LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'Film aksion' në mes të kryeqytetit! Qëlloi mjeken me pistoletë lodër, 42-vjeçari me probleme të shëndetit mendor largohet nga spitali dhe përplas tre automjete të policisë (VIDEO)

• Paraditen e kësaj të premte në një zonë të populluar të Tiranës, është zhvilluar një operacion policor, i ngjashëm me filmat aksion. • Mësohet se aksioni është zhvilluar në zonën e “Medresesë” në kryeqytet, ku një 42-vjeçar pasi ka përplasur makinën e policisë është larguar. • Policia nisi operacionin për ta kapur dhe në ndjekje e sipër ai ka përplasur edhe disa makina të tjera dhe ka arritur që ta ndalojë dhe ta vërë në pranga vetëm pas një përpjekjeje intensive. • Ngjarja ka shkaktuar shumë shqetësim dhe ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, pasi zona ku ka ndodhur ngjarja është mjaft e populluar. • Pasi uniformat blu e ndaluan, mësohet se e dërguan në spitalin e Neurologjisë, por sot ai është shfaqur sërish me makinë, duke bërë manovra të rrezikshme. • Mësohet se Enis Vrapi kishte qëlluar një mjeke me pistoletë lodër në drejtim të gjymntyrëve të poshtme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe më pas ka tentuar të largohet me një automjet. Bëhet me dije se Vrapi rrezikoi jetën e punonjësve të policisë duke përplasur tre automjete të tyrë me automjetin që ai po drejtonte. • Nga përplasjet u dëmtuan lehtë 2 punonjës policie të qarkullimit rrugor. • Sipas përgjigjes zyrtare të Spitalit Psikiatrik, Enis Vrapi u shtrua aty nga data 11 deri më 15 maj, pasi policia e kishte arrestuar po në atë datë pasi qëllonte me armë sportive lodër brenda në banesë. • Më tej thuhet se spitali e nxorri me daë 15 maj pasi nëna e tij doli garant duke bërë shenimin në kartelë. 

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

'Krijoi' skenën si në filmat aksion pas daljes nga Psikiatria/ Përgjigja zyrtare e spitalit: Më 15 maj e nxorrëm, pasi nëna e tij doli garant dhe bëri shënimin në kartelë

'Film aksion' në mes të kryeqytetit! Qëlloi mjeken me
Foto ilustruese

TIRANA- Një 42-vjeçar ka shkaktuar rrëmujë në rrugët e Tiranës gjatë paradites së sotme, duke përplasur disa makina të policisë, pas daljes nga spitali psikiatrik ku ishte shtruar për probleme të shëndetit mendor. Sipas përgjigjes zyrtare të Spitalit Psikiatrik, Enis Vrapi u shtrua aty nga data 11 deri më 15 maj, pasi policia e kishte arrestuar po në atë datë pasi qëllonte me armë sportive lodër brenda në banesë. Më tej thuhet se spitali e nxorri me daë 15 maj pasi nëna e tij doli garant duke bërë shenimin në kartelë. 

Përgjigja zyrtare e Spitalit Pskiatrik:

Enis Vrapi ka qenë i shtruar në spitalin psikiatrik që nga data 11 deri në 15 maj. Në datën 11 e ka çuar policia në spital për shkak të probleme të shëndetit mendor pasi më datë 11 policia e arrestoi në banesë pasi qëllonte me armë sportive lodër brenda në banesë. Por më datë 15 maj spitali e ka nxjerrë, ku sipas spitalit e ka marrë nëna e vet nga aty. Sipas spitalit nëna ka dalë garant duke bërë shënimin në kartelë.

1 VITE ME PARE

Qëlloi me pistoletë lodër mjeken në QSUT dhe përplasi 3 automjete të policisë/ Zbardhen detaje nga aksioni i arrestimit të 42-vjeçarit nga i cili u dëmtuan 2 efektivë

'Film aksion' në mes të kryeqytetit! Qëlloi mjeken me
Foto ilustruese

TIRANË- Është vënë në pranga 42-vjeçari që shkaktoi skenën e frikshme në Tiranë, ku përplasi tre automjete të policisë gjatë tentativës për tu larguar nga ambientet e QSUT-së. Mësohet se Enis Vrapi kishte qëlluar një mjeke me pistoletë lodër në drejtim të gjymntyrëve të poshtme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe më pas ka tentuar të largohet me një automjet. Bëhet me dije se Vrapi rrezikoi jetën e punonjësve të policisë duke përplasur tre automjete të tyrë me automjetin që ai po drejtonte. Nga përplasjet u dëmtuan lehtë 2 punonjës policie të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë/ Rrezikoi jetën e punonjësve të Policisë, pasi përplasi 3 automjetet e tyre, me automjetin që drejtonte, gjatë tentativës për t’u larguar nga ambientet e QSUT, pasi kishte qëlluar me pistoletë lodër, një mjeke, kapet 42-vjeçari. Sekuestrohet sendi me të cilin qëlloi 42-vjeçari.

Rreth orës 09:00, shtetasi E. V., 42 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka qëlluar me pistoletë lodër (me gogla), në drejtim të gjymtyrëve të poshtme, një mjeke të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, dhe ka tentuar të largohet me automjet nga ambientet e kësaj qendre.

Menjëherë pas marrjes dijeni, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje këtij shtetasi, kanë mundur ta kapin dhe kanë kryer shoqërimin e tij, në ambientet e Policisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Gjatë tentativës për t’u larguar, 42-vjeçari ka përplasur me automjetin që drejtonte, 3 automjete policie. Nga përplasjet u dëmtuan lehtë 2 punonjës policie të qarkullimit rrugor. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.

 

 

1 VITE ME PARE

Mbante në makinë një pistoletë lodër/ Kush është 40-vjeçari me probleme të shëndetit që terrorizoi kryeqytetin sot, mister se si ka arritur të dalë nga spitali i Neurologjisë

'Film aksion' në mes të kryeqytetit! Qëlloi mjeken me
Foto ilustruese

TIRANA- Paraditen e ditës së sotme ka ndodhur një situatë e pazakontë në në një zonë të populluar të Tiranës ku është zhvilluar një aksion policor, që u krahasua skenat nëpër filmat aksion. Mësohet se në pranga është vënë një person rreth 40 vjeç që vuante nga probleme të shëndetit mendor, i cili përplasi disa makina policie dhe në ndjekje nga policia aksidentoi edhe mjete të tjera, duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe duke shkaktuar panik tek to.

Bëhet me dije se 40-vjeçari ishte ndaluar nga policia edhe dy javë më parë. Pasi uniformat blu e ndaluan, mësohet se e dërguan në spitalin e Neurologjisë, por sot ai është shfaqur sërish me makinë, duke bërë manovra të rrezikshme.

Në makinën e tij Land Rover autori mbante edhe një armë zjarri lodër dhe sakaq nuk dihen ende arsyet pse ai doli nga spitali dhe sa ka qëndruar aty.

1 VITE ME PARE

VIDEO- Skena si nëpër filma në mes të Tiranës/ Përplasi makinën e policisë e disa automjete të tjera dhe terrorizoi qytetarët, arrestohet 40-vjeçari me probleme të shëndetit mendor

'Film aksion' në mes të kryeqytetit! Qëlloi mjeken me
Foto ilustruese

TIRANA- Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen që ngritit në këmbë policinë e kryeqytetit vetëm pak më parë, duke rrezikuar edhe jetën e këmbësorëve. Mësohet se aksioni është zhvilluar në zonën e “Medresesë” në kryeqytet, ku 40-vjeçari pasi ka përplasur makinën e policisë është larguar. 

Policia ka nisur operacionin për ta kapur dhe në ndjekje e sipër ai ka përplasur edhe disa makina të tjera dhe ka arritur që ta ndalojë dhe ta vërë në pranga vetëm pas një përpjekjeje intensive. Ngjarja ka shkaktuar shumë shqetësim dhe ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, pasi zona ku ka ndodhur ngjarja është mjaft e populluar.

Ndërkohë më tej mësohet personi i arrestuar në ngjarjen e ndodhur, është rreth 40 vjeç dhe vuan nga probleme të shëndetit mendor.

enis vrapi

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen