LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Forumi Ekonomik Botëror në Zvicër mes pritshmërive për dialog dhe bojkoteve, takime të ndara Vuçiç-Kurti

• Nga sot nis Forumi Ekonomik Botëror që do të mbahet në Davos të Zvicrër i cili do të zgjasë deri më 19 janar, të premten e kësaj jave. Takimi i Forumit Ekonomik Botëror këtë vit ka temën "Rindërtimi i besimit”.  • Ky takim i 54-të i Forumit do të ofrojë një hapësirë vendimtare për t’u fokusuar në parimet themelore që nxisin besimin, duke përfshirë transparencën, qëndrueshmërinë dhe llogaridhënien. •  Forumi në fjalë do të mirëpresë mbi 100 qeveri, të gjitha organizatat kryesore ndërkombëtare, 1000 partnerë të Forumit, si dhe drejtues të shoqërisë civile, ekspertë, përfaqësues të rinjsh, sipërmarrës socialë dhe media. • Në kuadër të këtij Forumi, një hapësirë e veçantë është menduar t'i jepet edhe procesit të dalogut Kosovë-Serbi, ku ditën e sotme përfaqësuesit e lartë të dy shteteve, Kurti dhe Vuçiç, do të takohen të veçuar nga njëri-tjetri me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.  • Për Vuçiç po ashtu është konfirmuar dhe takimi me presidenten e Parlamentit Europian, Ursula von der Leyen. • Nga ana tjetër panorama e Forumit rezervon dhe informacione të tjera ku në rastin e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, është konfirmuar mospjesëmarrja e tij dhe e përfaqësuesve të tjerë të shtetit turk, për shkak të qëndrimeve ndaj luftës Izrael-Palestinë nga organizatorët. • Përveç Erdogan, ky forum është bojkotuar dhe nga Rusia dhe me anë të përfaqësuesve të saj ku përmes një deklarate është thënë se bisedimet në Davos mbi propozimet e paqes të Ukrainës nuk do të arrinin asgjë.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Plani i paqes së Zelensky-t, Rusia hedh poshtë diskutimin në Davos: I pakuptim

Forumi Ekonomik Botëror në Zvicër mes pritshmërive për
Volodymyr Zelenskyy

RUSI- Rusia hedh poshtë diskutimin në Davos për planin e paqes të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Propozimi i Zelenskyy, i diskutuar nga 83 delegacione, i bën thirrje Rusisë që të tërheqë trupat e saj dhe të përballet me krimet e luftës. Zelenskyy vlerëson diskutimin për përfshirjen e përfaqësuesve nga Amerika Latine, Afrika dhe Azia. Rusia i ka hedhur poshtë si të pakuptimta diskutimet mbi një plan paqeje të propozuar nga Ukraina në Forumin Ekonomik Botëror.

 Ukraina thotë se Rusia nisi një breshëri sulmesh në mbarë vendin. Plani i paqes me 10 pika, i krijuar për t'i dhënë fund luftës së shkaktuar nga pushtimi i Rusisë ndaj fqinjit të saj në shkurt 2022, bën thirrje për tërheqjen e trupave ruse, rivendosjen e kufijve shtetërorë të Ukrainës dhe përgjegjësinë ruse për luftën. Ignazio Cassis, ministri i jashtëm zviceran që bashkë-organizoi diskutimin e planit të paqes në Davos, tha se takimi ishte pjesë e një procesi që synon përfundimisht të sigurojë pjesëmarrjen ruse, megjithëse ai pranoi se Moska është larg gatishmërisë për të bashkëpunuar.

Zelenskyy vlerësoi gjithashtu diskutimin për përfshirjen e përfaqësuesve nga Amerika Latine, Afrika dhe Azia. Ai mbërriti në Davos të hënën pasdite në një udhëtim gjatë të cilit do të përpiqet të mbledhë mbështetje për Ukrainën mes shenjave të lodhjes në Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Gjithashtu pohoi se po përparon puna për garancitë e sigurisë dhe paketat e reja mbështetëse. Lufta e intensifikuar ajrore e ka shtyrë Ukrainën të bëjë presion më të madh ndaj aleatëve perëndimorë për donacione të raketave dhe pajisjeve të mbrojtjes ajrore. Ndërkohë, Rusia është kritikuar për thyerjen e sanksioneve ndërkombëtare pasi ajo merr armë nga Koreja e Veriut.

2 VITE ME PARE

Konfirmohet takimi, Von der Leyen 'kokë më kokë' me Vuçiç-in në Zvicër

Forumi Ekonomik Botëror në Zvicër mes pritshmërive për
Foto ilustruese, Ursula von der Leyen dhe Aleksandër Vuçiç

ZVICËR- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të takohet të enjten me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, në Zvicër. Zëdhënësi i Komisionit Europian, Eric Mamer, në një konferencë për media në Bruksel tha se presidentija e KE-së do të mbërrijë sot në Davos për Forumin Ekonomik Botëror, ku do të flasë nesër në hapjen e këtij takimi dhe më pas do të ketë një sërë takimesh bilaterale.

Sipas tij, Von der Leyen do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, kryeministrin kinez Li Keqiang, sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken dhe presidentin hungarez Katalin Novak në Davos, si dhe do të marrë pjesë në seancën “Dialogu Diplomatik për Ballkanin Perëndimor” dhe një sërë takimesh të tjera.

2 VITE ME PARE

Forumi i Davos, Erdogan refuzon të marrë pjesë në takim

Forumi Ekonomik Botëror në Zvicër mes pritshmërive për
Erdogan

TURQI- Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka refuzuar të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror të mbajtur këtë viti. Erdogan përveç se nuk do të marrë pjesë vetë ka shtuar se Turqia nuk do të përfaqësohet nga askush në Davos.

Presidenti turk u ka kërkuar zyrtarëve të vendit të tij që të anashkalojnë Forumin Ekonomik Botëror të këtij viti në Davos për shkak të qëndrimit të organizatorëve ndaj luftës së Izraelit kundër Hamasit. Para se presidenti turk të merrte vendimin për të mos marrë pjesë ishte njoftuar se ministri turk i Financave, Mehmet Simsek kishte planifikuar të merrte pjesë në takimin vjetor.

2 VITE ME PARE

Forumi i Davos, Kremlini: Bisedimet për Ukrainën nuk do të arrijnë asgjë, Rusia nuk po merr pjesë

Forumi Ekonomik Botëror në Zvicër mes pritshmërive për
Dmitry Peskov

RUSIA- Kremlini për mes një deklarate është shprehur ditën e sotme se bisedimet në Davos mbi propozimet e paqes të Ukrainës nuk do të arrinin asgjë pasi Rusia nuk po merrte pjesë në diskutime.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, presidenti francez Emmanuel Macron dhe liderët kryesorë të Lindjes së Mesme janë planifikuar të marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror të kësaj jave, duke i vendosur bisedimet për t’i dhënë fund luftërave në Gaza dhe Ukrainë në krye të agjendës për elitën globale.


“Kjo është thjesht duke folur për hir të bisedës,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov kur u pyet për diskutimet mbi Ukrainën në Davos.

“Ky proces nuk mund të synojë arritjen e ndonjë rezultati specifik për arsyen e qartë – ne nuk po marrim pjesë. Pa pjesëmarrjen tonë, çdo diskutim nuk ka asnjë perspektivë për ndonjë rezultat,” shtoi ai.

2 VITE ME PARE

Kurti dhe Vuçiç zhvillojnë sot takime të ndara në Davos me ndërmjetësin e BE-së

Forumi Ekonomik Botëror në Zvicër mes pritshmërive për
aleksander vucic, albin kurti, miroslav lajcak

ZVICËR- Ditën e sotme në Davos të Zvicrës do të zhvillojë punimet Forumi Ekonomik, ku pjesë e tij do të jenë udhëheqës botërorë, por edhe liderët nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë forum që do të zgjasë deri më 19 janar, do të marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Gjithashtu në takim do të jetë edhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, i cili pritet të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës dhe presidentin serb. 

Këto takime u konfirmuan nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Sano, i cili sqaroi se nuk pritet të ketë takim trepalësh të përbashkët. Pjesëmarrja e të gjithëve në këtë forum nga analistët në Prishtinë po shihet si mundësi e mirë që do të shfrytëzohet nga ndërmjetësi i BE-së për rikthim të palëve në tavolinën e bisedimeve. Takimi i fundit Kurti-Vuçiç në kuadër të dialogut është mbajtur në shtator të vitit të kaluar, që pati përfunduar pa rezultat.

Ndryshe takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror këtë vit ka temën ‘Rindërtimi i besimit” dhe mbahet nga 15–19 janar 2024. Ky takim vjetor do të mirëpresë mbi 100 qeveri, të gjitha organizatat kryesore ndërkombëtare, 1000 partnerë të Forumit, si dhe drejtues të shoqërisë civile, ekspertë, përfaqësues të rinjsh, sipërmarrës socialë dhe media

forumi ekonomik botëror ne davos serbia kosova turqia rusia

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet