gjithë e dinë, këto janë pasoja të rënda të vendimeve të Kurtit. Ushtria jonë është vendosur aty ku duhet."

Sot është dita e 3-të e protestave në veri të Kosovës

Një numër i madh qytetarësh serbë janë mbledhur prej mëngjesit të kësaj të mërkure për të protestuar në katër komunat në veri të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Krahasuar me një ditë më parë, numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë. Ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba. Ngjarja është në zhvillim./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Forumi në Bratislavë/ Rama: Ka një hendek të madh mes shteteve të BE dhe Ballkanit Perëndimor, ata marrin më shumë fonde

Forumi i sigurisë në Bratislavë/ Rama: Ushtria serbe ka 0 fuqi
Edi Rama

SLLOVAKI- Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në Bratislavë, aty ku është mbledhur Forumi i Sigurisë. Rama u shpreh se paketat financiare që BE u ka dhënë 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor nga 2020 janë të ndryshme, duke shtuar se BE jep 138 euro për qytetar në Ballkanin Perëndimor dhe 4570 euro për një europian.

FJALA E RAMËS:

Ndjehemi të privilegjuar që kemi hapësirën tonë në këtë konferencë globale. Më lini të përmend disa të dhëna për të ndihmuar diskutimin dhe për të dhënë një përgjigje si duhet. Më lini ta nis me atë që ndodhi në Evropë, në përgjigje të krizës së madhe që goditi Evropën dhe ne. Kjo shpjegon atë hendek të madh mes shteteve të Europës dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

Përmes dy paketave shumë të mëdha 2 vite më parë, për shtetet anëtare dhe mbi 600 miliard, ndërsa për shtetet e Ballkanit Perëndimor dha 1 miliard.

Së dyti, dhënia e granteve nga BE për shtetet anëtare në Evropën Juglindore do të jetë 11-fish më e madhe krahasuar me Ballkanin Perëndimor.

Së treti, fondet e IPAS, çka është ajo që marrin, janë 90% ndihmë teknike dhe 10% investime, ndërsa vendet e BE marrin mbi 90% investime dhe më pas 1 % ndihmë ekonomike. Pika e fundit që dua të përmend me shifra është se fondet e dhëna nga buxheti i BE, midis 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të BE, janë 138 euro për qytetar në BP dhe 4570 euro për qytetarët e BE. Kjo është situata ku gjendemi dhe kjo është arsyeja përse ne, mendojmë që kjo është problem jetë a vdekje për ne, ndaj biem dakord me atë që tha Ursula.

Negociatat do të kërkojnë kohë dhe normalisht nuk duhet nxituar, por duhet të marrim diçka më shumë dhe diçka duhet të ndryshojë në mënyrë thelbësore në marrëdhënien mes Ballkanit Perëndimor dhe BE nëse nuk duan Ballkanin Perëndimor të kthehet pas sërish.

3 VITE ME PARE

Tha që nuk do merrte pjesë për shkak të tensioneve në veri/ Kurti mbërrin në Bratisllav, në fokus: E ardhmja e Kosovës

Forumi i sigurisë në Bratislavë/ Rama: Ushtria serbe ka 0 fuqi
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albini Kurti ka shkuar sot në Bratisllavë për të marrë pjesë në Forumin “GLOBSEC2023”, ndonëse dje nga Qeveria njoftuan se ky udhëtim ishte anuluar për shkak të situatës së fundit të krijuar në veri të vendit. Mbërritja e kryeministrit të Kosovës në kryeqytetin e Sllovakisë u konfirmua në faqen e Forumit vjetor GLOBSEC në Bratislavë për politikën e jashtme në Facebook, ku u publikuan edhe tre fotografi të Kurtit. 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albini Kurti, ka mbërritur në Forumin GLOBSEC2023 në Bratislavë. Dëgjojeni atë më vonë këtë mëngjes në një bisedë me titull: Në qendër të vëmendjes: Ardhmëria e Kosovës”, thuhet në njoftim. 

 

Më herët, shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell tha se po punon që ta organizojë një takim urgjent mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç pas ngjarjeve në veri. 

edi rama forumi i sigurise ne bratislave

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës