LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Financimi i partive, lançohet platforma online e raportimit! Celibashi: Mjet efikas monitorimi! Takohet me Yuri Kim dhe ambasadoren e BE-së: KQZ, e larguar nga politika

• Prezantohet platforma online ku partitë politike dhe kandidatët do të raportojnë të ardhurat dhe shpenzimet e tyre financiare. • Sot, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dhe shoqëria civile kanë ngritur shqetësime lidhur me kandidatët e zgjedhjeve. • Po ashtu, ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ajo e BE-së Christiane Hohmann zhvilluan një takim me kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashin për kandidatët e 14 majit. • Pas takimit, në një reagim në rrjetet sociale, Celibashi thekson se diplomatja amerikane ka folur gjatë takimit për keqpërdorimin e burimeve shtetërore për fushatën, problemin e blerjes së votave, etj. Po ashtu theksoi se i ka siguruar ambasadorët se KQZ do të mbetet etikisht e paanshme dhe do të funksionojë vetëm në përputhje me ligjin. • Ndërkohë që sot janë regjistruar gjithasht kandidatët për 11 bashkitë kryesore të vendit. • Regjistrimi i kandidatëve në këto 11 bashki është bërë nga KQZ për shkak se kanë më shumë se 1 KZAZ. • Pritet që gjatë ditëve në vijim të procedohet me regjistrimet e tjera.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Kandidatët për këshilltarë bashkiakë, Celibashi: Disa nuk e dinë që kandidojnë

Financimi i partive, lançohet platforma online e raportimit! Celibashi:
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se në listat e kandidatëve për këshillat bashkiakë, ka persona që ende nuk e dinë që kandidojnë. Sot, teksa u prezantua platforma online ku partitë politike dhe kandidatët do të raportojnë të ardhurat dhe shpenzimet e tyre financiare, Celibashi tha se ka kandidatë që e kishin emrin në disa lista.

“Kemi patur kandidatë për këshilla që ishin në tre lista të partive të ndryshme. Ka dhe të tjerë që as e dinin se kishin kandiduar. Listat janë formale kur vjen puna te emrat në fund të saj,”- u shpreh Celibashi.

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet e 14 Majit/ Celibashi regjistron kandidatët për Bashkinë e Tiranës, emri i 6-të që iu bashkua garës për kryeqytetin

Financimi i partive, lançohet platforma online e raportimit! Celibashi:
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar sot kandidaturat për që do të garojnë për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Përveç kandidaturave të diskutuara prej javësh, në këtë betejë elektorale për drejtimin e kryeqytetit është bashkuar dhe Marko Dajti nga “Frontin e Majtë”, duke e çuar në 6 listën e emrave nga ku qytetarët do të zgjedhin të preferuarin e tyre.

EMRAT QË DO GAROJNË PËR TIRANËN

-Kandidati i PS, Erion Veliaj.

-Kandidati i koalicionit Meta-Berisha Belind Këlliçi.

-Kandidati i PD, Roland Bejko.

-Kandidati i ‘Lëvizja Bashkë’, Arlind Qorri.

-Kandidatja e PDIU-së, Lejla Përnaska.

-Kandidati i Fronti i Majtë, Marko Dajti.

3 VITE ME PARE

'14 Maji'/ Platforma elektronike për monitorimin e financimit të partive, Celibashi e pranon: Kjo nuk e zgjidh problemin

Financimi i partive, lançohet platforma online e raportimit! Celibashi:
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Ditën e sotme, po bëhet prezantimi i Platformës Elektronike për Raportimin Financiar. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi u shpreh se kjo platformë nuk do mund të zgjidhë të gjitha problemet e brendshme por do mund të ndihmojë për të kryer një mbikqyrje. 

Më tej, gjatë fjalës së tij Celibashi shtoi se platforma ka qëllim të përmirësojë aksesin në informacione, të përmirësojë shërbimin dhe cilësinë e të dhënave, të reduktojë kohën e punës si për raportuesit ashtu edhe për verifikuesit.

“Projekti i digjitalizimit mbetet nje nga projektet më të rëndësishme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në thelb synohet mbështetja e KQZ për raportimin dhe monitorimin e financimit të partive. Platforma nuk është mekanizmi që zgjidh problemin me financimin e partive, por ndihmon administrimin dhe mbikëqyrje efikase. Platforma në tërësinë e vetë ka qëllim të përmirësojë aksesin në informacione, të përmirësojë shërbimin dhe cilësinë e të dhënave, të reduktojë kohën e punës si për raportuesit ashtu edhe për verifikuesit. Të mbështesë përpunimin e të dhënave lehtësisht, të cilët mund të kenë akses në sistem. Të rrisë sigurinë e informacionit, do të mbrohen nga një akses i autorizuar me masa të caktuara sigurie”- u shpreh Celibashi.

3 VITE ME PARE

1 muaj para zgjedhjeve/ Ambasadorja Yuri Kim dhe ajo e BE "zbarkojnë" në KQZ, takim me Celibashin

Financimi i partive, lançohet platforma online e raportimit! Celibashi:

TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim bashkë me ambasadoren e Bashkimit Evropian, Christiane Hohmann kanë shkuar për një takim në Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Si Kim edhe Hohmann janë takuar me Ilirjan Celibashin, por ende nuk dihen detaje lidhur me vizitën, por mendohet se fokusi do të jetë në zgjedhjet lokale që priten të zhvillohen më 14 maj.

Pas takimit, po mbahen diskutimet për prezantimin e platformës elektronike që do të shërbejë për forcimin e monitorimit të financimit për partitë politike në vend. Të pranishme gjatë këtij prezantimi, janë qenë edhe dy ambasadoret e BE-së dhe SHBA-së, Christiane Hohmann dhe Yuri Kim.

vijon...

ilijan celibashi kqz

Sondazh

Poll

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet