LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Forumi Ekonomik Botëror i Davosit, "fjalët e mira" për Ukrainën dhe premtimi për klimën, Kurti: Mund të jem në një panel me Vuçiç

•Që nga dita e djeshme në Davos të Zvicrës po mbahet Forumi Ekonomik Botëror i cil do të zgjasë deri më 19 janar. Forumit këtë vit ka temën "Rindërtimi i besimit”. •Ngjarja në fjalë pret mbi 100 qeveri, të gjitha organizatat kryesore ndërkombëtare, 1000 partnerë të Forumit, si dhe drejtues të shoqërisë civile, ekspertë, përfaqësues të rinjsh, sipërmarrës socialë dhe media.  •Deri më tani ngjarjet kryesore të cilat kanë marrë vëmendjen mediatike nga ky forum janë takimet e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky me sekretarin amerikan të shtetit apo me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, por edhe vëmendja ndaj klimës. •Si fillim ishte presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e cila në këtë Forum u bëri thirrje shteteve Perëndimore që të vazhdojnë të furnozojnë me para dhe armë Ukrainën.  •Po ashtu pas një takim që pati me Zelenskyn, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u shpreh se Ukraina është afër aleancës se kurrë më parë. •Ndërsa sekretari amerikan i shtetit, Anthony Bliken, u shpreh pas takimit me Zelenskyn se Ukraina do të ketë mbështetjen e qëndrueshme të SHBA-ve du i ofruar në këtë formë siguri. •Për të kalur te Ballkani për të cilin Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë në të njëjtën linjë sipas të dërguarit të bllokut për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, thënë kjo pas takimit ndihmësekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien. •Nga ana tjetër sa i përket klimës, mbi 300 kompani dhe institucione financiare kanë planifikuar që të raportojnë për ndikimet që ato kanë në natyrën, si pjesë e përpjekjeve për të frenuar kolapsimin e biodiversitetin.

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Ukraina në epiqendër të vëmendjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos

Forumi Ekonomik Botëror i Davosit, "fjalët e mira" për
Gjatë takimit në Davos me sekretarin amerikan të Shtetit (16 janar 2024)

ZVICËR- Ukraina ishte në qendër të vëmendjes në ditën e parë të punimeve të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy mori garanci për vazhdimësinë e mbështetjes gjatë takimeve me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Sidoqoftë, një takim i ardhshëm i nivelit të lartë për paqen dhe një propozim i Ukrainës për arritjen e paqes janë refuzuar deri më tani nga Rusia, e cila nuk merr pjesë në Davos. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy është vendosur në epiqendër të vëmendjes gjatë ditës së parë të punimeve të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Ai pati një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili shprehu mbështetjen e fortë për Ukrainën.

“Dua të shpreh mbështetjen e fortë të Presidentit Biden, mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën. Kjo është në një kohë kur përballeni me sulmet e vazhdueshme të Rusisë ndaj infrastrukturës, sulmet ndaj civilëve. E shohim këtë çdo ditë. Por shohim edhe kurajon e jashtëzakonshme, vendosmërinë e popullit ukrainas, vendosmërinë e forcave tuaja të sigurisë. Jemi të vendosur ta vazhdojmë mbështetjen tonë për Ukrainën dhe po punojmë nga afër me Kongresin për këtë. E di se kolegët tanë evropianë po bëjnë të njëjtën gjë”, tha sekretari Blinken. Në takim mori pjesë edhe këshilltari i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan.

“Jemi të vendosur të punojmë së bashku me ju, aleatët dhe miqtë, për t’u siguruar që Rusia do të dështojë dhe Ukraina do të mbizotërojë. Mezi presim të bisedojmë sot për të gjitha detajet se si do t’ia arrijmë kësaj”, tha zoti Sullivan.

Presidenti Zelenskyy shprehu mirënjohjen dhe besimin për vazhdimësinë e mbështetjes nga administrata amerikane dhe Kongresi.

“Ne mbështetemi tek partneriteti dhe roli juaj... Kemi mbrojtjen më të mirë ajrore nga Shtetet e Bashkuara dhe miqtë tanë evropianë... Faleminderit shumë që jeni në anën tonë”, tha Presidenti Zelensky.

Presidenti ukrainas pati më herët edhe një takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Në takimet në Davos pritet të diskutohet jo vetëm për ndihmën e menjëhershme për Ukrainën, por edhe për një rol për sektorin privat dhe publik për rindërtimin afatgjatë të këtij vendi. Gjatë një takimi me drejtues të biznesit, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen bëri thirrje që Perëndimi të mos heqë dorë nga ndihmat për Ukrainën.

“...Ukraina mund të mbizotërojë në këtë luftë. Por, ne duhet të vazhdojmë të fuqizojmë rezistencën e tyre. Ukrainasve u duhet financim i parashikueshëm për gjithë vitin 2024 dhe për më tej. Atyre u duhen furnizime të vazhdueshme armatimesh për ta mbrojtur Ukrainën dhe për të rifituar territorin që i përket. U duhen kapacitetet për të zmbrapsur sulmet e ardhshme të Rusisë”, tha zonja von der Leyen.

Zyrtarë të lartë nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Kina dhe Lindja e Mesme janë mbledhur në Davos. Presidenti ukrainas Zelenskyy e paraqiti fillimisht formulën e tij për paqen në nëntor, gjatë një takimi të nivelit të lartë të Grupit të 20 vendeve me ekonomitë më të mëdha. Propozimi i tij bën thirrje ndër të tjera për rikthimin e integritetit territorial të Ukrainës, tërheqjen e forcave ruse dhe ndaljen e të gjitha luftimeve, si dhe lirimin e të gjithë të burgosurve. Kremlini hodhi poshtë të hënën bisedimet në Davos rreth propozimit për paqe të Ukrainës, duke deklaruar se asgjë nuk do të arrihej, pasi Rusia nuk ishte pjesë e këtyre bisedimeve./VOA

2 VITE ME PARE

Forumi i Davosit, Blinken-Zelenskyt: Do të keni mbështetjen e qëndrueshme të SHBA-ve

Forumi Ekonomik Botëror i Davosit, "fjalët e mira" për
Anthony Blinken

ZVICËR- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua me presidentin ukrainas, Volodmyr Zelensky në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Blinken premtoi mbështetje të qëndrueshme të SHBA-së për Ukrainën, pavarësisht një mosmarrëveshjeje në Kongresin amerikan për miratimin e fondeve të reja, raportojnë mediat e huaj.

“Ne jemi të vendosur të mbështesim mbështetjen tonë për Ukrainën dhe po punojmë shumë ngushtë me Kongresin për të punuar për ta bërë këtë. E di që kolegët tanë evropianë do të bëjnë të njëjtën gjë,” i tha Blinken Zelenskyy-t teksa u takuan në Forumin e Davosit.

2 VITE ME PARE

Forumi i Davos, qindra kompani do të raportojnë për ndikimin e tyre në natyrë

Forumi Ekonomik Botëror i Davosit, "fjalët e mira" për
Foto ilustruese

ZVICËR- Mbi 300 kompani dhe institucione financiare kanë planifikuar që të raportojnë për ndikimet që ato kanë në natyrën, si pjesë e përpjekjeve për të frenuar kolapsimin e biodiversitetit, iu tha delegatëve në Davos të Zvicrës. Këto të dhëna, që u krijuan nga Task-forca për informacione financiare që lidhen me natyrën, e mbështetur nga G20, kërkojnë që grupet të ndajnë më shumë informacione lidhur me rreziqet, por edhe mundësitë që ofrojnë ndërveprimet e tyre me natyrën.

Në këtë mënyrë, bordet e kompanive shpresojnë se mund të marrin vendime që do të jenë më pozitive, sa i përket ndikimit në natyrë, dhe të ndihmojnë shtetet që të përmbushin zotimet që morën gjatë bisedimeve për biodiversitetin më 2022 në samitin e COP15.

“Ky është një moment kyç sa i përket raportimit të korporatave lidhur me ndikimin në natyrë”, tha David Craig, udhëheqës i Task-Forcës.

Ky është sinjal i qartë se investitorët, huadhënësit, garantuesit e kredive dhe kompanitë të pranojnë se modelet e tyre biznesore varen shumë nga natyra dhe klima dhe duhet t’i trajtojnë këto si rreziqe strategjike, por edhe mundësi të investimeve”.

Pas nisjes së një programi të punës më 2021, që zgjati për dy vjet, Task-forca publikoi rekomandimet e para në shtator të vitit 2023, pasi mbi 250 institucione i testuan ato gjatë procesit të tyre të zhvillimit. Rekomandimet bazon në katër parime – qeverisje, strategji, rrezik, masa të ndikimit dhe objektiva – dhe ato synojnë të shtyjnë kompanitë që të shpjegojnë se si ato i vlerësojnë dhe menaxhojnë çështjet e ndërlidhura dhe si ato mund të përmirësojnë performacën e tyre.

Marrë nga REL

2 VITE ME PARE

Stoltenberg takohet me Zelenskyn në Davos: Ukraina më afër NATO-s se kurrë më parë

Forumi Ekonomik Botëror i Davosit, "fjalët e mira" për
Zelensky dhe Stoltenberg

ZVICËR- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në kuadër të vizitës së tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos në Zvicër.  Stoltenberg tha se Ukraina është më afër NATO-s se kurrë më parë. Ai therksoi se ka shkak për optimizëm në betejën 2-vjeçare të Ukrainës kundër Rusisë, pavarësisht nga situata serioze në fushëbetejë.

Nga tjetër Zelensky e njoftoi takimin përmes rrjetit 'Telegram' ku tha se e nis punën në Davos me një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg ku diskutuan shumë çështje të rëndësishme.

 

2 VITE ME PARE

Von der Leyen: Perëndimi nuk duhet të heqë dorë nga furnizimi i Ukrainës me armë dhe para

Forumi Ekonomik Botëror i Davosit, "fjalët e mira" për
Ursula von der Leyen

ZVICËR- Presidantja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka thënë nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos se Perëndimi nuk duhet të heqë dorë nga furnizimi i Ukrainës me armë dhe para. Sipas Von der Leyen Perndimi duhet të vijojë me furnizimin e Ukrinës nëse dëshiron që kjo e fundit të ketë sukses në luftën ndaj Rusisë.

“Perëndimi nuk duhet të heqë dorë nga furnizimi i Ukrainës me armë dhe para nëse dëshiron që Kievi të ketë sukses në luftën e tij kundër Rusisë. Ukraina mund të mbizotërojë në këtë luftë, por ne duhet të vazhdojmë të fuqizojmë rezistencën e tyre. Ajo u bëri thirrje aleatëve perëndimorë të Kievit që të vazhdojnë dërgesat e tyre të armëve dhe mbështetjen financiare për Ukrainën," tha ajo.

Sipas Von der Leyen, ukrainasit kanë nevojë për financim të parashikueshëm gjatë gjithë vitit 2024 dhe më tej dhe për një furnizim të mjaftueshëm dhe të qëndrueshëm të armëve për të mbrojtur Ukrainën dhe për të rifituar territorin e saj të ligjshëm.

2 VITE ME PARE

Forumi i Davos, Kurti: Ka mundësi të jem në një panel me Vuçiç, pritoritet i takimeve do të jetë siguria e Kosovës

Forumi Ekonomik Botëror i Davosit, "fjalët e mira" për
Albin Kurti

KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një deklaratë për mediat ka folur në lidhje me Forumit Ekonomik Botëror në Davos ku ka theksuar se prioritet i takimeve bilaterale do të jetë siguria e Kosovës dhe kufinjtë e saj.

“Natyrisht që për neve prioritet është siguria e Kosovës, e kufijve të saj. Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi vjen së pari prej zbatimit e mos shkeljes së marrëveshjes bazë e së dyti nëpërmjet sigurisë ligjore, që kjo marrëveshje nuk do të shkelet e unë besoj se garanci për këtë është pikërisht nënshkrimi i saj”, tha Kurti.

Me tej kryeminsitri i Kosovës konfirmoi se do të ketë takim me zyrtarin e lartë nga Departamenti i Shtetit Amerikan, James O’Brien si dhe që mund të jetë në panel me Vuçiç.

“Ka mundësi që me presidentin e Serbisë do të jem në një panel, ndërsa nesër do të kem takim me zyrtarin e lartë nga Departamenti i Shtetit Amerikan, James O’Brien, i cili e njeh Kosovën që prej tri dekadash”, shtoi ai.

davos lufta ukraine-rusi klima ballkan perendimor

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale