LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kuvendi në seancë plenare, debat mes Korreshit dhe Braçes: Kush i rruajti fondet e IPARD?. Hasani: Policia e Kosovës bën ligjin në vend

• Kuvendi është mbledhur sot në seancë plenare për të diskutuar çështjet e evidentuara nga zgjedhjësit gjatë fushatës elektorale në zgjedhjeve të 14 majit. • Kuvendi sot u hap me një minutë heshtje në nderim të policit të vrarë në Kosovë Afrim Bunjaku nga serbët. • Ndërkohë që në Kuvend po mbahet seanca plenare, Lëvizja Bashkë po mban një protestë jashtë për minimumin jetik. • Kuvendi ka nisur me debate të mëdha mes deputetit demokrat Saimir Korreshi dhe deputetit socialist Erion Braçe. • Shkak për debatet u bënë problemet me fermerët në Lushnje, ku sipas Braçës, ky ishte një sezon i mirë. • Ndërkohë që Korreshi pyeti se kush i vodhi fondet e BE-së për bujqësinë. • Berisha ka akuzuar Ramën se po ndihmon Vuçiç edhe pse i ka dështuar plani për Ballkanin e Hapur • Deklarata e Ministrit të Jashtëm Igli Hasani në Kuvend ra në sy për një qëndrim ndryshe nga ai Kryeministrit që KFOR të marri veriun, ku tha se Policia e Kosovës është e vetmja sunduese e ligjit në Kosovë

12 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Tritan Shehu: Universitetet shqiptare po ngelin bosh, janë në gjendje të mjerueshme

Kuvendi në seancë plenare, debat mes Korreshit dhe Braçes: Kush
Tritan Shehu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka ngritur një shqetësim për mungesën e studentëve në fakultete. Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Shehu u shpreh se këto institucione të dijes po kthehen në gjendje të mjerueshme duke humbur rolin dhe forcën e tyre.

“Po dëmtohen dhe po boshatiset institucionet e së ardhmes. Universitetet shqiptare po ngelin bosh çdo ditë e më tepër. Po mbyllen çdo ditë dhe po kthehen në gjendje të mjerueshme duke humbur rolin dhe forcën e tyre. Këtë po e pësojnë veçanërisht universitetet periferike. Universiteti i Gjirokastrës i ka dhënë atij qyteti aq shumë dije, rrezikon të mbyllet. Jo vetëm ai, por shumë universitete të tjera po pësojnë të njëjtin fat. Tragjedi e vërtetë. Kjo lidhet padyshim me probleme që janë të mëdhaja, ekonomike, sociale, politike, por edhe me politikat universitare”, u shpreh ai.

1 VITE ME PARE

Berisha me gazetarët: Raporti i OSBE përmbys zgjedhjet! Të përgatitemi për protesta të qëndrueshme të fuqishme

Kuvendi në seancë plenare, debat mes Korreshit dhe Braçes: Kush
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se raporti i OSBE-së, i përmbys zgjedhjet e 14 majit. Duke folur për gazetarët jashtë parlamentit, Berisha theksoi se, ky raport konstaton kontrollin e votës dhe një votë e kontrolluar është votë e skllavëruar e votë e diktaturës.

"Raporti konstaton kontrollin e votës. Vota e kontrolluar është vota e skllavëruar. Vota e kontrolluar është vota e diktaturave. Vota e kontrolluar është vota e regjimeve totalitare. Ajo nuk është më votë e lirë. Vota e kontrolluar, de facto është vota pothuaj e vdekur apo në vdekje klinike. Raporti konstaton gjithashtu se për kontrollin e votës, u përdorën mjetet më të paligjshme, më antikushtetuese, më antiligjore. U përdorën mjete, të cilat dhunuan Kodin Zgjedhor, Kushtetutën, standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira dhe Kodin e Venecias. Dëshmon se makinerisë së frikës dhe presionit, i priu direkt kryeministri shqiptar me kërcënimet e tij banditeske ndaj kandidatëve, ndaj qytetarëve, në rast se do votonin për kandidatët e opozitës. Tregon se zgjedhjet u kontrolluan nga administrata, se aplikacioni Aktivisti dhe terroristët e kuq me petkun e patronazhistit, bënë gjithçka për të diktuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

Cilido që lexon me vëmendje këtë raport, gjen përqindje të cilat përmbysin zgjedhjet. Cilido që lexon këtë raport, gjen se 14 maji ishte një farsë e vërtetë elektorale. Ndaj dhe thirrja ime për shqiptarët, për 600 mijë idealistë shqiptarë, të cilët refuzuan me përçmim çdo formë kontrolli antiligjor ndaj vullnetit të tyre, të përgatitemi në protesta të qëndrueshme të fuqishme, për të larguar këtë pushtet, që qëndron i bazuar në raportin: vota shndërrohet në krim dhe krimi në votë. Thirrja ime për të gjithë shqiptarët është: kurrë të mos përligjni një votë të vjedhur. Vota e vjedhur apo vota me presion, apo vota e kontrolluar, nuk shpreh vullnetin tuaj, por shpreh vullnetin e atyre që u rrëmbejnë ju të drejtën e votës. PD qëndron fuqishëm, e vendosur të udhëheqë shqiptarët drejt një përpjekje të madhe për të votuar të lirë si qytetarët e tjerë të rajonit dhe Europës," tha Berisha.

1 VITE ME PARE

Bardhi ironizon Hasanin: Lexove statuset e Ramës, asnjë masë për Serbinë

Kuvendi në seancë plenare, debat mes Korreshit dhe Braçes: Kush
Gazmend Bardhi

TIRANË-Gazmend Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike pasditen e sotme ka marrë fjalën në kuvend pas fjalës së Ministrit të Jashtëm Igli Hasani. Bardhi ka kritikuar ministrin që nuk përmendi asnjë fjalë për masat ndaj Serbisë dhe nuk mbajti asnjë qëndrim në lidhje me deklaratat skandaloze të Ramës, sipas Bardhit, për marrjen e veriut të Kosovës nga KFOR.

Bardhi ka ironizuar ministrin duke thënë se “erdhi në kuvend dhe lexoi statuset e Ramës në 48 orët e fundit”.

Prisja nga ministri i jashtëm që të dënonte rastin dhe prisja të merrja vesh nëse ka kërkuar sqarim për deklaratat e kryeministrit mbi marrjen që duhet t’i bëj KFOR veriut të Kosovës. Prisja gjithashtu që ministri të fliste se a ka kërkuar masa Shqipëria për Serbinë. Kjo sallë sot duhet të kishte çështjen e Kosovës për diskutim. Çfarë po bën ministria jonë e jashtme për sulmin ndaj Serbisë. Me keqardhja ministri jonë i jashtëm lexoi statuset që ka bërë kryeministri këto 48 orë e fundit.”-përfundoi Bardhi.  

1 VITE ME PARE

Berisha: Universitetet po shkojnë drejt sistemit selektiv si në diktaturë, dhe jo të dyerve të hapura

Kuvendi në seancë plenare, debat mes Korreshit dhe Braçes: Kush
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ngritur shqetësimin se universitetet po shkojnë drejt sistemit selektiv si në diktaturë, dhe jo të dyerve të hapura. Duke folur në seancën plenare, Berisha tha se këto rezultate vijnë si pasojë e sulmeve armiqësore për shkatërrimin e universitetit.

"Problemi tjetër që desha të sjell në vëmendjen tuaj është fillimi i vitit universitar. Shqipëria fillon me flamur në gjysëm shtizë me 50 mijë studentë më pak se 10 vite më parë. Me 70 mijë vite studentë më pak se 10 vite më parë. Me 15 % më pak studentë se sa vitin e kaluar. Me një rënie katastrofale në rankimin e universitetit kryesor të vendit. Të gjitha këto rezultate të sulmeve armiqësore, injorante për shkatërrimin e universitetit, shkatërrimin e shkollave të larta, nga korrupsioni, nga armiqësia ndaj të rinjve shqiptarë. A nuk është ky një moment alarmi i tmerrshëm në këtë vend. A nuk po shkojmë ne drejt sistemit selektiv dhe jo të dyerve të hapura të universiteteve, sistem që ekzistonte në diktaturë. Mbaroi koha, por nuk mbarojnë krimet e shëmtuara të këtij regjimi," tha Berisha.

1 VITE ME PARE

Rama “do” KFOR, Hasani mban qëndrim ndryshe në kuvend: Policia e Kosovës është sunduesja e ligjit në territor

Kuvendi në seancë plenare, debat mes Korreshit dhe Braçes: Kush
Igli Hasani

TIRANË- Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka folur pasditen e sotme për çështjen e Kosovës pas sulmit të 24 Shtatorit. Hasani në fjalën e tij vendosi fokusin tek akti i rëndë i vrasjes së policit Afrim Bunjaku dhe dënoi rëndë veprimin e Serbisë. Nga ana tjetër ministri kritikoi Serbinë që nuk nis hetim për hyrjen e armëve në Kosovë. Ndryshe nga një qëndrim i Kryeministrit Rama, Hasani tha se “Policia e Kosovës është e vetme sunduese e ligjit në territor.”

“Qeveria e Republikës së Shqipërisë ka dënuar me forcën më të madhe sulmin terrorist, kriminal, ndaj policisë së Republikës së Kosovës, më 24 shtator, në veri të vendit. Ai sulm është një akt kriminal dhe i rrezikshëm agresioni kundër stabilitetit, integritetit, pavarësisë, rendit dhe sigurisë së Kosovës. Sulmi është, gjithashtu, një kërcënim serioz për sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit tonë, me pasoja direkte për Evropën tonë të përbashkët.

Vrasja e një polici të Kosovës në krye të detyrës, e bën edhe më tragjik dhe të dhimbshëm këtë akt agresioni. Edhe njëherë shprehim ngushëllimet më të ndjera për familjen e oficerit të policisë Afrim Bunjaku, që humbi jetën dhe i urojmë shërim sa më të shpejtë policit të plagosur. Mbështetja dhe solidariteti ynë shkon për popullin dhe Qeverinë e Kosovës, të cilët sot po përballen me tentativa të rrezikshme për të destabilizuar Republikën e Kosovës, ndërkohë që bëjnë përpjekje për të ndërtuar një të ardhme evropiane, të begatë për të gjithë qytetarët e saj.
Autorët, organizatorët dhe nxitësit e këtij akti duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të nxirren sa më shpejt para drejtësisë. Kjo është e domosdoshme për të mos lejuar një përshkallëzim të mëtejshëm të situatës, me pasoja të pakthyeshme të mundshme.
Ngjarjet më të fundit janë një tregues tjetër i qartë se nuk ka alternativë ndaj zbatimit të sundimit të ligjit në gjithë Republikën e Kosovës. Policia e Republikës së Kosovës ka legjitimitetin e plotë për të garantuar sundimin e ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Qetësimi dhe depërshkallëzimi i situatës tani është kyç dhe e vetmja rrugë përpara.

Në anën tjetër, dita e zisë, e shpallur nga Beogradi për pjesëtarët e grupit të armatosur që u neutralizuan nga forcat e sigurisë së Kosovës, pasi vranë një oficer policie, është sinjali më i keq që Serbia mund t’i jepte rajonit tonë dhe komunitetit Euro-Atlantik. Kemi pritur që Serbia të niste një hetim serioz për grupin kriminal potencialisht të përfshirë në një konflikt të armatosur në veri të Kosovës, dhe lidhjet e tij me trafikantët e armëve dhe individë, apo subjekte të tjera në Serbi, apo diku gjetkë. Në vend të kësaj, duke shpallur këtë ditë zie, Beogradi zgjodhi t’i fryjë zjarrit të një konflikti të armatosur. Është pozitive që ushtria serbe nisi tërheqjen nga kufiri me Kosovën por është njëkohësiht shumë negative që ajo ushtri përdoret për shfaqje të tilla. Ky është gjithashtu, momenti që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet të veprojnë qartë dhe në mënyrë të vendosur, nëse do ta ngrejnë në nivelin më të lartë alarmin demokratik për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit në veri të Kosovës.

Prandaj, ne bëjmë thirrje për angazhim të fuqishëm dhe të menjëhershëm të bashkësisë ndërkombëtare për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për të garantuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës. I bëjmë thirrje komunitetit Euro-Atlantik që të intensifikojë përpjekjet për t’i ulur pa vonesë Kosovën dhe Serbinë në një proces autentik dhe të përforcuar bisedimi për normalizimin, nën mbikëqyrjen dhe garancitë e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara. Kjo është sot më shumë se kurrë një domosdoshmëri strategjike për ligjin dhe rendin në Kosovë dhe për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit tonë dhe të ardhmen e tij euroatlantike.

Dialogu Kosovë-Serbi është rruga e vetme drejt paqes. Palët duhet të punojnë me guxim për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse paqeje të mbështetur nga BE-ja dhe SHBA-ja e cila do të mundësojë njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve, anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE, si dhe trajtimin e drejtë të pakicave, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Qëndrimi ynë ndaj procesit të dialogut të normalizimit, mbetet i pandryshuar dhe është në harmoni të plotë me qëndrimin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, ne kemi deklaruar dhe kërkuar disa herë publikisht dhe zyrtarisht në instancat më të larta të komunitetit Euro-Atlantik se formati i dialogut të normalizimit duhet ngritur në nivelin e një konference normalizimi me planin franko-gjerman si udhërrëfyes në tryezën e bisedimeve. Shtimi i pranisë së KFOR-it është një garanci shtesë për paprekshmërinë e kufijve të Kosovës dhe një garanci për sigurinë dhe paqen në Kosovë e rajon. Shqipëria vlerëson se fillimi dhe përfundimi i procesit të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është kyç për një zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën dhe të ardhmen e saj në familjen evropiane. Në këtë kontekst, kërkesa publike për ndihmën e SHBA-ve për draftin e asociacionit, nga Presidentja e Republikës së Kosovës është pozitive dhe është një hap në drejtimin e duhur. Një draft i asociacionit, i cili duhet të jetë brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës, duhet të vihet në tryezë, në përputhje me kërkesat legjitime të procesit të dialogut, bazuar në marrëveshjet e nënshkruara tashmë nga qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë. Ngjarjet e fundit tregojnë se Kosova sot, edhe më shumë pas tragjedisë së vrasjes së një oficeri të policisë, duhet ta kërkojë me këmbëngulje dialogun, duhet të besojë seriozisht në dialog dhe të përdorë të gjitha energjitë për përfundimin me sukses të dialogut. Shqipëria ka qëndruar gjithmonë me Kosovën dhe qëndron me Kosovën sot, në këtë kohë të vështirë.”-tha Hasani.  

1 VITE ME PARE

Berisha: Rama nuk ngushëlloi familjen e policit të vrarë, por u shpall si Pashiqi i shekullit të 21

Kuvendi në seancë plenare, debat mes Korreshit dhe Braçes: Kush
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka theksuar se Kryeministri Edi Rama është shpallur si Pashiqi i shekullit të 21-të nga një gazetar i njohur gjerman. Nga salla e Kuvendit, Berisha theksoi se nuk ka albanofob më të madh në historinë e vendit se sa vetë Rama. Po ashtu Berisha shtoi se Rama as ngushëllime nuk i dërgoi familjes Bunjaku.  

"Edi Rama u vërsul me tërbimin më të madh kundër udhëheqjes politike të Kosovës. Shpalli skenarë imagjinarë, Donbas, republika KFOR-i dhe çdo gjë tjetër që e urdhëronte padroni i tij në Beograd, Aleksandër Vuçiç. I shpalli ato në një kohë antihistorike, jashtë çdo konteksti. Veriu i Kosovës nuk kufizohet me Rusinë, veriu i Kosovës vërtetë kufizohet me Rusinë e vogël, por Rusia e vogël në veri të Kosovës, kufizohet me NATO-n, jo me Ukrainën, me NATO-n dhe e provoi se ç’ndodhi këto ditë.

E provoi se ç’ndodhi këto sepse mendoi se me të vërtetë mund të krijonte konfliktin. Po pse të mos e quante Pashiq, Edi Ramën, zoti Martin, në një kohë kur pas sulmit terrorist në ora 11:00, Edi Rama del e kërkon atë që kërkonte Vuçiçi dhe Sergei Lavrov, atë që kërkonte Daçiçi, konferencën ndërkombëtare për Kosovën. Nuk përcolli si një monstër e vërtetë njerëzore, ngushëllime familjes për birin e vet të rëndë në krye të detyrës. Si ndiheni ju me të, krenarë apo të turpërurar. Përgjigja e kësaj pyetje varet, ndiheni shqiptar apo antishqiptar. Keni ju gjak shqiptar në deje, apo nuk keni. Unë besoj se keni, dhe nuk mund të jetë ndryshe. Atëherë a nuk është ky një turp kombëtar, të shpallet kryeministri i Shqipërisë, si Pashiqi i shekullit të 21," tha Berisha.

1 VITE ME PARE

Berisha: Pasi dështoi me ndarjen e Kosovës, Edi Rama mbështeti projektin ruso-serb të Ballkanit të Hapur

Kuvendi në seancë plenare, debat mes Korreshit dhe Braçes: Kush
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha foli për sulmin terrorist në Veri të Kosovës dhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha ka akuzuar Ramën si argat i Vuçiçit, i cili punoi për projektin e copëtimit të Kosovës. Po ashtu berisha theksoi se Rama ishte ai që mbështeti projektin ruso-serb të Ballkanit të Hapur.

"Nikolla Pashiq është gjithashtu kryeministri më kruel, më i pamëshirë, barbar, mizor kundër shqiptarëve. Pejës, krahinave të tjera të Kosovës gjatë luftërave Ballkanike. Pashiq është autori i krimeve më monstruoze për të cilat Trocki thotë se mbushi Vardarin me koka shqiptarësh. Majkëll Martin gjen Edi Ramën, 100 % të krahasueshëm, sepse Edi Rama nga dita që edhi në pushtet gjer në datën 25 shtator u bë avokat kryeson i të gjitha projekteve të serbomnadhisë. U bë po aq armik i shqiptarëve të Kosovës dhe kombit shqiptar sa vetë Aleksandër Vuçiç.
Edi Rama pas vizitës në Beograd, në mënyrën më persistente u angazhua për realizimin e projektit të ndarjes dhe copëtimit të Kosovës. Ndaj dhe Majkëll Martin thotë se, pas Pashiqit është kryeministri më i mirë i Serbisë.
Edi Rama pasi dështoi në projektin e copëtimit dhe ndarjes së Kosovës, si argat i Vuçiçit u angazhua me të gjithë potencialin e tij për projektin ruso-serb të Ballkanit të Hapur. Ai vuri në darë Kosovën, vetëm e vetëm për ta nënshtruar atë në një projekt që shënonte vendosjen e hegjemonsië serbe dhe në shekullin e 21, mjerisht përsëri pas 100 vitesh në rajonin e Ballkanit. A ka argat më të shpifur më të shpërfytyruar se ky. A ka albanofob me të madh në historinë shqiptare se Edi Rama," tha Berisha.

1 VITE ME PARE

"Në fshat ku kërkohet tester partie"/ Debat mes Braçes dhe Korreshit në Kuvend: Kush i rruajti lekët e IPARD

Kuvendi në seancë plenare, debat mes Korreshit dhe Braçes: Kush
Brace dhe Korreshi

TIRANË- Një debat është zhvilluar ditën e sotme mes deputeti demokrat Saimir Korreshi dhe deputetit socialist Erion Braçe. Braçe në seancë plenare ka theksuar se në fshat nuk i kërkohet askujt tester partie. Ndërkohë që ka theksuar se nëse nuk i ka pëlqyer sezoni i shalqinit në Lushnje, Korrshi duhet që të presë sezonin e preshit. Nga ana tjetër, deputeti demokrat Saimir Korreshi ka bërë një pyetje se kush i ka ngrënë lekët e fondit të BE-së për bujqësinë, IPARD.

Pjesë nga debati:

Braçe: Kur shkohet në fshat nuk i kërkohet teser partie kujt. Se në fakt ka në këtë sallë edhe demokratë që janë më shumë socialistë se demokratë. Ajo që do thosha fenomenet natyrore nuk kanë lidhje me qeverinë. A po detyra e qeverisë është që të adresojë ndryshimet klimatike, efektet që vijnë prej tyre. Kur njëri këtu në sallë merret shalqinin dhe i fuste kastravecin brenda unë këtu kam folur për efektet e ndryshimeve klimatike. E dyta, nëse ka në këtë sallë akoma njerëz që ky ishte vit i keq bujqësori, nuk i ndihmoj dot. Ka militantë partie që thonë që edhe morëm lekë, edhe nuk morëm leke. Në komisione jemi po të doni hajde shkojmë tek njerëzit dhe i pyesim, sesi kanë ndalë nga pikëpamje ekonomike. Ka një problem me grurin, me grumbulluesit e grurit, me kartelin e grurit që fillon tek unaza e Lushnjes, me kryetarin e grup seksionit të Lushnjes, të kësaj PD zyrtare dhe që mbaron këtu në Tiranë. Nëse nuk shpërbehet ai kartel gruri kështu do shkojë. Nga gruri do vazhdojnë edhe me ministrin. Kujt nuk i pëlqyen takimet në Lushnje, apo kujt nuk i ka pëlqyer shalqini, rrushi e kështu me radhë le të presin sezonin e preshit se është shumë pranë.

Korreshi: Mirë është të kishe dalë nga këneta e Karavastasë sepse ka 12 vjet që po ‘rruhen’ leket dhe nuk është derdhur asnjë në buxhetin e shtetit. Ne kemi kërkuar komision hetimor dhe të shohim sa lushnjarë do dalin atje. Të vijë të verifikojë ministra, kush ka marrë nafta dhe kush jo. Unë pse iku ministrja e Bujqësisë unë nuk e kam as me preshin dhe as me sallatorin. Po me kryetar grup seksionesh dhe me seksione hajde bir ku dalim. Se kryetari i bashkisë Divjakë që ti reklamoje kishte gjithë ata çuna daje dhe xhaje. Kështu që po deshe me emra flasim. Unë kam kërkuar komision hetimor për verifikim të fondeve të Ipard 2 dhe 3, kush i ka ‘rruajtur’ lekët

1 VITE ME PARE

"Kush po i rruan lekët?"/ Korreshi thirrje qeverisë: Mos shkoni te fermerët për ‘selfie’, po bën tre ditë që spo vaditet toka

Kuvendi në seancë plenare, debat mes Korreshit dhe Braçes: Kush
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka komentuar në Kuvend, problemet që hasin bujqit në vend. Korreshi nga foltorja e Kuvendit, i ka bërë thirrje qeverisë Rama që kur të takojnë fermerët të mos shkojnë vetëm për të bërë selfie. Sipas Korreshit, po bëjnë tre ditë fermerët që po dalin nga tokat vetëm për selfie, ndërkohë që tokat kanë mbetur pa u vaditur. Po ashtu, Korreshi ka deklaruar se në Lushnje tollonet e naftës u shpërndanë 1 ditë para zgjedhjeve.   

"Mirë do ishte mos të kishin vajtur ata fermerë të PS, të kishin dalë dhe nga anët tona, se ka njerëz që jetojnë në këtë shtet dhe që nuk janë nga PS. Ka tre ditë që fermerët dalin në arë për selfie dhe nuk vaditet toka. Prapë se prapë nuk po i shesin dot, dhe grurin dhe misrin. O na tregoni si ndodh që kur bën selfie të ecë situata, ose nuk kemi gjë në terezi. Akoma grurin e kemi nëpër magazinë, nuk është shitur sepse duhet të pyesni sa është kuintali. Iku gruri erdhi misri… Pyesin nga Lushnja, ore kush i mori këto subvencionet? Pse u ndanë tollonat e naftës vetëm një ditë para zgjedhjeve, ka dhe një kallëzim nga unë për këtë? Verifikojeni! Bujqësia është në ditën e saj më të zezë. U ftoj të dilni një ditë me mua që të shikoni situatën. Dhe këto inputet nga Tirana, po si ka mundësi që si fiton një lushnjar?!…  Dhe një këshillë për ministrin e Lushnjes, tani që u bë Ministër, se ne jemi si të trembur vetë, ne nga Lushnja, nuk ka nevojë të na bërtisni me policë rrugëve”, tha ai.

1 VITE ME PARE

Braçe presion kundra Greqisë: I vetmi vend që nuk lëviz për sigurimet e shqiptarëve

Kuvendi në seancë plenare, debat mes Korreshit dhe Braçes: Kush
Erjon Braçe

TIRANË-Erjon Braçe, deputeti i Partisë Socialiste pasditen e sotme ka folur në Kuvendin e Shqipërisë për një sërë çështjes lidhur me rendin e ditës. Deputeti gjatë fjalës së tij foli për ligjin e grumbullimit dhe për ligjin e tokave bujqësore, ku bëri thirrje ndaj qeverisë dhe autoriteteve që të rishikojnë faturat tatimore dhe djegiet e plehrave. Mirëpo Braçe u tregua i ashpër dhe me kompanitë që kanë si monopo importin e imputeve bujqësore, duke përdorur sërish fjalën “kartel” si disa seanca më parë.

Ajo që ra më shumë në sy në fjalën e tij ishte pjesa e fundit ku deputeti me tone të larta kritikoi qeverinë greke, që nuk bën asnjë përpjekje për të njohur sigurimet e punëtorëve shqiptar.  

"Më vjen keq për atë që ka ndodhur me breshërin në Devoll, por mesa di unë, nuk e di të ketë qeveri në botë që të mbaj breshërin. Ne jemi mbledhur sot për të diskutuar për ligjin e grumbulluesve. Me fatura dorë të dashur kolegë nuk ka si funksionon ligji. Ligjji hyn në veprim me një faturë tatimore. Thënë këtë sot që flasim ka grumbullues që janë korrekt, ka dhe një seri tjetër grumbulluesish që me një faturë dore kanë shkelur cdo gjë. Sot kam fakte që ka grumbullues që kanë përfituar nga buxheti i shtetit dhe nga fondet e IPARD. Nuk paguajnë bujqit për vlerën e mallit të tyre. Kam një thirrje për tatimet që të shkojnë dhe të kontrollojnë tregjet bujqësore. Nuk ka një kupon këtu, ku shitet me pakicë dhe lërë më atë, kur është me shumicë. Ta nisim nga Lushnja, sipërmarrësit e mëdhenj bëjnë këtë gjë. Ligji për mbrojtjen e tokës bujqësore ka ardhur këtu disa muaj më parë.

Nga ky ligj përcaktohet qartë djegia e mbeturinave me zjarr. Ka një periudhë ku ndalohet zjarri. Mirëpo çpo na ndodh që zjarri po na vendoset më shumë se më përpara ku po vihen në rrezik lagjet dhe jetën e njerëzve. Ndaj është momenti të bëhet një thirrje ndaj bujqëve që të kenë kujdes por edhe qeverisë. E treta kam një thirrje për parlamentin. Kam folur disa herë për cmimin e imputeve bujqësore. Çmimi në tregjet kombëtare dhe këtu nuk ka asnjë reflektim. Është karteli që funksionon dhe bllokon çmimin.Ka dy kombani që bllokojnë cmimin. Sot që flasim nga tregjet ndërkombëtare dapi del me 720 dollarë toni, kur del nga Durrësi shkon 920 dollarë. Duhet të rihetohet ky treg sepse nuk ka mundësi që ata të fitojnë sërish. Javës që shkoi ishte Zvicra që njoftoi se është në prag të marrëveshjes së sigurimeve shoqërore. E vetmja që nuk bën asnjë hap është Greqia, edhe pse shqiptarët që jetojnë atje kanë kontribuar për ekonominë greke. Ata presin e presin që të përfitojnë nga një marrëveshje. Unë mendoj që kjo nuk mund të jetë çështje qe qeverisë, por është themelore për të kuptuar që duhet të bëhet çështje e parlamentit, e komisioneve parlamentare, nga i jashtmi te i ekonomisë e me radhë me qëllim që presioni mbi autoritetet greke të arrijë në maksimum për të marrë atë që ju takon punëtorëve shqiptarë."-përfundoi Braçe. 

1 VITE ME PARE

Deputetët në seancë plenare, Lëvizja Bashkë protestë jashtë Kuvendit për minimumin jetik

Kuvendi në seancë plenare, debat mes Korreshit dhe Braçes: Kush
Protesta

TIRANË- Anëtarët e Lëvizjes Bashkë kanë dalë në protestë pasditen e sotme në Tiranë. Mësohet se Lëvizja Bashkë, është mbledhur jashtë Kuvendit për të protestuar për minimumin jetik. 

Ndërkohë që jashtë Kuvendit po mbahet protestë, brenda deputetët ndodhen në seancë plenare për të diskutuar në lidhje me problemet e evidentuara nga zgjedhësit.

1 VITE ME PARE

Nis seanca plenare në Kuvend, 1 minutë heshtje për Afrim Bunjakun

Kuvendi në seancë plenare, debat mes Korreshit dhe Braçes: Kush

TIRANË- Seanca plenare ditën e sotme ka nisur me një minutë heshtje për sulmin në Kosovë. Deputetet mbajtën një minutë heshtje të nderim të policit shqiptar të vrarë Afrim Bunjaku nga serbët në veri të Kosovës.

Në seancën e sotme pritet që të diskutohen çështjet e evidentuara nga zgjedhësit. 

seance plenare 2 tetor 2023

Sondazh

Poll

Situatë alarmante në Vlorë! Rrjedha e ujit merr para një qytetare

Situatë alarmante në Vlorë! Rrjedha e ujit merr para një qytetare

Berisha: Unë do të jem i pranishëm edhe njëherë në krah të çdo protestuesi

Mesazhet në telefonin e Bardhit/ Berisha: Fabrikim i nisur nga SPAK dhe zyrat e Ramës!

Refuzimi i komisionit ‘Xhafaj’ nga institucionet e drejtësisë/ Berisha: Luftë klanesh

Berisha: SPAKU i partisë është shndërruar në instrumentin më të shëmtuar të narkoshtetit shqiptar

"Qëllimet tona janë qëllimet demokratike"/ Berisha: Beteja jonë gjer në krijimin e qeverisë teknike

21 janari u ndërtua mbi një mashtrim/ Berisha:7 tetori, dita për të hapur dyert e zgjedhjeve të lira

Protesta e 7 tetorit/ Berisha drejtuar policisë: Mjerë ai që provokon qytetarët dhe zemërimin e tyre

Qeveria teknike/ Berisha: Ne jemi të bindur se Rama nuk e do këtë, por ne nuk do heqim kurrë dorë

Berisha: Të bashkohemi në Tiranë në marshimin tonë për qeveri teknike, zgjedhje të lira

Protesta e 7 tetorit/ Berisha: Të gjithë marshim në Tiranë për të drejtat tona më themelore

Deputetët e opozitës sjellin manekinë me fotot e Olsi Ramës dhe Geron Xhafës të veshur si të burgos

Manekinë me foto e vëllezërit Rama dhe Xhafaj të veshur si të burgosur, Noka u vendos flakën

Gjithçka me votat e mazhorancës, mbyllet seanca plenare në Kuvend brenda pak minutave

Opozita u la jashtë!71deputetë të pranishëm në Kuvend, mazhoranca voton dy projektligje në rend dite

“Nuk meritojnë të trajtohen në atë mënyrë”/ Spiropali shpreh mirënjohje për Gardën

Salla gjysëm e boshatisur, nis seanca plenare në Kuvend

U godit me këmbën e karriges, Spiropali: Më ruajti fati dhe paaftësia e goditësit

Deputeti socialist shfrenon gojën: Nuk ka bir kurve të më ndalojë mua

Peleshi futet në Kuvend, Noka dhe Bardhi: Keni shpallur armik opozitën!

"Mos më prek me dorë!' Përplasje fizike mes Gardës dhe deputetëve të PD-së para Kuvendit

“Tmerr ka Rama nga opozita", dyert e Kuvendit me zinxhirë, Noka: Bunkerizohet parlamenti

Garda bllokon hyrjen, deputetët e PD-së mblidhen përballë tyre, Toni Gogu pret në radhë

Rama në takimin me kandidatë e rinj për deputetë: Bora u bë e famshme se u bë meme si fillim

Djegia e karrigeve nga opozita dhe kaosi në Kuvend, Rama: Shenjë revolte kundër një vendimi gjykate

Kaosi në Kuvend, momenti kur gardisti shpëton Spiropalin nga sendet e hedhura drejt saj

Bardhi godet Spiropalit me këmbën e karriges, punonjësi i gardës i del në mbrojtje

"Zjarri opozitar do të duhet të nisë sot", Sula: Rama dhe Xhafaj kanë bërë hakmarrje primitive

"Ka shitur Shqipërinë "/ Çupi: Nuk ka asnjë lloj normaliteti me Edi Ramën

Gjekmarkaj: Në 7 tetor do të jemi në rrugët e Tiranës për të mbrojtur demokracinë!

"Sa herë të ketë parlament e njëjta panoramë do të jetë", Noka: Pa qeveri teknike, nuk ka qetësi

Çfarë ndodhi në sallën e Kuvendit, përplasja fizike mes Flamur Nokës dhe Petro Koçit

Kaosi në Kuvend, Spiropali ndërpret seancën plenare

Spiropali lexon vendimin për Salianjin, deputetët e PD-së hedhin sende drejt kryetares së Kuvendit

Nis seanca plenare, deputetët e opozitës mblidhen te foltorja

Rikthehet kaosi në Kuvend, mbyllet seanca plenare

Deputetët e PD-së djegin karriget e tyre jashtë Kuvendit: Edi Rama ka djegur shtetin

Seanca nis me përplasje dhe tension, deputetët e PD-së nxjerrin karriget jashtë Kuvendit

Berisha fton qytetarët në mosbindje civile:7tetor në ora6,Tirana do jetë vrima e miut e qeveritarëve

Berisha: Beteja më 7 tetor është beteja e jetës sonë! Do jetë dita e drejtësisë, e triumfit

Kryesia e PD-së ndryshon datën e protestës, miraton datën 7 tetor: Mospajtimi me të keqen

Berisha: Më 6 tetor, çdo opozitar, çdo shqiptar të largojë flamujt partiakë!

Berisha: Shqiptarët sot kanë kundër tyre qeverinë, presidentin, drejtësinë, narkoshtetin

Berisha: E vërteta është se me burgosjen e Salianjit, Rama nisi fushatën e terrorit ndaj opozitës

Berisha: Ervin Salianji u burgos sepse guxoi të bëjë detyrën e tij!

Cili do të jetë drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit pas burgosjes së Salianji?Përgjigjet Berisha

Berisha: Deputetët e opozitës do të jenë në udhëheqje të mosbindjes civile edhe në parlament

Berisha: Salianji u tregoi shqiptarëve se vëllezërit Xhafa vazhdonin trafikun e drogës

Salianji mbërrin në burgun e Fierit, deputeti i PD-së: Do të jemi pranë tij

"Shqipëria me burgje politike"/ Berisha: Të bashkohemi në betejën për qeverinë teknike