6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Protesta e dytë e opozitës para Kryeministrisë u mbajt ditën e sotme në 18:00. Në "Foltore 2" mbajtën fjalën deputetët, qytetarët dhe Kryedemokrati Sali Berisha. • Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se pas rikthimit nga Samiti i Internacionales Demokrati të Qendrës në Sao Paulo të Brazilit, opozita shqiptare gëzon sot më shumë mbështetje ndërkombëtare se kurrë më parë. • Kryedemokrati nënvizoi se zgjedhja e tij në postin e lartë të nënkryetarit të kësaj organizate globale është një nderim që i atribuohet sakrificave dhe qëndresës së demokratëve shqiptarë. • Berisha gjithashtu përcolli mesazhet kryesore nga punimet tre-ditore të Asamblesë së Përgjithshme të Internacionales Demokratike Qendrore (CDI). • Në fjalën e tij, Berisha theksoi se çështjet ndërkombëtare të trajtuara në këtë forum, me Ukrainën në qendër të diskutimeve, dënimin e agresionit rus dhe situatën politike në Venezuelë, u shoqëruan me një vëmendje të posaçme ndaj Shqipërisë. • Ai deklaroi se ‘narkodiktatura e Edi Ramës’, siç e cilësoi ai, u denoncua hapur nga drejtues të lartë të CDI dhe PPE, duke e konsideruar këtë një inkurajim të fuqishëm për opozitën shqiptare që të vazhdojë betejën politike. • Ndër të tjera, Lideri i opozitës lëshoi akuza të ashpra ndaj qeverisë së Edi Ramës, duke u ndalur te çështjet e fundit që kanë përfshirë debatin publik, sidomos kostot dhe problemet e projekteve të rrugëve në Shqipëri. • Berisha e cilësoi aferën e tunelit të Llogarasë si ‘një nga vjedhjet më flagrante’, ndërsa akuzoi kryeministrin Rama për abuzime masive me fondet publike, që sipas tij arrijnë përmasat e një katastrofe ekonomike kombëtare. • Para Kryeministrisë foli edhe deputeti, Oerd Bylykbashi, i cili deklaroi se 11 maji është gjeneza e kësaj qeverisjeje që sot po i grabit shqiptarëve qindra miliona euro. • Gjatë fjalës së tij, Bylykbashi tha se SPAK ka hyrë në lojën e Ramës për të ruajtur Belinda Ballukun. • Ndërsa, deputeti Saimir Korreshi u shpreh se vendin e ka mbuluar korrupsioni, ndërsa hodhi një sërë akuzash për qeverinë. • Ai tha se pacientët e Onkologjiku po përballen me mungesë medikamentesh, studentët me univeristete të mbylluar, nënat me mungesë fëmijësh dhe bujqit me kushte të vështira. • Në fund, Korreshi akuzoi kryeministri Rama dhe ministrat për “vjedhje të përditshme” të buxhetit të shtetit.
12 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka vjedhur 90 përqind të 67 miliardë eurove. Gjatë fjalës së tij në protestën e mbajtur para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se Shqipëria është i vetmi vend në botë që në një hark kohor 7-vjeçar ka shpenzuar 400 milionë euro për djegësin e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit.
Kryedemokrati tha se AKSHI është kopshti privat i Edi Ramës, në të cilin baxhanaku i tij ka fituar me dhjetëra tendera. Në fund, Berisha tha se moti i keq shembi rrugët e "florinjta", kurse rrugët e ndërtuara në kohën kur ai ishte në pushtet nuk lëvizën.
"Të dashur miq, këto ditë Shqipëria është e ngërthyer e tëra në një debat për tunelin e Llogarasë, në të cilin kanë vjedhur minimumi 50 milionë euro, e vërteta është 90-97. Por kjo shumë, çdo shqiptar duhet ta dijë se është shumë më pak se një e qindta apo një e dyqindta e atyre që kanë vjedhur këta hajdutë të pafytyrë. Miq, jemi i vetmi vend në botë që në një hark kohor 7-vjeçar janë shpenzuar 400 milionë euro për djegësin e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit. Asnjë prej tyre sot nuk ekziston. I Tiranës nuk ka një tullë sepse paratë i ka vjedhur Edi Rama me Erion Veliajn. AKSHI është kopshti privat i Edi Ramës, në të cilin baxhanaku i tij ka fituar me dhjetëra e dhjetëra tendera. Çfarë i ka ndodhur atij? E kemi denoncuar me dhjetëra herë, asnjë gjë, përkundrazi vazhdon të vjedhë taksat tuaja. Unaza e Madhe e Tiranës këto ditë mediat kanë publikuar lotin 4.
A e dini ju miq si loti 4 janë 14 lote, me të cilat Lubi Balluku me Edi Ramën e rritën kostot e ndërtimit të unazës në 450 milionë euro. Më falni, unaza nga TEG tek Teknologjikja është ndërtuar para vitit 2013. Cila ka qenë kostoja me të gjitha ato vepra arti që ka, shkoni dhe shiheni, kostoja ka qenë 3.8 milionë euro. Cila është kostoja e kilometrit sot? 20-22 milionë euro kilometri dhe jo vetëm loti 4, por çdo lot. A ka njeri në botë që mund të imagjinojë se një njeri e ndan 13 kilometra rrugë në 14 lote, si e si të vjedhë më shumë. Sigurisht këto ditë ishin mote të mëdha, të pamohueshme. Pa pyesni pak, pse nuk lëvizën skarpatet në Gjirokastër-Tepelenë? Në rrafshin gjeologjik, ajo është skarpata më e rrezikshme. Këto ditë pati mote të mëdha, pse nuk lëvizi skarpata e Rrugës së Kombit? E dini vetë si janë skarpatat e tij. Pse nuk lëvizi skarpata e rrugës Fratar-Memaliaj. Shkoni dhe e shihni si janë. Kurse rrugët e Lubisë dhe të Ramës u shembën njëra pas tjetrës. Po, miqtë e mi, se kur ndërtohet rruga, pjesa e madhe e investimit shkon me ngurtësimin, me mbrojtjen nga skarpata.
Skarpata është pjesë edhe më e rëndësishme se vetë rruga. Urdhëro se çfarë ndodh tani. Dhe ndodh pasi kanë katërfishuar çmimet. Të vjen ndonjëherë, duket sikur një kafe 50 milionëshi i tunelit të Llogarasë. Vetëm një gjë për secilin prej jush, por edhe për çdo shqiptar kudo që është, i rikujtoj këtu se në 12 vite, Edi Rama me Lubi Ballukun kanë administruar taksat tuaja, 67 miliardë euro. Në 8 vite, kemi administruar 28 miliardë euro, sepse ne kishim gjysmën e taksave, besonim dhe besojmë se qeveria duhet të marrë minimumin nga qytetarët. 67 miliardë euro, krahasojini me 28 miliardë. U dyfishuan rroga dhe pensione. U ndërtuan rrugë të paktën 13 herë më shumë se në 12 vitet e tyre. Merrni pak, nga Hani i Hotit në Kakavijë akset dhe çdo drejtim. U rindërtuan 1 mijë e sa shkolla dhe kopshte. Një numër i konsiderueshëm spitalesh. Me ato para. Po me 67 miliardë çfarë është ndërtuar? Me 67 miliardë, e ka thënë Banka Botërore, e ka thënë Komisioni i Lartë i Shtetit, janë vjedhur të paktën 90 përqind e tyre. Nuk ka popull në botë më të vjedhur. Është kushtrim për çdo shqiptar." tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se CDI denoncoi "narkodiktaturën" e Edi Ramës. Gjatë fjalës së tij në protestën e mbajtur para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se Edi Rama krahasohet sot me narkodiktatorët më të urryer të planetit.
Lideri opozitar tha se në tre ditët e asamblesë së përgjithshme çështjet më kryesore ishin rasti i luftës në Ukrainë, rasti i zgjedhjeve në Venezuelë ku Maduro vidhte në çdo zgjedhje, pavarësisht se nuk merrte votat dhe rasti i Shqipërisë. Për të cilën tha se u dënua nga presidenti i CDI, sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate, sekretarja e përgjithshme e PPE dhe një seri oratorësh të tjerë.
"Miq, 3 ditë në punimet e asamblesë së përgjithshme, mund t’u them se çështjet më kryesore në ato punime ishin natyrisht Ukraina e para, dhe iu shpreh solidariteti i plotë kombit ukrainas në betejën e tij për dinjitet dhe sovranitet kombëtar. U dënua me forcën më të madhe agresioni rus, pushtimi i Ukrainës, krimet e shëmtuara të njerëzimit. Në axhendën e punimeve ishte Venezuela e Maduros, në të cilën diktatori i Venezuelës, njëlloj si Ramaduro i Tiranës, vidhte në çdo zgjedhje, pavarësisht se nuk merrte votat. Por, në axhendën e punimeve të asamblesë së përgjithshme të CDI, një vend qendror zinte Shqipëria, narkodiktatura e Edi Ramës, të cilën e denoncuan dhe e dënuan duke filluar nga presidenti i CDI, sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate, sekretarja e përgjithshme e PPE dhe një seri oratorësh të tjerë. Droga e Edi Ramës ka marrë dhenë.
Edi Rama krahasohet sot me narkodiktatorët më të urryer të planetit. Miqtë e mi, këto mesazhe janë një thirrje, janë një inkurajim i madh për ne të vazhdojmë këtë betejë me të gjithë guximin tonë, me të gjithë fuqitë tona. Sonte para nesh folën disa të rinj dhe unë i përgëzoj për fjalën e shkëlqyer që mbajtën. Kristi kishte ditëlindjen dhe atij ia uroj 120 vite të lumtura. Por atyre, dhe çdo të riu shqiptar, u rikujtoj se historia, se koha, thërret secilin prej tyre të jetë në këmbë për të shpëtuar vendin nga kjo katastrofë e vërtetë në të cilën rrokulliset," tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se pas rikthimit nga Samiti i Internacionales Demokrati të Qendrës në Sao Paulo të Brazilit, opozita shqiptare gëzon sot më shumë mbështetje ndërkombëtare se kurrë më parë. Duke folur në protestën para Kryeministrisë, Kryedemokrati nënvizoi se zgjedhja e tij në postin e lartë të nënkryetarit të kësaj organizate globale është një nderim që i atribuohet sakrificave dhe qëndresës së demokratëve shqiptarë.
"Një përshëndetje shumë të përzemërt ju, të dashur demokrate e demokratë, opozitare e opozitarë që jeni sot këtu të pranishëm në këtë foltore. Një përshëndetje të përzemërt të gjithë opozitarëve kudo që janë, të gjithë shqiptarëve të cilët me zemër dhe me shpirt dënojnë pa rezerva këtë qeveri, e cila do shkruhet në muret e kohërave si qeveria më antishqiptare, më hajdute që ka njohur ndonjëherë kombi shqiptar.
Unë u sjell këtu ju përshëndetje të përzemërta nga udhëheqja e internacionales së qendrës demokrate, përfaqësues të 115 partive të qendrës së djathtë në të katër kontinentet. Vij sot nga Brazili, nga San Paolo, për t’u garantuar ju se kemi miq më shumë se kurrë. Se ju, demokrate e demokratë, opozitare e opozitarë shqiptarë, në betejën me të keqen që përballemi, nuk jemi vetëm, por jemi me mbështetje të madhe dhe të fuqishme nga njerëzit e lirë, nga njerëzit që duan lirinë dhe të vërtetën në mbarë botën.
Me këtë rast unë dua të shpreh mirënjohjen më të thellë të gjithë juve këtu. Ai nderim që më bëri internacionalja demokrate e qendrës, duke më zgjedhur në postin e lartë të zëvendëspresidentit të saj është nderim për sakrificat tuaja, është nderim për qëndresën tuaj, është nderim për guximin tuaj, është nderim për mbrojtjen që u keni bërë vlerave të lirisë, të demokracisë, të familjes, vlerave të përbashkëta për mbarë njerëzit e lirë në botë," tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Minatori Kastriot Prenga ka mbajtur një fjalim në protestën e organizuar nga opozita. Gjatë fjalës së tij, Prenga u shpreh se qeveria duhet të largohet menjëherë nga pushteti. Ai tha se punonte më parë si minator në Minierën e Spaçit, ku kompania shet bakrin e nëntokës, por nuk do t’ia dijë për punëtorët që e nxjerrin atë.
Prenga tha se ai është një nga 70 minatorët që kompania i hoqi nga puna, vetëm se guxuan të kërkonin një jetë më të mirë. Në fund, minatori tha se sa më "shpejt të thyejë qafën" qeveria dhe sa më shpejt të shkojnë drejt burgut hajdutët, aq më shumë shpresë do ketë për të jetuar si njerëz.
Fjala e Plotë:
Unë jam Kastriot Prenga, nga Mirdita. Baba i 3 fëmijëve, dhe që prej disa vitesh punoj si minator në Minierën e Spaçit. Besoj se pak janë në këtë vend që nuk kanë dëgjuar për këtë minierë, ku në kohën e diktaturës kanë humbur jetën jo pak njerëz. Dhe sot e kësaj dite, kushtet në minierë nuk kanë ndryshuar shumë nga atëherë. Kompania shet bakrin e nëntokës tonë, por nuk do t’ia dijë për ata që e nxjerrin atë. Jemi njerëz të varfër që halli na ka detyruar të punojmë për atë rrogë që as e tillë s’mund të quhet. Por prej gati një muaji, dhe atë pak lëmoshë që na jepnin duke hyrë dhjetëra metra nën tokë, nuk e kam më. Kjo sepse guxuam të kërkojmë të drejtën tonë! Kërkuam pagë më dinjitoze dhe kushte më të mira pune. Ne nuk jemi skllevër që të trajtohemi si të tillë. Unë jam një prej atyre 70 minatorëve që kompania i hoqi me të rënë të lapsit vetëm se guxuam të kërkonim një jetë më të mirë për fëmijët tanë. U ankuam në shtet, por ministrja bënte sikur nuk dëgjonte.
Njerëzit që dërgoi nga Inspektorati i Punës për të negociuar, në vend që të ndalonin aty tek dera e minierës, shkuan tek zyrat e administratës. I pritëm gjashtë orë në shi dhe në erë, dhe kur dolën na thanë: “Ndërprisni grevën, do ngeleni pa bukë, me çfarë do i ushqeni fëmijët tuaj?”. Unë po u them atyre zotërinjve: lërini karriget dhe pushtetin jo një ditë, por një orë, dhe provoni të punoni në vendin tonë. Besoj se nuk do rezistonit. Protestuam dhe para Kuvendit, më 30 tetor. Hynin e dilnin deputetët socialistë, na shikonin, por për ta ne nuk ekzistonim, ashtu siç nuk ekzistojmë për shtetin dhe kompaninë, që duket se e ka paguar haraçin tek kjo godinë këtu. Përse u ngritëm ne? Për kushte pune, sepse hyjmë në galeri dhe nuk e dimë a do dalim që andej. Për një pagë që të na siguronte një jetë më dinjitoze. Në ato toka ne kemi lindur, jemi rritur e kemi lindur fëmijë. Por fitimet e saj po ikin sa në xhepat e pushtetit dhe kush e di se ku. Për ne asgjë.
Sot moti është ftohur në Mirditë dhe bora ka filluar. Unë jam i papunë, fëmijët e mi duan ngrohje dhe veshje, dëbora do bëjë të sajën e nuk pyet ke apo s’ke të blesh dru zjarri apo veshje. Ku të ankohemi, kush na del për zot mua dhe shokëve të mi? Sot dëgjoj për miliona të vjedhura, në tunele, në rrugë, me koncesione, a ku di unë tjetër se çfarë, ndërsa ne jemi çdo ditë para dyerve të minierës për bukën e gojës. Ja pra ky është shteti dhe këta janë ata që na drejtojnë sot. Për shkak të këtyre hajdutëve jemi këtu ku jemi. Po na ikin vëllezërit e fëmijët, se këtu ka të drejtë të jetojë vetëm ai që ka para e pushtet. Unë nuk merrem shumë me politikë, por jam këtu në këtë protestë se askush s’mund të bëjë pazar me jetën time dhe me jetën e fëmijëve të mi. Jam këtu se jam i ndërgjegjshëm që në një qeveri të përgjegjshme këto nuk do ndodhnin. Një qeveri e përgjegjshme s’do më tregonte bukën e gojës, por do mbronte të drejtat e mia. Por kur vjedh e nuk e qeveris, kjo ndodh. Prandaj duhet të ngrihemi të gjithë, se nuk po vuajmë vetëm ne minatorët. Po vuan edhe bujku, edhe pensionisti, edhe biznesi i vogël. Sa më shpejt të thyejë qafën kjo qeveri, sa më shpejt të shkojnë drejt burgut hajdutët, aq më shumë shpresë do kemi për të jetuar si njerëz. Mjaft është mjaft. Faleminderit./Dosja.al
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka marrë pjesë në protestën e organizuar nga opozita, e cila po mbahet para Kryeministrisë. Gjatë fjalimit të tij, deputeti opozitar u shpreh se kishte emocione, pasi ishte mësuar të fliste në Parlament vetëm përballë "hajdutëve". Korrshi u shpreh se vendin e ka mbuluar korrupsioni, ndërsa hodhi një sërë akuzash për qeverinë.
Deputeti u ndal edhe tek kadegoritë e ndryshme të shoqërisë, ku adresoi edhe problematikat me të cilat përballet secila prej tyre. Ai tha se pacientët e Onkologjiku po përballen me mungesë medikamentesh, studentët me universitete të mbylluar, nënat me mungesë fëmijësh dhe bujqit me kushte të vështira. Në fund, Korreshi akuzoi kryeministri Rama dhe ministrat për “vjedhje të përditshme” të buxhetit të shtetit./Dosja.al
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i është bashkuar protestës të organizuar nga PD. Ai ndodhet krah Oerd Bylykbashit dhe Elda Hotit./Dosja.al
TIRANË- Qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestën e opozitës para kryeministrisë. Me anë të disa pankartave, qytetarët kanë përcjellë edhe mesazhet e tyre, madje kanë kërkuar edhe dorëheqjen e zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera.

Disa nga mesazhet e protestuesve në pankarta janë: Bela hap krahun. Na gjeti Bela-ja. Nëse vjedh një bukë të fusin në qeli, nëse vjedh në popull, të japin ministri./Dosja.al

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka deklaruar sot se 11 maji është gjeneza e kësaj qeverisjeje që sot po i grabit shqiptarëve qindra miliona euro. Gjatë fjalës së tij në protestën e organizuar nga PD, Bylykbashi tha se SPAK ka hyrë në lojën e Ramës për të ruajtur Belinda Ballukun.
“Mesazhet që po vijnë për këtë klikë janë gjithnjë e më të forta. Ditët e kësaj klike janë gjithnjë e më të shkurtra. Kjo klikë e Edi Ramës prodhoi 11 majin. 11 maji është gjeneza e kësaj qeverisjeje që sot po tregon në sytë e gjithë botës si po i grabit shqiptarët jo me pak por qindra miliona.
Tumori i korrupsionit të Edi Ramës nuk ka më nevojë as për skaner as radiografi. E shohin të gjithë me sy si po kalbëzon kjo qeverisje. E ka kapërcyer edhe korrupsionin si nivel. I rrinë ngushtë nenet e Kodit Penal, Ramës dhe Belinda Ballukut e eskortës që vjen nga pas. Këta kanë hequr kapuçin e po i vjedhin sy më sy shqiptarët. SPAK ka hyrë në lojën e Ramës për të ruajtur Belinda Ballukun," tha Bylykbashi./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, është nisur drejt Kryeministrisë, për t’ju bashkuar “Foltores”, ku janë bashkuar edhe simpatizantë e mbështetës të PD.
Duke e quajtur “Foltoren 2”, Berisha më herët u shpreh se qëllimi i saj nuk është vetëm shpëtimi i opozitës, por i Shqipërisë nga krimi dhe korrupsioni i qeverisë. Ai paralajmëroi se fundi i qeverisë do të vijë nga kjo betejë në shesh.
Berisha i cili dy ditë më parë u zgjodh zv/president i CDI-së, bashkimit më të madh të partive të djathta, ka mbërritur para një ore në Tiranë dhe tani po i bashkohet qytetarëve. Kjo është foltorja e dytë e qytetarëve dhe deputetëve para kryeministrisë./Dosja.al

TIRANË- Protesta e dytë e opozitës para Kryeministrisë ka nisur. PD e ka cilësuar tubimin ‘Foltore 2’, pasi atyre nuk po iu jepet mundësia të thonë fjalën e tyre në Kuvend. Lidhur me tubimin që Partia Demokratike që do të mbajë nga ora 18:00 deri në 20:00 para Kryeministrisë, Policia e Tiranës ka marrë masat në zbatim të ligjit “Për tubimet”, me qëllim garantimin e rendit dhe mbarëvajtjes së aktivitetit.
Sipas njoftimit të policisë do të bllokohen nga ora 14:00 dhe nuk do të lejohen të parkohen automjetet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”;/Dosja.al
TIRANË- Partia Demokratike do të mbajë protestën e radhës, ditën e sotme në orën 18:00 para kryeministrisë. Policisa ndërkohë ka nisur puna për vendosjen e perimetrit rrethues të godinës.
Mësohet se prej orës 15:00 ka nisur bllokimi i trafikut në disa akse rrugore pranë vendit të protestës, ndërsa është blinduar edhe dera e Kryeministrisë. Mësohet se leja për protestën është marrë në Policinë e Tiranës për intervalin kohor nga ora 18:00 deri në orën 20:00.
Sipas njoftimit të poliicsë, nga ora 15:00 deri në përfundim të aktivitetit, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”./Dosja.al
TIRANA- Policia e Tiranës ka bërë me dije planin e masave për sigurinë dhe rendin gjatë tubimit të Partisë Demokratike, që zhvillohet për të dytën javë radhazi para Kryeministrisë. Sipas njoftimit, nga ora 15:00 deri në përfundim të aktivitetit, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Për më shumë, nga ora 14:00 nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në disa akse kyçe, përfshirë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sheshin “Nënë Tereza”, rrugën “Ismail Qemali”, kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rrugën “Papa Gjon Pali II”, si dhe bulevardet “Zhan D’Ark” dhe “Bajram Curri”.
Njoftimi i plotë:
Tiranë
Në lidhje me tubimin e njoftuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë, që do të zhvillohet sot nga ora 18:00 deri në 20:00 para Kryeministrisë, Policia e Tiranës ka marrë masat e nevojshme në zbatim të ligjit “Për tubimet”, me qëllim garantimin e rendit dhe mbarëvajtjes së aktivitetit, kokretisht:
-nga ora 14:00, nuk do të lejohen të parkohen automjetet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”;
-Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.
Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim./ Dosja.al