LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nga bashkëpunimi ushtarak tek marrëveshja "TIKA"/ Rama në vizitë zyrtare në Turqi, falenderon Erdoganin për spitalin, Presidenti i kërkon të largojë gylenistët

• Kreu i qeverisë Edi Rama ka nisur një vizitë zyrtare në Ankara, ku është pritur me ceremoni shtetërore nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. • Kryeministri e ka nisur vizitën e tij duke shkuar fillimisht për disa homazhe kujtese në muzoleumin e Ataturkut. • Më pas Rama ka zhvilluar një takim me Presidentin e Turqisë. • Rama dhe Erdogan kanë firmosur disa marrëveshje të rëndësishme. • Dy qeveritë nënshkruan tre memorandume bashkëpunimi dhe dy marrëveshje. • Memorandume për Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike, për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe zonave të mbrojtura dhe për Fushat e Medias dhe Komunikimit në komunikimin dhe informimin publik. Sikurse marrëveshje mbi statusin e zyrës së koordinimit të programit TIKA në Tirana. • Përfshi një marrëveshje kuadër me karakter ushtarak. Pas përfundimit të firmosjes publike të marrëveshjeve, dy krerët e shteteve patën një komunikim për mediat. • Rama fillimisht falenderoj Erdogan për bashkëpunimin, ndihmën dhe suportin e dhënë duke i kujtuar Spitalin Memorial të Fierit dhe nga ana tjetër Presidenti turk ka vlerësuar marrëveshjet e arritura dhe ka kërkuar nga Rama që të largoi nga Shqipëria, mbetjet gyleniste.

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

“Turistët turq zgjedhin Shqipërinë”/ Rama-Erdoganit: Jam i bindur se nuk mërziteni që nuk shkojnë në Antalia

Nga bashkëpunimi ushtarak tek marrëveshja "TIKA"/ Rama
Foto ilustruese

TURQI-Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan teksa foli për rritjen me 30% të numrit të vizitorëve turq në Shqipëri. Me batutë i kërkoi kreut të qeverisë turke që të mos mërzitej për një fakt të tillë.

Jam i kënaqur zoti President që vitin e shkuar përveçse Shqipëria arriti numrin rekord mbi 10 milionë turistë, numri i turistëve nga Turqia u rrit me 30%. Unë jam i bindur se nuk mërziteni kur turistët turq vijnë në Shqipëri dhe nuk shkojnë në Antalia dhe jam i bindur se ministri juaj do të nxisë investimet në fushën e turizmit.”- u shpreh kryeministri.

2 VITE ME PARE

"Do bashkëpunojmë në fushën e mbrojtjes"/ Erdogan në takim me Ramën: Pastroni mbetjet gyleniste në Shqipëri

Nga bashkëpunimi ushtarak tek marrëveshja "TIKA"/ Rama
Foto ilustruese

TURQI-Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, deklaroi gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, se Shqipëria dhe Turqia do të punojnë në mënyrë reciproke për të rritur investimet dhe lidhjet e biznesit.

Erdogan tha se pjesë e bisedës me kryeministrin Rama ishte dhe bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe atë ushtarake, e cila u finalizua në një marrëveshje mes dy vendeve.

Shkëmbyem pikëpamje dhe me zhvillimet në rajon dhe në botë. Ne do të vazhdojmë dialogun tonë në lidhje me Ballkanin dhe jemi të vendosur të thellojmë në bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe atë ushtarake për të cilën nënshkruam dhe një marrëveshje”-tha Erdogan.

Nga ana tjetër Erdogan tha se pjesë e agjendës ishte dhe pastrimi i atyre që ai i cilësoi si “mbetjet e FETO-s” në Shqipëri.

Do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë popullit shqiptar. Pjesë e agjendës tonë ishte dhe pastrimi i mbetjeve të FETO në Shqipëri, e cila vahzdon aktivitetin me qëllim të hedhë hijë mbi marrëdhëniet tona, por ne nuk do ta lejojmë këtë. Autoritetet shqiptare janë të vetëdijshme për këtë. Lufta jonë me këtë strukturë do të vazhdojë dhe falenderoj për kontributin që kanë dhënë.”- tha Erdogan.

2 VITE ME PARE

"E fituat bastin me shqiptarët për spitalin e Fierit"/ Rama batuta me Erdoganin në Turqi: U tha, u bë

Nga bashkëpunimi ushtarak tek marrëveshja "TIKA"/ Rama
Foto ilustruese

TURQI- Edi Rama Kryeministri i Shqipërisë ndodhet në një vizitë zyrtare në Turqi, ku është pritur nga Presidenti i Turqisë Tajip Erdogan. Rama ka shkëmbyer disa batuta me Erdogan, duke i kujtuar rastin e ndërtimit të spitalit të Fierit. Kryeministri tha se Presidenti Erdogan e fitoi bastin me shqiptarët. 

"E mbaj mend që u kam thënë bast nuk vë dot, por ju keni bastin me shqiptarët që fjalën tuaj e dinë ‘u tha, u bë’ dhe ai spitali ishte besoj investimi i parë publik në botë me 3 mln supervizorë ditë për ditë. Edhe ju e fituat bastin me shqiptarët. Unë dua t’ju falënderoj edhe publikisht për mikpritjen dhe dua të them se sa herë që flitet për marrëdhënien me Turqinë në këtë nivel, Shqiptarët, Shqipëria, Kosova nuk harrojnë dot tre gjëra që mbeten në kujtesën tonë sot e nesër. E para falë jush Kosova u njoh se dyti për tërmetin që goditi vendin tonë… dhe e treta kur Shqipëria u ndjen si peshku pa ujë kur bota u godit nga pandemia.

Mezi pres të finalizohet projekti për të sjellë universitetin teknik të Stambollit në Tiranë. Jam i sigurt që ministri juaj i turizmit do të nisë investimet në vendin tonë, sepse Turqia ka krijuar një nivel ekselence dhe për ne investimet turke janë të mirëseardhura. Kemi arritur në shifrën e 3.7 mld eurove, por potencialet janë për shumë më tepër. Volumin tregtar duam ta ngremë mbi 1 miliard euro, edhe këtu do ishte mirë t’ju propozoja një bast që ju të viheshit në sedër, por bastet në Turqi vazhdojnë të jenë të ndaluara. Faleminderit për lejet e drejtimit që i miratuat për shqiptarët.

Na i miratuar pas Gjermanisë por e mirëkuptojmë vonesën. Nder të dëgjoja opinionin e presidentit për rajonin dhe në zonat e konfliktit që kanë trazuar botën. E kam gjetur të interesuar për ecurinë e rajonit tonë, dialogut me Kosovës dhe Serbisë dhe dëshirën e tij që progresi dhe paqja në rajon të jenë çdo ditë më të forta,”tha Rama. 

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Rama mbërrin në Turqi, pritet takimi me Erdogan

Nga bashkëpunimi ushtarak tek marrëveshja "TIKA"/ Rama
Edi Rama

TURQIA- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në aeroportin ndërkombëtar të Ankarasë. Ai do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Turqi, së bashku me delegacionin qeveritar të përbërë nga Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku; Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani; Ministri i Mbrojtjes  Niko Peleshi; Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj; Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu; Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu si dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

Mësohet se ndalesa e parë e Ramës do të jetë në Anitkabir, Mauzoleumin e Mustafa Kemal Atatürkut. Më pas ai do të pritet me ceremoni zyratre nga presidenti turk, Recep Tayyip Ergogan në Presidencë. Rama dhe Erdogan do të zhvillojnë një takim bilateral mes tyre, e më pas do të drejtojnë Mbledhjen e Bashkëpunimit të Nivelit të lartë midis dy vendeve, me pjesëmarrjen edhe të disa prej ministrave të kabineteve qeveritare respektive.

Në nisje të mbledhjes Rama do të adresohet me një fjalë. Në kuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Turqisë dhe Shqipërisë do të nënshkruhen në vijim disa marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi dypalëshe në fushën e mjedisit, mbrojtjes, të medias dhe komunikimit, etj. Në përfundim të vizitës, Rama dhe Erdogan do të komunikojnë për median deklaratën e përbashkët për shtyp.

2 VITE ME PARE

Opozita në protestë në Tiranë, Rama vizitë zyrtare në Turqi, zbardhet axhenda

Nga bashkëpunimi ushtarak tek marrëveshja "TIKA"/ Rama
Edi Rama dhe Recep Tayyip Erdogan

TURQIA- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Turqi, në të njëjtën ditë kur opozita ka planifikuar zhvillimin e protestës. Së bashku me Kryeministrin Rama pjesë e delegacionit qeveritar do të jenë dhe  Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku; Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani; Ministri i Mbrojtjes  Niko Peleshi; Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj; Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu; Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu si dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

Mësohet se ndalesa e parë e Ramës do të jetë në Anitkabir, Mauzoleumin e Mustafa Kemal Atatürkut. Më pas ai do të pritet me ceremoni zyratre nga presidenti turk, Recep Tayyip Ergogan në Presidencë. Rama dhe Erdogan do të zhvillojnë një takim bilateral mes tyre, e më pas do të drejtojnë Mbledhjen e Bashkëpunimit të Nivelit të lartë midis dy vendeve, me pjesëmarrjen edhe të disa prej ministrave të kabineteve qeveritare respektive.

Në nisje të mbledhjes Kryeministri Rama do të adresohet me një fjalë. Në kuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Turqisë dhe Shqipërisë do të nënshkruhen në vijim disa marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi dypalëshe në fushën e mjedisit, mbrojtjes, të medias dhe komunikimit, etj. Në përfundim të vizitës, Rama dhe Erdogan do të komunikojnë për median deklaratën e përbashkët për shtyp.

2 VITE ME PARE

Rama vizitë zyrtare sot në Turqi, diskutohet thellimi i marrëdhënieve mes 2 vendeve

Nga bashkëpunimi ushtarak tek marrëveshja "TIKA"/ Rama
Recep Tayyip Erdoğan dhe Edi Rama

TURQIA- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë në Ankara të Turqisë ku do të mbahet edhe takimi i parë i Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik Turqi-Shqipëri që u krijua më 6 janar 2021. Mediat turke bëjnë me dije se në mbledhje do të shqyrtohen aspektet e marrëdhënieve Turqi-Shqipëri dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren në thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Diskutimet kryesore mes Ramës dhe presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan do të jenë rreth zhvillimeve ndërkombëtare veçanërisht ato në Ballkan sa i takon ruajtjes së paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon.

Gjatë takimeve do të shkëmbehen ide mbi zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Ballkan, mbi bazën e mirëkuptimit për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, raportojnë mediat turke. Në kuadër të takimit është planifikuar edhe nënshkrimi i teksteve të ndryshme ligjore që do të japin kontribut të rëndësishëm në marrëdhëniet Turqi-Shqipëri.

edi rama erdogan turqia

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen