LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Burgu" shpall fitues Memollën, BF ankimon sërish Rrogozhinën/ KAS rrëzon aludimet për Kamzën, Belshin e merr PS-ja

• Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rinumëroi votat e Belshit, pas ankimimit nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. • Rinumërimi i votave rikonfirmoi fitoren e kandidatit të PS, Arif Tafani. • Ai grumbulloi 4564 vota, ndërsa kandidati i “Bashkë Fitojmë” mori 4515 vota. Ndërkohë, 186 vota u shpallën të pavlefshme. • Përfaqësuesit ligjor të “Bashkë Fitojmë” depozituan në KAS disa pretendime lidhur me procesin e votimit dhe numërimit për këtë bashki.• Sipas tyre, rreth 60 fletë votimi janë konsideruar të vlefshme, ndërkohë që në to ka shkarravina, por sërish janë numëruar si të vlefshme për Partinë Socialiste. • Vendimi për hapjen e kutive sot në orën 13:30 u mor pas kërkesës së dy anëtarëve të KAS, Lediu Braho dhe Elvis Çefa. • Gjithashtu përfaqësuesit e koalicionit opozitar kërkuan nga KAS që të mos përfshihen në tabelën e rezultateve të zgjedhjeve votat e dala nga burgu i Rrogozhinës, me pretendimin se jo të gjithë janë residentë në Bashki, e sipas Kodit Zgjedhor duhet të votojnë pranë vendbanimit të tyre. • Por kjo kërkesë e “Bashkë Fitojmë” është hedhur poshtë nga KAS, të cilët shpallën fitues kandidatin e PS-së, Edison Memolla. • Megjithatë përfaqësuesi ligjor i “Bashkë Fitojmë”, Ivi Kaso, ka paralajmëruar se vendimin e KAS do ta dërgojë në Kolegj Zgjedhor. • KAS rrëzoi gjithashtu edhe një kërkesë tjetër nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, të cilët kanë kërkuar ekspertë të huaj për ekzaminimin e votimit elektronik në Kamëz. • Për KAS vendimi ishte i rregullt, duke marrë edhe shembullin se numri i votave përputhej me votimin elektronik. • Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi është shprehur se KAS është i kapur politikisht. •Sipas tij, zgjedhjet në Kamëz e Elbasan duhen të shpallen të pavlefshme. • E të dy çështjet e rrëzuara nga KAS do të ankimohen në Kolegjin Zgjedhor.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Arif Tafani ZYRTARISHT fitues për Bashkinë e Belshit

"Burgu" shpall fitues Memollën, BF ankimon sërish
procesi i riunumerimit te votave

TIRANË- Në KAS përfundoi rinumërimi i votave për bashkinë e Belshit, që rikonfirmoi fitoren e kandidatit të PS, Arif Tafani. Arif Tafani i Partisë Socialiste ka thelluar diferencën e fitores në bashkinë e Belshit, ku ka marrë nëntë vota më shumë, krahasuar me numërimin pas zgjedhjeve të 14 majit.

Nga rinumërimi, Tafani grumbulloi 4564 vota, ndërsa kandidati i “Bashkë Fitojmë” mori 4515 vota. Ndërkohë, 186 vota u shpallën të pavlefshme. 

Pas rinumërimit rezultati është:

Të pavlefshme: 186 vota

4564 vota për Arif Tafanin

4515 vota për Bedri Qypin

3 VITE ME PARE

Votat e Belshit, numërohen 29 kuti nga 40 në total, në avantazh Arif Tafani i PS-së me 48 vota

"Burgu" shpall fitues Memollën, BF ankimon sërish
rinumerimi i votave

TIRANË- Në Belsh ka nisur rinumërimi i votave të 14 Majit. KAS ka numëruar 29 nga 40 kuti për Bashkinë e Belshit. Deri më tani, diferenca mes kandidatit të PS dhe të koalicionit “Bashkë Fitojmë” është 48 vota në favor të kandidatit socialist, Arif Tafani, i cili është shpallur edhe fitues i zgjedhjeve të 14 Majit.

Kujtojmë këtu se përfaqësuesit ligjor të “Bashkë Fitojmë” depozituan në KAS disa pretendime lidhur me procesin e votimit, dhe numërimit për Belshin. Sipas tyre, rreth 60 fletë votimi rezultojnë se janë konsideruar të vlefshme, ndërkohë që shënimet kanë qenë ndryshe nga ato që lejohen nga KQZ. Ata thonë se disa janë shënuar me pikëpyetje, e disa të tjera janë shkarravitur, ndërkohë që pasi janë shpallur të vlefshme, i kanë kaluar si vota të PS.

Po ashtu kanë depozituar dhe një video, ku sipas tyre, rezultojnë se në kuti ka dy fletë votimi më shumë se sa shkruhet në kuti. 

3 VITE ME PARE

Votat nga burgu që përcaktuan fatin e Rrogozhinës/ KAS rrëzon “BF”, Edison Memolla i PS-së fitues me 21 vota diferencë

"Burgu" shpall fitues Memollën, BF ankimon sërish
foto ilustruese

TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) mori vendimin sot për Rrogozhinën, duke rrëzuar kërkesën e “Bashkë Fitojmë”, për të shpallur pavlefshmëri të qendrës së votimit të burgut, duke lënë në fuqi rezultatin e numërimit. Diferenca mes dy kundërshtarëve është vetëm 21 vota, kjo në favor të Partisë Socialiste. Falë 21 votave diferencë, Edison Memolla mbetet kryebashkiaku i zgjedhur i Rrogozhinës nga zgjedhjet e 14 Majit. Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve, vendosi me shumicë votash rrëzimin e kërkesës së koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për të mos pasqyruar në rezultatin final votat e qendrës së votimit në burgun e Rrogozhinës. KAS konfirmoi rezultatin pas rinumërimit të votave një ditë më parë kur Edison Memolla i Partisë Socialiste rezultoi me 5129 vota, përkundrejt 5108 votave të Shkëlqim Hoxhës të “Bashkë Fitojmë”.

KAS vendosi për rinumërimin e të gjitha kutive në Rrogozhinë, pas kërkesës së koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Koalicioni ankimoi rezultatin në këtë bashki, ku kërkoi që kutia e burgut të mos përfshihej, pasi sipas tyre, ishte ajo që ka sjellë manipulimin e rezultatit në këtë bashki, gjë që nuk u pranua nga KAS. “Bashkë Fitojmë” kërkoi heqjen nga tabela përfundimtare të rezultatit të burgut në Rrogozhinë me pretendimin se kanë parregullsi, dhe se të dënuarit janë të përkohshëm dhe jo rezident të qytetit. Nga ana tjetër, Partia Socialiste kundërshtoi se kështu privoheshin të burgosurit nga e drejta e votës.

 

 

3 VITE ME PARE

“KAS i kapur politikisht, burgu përmbysi rezultatin”, Bylykbashi: Zgjedhjet në Kamëz e Elbasan të shpallen të pavlefshme

"Burgu" shpall fitues Memollën, BF ankimon sërish
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka deklaruar në rubrikën "Opinion" në "News 24" se Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) është i kapur politikisht. Ai iu referua me theks të veçantë të burgosurve në Rrogozhinë, ku sipas tij, u përzgjodhën të votonin qeverinë. Sot, Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve vendosi me shumicë votash rrëzimin e kërkesës së koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për të mos pasqyruar te rezultati final votat e qendrës së votimit në burgun e Rrogozhinës. 

“KAS sot përkthehet në një mekanizëm që dështon procesin ankimor. Kemi parë vendime që as gjykata nuk i kishte marrë përsipër. KAS përcaktoi që kush është kryetari i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. KAS është i kapur politikisht. Në rastin e Rrogozhinës, burgu përmbysi rezultatin. 24 të burgosur i kanë marrë në mënyrë të targetuar, me siguri ka shumë më tepër se aq. Është 2/3 e votave kjo e burgut. Kanë apo nuk kanë të drejtën e votës, KAS nuk na jep këtë informacion. Këta kanë përzgjedhur të burgosur që do të votonin për qeverinë”, tha ai.

I ndalur tek Kamza dhe Elbasani, Bylykbashi solli në fokus një sërë problematikash. Ai tha se në të gjitha qendrat e votimit të Kamzës dhe të Elbasanit, është provuar votim sistematik i asistuar. Po kështu Komisionet kanë thyer rregullat që garantojnë sekretin dhe lirinë e votes.

“Kemi në mënyrë sistematike të provuar qartë, që operatorë, komisionerë, kanë asistuar votimin e shumë zgjedhësve dhe kjo është antikushtetuese. Në pesë qendra votimi ka pasur votim familjar. Në të gjitha qendrat e votimit të Kamzës dhe të Elbasanit, është provuar votim sistematik i asistuar, duhet të shpallen të pavlefshme. Komisionet kanë thyer rregullat që garantojnë sekretin dhe lirinë e votës”, ka shtuar ndër të tjera Bylykbashi.

3 VITE ME PARE

Kërkuan ekspertë të huaj për ekzaminimin e votimit elektronik në Kamëz, KAS rrëzon kërkesën e 'Bashkë Fitojmë'

"Burgu" shpall fitues Memollën, BF ankimon sërish
Numerim

TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” që ekspertë të huaj të ekzaminonin votimin elektronik në Kamëz. Koalicioni opozitar kërkoi marrjen e ekspertit të huaj ndërkombëtar për ekzaminimin e votimit elektronik në Bashkinë Kamëz. Mirëpo, sipas KAS, provat nuk çojnë në pretendimin për të ndryshuar rezultatin. 

KËRKESA e koalicionit:

Ekspertimin kompjuterik të çdo pajisjeje elektronike që është e pajisur me server për ruajtjen e të dhënave elektronike. Kjo të realizohet nga ekspertë të huaj të pavarur nga institucionet shtetërore apo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Për këtë nevojitet që pajisjet të ruhen në kushte të përshtatshme në gjendjen aktuale me qëllim mosndërhyrjen nga personat e paautorizuar si dhe të mirëruajtura nga agjentet atmosferike.

Krahasimin e rezultatit elektronik të zgjedhjeve me rezultatin fizik (fletëve të votimit të gjendura në kuti), për çdo qendër votimi. Për këtë kërkohet një proces sa me transparent dhe gjithëpërfshirës;

Kqyrjen e kamerave të jashtme dhe të atyre të përdorura brenda qendrave të votimit me qëllim evidentimin e të gjithë personave të paautorizuar apo pjesë e administratës vendore dhe qendrore në nivel specialist apo drejtuesi, që kanë qenë gjatë gjithë kohës nëpër qendra votimi, evidentimin e mosnënshkrimit të deklaratave përkatëse për votuesit që janë shoqëruar, evidentimin e votimit nga vetë operatorët e PEVN-ve, evidentimin e votimit të komisionerëve për llogari të votuesve.

Krahasimin e kodeve të votuesve me listën e votuesve për çdo QV në Bashkinë Kamëz, në lidhje me pajisjen e identifikimit të votuesve (PED); Rinumërimin dhe Rivlerësimin e votave në të gjitha qendrat e votimit të njësisë zgjedhore, Bashkia Kamëz dhe miratim i tabelës permbledhëse për zonen zgjedhore Bashkia Kamëz duke përfshirë në të rezultatin e dalë nga rinumerimi dhe rivleresimi i votave; Pavlefshmëri të zgjedhjeve të zhvilluara në zonën zgjedhore Bashkia Kamez; si dhe së fundmi, pasi të jenë kryer veprimet e mësipërme dhe të keni krijuar bindjen Tuaj institucionale se kjo nuk është vota e qytarëve, nga ana Juaj kërkojmë: Përsëritjen e zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë si dhe të Këshillit të Bashkisë Kamëz”.

3 VITE ME PARE

Rezultati në Rrogozhinë, Ivi Kaso: Do e çojmë vendimin e KAS në Kolegjin Zgjedhor

"Burgu" shpall fitues Memollën, BF ankimon sërish
Ivi Kaso

TIRANË- Pas vendimit të KAS për të quajtur të vlefshme kutinë e burgut në Rrogozhinë, koalicioni 'Bashkë Fitojmë' nuk do e lërë me kaq. Përfaqësuesi ligjor i 'Bashkë Fitojmë' Ivi Kaso ka paralajmëruar se vendimin e KAS do ta dërgojë në Kolegj Zgjedhor.

"Do e çojmë vendimin e KAS në Kolegjin Zgjedhor," tha Kaso.

3 VITE ME PARE

Kërkuan të shpallet të pavlefshme kutia e burgut të Rrogozhinës, KAS rrëzon kërkesën e Bashkë Fitojmë, shpallet fitues Edison Memolla

"Burgu" shpall fitues Memollën, BF ankimon sërish
KAS

TIRANË- Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për të shpallur të pavlefshme votat e kutisë së burgut në Rrogozhinë. Ky vendim ka lënë në fuqi rezultatin e djeshëm të numërimit. 

Kjo QV ishte e fundit që u numërua dhe nga 122 të burgosur me të drejtë vote, shprehën vullnetin e tyre në kutinë e votimit 108 prej të dënuarve. Nga numërimi i kutisë së burgut, kandidati i Partisë Socialiste arriti të merrte 92 vota, ndërsa 12 të tjera shkuan për opozitën, çka vendosi edhe fituesin në garën për kryebashkiak. Kështu kandidati socialist Edison Memolla rezulton të ketë 5129 vota ndërsa kandidati rival Shkëlqim Hoxha 5108 vota. Memolla ka fituar zgjedhjet me vetëm 21 vota diferencë.

“Me shumicë votash u vendos pjesërisht pranimi i kërkesës ankimore nr 80 të paraqitur nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, ndryshimin e e vendimit 531 datë 18.5.2023 për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve për kryetarin e bashkisë Rrogozhinë, sipas tabelës përmbledhëse të miratuar me vendimin e ndërmjetës të KAS të datës 5.6.2023. Rrëzimin e kërkesës për mospërfshrijen në tabelën përmbledhëse të rezultateve për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Rrogozhinë të rezultatit të zgjedhjeve për QV 2224/01 IEVP Rrogozhinë”, tha Ledio Braho.

Çfarë është kutia e burgut dhe pse 'Bashkë Fitojmë' e kundërshton atë?

Sipas avokatit të kandidatit demokrat Shkëlqim Hoxha, Viktor Gumi nga të burgosurit që kanë marrë pjesë në votim, vetëm 6 prej tyre kishin të drejtën ligjore për të votuar, ndërkohë që në 14 maj në atë qendër kanë votuar mbi 118 të burgosur. Kjo pasi vetëm 6 janë qytetarë të Rrogozhinës, ndërkohë që të burgosurit e tjerë janë nga rrethet. Dhe ligjerisht nuk kanë të drejtë të votojnë për kryebashkiakun e Rrogozhnës por për bashkinë nga cilat janë. Kjo ka qenë arsyeja që koalicioni 'Bashkë Fitojmë' kërkon që votat e kutisë së burgut të mos quhen.

kas bashke fitojme

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet