LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Foltorja 2"/ Opozita mblidhet për herë të 3-të në protestë, "burgosen" socialistët para Kryeministrisë! Berisha: Duke sulmuar Kushtetuesen, Rama po fakton se ai është hajduti kryesor

• Opozita zhvilloi sot protestën e radhës, të quajtur “Foltorja 2”, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë. • Përpara godinës së Kryeministrisë ishin vendosur instalacione simbolike me figurat e disa ish-zyrtarëve të dënuar, përfshirë ish-kryebashkiakët Erion Veliaj dhe Vangjush Dako, si dhe ish-deputetët Alqi Bllako e ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. • Një ndër figurat e vendosura ishte edhe zv.kryeministrja Belinda Ballukun, si edhe kryeministri Edi Rama, ku në dallim nga të tjerët 'në rresht' nuk kishte uniformë burgu. • Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur para Kryeministrisë dhe është pritur me përshëndetje nga protestuesit. • Në protestë morën pjesë edhe deputetë dhe figura të tjera të rëndësishme të PD-së, opozita paralajmëron se aktiviteti do të vazhdojë me kërkesën kryesore e cila mbetet largimi i qeverisë. • Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në ‘Foltore’, ka lëshuar akuza të forta ndaj Edi Ramës, lidhur me aferën korruptive të tunelit të Llogarasë. • Berisha u shpreh se, reagimet publike të Kryeministrit ndaj procesit në Gjykatën Kushtetuese dhe ndaj akuzave për vjedhje të fondeve publike përbëjnë, sipas tij, një pranim të përgjegjësisë politike dhe morale. • Lideri i PD e paraqiti situatën si pjesë të një krize më të gjerë qeverisëse, të cilën e konsideroi si kulmin e degradimit institucional dhe ekonomik të vendit gjatë dekadës së fundit. • Me tone të ashpra Berisha iu drejtua qytetarëve brenda dhe jashtë vendit duke i ftuar të mos pranojnë ‘vjedhjen sistematike të shtetit’ dhe të angazhohen në atë që ai e cilëson si betejë për ndryshim politik dhe largim të qeverisë aktuale.

14 artikuj për këtë temë.

7 MUAJ ME PARE

"Kjo është beteja vendimtare", Berisha: Me Edi Ramën nuk shkojmë më kurrë në zgjedhje, të hënën tjetër, përsëri këtu!

"Foltorja 2"/ Opozita mblidhet për herë të 3-të
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se me Edi Ramën nuk do të shkoj më kurrë në zgjedhje, ndërsa lajmëroi se protesta do të zhvillohet përsëri të hënën tjetër. Gjatë fjalës së tij në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë, Berisha tha se Edi Rama kërkon t’i diktojë vendime Gjykatës Kushtetuese.

Ai tha se PD nuk do të heqë dorë nga protestat deri në largimin e Edi Ramës nga qeveria. Kryedemokrati tha Edi Rama nuk ka më të ardhme dhe se ai do jetë e shkuara e zezë e vendit. 

"Edi Rama kërkon t’i diktojë Gjykatës Kushtetuese, por unë i garantoj se vendimet e diktuara të gjykatës që po bën ti, do t’i paguash shumë shtrenjtë. Nuk pret Shqipëria. Nuk jemi ne ata që do presim nga një prokuror apo një gjykatës shpëtimin. Jo, shpëtimin do ta presin shqiptarët nga ne. Ne jemi shumë. Do të jemi edhe më shumë dhe nuk heqim dorë gjer në largimin e Edi Ramës nga qeveria. Pse shemben rrugët? A e dini ju qytetarë se çdo tullë e pallatit në pajë të Linda Ramës është vjedhur ju, sepse ai pronari i firmës që ndërtoi pallatin, ka ndërtuar rrugën që shembet Korçë-Qafë Plloçë. Dhe sa e ka ndërtuar ai? Me çmim të pesëfishtë, të gjashtëfishtë. A e mshihini pra ju sa keni paguar pallatin. 10 herë më shtrenjtë keni paguar sarajet e Surrelit. 36 mijë euro paguani shishen e verës të sulltanit këtu.

Çfarë duhet të bëjë më shumë se kaq për t’i treguar vendin? E ka mbushur dhe po derdhet kupa. Ndaj dhe ne sheshin nuk e lëshojmë dhe ne kemi hyrë në betejën vendimtare. Demokrate e demokratë, kjo është beteja vendimtare. Me Edi Ramën nuk shkojmë më kurrë në zgjedhje. Zgjedhjet dhe votën nuk ia falim kurrë. Iu garantoj se fitorja është e jona. Se Rama të ardhme nuk ka. Se do jetë e shkuara e zezë e këtij vendi. Ligji, Kushtetuta, liritë tuaja, të drejtat do triumfojnë përsëri. Të hënën tjetër, përsëri këtu. Dhe çdo të hënë do ta nisim javën me betejë, dhe nisja e javës me një betejë kundër kryehajdutit të kombit të të gjitha kohërave, është fati i javës, është rruga drejt fitores. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria." tha Berisha./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Në Shqipëri ligjin e bën droga dhe Edi Rama qeveri së bashku me ta", Berisha: Nuk do e lejojmë ta përdorë parlamentin siç po e përdor ai

"Foltorja 2"/ Opozita mblidhet për herë të 3-të
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se në Shqipëri ligjin e bën droga dhe Edi Rama qeveri së bashku me ta. Gjatë fjalës së tij në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë, Berisha tha se arma e dytë e tmerrshme e kësaj bande është droga. Ai tha se euro është zhvlerësuar, sepse vijnë eurot e drogës me kontejnerë dhe me qindra ndërmarrje të eksportit falimentojnë.

Kryedemokrati u shpreh se me mijëra punëtorë dalin pa punë dhe marrin rrugët e emigrimit.  Lideri opozitar deklaroi se ligjin e bën droga.  Në fund, ai tha se Edi Rama e ka shndërruar parlamentin në institucionin më qesharak, më të turpshëm të vendit.

"Miq, arma e dytë e tmerrshme e kësaj bande është droga. Çfarë ndodh me drogën? Euro përtokë sepse vijnë eurot e drogës me kontejnerë. Me qindra ndërmarrje të eksportit falimentojnë. Me mijëra punëtorë dalin pa punë dhe marrin rrugët e dheut. Kjo është mënyra. Ikin se shkatërrohen vendet e punës. Çfarë ndodh? 35 përqind zhvlerësohet euro. Ata pensionistë që jetojnë me ndihmën e familjarëve të tyre, marrrin 35 përqind më pak, bëhen 35 përqind më të varfër. Çfarë ndodh? Çmime stratosferike në ndërtime se baronët e drogës nuk i kanë gjë paratë. Çfarë ndodh? Ligjin e bën droga.

Droga vret në aeroport, droga vret në Elbasan, vret kudo, vret dhe vret cilindo. Dhe Edi Rama qeveris së bashku me ta. Do e pranojmë ne këtë? Jo, kurrë. Ky e ka shndërruar parlamentin në institucionin më qesharak, më të turpshëm të vendit. Po parlamenti është përfaqësuesi juaj, është vota juaj, është vullneti juaj. A do e lejojmë ne ta përdorë parlamentin në mënyrën siç po e përdor ky? Jo, kurrë. Ndaj dhe koha është e jona. Këtyre u ka ikur koha. Koha e tyre është një kohë e zezë dhe këta duhet të shkojnë për veprat e tyre të zeza që u kanë bërë shqiptarëve." tha Berisha./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Rama e ka ulur me 500 mln euro buxhetin e shëndetësisë", Berisha: Ka armë për të shkatërruar kombin, vjedh me bandën e tij 90% të fondeve publike

"Foltorja 2"/ Opozita mblidhet për herë të 3-të
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Edi Rama e ka ulur me 500 mln euro buxhetin e shëndetësisë. Gjatë fjalës së tij në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë, Berisha tha se një magazinier i Salillarit është fitues tenderi 60 milionë euro për portin e Vlorës. Lideri i opozitës tha se Edi Rama vjedh me bandën e tij 90 përqind të të gjitha fondeve për punët publike.

Kryedemokrati tha se një rrugë gjithsej 19 kilometra, që ishin pa ndërtuar nga Unaza, u nda në 17 lote. Për këtë ai tha një rrugë e tillë nuk mund të ndahet në maksimumi  dy-tre lote. Sipas tij kjo u bë në mënyrë që shqiptarët të vidhen 17 herë më shumë. 

"Të dashur miq, këto ditë ka sjellë në parlament buxhetin e shëndetësisë. E rrita, thotë. E vërteta është se krahasuar me vitin 2013, buxheti i shëndetësisë është ulur të paktën me 500 milionë euro. A ka sot hall më të madh për shqiptarin se sa të sëmurët? Erdhi koha të themi Zoti e shpëtoftë nga spitalet, sepse shkon në spital, duhet të blejë çdo ilaç, duhet të paguajë çdo shërbim. Ka shkatërruar një sistem të tërë dhe për vete vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh. Po arsimi? Po shkollimi? Një shkatërrim me dokumente, me vlerësime zyrtare, si në asnjë vend tjetër. Të dashur miq, Edi Rama ka dy armë për të shkatërruar këtë komb, ai nuk përdor kampet e përqendrimit, nuk përdor burgjet e mëdha politike, ndonëse burgos politikisht. Përdor vjedhjen. Vjedh me bandën e tij 90 përqind të të gjitha fondeve për punët publike.

A mund të imagjinoni ju, një magazinier i Salillarit është fitues tenderi 60 milionë euro për portin e Vlorës? A ka akt më flagrant vjedhjesh se sa ky? A mund të imagjinoni shqiptarë që rruga të ndërtohet me çmim 10 herë më të lartë se në Europë. Lexoni, në qoftë se gjeni kund në botë një rrugë gjithsej 19 kilometra, që ishin pa ndërtuar nga Unaza, dhe të ndahet ajo në 17 lote. Po nuk mund të ndahet kurrë, kurrë. Maksimumi në dy lote, tre. Se si t’u vjedhë 17 herë ju. Si të vjedhë 17 herë shqiptarët. Se si të rrisë çmimin 5 herë në vjedhje. A do vazhdojmë ne? Jo, ne nuk e lëshojmë këtë shesh. Ky është sheshi ynë. Ne dalim nga ky shesh vetëm kur të shpëtojmë shqiptarët. Vetëm kur të shpëtojmë Shqipërinë nga kjo bandë." tha Berisha./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Berisha: Duke sulmuar Kushtetuesen, Rama po fakton se ai është hajduti kryesor i çështjes së tunelit të Llogarasë

"Foltorja 2"/ Opozita mblidhet për herë të 3-të
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokrtaike, Sali Berisha ka deklaruar se duke sulmuar gjykatën Kushtetuesen, Rama po fakton se ai është hajduti kryesor i aferës së tunelit të Llogarasë. Gjatë fjalës së tij në protestën e organizuar para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se Shqipëria nuk ka humbur kurrë mbi 45 përqind të materies kombëtare siç ka humbur këto 10 vite.

Sipas liderit opozitar, Rama është hajduti kryesor i aferë së tunelit të Llogarasë. Në fund, Berisha tha se PD nuk do i ndahet Ramës deri në ditën e fundit të largimit nga pushteti, pasi ky është misioni i tyre.

"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju, opozitareve dhe opozitarëve në këtë shesh që ne e kemi pagëzuar Sheshin e Lirisë. Në këtë shesh, i cili është sheshi i misionit të madh, të burrave dhe grave, djemve dhe vajzave guximtarë për të përzënë nga pallatet e krimti një bandë, e cila është zhytur në krim, në vjedhje, ndër më të rëndat në historinë e këtij kombi. Miq, në ekzistencën tonë të gjatë ne kemi njohur shumë pushtime, kemi njohur diktatura dhe mynxyra, por kurrë ndonjëherë nuk kemi shkuar brenda 10 viteve 100 vite mbrapa siç kemi shkuar këto vite. Kurrë ndonjëherë nuk kemi humbur ne mbi 45 përqind të materies kombëtare siç kemi humbur këto 10 vite. Asnjëherë nuk jemi varfëruar më shpejt se këto 10 vite. Asnjëherë nuk ka pasur një klikë, një grup kaq antishqiptar në çdo aspekt sa ç’kemi sot. Ne jemi dëshmitarë këto ditë të një krize ndër më të paimagjinueshmet. Një krize, e cila zhveshi lakuriq para shqiptarëve hajdutin më të madh të kombit shqiptar të të gjitha kohërave, Edi Ramën. U desh akuza e bazuar në dokumente zyrtare të vjedhjes së 50 milionë euro nga zëvendëskryeministrja, për të bërë që Edi Rama t’u thotë shqiptarëve se hajduti jam unë, se paratë i kam marrë unë dhe se drejtësisë i tregoj bërrylin dhe nuk e lejoj të veprojë.

Nuk ka ndodhur kurrë kjo, as mbret, as perandor, as diktator, as kryeministër, që t’i lejojë vetes një akt të tillë. Cilido do kishte vetëm një rrugë, largimin e menjëhershëm. Por nuk e largon dot se paratë i ka marrë ai, se vjedhja është bërë me urdhër të tij, se paratë i kanë ndarë së bashku dhe se kjo është vetëm një sasi e vogël e tyre. Edi Rama ka dy ditë që ka humbur çdo gjë dhe në një përçartje të neveritshme del merr në mbrojtje haptas, po mbroj ministren, nuk po mbroj Lubinë. Po mbroj kryeministrin, nuk po mbroj Edvinin. Po të dy jeni hajdutë mor, ku ka hajdutë si ju. Po ti atë që bën kundër Gjykatës Kushtetuese, fakton se ti je hajduti kryesor i kësaj afere. Pra, le t’u drejtohemi bashkë shqiptarëve, çfarë do bëjmë ne të dashur qytetarë, të dashur bashkëatdhetare kudo që jeni? Do pranojmë ne të vazhdojmë të vidhemi nga një kusar që nuk ka asnjë normë morale, që kërkon të bllokojë edhe vendimin e gjykatës, apo nuk do i ndahemi atij gjer ditën e fundit të largimit nga pushteti. E dyta është misioni ynë." tha Berisha./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Shqipëria është e vjedhur" Memelli: Fermerët nuk mbështeten, pensione mizerabël

"Foltorja 2"/ Opozita mblidhet për herë të 3-të

TIRANË- Zëdhënësja e Presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmina Memelli ka deklaruar sot se qytetarët shqiptarë janë të vjedhur dhe janë të vjedhur pikërisht nga ata që sot duhet t'i mbështesnin dhe t'ju shërbenin për t'ju garantuar një jetesë dinjitoze në vendin e tyre. Gjatë fjalës së saj në protestën e opozitës, Memelli tha se fermerët nuk mbështeten, nuk subvencionohen dhe fondet e IPARD, janë bllokuar sepse ende nuk dihet se ku kanë përfunduar 33 milionë eurot e para.

Ajo tha se familjet në nevojë, përveç se trajtohen me shifra qesharake, qeveria ju ka lënë pothuajse të njëjtin buxhet dhe ka ulur edhe numrin e familjeve që përfitojnë nga trajtimi ekonomik. Sipas saj nga 64.000 familje, është ulur në 59 familje që përfitojnë nga ndihma ekonomike. Në fund, Memelli tha se pensionistët trajtohen me pensione mizerabël, të cilat nuk dalin dot as dhjetë ditëshin e parë të muajit dhe jo më ta mbyllin atë. 

"Sepse Shqipëria për fat të keq është e vjedhur. Qytetarët shqiptarë janë të vjedhur dhe janë të vjedhur pikërisht nga ata që sot duhet t'i mbështesnin dhe t'ju shërbenin për t'ju garantuar një jetesë dinjitoze në vendin e tyre. Zoti kryeministër, realiteti i shqiptarëve nuk është ai realitet që ju tregojnë ju ministrat duke ngrënë kumbulla mbas shpinës suaj për arritje të suksesshme në arsim, në bujqësi, në turizëm apo në shëndetësi e kudo. Dhe ju me fytyrë nga muri, duke pirë verën tuaj 33.000 euro shishja, i besoni. Realitetin shqiptar e njohin dhe e jetojnë të gjithë ata prindër që çdo mëngjes nisin fëmijët e tyre për në shkollë, me shpresën që mos të ndodhë asgjë sepse siguria në shkollat e vendit tonë është pothuajse inekzistente. Realitetin e njohin dhe e jetojnë të gjithë ata fermerë që hedhin nëpër kanale mundin dhe djersën e tyre, sepse në Shqipëri nuk ka treg për prodhimet vendase.

Ju janë hapur portat mallrave të importit, që po helmojnë dita-ditës qytetarët shqiptarë. Fermerët nuk mbështeten, nuk subvencionohen dhe ato fonde dedikuar tyre, fondet e IPARD, janë bllokuar sepse ende nuk dihet se ku kanë përfunduar 33 milionë eurot e para. 112 milionë euro që sot do t'ju jepnin mundësi fermerëve shqiptarë të merrnin frymë. Sigurisht, në qoftë se do të arrinin deri tek ata. Familjet në nevojë, përveç se trajtohen me shifra qesharake, qeveria ju ka lënë pothuajse të njëjtin buxhet dhe ka ulur edhe numrin e familjeve që përfitojnë nga trajtimi ekonomik. Nga 64.000 familje, janë ulur në 59 familje që përfitojnë nga ndihma ekonomike. Për të mos folur për shtresën më vulnerabël të shoqërisë sonë, që janë pensionistët. Trajtohen me pensione mizerabël. Nuk dalin dot dhjetë ditëshin e parë të muajit dhe jo më ta mbyllin atë. Të gjitha këto edhe më shumë, duhet një natë dimri, thotë populli shqiptar për t'i treguar, dështimet e kësaj qeverie, kanë bërë që qindra e mijëra familje shqiptare të marrin rrugët e emigrimit dhe sot Shqipëria të vuajë një nga plagët më të thella, shpopullimin." tha Jasmina Memelli./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

“Kam ardhur këtu me lekë borxh”, ish-naftëtari tregon bisedën me Ramën në protestën e PD: Më tha 'a ke bërë denoncim', i thashë kam bërë aq shumë sa...

"Foltorja 2"/ Opozita mblidhet për herë të 3-të
Protestuesi

TIRANA- Përpara Kryeministrisë, Partia Demokratike po zhvillon protestën e radhës, ku qytetarë nga e gjithë Shqipëria po shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë. Një prej tyre, i ardhur nga Fier, tregoi se ka udhëtuar me lekë borxh për t’iu bashkuar tubimit, pasi sipas tij vetëm Partia Demokratike i ka dhënë mundësinë të shprehë shqetësimet e tij.

Qytetari shprehu pakënaqësinë për mos-dhënien e pensionit prej dy vitesh e gjysmë dhe për mënyrën se si u mbyll procesi gjyqësor në Gjykatën Administrative, pa praninë e tij. Ai përmendi gjithashtu një takim me kryeministrin Edi Rama në vitin 2021, ku kishte paraqitur problemet e tij, pa marrë një zgjidhje.

“Kam ardhur me lekë borxh në protestë, se PD mi ka hapur dyert. Kam pasur një proces gjyqësor se jam ish-naftëtar, dhe ka 2 vite e gjysmë që s’me jepet pensioni. Përfitoj 80% të pagës mininale, hapa gjyq dhe nuk më dhanë avokat. Gjykata Administrative ma mbylli gjyqin pa qenë vetë prezentë. Ja ky është shteti! E kam takuar personalisht në shkurt të 2021 dhe më tha a ke bërë denoncim. I thashë kam bërë aq shumë, sa i gjithë populli shqiptar. Se nuk është portali “Shqipëria që duam”, se kanë çuar gjithë njerëzit e tyre. Si ka mundësi më tha? I thash që e çoj kokën time në dhe, dhe ky është rezultati”, tha protestuesi./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Rama është shefi i atyre që janë nën hetim dhe pas hekurave", Ivi Kaso: Po mbron veten sepse i di pasojat

"Foltorja 2"/ Opozita mblidhet për herë të 3-të
Ivi Kaso

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka deklaruar sot se Edi Rama është shefi i atyre që janë nën hetim apo pas hekurave. Gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës para Kryeministrisë, Kaso u shpreh se vendi nuk ka një qeveri të popullit, prej popullit dhe për popullin, por ka një bandë "kaçakësh" që ndjekin urdhrat e "kryekaçakut".

Kaso tha se Rama po mbron veten sepse i di pasojat. Sipas tij, kryeministri Rama duhet të përgjigjet për tenderat, për paratë që pastrohen me firmën e tij, për skandalin e rrugës Qukës–Qafë Plloçë që ka kushtuar 260 milionë euro dhe u shemb nga shiu i parë. 

“Qeveria sot është halli më i madh i shqiptarëve. Nuk kemi një qeveri të popullit, prej popullit, për popullin, por një bandë kaçakësh që ndjekin urdhrat e kryekaçakut. Në Rumani u pezulluan tre ministra për korrupsion. Në Itali ish-ministrja e bujqësisë u pezullua. Në Francë, dy ministra u shkarkuan në periudha të ndryshme. Kjo është e vërteta. 

Rama e di se me arrestimin e Ballukut, më pas është radha e tij. Rama është shefi i atyre që janë nën hetim apo pas hekurave. Ose i di dhe është i korruptuar, ose nuk i di dhe është i mangët nga mendtë e kokës në të dyja rastet duhet të ikë. Rama po mbron veten sepse i di pasojat. Ky njeri duhet të përgjigjet për shumë krime të tjera. Rama duhet të përgjigjet për tenderat, për paratë që pastrohen me firmën e tij, për skandalin e rrugës Qukës–Qafë Plloçë që ka kushtuar 260 milionë euro dhe u shemb nga shiu i parë", tha Kaso./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Ervin Salianji i bashkohet protestës së opozitës

"Foltorja 2"/ Opozita mblidhet për herë të 3-të
Foto ilustruse

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i është bashkuar protestës së opozitës e cila po zhvillohet para Kryeministrisë./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Foltorja 2! Deputetja e PD: Shteti bashkëpunon me krimin dhe dhunën! Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës....

"Foltorja 2"/ Opozita mblidhet për herë të 3-të
Manjola Luku

TIRANADeputetja e Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, Manjola Luku, mori pjesë sot në protestën e tretë radhazi të opozitës para Kryeministrisë, duke theksuar se skandalet e qeverisë dhe abuzimet me tenderat dhe projekte publike kanë cenuar rëndë shtetin shqiptar.

Luku kërkoi largimin e qeverisë dhe vijimin e protestave të Foltores deri në dorëheqjen e saj, duke i bërë thirrje qytetarëve të mos heshtin përballë abuzimeve të supozuara të zyrtarëve të lartë. Ajo e përshkroi situatën aktuale si një kërcënim për imazhin dhe integritetin e shtetit, duke theksuar nevojën për zgjedhje të lira dhe një qeverisje që respekton ligjin dhe interesin publik.

Deputetja Luku paralajmëroi se opozita do të vazhdojë të mobilizohet deri sa të arrihet qëllimi i saj politik dhe se protestat e Foltores do të mbeten aktive deri në largimin e qeverisë.

“Të dashur qytetarë gra burra, djem dhe vajza, sot ne jemi këtu jo vetëm për një tubim politik por për të thënë stop. Në emër të grave shqipatre, nënave vajzave, unë qëndroj para jush kundër ligjeve që synojnë të shkatërojnë ekonomitë tona, demokraconë. Ne jemi dëshmitarë se si shteti nuk ka rënë para dhunës, por se shteti bashkëpunon me krimin dhe dhunën. Nuk jemi vetëm për miting politik, por edhe për t’i thënë stop abuzimeve, e për të ngritur zërin kundër ligjeve që shkatërrojnë familjet tona dhe moralin kombëtar. Atentatet në Shqipëri nuk janë vetëm rënie e shtetit, por edhe dhunë e vetë shtetit të lidhur me bandat kriminale, si ngjarjet në Rinas dhe atë dje në Elbasan.

A mundemi të heshtim për aferat e fundit që tronditën shtetin. Qindra raporte ndërkombëtare flasin për konflikte të interesit, keqpërdorim të pushtetit. 

Sot skandalet e ballukut dhe urdhrat e Ramës janë cenim serioz dhe i rëndë i shtetit. Është kapur duke vendosur nëpër kafene se si ndërtohen tunelet. Janë raporte dhe të dhëna alarmuese që nuk duhen të injorohen. Këto e cilësojnë vendin tonë si narkoshtet. Nuk duhet ta lejojmë imazhin e vendit tonë në trafik droge dhe krim. Shqipëria nuk është pronë e Ramës dhe as ara personale e Belinda Balluku. Të protestojmë për të larguar Ramën dhe Ballukun e të kërkojmë largimin e Ballukut e të kërkojmë zgjedhje të lira. Me Ramën kryeministrin Rama nuk ka zgjedhje të lira”, tha deputetja./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Foltorja 2! Balliu: Rama është kryehajdut, asnjë aferë korruptive nuk bëhet pa miratimin e tij

"Foltorja 2"/ Opozita mblidhet për herë të 3-të
Klevis Balliu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama është "kryehajdut". Gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës, Balliu tha se asnjë aferë korruptive, Belinda Balluku nuk e bënte dot pa projektet dhe miratimin e Edi Ramës.

Ai tha se asnjë ministër, deputet dhe eksponent i PS i lidhur me krimin nuk mund të shkonte te krimi i organizuar pa miratimin e Ramës. 

Klevis Balliu: Këto pas meje kanë një të përbashkët, të gjithë i ka futur në burg ai që rri në mes. Të gjithë këta janë hajdutë, por kryehajduti është Edi Rama. Duke filluar me Belinda Balluku, e cila ka përgjegjësitë e veta vjedhjet e veta, hajdulliqte  e veta. Por asnjë aferë korruptive, Belinda Balluku nuk e bënte dot pa projektet dhe miratimin e Edi Ramës. Asnjë ministër deputet asnjë eksponent i PS i lidhur me krimin nuk mund të shkonte te krimi i organizuar nuk mund të shkonte te krimi organizuar./Dosja.al

 

7 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Pankarta të shumta në protestën e opozitës: Tunel turqve, port arabëve ndërsa shqiptarëve ‘Noc Rrokun’ 

"Foltorja 2"/ Opozita mblidhet për herë të 3-të
Foto Ilustruese

TIRANË- Protesta e rradhës e opozitës ka nisur para ambienteve të Kryeministrisë. Disa qytetarë mbajnë në duar pankarta të ndryshme. Në një prej tyre shkruhet "Tunel turqve, port arabëve ndërsa shqiptarëve ‘Noc Rrokun’"./Dosja.al

 

7 MUAJ ME PARE

"Foltorja 2"! Sali Berisha mbërrin para Kryeministrisë! U bashkohet qytetarëve në tubim

"Foltorja 2"/ Opozita mblidhet për herë të 3-të
Foto nga protesta

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur përpara godinës së Kryeministrisë për t’u bashkuar me tubimin “Foltorja”, të organizuar nga PD në shenjë proteste ndaj qeverisë.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Berisha është pritur me përshëndetje nga protestuesit e pranishëm, ndërsa në ngjarje marrin pjesë edhe deputetë dhe figura të tjera të rëndësishme të partisë.

Lideri demokrat pritet të jetë ndër folësit kryesorë të aktivitetit, ku do të mbajë edhe fjalën e tij përmbyllëse.

7 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Çka po bie në sy nga protesta e opozitës para Kryeministrisë! Nga Erion Veliaj tek Vangjush Dako, "vishen" me uniforma burgu socialistët

"Foltorja 2"/ Opozita mblidhet për herë të 3-të
Foto nga protesta

TIRANA- Opozita zhvillon sot protestën e radhës, të quajtur “Foltorja 2”, ku një nga kërkesat kryesore është dorëheqja e qeverisë. Por ajo çka bie në sy më së shumti, janë funksionarët e lartë të PS shihen të veshur me uniformat e burgut.

Përpara godinës së Kryeministrisë janë vendosur instalacione simbolike me figurat e disa ish-zyrtarëve të dënuar, përfshirë ish-kryebashkiakët Erion Veliaj dhe Vangjush Dako, si dhe ish-deputetët Alqi Bllako e ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. 

"Foltorja 2"/ Opozita mblidhet për herë të 3-të

Një ndër figurat e vendosua ishte edhe zv.kryeministrja Belinda Ballukun,si edhe kryeministri Edi Rama, ku në dallim nga të tjerët 'në rresht' nuk kishte uniformë burgu. 

Ndërkohë, në bulevard ka nisur të shtohet prania e qytetarëve dhe mbështetësve të opozitës, të cilët po mblidhen për të marrë pjesë në tubim.

7 MUAJ ME PARE

Nis “Foltorja 2”! Opozita për herë të tretë radhazi tubim para kryeministrisë, kërkohet dorëheqja e Ramës dhe Ballukut

"Foltorja 2"/ Opozita mblidhet për herë të 3-të
Foto nga vendngjarja

TIRANA- Opozita zhvillon sot protestën e radhës, të quajtur “Foltorja 2”, ku një nga kërkesat kryesore është dorëheqja e qeverisë. Përpara godinës së Kryeministrisë janë vendosur instalacione simbolike me figurat e disa ish-zyrtarëve të dënuar, përfshirë ish-kryebashkiakët Erion Veliaj dhe Vangjush Dako, si dhe ish-deputetët Alqi Bllako e Ilir Beqaj.

Ndërkohë, në bulevard ka nisur të shtohet prania e qytetarëve dhe mbështetësve të opozitës, të cilët po mblidhen për të marrë pjesë në tubim.

foltorja 2

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës