LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tragjedia/ Nano ngushëllon familjen. Meta: Tronditëse! Berisha: U bë nga njeriu i Qeverisë

•Familja e 7-vjeçares Jonada Avdia ka hapur ditën e sotme dyert e mortit. • Sot, në dyert e familjes Avdia është shfaqur për ngushëllim Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Ai tha se vizita e tij nuk duhet të keqkuptohet, pasi ka shkuar si një prind dhe si një qytetar, teksa falënderoi familjen e cila edhe në këtë ditë tepër të trishtë, mirëpriti ngushëllimet e tij. • Pas Nanos, për vizitën në familjen Avdia kanë shkuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e konsideroi vrasjen si krim horror dhe të kryer nga një person i qeverisë. • Pas Berishës, për të shprehur ngushëllime ishte në familjen Avdia kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ish-presidenti tha se vrasja ishte e paralajmëruar. •Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë (2 gusht) në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga një gomone, teksa po lahej në det. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend.• Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte jashtë shtetit me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime. •Drejtuesi i gomones është shefi i policimit në komunitet në Elbasan, Arjan Tase u shoqërua në polici, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VD-Protesta e sotme, Meta: Çdo qytetar duhet të jetë i pranishëm

Tragjedia/ Nano ngushëllon familjen. Meta: Tronditëse! Berisha: U
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë thirrje çdo qytetari që të jetë i pranishëm ditën e sotme në protestën që do të zhvillohet për vrasjen e 7-vjeçares. Për gazetarët, Meta tha se qytetarët duhet të jenë në protestë si thirrje për të parandaluar krime të tilla, mirëpo ai nuk tregoi nëse do të jetë vetë i pranishëm. 

'Cdo qytetar duhet ti bashkohet kësaj proteste, jo vetëm për të shprehur solidaritetin për familjen por për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen, se nuk është e para që ndodh. Kemi pasur fatkeqësi të tjera, të kemi shtetin që parandalon, që mbron qytetarët e tij, të gjithë duhet të jenë në këtë protestë.'- tha Meta.

Shoqëria civile do të zhvillojë pasditen e sotme, në orën 19:00 një protestë para Ministrisë së Brendshme, ku do të kërkohet dorëheqja e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nanos dhe ministres Kumbaro. Protesta e cila ka moton “Nuk e vrau varka, por shteti”, vjen pas tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë, ku vogëlushja 7-vjeçare, Jonada Avdia, u aksidentua për vdekje nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase. 

3 VITE ME PARE

VD-Meta ngushëllime në familjen Avdia: Vrasje e paralajmëruar, tallje të thuash se kemi siguri në plazhe

Tragjedia/ Nano ngushëllon familjen. Meta: Tronditëse! Berisha: U
Ilir Meta

TIRANË- Një rast i pangushëllueshëm, një tragjedi që nuk ka asnjë lloj justifikimi, kështu e konsideroi ish presidenti Ilir Meta, tragjedinë në Potam të Himarës, ku 7 vjeçarja Jonada Avdia humbi jetën pasi u godit për vdekje nga gomonia në breg të detit. Pas vizitës së ngushëllimit në familjen Avdia, Meta e konsideroi vrasjen e vogëlushes si të paralajmëruar.

'Rast i pangushëllueshëm, tragjedi e jashtëzakonshme, tronditëse për çdo shqiptar e prind. Jam impresionuar nga forca dhe karakteri i kësaj familje, se është tragjedi që nuk ka justifikim nga askush, jo vetëm nga autori i papërgjegjshëm. është vrasje e paralajmëruar se ka ndodhur dhe më parë. Në një moment që duhet të shfaqej pendesa, na shpallet se Shqipëria qeka sivjet e para në rajon për sigurinë në plazhe dhe për turizmin. Nuk ka fyerje më të madhe dhe tallje më të madhe për popullin shqiptar. '- u shpreh Meta.

3 VITE ME PARE

VD-E konfirmon! Berisha: Sot do jem në protestë si qytetar

Tragjedia/ Nano ngushëllon familjen. Meta: Tronditëse! Berisha: U
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka konfirmuar prezencën e tij në protestën që do të zhvillohet ditën e sotme përballë Ministrisë së Brendshme. Pas daljes nga familja Avdia, aty ku shprehu ngushëllimet, Berisha tha se do të jetë sot në protestë si qytetar. Po ashtu, ai tha se edhe Partia Demokratike do të jetë prezente. 

'Do jem në protestë si qytetar. Unë dhe PD do jemi si qytetar!'- tha Berisha. 

Shoqëria civile do të zhvillojë pasditen e sotme, në orën 19:00 një protestë para Ministrisë së Brendshme, ku do të kërkohet dorëheqja e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nanos dhe ministres Kumbaro. Protesta e cila ka moton “Nuk e vrau varka, por shteti”, vjen pas tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë, ku vogëlushja 7-vjeçare, Jonada Avdia, u aksidentua për vdekje nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase. 

3 VITE ME PARE

VD-Berisha te familja e 7-vjeçares: Krim horror, akt i kryer nga një njeri i qeverisë

Tragjedia/ Nano ngushëllon familjen. Meta: Tronditëse! Berisha: U
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quan krim horror vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia në Himarë nga ish-komisari Arjan Tase. Pasi doli nga familja Avdia, aty ku shprehu ngushëllimet, Berisha tha për mediat se krimi ka ndodhur nga një njeri i qeverisë. Kreu i PD-së tha se komisari është një xhelat pasi kreu krimin në një distancë shumë të afërt me bregun e detit, në sy të qytetarëve.

'Erdha si qytetar për vogëlushen e cila humbi jetën në një krim horror. Ka tronditur thellë çdo shqiptar e çdo njeri. Duhet të ishte vetëm një individ si ai që e kreu se kurrë nuk mund të ndodhte një akt i tillë. Një akt i tillë është jashtë përfytyrimit për një qytetar të thjeshtë por në fakt ky akt u krye nga një njeri i qeverisë. U krye me një mjet monstruoz krimi, siç ishte skafi. Ky akt u krye në distancën më të afërt me rërën, 3-4 metra. Në prani të pushuesve që loznin aty, në këtë aspekt, komisari nuk është gjë tjetër vec se një xhelat. Krimi, është një dëshmi e një shteti të mbushur me të tille. Nuk është rasti për ti numëruar këtu me radhë vdekjet në stacionet e policisë, vrasjet brenda stacioneve të policisë, nuk është rastësi. Ky xhelat skafist, imitoi ministrin e tij me skaf. Rama flet në mënyrën më të përçart, vampir mediatik e politik, nuk ka njeri që nuk tronditet para këtij krimi. Vampir është xhelati që i mori jetën.'- u shpreh Berisha. 

SI NDODHI TRAGJEDIA?

Tragjedia në Himarë ndodhi dy ditë më parë (2 gusht). 7-vjeçarja po lahej në breg, ku skafi me dy motorë e goditi rëndë duke i marrë jetën në vend. Aktualisht drejtuesi i skafit, Arjan Tase është shefi i policimit në komunitet në Elbasan. Ai është shoqëruar në polici ndërsa edhe është përjashtuar nga radhët e policisë. Në dëshminë e tij, Tase ka thënë se skafi nuk ishte i tij, por ia ka marrë një të afërmi për përdorim dhe ka shtuar se skafi kishte defekt, e për pasojë ka marrë gaz menjëherë, ka bërë një rrotullim në vend dhe ka goditur vajzën 7-vjeçare për vdekje.

3 VITE ME PARE

VIDEO- LAJM- Berisha del i përlotur nga familja Avdia

Tragjedia/ Nano ngushëllon familjen. Meta: Tronditëse! Berisha: U
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha doli i përlotur nga familja Avda, e cila humbi vajzën e vetme. Me lot në sy, Berisha u drejtua nga gazetarët të cilën ishin në pritje të tij prej disa minutash.

Familja Avdia humbi vajzën 7-vjeçare në plazhin e Potamit në Himarë, pasi u përplas me skaf nga ish-komisari Arjan Tase. 7-vjeçarja po lahej në breg, ku skafi me dy motorë e goditi rëndë duke i marrë jetën në vend. Aktualisht drejtuesi i skafit, Arjan Tase është shefi i policimit në komunitet në Elbasan. Ai është shoqëruar në polici ndërsa edhe është përjashtuar nga radhët e policisë. Në dëshminë e tij, Tase ka thënë se skafi nuk ishte i tij, por ia ka marrë një të afërmi për përdorim dhe ka shtuar se skafi kishte defekt, e për pasojë ka marrë gaz menjëherë, ka bërë një rrotullim në vend dhe ka goditur vajzën 7-vjeçare për vdekje.

3 VITE ME PARE

VD-Tragjedia në Himarë/ Berisha shkon për ngushëllim në familjen Avdia

Tragjedia/ Nano ngushëllon familjen. Meta: Tronditëse! Berisha: U
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shkuar pranë familjes Avdia në Tiranë për të shprehur ngushëllime për humbjen e rëndë. Pas përfundimit të vizitës, Berisha do mbajë një fjalë për mediat. 

SI NDODHI TRAGJEDIA?

Tragjedia në Himarë ndodhi dy ditë më parë (2 gusht). 7-vjeçarja po lahej në breg, ku skafi me dy motorë e goditi rëndë duke i marrë jetën në vend. Aktualisht drejtuesi i skafit, Arjan Tase është shefi i policimit në komunitet në Elbasan. Ai është shoqëruar në polici ndërsa edhe është përjashtuar nga radhët e policisë. Në dëshminë e tij, Tase ka thënë se skafi nuk ishte i tij, por ia ka marrë një të afërmi për përdorim dhe ka shtuar se skafi kishte defekt, e për pasojë ka marrë gaz menjëherë, ka bërë një rrotullim në vend dhe ka goditur vajzën 7-vjeçare për vdekje.

 

3 VITE ME PARE

VD-Tragjedia/Nano te familja Avdia: S'dua të keqinterpretohet ardhja ime, jam këtu si prind

Tragjedia/ Nano ngushëllon familjen. Meta: Tronditëse! Berisha: U
Gledis Nano

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka kryer ditën e sotme një vizitë pranë familjes Avdia në Tiranë, së cilës iu nda nga jeta vogëlushja 7-vjeçare në plazhin e Potamit. Për mediat, Nano ka kërkuar që të mos keqkuptohet vizita e tij pasi ndodhet aty si prind e si qytetar. Po ashtu, ai ka falenderuar familjen e cila sipas tij nuk ka mbajtur ngjyrime të caktuara duke i lënë mënjanë.

Nuk dua të keq inerpertohet vizita ime, kam ardhur të shpreh me shumë hjidhërim nga shpirti nbgushëllimet e mia për humbjen tragjike të fëmijës, kam ardhur si prind si qytetar dhe falenderoj familjen Avdija e cila i mirëpriti nbgushëllimet e mia, përveç përgjegjësive dhe cfarë ka ndodhur i falënderoj dhe i mirëkuyptoj që ngjyrimet e caktuara i kanë lënë mënjanë dhe janë duke vuajtur për atë çfarë ka ndodhur”, tha Nano menjëherë pasi la familjen Avdija.

SI NDODHI TRAGJEDIA?

Tragjedia në Himarë ndodhi dy ditë më parë (2 gusht). 7-vjeçarja po lahej në breg, ku skafi me dy motorë e goditi rëndë duke i marrë jetën në vend. Aktualisht drejtuesi i skafit, Arjan Tase është shefi i policimit në komunitet në Elbasan. Ai është shoqëruar në polici ndërsa edhe është përjashtuar nga radhët e policisë. Në dëshminë e tij, Tase ka thënë se skafi nuk ishte i tij, por ia ka marrë një të afërmi për përdorim dhe ka shtuar se skafi kishte defekt, e për pasojë ka marrë gaz menjëherë, ka bërë një rrotullim në vend dhe ka goditur vajzën 7-vjeçare për vdekje.

vdes femija ne himare

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet